Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dritë në Kalanë e Rozafës

    Ndriçohet cep më cep me projektorë



    Për simbolin e historisë, simbolin ku janë gërshetuar kulturat dhe kanë lulëzuar qytetërimet, Kalaja Rozafa në Shkodër, tani nuk ka më errësirë, pasi dhe gjatë natës ajo do të ndriçohet nga projektorë të fuqishëm dhe drita në çdo cep. Fondi që ka dhënë bashkia e qytetit për të realizuar ndriçimin e Kalasë Rozafa, është 29 milionë lekë të vjetra. Projekt ky që realizohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës. Për ndriçimin e kalasë janë vendosur 173 projektorë me fuqi 500 vat secili prej tyre, të cilët do të ndriçojnë të gjithë perimetrin e mureve të jashtme. Gjithashtu në qendër të oborreve të kalasë janë instaluar 10 projektorë të tjerë me fuqi prej 1000 vatësh secili, por ky investim është paraprirë vetëm pak kohë më parë, duke vendosur edhe 28 fenerë që ndriçojnë rrugën që të çon për në kala. Nga numri i përgjithshëm i projektorëve të instaluar në kala, rreth 83 projektorë do të bëjnë ndriçimin nga pjesa e jashtme, ndërsa pjesa tjetër do të bëjë të mundur ndriçimin e mureve të brendshme dhe të oborreve të kalasë. E veçanta e këtij investimi është se për herë të parë në një objekt të tillë me përmasa gjigande, siç është Kalaja e Shkodrës, do të përdoren teknikat bashkëkohore të ndriçimeve të jashtme me ulje drite. Kjo gjë do të bëjë që kalaja jo vetëm do të ketë një pamje madhështore, por ajo mund të vizitohet edhe gjatë natës nga vizitorë të ndryshëm. Me gjithë fuqinë e madhe të instaluar në këtë objekt, vlen të theksohet se ajo nuk do të ndikojë në rritjen e ngarkesës në banesat e lagjes përreth kalasë, pasi furnizimi i saj është i shkëputur dhe ushqehet nga një kabinë më vete që ndodhet në ambientet e brendshme të kalasë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte i pranishëm ministri i Kulturës, Ylli Pango, i cili bashkë me kryebashkiakun e qytetit të Shkodrës Lorenc Luka, prenë shiritin e inaugurimit. Pas prerjes së shiritit Pango u shpreh se financimi prej 2,9 milionë lekësh që Bashkia Shkodër ka investuar për ndriçimin e Kalasë Shkodër, ka qenë një nga objektivat që qeveria ka parashikuar për 7 parqet arkeologjike që ndodhen në vendin tonë. Pas parkut të Butrintit ishte radha e kalasë së Shkodrës që të përfitonte nga granti i qeverisë, qëllimi i së cilës është rritja e nivelit të prezantimit sa më dinjitoz të pasurive tona kulturore dhe historike, si dhe rritja e kapaciteteve turistike.

    Sipas ministrit Pango, puna e ministrisë së tij është e drejtuar në dy objektiva: a- kompletimi i sinjalistikës turistike, b- vënia në eficencë të plotë të zyrave turistike në qytetet kryesore.

    Me investimet që qeveria ka parashikuar për Shkodrën, është shprehur ministri, kam bindjen se ajo do të jetë në radhë e para për zhvillimin e turizmit dhe thithjen e sa më shumë turistëve të huaj dhe vendas. Gjatë 6-mujorit të dytë të këtij viti qeveria sërish ka planifikuar fonde shtesë nga buxheti i shtetit për objektet muzeale.

    Sipas kryetarit të Bashkisë Shkodër, Lorenc Luka, pas kalasë së Shkodrës radhën e ka rruga muzeale "13 dhjetori", Kisha e Shirqit dhe shumë objekte muzeale dhe kulturore të Shkodrës. Qëllimi i këtyre investimeve është ruajtja dhe pasurimi i vlerave kulturore të një qytetërimi të hershëm që qyteti i Shkodrës ka privilegjin ta ketë si "një qytet djep kulture".

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ja dhe disa pamje te Kalase Se Rozafes..

    Emri:  Rozafa 1.jpg

Shikime: 689

Madhësia:  36.7 KB

    Emri:  Rozafa 2.jpg

Shikime: 725

Madhësia:  41.8 KB
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Pango dhe Brace ingaurojne kalane e Rozafes

    • Kalaja e Rozafes tashme rikonstruktuar me nje fond te dhene nga bashkia e Shkodres. Tashme ajo do te jete terheqese per turistet edhe naten


    Kalaja e mocme e Rozafes ne Shkoder do te jete terheqese per turistet edhe naten. Te shtunen ishin ne Shkoder per inagurimin e ndricimit te kalasa Ministri i Kultures, Ylli Pango dhe drejtori i Trashigimise Kulturore Apollon Brace. Investimi u realizua me nje fond te dhene nga bashkia e Shkodres, pjese e grantit te qeverise per investimet ne vlerat muzeale te vendit.

    Ballkanweb
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    Kalaja e Rozafës nuk ka ndriçim, vidhet kablli elektrik

    17:27 10/05/07



    Ndriçimi I kalase se Shkodres, I inauguruar ne mesin e muajit Prill me pranine dhe te ministrit te kultures Pango, prej disa ditesh eshte dëmtuar. Persona te papërgjegjshëm qe kane vjedhur kabllin elektrik, madje nuk kane kursyer as disa nga poçat e vendosura ne kala per ndricim. Nga ky dëmtim ne gjysmen e rruges ngjitëse per ne kala mbizotëron errësira. Kane qene rreth 2.9 milione leke te dhena nga Bashkia Shkoder qe kane mundesuar ndriçimin e ketij objekti simbol te qytetit. Ndriçimi I kalase Rozafa eshte realizuar per here te pare. Për realizimin e këtij investimi janë vendosur 173 prozhektorë me fuqi 500 Vatësh sejcili prej tyre, të cilët ndriçojnë të gjithë perimetrin e mureve të jashtme. Gjithashtu në qendër të oborreve të kalasë janë të instaluara 10 prozhektorë të tjerë 1000 Vatësh seicili, ndersa jane vendosur edhe 28 fenerë të cilët ndriçojnë rrugën ngjitëse për në te. Policia e shkodres ka filluar nje hetim per te zbardhur autoret e kesaj vjedhje.

    a1tv


    jeni ne vete ju, c'i duam dritat ne!
    Kristal...
    ..E bardhë...
    ..Që më mban gjall!

Tema të Ngjashme

  1. Gjergj Kastriot Skënderbeu
    Nga Arbushi në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 434
    Postimi i Fundit: 18-09-2022, 06:57
  2. Legjenda e Rozafës
    Nga shigjeta në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 17-03-2019, 20:10
  3. 6 Prill 1911 ngritja e flamurit kombëtar në kalanë e Deçiçit
    Nga Labeati në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 04-12-2014, 03:33
  4. Legjenda e Rozafës
    Nga paperino në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-08-2006, 14:16
  5. 35 milione lek per te shkuar ne Kalane e Krujes!!!
    Nga malli në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-05-2003, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •