Cfare eshte KLD e kush e perbejne ate e cfar fuqie ka kjo KLD-ja?
Ka ndonje jurist te na sqaroje?
Rd shkruan:
Ministria e Drejtësisë do ta inspektojë çështjen e pezulluar për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni
KLD favorizon trafikun dhe krimin e organizuar
Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se vendimi i KLD-së për mosndëshkimin dhe mosmarrjen e masës disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë shkelur haptazi ligjin, duke favorizuar trafikun dhe krimin e organizuar krijon një precedent shumë të rrezikshëm. Ministri Bumçi e cilësoi të turpshëm vendimin e KLD-së, e cila vendosi të rrëzojë kërkesën për procedim disiplinor ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni dhe e zgjodhi atë anëtar të KLD. Ministri Bumçi, u shpreh se ministria do ta inspektojë procedurën e pezullimit nga Prokuroria e Kavajës të procedimit penal të ngritur ndaj Gjermenit nga Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive.
"Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka rrëzuar dje kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për proçedim disiplinor dhe shkarkim të gjyqtarit Artan Gjermeni, duke e mandatuar atë si anëtar të KLD-së. Inspektoriati i Deklarimit të Pasurive gjatë verifikimit të pasurisë së këtij gjyqtari ka vënë re mos përputhje të deklarimit të të ardhurave të tij me pasurinë që ka vënë, në shumën 7 milionë lekë, duke bërë kallzim penal ndaj gjyqtarit. Por Prokuroria e Kavajës e ka pushuar këtë çështje një ditë përpara se të mblidhej Këshilli i Lartë i Drejtësisë, duke e ulur mospërputhjen e të ardhurave, në shumën 1.5 milionë lekë, shumë kjo që është nën pragun e lejuar, për kryerjen e veprës penale atë të fshehjes së pasurisë", deklaroi ministri Bumçi.
Më tej, ministri Bumçi tha se, Ministria e Drejtësisë do ta inspektojë këtë çështje të pezulluar, por është e vendosur që proçedimi disiplinor ndaj gjyqtarit Artan Gjermeni duhej të bëhej pavarësisht veprës penale, sepse edhe nëse e marrim të mirëqenë shuma prej 1.5 milion lekë është një shumë e madhe. Ajo është sa rroga e dy viteve të një gjyqtari të shkallës së pare dhe përbën shkelje të ligjit mos deklarimi i këtyre të ardhurave nga një person i autorizuar për të bërë drejtësi dhe që është betuar se do të zbatojë ligjin.
Sipas ministrit Bumçi, Prokuroria e Kavajës me qëllim uljen e shumës së padeklaruar nën pragun e lejuar nga ligji, ka zbritur nga shuma prej 7 milionë lekë, 4.3 milionë lekë të reja, duke deklaruar se këto para Artan Gjermeni i ka fituar me punën e tij si avokat nga viti 1993-1998, ndërkohë që ky gjyqtar ditën që ka nisur të ushtrojë këtë funksion në vitin 1998 ka deklaruar se zotëron një pasuri prej 500 mijë lekë të reja.
Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, bazuar në inspektimin e bërë nga ana e Drejtorisë së Inspektimit në Ministrinë e Drejtësisë kërkoi me këmbëngulje që kryegjyqtari i Lushnjes të mos zgjidhej anëtar i KLD-së për shkak se gjatë punës së tij si gjyqtar ka shkelur haptazi ligjet, duke favorizuar kultivimin dhe trafikimin e lëndëve narkotike.
Gjyqtari Artan Gjermeni ka urdhëruar lirimin e një personi, i cili merrej me kutivimin e bimëve narkotike. Po ky gjyqtar ka liruar një person që është kapur me 1 kg drogë të presuar, duke i dhënë atij lirinë me pretendimin se droga ishte për pëdorim vetiak. Ky akt është një sinjal pozitiv që një anëtar i drejtësisë shqiptare i ka dhënë trafikut të lëndëve narkotike në vend. Pavarësisht këtyre shkeljeve, ky gjykatës është sot anëtar i KLD-së pas mandatimit të djeshëm të votuar nga mazhoranca e këshillit
--
55
Data: 29/03/2006, ora
Rama, presion Moisiut për të marrë kreun e KQZ-së
Pasi është bindur se nuk i fiton zgjedhjet vendore dhe se nuk do t’i shpëtojë hetimit të drejtësisë, Rama është turrur të bllokojë reformën në sistemin e saj. Me anë të komunistëve të KLD-së, dje i ka dhënë mandatin e anëtarit gjyqtarit Artan Gjermeni
Duket se një këshilltar i Edi Ramës po e drejton kryesocialistin në kufijtë ku, as spekulantë si Fatos Nano nuk kanë guxuar të shkojnë. Kështu, establishmente të socialistëve po bëjnë presion lart e poshtë mbi anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë, të cilët kanë shfaqur, këto kohë, një vullnet për reformë, që të mos përkrahin nismat për ndryshime që po ndërmerr qeveria dhe mazhoranca e re. Dje ka qenë radha e Presidentit Moisiu, i cili votoi (pa sukses) për të mos e homologuar mandatin e Artan Gjermenit si anëtar i KLD-së, për shkak se kishte mashtruar me deklaratën e tij të pasurisë. Edi Rama ka shfaqur dje formalisht interesin pranë kryetarit të shtetit, për të mos ndryshuar qendrim përsa u përket rotacioneve në përbërjen e disa institucioneve që kanë varësi prej tij. Rotacioni në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve është një realitet eminent dhe Edi Rama shfaqet sërish si një profesionist i blerjes së institucioneve dhe votës së lirë, jo nëpërmjet fushatave, punëve të mira dhe fitimit të besimit të elektoratit, por përmes lejeve të ndërtimit dhe blerjes së institucioneve që administrojnë zgjedhjet. Nisja e presionit ndaj anëtarëve të KLD-së (që më vonë mund të zbresë edhe ndaj anëtarëve të Konferencës Gjyqësore) mund të merret si një dobësim i pozitave të tij brenda partisë, por edhe si një agresion që do të luhet këtë pranverë, jo në parlament, por për të mbajtur të paprekur një establishment të pushtetit sovjetik, siç është drejtësia shqiptare. Dje, këto forca të errëta fituan një betejë teksa i njohën mandatin e anëtarit të KLD-së Artan Gjermenit, detyra e parë e të cilit është bllokimi i reformës në sistemin e drejtësisë. Tani po rivjen një përpjekje për të mos lejuar përfundimin e reformës në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve e, në tavolinë është agresioni ndaj parlamentit, që ai të njohë mandatin e Gjinovefa Gabës, si anëtare e Gjykatës së Lartë. Disa anëtarë të Komisionit të Venecias dhe kryeministri i Shqipërisë kanë bërë thirrje që nisma për kufizimin e imuniteteve të zgjerohet edhe tek personat me imunitet në sistemin e drejtësisë, por atje skalionet e socialistëve po shtrëngojnë radhët, pasi, me sa duket, pa imunitet nuk kanë mundësi të bëjnë zullumet që kanë ndërmend të bëjnë. Ndërhyrja e Edi Ramës pranë Presidentit të Republikës, që ai të mbajë primatin në KQZ-në e ardhshme, kur të provohet realisht forca e tij në elektorat, është pjesë e një skeme për të fituar kohë, tani kur duket se anëtarët e KPD-së nuk po e kanë shumë për zemër platformën e tij të bashkëpunimit. Ngaqë punë nuk ka e nuk po bëjnë më, Edi Rama po përpiqet të mbrojë edhe për pak kohë imazhin e tij si një manipulator i pagabueshëm i zgjedhjeve, por tani duket se nuk ka më kohë. Vetë Presidenti Moisiu nuk e denoncoi dje ndërhyrjen flagrante të Edi Ramës në punët e drejtësisë, por tani s’ka më vend për “status-quo” dhe duhet një ndërhyrje, jo vetëm e organit ligjvënës, por edhe e opinionit publik, në mënyrë që socialistët të mos e fshehin paaftësinë e tyre për të kryer opozitë, nëpërmjet mbajtjes peng të sistemit të drejtësisë.
Re. Po.
g55
-------------------
KLD hap precendetin e mosndëshkimit dhe mosmarrjen e masës disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë shkelur haptazi ligjin
Gjyqtari Artan Gjermeni ka inkurajuar krimin
Ministri i Drejtësisë, Aldo Bumçi, gjatë konferencës për shtyp, përmendi edhe shkeljet që i janë gjetur nga Inspektoriati kryegjyqtarit të Lushnjes, Artan Gjermeni, gjatë punës së tij si gjyqtar, duke pohuar se pavarësisht këtyre shkeljeve ky gjykatës është sot anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, pas mandatimit të djeshëm të votuar nga mazhoranca e këshillit. "Siç edhe jeni vënë në dijeni më parë, tha ministri Bumçi, inspektimi i veprimtarisë së gjyqtarit Artan Gjermeni ka nxjerrë në pah se ky gjyqtar ka shkelur etikën gjyqësore lidhur me rregullat për pavarësinë dhe paanësinë e gjyqtarit, duke pranuar në gjykimin e padive prokura të posaçme të redaktuara nga noterja Anila Gjermeni, bashkëshortja e tij.
Po ky gjyqtar gjatë punës së tij ka shkelur ligjin në dëm të Zyrës së Rregjistrimit të Pasurive, duke shkelur Ligjin "Për regjistrimin e pasurive të paluajtëshme" dhe atë "Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private". Gjyqtari ka inkurajuar krimin, e megjithatë Këshilli i Lartë i Drejtësisë votoi dje për mandatimin e tij.
"Ky gjyqtar me këto precedentë, tha ministri Bumçi, është sot pjesë e KLD-së dhe do të jetë aty për të proceduar dhe marrë masa disiplinore ndaj gjyqtarëve të tjerë. Por, a do të mundet të marrë masa Artan Gjermeni ndaj një gjyqtari që mund të ketë shkelur ligjin po si ai, duke liruar nga burgu një trafikant që ka kultivuar dhe trafikuar lëndë narkotike? Cili do të jetë etaloni, masa e narkotikut të trafikuar apo sa duhet të jetë numri i parcelave të mbjella me drogë që një individ të quhet i pafajshëm dhe të lirohet nga gjykatësit".
Gjermeni ka liruar nga burgu një njeri që është kapur me një kg drogë të presuar. A do të jetë kjo masa e lejueshme për lirimin e çdo trafikanti nga burgu. Precedenti Gjermeni do të lejojë që çdo gjykatës ta ketë të lehtë të abuzojë me ligjin, pasi nuk mund të gjykohesh nga një gjyqtar që ka favorizuar haptazi trafikun e lëndëve narkotike, dhe tashmë është pjesë e një organi të lartë të drejtësisë.
Ministri Bumçi tha më tej se, vendimi i djeshëm i KLD-së hapi precendetin e mosndëshkimit dhe mosmarrjes së masave disiplinore ndaj gjyqtarëve që kanë shkelur haptazi ligjin, duke favorizuar trafikun dhe krimin e organizuar.
KLD të vetëpastrohet nga gjyqtarët e korruptuar
Ministri Aldo Bumçi deklaroi dje gjatë konferencës për shtyp se, Ministria e Drejtësisë priste nga Këshilli i Lartë i Drejtësisë që të vetpastrohej nga gjyqtarë të korruptuar dhe që abuzojnë me ligjin. Ministria e Drejtësisë priste nga KLD-ja që t'i jepte publikut shqiptar dhe ndërkombëtarëve sinjale pozitive se ajo do të ishte pjesë aktive në luftën ndaj korrupsionit, krimit të organizuar dhe trafikut ilegal në vend.
Ministri Bumçi tha se, Qeveria shqiptare është e vendosur të luftojë krimin, korrupsionin dhe trafiqet ilegale dhe në këtë frymë Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë të evidentojë korrupsionin në drejtësi, në gjykata e prokurori, i cili nga perceptimet publikut si dhe nga sondazhet e ndërkombëtarëve është i pari në listën e institucioneve të korruptuara në vend.
"Ministria e Drejtësisë do të bëjë përpjekje të luftojë korrupsionin në radhën e gjyqësorit, duke e parë këtë si kusht paraprak për reduktimin e aktiviteteve ilegale në vend dhe krimit të organizuar. Vetëm kështu qeveria shqiptare do të bëjë të mundur aderimin e Shqipërisë në BE", deklaroi ministri Bumçi.
Shkeljet ligjore
Ka liruar një person të akuzuar për trafikimin e 1 kg lëndë narkotike, me pretendimin se e kishte për përdorim vetjak, në një kohë që Prokuroria e Lushnjes kishte kërkuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë arrest me burg
Ka pezulluar ekzekutimin e dënimit me burgim për një shtetas të dënuar me 2 vjet e katër muaj burg për veprën penale të kultivimit të bimëve narkotike
Nga kontrolli i kryer në rreth 25 dosje gjyqësore me objekt zgjidhje martese u gjendën 19 prokura të posaçme të redaktuara nga noterja Anila Gjermeni, bashkëshortja e gjyqtarit Artan Gjermeni, që ka gjykuar çështjet
RD
Krijoni Kontakt