Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Afatet për kalimin nga një gradë më e ulët në një më të lartë

    Cilat do të jenë 10 gradat e reja në Policinë e Shtetit


    Etleva DELIA

    Gradat janë pika më e diskutueshme e policisë.

    Plot 16 nenet e pjesës së tretë të projektligjit të Policisë së Shtetit, i janë kushtuar gradave në polici. Sistemi i gradave përcakton hierarkinë, nivelet e administrimit si dhe pasqyron marrëdhëniet ndërmjet funksioneve në polici. Në projektin më të ri të ligjit të policisë është sqaruar shumë hollësisht kuptimi i klasave dhe i gradave. Gjithashtu, në projektligj sqarohet edhe mënyra se si një punonjës policie mund të kalojë nga një gradë më e ulët në një më të lartë dhe anasjelltas, si dhe sa vjet duhen përkatësisht për çdo gradë për të kaluar në një më të lartë. E vetmja që nuk ka një afat të përcaktuar, është kalimi nga Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm në Drejtor i Përgjithshëm.

    Llojet e gradave

    Gradat shprehin pozitën që ka punonjësi në strukturën hierarkike të Policisë së Shtetit. Deri tani janë përcaktuar 10 grada, të cilat ndahen sipas klasave dhe ecurisë në karrierë. Punonjësit e policisë në nivelin zbatues nuk mund të kenë një gradë më të lartë se Nëninspektor, Inspektor ose Kryeinspektor dhe punonjësit e nivelit të parë drejtues mund të kenë gradat Nënkomisar, Komisar ose Kryekomisar, por jo më lart se kaq. Ndërkohë për nivelin e mesëm drejtues janë gradat Drejtues dhe Drejtues i Parë, ndërsa për nivelin e lartë drejtues janë gradat Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përgjithshëm.

    Neni 40

    Ngritja në gradë

    1. Ngritjet në gradë nga Inspektor deri në Drejtues i Pare bëhen nëpërmjet pjesëmarrjes në një proces vlerësimi konkurrues, që përfshin raportet e vlerësimit të punës dhe një provim, i cili teston aftësitë e aplikantëve për të marrë gradën pasardhëse. E drejta për të marrë pjesë në këtë proces përcaktohet në paragrafin 4 të këtij neni.

    4. Punonjësit të policisë i lind e drejta të aplikojë për të konkurruar për ndjekjen e shkollimit apo kurseve të trajnimit për gradë, pas plotësimit të kohës së qëndrimit në gradë sipas afateve të mëposhtme:
    Nga "Inspektor" në "Kryeinspektor", 2 vjet
    Nga "Kryeinspektor" në "Nënkomisar", 2 vjet
    Nga "Nënkomisar" në "Komisar", 2 vjet
    Nga "Komisar" në "Kryekomisar", 2 vjet
    Nga "Kryekomisar" në "Drejtues", 2 vjet
    Nga "Drejtues" në "Drejtues i Parë", 2 vjet
    Nga "Drejtues i Parë" në "Zëvendësdrejtor të Përgjithshëm", 3 vjet
    Nga "Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm" deri në "Drejtor i Përgjithshëm", pa afat kohor.

    Gjobë policëve të padisiplinuar

    Për herë të parë, në Policinë e Shtetit do të aplikohet ndëshkimi financiar për policët e padisiplinuar. Kjo është përcaktuar në ligjin e ri të policisë, që është në fazë projekti dhe ndodhet në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. "Tirana Observer" disponon të 133 nenet, ku padyshim më të veçantat janë ato që bëjnë fjalë për strukturën e re të policisë, gradat e reja, por edhe masat ndëshkimore, deri në një muaj rrogë. Por jo me më pak rëndësi janë nenet e këtij projektligji, të cilat përkufizojnë pagat në polici, veçanërisht për shërbimet suplementare dhe jashtë orarit. Ndërkohë që në këtë projekt një vend i rëndësishëm i është kushtuar edhe emërimeve dhe lirimeve nga policia.

    Struktura e re

    Pjesa që ka pësuar më shumë ndryshime nga ligji aktual që është në fuqi për Policinë e Shtetit, në këtë projektligj është mënyra e organizimit të policisë, pra struktura e saj. Në projekt është sqaruar në mënyrë shumë të imtësishme struktura e re, duke filluar nga Drejtoria e Përgjithshme, e cila përbën nivelin qendror të Policisë së Shtetit, te drejtoritë e Policisë së Qarkut, drejtoritë rajonale të Kufirit dhe Migracionit dhe strukturat në vartësi të tyre, që përbëjnë nivelin vendor të saj, duke përfunduar me komisariatet dhe stacionet e policisë. Këto të fundit ngrihen dhe funksionojnë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe propozim të Drejtorit të Qarkut në zona të caktuara gjeografike brenda territorit të një komisariati.

    Gradat e reja

    Projekti më i rëndësishëm i Policisë së Shtetit është sistemi i gradave, që përcakton hierarkinë, nivelet e administrimit si dhe pasqyron marrëdhëniet ndërmjet funksioneve në polici. Sistemi i gradave, sipas këtij ligji, si dhe paraqitja, forma, emërtimet dhe mbajtja e tyre janë e drejtë vetëm e policisë. Emërtimet e gradave, sipas klasave dhe ecurisë në karrierë, ndahen në gradat e punonjësve të policisë në nivel zbatues, që janë Nëninspektor, Inspektor dhe Kryeinspektor. Ndërkohë janë edhe gradat e punonjësve të policisë të nivelit të parë drejtues, që janë Nënkomisar, Komisar dhe Kryekomisar. Më pas gradat e nivelit të mesëm drejtues, që janë Drejtues dhe Drejtues i Parë, si dhe niveli i lartë drejtues që janë, Zëvendësdrejtor i Përgjithshëm dhe Drejtor i Përgjithshëm.

    Masat disiplinore

    Ky projekt i ligjit të ri për Policinë e Shtetit ka futur për herë të parë ndëshkimin me gjobë të policëve që thyejnë disiplinën në punë. Kjo gjobë varion nga masa sa paga e punonjësit për 5 ditë punë, deri në një pagë mujore. Masat që mund të merren ndaj punonjësit të policisë në rastet e shkeljeve disiplinore janë vërejtje, vërejtje me paralajmërim, gjobë në masën sa paga e punonjësit për pesë ditë pune, shtyrja e afatit të gradimit nga një muaj deri në një vit, pezullimi pa pagesë nga pesë ditë deri në tridhjetë ditë, ulje në një gradë deri në 12 muaj, si dhe largimi nga policia.

    Masat disiplinore

    Masat që mund të merren ndaj punonjësit të policisë në rastet e shkeljeve disiplinore janë:
    1. Vërejtje
    2. Vërejtje me paralajmërim
    3. Gjobë në masën sa paga e punonjësit për pesë ditë pune
    4. Shtyrja e afatit të gradimit, nga një muaj deri në një vit
    5. Pezullimi pa pagesë, nga pesë ditë deri në tridhjetë ditë
    6. Ulje në një gradë deri në 12 muaj
    7. Largimi nga policia

    Masa disiplinore "vërejtje", "vërejtje me paralajmërim" dhe "gjobë" në masën sa paga e punonjësit për pesë ditë pune qëndrojnë në dosjen personale të punonjësit të policisë për një periudhë prej 6 muajsh.

    Masat disiplinore "shtyrja e afatit të gradimit, nga një muaj deri në një vit", "pezullimi pa pagesë, nga pesë ditë deri në tridhjetë ditë" dhe "ulje në një gradë" qëndrojnë në dosjen personale të punonjësit të policisë për një periudhë prej një viti nga data e përfundimit të ekzekutimit të masës.

    Masa disiplinore "largim nga policia" qëndron përgjithmonë në dosjen personale të ish-punonjësit të policisë.

    Struktura e re sipas Projektligjit te Policise se Shtetit

    KREU 2: ORGANIZIMI I POLICISË



    Struktura

    Neni 11

    Struktura e Përgjithshme e Policisë

    1. Policia organizohet në nivel qendror dhe vendor. Drejtoria e Përgjithshme përbën nivelin qendror të Policisë, ndërsa drejtoritë e Policisë së Qarkut, Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit dhe strukturat në vartësi të tyre përbëjnë nivelin vendor të saj.
    2. Këshilli i Ministrave, me propozimin e Ministrit përcakton numrin e përgjithshëm të punonjësve të Policisë.
    3. Struktura e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe e sektorëve të saj, ku përfshihen Drejtoritë e Policisë së Qarkut, Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit, Komisariatet, Komisariatet e Kufirit dhe Migracionit, Stacionet e Policisë dhe Stacionet e Kufirit dhe Migracionit si dhe limiti i organikës së këtyre strukturave miratohen nga Ministri, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.

    Neni 12

    Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

    1. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe e ka vendndodhjen ne kryeqytetin e vendit.
    2. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë përbëhet nga një numër departamentesh.
    3. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë:
    a) mbështet Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në kryerjen e detyrave të tij;
    b) mbikëqyr kryerjen e funksioneve dhe detyrave të Policisë nga Drejtoritë e Policisë në Qarqe.
    4. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë mund t'i propozojë Grupit të Përbashkët të Politikave:
    a) udhëzimet organizative, ato që lidhen me personelin si dhe ato që janë thelbësore për operacionet e Policisë, përfshire formimin e njësive speciale për kryerjen sipas rastit të detyrave të veçanta;
    b) strategjitë për parandalimin dhe reduktimin e krimit, ruajtjen e rendit publik, mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve shtetërore dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ruajtjen e sigurisë kombëtare;
    c) planet financiare vjetore dhe afatgjata për Policinë.
    5. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë bashkërendon:
    a) Çështjet që lidhen me rekrutimin dhe trajnimin e punonjësve të policisë;
    b) Vënien në zbatim të strategjive për parandalimin dhe reduktimin e krimit , ruajtjen e rendit publik, mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve shtetërore dhe në bashkëpunim me institucionet përkatëse, ruajtjen e sigurisë kombëtare;
    c) Kryerjen e funksioneve dhe detyrave të Policisë;
    ç) vënien ne zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare për çështje që lidhen me Policinë.
    6. Drejtoria e Përgjithshme e Policisë:
    a) përpunon të dhënat e mbledhura nga Policia deri në masën që është e nevojshme për përmbushjen e funksioneve të Policisë;
    b) kryen detyra policore në përputhje me këtë ligj dhe ligje të tjera si dhe me aktet normative të bazuara në këtë ligj ose ne ligje të tjera.

    Neni 13

    Drejtoria e Policisë së Qarkut

    1. Për qëllime policimi, përveç atyre të përcaktuara në nenin 18 që kanë të bëjnë me rajonet për qëllime policimi të Kufirit dhe Migracionit, Republika e Shqipërisë ndahet në qarqe, të cilat duhet të përputhen sa me shume të jetë e mundur me ndarjen e vendit ne qarqe.
    2. Ndarja ne qarqe për qëllime policimi sipas paragrafit 1 të këtij neni, përcaktohet nga Ministri me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm.
    3. Për çdo qark sipas paragrafit 2 ka një Drejtori të Policisë së Qarkut. Numri i personave që punojnë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut dhe specialitetet e tyre caktohen nga Drejtoria e Përgjithshëm e Policisë, sipas nevojave të veçanta të secilit qark, pas këshillimit me Drejtorin e Policisë se Qarkut.
    4. Drejtoria e Policisë së Qarkut mbështet dhe mbikëqyr çështjet operacionale policore të ndërmarra nga Komisariatet dhe postat e Policisë të cilat varen nga qarku i Policisë që ajo drejton.
    5. Drejtoria e Policisë së Qarkut:
    a) ushtron funksionet dhe detyrat specifike të përcaktuara në ligj dhe ne udhëzimet e nxjerra nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë sipas nenit 12, paragrafi 3 (b);
    b) mbikëqyr kryerjen e funksioneve dhe detyrave të policisë nga çdo Komisariat dhe postë policie në qarkun e policisë qe ajo mbulon;
    c) bashkërendon çështjet e personelit dhe të trajnimit që lidhen me Komisariatet dhe postat e policisë në qarkun e policisë qe ajo mbulon.

    Neni 14

    Komisariatet

    1. Çdo Drejtori e Policisë së Qarkut përbëhet nga Komisariate.
    2. Numri i Komisariateve brenda Drejtorisë së Policisë së Qarkut dhe numri dhe specialiteti i personave qe punojnë në këto Komisariate reflekton kërkesat për policim në zonë dhe miratohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm.
    3. Komisariati ndërmerr detyra operacionale në përputhje me funksionet e Policisë.

    Neni 15

    Stacionet e Policisë

    1. Stacionet e Policisë ngrihen dhe funksionojnë me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe propozim të Drejtorit të Qarkut në zona të caktuara gjeografike brenda territorit të një komisariati.

    Neni 16

    Verifikimi nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë

    1. Nëse Drejtoria e Përgjithshme e Policisë ka të dhëna që një Drejtori e Policisë së Qarkut nuk po i kryen ose nuk i ka kryer detyrat si duhet ose ne kohen e duhur, ajo verifikon moskryerjen e detyrës.
    2. Nëse nga verifikimi sipas paragrafit 1 dyshimet vërtetohen, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë njofton Drejtorin e Drejtorisë së Policisë së Qarkut për moskryerjen e detyrës dhe merr masa si me poshtë:
    a) urdhëron Drejtorin e Policisë së Qarkut të ndreqe brenda një kohe të caktuar pasojat e ardhura nga moskryerja e detyrës;
    b) identifikon masat e mundshme për të ndrequr pasojat e moskryerjes dhe i kërkon Drejtorit të Policisë së Qarkut t'i zbatojë ato;
    c) ndreq pasojat me iniciativën e saj dhe zbaton masa të veçanta, të cilat mund të jene gjithashtu në kompetencën e Drejtorisë së Policisë së Qarkut.

    Neni 17

    Verifikimi

    Verifikimet mund të kryhen nga çdo strukture e lartë ndaj strukturave më të ulëta brenda juridiksionit të tij lëndor dhe territorial.

    Neni 18

    Departamenti i Kufirit dhe Migracionit

    1. Departamenti i Kufirit dhe Migracionit vendoset në kryeqytetin e vendit.
    2. Departamenti i Kufirit dhe Migracionit ushtron drejtim dhe kontroll të të gjitha strukturave vartëse të Kufirit dhe Migracionit. Për qëllime të mbikëqyrjes dhe kontrollit të kufijve, Republika e Shqipërisë ndahet në rajone; për çdo rajon ka një Drejtori Rajonale të Kufirit dhe Migracionit. Numri i Drejtorive Rajonale, Komisariateve dhe Stacioneve të Kufirit dhe Migracionit përcaktohet nga Ministri, me propozim të Drejtorit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Kufirit dhe Migracionit.
    3. Departamenti i Policisë së Kufirit dhe Migracionit:
    a) mbështet Zëvendës Drejtorin e Përgjithshëm të Kufirit dhe Migracionit në kryerjen e detyrave të tij;
    b) mbikëqyr kryerjen e detyrave ne Drejtoritë Rajonale të Kufirit dhe Migracionit në vartësi të tij si dhe të çdo njësie vartëse që raporton drejtpërdrejt tek ai.
    c) në raste të veçanta mbikëqyr kryerjen e detyrave ne ndonjë tjetër njësi vartëse të kufirit dhe migracionit.
    4. Departamenti i Kufirit dhe Migracionit i propozon Grupit të Përbashkët të Politikave:
    a) strukturën organizative, për personelin si dhe udhëzime të tjera për operacionet e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit dhe strukturave të tij vartëse.
    b) strategjitë për mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve shtetërorë;
    c) planet financiare vjetore dhe afatgjata për Departamentin e Kufirit dhe Migracionit dhe strukturave të tij vartëse.
    5. Pas aprovimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, Departamenti i Kufirit dhe Migracionit bashkërendon vënien në zbatim të politikave dhe strategjive që në mënyrë të veçantë lidhen:
    a) me rekrutimin e punonjësve të Policisë në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit dhe strukturave të tij vartëse dhe trajnimin e tyre.
    b) me mbikëqyrjen dhe kontrollin e kufijve shtetërorë;
    c) me kryerjen e funksioneve dhe detyrave të Departamentit të Kufirit dhe Migracionit dhe strukturave të tij vartëse;
    ç) me vënien ne zbatim të marrëveshjeve ndërkombëtare për çështje që lidhen me Departamentin e Kufirit dhe Migracionit dhe strukturave të tij vartëse.
    6. Departamenti i Kufirit dhe Migracionit dhe strukturat vartëse të tij mbledhin dhe përpunojnë të dhëna të nevojshme për përmbushjen e funksioneve të tyre.


    Funksionet

    Neni 19

    Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

    1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emërohet nga Këshilli i Ministrave, bazuar në propozimet e paraqitura nga Ministri.
    2 . Drejtori i Përgjithshëm është autoriteti më i lartë administrativ, teknik dhe operacional i Policisë.
    3. Drejtori i Përgjithshëm:
    a) drejton Policinë e Shtetit;
    b) i rekomandon Ministrit ne fillim të çdo viti financiar buxhetin qe do të akordohet për vitin e ardhshëm financiar;
    c) ndan buxhetin e aprovuar nga Kuvendi mes departamenteve, drejtorive, sektorëve, Komisariateve dhe postave të Policisë sipas prioriteteve të vendosura nga Ministri.
    ç) menaxhon dhe është përgjegjës për buxhetin e akorduar për Policinë.
    4. Përveç kompetencave të përshkruara ne paragrafin 3 (c) Drejtori i Përgjithshëm i Policisë mund t'i akordoje pjese të buxhetit një punonjësi të Policisë qe ta përdore atë për një qellim të caktuar. Ky punonjës i Policisë mban përgjegjësi para Drejtorit të Përgjithshëm për ketë pjese të buxhetit.

    Neni 20

    Kriteret për emërimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

    1. Çdo person që ka kualifikimet e mëposhtme përmbush kriteret për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë:
    a) të ketë shërbyer për një periudhë të paktën 3 vjet me gradën Drejtues i Parë ose me lart ose ekuivalentin e saj;
    b) të jetë shkolluar në institucionin e arsimimit policor ne përputhje me nenin 48 ose të ketë mbaruar shkollime, të cilat të jene miratuar nga Këshilli i Ministrave si të barazvlefshme me nivelin e shkollimit qe përputhet me nenin 49;
    c) të ketë kryer jo me pak se 12 vjet shërbim si punonjës Policie duke ushtruar kompetenca policore brenda 15 viteve të fundit.

    Neni 21

    Kohëzgjatja e emërimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

    1. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë emërohet për një periudhë kohe prej pesë vjetësh.
    2. Me përfundimin e pesë viteve të shërbimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë ka të drejtë të riemërohet për një periudhë kohe prej tre vjetësh.
    3. Në rast se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk riemërohet, ai rikthehet në gradën dhe me të njëjtat kushte që ka pasur para emërimit të tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, sikurse përcaktohet ne nenin 20 të këtij ligji.

    Neni 22

    Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

    1. Çdo departament i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë drejtohet nga një Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, sikurse përcaktohet ne nenin 12 të këtij ligji.
    2. Zëvendës Drejtoret e Përgjithshëm, emërohen nga Ministri nëpërmjet procedurës se aplikimit dhe pasi janë rekomanduar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
    3. Roli dhe funksionet e Zëvendës Drejtoreve të Përgjithshëm të Policisë, do të specifikohen ne Rregulloren e nxjerre nga Drejtori i Përgjithshëm dhe të miratuar nga Ministri.
    4. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm:
    a) ndihmon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë në kryerjen e funksioneve të tij lidhur me Departamentin e tij;
    b) drejton dhe ushtron kontroll të drejtpërdrejtë mbi punonjësit e Policisë të emëruar ne Departamentin e tij.
    5. Përveç kompetencave të përgjithshme të përcaktuara ne paragrafin (1), Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm:
    a)i propozon Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë përpara fillimit të çdo viti financiar pjesën e buxhetit të miratuar nga Parlamenti për Policinë qe do t'i akordohet veçanërisht Departamentit të tij për atë vit financiar;
    b) menaxhon dhe përgjigjet për buxhetin e akorduar për Departamentin e tij nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

    Neni 23

    Kriteret për emërimin e Zëvendës Drejtorëve të Përgjithshëm

    1. Sipas nenit 22, paragrafi 3, çdo person me kualifikimet e mëposhtme mund të aplikojë për t'u bere Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë:
    a) të ketë shërbyer për një periudhë të paktën prej 3 vjetësh në gradën e Drejtuesit të Pare;
    b) të jetë shkolluar në institucionin e arsimimit policor ne përputhje me nenin 48 ose të ketë mbaruar shkollime, të cilat të jene miratuar nga Këshilli i Ministrave si të barazvlefshme me nivelin e shkollimit qe përputhet me nenin 49;
    c) të ketë kryer jo më pak se 11 vjet shërbimi në Polici brenda 15 viteve të fundit.
    2. Një person që aplikon për postin e Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm të Kufirit dhe Migracionit duhet, sipas paragrafit 1(a), të ketë shërbyer në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit për një periudhë kohe të paktën 2 vjet me gradën e Drejtuesit ose më lart ose me gradë të barazvlefshme siç përcaktohet në paragrafin 2.

    Neni 24

    Afati i emërimit të Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm

    1. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm emërohet për një periudhë katër vjeçare me të drejtë riemërimi për një periudhe tre vjeçare.
    2. Ne rast se Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm nuk riemërohet, ai rikthehet në gradën dhe me të njëjtat kushte që ka pasur para emërimit të tij si Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Policisë, sikurse përcaktohet ne nenin 23 të këtij ligji.

    Neni 25

    Largimi nga detyra i Drejtorit të Përgjithshëm dhe Zëvendës Drejtorëve të Përgjithshëm

    1. Drejtori i Përgjithshëm ose Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm mund të largohet nga detyra brenda afatit të emërimit për një nga arsyet e mëposhtme:
    a) Është dënuar për një vepër penale me vendim të formës së prerë.
    b) Është shpallur fajtor për shkelje të disiplinës sipas Rregullores së Disiplinës të nxjerrë në zbatim të këtij ligji, që cakton si masë largimin nga detyra.
    c) Për mospërmbushje të detyrimeve të përcaktuara nga neni 7 i këtij ligji, paragrafi 2, germat a) dhe b).
    d) kur bëhet i paaftë nga ana shëndetësore për një periudhë kohe mbi 6 muaj;
    e) kur plotëson moshën për pension.
    f) kur jep dorëheqjen.

    Neni 26

    Autoriteti për të vepruar në emër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë

    1. Ministri cakton një nga Zëvendës Drejtoret e Përgjithshëm të Departamenteve qe të ushtrojë kompetencat dhe detyrat e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë:
    a) ne mungese, ne rast paaftësie ose pezullimi nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë;
    b) ne rast se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nuk është emëruar ende;
    c) në raste të tjera, me miratimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë.
    2. Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i caktuar sipas paragrafit 1 (a) ose (b), nuk mund të ushtroje kompetencat e tij për një periudhë të pandërprerë mbi gjashtë muaj, përveçse me miratim të Ministrit.

    Neni 27

    Drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë

    1. Çdo Drejtori e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë drejtohet nga një Drejtor, i cili raporton tek Zëvendës Drejtori i Përgjithshëm ne krye të Departamentit.

    Neni 28

    Menaxhimi i Përbashkët

    1. Menaxhimi i përbashkët realizohet nga Grupi i Përbashkët i Politikave.
    2. Grupi i Përbashkët i Politikave përbëhet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Zëvendës Drejtorët e Përgjithshëm të Policisë dhe Drejtorët e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë.
    3. Grupi i Përbashkët i Politikave drejtohet nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.
    4. Grupi i Përbashkët i Politikave nuk është organ ekzekutiv. Ai është organ këshillimor për Drejtorin e Përgjithshëm ne ushtrimin e detyrave të tij për zhvillimin e politikave dhe çdo vendimi qe ka lidhje me çështje të përbashkëta financiare, të personelit dhe të logjistikes.
    5. Grupi i Përbashkët i Politikave shqyrton propozimet që i paraqitën atij nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë sipas nenit 12 dhe nga Drejtoria Qendrore e Departamentit të Kufirit dhe Migracionit sipas nenit 18.
    6. Grupi i Përbashkët i Politikave mblidhet të paktën një here ne muaj. Struktura dhe procedurat e këtyre takimeve përcaktohen ne rregulloret e nxjerra nga Drejtori i Përgjithshëm.

    Neni 29

    Drejtori i Policisë së Qarkut

    1. Çdo Drejtori e Policisë së Qarkut është nën drejtimin dhe kontrollin e Drejtorit të Policisë së Qarkut.
    2. Drejtori i Policisë se Qarkut dhe Drejtori Rajonal i Kufirit dhe Migracionit raportojnë tek Drejtori i Përgjithshëm i Policisë nëpërmjet Zëvendës Drejtorit të Përgjithshëm për:
    a) kryerjen e detyrave;
    b) kryerjen e detyrave nga Drejtoria e Policisë së Qarkut nën drejtimin dhe kontrollin e tij;
    c) kryerjen e detyrave nga Komisariatet dhe postat e Policisë në varësinë e kësaj Drejtorie.
    3. Drejtori i Policisë së Qarkut i paraqet Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë një raport vjetor ose sa here qe Drejtori i Përgjithshëm bën kërkesë për raportim mbi punën e Drejtorisë së Policisë së Qarkut, të cilën ai drejton dhe kontrollon dhe mbi punën e Komisariateve të Policisë dhe postave të policisë ne vartësinë e saj.
    4. Drejtori i Policisë se Qarkut raporton të Drejtori i Përgjithshëm i Policisë me kërkesë të tij për çdo çështje të përgjithshme ose të veçantë të Drejtorisë së Policisë së Qarkut qe ai drejton ose të Komisariatin apo postave të Policisë të kësaj Drejtorie.

    Neni 30

    Shefi i Komisariatit

    1. Komisariati drejtohet nga Shefi i Komisariatit.
    2. Shefi i Komisariatit raporton tek Drejtori i Policisë së Qarkut qe drejton Drejtorinë ne të cilën ndodhet Komisariati.
    3. Shefi i Komisariatit duhet të paraqesë një raport vjetor tek Drejtori i Policisë përkatëse të Qarkut mbi punën e Komisariatit që ai drejton.

    Neni 31

    Shefi i Postës së Policisë

    1. Posta e Policisë drejtohet nga shefi i postës.
    2. Shefi i postës i raporton shefit të komisariatit në të cilën ndodhet posta për kryerjen e detyrave të tij dhe të postës të cilën ai drejton.

    Tirana Observer

    ps. Nese nuk e kam hapur aty ku duhet ju lutem zhvendoseni..
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zemrushja : 20-04-2007 më 00:32
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema të Ngjashme

  1. Ditari im i kohës.
    Nga pranvera bica në forumin Ditari i meditimeve
    Përgjigje: 211
    Postimi i Fundit: 23-08-2015, 15:58
  2. Ndryshimet me kalimin e kohës
    Nga Altin1 në forumin Albumi fotografik
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 25-12-2009, 11:45
  3. Shkëlqimi dhe rënia e shokut Nano
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 571
    Postimi i Fundit: 20-09-2007, 11:46
  4. KE i dikton afatet e zgjedhjeve qeverisë shqiptare
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-01-2005, 18:10
  5. Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-06-2003, 18:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •