Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Jimmi_1978
    Anëtarësuar
    10-11-2006
    Vendndodhja
    Larg
    Postime
    443

    Për ‘inferioritetin’ e femrave

    PËR ‘INFERIORITETIN’ E FEMRAVE

    Valon Xharra

    Javen e kaluar, në debatin televiziv “Jeta në Kosovë” që kësaj here iu përkushtua shëndetësisë kosovare, u përvodh edhe një mini-debat një minutësh ndërmjet ish ministrit të shëndetësisë dhe parlamentarit Numan Baliq dhe dy femrave në emision, moderatores dhe mysafires prezente në debat. Ky debat u nxit rastësisht nga dëshira e pjesëmarrësve për të marrë fjalën, dhe gjatë kësaj lufte për mikrofon, zoti Baliqi pohon se si mashkull, dhe si mysliman, ai duhet të ketë përparësi të flasë përpara doktoreshës. Më saktësisht, gjatë kësaj përplasjeje për të fituar të drejtën e të shprehurit, zoti Baliq pohon se “Te myslimanët burri ka përparësi”. Kur moderatorja dhe mysafirja iu kundërvunë për këtë koment, ai me një vetëbesim naiv insiston se meshkujt janë të privilegjuar nga Zoti dhe deklaron se “Këto janë ligje të zotit qe askush nuk mund t’i ndryshoj.”

    Po ta analizojmë këtë koment nga këndvështrimi historisë së aplikimit të fesë, na del se zoti Baliq ka të drejtë. Feja me shekuj të tërë është përdorë për ti fuqizuar meshkujt dhe për t’i vendosur ata në pozita dominuese ndaj femrave. Tekstet religjioze si Bibla e Kurani i japin meshkujve një përparësi ndaj femrës në shumicën e sferave jetësore. Dhe ky nënshtrim i femrës ndaj mashkullit fillon me librin e parë të Biblës, Zanafillën, ku femra ‘formohet’ nga brinjët e mashkullit, dhe si e tillë ajo gjithmonë do të prezantohet si inferiore ndaj fuqisë intelektuale, shpirtërore dhe fizike të gjinisë së kundërt. Përpiluesit klerikë të Biblës e konsideronin menstruimin e femrave si një burim të njollosjes, si një dënim nga Zoti, dhe gjatë kësaj periudhe ato ndaloheshin të merrnin pjesë në ritualet religjioze. Kisha Ortodokse Greke, edhe sot e kësaj dite i ndalon femrat të rrëfehen në kishë gjatë periudhës menstruale. Në Bibël, një pjesë e madhe e femrave janë të pabesa, ziliqare dhe gjithmonë janë duke planifikuar komplote të ndryshme. Dhe porosia e Biblës për këto femra ‘të pabesa’ është e qartë: "Zoti të bëftë objekt mallkimi dhe nëme midis popullit tënd, kur do të bëjë të të dobësohen ijet dhe të fryhet barku yt” [Numrat 5:27]. Megjithatë, theksi i veçantë në pabesinë ndaj femrave ka të bëjë më pak me qëndrimet e Zotit ndaj femrave, derisa kjo mund të interpretohet më shumë si një agresivitet i drejtuar ndaj femrave që thelbin e ka në paaftësinë e meshkujve për t’i kontrolluar impulset e tyre seksuale.

    Në Kuran, gjithashtu, meshkujt udhëzohen që në rast se masat tjera nuk funksionojnë për të shtypur ‘kryelartësinë’ e femrave, atëherë ata kanë të drejtë edhe t’i rrahin gratë e tyre. Në një shembull tjetër të diskriminimit të përditshëm fetar , në xhami, meshkujt e femrat nuk mund të falen bashkë si rezultat i pozicioneve ‘jo modeste’ që besimtaret duhet të marrin gjatë faljes. Dhe si rezultat i kësaj femrat duhet të falen prapa perdeve, ose në podrume e tavane të xhamive derisa hyrja kryesore për në xhami dhe dhoma qendrore e shtëpisë së Zotit do t’i takoj meshkujve. Kjo rregull natyrisht se nuk mund të gjendet askund në Kuran dhe ilustron edhe njëherë faktin se interpretimi i njëanshëm i teksteve fetare bëhet për të rrënjosur edhe më thellë superioritetin gjinor. Prandaj interpretimi i fesë dhe aplikimi i ligjit fetar nëpër shumë gjykata fetare, qofshin ato gjykata të sheriatit, hebreje apo krishtere, institucionalizon diskriminimin ndaj femrave.

    Megjithatë, diskriminimi ndaj femrave nuk përfundon me tekste fetare. Edhe jashtë sferës religjioze, femrat janë viktima të diskriminimeve dhe konflikteve nëpër botë. Sipas një raporti të OKB-së, një grua vdesë çdo minutë nga komplikimet e lindjes dhe shtatzënisë, në ShBA, një grua sulmohet çdo 15 minuta; femrat janë pesë herë më të prekshme se meshkujt ndaj sëmundjeve të transmetuara seksualisht, dhe rreth 333 milion femra infektohen nga këto sëmundje çdo vit. Të paktën 130 milion femrave u janë gjymtuar organet seksuale përmes prerjes së klitorisit; derisa mijëra vajza vdesin çdo vit në ‘vrasje nderi’ në botë. Çdo vit, rreth 2 milion vajza të moshës 5 deri 15 vjeçare trafikohen për të ‘kënaqur’ kërkesën e tregut për prostituta.

    Qasja diskriminuese ndaj femrave shqiptare është gjithashtu e rrënjosur edhe në Kanun, një libër që preferohet nga shumë shqiptarë si një dhuratë për ndërkombëtarët me besimin se ky libër prezanton civilizimit tonë të lashtë. Sa për fillim, për Kanunin "Grueja është shakull per me bajtë". Për më shumë, "Kanuja e konsideron gruen si një tepricë në shtëpi [të saj para martesës]." Dhe mbi të gjitha "Burri ka tager (te drejtë): me kshillue e me qortue gruen; b) me rrahe e me lidhë gruen e vet, kur te mbrrijë me i a perbuzë fjalen e urdhnin." Ç’është më fatkeqe, edhe sot ligjet e kanunit ende gjejnë aplikim nëpër shumë vise shqiptare. Prandaj, nuk është për tu çuditur kur organizata me renome botërore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Amnesty International, vitin e kaluar publikoj një raport ku theksohet se 40 përqind e femrave shqiptare në Shqipëri janë keqtrajtuar nga burrat e tyre.

    Dhe prapa këtyre ‘rregullave’ dhe statistikave marramendëse, qëndron besimi i shumicës së meshkujve, duke përshfirë edhe zotin Baliq, në inferioritetin e femrave. Po të mos ishte zoti Baliq një anëtar i institucionit më të lartë në Kosovë, dhe ish ministër qeveritar, ndoshta edhe nuk do t’ia vlente që dikush të merrej me njerëz të tillë. Por, duke marrë parasysh se zoti Baliq është fytyrë publike në jetën kosovare, dhe ç‘është më ironike, ai është anëtar i komisionit për barazi gjinore në kuvendin e Kosovës, atëherë nuk bënë të lejohet që ky koment i tij të kaloj pa ndonjë reagim të mirëfilltë nga mediat, shoqëria civile e mbi të gjitha nga vetë pjesëtaret e gjinisë femërore në kuvend. Ky do të duhej të ishte rasti kur femrat në kuvend do të duhet ta justifikojnë forcën e tyre të ofruar përmes diskriminimit pozitiv. Për ndryshe, ato vetëm do t’i justifikojnë kritikët në pohimet e tyre se femrat në parlamentin tonë janë vetëm kukulla të liderëve partiakë dhe se ato nuk kanë fuqi vendimmarrëse.

    Si anëtar i institucionit më të lartë që përpilon ligjet në Kosovë, zoti Baliq do të duhet ose të filloj t’i respektojë ato ligje (një ndër to edhe ligji për Barazi Gjinore që thekson se “Garantimi i të drejtave të barabarta është detyrë e tërë shoqërisë dhe nënkupton mënjanimin e pengesave në realizimin e barazisë gjinore”) ose të tërhiqet apo shkarkohet nga pozita e tij e tanishme. Ndoshta, në bazë të mendimeve dhe besimeve të tij fetare, zoti Baliq do të ketë jetë më të rehatshme në ndonjë shtet në Afrikë apo Lindje të Meme ku këto “ligje të Zotit” të tij gjejnë ende aplikim. Shpenzimet e një bilete një-drejtimëshe për në atë vend me gjithë qejf do të ja mbuloja unë.
    Barca

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anëtarësuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Shiko, doli nje liber njehere me titull "Levizja per Emancipimin e Gruas Shqiptare: 1969-1972" ne vitin 1983 nga Akademia e Shkencave.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

Tema të Ngjashme

  1. Të drejtat e gruas në një këndvështrim global
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 171
    Postimi i Fundit: 25-03-2013, 09:30
  2. Kriza e botës bashkëkohore
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 16
    Postimi i Fundit: 11-06-2005, 12:44
  3. Statusi i femres ne "Perendim".
    Nga altin55 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-10-2004, 16:18
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 02-01-2004, 15:56
  5. Dhunimi Plagë Që Vështirë Shërohet
    Nga abdulselam në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 23-01-2003, 14:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •