Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e phyro
    Anėtarėsuar
    09-12-2005
    Postime
    39

    Si ta forcojmė besimin !!!!!!

    Vėllezėr tė dashur, do tė flasim pėr njė temė shumė tė rėndėsishme,pėr tė cilėn njeriu ka nevojė nė kėtė botė. Fjala ėshtė pėr atė se si njeriu ta forcojė besimin, ngase sipas akides (besimit) sė ehlis-sunnetit, besimi pakohet dhe shtohet.Mund tė ndodhė qė njeriut t’i pakohet besimi, e ai tė mos e ndien.Kjo ka mundėsi tė jetė edhe nga shkaku se ai krahasohet me njerėzit pėrreth tij qė janė me besim mė tė dobėt se ai. Kėshtu, ai mendon se e ka besimin e fortė, ngase i falė tre-katėr namaze nė xhami, kurse tė tjerėt mezi i falin dy ose tre namaze nė ē’mėnyrė i krijohet bindja se besimin e ka tė fortė. Ose, vjen nė namazin e sabahut pas ikametit dhe mendon se me kėtė e ka besimin mė tė fortė se njerėzit tjerė qė nuk e falin aspak namazin.

    Kjo ėshtė njė punė me rėndėsi shumė tė madhe, pėr tė cilėn do tė flasim mė poshtė, megjithatė, fjala jonė nuk do tė ketė dobi nėqoftėse atė nuk e pason edhe vepra, siē thotė All-llahu [subhanehu ve teala].: “Tė cilėt i dėgjojnė fjalėt dhe pasojnė atė mė tė mirėn prej tyre. Tė tillėt janė ata qė All-llahu i udhėzoi nė rrugėn e drejtė dhe tė tillėt janė ata tė menēurit.” (Zumer; 18)

    Mė poshtė po japim ca shembuj tė njerėzve me iman tė fortė dhe vepra tė shkėlqyeshme.

    Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] hyri nė njė kopsht tė ensarėve dhe e pa njė shpend duke fluturuar. U ul nė gjunjė dhe filloi tė qajė. Dikush e pyeti: “Ēfarė ke?”. All-llahu tė mėshiroftė- tha Ebu Bekri- e pashė njė shpend qė furnizohet nė kėtė dru, nė tė cilin dru nė fund edhe vdes, pa llogari para All-llahut dhe pa dėnim. Ah, sa kisha dėshiruar tė isha shpend. Ky ėshtė Ebu Bekri i pėrgėzuar me Xhennet. Transmetohet nga Omeri [radijall-llahu anhu] se Ebu Bekri [radijall-llahu anhu] ēdoherė kur falte namazin e sabahut dilte nga xhamia dhe shkonte nė njė shtėpi jashtė Medines. Mė tej Omeri [radijall-llahu anhu] thotė: “Hyra nė atė shtėpi dhe aty gjeta njė grua plakė tė kėrrusur dhe tė verbėr tė cilėn e pyeta: “Kush jeni ju dhe kush ėshtė ai njeriu i cili hyn nė shtėpinė tuaj ēdo ditė?”. Plaka u pėrgjigj: “Unė jam njė plakė e kėrrusur dhe e verbėr, ndėrsa njeriun qė vjen te ne nuk e njoh. Ky njeri na e pėrgatit ushqimin, na e pastron shtėpinė, na i lanė rrobet dhe pastaj shkon”. Omeri [radijall-llahu anhu] filloi tė qajė dhe tha: “I ke ngarkuar halifėt qė do tė vijnė pas teje, o Ebu Bekėr”.

    Vėllezėr, prej tabiinve ishte njė dijetar me emrin Hasan El-Basri. Ky njeri ishte shumė i devotshėm ashtuqė shumė qante. Zemra e tij nuk ishte sikur zemrat tona. Nė njė rast i pyetur pėr kėtė ka thėnė: “Kam frikė se po mė hudhė All-llahu [subhanehu ve teala] nė zjarr, gjė qė nuk e ka aspak vėshtirė.”

    Dije, vėllau im i dashur, se prej shkaqeve qė bėjnė tė dobėsohet imani ėshtė edhe ajo se dėgjimi i Kur’anit nuk ndikon nė zemrat tona, gjė pėr tė cilėn All-llahu [subhanehu ve teala]. thotė nė Kur’an: “Besimtarė tė vėrtetė janė ata tė cilėt kur pėrmendet All-llahu u rrėnqethen zemrat e tyre, e kur u lexohen ajetet e tij u shtohet besimi.” [El Enfalė; 2]

    Vėllezėr, prej muslimanėve tė parė kishte njerėz, tė cilėt kur e dėgjonin ezanin u zbeheshin fytyrat duke marrė abdest, dhe thonin: “A dini se para kujt do tė qėndrojmė tani nė namaz?”.

    Njėherė i Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] i tha Ibėn Mes’udit: “Mė lexo diē nga Kur’ani”. Ibėn Mes’udi u pėrgjigj: “A tė lexoj Kur’an para teje kur ty tė ėshtė zbritur?” I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Dėshiroj tė dėgjoj nga tė tjerėt.” Atėherė Abdullah ibėn Mes’udi filloi tė lexojė nga sureja En Nisa deri sa arriti nė ajetin dyzet e njė ku Allahu [subhanehu ve teala]. thotė: “Dhe si do tė jetė gjendja e atyre (qė nuk besuan) kur Ne do tė sjellim dėshmitar pėr ēdo popull, e ty do tė sjellim dėshmitar mbi ata?” Kur ibėn Mes’udi lexoi kėtė ajet, I Dėrguari e urdhėroi tė ndalet. Ibėn Mes’udi thotė: “Kur shikova tė Dėrguarin [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem], pashė se atij i rridhnin lotėt nėpėr fytyrė.”

    Njė natė I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi pėrreth disa njerėzve dhe dėgjoi njė njeri duke lexuar ajetin e parė tė sures El Gashijeh: “A tė erdhi lajmi pėr belanė qė kaplon (kijametin)?”,tė cilin e pėrsėriste por nuk mundte ta plotėsonte, ngase ky ajet e pėrkujtonte nė Ditėn e Gjykimit, pėr ēka ndikonte thellė nė zemrėn e tij.

    Aishja [radijall-llahu anha] thotė se i Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] rrinte nė sexhde dhe thoshte: “O Zot pasuesit e mi, o Zot pasuesit e mi dhe qante nė vete”.

    E pse pra, vėllezėr, kjo nuk ndodhė me ne?! Si duket zemrat tona janė tė lidhura vetėm me kėnaqėsitė e kėsaj bote dhe nuk i lėnė shteg ajeteve tė Kur’anit tė ndikojnė nė to. E si, vėllezėr, tė ndikojė Kur’ani nė zemrat tona, tė cilat kur janė nė namaz duke lexuar ajetet e Kur’anit, janė tė zhytura nė hallet e kėsaj bote, kurse ajetet flasin pėr Ditėn e Gjykimit?! Vėllezėr, kjo ėshtė edhe njė shenjė e dobėsisė sė imanit tonė.

    Kur i Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] ishte para vdekjes, i urdhėroi gratė e tij qė t’i thonin Ebu Bekrit qė ta zėvendėsojė nė namaz. Aishja [radijall-llahu anha] i tha: “Ebu Bekri ėshtė njeri i ndishėm o I Dėrguar i All-llahut dhe qanė shumė kur lexon Kur’an.” Ebu Bekri, pėrndryshe, ishte njeriu mė i mirė pas tė Dėrguarit [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem]

    Nė njė rast tjetėr Omeri [radijall-llahu anhu] duke ua falur njerėzve nė xhami namazin e sabahut, lexoi nga sureja Jusuf derisa arriti tek ajeti 86: “Unė hidhėrimin tim dhe pikėllimin tim, ia parashtroj All-llahut.” Filloi tė qajė Omeri [radijall-llahu anhu] e pas tij filluan tė qajnė edhe njerėzit qė faleshin me tė. Kjo ka qenė gjendja e sahabeve tė Pejgamberit [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] kur ata lexonin ose e dėgjonin Kur’anin. Ndėrsa Ali Ibnu Fudejl Ibnu Ijadi thuhet se e ka pėrsėritur njė ajet njėzet herė. Gjithashtu Omer ibėn Abdulazizi njėherė natėn ėshtė ngritur pėr tė falė namaz dhe ka lexuar nga sureja Lejl. Kur ka arritur tek ajeti: “Unė u kam tėrhequr vėrejtjen pėr zjarrin tė ndezur fortė” filloi ta pėrsėritė suren dhe nuk e plotėsonte dot, derisa kaloi nė sure tjetėr. Ndėrsa, njėri nga muslimanėt e parė ka lexuar fjalėn e All-llahut: “E sikur t’i shihje ata kur janė dalur pranė zjarrit e thonė: “Ah sikur tė ktheheshim…” pa e plotėsuar ajetin vdes.

    Ne nuk mund tė arrijmė kėtė gradė, por duam qė njeriu ta ndiejė brendinė e imanit, sepse All-llahu thotė: “A nuk e di ai kur tė nxirret ai qė ėshtė nė varreza. Dhe tė tubohet (tė dalė nė shesh) ajo qė ishte nė gjoksa. E atė ditė, padyshim Zoti i tyre ėshtė i njohur hollėsisht pėr punėn e tyre.” A e di se ēfarė ėshtė ajo nė gjoksa? Ajo ėshtė ajo qė tė ka nxitur tė mendosh pėr tė bėrė mėkate, ėshtė ai mėkat qė ti e ke fshehur, qė ėshtė mes teje dhe All-llahut, siē thotė All-llahu [subhanehu ve teala].: “Atė ditė do tė ekspozoheni (para Zotit) duke mos mbetur fshehtė asnjė sekret i juaj.”[Hakah; 18]

    O ju vėllezėr, nėse doni ta shihni dobėsinė e imanit, shikoni se a ndikon Kur’ani kur e lexoni apo kur e dėgjoni. Vėreni falja e juaj pas imamit a ėshtė namaz me frikė ndaj All-llahut, a mendoni rreth leximit tė Kur’anit qė e dėgjoni, siē thotė All-llahu nė Kur’an: “All-llahu shpalli thėnien mė tė mirė, librin e ngjashėm nė mrekulli, tė pėrsėritur herė pas here (me kėshilla, dispozita) qė prej (dėgjimit tė tij) rrėnqethen lėkurat e tyre.”

    Omer ibėn Abdulazizi njėherė ėshtė ngritur natėn tė falė namaz dhe ka filluar tė qajė. Pas tij filluan tė qajnė edhe familja e tij, e madje edhe fqinjėt e tij. Pas asaj nate, nė mėngjes, e pyetėn se ēfarė ishte ajo qė e kishte shtyrė tė qajė, nė ēka ai u pėrgjigj: “Lexova ajetin e All-llahut: “(Si do tė jetė gjendja halli) Kur do tė ndahen njė grup pėr nė Xhennet e njė grup pėr nė zjarr?”, e unė mendova se cilit grup do t’i takojė, grupit tė Xhennetit apo grupit pėr nė zjarr, ndėrsa gruaja e tij Fatimja tha: “Omer ibėn Abdulazizi qante aq tepėr saqė mendoja se do t’i dalė shpirti dhe kėshtu vazhdonte derisa thirrte ezani i sabahut, e pastaj shkonte nė xhami.” Kjo ėshtė gjendja e muslimanėve tė parė kur ata lexonin Kur’an. All-llahu [subhanehu ve teala]. pėrkitazi me kėtė nė Kur’an thotė: “A nuk e studijojnė me vėmendje Kur’anin? Por jo, ata janė zemra qė kanė drynat e vet.” [Muhammed; 24]

    O ju vėllezėr, sikur tė zbriste Kur’ani mbi kodra, ata do tė bėheshin pluhur. Andaj, ēka mbetet tė thuhet pėr zemrat tona? Me zemrat tona, thuajse, nuk ndodh asgjė, ngase i kanė mbuluar mėkatet. Ndodh qė muslimanėve u len gjurmė nė zemrat e tyre, por kur tė lexon tregimet e Kur’anit nuk e prek nė zemėr, nėse dėgjon pėr armikun frikohet e kur dėgjon pėr dėnimin e All-llahut nuk frikohet.

    Ndėrsa besimtari nuk ėshtė kėshtu. Besimtari kur lexon ajetet qė flasin pėr Ditėn e Gjykimit, nga frika e dėnimit i rrėnqethet trupi, e kur lexon ajetet qė flasin pėr dhuntitė e Xhennetit shpreson nė ato dhe prapė i rrėnqethet trupi. Si duhet tė veprojė, pėr shembull, ai qė e dėgjon kėtė ajet: “E padyshim se Xhehennemi do tė jetė nė pritė.”? Ose, si duhet tė veprojė ai qė dėgjon kėtė ajet: “S’ka dyshim se tė devotshmit kanė fitime tė mėdha.”?

    Kur i Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] ishte nė namaz dhe kalonte gjatė leximit tė Kur’anit nėpėr ajetet qė flasin pėr dėnimin e All-llahut, kėrkonte nga All-llahu mbrojtje, e kur lexonte ajetet qė flasin pėr mėshirėn e All-llahut, kėrkonte nga mirėsitė e tij.

    Ndėrsa muslimanin e sotėm, nėse e pyet se ēfarė lexoi imami nė namaz, nuk e di, ngase gjatė gjithė kohės ka qenė i zėnė me jetėn e kėsaj bote.I Dėrguari i All-llahut, Muhammedi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem], pėrmend nė njė hadith njė shenjė tė njeriut tė devotshėm: “ Njė njeri i cili pėmend All-llahun nė vetmi, e sytė e tij rrjedhin lot.” Shikoje tani veten tėnde, a je stolisur edhe ti me kėtė cilėsi tė lartė tė tė devotshmėve, o robi i All-llahut?!

    Poashtu besimin e dobėsojnė edhe mėkatet e shumta, ashtuqė njeriu e bėn mėkatin pastaj thotė se do ta shlyejė me punė tė mira, shikon tėrė kohėn nė televizion, shkon nė treg, pėrgojon dhe harron se ē’thotė All-llahu nė Kur’an: “Dhe vihet libri (i veprave) e i sheh mėkatarėt tė frikėsuar nga shėnimet qė janė nė tė dhe thonė: “Tė mjerėt ne, ē’ėshtė puna e kėtij libri qė nuk ka lėnė as (mėkat) tė vogėl e as tė madh pa e pėrfshirė?” Dhe atė qė e vepruan e gjejnė tė gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bėn padrejtė askujt.” [Kehf; 49].

    Mė e keqja e gjithė kėsaj ėshtė kur njeriu vepron mėkatin dhe plus krenohet para tjerėve me mėkatin e bėrė, duke harruar se I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Gjithė ummeti im ėshtė i falur, pėrveē atyre qė i bėjnė mėkatet haptazi.” Prej shkaqeve qė bėjnė tė dobėsohet imani ėshtė edhe pėrtacia nė ibadete. Prandaj, vėllau im, llogarite veten e mos u vono nė ibadete, ngase All-llahu [subhanehu ve teala]. tė hudh nė Xhehennem. Madje, edhe pėrtacia nė ibadete ėshtė prej shenjave tė hipokrizisė, siē thotė All-llahu [subhanehu ve teala]. kur flet pėr munafikėt: “ E kur ngrihen pėr nė namaz, ngriten me pėrtaci.”

    Hapat e tua tė para nė Islam ishin shpresėdhėnėse, ngase ti qėndroje duke e lexuar librin e All-llahut, duke e pėrmendur All-llahun mėngjes e mbrėmje, e tani e ke harruar nga pėrtacia qė tė ka kapluar, ke harruar ta pėrmendėsh All-llahun. Ku ėshtė ajo pėrmendje e All-llahut qė e bėje mė parė dhe ēka ndikoi te ti qė u ndryshove? Ti ishe prej atyre qė e lexonin librin e All-llahut disa orė nė ditė dhe e zbatoje atė nė jetėn tėnde, ndėrsa tani kjo mungon nė veprat tua.Vėlla, dije se kjo ėshtė nga pėrtacia dhe dobėsimi i besimit tėnd. Pėr ty mė parė namazi i natės ishte i pazėvendėsueshėm, ndėrsa tani namazin e natės e falė vetėm nė muajin e ramazanit. Ti agjėroje ēdo tė hėne e tė enjte rregullisht, e tani nuk e agjėron asnjė ditė nė muaj. Vallė a nuk tė mungon tėrė ajo kėnaqėsi qė e ndjeje nė ato vite tė kaluara, a nuk po heton asgjė? Ti mė parė kur e shihje njė tė keqe, e urreje dhe me gjithė zemėr mundoheshe pėr ta larguar, ndėrsa tani e sheh tė keqen dhe je krejt indiferent, madje bėhesh sikur nuk e sheh. Nė lidhje me kėtė All-llahu xh.sh nė Kur’an thotė: “Ju jeni Ummeti mė i mirė qė i nxjerrni njerėzit (nga e keqja) i urdhėroni pėr tė mirė, dhe ndaloni nga veprat e kėqija, dhe tė besoni All-llahun.” [Ali Imran; 110].

    Ti mė parė asnjėherė nuk pajtoheshe me tė keqen. Ēdoherė mundoheshe atė ta largosh ose tė kėshillosh pėr largimin e saj, madje nėse nuk kishe mundėsi largoheshe nga tubimi, e tani shpesh ndodhė qė tė gjendesh nė ato vende ku nuk ėshtė i kėnaqur Allahu dhe nuk largohesh prej aty ku bėhet mėkat ndaj All-llahut. Prandaj dije se krejt kjo ėshtė rezultat i dobėsisė sė besimit tėnd. Ti sikur ke harruar se Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] ka thėnė: “Ky ėshtė besimi mė i dobėt.” A e dini, Vėllezėr, kush ėshtė ky njeri? Ky ėshtė ai i cili kur e sheh njė tė keqe nuk mund ta largojė as me dorė, e as me gojė, prandaj edhe largohet prej atij tubimi. Kurse, ēka mund tė themi pėr atė qė ėshtė pjesmarrės aktiv i kėtyre mėkateve?! Vėllezėr, tėrė kjo ėshtė dobėsi e imanit. All-llahu [subhanehu ve teala]. nė Kur’an thotė: “Thuaj: ”A t’ju tregojmė pėr mė tė dėshpėruarit nė veprat e tyre? Ata janė veprimi i tė cilėve u asgjėsua nė jetėn e kėsaj bote, e megjithatė ata mendojnė se janė kah bėjnė mirė.” [Kehf ; 103-104]

    Disa nga muslimanėt e parė qanin kur e dėgjonin fjalėn e All-llahut, ku I Madhėrshmi thotė: “E nga All-llahu do t’ju prezentohet ēfarė as nuk e paramenduan.”

    Si mund ta shėrojmė kėtė sėmundje qė ėshtė paraqitur nė zemrat tona? E para gjė qė duhet tė bėsh ti ėshtė tė kujtosh se jeta e kėsaj bote ėshtė e shkurtėr. Duhet ta dishė se do tė vdesėsh e do tė kalosh nė jetėn tjetėr tė pėrhershme, ku do tė pėrgjigjesh pėr tėrė atė qė e ke vepruar nė kėtė botė. Kujtoe Ebu Derdanė nė momentin e vdekjes kur filloi tė qajė, duke u thėnė atyre qė ishin pėrreth tij: “A nuk pėrgatitet njeriu pėr kėtė ēast?”. Kurse, Ebu Hurejrja [radijall-llahu anhu] para vdekjes tha: “Furnizimi ėshtė i pakėt, ndėrsa rruga ėshtė e gjatė.” Nėse ne i pėrkujtojmė kėto momente, vėllezėr, vall-llahi do tė largohemi nga mėkatet, e nuk do ta kalojmė kohėn para televizorit. All-llahu kėtė moment na e pėrkujton nė Kur’an, kur thotė: “Jo dhe jo, po kur tė arrijė shpirti nė gropė tė fytit.” Mendo vėllau im, se All-llahu nė kėtė ajet tė pėrkujton pėr ēastin e ikjes kur pėrreth vetes do t’i kesh fėmijėt tu tė cilėt do tė thėrrasin: “Baba, baba, ēfarė ke pse nuk pėrgjigjesh?” Ndėrsa ti sheh trupin tėnd se si ftohet dhe melekun e vdekjes i cili fillon tė ta merr shpirtin. Nėse deri nė atė moment nuk ke bėrė namaz, nuk ke bėrė punė tė mira, nuk je ndalur nga tė kėqiat dhe nuk je penduar, atėherė do tė thuash: “O Zoti im mė kthe nė dunja pėr t’i punuar ata vepra qė i kam lėnė. Kurse Allahu [subhanehu ve teala]. pėr kėtė nė Kur’an thotė: “Kur tė arrij shpirti nė gropė tė fytit dhe ai bindet se ai po ndahet, e tė poqet kofsha pėr kofshė, t’i vėshtirėsohet gjendja, atė ditė vetėm te Zoti yt shkohet.” Ndėrsa I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Kujtoni shkatėrruesin e kėnaqėsive tė kėsaj bote - vdekjen.” Kjo botė aspak nuk do tė bėn dobi nė botėn tjetėr, pėrveē punėve tua tė mira. I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Kjo botė ėshtė e mallkuar dhe ēfarė ka nė tė, pėrveē pėrmendja e All-llahut, kėrkuesi i diturisė, mėsuesi dhe ai qė e don Allahu.” Pastaj, vėllau im, kujto ditėn kur do tė dalėsh para All-llahut, kujto atė ditė ashtu siē e pėrshkruan All-llahu nė Kur’an: “Ditėn kur ēdo njeri e gjen pranė vete atė qė veproi mirė ose keq, e pėr atė tė keqe qė e bėri do tė dėshirojė qė nė mes tij dhe nė mes tė asaj tė jetė njė distancė shumė e madhe (e mos ta shohė). All-llahu u jep tė frikėsohen prej dėnimit qė vjen prej Tij…” [Ali Imran; 30]. Ndėrsa Omeri [radijall-llahu anhu] ka thėnė: “Llogariteni veten para se t’ ju llogaritet, peshoni veprat tuaja para se tė peshohen.” All-llahu [subhanehu ve teala].thotė: ”O ju qė keni besuar keni parasysh frikėn ndaj All-llahut dhe le tė shikojė njeriu se ē’ka ka bėrė pėr nesėr.”

    Vėllezėr, ēdoherė para se tė bini nė gjumė dhe pasi ta pėrmendni All-llahun e ta falni namazin e vitrit, ndani veprat tuaja tė mira nė njėrėn anė dhe ato tė kėqiat nė anėn tjetėr dhe peshoni se cila anė e juaja do t’ju peshon mė rėndė. O ju robėr tė All-llahut, mos shkoni nė Ditėn e Gjykimit tek All-llahu, e t’ju peshojnė punėt e kėqia e tė jeni prej atyre qė thotė All-llahu: “Tė lodhura e tė raskapitura, ata do tė hynė nė zjarrin e ndezur fortė”. Dhe mos u bėn prej atyre, pėr tė cilėt All-llahu thotė: “Dhe ne ua prezentojmė punėt qė kanė punuar duke i bėrė ato pluhur e hi.” Pėr kėtė Pejgamberi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Do tė vijnė popujt nė Ditėn e Gjykimit me punė tė mira sa kodrat e All-llahu [subhanehu ve teala]. punėt e tyre do t’ua bėjė pluhur e hi.” Theubani i tha: “Na i cilėso ata, o i Dėrguar i All-llahut, ashtuqė mos tė bėhemi prej tyre duke mos e ditur.” Kėshtu pyetnin shokėt e tė Dėrguarit [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem], ngase frikoheshin qė mos tė bėhen prej tyre. Kėshtu,pėr shembull, Aliu [radijall-llahu anhu] thotė: “Sikur ta dija se All-llahu mė ka pranuar njė punė time tė mirė nuk do tė frikohesha, ngase All-llahu [subhanehu ve teala]. thotė: “Me tė vėrtetė All-llahu e pranon punėn prej tė devotshmėve.” Pastaj, I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] vazhdoi dhe tha: “Ata janė vėllezėrit tuaj nga lėkura sikur ju, marrin nga nata, ashtu siē mirrni ju, mirėpo kur janė nė vetmi i veprojnė punėt e ndaluara.” Ata e harrojnė fjalėn e All-llahut, i cili thotė: “A nuk e di njeriu se All-llahu atė e sheh?”. Kėshtu njeriu do tė vijė nė Ditėn e Gjykimit e do ta sheh Xhehennemin dhe do t’i pėkujtojė mėkatet e veta, pėr ēka All-llahu [subhanehu ve teala]. thotė: “E vihet nė atė ditė me Xhehennemin, atėherė njeriu do t’i kujtojė punėt e tij, dhe thotė ah sikur tė isha parapėrgatitur pėr jetėn time”. Do tė vijė njeriu Ditėn e Gjykimit, do t’i sheh mėkatet e veta dhe do tė sheh se kush ishte shkaktar pėr ato, pėr ēka edhe kėtu All-llahu [subhanehu ve teala]. thotė: “Atė ditė zullumqari do t’i kafshojė duart e veta, dhe do tė thotė: “I mjeri unė, ta kisha marrė rrugėn e Tė Dėrguarit. O shkatėrrimi im , ah tė mos e kisha bėr filanin mik! Nė tė vėrtetė, pasi e gjeta rrugėn e drejtė, ai mė largoi mua prej saj…” [Furkan; 27] Atė ditė njeriu e kujton shokun e mirė, i cili e ka thirrė nė punė tė mira, ndėrsa ky nuk i ėshtė pėrgjigjur thirrjes. Pastaj, kujton shokun e tij tė keq se si ai e ka thirrė nė punė tė kėqia e ky i ka shkuar pas. O robi All-llahut, sikur ta kujtoje kėtė ditė, do ta shėroje veten nga kjo sėmundje qė ka kapluar gjithė ummetin - nga dobėsia e imanit. O robi All-llahut, kujto Ditėn e Gjykimit kur do tė dalėsh para All-llahut i zhveshur, ashtu si tė ka lindur nėna: dielli tė ėshtė afruar mbi kokė, ndėrsa ti je zhytur nė djersė, e All-llahu tė thėrret: “O filan i biri i filanes, ēfarė ke pėrgatitur pėr kėtė ditė?” Atėherė do tė marrin melekėt dhe do tė afrojnė para All-llahut, e t’i do ti pėrkujtosh tė gjitha mėkatet qė ke bėrė nė kėtė botė: gjumin qė ke bėrė nė kohėn e namazit tė sabahut, vonimin e namazit tė ikindisė, do t’i kujtosh njerėzit e devotshėm kur tė thirrnin nė punė tė mira, ndėrsa ti i refuzoje. Pastaj do tė kujtosh se gruan dhe vajzėn nuk e ke urdhėruar tė mbulohen, edhe pse njerėzit e mirė ta kujtonin kėtė ditė kur ke pėr ta takuar All-llahun, e Ai nga ti do tė kėrkojė llogari pėr kėtė vepėr. Prandaj, nėse ti me kohė pendohesh dhe bėn punė tė mira, All-llahu tė lajmėron se t’i ka falė mėkatet dhe kur ti tė mendosh se je shkatėrruar, All-llahu tė sihariqon me librin e punėve tė mira nė krahun e djathtė. E ti, pas kėsaj do tė thuash: “Lexoeni librin tim. Unė kam qenė i bindur se do tė jap llogarinė time.” Kėshtu pra, e merr librin tėnd dhe lavdėrohesh para tjerėve duke u thėnė atyre: “Shini namazin tim, shihni agjėrimin tim, shihni sadakanė time qė kam dhėnė, shihni haxhxhin qė kam bėrė, shini xhihadin tim qė kam bėrė, shihni se si i kam urdhėruar njerėzit nė punė tė mira” e kėshtu me radhė. Ky ėshtė grupi qė All-llahu ishte i kėnaqur me ta. Por, si ėshtė halli i atij grupi qė All-llahu me ata do tė jetė i hidhėruar? All-llahu pėr ata do tė thotė: “Kapni dhe vejauni prangat, e pastaj futni nė Xhehennem.” Mė tej All-llahu nė Kur’an tregon hallin e kriminelėve dhe thotė: “Do ti sheh kriminelėt atė ditė me kokė tė ulur para Zotit tė tyre, do tė thonė: “Ne kemi shikuar dhe kemi dėgjuar, andaj kthena o Zot nė dunja, ngase tash jemi zgjuar.” Pasha All-llahun, atė ditė njeriu do tė dėshiron qė tė kthehet nė kėtė botė pėr tė vepruar punė tė mira, tė rri nė sexhde sa tė jetė gjallė, mirėpo, atė ditė ēdo gjė ka pėrfunduar, atė ditė vlen vetėm fjala e All-llahut [subhanehu ve teala].: “Kapeni dhe vejani prangat pastaj futeni nė xhehennem. Mandej lidheni me njė zinxhir tė gjatė shtatėdhjetė kut”. Do tė hudhen nė Xhehennem me fytyrė, ndėrsa zjarri i zi i Xhehennemit do tė thotė: “A ka ende?” Aty do t’i gjejnė shokėt e tyre, pėr tė cilėt Allahu nė Kur’an thotė: “Sa herė qė hynė njė grup nė tė, e mallkon atė tė mėparshmin derisa kur tė arrijnė nė tė tė gjithė, grupi i fundit i tyre thotė pėr grupin e tyre tė parė: “Zoti ynė kėta (paria) na kanė humbur neve (nga udhėzimi i drejtė ) pra shtoja dėnimin me zjarr atyre.” Kėshtu pra, njeriu do ta sheh shokun e tij nė zjarr e do tė thotė: “O Zoti im, ky ėshtė ai i cili mė ndaloi nga rruga e drejtė, ky ėshtė ai qė mė pengoi nga namazi, ky ėshtė ai i cili mė pengoi qė tė shoqėrohem me njerėzit e mirė dhe ky mė pengoi nga xhamia. Kėshtu njeriu do tė mundohet t’i arsyetojė mėkatet e veta, por kjo ėshtė e kotė. Pastaj, All-llahu [subhanehu ve teala]. nė Kur’an i pėrshkruan shokėt e tė Dėrguarit [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] duke thėnė pėr ta: “I heqin trupat e tyre prej dyshemeve, duke e lutur Zotin e tyre me frikė dhe me shpresė.” Shokėt e Tė Dėrguarit nuk i mirrte gjumi kur e kujtonin Dtėn e Ringjalljes, zjarrin, momentin e daljes prej varrit, llogarinė, dėnimin dhe shpėrblimin. A mundet njeriu ta bėjė gjumin rehat, kur i kujton kėto ndodhi? Lidhur me kėtė dėgjo kėtė ngjarje! Njėherė I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] kaloi pėrreth shokėve tė tij dhe i pa se ishin habitur duke qeshur. U ndal dhe u tha: “Sikur ta dinit ju atė qė di unė, do tė qeshnit pak e do tė qanit shumė.” Shokėt e tij i ulėn kokat e tyre dhe filluan tė qajnė. E ne o robėr tė All-llahut, tėrė Ramazanin dėgjojmė Kur’an dhe nė zemrat tona nuk ndikon thuajse aspak, ashtuqė asnjė pikė loti nuk rrjedh. Kėto zemra sigurisht i ka mbuluar diēka. O Zot, a thua ēfarė ėshtė ajo qė i ka mbuluar?! Kur’ani nė kėtė pyetje na pėrgjigjet dhe thotė: “Jo nuk ėshtė ashtu, por tė kėqiat qė i punuan zemrat e tyre i mbuluan”. Kurse, ne jemi ata qė pėrgatisim xhenazen apo e pėrcjellim atė, kalojmė pranė varrezave dhe sikur tė mos kishte ndodhur asgjė.Hasan El-Basriu i tha njėherė njė njeriu: “Sikur tė ishe nė vend tė kėtij njeriu tė vdekur, ēfarė do tė kishe bėrė dhe sikur tė jepej mundėsia pėr tė dalė nga varri ēfarė do tė kishe vepruar?” Njeriu u pėrgjigj duke thėnė: “Sikur tė dilte ky njeri nga varri, veprėn e parė qė do ta bėnte ėshtė falja e dy rekateve namaz.” Atėherė Hasan El-Basriu i tha: “Nėse ai kishte pėr ta vepruar kėtė, atėherė bėre ti para se tė tė godet ajo qė e ka goditur atė.” O rob i All-llahut, a nuk mendon nė atė qė e vepron ti pėr ēdo ditė nė mėngjes, kur thua: “Falėnderimi i takon All-llahut i cili mė ngjalli pasi qė isha i vdekur”; a nuk i sheh shokėt tu tė cilėt i kishe njė kohė pranė vetes e tani ata kanė kaluar nė botėn tjetėr; a mendon se mund tė ngrihesh nė mėngjes banor i kėsaj bote, e nė mbrėmje mund tė jesh prej banorėve tė ahiretit apo nė mbrėmje tė jesh prej banorėve tė kėsaj bote, e nė mėngjes tė ngrihesh me banorėt e ahiretit? Mos je i sigurtė se kur del nga shtėpia me veturė, do tė kthehesh i gjallė nė shtėpi?Jo, jo as mos u mundo tė sigurosh veten, bile edhe se pasi t’i dėgjosh kėto fjalė do tė dalėsh nga ky tubim, madje ndoshta nuk do tė kesh fat t’i dėgjosh tė gjitha ato qė kemi pėr tė thėnė! Prandaj, o rob i All-llahut, pendohu e mos humb shpresėn nė mėshirėn e All-llahut, ngase All-llahu ėshtė Falės dhe Mėshirues.

    Njėherė njė plak i mbėshtetur nė shkopin e tij erdhi tek I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] dhe tha: “O Muhammed unė kam shumė mėkate, aq sa sikur t’u shpėrndaheshin banorėve tė tokės do tė shkatėrroheshin, andaj a ka pendim pėr mua?” I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] tha: “Dėshmo se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut dhe se unė jam i Dėrguar i All-llahut.” Plaku dėshmoi se nuk ka tė adhuruar tjetėr pėrveē All-llahut dhe se Muhamedi [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] ėshtė i Dėrguar i All-llahut. I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] e lajmėroi plakun se All-llahu [subhanehu ve teala]. punėt e kėqia tė tij i kishte shndėrruar nė punė tė mira. Plaku u habit dhe tha: “A tė gjithė mėkatet janė shėndėrruar nė punė tė mira?” Po si jo, ia ktheu I Dėrguari, a nuk e ke dėgjuar fjalėn e All-llahut kur thotė nė Kur’an: “Edhe ata tė cilėt kur bėjnė ndonjė mėkat tė shėmtuar ose i bėjnė zullum vetes sė tyre, e pėrmendin All-llahun dhe kėrkojnė falje pėr mėkatet e tyre e kush i falė mėkatet pėrveē All-llahut? Dhe nuk vazhdojnė nė atė qė kanė punuar mė parė.”? Pra, prej kushteve tė pendimit ėshtė qė ti mos tė kthehesh nė mėkatet pėr tė cilat je penduar. I Dėrguari [sal-lell-llahu alejhi ve sel-lem] thotė: “Nuk ka njeri i cili bėn mėkat e pastaj pastrohet (lahet) dhe falė dy rekat namaz, duke mos patur dyshim se All-llahu do ta falė atė, e qė All-llahu mos t’ia ketė falė atij.” Kurse, All-llahu thotė nė Kur’an: “Pėrveē atyre qė pendohen, besojnė dhe veprojnė punė tė mira, atyre All-llahu ua shėndėrron punėt e kėqia nė tė mira, e All-llahu ėshtė Falės dhe Mėshirues.” [Furkan; 70] Prandaj, o rob i All-llahut, pendohu dhe mos e kalo kohėn nė mėkate, mos e le pendimin pėr nė muajin e Ramazanit apo kur tė pensionohesh, apo pėr nė haxhxh, ngase jeta ėshtė e shkurtėr dhe vdekja ėshtė afėr teje! Dhe dije se, All-llahu ėshtė i gėzuar me pendimin e robit tė tij mė tepėr se njeriu qė e humb deven e tij nė shkėrtėtirė, nė tė cilėn e ka ushqimin dhe ujin. Ky njeri i pesimizuar pėr jetė shtrihet dhe e pret vdekjen, kur papritmas i hap sytė dhe para vetes sheh deven e tij tė humbur me ushqimin dhe pijen e tij. Ēfarė mendoni pėr kėtė njeri, sa do tė ishte i gėzuar nė kėtė rast? All-llahu me robin e tij ėshtė edhe mė i gėzuar kur ai pendohet. Prandaj, pendohuni se Zoti juaj ėshtė Falės dhe Mėshirues.

    Nebil el-Ived

    Pėrktheu:

    Refet Zaimi

    Titulli i origjinalit:

    كيف تقوي إيمانك

    Recensent:

    Omer Berisha

    Lektor:

    Zekerija Ibrahimi

    Shtėpia Botuese

    “NuN”

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-07-2006
    Postime
    82
    unė unė kam kohė me falė namazin o maz se punoj djetė orė nė ditė.ok mos mė lodh pash hazreti nuhin e pashė hsreti gjabrailin , ha ha ha nejse lejohen hajgaret pak. Po jap njė mendim pėr forcimine fesė,
    1. me i falė 10 vaktet e namazit
    2. me agjiru/ngjinu/ jo njė muaj por 12 muaj nė vit,
    3 bajramin me e festu natėn se po mė ven marre me shkue nė gjami diten, ha ha ha

Tema tė Ngjashme

  1. Do tė tradhėtonit kombin pėr besimin tuaj?
    Nga RaPSouL nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 153
    Postimi i Fundit: 19-12-2011, 15:00
  2. Kisha ėshtė Njė
    Nga Albo nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 29-05-2010, 11:25
  3. Pėrgjigje: 75
    Postimi i Fundit: 31-05-2009, 11:58
  4. Ndikimi ne besimin e Allahut
    Nga tulipanonero nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 10-04-2009, 12:09
  5. Besimi dhe besimtari
    Nga Fjala e drejte nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 15-12-2004, 16:41

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •