Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 13
  1. #1

    Spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane

    26 spiunë të Sigurimit, punonjës të Ambasadës Amerikane Friday, 13 April 2007
    Geri Kokalari, i ka dërguar një letër konfidenciale ambasadores Marsi Ries si dhe Departamentit Amerikan të Shtetit, ku bën të ditur një fakt tronditës për prezencën e ambasadës amerikane në Shqipëri. Sipas letrës mjaft konfidenciale që është dërguar në adresë të ambasadës amerikane janë konkretisht 26 punonjës të kësaj ambasad që kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste Shqiptare. Kokalari thotë se gjatë procesit të punësimit të tyre atyre u është dhënë një formular dhe një ndër pyetjet është ajo nëse kanë qenë anëtarë të partisë Komuniste apo edhe ndonjë organizate fashiste dhe këta të fundit edhe pse janë përgjigjur “jo” rezulton të mos jetë e vërtetë.Gazeta “SOT” ka arritur që të sigurojë këtë letër konfidenciale e cila tashmë është në dorën e Marsi Ries, por emrat janë po aq konfidencialë. Dihet vetëm që janë 26 persona, ishë anëtarë të partisë Komuniste që janë punonjës të ambasadës amerikane. Dihet vetëm që i personi i fundit në këtë listë është edhe rezident në Boston.
    Letra
    Geri Kokalari i shkruan ambasadores amerikane në Shqipëri se: “Më është tërhequr vëmendja lidhur me faktin se disa nga ish-punonjësit e Ambasadës Amerikane në Tiranë kanë qenë anëtarë të Partisë Komuniste Shqiptare. Nga këndvështrimi im për t’u bërë punonjës në këtë ambasadë të gjithë kanë plotësuar më parë një formular kualifikimi të Departamentit të Shtetit, OMB Nr. 1405-0029. Seksioni 35 i këtij formulari shtron pyetjen: Jeni ju tani, ose keni qenë ndonjëherë anëtar i Partisë Komuniste ose i ndonjë organizate komuniste ose fashiste? Nga këndvështrimi im personat e listuar më poshtë mund të kenë qenë anëtarë të Partisë Komuniste të Shqipërisë dhe mund të jenë përgjigjur “jo” në seksionin 35 të formulari të përshkruar më poshtë. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë këta persona kanë bërë një paraqitje jo të denjë në një aplikim punësimi me një agjenci të qeverisë amerikane dhe nëse është kështu unë marr përsipër të them se ky është një fakt i kryer”. Kokalari e vazhdon arsyetimin e tij lidhur me mundësinë e anëtarësisë së tyre në Partinë Komuniste si ata, por edhe të tjerë mund të kenë patur lidhje me Kadri Hazbiun. Duke e konsideruar atë si arkitektin e Sigurimit të Shtetit Shqiptar në kohën e diktaturës, Kokalari i shpreh shqetësimin Ries, se ish komunistët mund të kenë tashmë në këtë ambasadë spiunët e tyre. “Punonjësit ne Ambasadë dhe ka mundësi që edhe të tjerë, të ishin direkt të varur nga Kadri Hazbiu, kur ai ka shërbyer si Ministër i Brendshëm nën regjimin e diktatorit komunist Enver Hoxha. Në këtë pozicion Hazbiu ishte gjithashtu edhe në krye të sigurimit sekret shqiptar, operacion policie që vepronte si inteligjencë dhe ushtri e fortë për regjimin brutal të Enver Hoxhës. Siç është e ditur tashmë, pjesa më e madhe, në mos të gjithë, të gjithë njerëzit që punonin nën pozicionin e Hazbiut, u konsideruan "sigurimi" dhe shërbyen si bërthamë e aparatit të inteligjencës për Partinë Komuniste Shqiptare. Çfarë është shqetësuese për këtë situatë nëse ky informacion është i vërtetë, është fakti se ka mundësi që anëtarë të ish-qeverisë komuniste të kenë futur spiunë në Ambasadën Amerikane”, shkruan Kokalari. Më tej në letër përmendet edhe kryeministri Berisha, por edhe ish kryeministri Fatos Nano, si ish anëtarë të Partisë Komuniste dhe i konsideron ata si dy prej spiunëve në ambasadë. “Kjo mund të jetë shumë e rëndësishme sepse mund të thotë që këta individë mbajnë lidhje të ngushta me qeverinë shqiptare (Kryeministri Sali Berisha ishte anëtar i partisë komuniste) kanë shërbyer si një rrjet inteligjent brenda ambasadës tuaj. Për më tepër, kjo gjë mund të shpjegojë gjithashtu të dhënat që ish-kryeministri Fatos Nano kishte burime inteligjence brenda Ambasadës për shkak të faktit se ai ka qenë një anëtar kyç i ish-regjimit komunist dhe mban lidhje të ngushta me “ish-sigurimin", vazhdon letra. Në përfundim të saj Kokalari sqaron edhe arsyet e letrës dhe informacionit që jep. “Si qytetar i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë pyes nëse ju e investigoni këtë çështje dhe përcaktoni nëse ndonjë nga informacionet që dhamë më lart kishte ndonjë gjë të bazuar në fakt real. Vëmendja juaj e menjëhershme dhe përgjigja kërkohet me shumë respekt”, përfundon letra e Geri Kokalarit.
    >

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-03-2007
    Postime
    128
    Citim Postuar më parë nga CEZARND

    Po pastaj?
    Cfare mund ti bejn kta Ambasade Americane?

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    artikull konfuz..

    kur minister i brendeshem ose i sigurimit.. ka qene kadri hazbiu .. shqiperia nuk ka pasur ambasade amerikane ne tirane.. pra ska pasur se ku ti fuse kadriu spiunet e vet..

    gari ska hall spiunesh as te sigurimit as te ppsh-se.. por eshte bere militant i edvinit dhe lufton armikun e edvinit me kte rast.. pra berishen.. dhe meqe nano nuk eshte ne linjen e edvinit nashi.. pra nuk po cfaqet si nxites e pergatites per nje 97 te re alla zabitce luizo caushce e gjinusho petro korabshe e dade brace kanibalce.. e milo ceko meto klosce qe po e udheheq edvini.. athere dhe gary i bie dhe nanos me kopace..
    pra gary eshte rreshtuar qe nga amerika e larget ne perkrahje te mafies shqiptare.. sepse pikerisht kjo mafie ne luften e saje kunder berishes i bie cdo dite kesaj melodise bajate qe na paskesh qen berisha antar partie i ppsh dhe se eshte diktatori fundit stalinist ne europe apo mugabe apo lukashenko etj.. dokrra te perpunuara ne guzhinen speciale te mafies se selise roze e asaj te kontrabando ndertimit qe tashme eshte bere njesh..

    ktu rreh teli i ciftelise se kokolarit..
    shkurt eshte vene i ngrati kokolar ne sherbim te erion veliut.. nje cope mashtrusi .. legen..

  4. #4

    Letra origjinal por pa emrat e akuzuar

    This letter was sent to Ambassador Ries and other

    U.S. government officials via email on Feb. 12 . The original letter included actual names that have been omitted here for reasons of confidentiality. There is another part to this story concerning human trafficking that is yet to be revealed. This story is far from over, but for now I can say that the Embassy has not issued a denial and further inquiries are being made through investigative offices that have jurisdiction over the Embassy.
    GQK

    Gary Q. Kokalari - Political Analyst

    By Gary Q. Kokalari - Exclusively for ACLIS

    February 12, 2007
    Ambassador Marci Ries
    U.S. Embassy
    Tirana, Albania

    Ambassador Ries,
    It has been brought to my attention that certain current and former employees of the U.S. Embassy in Tirana are alleged to have been members of Albania's communist party. It is my understanding that in order to qualify for employment in the Embassy these individuals were required to complete Department of State form OMB NO. 1405-0029. Section 35 of this form asks the question: Are you now, or have you ever been, a member of the Communist Party or any communist or fascist organization?

    It is also my understanding that the individuals listed below may have been members of Albania's communist party and may have answered "no" in section 35 of the above described form. If this is true, then these individuals made material misrepresentations on an employment application with an agency of the U.S. government and if so, I assume this constitutes grounds for termination. These individuals are [The original letter included actual names that have been omitted here for reasons of confidentiality]:

    1) *********
    2) *********
    3) *********
    4) *********
    5) *********
    6) *********
    7) *********
    8) *********
    9) *********
    10) *********
    11) *********
    12) *********
    13) *********
    14) *********
    15) *********
    16) *********
    17) *********
    18) *********
    19) *********
    20) *********
    21) *********
    22) *********
    23) *********
    24) *********
    25) *********
    26) (currently residing in Boston )

    It is further my understanding that Embassy employees ************, ************, ************ and possibly others were direct subordinates of Kadri Hasbiu when he served as Minister of the Interior under communist dictator Enver Hoxha. In that position Hasbiu was also head of Albania's dreaded sigurimi secret police operation that acted as the intelligence and enforcement arm for Hoxha's brutal regime. As is well known, most, if not all, of the people who worked under Hasbiu were considered "sigurimi" and served as the nucleus of the intelligence apparatus for Albania's communist party. What is disturbing about this situation is that if this is information is true, it is possible members of the former communist government may have embedded spies in the U.S. Embassy. This should be of major concern because it could mean that individuals who maintain close links to the host government of Albania (Prime Minister Sali Berisha was a member of the communist party) are serving as an intelligence network within your Embassy. Furthermore, this could also explain persistent reports that former Prime Minister Fatos Nano had sources of intelligence within the Embassy because of the fact he was a key member of the former communist regime and he maintained closed ties with "ex-sigurimi".

    As a citizen of the United States of America, I demand that you investigate this matter and determine if any of the information contained in this correspondence has any basis in fact. Your immediate attention and response is respectfully requested.

    As you are aware, tampering with any files of the U.S. government could be construed as obstruction of justice.

    Please be advised that on January 19, 2007, FBI Director Robert Mueller as well as several members of Congress were notified about this matter via certified mail.

    Thank you.

    Sincerely,

    Gary Q. Kokalari

    ACL - 07 April 2007

    Eshte e disata here qe ky person ben letra te tilla dhe permes tyre duket se cili eshte qellimi i tij.
    Eshte nje gje normale te shqetesohesh per punet e shtetit ku jeton dhe ke nenshtetesine, por Ambasada e SHBA e di shume mire se kush eshte Nano, Berisha e gjithe figurat e tjera politike shqiptare ne Shqiperi, Kosove etj.

    Sic duket do i jete premtuar qe ne rast te ardhjes se dyshes Rama-Meta ne pushtet, Kokalari do te jete ambasadori i Shqiperise ne SHBA.

    E provoi para tij Idriz Basha ne Bruksel dhe dihet se si perfundoi.
    Kokalari ju beson shume neokomunisteve dhe latinorevolucionareve shqiptare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 15-04-2007 më 04:03

  5. #5

    Letra te tjera te hapura

    Fatos Nano

    Kryeministër

    Republika e Shqipërisë

    Tirane, Shqiperi

    Shkëlqesia juaj,

    Po ju shkruaj për t'ju lajmëruar se më ka rënë në dorë një raport, i cili ju
    akuzon juve dhe gruan tuaj për përfshirje direkte në trafikimin e drogës në
    Shqipëri. Raporti është hartuar nga persona të lidhur me shërbimet e fshehta
    të Shqipërisë dhe nga të dhënat e informacionet e marra nga anëtarë ose ish-
    anëtarë të këtyre shërbimeve. Unë nuk e di nëse të gjitha akuzat që ngre
    raporti janë të vërteta, prandaj në këtë letër të hapur unë nuk kam
    përmendur shumë nga emrat që përfshihen në raport. Sidoqoftë, nisur nga
    natyra specifike e informacionit në raport dhe informacionit konfirmues që
    unë kam arritur të marr nga palë të ndryshme në Shqipëri, këto akuza janë
    mjaft shqetësuese dhe meritojnë vëmendjen e plotë të qeverisë shqiptare, dhe
    qeverive të tjera që janë të interesuara në përparimin e Shqipërisë.
    Rrjedhimisht, unë i kam dërguar kopje të detajuara të këtij raporti,
    përfshirë identitetin e të gjithë palëve që janë të dyshuar për përfshirje
    në trafikimin e drogës, Ambasadorit të EU, Lutz Salzmann, Ambasadores
    amerikane Marcie Ries dhe zyrtarëve të tjerë në Uashington. Ndaj, ju lutem
    të jeni në dijeni që ekzistenca e këtij raporti të plotë mund të verifikohet
    shumë thjesht.

    Më duhet t'ju them se unë mendoj se është shumë e mundur që akuzat ndaj jush
    në këtë raport janë të vërteta dhe që ju drejtoni një konspiraci kriminale,
    duke mbajtur postin e kryeministrit të qeverisë shqiptare. Opinionin tim,
    unë e mbështes në biseda që kam pasur me zyrtarë policie, diplomatë të huaj
    me eksperiencë në Shqipëri, punonjës të shërbimeve sekrete në Shqipëri,
    zyrtarë të qeverisë amerikane dhe politikanë e qeveritarë shqiptarë. Ju
    gjithashtu duhet të dini që unë vazhdoj që të ngulmoj për ndjekjen e këtyre
    problemeve me zyrtarë të ndryshëm në Shtetet e Bashkuara, jashtë strukturave
    të Departamentit të Shtetit dhe një hetim i këtyre problemeve është në
    proces e sipër. Për më tepër, përpjekjet e mia kanë gjetur mbështetjen e
    palëve të ndryshme në Uashington, përfshirë dhe mbështetjen e një senatori
    shumë të njohur amerikan.

    Më poshtë keni një përmbledhje të akuzave që gjenden në raport:

    1. Shqipëria është bërë një hallkë kryesore në trafikimin e drogave dhe
    është shndërruar në një linjë të sigurt Lindje-Perëndim për kriminelët që
    merren me këtë lloj vemprimtarie (këtë fakt unë e kam konfirmuar me
    Departamentin e Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës)

    2. Duke filluar që nga fundi i viteve '90, raporti flet për historinë e
    afërt të lindjes së grupeve kriminale shqiptare të përfshirë në tregtinë e
    drogës. Sipas raportit, një ngjarje kyçe që çoi në lulëzimin e trafikantëve
    të drogës në Shqipëri ishte ndërhyrja juaj në 1997 për të detyruar Fehmi
    Abdiun, në atë kohë Kryetar i Komitetit të Legjislacionit në Parlament, që
    të abrogonte ligjet antitrafik që ishin aprovuar në 1996. (Media shqiptare
    ka raportuar që biseda juaj me Abdiun është regjistruar dhe unë e kam lexuar
    një kopje të transkriptit.) Rezultati që vijoi ishte një vakuum ligjor në
    lidhje me trafikimin e drogës. Raporti shkruan që individë të rrethit tuaj
    të ngushtë, si brenda ashtu dhe jashtë qeverisë, u bënë padronë e partnerë
    të trafikantëve dhe përdorën të ardhurat e nxjerra nga ky aktivitet kriminal
    për të investuar në projekte të ndryshme në ndërtim e turizëm. Është më se e
    qartë se ka një paralelizëm më se shqetësues midis transformimit të
    Shqipërisë si një pikë e rëndësishme tranzite për trafikun e drogës dhe
    qeverisjes suaj si kryeministër i Shqipërisë.

    3. Raporti akuzon që Xhoana Nano, gruaja juaj, është e përfshirë në këtë
    aktivitet kriminal dhe "Joy Travell", një kompani që kontrollohet prej saj,
    shërben si mjet për të pastruar paratë qeë vijnë nga trafikimi i drogës.
    Raporti gjithashtu akuzon që një nga linjat kryesore të trafikut të drogës
    kontrollohet nga një partner i gruas suaj, i cili gjithashtu është përfshirë
    në vrasjen e një trafikanti konkurrent.

    4. Raporti akuzon që disa prej ministrave tuaj janë të përfshirë direkt në
    trafikimin e drogës. Igli Toska, ministri i Rendit, dhe Arjan Rugji, i cili
    ishte Drejtor i Përgjithshëm për Kufijtë në Ministrinë e Rendit, së bashku
    me një ish-ministër, akuzohen në raport si drejtuesit dhe padronët e linjës
    së drogës që nis nga Turqia, vazhdon nëpërmjet Shqipërisë dhe përfundon në
    Itali. Raporti gjithashtu diskuton në detaje arrestimin e një kushëriri të
    Igli Toskës, i cili u kap me 30 kilogram droge. Me aq sa di unë, ky person
    nuk është dënuar për këtë aktivitet kriminal dhe momentalisht është i lirë.
    Një tjetër ministër i qeverisë suaj gjithashtu akuzohet si kontrollues i një
    linje alternative të trafikut të drogës që furnizon Gjermaninë me heroinë.
    Gramoz Ruçi, sekretar i Partisë Socialiste, gjithashtu akuzohet nga raporti
    si i përfshirë në trafikun e drogës në Shqipëri.

    5. Raporti identifikon disa linja të tjera alternative të trafikimit të
    drogës nëpërmjet Shqipërisë. Njerëzit të cilët kontrollojnë këto linja
    thuhet të jenë anëtarë të qeverisë suaj ose njerëz që mbajnë lidhje të
    ngushta e personale ose familjare me ju. Ndërmjet atyre që përmenden në
    raport si pjesëmarrës në këtë aktivitet ilegal, janë dhe biznesmenë të
    mirënjohur në Shqipëri, të cilët thuhet që janë të lidhur me ju e ju kanë
    dhënë dhurata luksoze, si dhe para të shumta për të mbështetur vesin tuaj të
    bixhozit.

    6. Raporti akuzon që këta trafikantë i kanë përdorur fitimet e tyre ilegale
    për të blerë influencë politike dhe për të siguruar mbrojtjen dhe
    bashkëpunimin e qeverisë suaj. Raporti gjithashtu thotë që vërtetësia e të
    dhënave që përmban raporti, është konfirmuar nga të paktën tre burime të
    ndryshme dhe që kontributorët e raportit janë anëtarë të shërbimeve sekrete
    shqiptare, të cilë nuk janë nën kontrollin e zyrës së kryeministrit.

    Këto janë vërtet akuza shumë serioze. Dhe nëse kanë ndonjë grimë të vërtetë,
    jam i bindur që shumica e shqiptarëve mendojnë se ju duhet të ballafaqoheni
    me drejtësinë.

    Siç e dini, edhe në të kaluarën unë kam hetuar çështje të ndryshme që
    tregojnë praktikat tuaja korruptive. Një shembull janë përpjekjet tuaja për
    të manipuluar marrëveshjet e interkonjuksionit në Shqipëri dhe privatizimin
    e pronave shtetërore si Albtelekomi. Një çështje tjetër ka qenë ajo ku një
    punonjës i Kredit Suise më informoi që ju keni llogari bankare të paligjshme
    me atë institucion financiar. Unë kam kontaktuar Geri Linc, zëvendës
    presidentin e Kredit Suise, i cili për arsye konfidencialiteti nuk mund të
    pohonte ose mohonte ekzistencën e një llogarie bankare në emrin tuaj.
    Gjithsesi, duhet të dini që kjo çështje nuk është e mbyllur. Në raste të
    ndryshme, unë ju kam dërguar një dokument nëpërmjet të cilit ju mund të më
    autorizoni mua që të vërtetoj nëse keni ose jo llogari bankare me Kredit
    Suise, po ju nuk keni pranuar të nënshkruani. Në fakt, herën e fundit që ju
    ishit në Nju Jork, në hotelin Ualdorf Astoria, unë jua dërgova personalisht
    një tjetër kopje të së njëjtës letër autorizimi.

    Për fatin tuaj të mirë dhe ndryshe nga Shqipëria, zyrtarët e qeverisë së
    Shteteve të Bashkuara veprojnë sipas rregullave të shtetit ligjor dhe si
    rrjedhim, ata tregojnë kujdes kur hetojnë për akuza kriminale ndaj kryetarit
    të një shteti sovran, sidomos nëse qeveria e këtij shteti bashkëpunon për
    çështje që kanë një farë rëndësie ndërkombëtare. Por zoti Nano, ju lutem të
    keni parasysh se pavarësisht se kush i fiton zgjedhjet e ardhshme, koha
    punon për mua dhe unë jam më se i bindur që akuzat që bëhen në raportin në
    lidhje me drogën si dhe akuzat e tjera ndaj jush, do të vijë koha që do të
    ballafaqohen me drejtësinë.

    Sigurisht, ju nuk keni asnjë detyrim që të bashkëpunoni me mua, sepse unë
    nuk kam asnjë status ligjor në Shqipëri që t'ju detyroj që të bashkëpunoni.
    Për më tepër, siç e përmenda, Shtetet e Bashkuara i binden protokollit në
    analizimin dhe përpunimin e këtij informacioni. Sidoqoftë, duke parë natyrën
    serioze të akuzave që janë ngritur kundra jush në lidhje me praktika
    korruptive, trafikim droge dhe pastrim parash, nëse ju jeni i pafajshëm në
    lidhje me këto akuza, është normale të mendosh se ju do të dëshironit t'i
    pastronit këto njolla nga reputacioni juaj.

    Meqenëse po u afrohemi zgjedhjeve, populli shqiptar ka të drejtë të mësojë
    që kryeministri i tyre nuk është një kriminel. Për këtë arsye, unë kam disa
    propozime që mund të ndihmojnë për të arritur këtë qëllim. E para, menjëherë
    dhe para zgjedhjeve, ju mund të nënshkruani një autorizim që më jep mua
    autoritet të plotë që të marr të dhëna nga çdo institucion financiar për të
    konfirmuar nëse ju keni pasur ndonjë llogari në emrin tuaj. Pastaj, si një
    premtim elektoral për popullin shqiptar, jepni publikisht besën tuaj që nëse
    do të jeni përsëri kryeministër, ju do të autorizoni menjëherë formimin e
    një komisioni hetimor me fuqi të plotë për t'ju hetuar ju dhe individë të
    tjerë që akuzohen të jenë përfshirë në trafikimin e drogës. Së fundi, ju
    duhet të bini dakord paraprakisht që unë të jem në krye të këtij komisioni.

    Duke nënshkruar këtë autorizim që më jep mua mundësinë të marr të dhëna nga
    instuticione financiare dhe duke dhënë besën tuaj për formimin e një
    komisioni ku unë do të jem kryetar, ju jepni një sinjal të fortë që akuzat
    kundra jush në këtë letër dhe në vende të tjera nuk kanë baza. Por nëse nuk
    bini dakord me këto propozime, atëherë populli shqiptar duhet ta marrë këtë
    në konsideratë kur të hedhin votën e tyre më 3 korrik. Në rast se ju nuk
    doni të bashkëpunoni në lidhje me këtë çështje, shqiptarët duhet të pyesin
    veten: A duan vërtet që Shqipëria të udhëhiqet nga një kryeministër i cili
    qëndron në majë të një konspiracie kriminale të përfshirë në trafikimin e
    drogës, trafikimin e njerëzve, pastrimin e parave dhe vjedhjen e pronave
    shtetërore për përfitime personale?

    Faleminderit për kohën që do t'i kushtoni kësaj letre.

    Sinqerisht,

    Gary Q. Kokalari

    Gjithashtu dërguar për dijeni të nderuarve:

    Sali Berisha

    Condoleeza Rice

    Joseph Biden

    Sam Broënback

    Eliot Engel

    Henry Hyde

    Richard Lugar

    Marci Ries

    Lutz Salzmann

    Charles Schumer

    Christopher Smith

    A jane provuar deri tani akuzat e mesiperme? Cfare ka bere prokuroria shqiptare ne lidhje me keto akuza publike?

  6. #6

    Leter perkrahese per Sali Berishen

    Bruce Jackson, prostitutë e Nanos

    Gary Kokalari

    Një lajm i botuar së fundi tregon se një Bruce Jackson është në Tiranë, duke punuar haptazi në mbështetje të Nanos. Kështu që një gjë është e qartë, Jackson nuk ka ndonjë pozicion zyrtar në qeverinë amerikane. Në të vërtetë, ai është pjesë e disa të ashtuquajturve lobingje ose grupe që ai ka vetëkrijuar. Duket qartë se Nano po përpiqet qëllimisht të disorientojë popullin shqiptar, duke i paraqitur komentet e Jackson si mbështetje nga qeveria amerikane.

    Duhet bërë e njohur se Jackson ka qenë i punësuar më parë nga kompania Lockheed dhe mund të ketë ende lidhje me këtë kompani. Siç dihet kjo kompani ka fituar kontrata të rëndësishme në Shqipëri gjatë kohës kur Fatos Nano ka qenë kryeministër, dhe Lockheed shpreson të fitojë më shumë biznese. Siç është e njohur, Lockheed ka një histori implikimesh në skandale rryshfetesh dhe kjo demonstrohet në paragrafin e librit "Amerika e pandershme" në të cilin citohet:

    "Lockheed ka pranuar se ka korruptuar zyrtarë të qeverive të huaja si një joshje për ta për të blerë avionë ushtarakë dhe tregtarë. Në një instancë, zyrtarë të Lockheed dhanë dorëheqjen, pasi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë akuzuan kompaninë për korruptimin e zyrtarëve të huaj. Këta zyrtarë të korporatës pranuan se i kishin dhënë zyrtarëve europianë dhe japonezë ryshfete që kalonin mbi 22 milionë dollarë. Lockheed u shpall fajtor për pagesa sekrete ndaj qeverisë japoneze dhe zyrtarëve të biznesit për promovimin e shitjeve të avionëve L-1011"

    Unë jam i informuar se Jackson ishte njëri nga këta persona që dhanë dorëheqjen për shkak të këtij skandali, dhe ndershmërisht do dëshiroja të dëgjoja komentet e zotit Jackson në lidhje me këtë çështje.

    Për më tepër, duhet bërë e ditur nëse Jackson është aktualisht në borderonë e Nanos. Sepse nëse ai është si një këshilltar politik i paguar, mendoj se kemi të bëjmë me një dhunim të ligjit elektoral në Shqipëri. Gjithashtu jam i interesuar të dëgjoj komentet e Jackson rreth të thënave se ai ka lidhje me Nikolas Geixh.

    Në thelb, ky gomar Jackson po përpiqet t`u tregojë shqiptarëve të mos mbështesin një qeveri të kryesuar nga Berisha, dhe se qeveria e Nanos na qenka e vetmja shpresë për integrimin e vendit në Europë. Për mendimin tim, ai është pak më shumë se sa një prostitutë e Nanos, i cili duhet t'u tregojë të gjithëve rreth karakterit moral të zotit Jackson. Sepse nëse zoti Jackson po punon për një tutor prostitutash, i sugjeroj që në të ardhmen të zgjedhë një më të mirë se sa një i dehur, një hajdut maskara si Fatos Nano.

    Ju sugjeroj të gjithëve që të telefononi zotin Jackson në Hotel Sheraton në Tiranë dhe i thoni atij se, një amerikan nuk do që qeveria amerikane të mbështesë një kryeministër të korruptuar, me lidhje me trafikantë droge dhe se Jackson duhet të shohë punën e tij dhe të largohet nga Shqipëria.

    Ju lutem telefononi këtë gomarin Jackson tani dhe kërkoni të flisni me të. Numri i tij në Sheraton është 011-355 42-74707.

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Ky Gary qenka mashtrues klasi. Une kam punuar vete ca kohe per ambasaden amerikane ne Tirane dhe ne qofte se nuk i njoh te tere, kam njohur nje pjese te mire te punonjesve. Te paret qe filluan pune ishin te sapo dipllomuar. E njejta rruge u ndoq edhe per te tjeret ...
    Kushedi e ka fjalen per ca shofere qe eshte llogjike te kene punuar neper KQ , MPB e Drejtorira te Dyta, se ai copa shoferit nga parku i mallrave nuk e ka idene se ku e kur hapet nje zyre perfaqesie.

    Cilet jane ato 20 emra ? I ka lexuar ndonjeri prej jush, se u bera kurioze.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i ke emrat aty.. te lista e dydrinsit..

    1. pikpik pikpiku

    2.pikapik pikapikaj

    3. pikopik pikollaraj

    etjetrj plot..

    lol..

  9. #9
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Citim Postuar më parë nga Brari
    i ke emrat aty.. te lista e dydrinsit..

    1. pikpik pikpiku

    2.pikapik pikapikaj

    3. pikopik pikollaraj

    etjetrj plot..

    lol..
    lmaooooooooooooooooo

    Ti m'knaq !
    Where does a thought go when it's forgotten?

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    meqe ma kujtove drejtorin e dyte..neser do tregoj ate historin me labin dhe kavajsin..

    lol.

  11. #11
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    mduket se ky geri e ka me shokun sali ene po i bi nga kina hahahahahhahaha
    no glove no love

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ja me cfar merret ky shoku i garyt .. shijaks londoni ose muhamet veliu i shikut te klosit..

    ----------

    Investigimi

    Gazetari i "Top Media"-s "martohet" me 4 polake

    Skandali i përfshirjes së shtetaseve polake në martesat me pagesë është ekspozuar dje në faqet e gazetës "The People" nga korrespondenti i "Top Media"-s në Angli, Muhamed Veliu. Përmes një investigimi njëmujor është zbuluar mekanizmi i këtyre martesave, që përdoren nga njerëz të botës së krimit për të qëndruar në Britaninë e Madhe. Nuset e rreme polake kërkojnë për t‘u martuar me njerëz ilegalë në Angli deri në tetëmijë paund. Sipas gazetës britanike, kjo metodë përbën shqetësim, pasi njerëz të botës së krimit, përmes martesave të këtij lloji, sigurojnë viza qëndrimi. Sipas "The People", kjo metodë është tepër e rrezikshme, pasi mund të përdoret me efikasitet nga terroristët për të jetuar në mënyrë legjitime në shtetin ishull e më pas për të kryer akte terroriste. Metoda e përdorur nga gazetari Veliu në këtë investigim ka qenë e njëjtë me atë të sekserëve të martesave. Vendosi në xhamat e disa kioskave një lajmërim të shkruar në polonisht ku thuhej: "Një djalë nga Evropa Lindore kërkon të martohet kundrejt pagesës me një vajzë polake për të qëndruar ilegalisht në Angli. Në dispozicion, një shpërblim disa mijëra paund". "Të nesërmen e vendosjes së këtyre lajmërimeve mora telefonatën e parë. Ishte një grua që nuk fliste mirë anglisht. E lamë të takoheshim në veri të Londrës. Së bashku me mua erdhi edhe një përkthyese polake", thotë Veliu rreth fillimit të investigimit. Polakja e parë që donte të martohej quhej Regina Jedrzejko, 41 vjeçe, e divorcuar, ish-mësuese pianoje në qytetin Kraov. E dëshpëruar nga mosgjetja e punës në Angli, Jedrzejko iu përgjigj lajmërimit për të siguruar një dorë të mirë parash. Për të mbledhur prova të tjera, gazetari i "Top Media"-s bëri edhe tri martesa të tjera. Për këtë investigim, "Home Office" falënderoi gazetarin dhe gazetën, e cila e publikoi lajmin, duke hedhur poshtë pretendimin se kishte rënë numri i martesave false.

    gazeta shqip.

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e Dorontina
    Anëtarësuar
    22-09-2006
    Vendndodhja
    "In your dreams making you happy"Nese e ke humb dashurin e ke humb aryen e jetes, nese ende se ke gjet ke arsye te jetojsh "
    Postime
    3,488
    Citim Postuar më parë nga DYDRINAS
    Bruce Jackson, prostitutë e Nanos

    Gary Kokalari

    Një lajm i botuar së fundi tregon se një Bruce Jackson është në Tiranë, duke punuar haptazi në mbështetje të Nanos. Kështu që një gjë është e qartë, Jackson nuk ka ndonjë pozicion zyrtar në qeverinë amerikane. Në të vërtetë, ai është pjesë e disa të ashtuquajturve lobingje ose grupe që ai ka vetëkrijuar. Duket qartë se Nano po përpiqet qëllimisht të disorientojë popullin shqiptar, duke i paraqitur komentet e Jackson si mbështetje nga qeveria amerikane.

    Duhet bërë e njohur se Jackson ka qenë i punësuar më parë nga kompania Lockheed dhe mund të ketë ende lidhje me këtë kompani. Siç dihet kjo kompani ka fituar kontrata të rëndësishme në Shqipëri gjatë kohës kur Fatos Nano ka qenë kryeministër, dhe Lockheed shpreson të fitojë më shumë biznese. Siç është e njohur, Lockheed ka një histori implikimesh në skandale rryshfetesh dhe kjo demonstrohet në paragrafin e librit "Amerika e pandershme" në të cilin citohet:

    "Lockheed ka pranuar se ka korruptuar zyrtarë të qeverive të huaja si një joshje për ta për të blerë avionë ushtarakë dhe tregtarë. Në një instancë, zyrtarë të Lockheed dhanë dorëheqjen, pasi prokurorët e Departamentit të Drejtësisë akuzuan kompaninë për korruptimin e zyrtarëve të huaj. Këta zyrtarë të korporatës pranuan se i kishin dhënë zyrtarëve europianë dhe japonezë ryshfete që kalonin mbi 22 milionë dollarë. Lockheed u shpall fajtor për pagesa sekrete ndaj qeverisë japoneze dhe zyrtarëve të biznesit për promovimin e shitjeve të avionëve L-1011"

    Unë jam i informuar se Jackson ishte njëri nga këta persona që dhanë dorëheqjen për shkak të këtij skandali, dhe ndershmërisht do dëshiroja të dëgjoja komentet e zotit Jackson në lidhje me këtë çështje.

    Për më tepër, duhet bërë e ditur nëse Jackson është aktualisht në borderonë e Nanos. Sepse nëse ai është si një këshilltar politik i paguar, mendoj se kemi të bëjmë me një dhunim të ligjit elektoral në Shqipëri. Gjithashtu jam i interesuar të dëgjoj komentet e Jackson rreth të thënave se ai ka lidhje me Nikolas Geixh.

    Në thelb, ky gomar Jackson po përpiqet t`u tregojë shqiptarëve të mos mbështesin një qeveri të kryesuar nga Berisha, dhe se qeveria e Nanos na qenka e vetmja shpresë për integrimin e vendit në Europë. Për mendimin tim, ai është pak më shumë se sa një prostitutë e Nanos, i cili duhet t'u tregojë të gjithëve rreth karakterit moral të zotit Jackson. Sepse nëse zoti Jackson po punon për një tutor prostitutash, i sugjeroj që në të ardhmen të zgjedhë një më të mirë se sa një i dehur, një hajdut maskara si Fatos Nano.

    Ju sugjeroj të gjithëve që të telefononi zotin Jackson në Hotel Sheraton në Tiranë dhe i thoni atij se, një amerikan nuk do që qeveria amerikane të mbështesë një kryeministër të korruptuar, me lidhje me trafikantë droge dhe se Jackson duhet të shohë punën e tij dhe të largohet nga Shqipëria.

    Ju lutem telefononi këtë gomarin Jackson tani dhe kërkoni të flisni me të. Numri i tij në Sheraton është 011-355 42-74707.
    katastrof....
    siq thojn ne kosove kur qeni e bjen ujkun ne torishte .....
    runa zot nga disa qe na udhheqin....
    "Msyja Henes po smujte me u ndal ne Hene,mbi yje ateron gjitsesi" ....

Tema të Ngjashme

  1. A është kërcënim Amerika për paqen botërore?
    Nga ORIONI në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 212
    Postimi i Fundit: 09-05-2011, 09:49
  2. Masakra e regjistrimit komunist në ushtrinë shqiptare
    Nga Eni në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-02-2010, 14:31
  3. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12
  4. Mbi politikën e jashtme të SH.B.A.-së
    Nga Eni në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 175
    Postimi i Fundit: 13-02-2004, 11:06
  5. Politika e SHBA-se karshi Shqiperise
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 26-10-2002, 22:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •