Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1

    Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat

    Të mos e besosh: Regjimi i vizave lehtësohet për europianojugorët




    Të premten në Zagreb të Kroacisë, në prani të zëvendëspresidentit të Komisionit Europian, Franko Fratinit dhe ministrave të drejtësisë dhe rendit të vendeve të Europës Juglindore, do të nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit të vizave.

    Vendet e Europës Juglindore do të afrohen edhe një hap më shumë me Bashkimin Europian këtë të premte, kur në kryeqytetin kroat do të nënshkruhet marrëveshja e lehtësimit të vizave për qytetarët e Shqipërisë, Bosnjës, Serbisë dhe Maqedonisë, që dëshirojnë të udhëtojnë për arsye pune ose studimesh në vendet e BE-së.

    Në fakt që prej ditës së djeshme në Bruksel janë mbledhur funksionarë të lartë nga vendet e sipërpërmendura ballkanike, të cilët po i japin dorën e fundit përgatitjeve për nënshkrimin e marrëveshjeve të ripranimit dhe lehtësimit të vizave për qytetarët e vendeve të tyre.

    Të martën zyrtarët europianë sigluan marrëveshjet përkatëse me Shqipërinë dhe Bosnjën, ndërsa sot dhe nesër pritet që këto marrëveshje të siglohen edhe me vendet e tjera të Europës Juglindore. Pastaj të premten, në prani të komisionerit të
    Bashkimit Europian, përgjegjës për rendin dhe drejtësinë, Franko Fratinit dhe ministrave nga Shqipëria, Maqedonia, Bosnja dhe Serbia do të nënshkruhet zyrtarisht kjo marrëveshje, që do të lehtësojë së tepërmi lëvizjen e qytetarëve të vendeve të Europës Juglindore në BE.

    Duhet thënë se bisedimet e para për mundësinë e lehtësimit të regjimit të vizave për qytetarët e vendeve ballkanike të sipërpërmendura kanë filluar që 3 vjet më parë. Ishte presioni i vazhdueshëm i zyrtarëve të vendeve ballkanike që mundësoi që
    kjo çështje të vihet në rendin e ditës të preokupimeve të BE-së. Komisioneri Franko Frattini u shpreh atëhere gjatë një mbledhjeje të kolegjit të komisionerëve të BE-së se: " nuk ka takim që zhvilloj me ministrat e vendeve ballkanike që ata nuk më kërkojnë të drejtën e lëvizjes së lirë në vendet e BE-së për qytetarët e tyre". Dhe që nga ajo kohë me hapa të matur por të pandërprerë, kjo çështje ka përparuar për të arritur në apogjeun e saj këtë të premte.

    Me këtë rast duhet theksuar se Shqipëria ka qënë vendi i parë ndër vendet e Europës Juglindore që ka nënshkruar me Bashkimin Europian, që në vitin 2004 marrëveshjen e ripranimit të azilantëve të dëbuar, kusht ky i domosdoshëm i vendosur nga BE-ja, para se të flitej për një liberalizim të vizave për qytetarët e këtyre vendeve. Vendet e tjera ballkanike kanë pasuar në këtë rrugë.

    Pas ceremonisë të së premtes në Zagreb, i takon Këshillit të Ministrave të 27 vendeve anëtare të BE-së që ta aprovojnë këtë marrëveshje, e cila mund të fillojë të zbatohet në praktikë nga fundi i vjeshtës. Duhet vënë në dukje se atëhere vizat do të jenë jo vetëm më të lira si çmim, por do të jepen edhe më lehtë nga konsullatat e vendeve anëtare të BE-së që gjenden në Tiranë, Shkup, Beograd etj. Studentët, studiuesit, shkencëtarët dhe biznesmenët do të jenë disa nga ato kategori që do të përfitojnë më së shumti nga ky lehtësim i regjimit të vizave që BE-ja ka vendosur të aplikojë ndaj këtyre vendeve, që një ditë parashikohet se do të jenë anëtare me të drejta të plota të familjes së bashkuar europiane.

    Siç shihet kemi të bëjmë me një lehtësim të regjimit të vizave, por jo me një heqje të plotë të tyre. Burime zyrtare nga Brukseli pohojnë se heqja e vizave do të vijë më vonë kur këto vende të mos paraqesin më rrezik për emigracion të paligjshëm si dhe të kenë arritur suksese të vërteta në luftën kundër krimit, kontrabandës dhe trafiqeve.

    Viron Gjymshana

    DW
    Ndryshuar për herë të fundit nga DYDRINAS : 11-04-2007 më 17:44

  2. #2
    Tirane, 10 Prill 2007

    Mbyllen negociatat për marrëveshjen e lehtësimit të vizave me Shqipërinë

    Sot në Bruksel u mbyllën negociatat për marrëveshjen e lehtësimit të vizave mes Bashkimit Evropian dhe Shqipërisë. Mbyllja e bisedimeve u pasua nga një siglim formal i marrëveshjes. Marrëveshja mund të hyjë në fuqi 6 deri në 7 muaj pas siglimit. Para se të hyjë në fuqi marrëveshja duhet miratuar nga Këshilli i Bashkimit Evropian dhe Shqipëria[1].



    Kjo është një shenjë e qartë që Bashkimi Evropian i mban dyert e hapura për Shqipërinë dhe që do të vazhdojë të përmbushë angazhimet e veta për të ardhmen evropiane të vendit. Marrëveshja për lehtësimin e vizave sjell përparësi për të gjithë udhëtarët shqiptarë në formën e tarifave të ulta të vizave dhe procedurave më të shpejta të aplikimit për vizë. Për disa grupe udhëtarësh, si për shembull për studentët, njerëzit e biznesit, gazetarët, pjesëmarrësit në veprimtari shkencore dhe artistike si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile do të thjeshtohen edhe kërkesat për dokumenta. Për të tilla grupe do të jetë më e lehtë të marrin viza me shumë hyrje dhe për disa kategori si për studentët dhe për pensionistët vizat do të jepen falas. Kjo do të rrisë shkëmbimet e Shqipërisë me pjesën tjetër të Evropës dhe për rrjedhojë do të ndihmojë në përgatitjet për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Pritet që një hap i tillë të ketë një ndikim pozitiv në zhvillimin ekonomik dhe demokratik si dhe të ndihmojë në stabilizimin e rajonit.

    Lehtësimi i vizave është një hap i parë që bëhet në drejtim të lëvizjes së lirë, pa viza, gjë së cilës popujt e Ballkanit i japin një rëndësi të veçantë. Para se të hiqet detyrimi për vizë, vendet e rajonit duhet të përmirësojnë në mënyrë të dukshme, në veçanti, aftësinë e tyre për të luftuar krimin e organizuar, korrupsionin dhe migrimin jo të ligjshëm. Gjithashtu ata duhet të forcojnë kontrollin e kufijve dhe sigurinë e dokumentave të tyre të udhëtimit.

    Lehtësimi i vizave është pjesë e një sërë masash më të gjëra që synojnë të nxisin kontaktet ndërmjet njerëzve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Ata përfshijnë dhënien e më shumë bursave për studentët dhe kërkuesit nga rajoni, sidomos nëpërmjet programit Erasmus Mundus, bashkëpunim të mëtejshëm në fushat e kërkimit, arsimit dhe kulturës përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në programe të caktuara komunitare dhe në agjensitë evropiane si dhe një mbështetje gjithnjë e më në rritje për dialogun e shoqërisë civile.

    Për më tepër informacion, ju lutem kontaktoni:

    Artes BUTKA

    E Ngarkuar me Shtypin dhe Informacionin
    cel: (+355) 0 69 20 90 691
    e-mail: artes.butka@ec.europa.eu

    web: www.delalb.ec.europa.eu

  3. #3
    _-bluesman-_ Maska e Jimi_Hendrix
    Anëtarësuar
    22-12-2006
    Vendndodhja
    Arkivol
    Postime
    116
    Me pak fjale asgje nuk paska ndryshuar e nuk paska per te ndryshuar!

  4. #4
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Shqipëria firmosi sot me KE marrëveshjen për vizat

    Shqipëria, Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi kane firmosur pak me pare ne Zagreb me Komisionin Europian Marrëveshjet për lehtësimin e regjimit të vizave

    Lehtesimi i regjimit te vizave, favorizon disa kategori te caktuara si, gazetare, biznesmene, studente, studiues etj. Per Shqiperine nenshkroi ministri i Brendshem Bujar Nishani, ndersa per BeH-në dhe Malin e Zi, perkatesisht ministrat Tarik Sadovic dhe Jusuf Kallamperovic. Nenshkrimi u be në kuadër të Takimit rajonal të ministrave të Drejtesise dhe punëve të brendshme të shteteve anëtare të Procesit për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SEECP).

    "Ky është një hap i rëndësishëm politik përpara, jo vetëm në rrugën drejt afrimit drejt Bashkimit Evropian (BE), por, sipas mendimit tim, për regjim të ri të udhëtimit të lirë të qytetarëve të Ballkanit Perëndimor", deklaroi pas nenshkrimit, evrokomisioneri per drejtesi, Liri dhe Siguri, Franko Fratini. Duke iu drejtuar te tre ministrave, ai tha se ata duhet te ndjehen me të vërtetë krenarë qe kane arritur ne nenshkrimin e kesaj marreveshjeje e paralajmeruar rreth një vit me pare. Sipas Fratinit, marrëveshjet në të ardhmen do të sjellin siguri të dokumenteve të udhëtimit, shfrytëzim të të dhënave biometrike, përmirësim të regjimit të vizave dhe riatdhesim, si dhe lirimin nga vizat në tërë rajonin.

    Fratini shtoi se Shqipëria tashmë ka marrëveshje riatdhesimi, dhe se Tirana sot e nenshkroi edhe marrëveshjen për lehtësimin e regjimit të vizave. Ndersa edhe Maqedonia tashmë i firmosi të dy marrëveshjet me Komisionin Evropian për lehtësimin e regjimit të vizave dhe riatdhesim. I.K.
    /Makfaks/

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Stefan07
    Anëtarësuar
    08-04-2007
    Vendndodhja
    Athine
    Postime
    140
    Nje dite,ate dite kur çdo kush do jete zot i vendit te vet,do te hiqen te gjithe vizat...si evrop pa kufi...

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dy ministrat firmosën marrëveshjen për vizat me BE-në

    Dy ministrat firmosën marrëveshjen për vizat me BE-në



    Ministri i Brendshëm nënshkruan në Zagreb marrëveshjen për liberalizimin e vizave të shqiptarëve, por harron të interesohet për 17 emigrantët shqiptarë, të cilët prej më shumë se 20 ditësh ndodhen të arrestuar në këtë vend. Në asnjë bisedë nuk ka qenë temë diskutimi fati i 17 shqiptarëve, për të cilët mendohet se kanë mbetur peng në burgun e Zagrebit, pasi policia u ka kërkuar nga 300 euro. Ministria e Brendshme bëri të ditur dje se në Zagreb të Kroacisë, ministri i Brendshëm, Bujar Nishani dhe zv/presidenti i Komisionit Evropian dhe komisari për drejtësinë dhe çështjet e brendshme, Franco Frattini, nënshkruan marrëveshjen për përafrimin e liberalizimit të regjimit të vizave ndërmjet Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian. Në lidhje me këtë, Ministria e Brendshme deklaroi se ky është një hap shumë i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE dhe do t‘u sjellë përfitime të gjithë shqiptarëve. "Nënshkrimi i kësaj marrëveshje konfirmon dhe njëherë progresin e bërë nga vendi ynë për përmbushjen e standardeve të kërkuara nga Bashkimi Evropian, po ashtu është një shtysë e rëndësishme për reformat institucionale dhe ligjore që do të ndërmerren në të ardhmen", detajuan burimet zyrtare. Ministri Nishani ndodhet prej tre ditësh në Kroaci, në kuadër të takimit të ministrave të Drejtësisë dhe ministrave të Brendshëm të vendeve anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore. Në këtë takim rëndësi e veçantë i është kushtuar procesit të implementimit të standardeve të Bashkimit Evropian në çështjet e drejtësisë dhe çështjet e brendshme në vendet anëtare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, përmes forcimit të zbatimit të ligjit, procesit të reformës në drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit. Pavarësisht se edhe çështja e 17 klandestinëve shqiptarë, të cilët prej 20 ditësh ndodhen në burgun e Zagrebit dhe tashmë kanë hyrë në grevë, është kthyer në një çështje drejtësie, askush nga autoritetet shqiptare s‘u kujtuar për ta. Ministri Nishani nuk ka bërë asnjë përpjekje për të diskutuar me autoritetet homologe për shqiptarët, të cilët akuzojnë policinë e Zagrebit për dhunimin e të drejtave të tyre. Edhe gjatë ditës së djeshme, Ministria e Brendshme nuk ka pasur asnjë reagim për këtë fakt dhe nga të dhënat mësohet se nuk ka pasur negocim me palën kroate për rikthimin e shqiptarëve. Në lidhje me këtë fenomen dhe bazuar në marrëveshjet e qeverisë shqiptare me vendet e tjera të Evropës, shteti i cili kap klandestinë ilegalë duhet të përballojë me shpenzimet e veta rikthimin e tyre për në vendin origjinë. Ndërkohë, pas këtij veprimi shpenzimet likuidohen nga vendi, të cilët i përkasin shtetasit e riatdhesuar. Por, kjo duket se nuk po funksionon për Kroacinë, që prej më shumë se njëzet ditësh. Sipas të dhënave zyrtare, ministrat e Brendshëm e të Drejtësisë, pjesëmarrës në takimin e Zagrebit, ranë dakord që perspektiva e anëtarësimit në Bashkimin Evropian është shtysa më e mirë për reformat institucionale dhe legjislative për sa i përket drejtësisë dhe çështjeve të brendshme. Kjo mendohet se do t‘u sjellë përfitime të gjithë shqiptarëve.

    Zagreb


    Shqiptarët, tre ditë në grevë


    Shtatëmbëdhjetë shqiptarë kanë hyrë në grevë në burgun e Zagrebit, në Kroaci. Shqiptarët janë kapur rreth 20 ditë më parë, teksa tentonin të kalonin kufirin e këtij shteti për të emigruar ilegalisht drejt Italisë. Por policia kroate i ka kapur dhe nuk ka pranuar t‘i kthejë në vendin origjinë, derisa ata të paguajnë nga 300 euro për person. Siç pretendojnë shqiptarët, mes të cilëve ndodhen edhe katër të mitur, shuma e parave u është kërkuar vetëm shqiptarëve, pasi personat e tjerë të kapur për njëjtin motiv janë kthyer në vendet e tyre, pa paguar asgjë.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240


    Lehtësimi i vizave: Tregues i qartë i forcimit të bashkëpunimit të Europës Juglindore me BE-në



    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    Viron Gjymshana
    Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi - janë 3 vendet ballkanike të cilat do të përfitojnë nga politika e re e e lehtësimit të vizave që ka aprovuar Bashkimi Europian
    Bashkimi Europian bëri të ditur sot, me rastin e nënshkrimit në Zagreb të marrëveshjeve të lehtësimit të vizave dhe riatdhesimeve për banorët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, se studentët që do të ndjekin mësimet në vendet e BE-së do t’i kenë vizat falas dhe me shumë hyrje dalje. Për të tjerët çmimi i vizave Shengen zbret në 35 euro nga 60 sa ka qënë më parë. Njëkohësisht të gjithë mbajtësit e pasaportave diplomatike do të udhëtojnë këtej e tutje pa pasur më nevojë për viza.
    Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi - janë 3 vendet ballkanike të cilat do të përfitojnë nga politika e re e e lehtësimit të vizave që ka aprovuar Bashkimi Europian. Duke marrë pjesë në ceremoninë e Marrëveshjeve së Lehtësimit dhe Riatdhesimit, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Franko Fratttini u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje përbën një tregues të qartë të forcimit të bashkëpunimit ndëmjet vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Europian.

    Thjeshtësim të formularëve dhe shkurtim të kohës të dhënies së tyre, multi viza tip Shengen, ulje e çmimit nga 60 € në 35 € - janë disa nga lehtësitë që Bashkimi Europian u ofron disa kategorive të caktuata të qytetarëve nga vendet e sipërmendura ballkanike, që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e BE-së, siç janë psh biznesmenët, gazetarët etj. Madje zëdhënësi i Komisionit Europian, Pietro Petruçi pohoi se psh për studentët vizat do të jenë falas dhe me numër të pakufizuar hyrje – daljesh përgjatë gjithë kohës së studimeve.

    Por ata që përfitojnë më shumë duket se do të jenë zyrtarët e lartë. Që tani e tutje mbajtësit e pasaportave diplomatike nuk do të kenë më nevojë fare për të marrë më vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së.

    Në ceremoninë e organizuar sot në Bruksel nuk morën pjesë përfaqësuesit e Serbisë, siç ishte parashikuar më parë. Shkak për këtë mospjesëmarrje ishte refuzimi nga ana e Beogradit për të pranuar në territorin e tij edhe shtetas të huaj që kishin përdorur Serbinë si tramplin për tu hedhur në vendet e BE-së. Pritet që për këtë çështje negociatat ndërmjet Brukselit dhe Beogradit të vazhdojnë edhe disa javë të tjera - deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Nga ana e saj Maqedonia i përfundoi vetëm sot negociatat me Brukselin dhe kjo bëri që zyrtarët e saj të mos jenë në Zagreb.

    Duke shprehur ngazëllimin e tij për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e vendeve ballkanike, zyrtarët e Bashkimit Europian e bënë edhe një herë tjetër të qartë se lehtësimi i regjimit të vizave përbën vetëm hapin e parë drejt një rruge të gjatë që duhet të çojë deri në heqjen e plotë të tyre. Kristina Nagy, zëdhënëse e komisionerit përgjegjës për zgjerimin, Olli Rehn, theksoi se qeveritë e vendeve ballkanike kanë ende shumë punë për të bërë, sidomos në ndalimin e trafiqeve, kontrabandës, emigracionit të paligjshëm, sigurisë së dokumentave të udhëtimit dhe atyre të identitetit, para se të mund të fillojë të diskutohet për një heqje të plotë të regjimit të vizave edhe për qytetarët e vendeve të tyre.
    #VamosArgentina

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240

    Abuzimi i madh/BE nuk ka hequr vizat per popullin, por per udheheqjen

    Autori i Lajmit:
    A.K.
    Ato që të cilët mund të lëvizin pa patur nevojën e një vize të marrë nëpër ambasada, do të jenë deputetë dhe ministrat dhe familjet e tyre, si gruaja apo fëmijët dhe jo të tjerë

    Tiranë- Ministrat apo deputetët mund të jenë ata që mund të quhen më të favorizuarit në lidhje me lëvizjen nëpër vende të ndryshme, por jo të tjerë. Sipas dokumentaciont, ato të cilët janë të pajisur me dokument indentifikimi siç është pasaporta diplomatike, mund të lëvizin pa viza. Pra janë familjet e deputetëve si gratë apo fëmijët që janë të favorizuar, dhe jo populli i thjeshtë i cili mesa duket duhet të presë edhe disa vite të tjera që të ketë një mundësi lëvizjeje nëpër vendet e Bashkimit Evropian pas marrë vizë nëpër ambasada dhe pa u robtuar në rradhët e gjata. Edhe pse nga ana e qeverisë po "shitet" sikur është një arritje e madhe nënshkrimi për lehtësimin e vizave deri tani janë vetëm anëtarët e Kabinetit Qeveritar apo deputetët që përfitojnë, duke dalë më të favorizuarit, pasi janë të vetmit që janë të pajisur me pasaporta diplomatike.

    Lehtesimi i vizave

    Tiranë- Janë një kategori i caktuar njerëzish të cilëve u është lehtësuar marrja e vizave, dhe nuk është aspak ashtu si qeveria pretendon se kjo është bërë për të gjithë kategoritë e njerëzve, duke e shitur lehtësimin për disa kategori të caktuar njerëzish si lehtësim të vizave për shqiptarët. Biznesmenët dhe Studentët janë më të favorizuarit në këtë drejtim. Ky proces përfshin dhënien e më shumë bursave për studentët dhe kërkuesit nga rajoni, sidomos nëpërmjet programit "Erasmus Mundus", bashkëpunim në fushat e kërkimit, arsimit dhe kulturës, përfshirë këtu edhe pjesëmarrjen në programe të caktuara komunitare dhe në agjencitë evropiane, si dhe një mbështetje për dialogun e shoqërisë civile".

    Argita me fëmijët,
    tashmë lëviz pa vizë

    Tiranë- E bija e kryeministrit Sali Berisha është e favorizuar nga "Lehtësimi i Vizave", duke mos patur më nevojë që të lëvizë me vizë nëpër shtetet e Bashkimit Evropian. Në bazë të asaj çka është firmosur që të gjithë familjet e deputetëve apo ministrave, të cilët ajanë të pajisu me pasaporta diplomatike mund të lëvizin pa patur nevojë për vizë, edhe e bija e kryeministri dhe familja e saj mund të kenë këtë favor për të lëvizur nëpër Evropë. Nuk eshte e vetmja gje per te cilen Argita perfiton nga babai Kryeminister.

    Populli me të
    njëjtat procedura

    Tiranë- Mbahet me shpresa dhe me premtime që do të ketë lehtësim vizash, por në të vërtetë për popullin e thjeshtë akoma nuk ka asnjë masë në lidhje as me lehtësimin e procedurave duke evituar rradhët e gjata, e jo më lehtësim në marrjen e tyre. Populli duke qenë si gjithnjë në fund të listës së atyre që paraqiten nëpër ambasada për tu pajisur me vizë, nga nënshkrimi i marrëveshjes për viza nuk ka asnjë favor, përveç familjeve të ministrave dhe deputetëve.

    Heqja e vizës vetëm
    pas disa vitesh

    Tiranë- Akoma nuk ka një lehtësim të vizave e jo më të bëhet fjalë në lidhje me heqjen e tyre totalisht, duke u rendistur si një ndër vendet e Bashkimit Evropian. Shqipëria është një vend në të cilin premtohet shumë pro s'po arrihet gjë në lidhje me lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Kryeministri premton herë pas here se ka për të patuar lehtësim të vizave deri në liberalizim të tyre, por kjo mesa duket është me vite larg akoma.
    #VamosArgentina

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ore po thoni burimin nga i merni artikujt..pse trembeni..

  10. #10
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anëtarësuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Post No Comment!!!

    O thektho e lexova dhe ne gazete kete lajm dhe me the te drejten kjo qeveri qe shqiperia ka i ka vene vete vulen vetes me gjithe ato marrezira qe po ben me mandatin e dhene prej popullit...shqiperia ska per te qene ndonjehere si gjithe shtetet europiane dhe shqiptari ska per tu bere kurre qytetar i Bashkimit Europian nqs qeveria nuk i pervesh menget dhe te mendoj dhe per ata qe e kane votuar dhe jo vetem per familjet e ministrave dhe deputeteve qe ne artikull thuhet se kalojne neper BE pa patur nevoje per viza sepse jane mbajtes se "Diplomatic Passport"




    Master^BoY

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e Fabio_gr
    Anëtarësuar
    18-02-2006
    Vendndodhja
    Grecce (Thessalonikh)
    Postime
    128
    ke shume te drejte Sandokano por s'ke ci ben qeverise ajo ka fuqine mbi popullin kurse populli as te drejten e fjales se vet nuk e perdore per t'iu kundervene ketyre intriganteve te poshter qe drejtojne ''Shtetin Shqiptar''.
    une per vete hengra 4muaj per nje cope vize qe do te me jepte te drejten te studioja ketu ne greqi gje qe nuk ma dhane po nejse.nuk jemi mesuar ne me kryengritje apo demostrata si europianet prandaj e hame buken njehere thate njehere me kripe..normale si do qeveria:-)
    fabi..

  12. #12
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga thekthi
    Autori i Lajmit:
    A.K.
    Ato që të cilët mund të lëvizin pa patur nevojën e një vize të marrë nëpër ambasada, do të jenë deputetë dhe ministrat dhe familjet e tyre, si gruaja apo fëmijët dhe jo të tjerë
    .
    Normale, bile u habita kur degjova lajmin se do te liberalizohen vizat. Gjendja do te jete e njejete si me pare.

  13. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Lehtësimi i vizave me BE-në

    Shqipëria është pranë nënshkrimit përfundimtar të marrëveshjes për lehtësimin e vizave me vendet e BE.
    Në një intervistë për BBC, drejtori juridik në Ministrinë e Jashtme të Shqipërisë, Gazmend Barbullushi, tha se në përfundim të negociatave teknike disamujore është rënë dakort me zyrtarët e BE dhe është sigluar teksti i marrëveshjes.

    Në bazë të marrëveshjes do të lehtësohen ndjeshëm procedurat mjaft të ngarkauara burokratike të cilave aktualisht u nënshtrohen qytetarët shqiptarë për marrjen e një vize udhëtimi për në vendet e BE. Kur marrëveshja të hyjë në fuqi, do të mjaftojë vetëm një dokument, kundrejt 15 që kërkohen aktualisht.

    Një lajm i mirë për qytetarët shqiptarë është se vizat nuk do të kushtojnë më shumë se 35 euro.

    Një numër kategorish si disa zyrtarë, diplomatët, përfaqësuesit e komuniteteve fetare, organizatave joqeveritare, fëmijët dhe ata që udhëtojnë për qëllime humanitare do të mund ta marrin vizën falas.

    Diplomati Barbullushi nënvizon se marrëveshja e lehtësimit të vizave përfshin vetëm ato për qëllime udhëtimi dhe jo vizat për emigracion apo punësim në vendet e BE.

    Pas nënshkrimit përfundimtar të marrëveshjes, ajo pritet të hyjë në fuqi brenda vitit 2007.

    BBC Shqip

    *~*~*~*~*~*~

    ps. lemsh eshte bere..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  14. #14
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705
    Citim Postuar më parë nga sandokani
    O thektho e lexova dhe ne gazete kete lajm dhe me the te drejten kjo qeveri qe shqiperia ka i ka vene vete vulen vetes me gjithe ato marrezira qe po ben me mandatin e dhene prej popullit...shqiperia ska per te qene ndonjehere si gjithe shtetet europiane dhe shqiptari ska per tu bere kurre qytetar i Bashkimit Europian nqs qeveria nuk i pervesh menget dhe te mendoj dhe per ata qe e kane votuar dhe jo vetem per familjet e ministrave dhe deputeteve qe ne artikull thuhet se kalojne neper BE pa patur nevoje per viza sepse jane mbajtes se "Diplomatic Passport"




    Master^BoY

    NUK DO TE JENE TE LIBERALIZUARA PER KETA KATEGORI :

    1-KRIMINELA TE DENUAR NGA GJYKATAT ITALJANE.

    2-TRAFIKANTE DROGE.

    3-TRAFIKANTE TE MISHI TE BARDHE.

    4
    -TE GJITHE ANETARET E SHPETIMIT KOMBETAR TE VITIT 1997.

    5
    -TRAFIKANTET E MJETEVE MOTORIKE.

    6-PROSITUTAT TE KETHYERA NGA SHTET E BE.

    7-DHE TE GJITHA ORGANIZATAT TERORISTE MARKESIT -

    LENINISTENVERJANE
    Ndryshuar për herë të fundit nga TOKE GEGA : 20-04-2007 më 23:39

  15. #15
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    30-10-2004
    Postime
    705

    Garanci Per Marrveshjet Jane Instituconet!

    Citim Postuar më parë nga thekthi


    Lehtësimi i vizave: Tregues i qartë i forcimit të bashkëpunimit të Europës Juglindore me BE-në



    Data e Publikimit: 14/04/2007

    Autori i Lajmit:
    Viron Gjymshana
    Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi - janë 3 vendet ballkanike të cilat do të përfitojnë nga politika e re e e lehtësimit të vizave që ka aprovuar Bashkimi Europian
    Bashkimi Europian bëri të ditur sot, me rastin e nënshkrimit në Zagreb të marrëveshjeve të lehtësimit të vizave dhe riatdhesimeve për banorët e Shqipërisë, Bosnjës dhe Malit të Zi, se studentët që do të ndjekin mësimet në vendet e BE-së do t’i kenë vizat falas dhe me shumë hyrje dalje. Për të tjerët çmimi i vizave Shengen zbret në 35 euro nga 60 sa ka qënë më parë. Njëkohësisht të gjithë mbajtësit e pasaportave diplomatike do të udhëtojnë këtej e tutje pa pasur më nevojë për viza.
    Shqipëria, Bosnja dhe Mali i Zi - janë 3 vendet ballkanike të cilat do të përfitojnë nga politika e re e e lehtësimit të vizave që ka aprovuar Bashkimi Europian. Duke marrë pjesë në ceremoninë e Marrëveshjeve së Lehtësimit dhe Riatdhesimit, që po mbahet në Zagreb të Kroacisë, zëvendëspresidenti i Komisionit Europian Franko Fratttini u shpreh se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje përbën një tregues të qartë të forcimit të bashkëpunimit ndëmjet vendeve të Europës Juglindore dhe Bashkimit Europian.

    Thjeshtësim të formularëve dhe shkurtim të kohës të dhënies së tyre, multi viza tip Shengen, ulje e çmimit nga 60 € në 35 € - janë disa nga lehtësitë që Bashkimi Europian u ofron disa kategorive të caktuata të qytetarëve nga vendet e sipërmendura ballkanike, që dëshirojnë të udhëtojnë në vendet e BE-së, siç janë psh biznesmenët, gazetarët etj. Madje zëdhënësi i Komisionit Europian, Pietro Petruçi pohoi se psh për studentët vizat do të jenë falas dhe me numër të pakufizuar hyrje – daljesh përgjatë gjithë kohës së studimeve.

    Por ata që përfitojnë më shumë duket se do të jenë zyrtarët e lartë. Që tani e tutje mbajtësit e pasaportave diplomatike nuk do të kenë më nevojë fare për të marrë më vizë për të udhëtuar në vendet e BE-së.

    Në ceremoninë e organizuar sot në Bruksel nuk morën pjesë përfaqësuesit e Serbisë, siç ishte parashikuar më parë. Shkak për këtë mospjesëmarrje ishte refuzimi nga ana e Beogradit për të pranuar në territorin e tij edhe shtetas të huaj që kishin përdorur Serbinë si tramplin për tu hedhur në vendet e BE-së. Pritet që për këtë çështje negociatat ndërmjet Brukselit dhe Beogradit të vazhdojnë edhe disa javë të tjera - deri në gjetjen e një zgjidhjeje. Nga ana e saj Maqedonia i përfundoi vetëm sot negociatat me Brukselin dhe kjo bëri që zyrtarët e saj të mos jenë në Zagreb.

    Duke shprehur ngazëllimin e tij për lehtësimin e regjimit të vizave për qytetarët e vendeve ballkanike, zyrtarët e Bashkimit Europian e bënë edhe një herë tjetër të qartë se lehtësimi i regjimit të vizave përbën vetëm hapin e parë drejt një rruge të gjatë që duhet të çojë deri në heqjen e plotë të tyre. Kristina Nagy, zëdhënëse e komisionerit përgjegjës për zgjerimin, Olli Rehn, theksoi se qeveritë e vendeve ballkanike kanë ende shumë punë për të bërë, sidomos në ndalimin e trafiqeve, kontrabandës, emigracionit të paligjshëm, sigurisë së dokumentave të udhëtimit dhe atyre të identitetit, para se të mund të fillojë të diskutohet për një heqje të plotë të regjimit të vizave edhe për qytetarët e vendeve të tyre.


    Drejtësia dhe krimi i kanë rrugët e ndara


    Ilir RUSMALI


    Garantoj se si ministër i Drejtësisë do të ndërmarr të gjitha hapat që më lejon funksioni për të denoncuar dhe ndjekur institucionalisht këtë rast dhe çdo rast tjetër ku drejtësia i nënshtrohet ligjit. Drejtësia dhe krimi i kanë rrugët e ndara, jo të përbashkëta, siç ka ndodhur deri më sot me anëtarin e KLD-së, Artan Gjermeni.

    Përpara tre ditësh, në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, kam marrë pjesë në inaugurimin e punimeve për Gjykatën e Krimeve të Rënda, në Tiranë, ku kam shprehur vlerësimin tim maksimal për modelin pozitiv të pushtetit gjyqësor që është instaluar në atë Gjykatë.

    Si ministër i Drejtësisë kam vullnetin maksimal që modelet pozitive t'i promovoj me gjithë fuqinë time, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim besimin e opinionit publik shqiptar tek drejtësia. Sikundër kam gjithë vullnetin që të denoncoj të gjitha modelet e shëmtuara, që janë ende të instaluara brenda pushtetit gjyqësor. Modeli më i shëmtuar i bërë publik deri më sot, është modeli i kapjes së instancave më të larta të pushtetit gjyqësor nga përfaqësues politikë dhe juridikë të organizatave kriminale shqiptare, siç është edhe rasti i denoncimit më së fundi nga një pjesë e medias së shkruar të shtypit shqiptar i funksionit të gjyqtarit dhe anëtarit të KLD-së, Artan Gjermeni, në shërbim të bandës kriminale të Lushnjes.

    Denoncimi vjen nga të dhënat që merren nga provat e dosjeve gjyqësore që administrohen nga Gjykatat italiane dhe që tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të funksionarit në fjalë me eksponentët kryesorë të bandës kriminale.

    Sot, funksionari ka pretenduar se nuk ka lidhje me bandën. Unë dua të risjell sot në vëmendjen tuaj një rast që është bërë publik dhe më parë, por që është neglizhuar, injoruar dhe mbuluar nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe nga eksponentët më të lartë të KLD-së, me qëllim që të favorizonin njeriun e bandës të kapte pushtetin gjyqësor.

    Në gjykimin që i është bërë bandës së Lushnjes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, i penduari i bandës, Petrit Liçi, ka deklaruar një nga rastet e përfshirjes së drejtpërdrejtë të gjyqtarit Gjermeni.

    Liçi është ndihmuar për t'u liruar nga burgu për akuzën e "armëmbajtjes pa leje" nga gjyqtari Gjermeni, me ndërhyrjen e Enver Dondollakut. Kjo gjë është në deponimet që Liçi ka bërë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, (keni ekstraktin e procesit gjyqësor së seancës gjyqësore tek dokumentat që jua vumë në dispozicion).

    Siç rezulton nga hetimi i kryer nga inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë në atë kohë, me veprim të drejtpërdrejtë, në kundërshtim me ligjin, Artan Gjermeni, jashtë procedurave të shortit, në dhunim të procedurave të shortit, ka marrë përsipër drejtpërdrejt gjykimin e çështjes së Liçit, nuk e ka hedhur në short, e ka gjykuar vetë dhe për akuzën e "armëmbajtjes pa leje", e ka liruar pas 40 ditësh burg.

    Provat i keni këtu së bashku me vendimin që ka marrë në atë kohë gjyqtari dhe Kryetari i Gjykatës së Lushnjes, Artan Gjermeni. Të gjitha këto materiale nuk janë sekret dhe nuk janë të panjohura. Në kohën e tyre, këto i janë vënë në dispozicion Presidentit të Republikës dhe KLD-së.

    Presidenti dhe KLD-ja, në atë kohë, nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të denoncuar rastin e shëmtuar të kapjes së pushtetit gjyqësor nga bandat kriminale, përkundrazi, kanë shërbyer vetë si protektorë të këtij protektori të krimit.

    Garantoj ju dhe opinionin publik se si ministër i Drejtësisë do të ndërmarr të gjitha hapat që më lejon funksioni, për të denoncuar dhe ndjekur institucionalisht këtë rast dhe çdo rast tjetër ku drejtësia i nënshtrohet krimit.

    Drejtësia dhe krimi i kanë rrugët e ndara, jo të përbashkëta siç ka ndodhur deri më sot me anëtarin e KLD-së, Artan Gjermeni.




    Banda e Lushnjes bashkëpunonte me zyrtarët e lartë të qeverisë socialiste për të mbajtur nën kontroll strukturat e antikrimit


    Banda e Aldo Bares emëronte drejtuesit e policisë


    Banda e Aldo Bares kishte një veprimtari të gjerë, duke rivalëzuar strukturat e shtetit të atëhershëm. Jo vetëm kaq, por mjaft nga emërimet e bëra në policinë e Lushnjes dhe të Fierit në atë kohë janë bërë me ndërhyrjen e bandës së Aldo Bares. Kjo bandë kishte korruptuar mjaft zyrtarë të lartë të qeverisë dhe policisë së Lushnjes, duke mbajtur nën kontroll të plotë strukturat e antikrimit. Përgjimet telefonike të kryera për vite me radhë nga Seksioni i Shtatë i Antidrogës së Torinos dëshmojnë qartë lidhjet e saj me qeverinë e majtë për të krijuar fushë veprimi. Në dosjen hetimore nr.9772/02 të antimafias italiane janë përfshirë transkriptimet e dhjetra telefonatave të bëra mes krerëve të organizatës. "Profesori", Aldo Bare, kërkonte vazhdimisht informacion në lidhje me situatën e rendit në Drejtorinë e Qarkut Fier dhe në Komisariatin e Lushnjës. Ai kërkonte të dinte deri dhe detajet më të hollësishme për çdo lëvizje të policisë, në mënyrë që të ishte gjithmonë një hap para saj.

    Kapobanda Aldo Bare dhe krahu i djathtë i tij, Enver Dondollaku, tregonin një interes të veçantë për emërimet e titullarëve të policisë në territorin ku ata kishin marrë emrin "Komisariati nr.2" i Lushnjës. Në dosjen hetimore të antimafias italiane tregohen fakte konkrete se si kapot e "Bandës së Lushnjës" emëronin krerët e policisë lokale dhe ushtronin presion ndaj tyre, për t'i detyruar ata që të mos bënin asnjë veprim ndaj bandës së Lushnjes. Sipas hetimeve të kryera nga policia italiane rezulton se "Profesori" dhe njerëzit më të afërt pranë tij kërkonin të ndikonin në mënyrë që titullarët e Fierit dhe të Lushnjës të ishin ose njerëz të tyre, ose të ishin figura të korruptuara, që mund t'iu shkaktonin telashe.


    Bashkëpunimi i bandës me policinë

    Në telefonatën e bërë pasditen e 21 nëntorit 2002 mes Enver Dondollakut dhe Drejtorit të Policisë së Fierit, Hasan Rama, i cili kishte nën varësi dhe rrethin e Lushnjës, duket qartë se si drejtuesit e bandës kishin në varësi drejtuesit e policisë. Transkriptimi i telefonatës nr.3 në dosjen 9772/02 të Seksionit të Shtatë të Antidrogës së Torinos, tregon se si Dondollaku e urdhëron drejtorin e policisë së Fierit që të mos godasë anëtarët e bandës që janë në kërkim. Telefonata është bërë në orën 17:53 të datës 21 nëntor 2002. Marrësi është identifikuar me numrin e telefonit 328/8591394 që përdorej nga Dondollaku, ndërsa pritësi është personi me emrin "Hasan", me numër telefoni 00355682031822.

    Enver Dondollaku i thotë drejtorit të policisë së Fierit: "Ti po na hap shumë probleme, ti dhe miqtë e tu. Po ta them hapur. Ti bën punën tënde, por nëse nuk do të kesh probleme, lëre punën". Ndërsa titullari i policisë përgjigjet: "Dëgjo, zotëri, ti s'duhet të më flasësh kështu, sepse unë s'të kam hapur kurrë probleme, unë bëj punën time dhe ti tënden. Unë jam drejtori i Policisë së Fierit dhe nuk dua t'ia di për ty, nuk më intereson fare. Unë, në Lushnje, gjithë jetën time kam qenë vetëm tre herë. Ti bën punën tënde, unë timen. Unë jam drejtori i policisë së Fierit, dhe jo Lushnjës, prandaj s'duhet të më telefonosh më...", e mbyll bisedën drejtori i policisë së Fierit.

    Ndërsa nga transkriptimet e bisedave nr.139, 140, 141, 142 rezulton se Dondollaku i kërkon "Profesorit" numrin e shefit të krimeve në Lushnje, për disa lajme që janë botuar në media në lidhje me përfshirjen e anëtarëve të bandës në një ngjarje. Aldo Bare e gjen numrin e shefit të krimeve dhe emrin e tij, që identifikohet si "Bashkimi" (Bashkim Ymeri). Më pas, Dondollaku e telefonon shefin e krimeve të Lushnjës dhe i kërkon llogari se kush ishte burimi i informacioneve që kishte botuar media. Ky i fundit i deklaron se nuk ishte ai personi që kishte folur me gazetarët, por Dondollaku i bën presion duke i thënë se "edhe ti je një nga ata".


    Pse u la i lirë për 8 vjet Aldo Bare


    Duke lexuar pjesë të dosjes së Antimafias italiane për lidhjet e bandës së Aldo Bares me strukturat e qeverisë socialiste, kupton se pse qeveria e majtë nuk kishte interes dhe vullnet për ta shkatërruar këtë bandë. Krerët e bandës së Lushnjes kishin arritur deri aty, sa të emëronin vetë drejtuesit e policisë dhe të korruptonin mjaft zyrtarë të lartë të qeverisë së atëhershme, në mënyrë që drejtuesit e bandës të kishin fushë të lirë veprimi në aktivitetin e tyre kriminal. Ndërsa kryetari i Gjykatës së Lushnjes, Artan Gjermeni i shërbente me vullnet kësaj bande në këmbim të parave dhe pronave. Kreu i bandës së Lushnjes, Alfred Shkurti, edhe pse i njohur për një sërë vrasjesh dhe krimesh të tjera si, rrëmbime personi dhe prone, si dhe për trafik ndërkombëtar droge, në vitin 1998 u pajis me pasaportë fals me emrin Aldo Bare dhe me vizë nga strukturat e qeverisë së atëhershme. Nga ajo kohë, ai e drejtoi bandën për disa vjet nga mërgimi, por duke u futur lirisht edhe në Shqipëri.

    Nëse qeveria socialiste do të ishte e impenjuar në luftën ndaj bandave dhe krimit të organizuar, sigurisht që kreu i bandës së Lushnjes do të kishte përfunduar në pranga shumë kohë më përpara. Fakti që ai është futur në Shqipëri gjatë katër viteve të fundit, tregon qartë se ish-qeveria socialiste nuk ishte e interesuar ta arrestonte atë. Banda e drejtuar nga Aldo Bare ka kryer një sërë vrasjesh dhe krimesh të tjera nga viti 1997-2005, në qytetin e Lushnjës. Menjëherë pas krijimit të qeverisë demokratike, policia filloi arrestimet e anëtarëve të bandës së Lushnjes, duke vënë në pranga 5 anëtarë, njëri prej të cilëve u lirua nga Gjykata e Vlorës. Aldo Bare jepte urdhra, ndërsa anëtarët e bandës së tij, Enver Dondollaku, Arben e Enver Boriçi, Ilir Stergu, Afrim Hoxha, Erion Cici, Agur Muskaku e Rexhep Gina, etj., kryenin ekzekutimet, rrëmbimet e presonave, të pronës, etj.

    Banda e Lushnjes ka gëzuar mbështetje nga disa prej ish-qeveritarëve socialistë, të cilët për tetë vjet nuk e prekën superkriminelin, i cili ka bërë më shumë se 15 vrasje. Lënia e lirë e Bares nga qeveritë e PS dhe hyrje-daljet në Shqipëri në një kohë që kishte një mandat arresti, flasin qartë për një garanci të plotë që superkrimineli kishte nga pushtetarët socialistë se ai nuk do të prekej. Po kështu, vendimet e gjykatave, të cilat gati sa nuk e kanë shpallur të pafajshëm Baren, janë një tjetër dëshmi jo vetëm e nevojës për reformim të pushtetit gjyqësor, por edhe e mbajtjes peng të këtij pushteti nga krimi i organizuar.

    Rexhep POLISI

    Kryeredaktor Astrit Patozi
    --------------------------------------------------------------------------------




    Politika

    Ministri i Drejtësisë tha se do të ndërmarrë të gjitha hapat për të ndjekur institucionalisht çështjen "Gjermeni"


    Rusmali: Për Gjermenët nuk ka vend në drejtësi


    Ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, deklaroi dje gjatë një konference për shtyp se, do të ndërmarrë të gjitha hapat që i lejon funksioni për të denoncuar dhe për të ndjekur institucionalisht çështjen Gjermeni, dhe çdo rast tjetër ku drejtësia i nënshtrohet krimit. "Garantoj opinionin publik se si ministër i Drejtësisë, do të ndërmarr të gjitha hapat që më lejon funksioni për të denoncuar dhe për të ndjekur institucionalisht, jo vetëm rastin e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), Artan Gjermeni, por edhe çdo rast tjetër ku drejtësia i nënshtrohet krimit", u shpreh ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali, gjatë konferencës për shtyp, lidhur me çështjen Gjermeni.

    "Përpara tre ditësh në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, kam marrë pjesë në inaugurimin e punimeve për Gjykatën e Krimeve të Rënda, në Tiranë, ku kam shprehur vlerësimin tim maksimal për modelin pozitiv të pushtetit gjyqësor që është instaluar në atë Gjykatë", tha Rusmali, duke shtuar se, si ministër i Drejtësisë kam vullnetin maksimal që modelet pozitive t'i promovoj me gjithë fuqinë time, sepse vetëm kështu ne mund të rrisim besimin e opinionit publik shqiptar tek drejtësia, sikundër kam gjithë vullnetin që të denoncoj të gjitha modelet e shëmtuara që janë ende të instaluara brenda pushtetit gjyqësor.

    Ministri i Drejtësisë, tha se modeli më i shëmtuar, i bërë publik deri më sot, është modeli i kapjes së instancave më të larta të pushtetit gjyqësor nga përfaqësues politikë dhe juridikë të organizatave kriminale shqiptare siç është edhe rasti i denoncimit më së fundi nga një pjesë e medias së shkruar të shtypit shqiptar, i funksionit të gjyqtarit dhe anëtarit të KLD-së, Artan Gjermeni, në shërbim të bandës kriminale të Lushnjes. Duke iu referuar edhe të dhënave, të cilat kjo ministri disponon për çështjen në fjalë, ai nënvizoi se denoncimi vjen nga të dhënat që merren nga provat e dosjeve gjyqësore që administrohen nga gjykatat italiane dhe që tregojnë lidhjen e drejtpërdrejtë të funksionarit në fjalë me eksponentët kryesorë të bandës kriminale.

    Duke iu refruar prononcimit të bërë nga anëtari i KLD-së, Artan Gjermeni, në media, se "ai nuk ka asnjë lidhje me bandën e Lushnjes", ministri i Drejtësisë, theksoi se, "dua të risjell sot në vëmendjen tuaj, një rast që është bërë publik dhe më parë, por që është neglizhuar, që është injoruar dhe mbuluar nga Prokurori i Përgjithshëm i Republikës së Shqipërisë dhe nga eksponentët më të lartë të KLD-së, me qëllim që të favorizonin njeriun e bandës të kapte pushtetin gjyqësor". Ministri Rusmali tha më tej se, në gjykimin që i është bërë bandës së Lushnjes nga Gjykata e Krimeve të Rënda, i penduari i bandës, Petrit Liçi, ka deklaruar një nga rastet e përfshirjes së drejtpërdrejtë të gjyqtarit dhe kryetarit të Gjykatës së Lushnjes, në lirimin e tij nga burgu. Petrit Liçi, është ndihmuar për t'u liruar nga burgu për akuzën e "armëmbajtjes pa leje" nga gjyqtari Gjermeni me ndërhyrjen e Enver Dondollakut, dhe kjo gjë është në deponimet që Liçi ka bërë përpara Gjykatës së Krimeve të Rënda, u shpreh ministri i Drejtësisë, duke publikuar para medias ekstratin e procesit gjyqësor së seancës gjyqësore.

    "Siç rezulton nga hetimi i kryer nga inspektoriati i Ministrisë së Drejtësisë në atë kohë, me veprim të drejtpërdrejtë në kundërshtim me ligjin, Artan Gjermeni, jashtë proçedurave të shortit, në dhunim të proçedurave të shortit, ka marrë përsipër drejtpërdrejt gjykimin e çështjes së Liçit, nuk e ka hedhur në short, e ka gjykuar vetë dhe për akuzën e "armëmbajtjes pa leje", e ka liruar pas 40 ditësh burg", nënvizoi ministri Rusmali, i cili bëri publik përpara medias edhe provat së bashku me vendimin që ka marrë në atë kohë gjyqtari dhe Kryetari i Gjykatës së Lushnjes, Artan Gjermeni, për këtë çështje.

    Ministri i Drejtësisë tha se, "të gjitha materialet nuk janë sekret dhe nuk janë të panjohura", duke shtuar se, "në kohën e tyre ato i janë vënë në dispozicion Presidentit të Republikës dhe KLD-së, të cilët në atë kohë nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të denoncuar rastin e shëmtuar të kapjes së pushtetit gjyqësor nga bandat kriminale, por përkundrazi kanë shërbyer vetë si protektorë të këtij protektori të krimit". Në cilësinë e ministrit të Drejtësisë, Ilir Rusmali u shpreh se, do të ndërmarrë të gjitha hapat që më lejon funksioni për të denoncuar dhe për të ndjekur institucionalisht këtë rast dhe çdo rast tjetër ku drejtësia i nënshtrohet krimit. "Drejtësia dhe krimi i kanë rrugët e ndara, jo të përbashkëta, siç ka ndodhur deri më sot me anëtarin e KLD-së, Artan Gjermeni", nënvizoi ministri i Drejtësisë.

    Ndërsa, pyetjes së gazetarëve të pranishëm, për hapat që ai do të ndërmarrë për shkarkimin e Artan Gjermenit si anëtar i KLD-së, ministri Rusmali iu përgjigj: "Hapat për lëvizje institucionale janë të përcaktuara të gjitha në ligj. Unë marr përsipër të angazhohem që t'ju informoj si ministër i Drejtësisë për hapat që ministri i Drejtësisë, jo politika, jo partitë politike, jo institucionet e tjera, do të ndërmarrë në ndjekjen e këtij skandali të turpshëm të drejtësisë, do t'ju informoj, ashtu siç bëra dhe sot, çdo ditë kur unë do të ndërmarr një veprim. Sigurisht, që nuk mund t'i parathem, duhet të ndërmarr veprime, pastaj t'ju informoj".

    R.POLISI





    Heshtja e Moisiut, kryeprokurorit Sollaku dhe e opozitës është e patolerueshme


    Patozi: KLD është e kapur nga mafia


    Deputeti i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, denoncoi dje heshtjen e Presidentit të Republikës, Prokurorit të Përgjithshëm dhe të opozitës së majtë, pas fakteve tronditëse të publikuara në shtyp për lidhjet e anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Artan Gjermeni, me bandën kriminale të Aldo Bares. Duke iu referuar fakteve dhe dëshmive të prokurorit të Kavajës, Sulejman Tole, në Komisionin Hetimor parlamentar për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm, Patozi tha se tashmë është e qartë mënyra se si u pezullua çështja penale në ngarkim të Gjermenit, me qëllim që t'i jepej atij mundësi të zgjidhej anëtar në institucionin e lartë të drejtësisë. "Në shtypin e shkruar janë publikuar fakte të reja që hedhin dritë mbi skandalin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe mbi vetë Artan Gjermenin. Unë dëshiroj që të risjell në vëmendje të publikut, se një vit më parë, para Komisionit Hetimor parlamentar që hetoi kryeprokurorin Sollaku, prokurori i Kavajës, Sulejman Tola, dëshmoi dhe dha fakte tronditëse të cilat hedhin dritë për mënyrën se si u pezullua çështja penale në ngarkim të Artan Gjermenit, në mënyrë që t'i hapej rruga emërimit të tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë", u shpreh ish-kryetari i Komisionit Hetimor parlamentar për shkarkimin e Prokurorit të Përgjithshëm. Ai sqaroi se faktet e reja që u botuan në një të përditshme, që është shumë larg ndikimit të qeverisë, rikonfirmojnë faktin që institucioni më i lartë i drejtësisë, së bashku me Presidentin e Republikës kanë anashkaluar ligjin për zgjedhjen e Gjermenit si anëtar i KLD-së. "Unë gjykoj se faktet e reja që ka paraqitur shtypi dhe askush nuk mund të thotë se ajo gazetë që i ka publikuar ato është nën ndikimin e mazhorancës, rikonfirmojnë faktin që kupola e lartë e drejtësisë në Shqipëri, Presidenti i Republikës kanë kryer një konspiracion, në mënyrë që t'i hapin rrugën emërimit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë të një protektori të bandës së Aldo Bares. Unë jam këtu për të denoncuar heshtjen e patolerueshme të Presidentit të Republikës, heshtjen e patolerueshme të kryeprokurorit të Republikës dhe sidomos heshtjen e opozitës, e cila në këtë rast duhej të shprehej, sepse bëhet fjalë për një organ kushtetues, siç është Këshilli i Lartë i Drejtësisë, i cili është kapur nga mafia me të paktën një anëtar", vlerësoi deputeti i mazhorancës. Pak ditë më parë, në një gazetë të përditshme u publikuan skandale të reja që dëshmojnë lidhjet e ngushta të anëtarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Artan Gjermeni, me bandën famëkeqe të Lushnjës. Faktet e kishin burimin nga Prokuroria italiane, e cila zbuloi, përmes një telefonate të përgjuar të anëtarëve të bandës kriminale, favorizimet që ata prisnin nga anëtari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Artan Gjermeni. Ky i fundit ishte akuzuar edhe më parë për favorizime të bandës së Aldo Bares gjatë kohës kur drejtonte Gjykatën e Lushnjës, në këmbim të përfitimeve monetare dhe materiale. Ai u padit nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive për deklarim të rremë të pasurisë, por çështja e tij u mbyll në mënyrë urgjente nga Prokurori i Përgjithshëm Theodhori Sollaku. Mbyllja e çështjes u bë me qëllim për t'i hapur rrugën zgjedhjes së tij si anëtar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, duke shpresuar se marrja e mandatit të anëtarit të institucionit të lartë të drejtësisë do ta shpëtonte atë përfundimisht nga akuzat e shumta që i rëndonin.

  16. #16
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Ligj per te hedhur hi syve, asgje nuk ndryshon per ata qe duan te levizin lirshem
    per qefin e tyre, pa qene "student", "biznesmen", "filozof" etj etj. Kam qef te
    shikoj shtimin e kategorive te fundit ne Shqiperi :-), deri sa burokratet e Evropes
    te kuptojne idjotesine e ketij ligji. Ose liberalizo per te gjithe ose mus u habit
    neser kur 100% e Shqipetareve te deklarohen si "student" "filozof" apo ku ta di
    une.

  17. #17
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666

    Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”

    Pas 1 janarit, vizat “merren si buka”
    Te gjitha afatet kohore dhe lehtesite qe do te kene shtetasit shqiptare nga fillimi i vitit tjeter per pajisjen me viza “Shengen”

    Elona Elezi

    TIRANE - Qe nga 1 janari i vitit 2008, shqiptaret do te kene me teper lehtesira per marrjen e nje vize te shteteve te Bashkimit Evropian. Garancia eshte dhene dje nga Ministria e Brendshme, e cila nepermjet nje konference te dhene nga zevendesministri Ferdinand Poni, premtoi se tani e tutje marrja e nje vize do te jete shume here me e lehte sec ishte me pare. Parimisht, secili prej nesh do te siguroje nje vize brenda 10 ditesh dhe gjate kesaj kohe nuk do te kete radhe te gjata neper ambasada, pasi permiresimet do te ndjehen qe nga marrja e certifikatave e deri ne etapat e fundit te vizes. Marreveshja, e cila u nenshkrua nga ministri i Brendshem, Bujar Nishani, ne 18 shtator 2007 ne Seline e Keshillit te Ministrave te Bashkimit Evropian ne Bruksel, do te nise te aplikohet qe nga dita e pare e vitit qe vjen. Permiresimet ne regjimin e vizave pritet qe te sjellin edhe shmangien e emigracionit ilegal. Dhe nese kjo etape do te funksionoje mire, do te shkohet drejt liberalizmit perfundimtar te vizave. Nderkohe, para se te shkohet drejt ketij liberalizimi, hapat me kryesore dhe konkrete qe duhen ndermarre nga ana e strukturave shteterore, jane prodhimi i dokumenteve te identifikimit me elemente te larte sigurie, hartimi i regjistrit elektronik te shtetasve, sistemi i adresave, kontrolli i menaxhuar i kufijve etj. Sipas permbajtjes se marreveshjes, te gjitha aplikimet per vize, vendimi per dhenie vize ose jo do te merret brenda 10 ditesh, por mund te shtyhet deri ne 1 muaj nese aplikanti kerkon sqarime. Por periudha mund te shkurtohet ne tri dite ose me pak nese ka raste emergjente. Tarifa per vize do te jete 35 euro, e cila mund te jete me nje ose me shume hyrje. Viza falas do te perfitojne familjaret e afert te personave qe jetojne me dokumente te rregullta e qe do t’u dergojne garanci te afermve te tyre, zyrtare qe marrin pjese ne mbledhje zyrtare, studente, persona me aftesi te kufizuar, gazetare, perfaqesues te komuniteteve fetare, profesioniste, punonjes te trenave, pensioniste, femije nen 6 vjec, raste humanitare, shofere te kamioneve TIR dhe sherbimeve te transportit te pasagjereve. Lehtesi ne pajisjen me viza do te kene dhe personat qe marrin pjese ne programe shkembimi shkencore, kulturore apo arsimore, si dhe ne evenimente sportive dhe kulturore, persona ish-te perndjekur gjate regjimit komunist. Gjithashtu, keto kategori personash do te perfitojne edhe dokumentet per te justifikuar marrjen e vizes dhe qellimin e udhetimit. Per keto kategori qytetaresh vetem dokumentet qe jane te listuara ne marreveshje do te jene te mjaftueshme per t’u paraqitur per marrjen e vizes. Asnje justifikim tjeter, ftese apo dokument nuk do te kerkohet per leshimin e vizes, megjithese ai mund te jete ne legjislacionin e vendeve anetare.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  18. #18
    DR-GR Maska e oliver55
    Anëtarësuar
    07-09-2007
    Vendndodhja
    Europa
    Postime
    666
    • Zogaj: Të sëmurët, prioritet për marrjen e vizave

    Lehtësimi i regjimit të vizave cilësohet si një hap i madh për Shqipërinë. Rëndësia e këtij procesi qëndron në prekjen e disa kategorive, pasi lehtësimi për disa kategori rrjedhimisht lehtëson edhe ato që nuk janë të përfshirë në marrëveshje sepse do pakësohen radhët e njerëzve pranë sporteleve të konsullatave. Në qoftë se do lehtësohet elementi, atëherë do të kuptohet që janë reduktuar një numër i madh dokumentesh që deri tani përbëjnë një pengesë jo të vogël, por shumë të madhe për marrjen e vizës. Këtë fakt, madje e ka konfirmuar edhe kryetari i komisionit të Jashtëm Parlamentar, Preç Zogaj.Madje gjatë një prononcimi për gazetën “SOT”, Zogaj theksoi se mundësohet marrja më e lehtë e vizës për të gjithë prindërit që kanë fëmijët e tyre në vendet e Evropës perëndimore që janë emigrantë me dokumente të rregullta. Zogaj konfirmoi se prindërit dhe të afërmit që kanë këtë mundësi. “Po kështu edhe gazetarët kenë mundësi për të lëvizur pa qenë nevoja për të vërtetuar në 1000 drejtime identitetin e profesionit të tij. Po ashtu përfitojnë edhe të sëmurët. Unë që jam rrahur shumë me problemin e të sëmurëve e kuptoj se sa shumë lehtësohet procedura e marrjes së vizave me marrëveshjen e re. Pra deri më sot çdo i sëmurë do të siguronte edhe garancinë e mjekut që do ta merrte përsipër ta vizitonte në vendin perëndimor përkatës. Tani kjo nuk është e nevojshme” vijoi më tej Zogaj në fjalën e tij. Sipas tij, mjafton që të ketë një dokument nga autoriteti mjekësor shqiptar dhe të vërtetoj që ka një sasi të ardhurash që mundësojnë udhëtimin e tij dhe nevojat e tij si i sëmurë. Pra janë disa kategori që mund të marrin viza afatshkurtra, afatmesme dhe afatgjata me procedurat e reja shumë më të lehta. “Ne do shohim se pas hyrjes në fuqi të kësaj marrëveshje një numër i madh njerëzish do të prekin me dorë avantazhet e saj dhe njëkohësisht edhe ato që nuk janë përfshirë në marrëveshje do kuptojnë që kanë përfituar edhe ato sepse radhët do jenë më të pakta nëpër ambasada. Kjo është një marrëveshje në kuadër të përpjekjes që bënë Shqipëria për të hyrë në Evropë. Mendoj se është një shpërblim për arritjet e qeverisë në këto dy vjet. Një shpërblim për arritjet e Shqipërisë në tërësi, në rrugët e integrimit evropian sikurse është dhe një akt që njeh kapacitetin negociues edhe të palës shqiptare” bëri të ditur ai.
    PARA KOMBIT DHE KOMBESISE. VE NJERIUN;

  19. #19
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    A është vështirë ta nxjerr nënshtetësinë shqiptare?

  20. #20
    UNTILL WE MEET AGAIN Maska e arjeta3
    Anëtarësuar
    12-11-2007
    Vendndodhja
    shrine
    Postime
    471
    Le te shpresojme qe te jete e vertete. Une per vete jam skeptike. Qofsha e gabuar.
    Loneliness comes in only one size - Extra Large

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Lufta ballkanike dhe Shqipëria
    Nga Albin në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 15-07-2014, 07:05
  2. Procesi i Pavarësimit të Kosovës
    Nga AsgjëSikurDielli në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  3. Përgjigje: 500
    Postimi i Fundit: 16-10-2009, 14:46
  4. Mocioni, Berisha flet për gjithçka, por jo për Fazlliç
    Nga njemik në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  5. Janullatos: Nuk ka përparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •