Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 37 prej 37
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anėtarėsuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Citim Postuar mė parė nga Lexuesja
    Te gjithe shtetet e Europes kan nje takse te sheshte dhe kam degjuar se e kan mbi 20 %.
    Ne themi se do te shkojm drejt Europes , por si ? Kete ligj se pranojm ate tjetren jo . Na shpjego ti Zemrushe me qe ke bere disa llogari aty , si eshte ne Amerike kjo taksa e sheshte . A ja mbajne prindeve tuaj kete taks , apo i marrin te gjith rrogen qe ju paguhet nga siperrmaresi bruto .
    Me vone do nxjerr ca dekumenta dhe do jap dy shembuj me fakte , se sa % eshte ne Gjermani kjo taksa e sheshte e nje puntori dhe e nje biznesit te vogel .
    Shumica jemi emigrante dhe do benin shume mire te sillnin ketu nga nje shembull se si aplikohet taksa e sheshte ne shtetin ku jetoni .
    Te gjithe shtetet kane taxe....Suedia 30%.Nje shtet nuk mund te funksionoje sic duhet pa taxe..Me kete mentalitet, Shqiperia nuk mund te shkoje drejt Europes!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  2. #22
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    po nje gje dihet se me Berishen taksa do shkoj ne sherbim te shtetit e jo te taulando ballo ruco sahato 3000 euroshe..

    gazeta sot

    --

    Biblioteka Kombėtare sė shpejti me ambiente tė reja

    14 May 2007
    Nė kuadėr tė pėrgatitjeve pėr festimin e 85-vjetorit tė Bibliotekės Kombėtare, ministri i Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, Ylli Pango, vizitoi dje kėtė institucion tė rėndėsishėm tė kulturės sonė kombėtare.I shoqėruar nga drejtori i Bibliotekės Kombėtare, Aurel Plasari, ministri Pango bėri ndalesa apo kalime nė sektorė tė rėndėsishėm tė kėtij institucioni si nė Zyrėn e Shkollės Kombėtare tė Bibliotekomonisė, Agjencinė e Bibliografisė Kombėtare, Agjencinė e ISBN-sė, sallat e leximit, si edhe nė Ndėrtesėn e Vjetėr tė BK nė rikonstruksion e sipėr. Nė “American Corner” Ministri u ul e bisedoi me drejtues dhe specialistė tė BK, tė cilėt e njohėn me punėn qė bėhet nė kėtė institucion pėr grumbullimin, pėrpunimin dhe shėrbimin e vlerave tė trashėgimisė kombėtare tė shkruar nė kushtet e Shoqėrisė sė Informacionit. Edhe njė herė u evidentua problemi i mjediseve tė pamjaftueshme nė tė cilat ushtron veprimtarinė e saj Biblioteka Kombėtare, si edhe rrugėt pėr zgjidhjen e kėtij problemi. Mbi zgjerimin e mjediseve tė Bibliotekės, ministri Pango tha se kjo ceshtje po trajtohet gjeresisht nga juristet nepermjet nje projekti per marrjen e ambjenteve perkatese te TOB, qe Bibloteka aktualisht nuk i ka nen funksionet e saj. Per kete qellim ne mbledhjen e ardhshme te Keshillit te Restaurimit qe drejtohet nga ministri i MTKRS, do tė paraqitet projekti pėr zgjerimin e Bibliotekės. Ky projekt do tė pėrfshijė edhe pėrmirėsimin e shėrbimeve ndaj lexuesve. Sipas ministrit Pango, nė mjediset e reja tė Bibliotekės duhet t’i jepet mė shumė hapėsirė librit dhe vlerave tė kulturės perėndimore. Pėrsa i pėrket Bibliotekės sė Vjetėr, mjediset e tė cilės po mbarojnė sė rikonstruktuari, sė shpejti do tė fillojnė funksionimin dhe pritet tė ketė edhe lėvrime fondesh tė konsiderueshme.

  3. #23
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Te gjithe shtetet kane taxe....Suedia 30%.Nje shtet nuk mund te funksionoje sic duhet pa taxe..Me kete mentalitet, Shqiperia nuk mund te shkoje drejt Europes!
    Me sa eshte perfolur nuk flitet per te mos taksuar popullin dhe bisneset.. po per takse te sheshte apo progresive..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    “E sheshta”: te gjithe me shume tatim


    Derguar me: 16/05/2007

    • Nga Bashkim Kopliku

    Qeveria e ka me bosėt, jo me ne tė varfrit, jo me ne qė kemi pagat e ulėta,” gėnjejnė veten shumė nga partizanėt e qeverisė, kur diskutojnė pėr efektet e taksės sė sheshtė (“tė sheshtės”), e asaj tė tatimit mbi tė ardhurat personale (nga pagat). Nė vijim do tė vėrtetojmė me “saktėsi matematikore”, se ata qė do tė paguajnė mė shumė tatim, janė pothuaj tė gjithė shqiptarėt, e jo vetėm tė varfrit; pėrfitojnė vetėm ata me paga mbi 140 mijė lekė nė muaj (1, 4 milionė tė vjetra!) qė numėrohen me gishta.
    Pėr tė kuptuar se ē’bėhet, fillimisht do tė shqyrtojmė se sa tatim paguajnė sot, e sa do tė paguajnė kur tė vendoset taksa e sheshtė, njė treshe pėrfaqėsuese e tė punėsuarve shqiptarė. Kėta janė: i pari, njė punėtor i thjeshtė, me pagė mujore 20 mijė lekė; i dyti, njė punonjės i mesėm (arsimtar i vjetėr, apo llogaritar etj.) me pagė mujore 35 mijė lekė; i treti, njė punonjės “bos”, me pagė mujore 300 mijė lekė.
    Sot paguhet tatimi mbi tė ardhurat, sipas tabelės (1) qė vijon:
    Ja si pėrdoret kjo tabelė. P.sh., paga 20 mijė lekė, shtrihet nė mes pagave 14 mijė e 40 mijė lekė (kolonat 1 dhe 2), prandaj do tė tatohet me 140 lekė (kolona 3) plus 5 % (kolona 4) tė diferencės sė pagės sė dhėnė (20 mijė lekė), me pagėn min. tė kolonės 1, pra plus 300 lekė (20 000 - 14 000=6 000; 5% e 6 000=300 lekė). Nė shembullin tonė, tatimi gjithsej ėshtė 440 lekė nė muaj (140 + 300= 440).
    Thuhet se “e sheshta” do tė jetė 10% e pagės—nė fakt, ēfarė nuk kanė pėrrallisur sa herė dalin qeveritarėt nė masmedia, por ne po i mbetemi “sheshit”, pra qė norma e tatimit ėshtė njė, dhe vetėm njė. Kur qeveria tė na tregojė se si e qysh do t’i pėrkrahė tė varfrit, duke e zhbėrė “tė sheshtėn”, me tė tatėpjeta e tė pėrpjeta, kėtu jemi, i pėrditėsojmė llogaritjet tona. Meqė po i mbetemi “sheshit”, tatimin do ta llogaritim kėshtu: p.sh., pėr pagėn 20 mijė lekė, tatimi gjithsej do tė jetė 2 000 lekė (thjeshtė 10 % e pagės).
    Nė tabelėn (2) nė vijim, kemi pėrmbledhur rezultatet e llogaritjeve pėr krahasimin e dy tatimeve, pėr secilėn nga tri pagat tona pėrfaqėsuese.
    Duket qartė se me kalimin tek “e sheshta”, tatimi rritet pėr pagėn e parė dhe tė dytė, pėrkatėsisht me 1 560 lekė dhe 2 310 lekė (nė kolonėn 5, jepet diferenca e kolonave 4 me 3), apo rritet pėrkatėsisht me 365 % dhe 194 % (nė kolonėn 6, jepet nė pėrqindje, raporti i kolonės 6 me 3); apo rritet me 4,55 herė dhe pėrkatėsisht me 2,94 herė (nė kolonėn 7, jepet raporti i kolonave 4 me 3).
    Kurse bosėt (shihni nr. 3 tė kolonės 1), paga pėrfaqėsuese 300 mijė lekė (kolona 2), do tė paguajnė shumė mė pak me “tė sheshtėn” sesa sot, e pikėrisht 12 940 lekė mė pak (kolona 5, shenja minus tregon se tatimi nė kolonėn 4, ėshtė mė i vogėl se ai i kolonės 3), apo 30 % mė pak (kolona 6, prapė shenja minus!), apo 0,7 herė mė pak (kolona 7).
    Rezulton se ēdo shqiptar qė ka pagėn (tė ardhurat) deri nė rreth 140 mijė lekė nė muaj (141 200 pėr lexuesit qė janė qejflinj tė saktėsisė), do tė goditet nga kjo taksė e sheshtė, sepse do tė paguajė mė shumė—sesi i kemi bėrė llogaritjet, nuk po e shpjegojmė, se do tė mėrzitnim lexuesin. Pra, praktikisht, humbin tė gjithė tė punėsuarit aktualė shqiptarė: zor se gjeni nė rrethin tuaj ndonjė qė pėrfiton, pra ndonjė njeri me pagė mbi 1, 4 milionė lekė tė vjetra nė muaj, sepse ata janė fare, fare pak—mund tė ketė shumė lexues qė nuk kanė asnjė tė tillė nė rrethin e vet!
    Se si do tė reagojė ekonomia nė tėrėsi, kjo ėshtė temė tjetėr dhe shumė e koklavitur, prandaj nė kėtė shkrim nuk ka vend pėr tė vėrtetuar nėse qeveria ka bėrė mirė apo keq.
    Nganjėherė, pak llogaritje “me laps nė dorė” (me kompjuter, nė fakt), flasin shumė mė tepėr se sa e sa komente me llomotitje pa fund.



    Balkanweb
    #VamosArgentina

  5. #25
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Taksa e ulet per biznesin eshte nje gurr barazpeshues per koston e larte qe qeveria po imponon mbi biznesin: pagesat per sigurimet shoqerore te te gjithe punetoreve dhe rritja e pages minimale.

    Taksa e sheshte 10% eshte shume here me e ulet se vendet fqinje evropiane dhe me kete qeveria kerkon te krijoje kushte per te terhequr investitore te huaj te cilet mund te bejne nje fitim me te madh ne Shqiperi se sa ne vendet e tjera te rajonit, dhe te zgjeroje mushkerite e biznesit te vogel ne vend qe eshte shtypur ne menyre te pameshirshme nga 8 vjetet e monopoleve socialiste.

    Dhe rritja e investimeve dhe bizneseve sjell hapjen e vendeve te reja pune qe sjell rritjen e mireqenies ne vend.

    Albo

  6. #26
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    E kush po thote se nuk duhet te aplikohet taksa ne Shqiperi?

    Sigurisht qe per nje vend qe nuk ka te zhvilluar ekonomi vendase taksat jane burimi kryesor i "jeteses" se qeverise. Puna eshte qe nese nje investitor vjen te investoje ne Shqiperi nuk do ndikohet shum nga taksa.. Pse? Sepse lenda e pare prodhuese eshte 100 her me e lire se ne vende te tjera, dhe sigurisht dhe forca puntore eshte e lire.. Normalisht qe i intereson..

    Persa i perket takses.. Le te ishte dhe 15-20% por e shkallezuar dhe jo e sheshte.

    Mesa degjova Genc Ruli tek nje interviste qe kishte dhene, 50% e bisneseve jane ne prag falimentimi.. C'do te thote kjo? huh.. probleme me te medha akoma..

    - Rritja e papunesise
    - Rritja e inflacionit (e kushtezuar nga dy koeficiente nga rritja e papunesise dhe nga rritja e takses tek bisneset e vogla)
    -etj
    -etj

    Eh, ..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Arsimi, shėndetėsia dhe pagat e ulėta, rritja 20 pėr qind plus kompensim


    Bode: Do kompensojmė pagat nga taksa e sheshtė 10 pėr qind



    Fabiola Ēela

    Me hyrjen nė fuqi tė taksės sė sheshtė prej 10 pėr qind, qeveria do tė kompensojė punonjėsit qė kanė paga tė ulėta, nė mėnyrė qė kjo taksė tė mos ndikojė nė tė ardhurat e tyre.

    Kėshtu ėshtė shprehur dje ministri i Financave, Ridvan Bode, nė njė intervistė tė dhėnė pėr televizionin “Klan”. “Nuk do tė ketė asnjė nėpunės publik, asnjė punonjės qė pėr shkak tė aplikimit tė taksės sė sheshtė mund t’i preken tė ardhurat personale. Kompensimi i kėsaj mase nė rritjen e pagave, tė cilėn ne programojmė tė fillojė nė muajin korrik, ėshtė tėrėsisht nė pėrputhje me efektet qė mund tė japė kjo taksė nė fazėn e parė tė zbatimit”, ka thėnė ministri Bode. Kjo do tė thotė se mė 1 korrik, pagat e arsimit, shėndetėsisė dhe pagat e ulėta do tė rriten me 20 pėr qind dhe pėrveē kėsaj rritje do tė ketė edhe njė masė kompensimi.
    Mė hyrjen nė fuqi tė taksės sė sheshtė, tatimi mbi tė ardhurat personale nuk do tė jetė mė i pėrshkallėzuar, por do tė jetė nė masėn 10 pėr qind pėr tė gjitha kategoritė e pagave. Ndėrkohė pėr pagat deri nė 30 mijė lekė, 10 mijė lekėshi i parė nuk do t’i nėnshtrohet taksimit.

    Akciza
    Akciza e karburanteve do tė rritet me 4 lekė/litri dhe, si rrjedhojė e kėsaj grosistėt nuk kanė ngurruar tė deklarojnė se do tė rrisin ēmimin e shitjes. “Kjo rritje apo dhe akcizat e tjera qė nuk kanė asnjė peshė nė realizimin e tė ardhurave apo nė kontributin e Buxhetit tė Shtetit, bėhet me qėllimin pėr tė krijuar njė pėrafrim tė nivelit tė tyre me ato tė vendeve tė rajonit”, tha ministri. Por, sipas tij, rritja e akcizave tė karburantit reflekton edhe njė fakt tė tregut, i cili ėshtė jo elastik. “Edhe pse ėshtė njė treg i hapur, pėr shkak tė njė farė monopolizimi qė ekziston nė disa produkte, sidomos nė karburante”, ka deklaruar Bode. Kjo do tė thotė se niveli aktual i ēmimeve tė karburanteve reflekton nivelin e ēmimeve tė tyre nė momentin kur konjukturat ndėrkombėtare patėn njė rritje drastike tė ēmimeve. Pra, nė njė moment krize tė tregut kombėtar tė karburanteve, rritja e ēmimeve shkoi nė kėto parametra dhe, pas kėsaj, kur tregu ndėrkombėtar i karburanteve pati njė ulje tė ēmimeve dhe niveli i tregtimit me pakicė i karburanteve nė vendet e tjera pėsoi po ashtu rėnie, nė Shqipėri mbeti nė tė njėjtin nivel. “Pra kemi tė bėjmė me njė treg, i cili ka njė mungesė tė plotė elasticiteti nė raport me konjukturėn mė tė hapur dhe pėr kėtė arsye ne mendojmė qė masa prej 5%-7% ėshtė njė masė pėr tė kompensuar edhe kėtė elasticitet tė pazhvilluar tė tregut tonė dhe kėtė veprim pak a shumė jo konkurrues qė zhvillojnė disa elementė tė tregut”, tha ministri.

    Paketa
    Nė deklaratėn e tij tė djeshme, ministri vuri nė dukje faktin qė masat e marra ndaj biznesit nė kėtė paketė fiskale kanė si synim formalizimin e tregut. “Ekziston njė strategji, e cila nė tėrėsinė e saj ėshtė koherente: nga njėra anė ulim barrierat administrative dhe fiskale, nga ana tjetėr krijojmė kushte dhe mundėsi, qė pėrmes njė kuadri ligjor mė tė pėrshtatshėm tė mund tė detyrojmė gjithnjė e mė shumė pjesėt informale tė ekonomisė qė tė dalin nė dritė”, tha ai. Pra, thelbi i kėsaj politike ėshtė qė tregu vendas tė bėhet sa mė tėrheqės, si pėr investitorėt vendas, por edhe ata tė huaj.



    Policia Tatimore


    Nė paketėn fiskale ka dhe njė ndryshim tė procedurave tatimore, ku Policisė Tatimore i jepet atributi i Policisė Gjyqėsore. Sipas ministrit, dhėnia e atributeve tė Policisė Gjyqėsore – Policisė Tatimore, ka qenė njė detyrim i hershėm qė nė momentin e miratimit tė Kodit Penal. “Por deri mė sot ky veprim ėshtė harruar. Kjo pėr shkak tė nivelit tė administrimit qė ka pasur sistemi tatimor deri mė sot dhe pėr eficiencėn qė ka pasur administrata tatimore, e cila ėshtė marrė me procedura tė tjera dhe qė nuk e ka ndjerė nevojėn e njė procedure tė tillė, qė do tė ishte thelbėsore nė luftėn kundėr informalitetit dhe korrupsionit”, tha Bode. Kėto atribute i ka edhe Policia Doganore.



    Labinot-Mal
    AMC shkollė tė re pėr fėmijėt

    Dje me rastin e 1 Qershorit, nė Labinot Mal filluan punimet e shkollės sė re 9-vjeēare. Shoqata “Kujdesi pėr tė gjithė” ka iniciuar projektin dhe ndėrtimin e kėsaj shkolle, i cili ėshtė mbėshtetur financiarisht nga AMC. Pėrfaqėsues tė AMC dhe Shoqatės “Kujdesi pėr tė gjithė” vendosėn tullėn e parė nė themelet e shkollės sė re. Nė shkollėn qė do tė ndėrtohet do tė mėsojnė rreth 75 nxėnės tė kėsaj zone. Shkolla e vjetėr ėshtė nė prag tė shembjes dhe aktualisht tė gjithė fėmijėt mėsojnė nė njė klasė. Me ndėrtimin e shkollės sė re, fėmijėt do tė bėjnė mė pak rrugė pėr tė ndjekur mėsimin, duke shkurtuar distancėn mė tė largėt nga 60 nė 25 minuta. Nė ceremoninė e organizuar me kėtė rast ishin tė pranishėm pėrfaqėsues tė prefekturės, drejtorisė arsimore, komunės Labinot Mal, drejtoria e shkollės, mėsues.



    Pasojat, pritet njė rėnie e sektorit tė ndėrtimit

    Shoqata e Ndėrtuesve: Nuk po punojmė
    Shkak i bllokimit tė punės, mosmbledhja e KRT-sė Tiranė

    Ditė tė vėshtira pėr industrinė e ndėrtimit. Prej disa muajsh ndėrtuesit janė duke punuar me lejet e ndėrtimit qė kanė marrė vitin e kaluar, pasi pėr kėtė vit nuk ėshtė dhėnė asnjė leje ndėrtimi. Kjo situatė ka ndikuar negativisht nė ecurinė e sektorit tė ndėrtimit. Sipas Petraq Kokės, anėtar i Bordit drejtues i Shoqatė sė Ndėrtuesve, gjatė muajve tė ardhshėm pritet tė ketė njė rėnie nė aktivitetin e kėsaj industrie. Kjo pėr shkak tė mosdhėnies sė lejeve tė ndėrtimit. Jo pak herė ndėrtuesit kanė kėrkuar mbledhjen e menjėhershme tė KRT-sė sė Tiranės, mbledhja e sė cilės do t’i jepte njė zgjidhje situatės sė krijuar nė vend. Ndėrkohė, sipas ndėrtuesit Avenir Kika, vetėm gjatė muajit maj janė hipotekuar 20 pallate tė reja. “Shpresohet tė ecet me tė njėjtin ritėm gjatė muajit qershor 2007 pėr tė regjistruar dhe 20 pallate tė tjera, sipas listės sė bashkangjitur”, tha Kika. Ndėrkohė qė deri nė fund tė kėtij vit janė parashikuar qė tė hipotekohen 200 pallate tė reja. Ndėrkaq vėmendjes sė ndėrtuesve nuk i ka shpėtuar as projektligji i ri “Pėr inspektimin nė ndėrtim”. Konkretisht, ata kanė propozuar qė inspektimi i ndėrtimit tė kryhet duke ndarė kompetencat dhe konkretisht, bashki/komunė tė ketė tė drejtėn e ushtrimit tė kontrollit pėr ēėshtjet qė i pėrkasin me ligj asaj, pra ēka pėrfshin ligji i urbanistikės (kondicione urbane dhe leje ndėrtimi). Ndėrsa prefektura apo qarku tė ketė tė drejtėn e ushtrimit tė kontrollit tė plotė mbi ligjshmėrinė teknike nė ndėrtim. Inspektorati qendror tė ketė veprimtari vetėm koordinuese pėr institucionet e vartėsisė sė saj dhe kontrolluese vetėm mbi aktivitetin e kėtyre institucioneve, vetėm nė rastet e verifikimit tė ankimimeve. Ndėrkohė nė nenin 6 tė kėtij projektligji, flitet pėr delegimin e pėrgjegjėsive dhe detyrave pėr inspektimin ndėrtimor e urbanistik nga bashkia/komuna te qarku, nė ato raste kur bashkia/komuna nuk disponon kapacitete administrative ose financiare tė mjaftueshme pėr tė ushtruar pėrgjegjėsitė. Por sipas Shoqatės sė Ndėrtuesve, ky nen nuk parashikon shprehimisht qė qarku ka tė drejtė tė ushtrojė funksionet qė i janė deleguar vetėm pėr ato komuna/bashki pjesė tė qarkut, tė cilat i kanė deleguar funksionet nė fjalė ose qė kanė lidhur marrėveshje bashkėpunimi. “Nga pėrmbajtja e paragrafit tė dytė tė nenit 6, nuk ėshtė e kuptueshme nėse bashkia/komuna ėshtė e detyruar tė delegojė te qarku funksionin e planifikimit urban, menaxhimit tė tokės dhe fondin parashikuar pėr kėtė qėllim, edhe bashkia/komuna nėse disponon kapacitete administrative ose financiare tė mjaftueshme pėr tė ushtruar pėrgjegjėsitė”, thanė ndėrtuesit.



    Atmosfera festive


    ProCredit Bank nėpėrmjet punonjėsve tė saj ka uruar dje tė gjithė fėmijėt e ēerdheve, kopshteve dhe shkollave qė ndodhen pranė degėve dhe agjencive tė saj. Njėkohėsisht, shumė degė tė ProCredit Bank kanė organizuar aktivitete festive nė ambientet e bankės dhe jashtė saj. Disa degė nė ambientet e jashtme tė bankės kanė vendosur stenda, ku ēdo fėmijė qė ka kaluar pranė saj i ėshtė uruar gėzuar festa, duke iu dhuruar tullumbace nė ngjyrė tė bardhe dhe tė kuqe, si dhe ėmbėlsira tė preferuara prej tyre. ProCredit Bank pėrveē aktiviteteve dhe vizitave qė ka realizuar nė institucione publike dhe private (ēerdhe, kopshte dhe shkolla) ka qenė e pranishme edhe nė qytete tė ndryshme tė vendit.

    © 2003 Gazeta Panorama
    #VamosArgentina

  8. #28
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Taksa e sheshte, protestojne mesuesit
    Luljeta Ndoka
    E Premte, 08 Qershor 2007


    Pervec perfaqesuesve te biznesit, nje kategori e re buxhetoresh kundershton aplikimin e takses se sheshte. Venia ne zbatim e projektit me te ri financiar te qeverise, ka sjelle reagimin e mesuesve, te cilet duket se cenohen direkt me fillimin e aplikimit te saj. Kete qendrim e kane shprehur dje perfaqesues te Federates se Sindikatave te Arsimit dhe Shkences, si dhe ata te Sindikates se Arsimit. Qe te dyja sindikatat kane qene te nje mendimi se taksa e sheshte u hap probleme financiare me se 36 mije arsimtareve ne te gjithe vendin. Kjo, sepse atyre u bie qe te paguajne rreth 1 mije lek te reja ne muaj me shume sesa paguajne aktualisht.

    Per ta sqaruar me mire se ku qendron problemi, perfaqesues te sindikatave kane dhene shpjegime konkrete ne shifra. “Aktualisht, paga me e ulet ne arsimin parauniversitar per mesuesin, qe fillon punen per here te pare ne shkollen 9-vjecare, eshte 2515 leke. Ndersa per mesuesin qe e fillon punen ne shkollen e mesme eshte 2815. Kjo kategori mesuesish, pra mesuesit qe e fillojne punen per here te pare dhe qe kane vjetersi deri ne 15 vjet ne arsimin 9-vjecar dhe deri ne 7 vjet ne arsimin e mesem, do te paguajne nje tatim nga 90 deri ne 100 leke ne muaj me shume se tatimi qe paguajne sot”, deklaroi kryetari i Sindikates se Arsimit, Xhaferr Dobrusha. Sipas tij, kjo do te ndodhe edhe pse qeveria ka premtuar se 10 mije leket e para te pages nuk do te tatohen.

    Sipas drejtuesve te konferences, vendosja e takses se sheshte do te sjelle probleme me te ndjeshme te 25 mije mesues te tjere, qe kane nje vjetersi ne pune mbi 15 vjet ne arsimin 9-vjecar dhe mbi 8 vjet ne arsimin e mesem. “Te gjithe keto kategori mesuesish sot marrin nje page mujore bruto mbi 30 mije leke dhe, per pasoje, nuk perfitojne nga mostatimi per 10 mije lekeshin e pare, sic behet per ata punonjes, paga mujore bruto e te cileve eshte nen kete mase”, thane perfaqesues te sindikatave. Per pasoje, sipas tyre, mesuesi ne shkollen e mesme me vjetersi ne pune mbi 7 vjet, nga 943 leke tatim mbi pagen qe paguan sot, pas vendosjes se takses se sheshte do te paguaje 3007 leke, ndersa mesuesi me vjetersine maksimale ne shkollen e mesme do te paguaje 2120 leke me shume.

    Duke pasur parasysh keto pasoja, sindikatat kane kerkuar nga Ministria e Arsimit dhe Qeveria fillimin e menjehershem te bisedimeve per gjetjen e rrugeve dhe mundesive per te kompensuar uljen qe peson paga aktuale neto e mesuesve, nga aplikimi i takses se sheshte. “Nuk do te pranojme asnje ulje te pages aktuale neto te mesuesve, per shkak te aplikimit te takses se sheshte”, deklaruan dje drejtuesit e sindikatave. Sipas tyre, ky kompensim duhet te behet para ose krahas rritjes se pagave, qe do te behet me 1 korrik.
    #VamosArgentina

  9. #29
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Taksat, per cfare paguajne shqiptaret
    Blerina Hoxha
    E Hene, 25 Qershor 2007


    "Taksat dhe vdekja jane te sigurta", eshte nje shprehje tashme e urte per popullin amerikan edhe ne vende te tjera, ku shteti e ka konsoliduar pranine e tij. Por, ne sistemin ku po zhvillohet ekonomia jone te paguash per sherbimet qe te ofron shteti eshte anormale. Bindja e trasheguar nga ekonomia socialiste, qe shteti sherben falas, duket se ende udheheq mendesine per t'iu shmangur sa mund pageses se taksave. Pikerisht per kete sjellje, Shqiperia i ka rruget me te prishura, se paguan me pak taksa, ka ndotjen me te madhe te ambientit, se paguan me pak taksa, perfiton sherbimet me te dobeta te mundshme publike, se nuk i paguan ato. Si rezultat i ketij mentaliteti, qeveria dhe pushteti lokal vjel gjysmen e taksave qe vilet ne rajon dhe po keshtu ofron sherbime jocilesore, duke i dhene vendit ate panorame qe ne rendom i themi skamje.

    Por, pavaresisht momentit, ekonomia vendase e ka pasur nje tradite te hershme per te kontribuar ne shtet nepermjet tatimeve dhe taksave.

    Sistemi tatimor modern ne Shqiperi i ka fillimet e tij ne vitet e para te shekullit te kaluar. Por, historikisht, fillimet njihen shume me heret, ne epoken e hershme parailire, d.m.th., qe ne fillimet e prones private dhe te civilizimit njerezor. Ne studimet historike dhe dokumentet e shumte te zbuluara, te cilat flasin per epoken paralilire, ilire e te mesjetes, hasen te dhena mbi sistemin tatimor te perdorur si nga fiset, mbreterit ilire, Roma, Bizanti e me vone deri te Venediku, Skenderbeu dhe pushtuesit otomane.

    Me e njohur dhe e dokumentuar per sistemin tatimor ne Shqiperi eshte periudha e vone e pushtimit turk e, me pas, deri ne shpalljen e pavaresise, qeverive shqiptare te ardhura me pas, sidomos ajo e Mbreterise Shqiptare, deri ne perfundim te Luftes se Dyte Boterore. Pas perfundimit te saj, kemi nje periudhe te gjate e te erret, ku sistemi tatimor "u zhduk" me heqjen e prones private nga sistemi komunist, per t'i lene vendin me pas, zhvillimeve demokratike te viteve '90-te, rilindjes se prones private e, per rrjedhoje, dhe ringritjes se sistemit tatimor shqiptar.

    Taksat dhe tatimet ne mesjete

    Qe nga shekulli XVII deri ne krijimin e shtetit shqiptar kane ekzistuar tatime te tilla si: tatimi mbi perdorimin e tokes bujqesore, mbi te ardhurat personale, taksa per duhanin, pijet alkoolike, kafese etj. P.sh., ne vitin 1907, mesojme se ekzistonte nje tatim mbi te ardhurat personale qe ishte i njejte per te gjithe: 5 grosh (paraja e kohes) per cdo person. Por duke pare qe ekzistonin te ardhura te ndryshme midis individeve, u be i mundur ndryshimi i ketij ligji dhe u vendos nje ndarje tjeter ajo ne klasa, e cila bente nje klasifikim sipas nivelit te te ardhurave individuale. Ne njeren klase vendoseshin profesioniste te provincave, te prefekturave dhe te nenprefekturave ne masen 15-35 grosh, klasa e dyte, ku benin pjese tregtaret dhe pronaret e medhenj, qe kishin nje tatim i cili varionte nga 70-200 grosh, si dhe klase e trete, ku perfshiheshin pasaniket, te cilet tatoheshin ne masen 400 grosh. Ne vitin 1927, Ministria e Financave e atehershme ka hartuar projektligjin e pare per tatimin mbi fitimin (Nr. 2575, date 31.11.1927). Ky ligj perbehej nga 66 nene. Neni i pare i te cilit ishte si vijon: Neni 1:"Cdo fitim qe rrjedh prej ushtrimit te tregtise, te zejtarise, te profesioneve te lira te sipermarrjeve bujqesore, pyjore e te tjera, si dhe prej rrogave te nepunesve private, i nenshtrohet ketij tatimi".

    Pagesat e detyrimeve ne periudhen e Mbretit Zog

    Sistemi fiskal qe zbatoi shteti shqiptar gjate ketyre viteve ndahej ne tre grupe te medha: tatimet direkt (ose te drejtperdrejta), tatimet e terthorta dhe taksat shteterore.

    Ne Tatimet e drejtperdrejta benin pjese tatimet mbi prodhimin e tokes, tatimi mbi bagetine, tatimi mbi ndertesat, tatimi mbi fitimet, tatimi mbi te ardhurat e trashegimine, tatimi mbi prodhimet e pyjeve dhe te guroreve, detyrimi i popullsise per punimin e mirembajtjen e rrugeve.

    Ne tatimet e terthorta benin pjese tatimi i konsumit dhe taksat doganore.

    Kurse te taksat shteterore benin pjese monopolet fiskale.

    Sistemi taksave dhe tatimeve gjate regjimit

    Periudha 1944-1990, gjate se ciles shteti komunist shpalli se nuk ekzistonte prona private apo tregtia e lire. Gjithcka ishte prone e shtetit. Per hir te se vertetes, duhet thene se, nga viti 1994 deri ne vitet '60-te, sa kohe ekzistonte ende prona private, ne Shqiperi u zbatua ne forme te cunguar edhe sistemi tatimor, i cili, ne fakt, synonte ta drejtonte pronen private drejt kolektivizimit masiv, pra zhdukjes se saj. Po ashtu, ne vitet e para pas Luftes se Dyte Boterore, me vendosjen e sistemit komunist, u perdoren disa tatime te vecanta e te ashpra ndaj te ashtuquajturve tregtare e prodhues te medhenj apo te vegjel, qe gjoja kishin vene pasurine te tyre gjate kohes se luftes, duke i rrenuar ata e pronat e tyre perfundimisht. Gjate sistemit komunist, ne fakt, nuk duhet thene se perfundimisht u zhduk sistemi i tatimeve e taksave. Ai u ruajt, por ne menyre te kamufluar. Ndermarrjet shteterore, kooperativat bujqesore, fermat bujqesore te asaj kohe, si dhe vete qytetaret e derdhin pjesen me te madhe te tyre te fitimit apo te te ardhurave nga puna e paga, ne buxhetin e shtetit. Kjo per faktin se pa keto te ardhura dihet se vete shteti nuk mund te kryente funksionin e tij si shtet, pavaresisht nga drejtimi dhe centralizimi qe ai kishte marre.

    Periudha post '90

    Gjate viteve '90-te e ne vazhdim, ku ka rinisur te formulohet e te ekzistoje ne forme te institucionalizuar sistemi tatimor shqiptar. Ai vazhdon te pesoje ndryshime te herepashershme, te cilat po e cojne drejt nje sistemi modern bashkekohor. Perpjekjet serioze per modernizimin e legjislacionit dhe te sistemit tatimor shqiptar kane filluar mbas vitit 1995 dhe ne vazhdim. Keto perpjekje u perqendruan se pari ne hartimin e ligjit dhe pergatitjen e infrastruktures per implementimin e Tatimit mbi Vleren e Shtuar, e cila si forma kryesore e tatimeve indirekte do te zevendesonte tatimin mbi qarkullimin. Procesi i modernizimit te sistemit tatimor shqiptar i filluar me TVSH-ne, duhej te shoqerohej edhe me modernizimin e llojeve te tjera te te ardhurave tatimore dhe kryesisht te atyre direkt. Keshtu qe, mbas vitit 1997, u fillua nje pune e madhe per draftimin e nje legjislacioni tatimor modern dhe bashkekohor. Puna filloi me miratimin e ligjit "Per tatimin mbi biznesin e vogel" ne mars 1998. Cikli i modernizimit te legjislacionit tatimor shqiptar vazhdoi me miratimin ne dhjetor 1999 te Ligjit "Per procedurat tatimore ne Republiken e Shqiperise", i cili me klauzolat qe permban, ka sanksionuar ne menyre te qarte dhe sinjifikative te drejtat dhe detyrat si te administrates tatimore, ashtu dhe te tatimpaguesve, duke pershkruar ne te njejten kohe te gjitha parimet baze te organizimit dhe funksionimit te hallkave qe perbejne sistemin tatimor.

    "Taksa te uleta", strategjia ne zbatim

    "Taksa me te buta" eshte filozofia me te cilen qeveria eshte duke bere politika jo vetem per te lehtesuar barren fiskale, por edhe per te nxitur investimet e huaja dhe punesimin. Niveli historik i tatimeve dhe taksave ne Shqiperi, nese i mbledhim nje per nje dhe i zbatojme ne menyre korrekte, do te bente qe ne buxhetin e shtetit te vileshin 42 deri ne 45 per qind te ardhura fiskale ne raport me PBB (Prodhimin e Brendshem Bruto), pohojne ekspertet ne Ministrine e Financave. Ne te vertete, realiteti deshmon nje tjeter situate. Ne vjelim vetem pak me shume se 20 per qind te ardhura fiskale ne raport me PBB, ose sa gjysma e mesatares qe vilet ne vendet e rajonit. "Ne kerkojme qe gradualisht te bejme kete perputhje, duke ecur ne te dyja kahet: duke zbutur ngarkesen ligjore teorike fiskale; dhe duke bere ndryshime thelbesore ne administrimin e taksave", ka thene zv/ministri i Financave, Florion Mima. Ne kete kuader jane duke u bere reforma ne taksa dhe ne tatime. Reformat ne taksa kane me pak ndikime ne buxhetin e shtetit, por peshojne me shume ne kostot e shpenzimeve familjare. Ne kuader te "Shqiperia nje euro" dhe reformave qe jane duke u marre ne sistemin e taksave dhe tatimeve, jane ndryshuar dhe jane ne proces ndryshimi disa lloje taksash. Kryesisht do te kene prirje ulje taksat per te huajt qe vizitojne Shqiperine me ose pa automjet. Nderkohe qe eshte ne proces venia e disa taksave te reja. Sipas nje projektligji, qe eshte duke u diskutuar se fundmi ne komisionet parlamentare, do te kete nje takse te re per banesat ne zonat turistike, do te rritet taksa per transferimin e pronesise dhe eshte rritur koeficienti, mbi te cilin do te importohen automjetet e perdorura.

    Jane ne proces ndryshimi taksat e meposhtme

    - Taksa Portuale

    - Taksa te automjeteve

    - Taksa e dite-qendrimit te automjeteve te huaja ne RSH

    Taksat, ku ndryshojne me tatimet

    Taksa eshte nje kontribut i detyrueshem per t'u paguar nga cdo person, i cili drejtperdrejt perfiton nje sherbim publik. Pra, taksat paraqesin nje kompensim per sherbimet publike speciale qe kryhen nga shteti ne favor te personave te ndryshem. Keto sherbime lidhen me nje apo disa dobi te drejtperdrejta te shtetasve. Taksat jane kryesisht burim i te hyrave monetare te organeve lokale te shtetit, te bashkive, komunave etj. Sherbimet publike, per te cilat paguhet taksa, kane te pranishem edhe elementin e vullnetarise, gje e cila ne asnje rast nuk ndodh me tatimet. Nga pikepmja financiare, roli i taksave eshte shume me pak i ndjeshem sesa i tatimeve. Keshtu dhe roli dhe rendesia e taksave per perballimin e shpenzimeve per sherbimet eshte i ndjeshem ne buxhetin lokal e me pak i ndjeshem ne ate kombetar.

    Shqiperia, pagesat e taksave ne raport me rajonin

    Vendet taksat/PBB

    Shqiperi 23%

    Bullgari 30,8%

    FYROM 25%

    Rumani 30,1%

    Hungari 38,7%

    Itali 42,7%

    Decentralizimi fiskal

    Procesi i decentralizimit fiskal dhe kalimit te pergjegjesive prane autoriteteve lokale, eshte nje fenomen i ri dhe qe ka marre zhvillim pas vitit 1999. Gati te gjitha taksat vendore aktualisht grumbullohen nga autoritetet vendore, si taksa mbi biznesin e vogel, taksa mbi token bujqesore etj. Besohet se kalimi i ketyre funksioneve prane autoriteteve vendore do te ndikoje pozitivisht ne rritjen e te ardhurave. Argumenti kryesor eshte shkalla me e larte e njohjes se bizneseve ne nivele lokale dhe rrjedha me transparente e informacionit. Ky eshte nje proces qe ka gjithashtu edhe kosto. Burimet kryesore ekonomike ne ushtrimin e funkioneve te tyre ekskluzive (mirembajtje rrugesh lokale, ndricim rrugesh dhe sherbime publike, planifikimi urban, transporti urban, grumbullimi dhe perpunimi mbeturinave, furnizimi ujit pijshem, aktivitetet kulturore e sportive dhe sherbimet e zhvillimit ekonomik lokal) jane siguruar kryesisht nepermjet alokimit te fondeve nga buxheti qendror. Problemet e shfaqura ne kete drejtim jane kapacitetet e pazhvilluara lokale per parashikimin e nevojave financiare sipas nevojave reale.

    Taksat, me te prapambetura se tatimet

    Sistemi i taksave si asnjehere tjeter ne vendin tone eshte ne nje proces reformimi. Nese sistemi tatimor eshte konsoliduar disi, ai i taksave ne raport me vendet e zhvilluara eshte ende i prapambetur. Ne Shqiperi ende nuk ekzistojne disa lloje taksash qe aplikohen ne vende te tjera. Taksa per nje mjedis me te paster eshte ende e pazhvilluar, nderkohe qe ne vende te zhvilluara eshte nje takse solide dhe ne perqindje te larte ne krahasim me taksat e tjera. Qeveria me reformat e fundit qe po ndermerr eshte duke synuar uljen e taksave kombetare dhe aplikimin e disa taksave te reja me karakter lokal.
    #VamosArgentina

  10. #30
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Me ne fund nje vend ku eshte diskutuar kjo teme ne menyren qe e meriton. Per kete pergezoj debatuesit.

    Me duhet te kundershtoj dike qe thote se ne vendet Europiane ekziston nje takse e sheshte. Kjo gje nuk eshte aspak e vertete. Te gjitha vendet Europiane ndjekin politiken e takses progresive. Kjo per arsye te shumta, nje pjese te mire te te cilave jane permendur nga Zemrushja.(pergezime te vecanta)


    Ku qendrojne problemet kryesore te nje politike te tille fiskale?

    Natyrisht ne zbrazjen e xhepave te atij qe ka nevoje per co qindarke.

    Jetojme ne nje shtet ku nje familje me paga normale, harxhon cdo qindarke pa piken e mundesise se kursimit. Jetojme ne nje shtet ku sigurimet shendetsore nuk pijne uje fare pasi per co rast duhet te paguash me leke ne dore. etj etj etj. Besoj se situaten e njohin te gjithe.


    Taksa e sheshte eshte nje menyre taksimi qe eshte perdorur ne europe para dhe gjate fillimit te industrializimit. Kjo ide (hedhur poshte si menyre e mire taksimi qe ne Romen e lashte) eshte marre nga sistemi taksor kishtar apo i manastireve te mesjetes. Si rrjedhoje e ketij lloji te taksimit ishin bujqit e varferuar te cilet mbeteshin tere jeten te lidhur pas trupit te manastirit dhe murgjeve. E vetmja takse e sheshte qe ekziton tani ne keto vende eshte taksa kishtare e cila eshte nje takse te cilen ti zgjedh apo jo ta paguash. Natyrisht mospagesa ka pasojat e veta qe jane te lidhura te gjitha me perdorimin e mundesive sociale te drejtuara nga kisha apo institucioni fetar perkates.


    Natyrisht qe nje taksim i tille ka te mirat e veta. Kjo do te thote per cfare do lloj biznesi nje lehtesim ne pagimin e taksave. Por ky fakt nuk ndryshon aspak deshiren per te paguar taksa te bizneseve. (Gje qe eshte problem themelor ne Shqiperi). Atehere cfare ben Qeveria???

    I var shpresat e taks-hyrjeve tek ata qe nuk kane fuqine financiare per te korruptuar institucionet perkatese.

    Cilat jane rrjedhojat e kesaj?

    Ndarja midis grupeve ekonomike te shoqerise behet gjithmone e me e madhe. Besoj se nuk eshte nevoja te theksoj se ne Shqiperi pikerisht ky aspekt eshte shume shqetesues. Jemi ndoshta i vetmi vend ne Europe pa nje shtrese mesatare. Pra ne kemi shume te pasur dhe te varfer.

    Nje takse e tille do te nxise akoma me shume largimin e ketyre grupeve ekonomike nga njera tjetra. Per te perfunduar pastaj si ne disa vende te lindjes se mesme e te larget.

    Besoj se te gjithe e keni te qarte qe ne Shqiperi varferia eshte nje problem shume i madh. E cila shtyn ne kriminalitet te vogel dhe te organizuar dhe per me teper eshte dhe faktori kryesor per korruptimin e sistemit arsimor, judikativ, administrativ, policor, pa harruar natyrisht sistemin shendetsor.


    Ne Shqiperi gjate gjithe kohes kemi pasur nje perqndrim te fuqise blerese ne duart e nje shtrese te caktuar (lidhur ngushte me politiken) [kjo dhe gjate monizmit]

    Nje takse e tille nuk ben asgje tjeter vecse vazhdimin e ketij perqendrimi ne keto duar. Pra te pasurit do te behen dhe me te pasur ndersa te varferit dhe me te varfer.

    Ne kundershtim me ate qe eshte thene me lart, arsyeja pse shtete si amerika, gjermania e franca nuk kane taksa te tilla nuk gjendet tek pagat e larta te popullsise. Arsyeja gjendet tek ajo pjese e popullsise qe ka paga te ulta dhe qe nje taksim te tille nuk do te mund ta perballonte.


    Ne te gjitha shoqerite te sukseshme kapitaliste te ketij planeti do te shihni se baza e zhvillimit nuk eshte biznesi i madh, por ai i vogel. Ne Gjermani konkretisht punedhenesi me i madh nuk eshte loby i industrise se rende, por ai i biznesit te vogel.

    PSe ndodh kjo?

    Pasi shumica e vendeve te punes natyrisht qe gjendet tek nje zanatci, apo dyqan, lokal, punishte, fabrike, furre buke, shites makinash etj etj etj

    Sado punetore qe te kene bizneset e medha nuk do te munden kurre te permbushin nevojat e nje punemarresi te pakualifikuar, kjo natyrisht ka te beje dhe me shpendarjen e popullsise etj etj etj.

    Nje takse e sheshte e fut nje biznes te vogel dhe te mesem ne diskonkurrence me biznesin e madh dhe natyrisht te predestinuar te falimentoje.

    Pra ne Shqiperi do te mund te mbijetoje vetem Biznesi i huaj, me fuqi te larte financiare, qe natyrisht eshte nje hap mbrapa dhe jo para ne zhvillimin e vendit.

    (Exkurs)

    Kjo pjese do te kishte te bente me uljen e kerkeses per prodhime te vleres se ulet (prodhime vendase) pasi te varferit (konsumatoret e ketyre produkteve) do te kishin me pak fuqi blerese se me pare. Pra do ju shtrengohej dhe nje here rripi te gjoreve.

    (kurioz)

    Si mund te mendosh per nje takse te tille, nderkohe qe nje nga problemet kryesore jane shitesit minoren te paketave te duahnit neper rruge?

    Si mund te mendosh per nje takse te tille nderkohe qe norma dhe rregulla baze te ekonomise se tregut nuk funksionojne?

    Shembull:
    1) Nje karte karikimi per Telefonin celular shitet rrugeve me 50 leke me shtrenjte sesa c'eshte shkruar mbi te.

    2) Cigaret kontrabande kushtojne me shtrenjte se sa ato te taksuarat.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga JestersWorld : 25-06-2007 mė 19:38
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  11. #31
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Jesterworld (faleminderit) Nuk ke pse cuditesh dhe as pse te "thyesh kurreshtjen". Gjithcka eshte e qarte.

    Kjo politike taksimi qe eshte menduar se do te ndihmoje ne permiresimin e evazionit fiskal,ka lene jashte loje "ekonomine vendase" dhe pranon apo gjunjezohet ndaj ekonomise se huaj. Pra nuk pranon pavaresine por "nenshtrimin".

    E ka thene mire Dita ne nje postim:

    - Politikanet tane mendojne gjith nate se si do ta "cudisin" popullin diten e neserme..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  12. #32
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anėtarėsuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    J
    E ka thene mire Dita ne nje postim:

    - Politikanet tane mendojne gjith nate se si do ta "cudisin" popullin diten e neserme..



    Shume shprehje e vertete...

    Po aq tragjike sa dhe komike.
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  13. #33
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Taksa e sheshtė, dyshime pėr zbatimin

    "The Economist": Qeveria shqiptare do tė tėrhiqet nga ulja e tatim-fitimit

    Revista prestigjioze angleze "The Economist" parasheh se qeveria shqiptare do ta ketė shumė tė vėshtirė tė bindė Fondin Monetar Ndėrkombėtar pėr tė zbatuar projektin e saj, qė ul nė masėn 10 pėr qind tatimin mbi fitimin nė kuadėr tė taksės sė sheshtė. Madje, nė raportin vjetor pėr Shqipėrinė, tė publikuar vetėm para pak ditėsh, ekspertėt e "The Economist Inteligence Unit" parashikojnė se ka shumė gjasa, qė nisma e qeverisė pėr pėrgjysmimin e tatim-fitimit tė shtyhet ose tė anulohet fare, si pasojė e oponencės sė fortė qė pritet tė bėjė FMN-ja gjatė muajve nė vazhdim. "Duke pasur parasysh skepticizmin e FMN-sė pėr aftėsinė e autoriteteve shqiptare nė pėrmirėsimin e mbledhjes sė taksave nė njė tė ardhme tė afėrt propozimi pėr reduktimin e tatimit mbi fitimin mund tė rrėzohet ose tė shtyhet deri nė njė afat tė pacaktuar", thotė "The Economist".

    Efektet e uljes sė tatim-fitimit

    Efektet negative tė uljes sė tatim-fitimit nė buxhet, sipas Ministrisė sė Financave, parashikohen nė 150 milionė euro, shifėr kjo e cilėsuar nga FMN-ja si shumė e lartė pėr njė buxhet si ky i yni. Por, filozofia e qeverisė shqiptare ėshtė pėr t‘i lėnė nė dorė tė biznesit kėto para, pėr shkak se, sipas drejtuesve tė financave, sektori privat ėshtė menaxhues mė i mirė i fondeve se ai publik. Por, fryma konservatore e Fondit Monetar Ndėrkombėtar nuk mund tė pranojė njė tkurrje tė buxhetit nė kėtė masė, pėr sa kohė drejtuesit e FMN-sė nuk do tė jenė tė sigurt se qeveria shqiptare dhe administrata tatimore do tė mund tė kompensojė kėto para, si pasojė e pėrmirėsimit tė administrimit fiskal.

    Kėrcėnimet e ekonomisė

    "The Economist" parashikon qė pėr dy vitet nė vazhdim ekonomia shqiptare tė vazhdojė tė rritet me ritmet mė tė larta nė rajon, afėr 6-7 pėr qind, si pasojė e kėrkesės sė brendshme, qė mbetet e fortė. Por, kjo rritje, sipas raportit, do tė jetė e kushtėzuar nė njė masė tė madhe nga kriza energjetike, e cila mbetet njė faktor i pėrhershėm rreziku pėr ekonominė shqiptare. Ndėrkohė, njė tjetėr shqetėsim i ekspertėve tė revistės ėshtė edhe deficiti i lartė tregtar, i cili, sipas tyre, pritet tė rritet gjatė periudhės 2007-2008, pėr shkak tė rritjes sė vazhdueshme tė ēmimeve tė naftės, qė ndikon direkt nė koston e importeve. Pėr vitin qė lamė pas, diferenca nė vlerė mes mallrave qė vendi ynė ka blerė nga jashtė me ato qė ka shitur iu afrua nivelit tė 2 miliardė dollarėve, ndėrkohė qė vazhdon tė thellohet vit pas viti. Ky shqetėsim, sipas tyre, bėhet edhe mė serioz po tė mbahen parasysh nivelet shumė tė ulėta tė investimeve tė huaja direkt dhe rėnien e vazhdueshme tė dėrgesave tė emigrantėve. Kjo mund tė sjellė njė deficit nė njė tė ardhme jo tė largėt nė bilancin e pagesave, aq mė tepėr tani qė Shqipėria ka privatizuar thuajse tė gjitha asetet e saj strategjike, duke ia shitur ato kompanive tė huaja. Kjo do tė thotė qė fitimet qė ato realizojnė kėtu, dalin jashtė vendit nė formėn e valutės. Pėr vitin 2006, bilanci i pėrgjithshėm i pagesave rezultoi me njė tepricė prej 207 milionė eurosh, duke qenė tė mjaftueshme pėr tė pėrballuar nivelin e deficitit tė vazhdueshėm.




    shqip
    #VamosArgentina

  14. #34
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Taksa e sheshte, nga sot te gjitha pagat taksohen 10%

    Derguar me: 01/08/2007
    • Unifikimi i takses se pare ne nivelin 10% ka ngjallur debatin me te madh tek ekspertet. Argumenti kryesor kund er eshte se kjo skeme godet te varferit

    Qe nga sot hyn ne Ligji qe parashikon qe te gjitha kategorite e pagave mbi 30.000 leke te taksohen per te gjithe pagen bruto ne masen 10%. Nga ky rregull do te bejne perjashtim vetem pagat e uleta deri ne nivelin 30.000 leke, te cilat, per pragun nga 0 deri ne 10.000 leke, jane te perjashtuara nga taksimi. Nderkohe, nje pjese e ketij projekti, vendosja e nje tarife prej 10 perqindesh per tatimfitimin, do te hyje ne fuqi vetem nga dita e pare e vitit te ardhshem.

    Me 1 janar 2008 kjo takse pergjysmohet, duke kaluar nga niveli 20 perqind, qe eshte aktualisht, ne 10 perqind. Unifikimi i takses se pare ne nivelin 10% ka ngjallur debatin me te madh tek ekspertet. Argumenti kryesor kund er eshte se kjo skeme godet te varferit, ndonese qeveria ka premtuar nje skeme kompensimi per shtresat e varfera.

    Ata qe perfitojne nga ky nivel i propozuar takse jane personat qe deklarojne paga mbi 90,000 leke e lart, qe per momentin jane mjaft te paket. Gjithsesi nuk pritet qe kjo skeme te nxise shume ndergjegjien e punedhenesve per te deklaruar paga me te larta, sepse perseri 10% e 40,000 lekeshit eshte me e ulet se 10% e 100,000 lekeshit.



    balkanweb
    #VamosArgentina

  15. #35
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-07-2007
    Vendndodhja
    Toronto
    Postime
    65
    Mendoj se nisma te tilla te rendesishme,duhet te kene firmen e nje grupi studimi apo nje personaliteti,ku te vihet ne loje reputacioni i tyre,ne vartesi te rezultatit qe do arrihet,por ne Shqiperi kjo gje mungon dhe prandaj keto gjera i shpall kryeministri i cili se ka per gje qe neser te shpalle reforma te tjera te kunderta me taksen e sheshte.Jam skeptik per rezultatet per arsyen e thjeshte se se ska njeri ne shqiperi te dije sakte se cfare ekonomie kemi dhe tregusit e saj.Per qeverine zeme vend te pare ne evrope per ritjen e saj,per opoziten vend te fundit,ndersa studime nga organizma ekonomike te pavarur nuk ka.Pa ditur se cfare ekonomie kemi cdo nisme me duket show.Si mund te flitet per biznes ne nje vend pa drita,uje,me ligje qe ndryshojne sipas midese se qeveritarve etj.Mirupafshim ne taksen me maja.

  16. #36
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar mė parė nga trucker
    Mendoj se nisma te tilla te rendesishme,duhet te kene firmen e nje grupi studimi apo nje personaliteti,ku te vihet ne loje reputacioni i tyre,ne vartesi te rezultatit qe do arrihet,por ne Shqiperi kjo gje mungon dhe prandaj keto gjera i shpall kryeministri i cili se ka per gje qe neser te shpalle reforma te tjera te kunderta me taksen e sheshte.Jam skeptik per rezultatet per arsyen e thjeshte se se ska njeri ne shqiperi te dije sakte se cfare ekonomie kemi dhe tregusit e saj.Per qeverine zeme vend te pare ne evrope per ritjen e saj,per opoziten vend te fundit,ndersa studime nga organizma ekonomike te pavarur nuk ka.Pa ditur se cfare ekonomie kemi cdo nisme me duket show.Si mund te flitet per biznes ne nje vend pa drita,uje,me ligje qe ndryshojne sipas midese se qeveritarve etj.Mirupafshim ne taksen me maja.
    KRYENI KORIGJIMET E DUHURA GRAMATIKORE!

    Me duhet te ju kujtoj ose jeni shume i poshter ,ose jeni jashtemase naiv!!!

    Te gjitha reformat kontrollohen nga Banka Botrore!!!

  17. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    FMN: Taksat, shembull per rajonin

    Blerina Hoxha
    E Marte, 16 Qershor 2009

    Departamenti i Ceshtjeve Fiskale te FMN ka dhene vleresime teper pozitive per politikat fiskale te zbatuara ne Shqiperi, tre vitet e fundit si dhe per administrimin gjithnje e me cilesor te mbledhjes se tatimeve. Vleresimet jane dhene ne nje takim qe Departamenti i Ceshtjeve Fiskale te FMN, ka bere me drejtorite e Taksave te Rajonit te Ballkanit. Ne takim tatimoret shqiptare jane perfaqesuar nga drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajni. FMN ka konstatuar sipas shifrave gjithmone, qe sistemi tatimor shqiptar mbetet i shendoshe. Konkretisht, referuar vitit te kaluar si baze reference Shqiperia ka nje rritje konstante, tejkaluar rritjen e Prodhimit te Pergjithshem Bruto. Njekohesisht edhe kundrejt programit qeveritar te vitit korrent, kjo administrate e ka permbushur misionin e saj. Nderkohe qe nga shtetet pjesemarrese ne takim u raportua ulje e ndjeshme e mbledhjes se te ardhurave tatimore te ketij viti. Nga ana e saj pala shqiptare paraqiti reformat legjislative e organizative te ndermarra nga qeveria shqiptare, per reformimin e shendoshjen e sistemit fiskal ne Shqiperi. U theksua gjithashtu edhe roli mbeshtetes ne vazhdimesi i Programit te Sfides se Mijevjecarit, (nga USAID) dhe i SIDA-s nga administrata tatimore suedeze. Pala shqiptare i ka kerkuar ne takim FMN nje mbeshtetje ne vazhdimesi edhe nga FMN per realizimin e programit 2009-2012. "Taksat dhe vdekja jane te sigurta" eshte nje shprehje tashme e urte per popullin amerikan, edhe ne vende te tjera ku shteti e ka konsoliduar pranine e tij. Por ne sistemin ku po zhvillohet ekonomia jone, te paguash per sherbimet qe te ofron shteti eshte anormale. Bindja e trasheguar nga ekonomia socialiste, qe shteti sherben falas, duket se ende udheheq mendesine per t'iu shmangur sa mund pageses se taksave. Pikerisht per kete sjellje, Shqiperia i ka rruget me te prishura, se paguan me pak taksa, ka ndotjen me te madhe te ambientit se paguan me pak taksa, perfiton sherbimet me te dobeta te mundshme publike se nuk i paguan ato. Si rezultat i ketij mentaliteti, qeveria dhe pushteti lokal vjelin gjysmen e taksave qe vilet ne rajon dhe po keshtu ofron sherbime jo cilesore, duke i dhene vendit ate panorame qe ne rendom i themi, skamje.

    5 mujori, plani i tatimeve 100.3%

    Drejtori i Pergjithshem i Tatimeve, Artur Papajani deklaroi dje se, te ardhurat tatimore jane realizuar ne masen 100.3 % gjate pese mujorit te pare te ketij vit. Papajani theksoi se krahasuar me 5-mujorin e pare te vitit 2008, keto te ardhura rezultuan 5 % me te larta. Te shprehura ne vlere, sipas Papajanit, te ardhurat ne periudhen janar-maj rezultojne rreth 6.6 miliard leke me te larta.

    Reforma fiskale

    -Ne harkun e tre viteve u ul me 2,5 here tatimi mbi fitimin (nga 25% ne 10 %);

    -U ulen me dy here tatimet mbi biznesin e vogel (nga 3% e xhiros ne 1,5%),

    - U ul taksa mbi punen e paguar nga punemarresit (bizneset) me 1/3 ne 2006 dhe nga maji i 2009 kjo takse u ul me dy here krahasuar me nivelin e vitit 2005;

    -U ul me 2,5 here taksimi mbi dividendin e aksioneve dhe norma maksimale e taksimit te te ardhurave personale,

    - U ul taksa doganore, me 3 here (nga 6% ne 2%);

    -Jane hequr mbi 20 taksa nacionale dhe jane hequr ose ulur thellesisht nje numer i madh tarifash sherbimesh, perfshi dhe cmimin e energjise elektrike per kompanite


    KJ

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Esse dhe artikuj të muslimanëve
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 09-12-2010, 09:31
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Debat mes anti liberalėve dhe liberalėve
    Nga liridashes nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 22-03-2005, 19:26
  4. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40
  5. Beratasit dhe ēifutėt
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 27-06-2003, 10:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •