Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3

Tema: Vetevrasja !

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e phyro
    Anėtarėsuar
    09-12-2005
    Postime
    39

    Vetevrasja !


    Vetevrasja

    -----------------------------------------------------------------------------------------------------------



    -Pse ndodh, si ta njohim dhe si ta parandalojmė?
    Vetėvritet me helm njė 15 vjeēare…”, “Njė djalė u hodh nga ndėrtesa e banesės sė tij pasditen e sė dielės…”, “Gjendet e vetėvrarė nė dhomėn e saj njė 19 vjeēare…”. Kėto lajme tragjike janė bėrė tashmė subjekti i kronikės sė zezė nė tė pėrditshmet informative. Ngjarje qė ndodhin ēdo ditė, qė nuk rreshtin, njė refren tragjik.

    Studimet e fundit statistikore e rendisin vetėvrasjen si shkakun e dytė tė vdekshmėrisė te tė rinjtė e moshės 15-19 vjeēare. Pse tė rinjtė qė e kanė jetėn pėrpara janė kaq tė dėshpėruar sa t’i japin fund asaj pa e nisur end? Mbetet e vėshtirė t’i japėsh njė shpjegim tė thjeshtė kėsaj pyetjeje, pasi shkaku i vetėvrasjes nuk ėshtė njė faktor i vetėm qė e shpėrthen, por njė e kaluar, njė pėrjetim problematik, konflikte tė mėparshme. Ndaj vetėvrasja ėshtė shprehje e njė parehatie, njė thirrje qė mbart dhimbje dhe vuajtje.

    Ekziston njė pėrshkallėzim problemesh qė kanė filluar shpejt dhe janė theksuar apo rėnduar me kalimin e viteve, arrijnė njė pikė kulminante dhe me shfaqjen e problemit tė fundit kriza vetėvrasėse shpėrthen. Kjo krizė vjen si pasojė e njė humbjeje qė mund tė marrė forma tė ndryshme: nevoja tė paplotėsuara qė perceptohen si mungesė, humbje identiteti, humbje vetėvlerėsimi, humbje dashurie, humbje pėrkrahjeje. Ngarkesa afektive dhe emotive qė lidhet me humbjen ėshtė e rėndėsishme. Reagimet ndaj humbjes janė intensive dhe i riu e kontrollon me vėshtirėsi impulsivitetin dhe zemėrimin e tij. Kur humbja dhe stresi shtohen pėrditė, i riu mund tė jetė i dėshpėruar dhe indiferent dhe tė largohet nga ambienti, kurse ndjenjat e dėshpėrimit apo besimi se situate mund tė ndryshojė zbehen krejtėsisht.

    Rastet e shumta tė vetėvrasjes te tė rinjtė ndodhin sepse kjo periudhė e jetės ėshtė e mbushur me ndryshime nė nivelin social, familjar, fizik dhe afektiv. Kėto ndryshime bėjnė qė tė pėrjetohen ankthe qė mund tė shkojnė deri nė sjellje vetėvrasėse nėse u shtohen edhe faktorė tė tjerė stresues.
    Sjellja vetėvrasėse zgjidhet vetėm pasi janė provuar sjelljet e tjera, tė cilat nuk kanė dhėnė rezultat. Kjo sjellje ėshtė perceptuar atėherė si zgjidhja e vetme e mundshme, ēka bėn qė tentativa vetėvrasėse tė shprehė dėshirėn pėr ndryshim tė situatės mė tepėr sesa t’i japė fund jetės, pasi vetėvrasja ėshtė njė kundėrshti, njė revansh kundrejt ndjenjės sė pafuqisė pėr tė ndryshuar situatėn problematike.

    Studimet e bėra mbi vetėvrasjen tregojnė se me tė lidhen shumė faktorė, por problemet familjare mbeten arsyeja kryesore. Klima familjare ėshtė rėnduar me konflikte prindėrore, me abuzime fizike apo morale tė tė riut, me dhunė, me alkoolizėm dhe me indiferencė prindėrore, me vėshtirėsi ose me mungesė komunikimi, me qėndrime neglizhonte tė prindėrve ndaj tė riut etj…
    Shpesh tė rinjtė qė kanė sjellje vetėvrasėse pėrjetojnė njė izolim social dhe mendojnė se miqtė apo shokėt e tyre nuk i duan. Ka prej tyre qė kanė shoqėri, edhe pse mund tė pėrjetojnė vėshtirėsi relacionale. Ata nuk e pranojnė ndihmėn qė u vjen prej tyre dhe duan t’ia dalin vetė. Ata janė tė bindur se askush nuk mund t’i ndihmojė pėr atė qė kanė nevojė.

    I riu vetėvrasės e percepton vetveten si fajtor, si tė keq, si tė paaftė. Ai e nėnvlerėson veten, nuk ka qėllime nė jetė, nuk merr pjesė nė aktivitete, ka rezultate tė ulėta shkollore, nuk e kontrollon sjelljen e tij dhe ėshtė impulsiv.
    Duhet theksuar se vetėvrasja nuk ndodh menjėherė dhe papritur, por ėshtė njė proces i plotė qė fillon qė nga momenti kur i riu kėrkon zgjidhjen pėr problemet e tij dhe mundėsinė pėr tė ndryshuar situatėn ose pėr tė zbutur dhimbjen. Nė kėtė moment ideja e vetėvrasjes ėshtė ende e papėrcaktuar, ose ėshtė shumė pak e pėrcaktuar. Duke kėrkuar tė gjejė njė zgjidhje, pasi zgjedhjet qė ėshtė pėrpjekur tė gjejė kanė qenė tė pafrytshme, pėr tė riun imazhi i vdekjes shfaqet si njė zgjidhje e mundshme. Pamundėsia pėr tė zgjidhur problemin provokon njė ankth tė madh dhe ideja e vetėvrasjes bėhet e pranishme dhe i riu pėrpunon skenarėt e saj. Ai ėshtė i mbytur nga dėshpėrimi dhe vetėvrasja konsiderohet si zgjidhja e vetme e vuajtjes sė tij. Ai pėrcakton orėn, datėn, vendin. Shpesh para se tė kryejė aktin, ai duket sikur ėshtė i mirė, pasi e ka gjetur tashmė zgjidhjen pėr t’i dhėnė fund vuajtjes. Kalimi nė akt tani ėshtė kristalizuar dhe mjafton njė ngjarje qė ta shpėrthejė.

    Ėshtė e rėndėsishme tė dihet se nuk ėshtė kurė vonė pėr tė ndėrhyrė. Frika dhe dyshimi pėr tė kaluar nė aktin vetėvrasės ėshtė e pranishme te tė rinjtė sepse aspekti psikologjik i tyre pėr nga vetė mosha ėshtė i paqėndrueshėm dhe impulsiv, por duhet thėnė gjithashtu se i gjithė ky proces vetėvrasės mund tė jetė tepėr i shkurtėr.

    Shenjat qė paralajmėrojnė vetėvrasjen
    Vetėvrasja nuk ndodh papritur. Shpesh personi jep mesazhe pėr tė dhėnė nė alarm ambientin ku jeton. Thirrjet pėr ndihmė qė nuk duhen humbur janė:
    - shprehjet e drejtpėrdrejta (verbale apo tė shkruara) qė shprehin pėr tė vdekur “Mė mirė tė vdes...” , “Nuk ia vlen, nuk do tė mė shihni mė...” , “Kam frikė tė vetėvritem....”;
    - shprehjet indirekte si aluzionet pėr vetėvrasje, pėrgatitja pėr njė udhėtim tė gjatė, letrat e lamtumirės;
    - humbja e oreksit, ērregullimet e gjumit;
    - humbja e interesit pėr gjithēka, vetizolimi, braktisja e miqve, e shokėve, e aktiviteteve qė i pėlqenin mė parė;
    - temperamenti qė ndryshon befas, nga agresiviteti i theksuar nė njė dėshpėrim tė thellė.
    Tė gjitha sjelljet e mėsipėrme shfaqen te pjesa mė e madhe e tė rinjve. Shpejtėsia dhe kohėzgjatja e tyre duhet tė zgjojė shqetėsimin e prindėrve dhe tė personave pranė tyre.

    Si mund t’a ndihmojmė njė person me ide vetėvrasėse?
    Tė thyesh qetėsinė dhe izolimin dhe tė flasėsh pėr vetėvrasje me tė nuk e nxit aspak kalimin nė akt, por pėrkundrazi e ndihmon atė tė thyejė ankthin, tė shprehė dhimbjen dhe vuajtjen e tij.
    Njė person me ide vetėvrasėse mund t’a ndihmojmė duke e dėrguar me seriozitet, duke mos bėrė moral apo duke mos e minimizuar problemin qė ai ka. Kėtij personi mund t’i vijmė nė ndihmė duke e vėzhguar nėse idetė vetėvrasėse i ka tė vazhdueshme dhe nėse i ka siguruar mjetet pėr tė kryer aktin e tij, pasi nė kėtė moment ndėrhyrja duhet tė jetė urgjente dhe i duhet ofruar ndihma e specialistėve.
    Mos nguroni, flisni!

    A ėshtė e sigurt njė qenie njerėzore se me vetėvrasjen i ka dhėnė fund vuajtjes dhe dhimbjes?
    Fundin e vuajtjes pas vetėvrasjes na e sqaron thėnia e tė Dėrguarit tė Allahut, Muhamedit alejhi selam, e cila thotė; “Kush e vret veten me ndonjė gjė do tė dėnohet pėr tė nė zjarrin e xhehenemit.”Buhariu dhe Muslimi.
    Nga vetėvrasja nuk ka frikė vetėm ai qė beson se nuk ka jetė pas vdekjes ose besimi i tij, nėse ka, ėshtė i dobėt. Pėr kėtė arsye, pėrqindje e vetėvrasjeve te myslimanėt ėshtė mė e vogla nė botė. Allahu i Madhėruar ka thėnė pėr vetėvrasjen se ajo ėshtė e ndaluar.”Mos e vrisni veten tuaj! Allahu ėshtė i mėshirshėm me ju.”(Nisa,2)
    Ndėrsa nė njė hadith thuhet se Profeti alejhi selam ka thėnė: “Mos tė kėrkojė ndonjėri prej jush vdekjen nėse ndodhet nė gjendje tė vėshtirė, por nėse patjetėr e kėrkon vdekjen, le tė thotė;”O Zot! Nėse jeta ime ėshtė mė e mirė pėr mua, mė mundėso tė jetoj, e nėse vdekja ėshtė mė e mirė pėr mua, mė mundėso vdekjen”.Buhariu dhe Muslimi.

    Burimi: Revista "Argumenti" --------------------------------------------------------------------
    Nga: Anjeza Dishnica

  2. #2
    Il padrino Maska e DEN_Bossi
    Anėtarėsuar
    31-07-2006
    Vendndodhja
    Shkoder-Tirane
    Postime
    450

    Vetvrasja, zgjidhje apo...

    www.pastres.com

    Tashmė ajo ėshtė njė plagė qė po dhemb fort edhe nė gjirin e shoqėrisė sonė. Vetėvrasjet e njėpasnjėshme dhe tė ngjashme me njėra-tjetrėn tronditėn me tė drejtė jetėn e brishtė "moderne" tė kėtij vendi.

    Prej shumė kohėsh vetėvrasja ka qenė njė problem shumė shqetėsues qė ka vėnė nė lėvizje psikologė e sociologė perėndimorė, duke bėrė qė tė ngrihen organizma tė ndryshme joqeveritare e shumė institucione shtetėrore pėr zgjidhjen e kėtij problemi me pėrmasa tė gjera. Kėta studiues megjithėse konsiderohen mendjendritur, fatkeqėsisht e kanė kuptuar shumė vonė ose nuk e kanė kuptuar akoma se rrugėzgjidhja e vetme e kėtij problemi ėshtė besimi nė njė Zot.
    Muajin e fundit kjo dukuri ka copėtuar, katėr herė brenda pesėmbėdhjetė ditėve, zemrėn e lodhur tė popullit tonė tė shumėvuajtur. Katėr raste tė tilla nė njė kohė kaq tė shkurtėr janė shumė pėr njė popull tė vogėl si ne, ku pothuajse tė gjithė kemi lidhje farefisnore me njėri tjetrin. Por ajo qė e bėn akoma mė shqetėsues kėtė fakt ėshtė se tre nga viktimat ishin minorenė. E ē'mund ta ēojė njė tė mitur tek vetėvrasja. Ē'mund ta bėjė njė person qė nuk ka filluar akoma tė provojė jetėn, tė mendojė t'i japė fund asaj. Ndoshta shoqėria jonė duhet tė mendojė pak rreth kėsaj.
    Duhet tė mendojė rreth telenovelave, tė cilat ulemi e i shohim bashkė me fėmijet pa marrė parasysh moshėn e tyre. E kėta tė mitur shohin heronjtė e tyre se si ndahen, bashkohen, pėrdhunojnė apo vrasin veten.
    Apo rreth disa organizatave pseudofetare qė nėn petkun e besimit nė Zot zhvillojnė aferat e tyre tė pista dhe u ngatėrrojnė mendimet njerėzve me lloj-lloj ēmendurirash. E sigurisht qė tė parėt qė bien pre e pėrrallave tė tyre, janė fėmijėt.
    Lidhja qė viktimat kishin me sektin e quajtur "Dėshmitarėt e Jehovait," logjikisht bėri qė shumė njerėz tė dyshonin nėse predikohet ose stimulohet njė akt i tillė nga ky sekt apo anėtarėt e tij. Meqė ata njihen si pėrfaqėsues tė njė mendimi fetar, vėshtrimi i dyshimit, qėllimisht ose jo i kaloi pėrmasat e ngjarjes duke i pėrgjithėsuar tė gjithė besimet fetare. Dikush tjetėr pretendoi se ėshtė mė mirė tė mos besosh, ndėrkohė qė njohuria mė minimale mbi fetė tradicionale nė Shqipėri, tė bėn tė konstatosh se ato e ndalojnė kategorikisht vetvrasjen.
    Emile Durkheim, i njohur edhe pėr studimet e tij kėrkimore, nė njė kėrkim tė hollėsishėm tregon se numri i vetvrasjeve nė popullsitė e njohura si besimtare tė besimeve hyjnore ėshtė shumė mė i vogėl se nė popullsitė e tjera.
    Nėse kėtė fenomen qė ka munduar kaq shumė shtetet e zhvilluara tė kohės sonė, Perėndimin dhe SHBA-nė, do ta studiojmė tek anėtarėt e besimit Islam, do tė vėrejmė se pėrhapja e vetėvrasjes nė kėtė popullsi, pėr tė mos thėnė fare, ėshtė nė minimum.
    Islami e ndalon rreptėsisht vetvrasjen. Pėr ēfarėdo lloj arsye qoftė askush nuk ka tė drejtė t'i japė fund jetės sė vet, sepse ajo ėshtė amanet nga Zoti dhe askush nuk mund ta shpėrdorojė atė. Nė Islam (vet) vrasja konsiderohet sikurse vrasja e dikujt tjetėr dhe ėshtė njė prej mėkateve tė mėdha.
    Nė suren Maide, ajetin 22, shpjegohet se t'i shpėtosh dikujt jetėn, ėshtė sikur t'i japėsh jetė gjithė njerėzve dhe t'i marrėsh jetėn dikujt konsiderohesh fajtor sikur ke vrarė gjithė njerėzit. Ndėrsa nė suren Nisa, ajeti 29 ndalohet drejtpėrdrejt vetėvrasja dhe thuhet "dhe mos e vrisni veten tuaj."
    Ndėrsa Profeti Muhammed a.s. nė njė hadith qė gjendet nė shumė prej librave mė tė besueshėm tė haditheve, tė Buhariut, Muslimit, etj. e ndalon vetvrasjen duke sqaruar se ai qė kryen njė akt tė tillė hyn nė xhehennem.
    Vetvrasja ndodh nė njė situatė tė vėshtirė psikologjike pėr personin, nė atė moment logjika nuk funksionon, ndjenjat janė tė turbullta dhe mendimet e kanė humbur komplet kthjelltėsinė. Zbrazėtira qė njeriu ndjen e shtyn drejt veprimeve tė pamenduara. Stresi qė ai ka, shumė herė mund ta ēojė nė kėtė fund tė hidhur. Nė kėtė gjendje njeriu preferon vetėvrasjen si zgjidhje, por nuk e kupton se ajo ėshtė zgjidhja mė e keqe, madje nuk ėshtė aspak zgjidhje, ėshtė vetėm fillimi i problemeve qė fillojnė pas saj.
    Fėmijėt janė ata qė duhen patur kujdes mė shumė. Ngaqė nuk u janė pjekur akoma mendimet, ata mund tė bien pre tė vendimeve tė ēastit. Sot mund tė ndikohen prej njė mashtrimi tė bėrė nė emėr tė fesė, por pėrvetėsimi i lloj-lloj ideve, pamjeve vizive, shkrimeve, lojrave tė fatit e sa e sa viruseve qė brejnė ndėrgjegjen njerėzore dhe e drejtojnė drejt degjenerimit, shkatėrrimit tė vlerave dhe tė vetvetes, mund ta ndikojnė atė qenie tė njomė pse jo mė pas edhe drejt vetvrasjes. Vetvrasja e parė ndikoi tek e dyta, e dyta tek e treta e kėshtu me radhė. Viktima e mėpasme pa problemet e veta tek paraardhėsja dhe ndodhi ajo qė ndodhi. Nė kėtė kohė familjet duhet tė tregohen mė tė kujdesshme me fėmijėt e tyre. Tė mos i lėnė ata tė paedukuar e tė paarsimuar, por nė tė njėjtėn kohė tė jenė nė dijeni tė vendeve ku shkojnė, tė shokėve qė luajnė, tė emisioneve dhe filmave qė ndjekin, etj.
    Shumėkush mund tė tregojė varfėrinė, mentalitetin apo kushtet e jetesės si shkaktarė tė vetėvrasjes. Megjithėse nuk mund tė pėrjashtohen si shkaqe, evident ėshtė fakti se kėta njerėz nuk janė tė kėnaqur nga jeta dhe nuk i besojnė dikujt qė tė mund t'u zgjidhė problemet e tyre, qė t'u japė fund vuajtjeve shpirtėrore dhe qė t'i shpėrblejė pėr durimin qė bėjnė.
    Ndėrkohė qė besimi nė njė Zot i jep zgjidhje tė gjithave. Sidoqė t'i ketė kushtet, nė ēfarėdo rrethanash tė ndodhet dhe ēfarėdo vėshtirėsish qė tė ketė, njeriu qė beson e di se ėshtė dikush qė e mbikqyr. E mendon si njė provim atė ēast tė vėshtirė dhe duron me mendimin se do ta marrė shpėrblimin e durimit tė tij. Ai qė beson nuk ngelet kurrė vetėm, sepse edhe sikur ta braktisin tė gjithė njerėzit ėshtė dikush qė nuk e braktis kurrė. Nė kėtė mėnyrė, me tė tilla mendime njeriu merr kėnaqėsi edhe nga kjo botė dhe sigurisht shpėrblehet shumė mė tepėr nė atė tjetrėn. Pėr t'i dhėnė zgjidhje kėsaj ēėshtje sikurse dhe shumė ēėshtjeve tė tjera muslimanėt, kanė njė rol sa tė vėshtirė aq edhe tė rėndėsishėm. Teologu dhe shkrimtari i njohur amerikan Peter Craft, nė njė libėr ku paraqet me statistika degjenerimin nė fakultete tė ndryshme tė shoqėrisė amerikane, shprehet se ringjallja e vlerave morale mund tė bėhet vetėm me ndihmėn e domosdoshme tė muslimanėve.
    Kur'ani e ka thėnė fjalėn e vet, edhe Profeti a.s. po ashtu. Ajo qė na ngelet ne, ėshtė qė t'i zbatojmė ato dhe t'ua mėsojmė edhe tė tjerėve me mėnyrėn mė tė pėrshtatshme, me butėsi e sinqeritet. Allahu nuk ka dėrguar asnjė sėmundje pa ilaē, asnjė problem pa zgjidhje, asnjė shqetėsim pa shpėrblim, dhe asnjė jetė pa qėllim. Jeta pasqyron mė qartė se ēdo gjė emrat e Allahut. Ajo ėshtė e bukur. Ėshtė prej Tij. Askush tjetėr nuk ka tė drejtė t'i japė fund.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-03-2007
    Postime
    86
    Selamu Aleikum We Rahmetull-llah We Bereketuhu, Eshte Nje Nga Gjynahet Me Te Medha Siq E Tha Den Bosi Ska Shpetim Ai Njeri Qe Behet Kriminel I Vetvetes All-llahu Na Nxorri Ne Jete Ai Duhet Te Na E Marri Jeten E Jo Ne.ben Shembull Edhe Nje Vajze Qe Eshte Prostitute I Ati Do Ta Vrase Dhe I Thote Jo!jam Un Ai Qe Do Vendosi E Jo Ti,po Sikur Te Vije Dikush Ne Pronen Tende Dhe Te Thote Do Besh Kshu.a Do E Degjoje?atehere Un Jua Dhashe Jeten Dhe Ju Jemi Prone E Imja.ju Kam Dhene Mundesi Per Cdo Gje Ju Vazhdoni E Shfrytezojeni Per Te Mira Qe Te Gjithe Te Jeni Te Barabarte,e Jo Inadqij.ziliqare..cka Te Punoni Do Fitoni..

Tema tė Ngjashme

  1. Pse po vetėvriten njerėzit nė Shqipėri?
    Nga EdiR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 34
    Postimi i Fundit: 07-11-2011, 08:09
  2. Vetėvrasja
    Nga J@mes nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 108
    Postimi i Fundit: 22-04-2011, 11:10
  3. Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-04-2009, 17:31
  4. Vetevrasja
    Nga rabija nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 22-08-2006, 10:00
  5. Vetevrasja per dashurine
    Nga Dito nė forumin Nė kėrkim tė romancės
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 22-02-2005, 17:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •