Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-10-2004
    Vendndodhja
    Greqi
    Postime
    1,599

    CELULARI, mik apo armik i njeriut?

    -Ēfarė ndikimi kanė telefonat e lėvizshėm nė shėndetin e fėmijėve?
    -Sa rėndohet ekonomia jonė famijare?
    -Ēfarė rekomandojnė specialistėt pėr pėrdorimin e telefonave celularė?

    Me tė drejtė konsiderohen dėshmitarėt e fuqishėm tė hapave gjigandė tė teknologjisė. Vetėm brenda pak vitesh, kanė pėsuar mjaft transformime pėr tė arritur perfeksionimin. Nga aparaturat e mėdha e thuajse tė rėnda komunikimi, por shumė mė praktike e tė vlefshme se telefoni fiks, nė celularė tė pėrdorimit tė pėrgjithshėm. Pėr tė qarkulluar sot nė treg mė shumė si send “gadget” interesant me shumė funksione, sesa si njė telefon i lėvizshėm. Celularėt e 97-ės e tė 2000-ės janė tashmė demode, tė harruar nė tė kaluarėn qė nė fakt nuk ėshtė aspak e largėt. Sepse sot jemi tė gjithė tė pajisur me aparatura tė vogla, qė jo vetėm na sjellin shumė afėr me tė afėrmit e miqtė akoma edhe nė pikat mė tė largėta tė planetit, por na ofrojnė edhe komunikim me pak cent, nėpėrmjet njė sms (mesazhi). Pėr tė mos pėrmendur mė tej fotografitė e cilėsisė gjithnjė e mė tė lartė e akoma edhe video, momente intime qė celulari zbulon para nesh nė ēdo ēast, kudo qė ndodhemi, me shtypjen e njė butoni. Tė pėrmasave gjithnjė e mė komode- tė pėrshtatshme pėr meshkujt me prestigj si dhe ēantat mikroskopike tė femrave- celularėt janė tashmė aq tė pranishėm e tė domosdoshėm nė jetėn e pėrditshme, sa edhe.... portofoli apo ēelėsat e shtėpisė. Njė fenomen qė konsiderohet normal, duke marrė parasysh kėrkesat e shoqėrisė dhe realitetin e epokės. E njėkohėsisht njė e metė e nevojshme, sipas specialistėve tė Neurokirurgjisė. Sepse celulari, pėrveē sa pėrmenden mė sipėr, ėshtė edhe njė burim i vogėl rrezesh negative, tė dėmshme pėr shėndetin. Megjithėse njė teoremė e tillė nuk mund tė vėrtetohet akoma, pasi ėshtė shumė herėt pėr tė parė reagimin e organizmit tė njeriut ndaj rrezeve tė kompjuterit, celularit dhe mjeteve tė reja tė teknologjisė sė fundit, pėrsėri specialistėt shėnojnė sinjalin SOS. Ideja ti paraprihet tė keqes nuk ėshtė edhe aq teorike, pėrderisa vėrtet nuk mund tė akuzojnė akoma celularėt pėr dėmtime tė sistemit nervor, trurit apo shtyllės kurizore, si nė rastin e rrezeve X apo radioaktivitetit. Por, nga ana tjetėr, rrezet negative janė kudo ku ka antena dhe linjė tė celularit. Natyrisht qė organizmi njerėzor “furnizohet” me tė tilla edhe gjatė orėve qė kalon (gjithnjė nė rritje) nė kompjuter. Pėrsa i pėrket celularėve, duke qenė se tashmė kanė zėnė vend tė rėndėsishėm, pėr tė mos thėnė parėsor, edhe nė ēantėn e adoleshentėve dhe tė miturve, specialistėt kanė reaguar duke thėnė tė vėrtetėn rreth miqve tė komunikimit, por jo dhe aq tė mirė tė organizmit, celularėve. Neurokirurgėt, gjithmonė me njė pėrmbajtje tė vogėl, pėrderisa akoma nuk ėshtė e mundur tė mblidhen tė dhėnat shkencore qė do tė vėrtetojnė diēka tė tillė, kėshillojnė prindėrit tė mbajnė larg fėmijėt e tyre nga celularėt. Zhvillimi i sistemit nervor pėrfundon normalisht nė moshėn 15 vjeēare. Deri atėherė, neurokirurgėt mė tė famshėm nė kėtė sferė u bėjnė thirrje prindėrve tė mos lejojnė asnjė kontakt tė fėmijėve me celularin. Ose, nėse kjo ėshtė e domosdoshme, e realisht pėr qytetet e mėdha ėshtė, ky kontakt tė jetė sa mė i paktė. Ekspozimi nė rrezet nga pėrdorimi i celularit ėshtė kėtu e vite nė mikroskopin e specialistėve dhe arsyeja ėshtė e frikshme. Celularėt e domosdoshėm pėr tė gjithė akuzohen pėr njė sėrė tumoresh nė organizmin e njeriut. Vitet e fundit janė shfaqur rreth 100 lloje tė reja tumoresh, kjo pėr shkak edhe tė rritjes sė moshės mesatare tė jetesės. Akoma dyshohet se pėrgjegjės pėr njė sėrė prej tyre janė pikėrisht rrezet e marra nga aparatura si celulari, kompjuteri etj. Tumoret shfaqen kryesisht tek tė moshuarit e moshės 55-75 vjeēare, ndėrkohė qė pėrbėjnė edhe neoplasmėn mė tė re tek fėmijėt me leuēemi (20%). Tumorėt e krijuar nga metastazat pėrbėjnė 40% tė tumorėve tė rinj tė sistemit nervor. Fatkeqėsisht, 60% e pacientėve me kancer paraqesin metastazė tė sėmundjes sė tyre me njė nga kėto lloje tumorėsh vdekjeprurės. Tė rejat e fundit tė shkencės e teknologjisė janė mjaft optimiste, pėrderisa aparatura moderne kanė mundėsi tė kryejnė ndėrhyrje kirurgjikale tė sigurta, terapitė janė mė rezultative, plus qė diagnoza bėhet mė herėt e mė lehtė. Paralelisht, zhvillimi i biologjisė atomike do tė ofrojė edhe mundėsi tė reja pėr terapinė e caktuar e tė saktė tek ēdo pacient, sipas organizmit tė tij. Nuk diskutohet qė kėto tė reja shkencore pėrbėjnė njė ngushėllim pėr tė ardhmen e mundshme, por nga ana tjetėr pėrse tė mos i shmangemi asaj krejtėsisht? Pėrderisa neurologėt, nėpėr kongrese e seminare shkencore theksojnė se celularėt janė tė dėmshėm, pavarėsisht se nuk mund tė provohet pėrkohėsisht nė praktikė, gjithsesi kemi njė arsye tė fortė tė marrim masa paraprake. Nė fund tė fundit, pėrdorimi i celularėve nga fėmijėt ka marrė pėrmasa thuajse shkatėrruese. Pėrveē dėmtimit tė sistemit nervor qė rrezikojnė duke folur pėr orė tė tėra apo luajtur, celulari pengon pėrqėndrimin nė detyrimet shkollore. Realiteti nė Greqi flet pėr tre nė katėr nxėnės nė shkollat fillore e tė mesme vendase, qė pėrdorin sistematikisht celularin personal. Plot 22,5% e tyre shkojnė ēdo ditė nė shkollė me celular. Madje, njė sondazh i fundit nė 1000 nxėnės tė moshės 12-22 vjeēare tregon se mania e pėrdorimit tė celularėve sa vjen e zmadhohet. Duke mos pėrjashtuar aspak nga statistikat nxėnėsit e huaj, pėrfshi edhe shqiptarėt, 96,4% e nxėnėsve tė moshės 15-18 vjeēare disponojnė celularė personal e jo tė prindėrve pėr njė rast urgjent. Thuajse gjysma e tyre, 54%, deklarojnė se e pėrdorin ēdo ditė nė shkollė, kryesisht pėr tė komunikuar nėpėrmjet mesazheve sms. Epidemia e celularėve tek tė gjithė e sidomos tek fėmijėt duket tė jetė njė rrugė pa kthim. Si tė jetė ndryshe kur nė Greqi, me gjithė paralajmėrimet e psikologėve pėr fėmijė, tė neurokirurgėve pėr dėmtime tė sistemit nervor, 12-vjeēarėt deklarojnė se kanė marrė dhuratė celularin e parė nė moshėn 10 vjeēare. Tepėr karakteristik ėshtė edhe fakti se nxėnėsit 12-vjeēar harxhojnė mesatarisht 20 euro nė muaj pėr celularin, ndėrsa kostoja pėr 16-vjeēarėt arrin nė 50 euro nė muaj. Ēfarė duhet tė bėjnė prindėrit, nė prag tė njė rreziku shėndetėsor por edhe psikologjik tė fėmijėve tė tyre? Nė radhė tė parė, specialistėt kėshillojnė se masat mbrojtėse duhen marrė pėr vetveten. Pasi secili prej nesh tė pėrkufizojė sa mundet pėrdorimin e celularit, pėr hir tė shėndetit por edhe tė ekonomisė familjare, atėherė fillon edhe kėshillimi tek fėmijėt. Me durim e kėmbngulje shpjegojmė tek tė miturit funksionin kryesor dhe tė vetėm tė celularit, njė komunikim nė rast nevoje, pra njė lehtėsi e teknologjisė e jo njė lojė e tepruar. Gjithashtu, neurokirurgėt kėshillojnė tė gjithė pėrdoruesit e celularit, pa pėrjashtim, tė mbajnė larg celularin gjatė orėve tė gjumit, ose nėse kjo ėshtė e pamundur, tė jetė patjetė i fikur. Rreziku i rrezeve gjatė gjumit ėshtė i dyfishtė. Plus qė njė arsye e mirė pėr tė eliminuar sadopak celularin nga ēantat e fėmijėve ėshtė edhe ekonomia familjare nė emigracion. Edhe sikur tė mos konsiderohej i dėmshėm pėr shėndetin, ėshtė padyshim “vrasės” i njė pjese tė tė ardhurave. Tė gjitha natyrisht vlejnė duke mos harruar asnjė ēast vlerėn e madhe tė celularit si mjet komunikimi nė rutinėn e pėrditshme, e sidomos nė kursimin e kohės sė vyer.
    Masa mbrojtėse
    -Celulari duhet mbajtur larg organizmit njerėzor, brenda nė ēantė ose nė njė kėllėf tė posaēėm. Njėsitė shitėse tė celularėve shesin mjaft tė tilla. Xhepat e pantallonave, tė xhaketave apo kėmishave sjell nė kontakt rrezet e rrezikshme me organizmin njerėzor.
    -Informimi i fėmijėve dhe tė rinjve pėr vlerėn dhe pėrdorimin e celularėve duhet tė kryhet nga prindėrit ose pjesėtarė tė familjes, me mirėbesim e seriozitet. Shumica e fėmijėve tregojnė se pėr celularėt dėgjojnė vazhdimisht nė reklamat televizive apo nė radio, por nuk bisedojnė kurrė me prindėrit e tyre pėr ēfarė tė kenė parasysh.
    -Pėrdorimi i celularit nga fėmijė deri nė moshėn 16-vjeēare duhet tė jetė i kufizuar, pėrderisa nuk ka pėrfunduar akoma krejtėsisht zhvillimi i sistemit nervor dhe kockor duke thithur kėshtu mė shumė rreze me lehtėsi mė tė madhe.
    -Tė domosdoshme janė pėr tė gjithė pėrdorimi i kufjeve handsfree, tė cilat qarkullojnė nė shitje tė lirė dhe nė ēmime tė ulta.
    -Sidomos pėr fėmijėt ėshtė i domosdoshėm kufizimi i kohės sė bisedimit nė njė minutė.
    -Intervali kohor i ēdo bisede telefonike duhet tė jetė mbi 5 minuta, nė mėnyrė qė tė arrijnė qelizat tė ripėrtėrihen.
    -Shmangiuni pėrdorimit tė celularit nė makinė, jo vetėm pėr tė eliminuar nė maksimum rrezikun e aksidenteve rrugore, por edhe sepse nė mungesė tė antenės sė jashtme (tė pakta janė automjetet e pajisura me njė tė tillė) rritet edhe rreziku i tėrheqjes sė rrezeve nga pėrdoruesi, pėrderisa udhėton nė ambjent tė mbyllur.

    Ira Londo

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    CELULARI, mik apo armik i njeriut?
    Edhe mik por edhe armik, se na iken leket me karta na u ba trruni ēorb i mallkum qoft ai qe shpiku Celularin.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Celulari ne kohet e sotme eshte bere mese i domosdoshem per komunikim
    por shkencetaret kane nxjerre konkluzione se valet jane te demshme per njeriun
    Ne Shqiperi ka dhe nje kosto shume te shtrenjte per jetesen dhe pagat qe jane ketu .

  4. #4
    human Maska e LAINA
    Anėtarėsuar
    13-03-2007
    Vendndodhja
    waiting...
    Postime
    348
    Mik dhe armik.....eshte kthyer ne nje te keqe te domosdoshme! Me zgjidh shume pune, por nganjehere ndiej sikur me ka kufizuar lirine........
    ....asgje teper e bukur ose teper e shemtuar zgjat per nje kohe teper te gjate....

  5. #5
    ..She is so cute... Maska e jessi89
    Anėtarėsuar
    25-08-2003
    Postime
    955
    Qe kur kemi fut celularet ne familje,,,,ka plas sheri lol.......shume kontroll.....
    Eshte domosdoshmeri ne ditet e sotme.
    Wild and crazy can't be lazy

  6. #6
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Me shume do thoja mik, sepse mund te kontrollosh cka don, pastaj nese keqperdoret normal qe behet edhe armik..
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  7. #7
    Ultras Maska e KUSi
    Anėtarėsuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    3,049
    une per vehte do thoja qe e kam armik se celulari te gjen ku te jesh
    ” UNĖ JAM MIRĖ KUR ASHT MIRĖ SHQYPNIA! ”

  8. #8
    ~*---LEPURUSHKE---*~ Maska e 100% BRUNE-BABY
    Anėtarėsuar
    07-04-2007
    Vendndodhja
    Nuk eshte puna jote!E more vesh?????
    Postime
    168
    Une e kam mik te pazevendesueshem!
    Nuk rri dot pa te!
    2 dite qe ma mori vellai bera namin!
    DEUTSCHLAND & LUKAS PODOLSKI=NUMBER 1

  9. #9
    KORCARE 4 EVER Maska e zhorzhi
    Anėtarėsuar
    09-01-2007
    Vendndodhja
    atje ku lindja e diellit te jep nje shprese te re....
    Postime
    610
    eshte edhe mik edhe armik.
    ne shumicen e rasteve te ndihmon....
    por nganjehere te tradheton....do thoja eshte shkas i sherit....

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e udhetari
    Anėtarėsuar
    31-07-2005
    Postime
    103
    eshte si arma
    perdsorimi ne varesi te qellimit

  11. #11
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Celulari Sipas Mendimit TiM Eshte Mik I Njeriut Arsyet Jan Te Shumta

  12. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Mik i ngusht, dhe armik i madh ...
    #VamosArgentina

  13. #13
    SupremacY Maska e IL__SANTO
    Anėtarėsuar
    23-08-2004
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    4,248
    Celulari eshte bere domosdoshmeri por personalisht e kam Armik te madh.Me duket vetja sikur jam PTT (Poste Telegraf Telefon)


    Personalisht e Urrej edhe pse e kam te domosdoshem.
    Hapu Shoqe Se Skom Frenaaa.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e ylli_pr
    Anėtarėsuar
    29-11-2006
    Postime
    311
    Tregu eshte sikur femija. Ate qe ja afron aj e perqafon.
    Mendoj se shpikja e celularit, nuk eshte bere nga shpikesi qe tij ndihmoj njerezimit, por qe te perfitoj milonat.
    Aftesia e njeriut eshte te pershtaturit. Nese neser nuk do te jete celulari , njerezit do kerkojne nje zgjidhje tjeter. Dhe nuk mendoj se do te mbetet aq keq asgje pa te.
    --------------------------------
    JU RRINI PUNA RRINE.

  15. #15
    Larguar
    Anėtarėsuar
    17-11-2006
    Postime
    282
    Celulari eshte nje armik qe me dashje e bejme mik .

  16. #16
    Eri_eri DjAl KuCoVaR Maska e EnRy
    Anėtarėsuar
    07-05-2006
    Vendndodhja
    Verdalle
    Postime
    310
    CELULARI, mik apo armik i njeriut?
    Te dyja bashk.
    ,,,,,,,,,,,,((((""""))))
    ~<@@@(((EnRY)))@@@>~
    """"""""'''((((,,,,,))))

Tema tė Ngjashme

  1. Kthimi Kah Zoti
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-03-2006, 18:41
  2. Tė drejtat e njeriut nė Islam
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:11
  3. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41
  4. Tė drejtat e njeriut nė Lindje dhe nė Perėndim
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 09-02-2004, 19:06
  5. ANTROPOLOGJIA e krishterė
    Nga Shpresmiri nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 29-10-2002, 19:27

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •