Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 22
  1. #1
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Emėrime, shkarkime, ndryshime listash e falsifikime mandatesh

    "Fiks fare" sjell ēuditė e zgjedhjeve mė tė fundit lokale nė vend. Nga Farka e Tiranės, nė Gjirokastėr dhe Divjakė


    Emėro, shkarko, ndrysho listat e kėshilltarėve, falsifiko mandate. Kėto fenomene kanė ndodhur nė disa kėshilla bashkiakė dhe komunash, qė tashmė duhet tė fillonin punė pas zgjedhjeve tė 18 shkurtit. Tė zgjedhurit e popullit nuk merren vesh me njėri-tjetrin dhe krijojnė situata bllokuese nė kėshillat e komunave apo tė bashkive.

    Komuna Farkė


    Nė Komunėn Farkė, pak kilometra larg Tiranės, qė nė mbledhjen e parė kėrkohet shkarkimi i kryetarit tė kėshillit tė komunės. Kryetari u zgjodh para tri javėsh dhe tė njėjtėt njerėz qė e votuan, kėrkuan mocionin e shkarkimit pa asnjė arsye. E vetmja arsye qė jepet ėshtė se nuk e do shumica, por duhet tė theksojmė se ėshtė e njėjta shumicė qė e zgjodhi. Bėhet fjalė pėr zotin Ylli Aga, i cili mė 19 mars 2007 u zgjodh kryetari i Kėshillit tė Komunės sė Farkės, nga shumica e anėtarėve. Mė 10 prill 2007, pa kaluar njė muaj dhe pa bėrė as edhe njė mbledhje, kėshilli i komunės njofton nėpėrmjet sekretares njė mbledhje. Kjo mbledhje, sipas zotit Aga, ėshtė e paligjshme, pasi mbledhjen duhet ta caktojė kryetari i kėshillit. Nė kėtė mbledhje kėrkohej mocion pėr shkarkimin e kryetarit tė sapozgjedhur dhe pėr kėtė mocion kryetari i kėshillit njoftohet vetėm pesė minuta para mbledhjes, duke shkelur sėrish rregullat qė parashikojnė se nė raste tė tilla kryetari duhet tė njoftohet pesė ditė para. Sipas njoftimit qė sekretarja e kėshillit tė Komunės sė Farkės i ka drejtuar kėshilltarit Ylli Aga, i cili deri atė ditė gėzoi postin e kryetarit tė kėshillit (qoftė edhe pėr pak ditė), i bėjnė me dije se mė 10 prill, nė orėn 12:00 do tė zhvillohej mbledhja e kėshillit tė Komunės sė Farkės, ku nė rend tė ditės ishte parashikuar shqyrtimi i propozimit tė njė grupi kėshilltarėsh pėr shkarkimin e tij. "I bėj tė ditur medias qė e kam marrė njė minutė pėrpara kėrkesėn, ndėrkohė qė me ligj duhej ta kisha pesė ditė pėrpara", tha Aga ditėn e mbledhjes sė kėshillit tė komunės. Sipas tij, ky mocion ngjante si qesharak pėr arsyen e thjeshtė se ai nuk u provua as edhe njė ditė nė kėtė detyrė. "Kur u zgjodha votimi ishte i pastėr dhe transparent, pasi u zgjodha, mora dhe pėrgėzimet e kryetarit tė komunės dhe kundėrshtarėve politikė. Arsyeja pse duhet tė mė heqin, ėshtė se nė krye tė kėshillit duhet njė njeri shurdh, qorr qė tė mbrojė interesat e kryetarit aktual tė komunės, qė tė mbyllte sytė para gjithēkaje qė mund tė sjellė kryetari i komunės. Gjatė kėsaj kohe, kryetari mė ka bėrė tri oferta tė papranueshme nga ana ime qoftė, nga morali, qoftė dhe nga ēdo anė tjetėr", akuzon Ylli Aga kryetarin aktual tė Komunės sė Farkės. Njė anėtar i kėshillit, i cili ka votuar pro zgjedhjes sė zotit Aga nė postin e kryetarit, duke rėnė nė kundėrshtim me atė ēka votuar pak javė mė parė, pohon: "Unė isha qė e zgjodha dhe kam qenė kundėr edhe para, edhe mė pas. Nė momentin kur u zgjodh isha kundėr. Unė kėtė njeri e kam ēun xhaje, ėshtė njeri i nderuar, i respektuar, gazetar i njohur...".

    Bashkia e Gjirokastrės


    Mandati i njėrit prej kėshilltarėve tė kėshillit bashkiak tė Gjirokastrės ka pėrfunduar nė prokurori. Anėtarėt e Kėshillit Bashkiak tė Gjirokastrės kėrkojnė tė mos njihet mandati i njėrit prej kėshilltarėve, pikėrisht atij tė LSI-sė, duke i lėnė kohė prokurorisė pėr verifikime. Nė mbledhjen e parė tė kėshillit bashkiak tė qytetit, disa kėshilltarė pretenduan se njėri prej mandateve, ai i njė kėshilltari qė i pėrket Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Tafil Miho, ėshtė i falsifikuar, pasi pėr tė ėshtė bėrė dhe njė kallėzim penal nė prokurori. Pėr kėtė arsye, ata kėrkuan t‘i jepej kohė prokurorisė tė rishikojė mandatin e Mihos. Ky mandat ėshtė i korrigjuar dhe KZQV ėshtė shprehur me vendim qė z. Miho nuk ėshtė kandidat fitues dhe mandati qė LSI ka paraqitur nė kėshill bashkiak ėshtė fals. Pėr kėtė arsye, z.Tola kėrkoi shtyrje tė mbledhjes dhe konstituimin e kėshillit bashkiak njė ditė tjetėr, pasi tė sqarohet ky problem. Njė pėrfaqėsues i Prokurorisė sė Gjirokastrės erdhi nė mbledhjen e kėshillit bashkiak disa orė pas fillimit tė mbledhjes. Edhe prokuroria e kishte cilėsuar si tė falsifikuar mandatin e pėrfaqėsuesit tė LSI-sė, por anėtarėt e tė majtės nuk e marrin parasysh kėtė dokument dhe vazhdojnė mbledhjen e kėshillit bashkiak. Kėshilltarėt e djathtė e kundėrshtuan vazhdimin e mbledhjes, pasi njė kėshilltar me mandat tė falsifikuar nuk mund tė ketė tė drejtė vote nė kėshill bashkiak. Pas shumė diskutimesh, kandidatėt e tė djathtės braktisin mbledhjen dhe e majta meqė ka shumicėn e votave, 13 vota, e vazhdoi mbledhjen e vetme dhe votoi pėr kryetarin e kėshillit bashkiak, zv.kryetarin, sekretarin dhe mė pas vazhdoi me rendin e ditės. Nė votim mori pjesė dhe kandidati i LSI, Miho, i cili e ka mandatin tė dyshimtė.

    Bashkia e Divjakės


    Tė gjitha rregullat dhe formulat e vendosura nga Partia Socialiste pėr zgjedhjen e kėshilltarėve tė saj nė bashkitė dhe komunat e vendit i kanė thyer kėshilltarėt e pozitės nė bashkinė e Divjakės. Ndryshe nga formula qė kishte vendosur PS pėr zgjedhjen e kėshilltarėve tė saj, sipas tė cilės shpalleshin fitues ata qė kishin grumbulluar mė shumė vota, kėshilltarėt e pozitės vendosin qė tė fusin njė emėr tjetėr nė listėn e kėshilltarėve tė majtė me iniciativėn e tyre. Bėhet fjalė pėr zotin Ndini Janko, i cili nė listėn e kėshilltarėve tė miratuar nga KZQV-ja nuk ėshtė i miratuar. Aktualisht, kėshilltarėt e djathtė janė mė tė paktė nė numėr sesa kėshilltarėt e majtė nė Kėshillin Bashkiak tė Divjakės. Pėr tė siguruar shumicėn, ata bėjnė njė listė tjetėr me emrat e anėtarėve tė kėshillit bashkiak dhe si kėshilltar tė majtė shtojnė emrin e Ndini Jankut, duke mos i lėnė mundėsi tė majtės qė ta zgjidhė vetė kėtė ēėshtje. Izet Greca, ish-sekretari i KZQV sė Divjakės shpjegoi pėr "Fiks Fare" se "nė bazė tė listės paraprake, Ndini nuk ėshtė fitues. Sepse asambleja e Partisė Socialiste ka dėrguar njė listė me konkurrim. Cilido anėtar i kėshillit bashkiak, qė ėshtė i rreshtuar nė listė kishte tė drejtė tė konkurronte nė ēdo qendėr votimi. Ndėrsa Ndini nuk ka marrė votat e nevojshme pėr tė hyrė nė kėshillin bashkiak. Nuk e meriton se koeficienti i tij ėshtė mė i ulėt dhe renditet i dhjeti. Kjo listė ka shkaktuar mjaft debate nė dy mbledhjet e Kėshillit Bashkiak tė Divjakės. Deri mė sot nuk e kanė zgjidhur kėtė problem.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Borix
    Anėtarėsuar
    17-01-2003
    Postime
    2,316
    Keto veprime jane pasoja te mosekzistences se ligjit te forte demokratik. Jane gjithashtu te trasheguara nga qeveria e fundit dhe eshte pike e programit te qeverise aktuale. Megjithate, prape shqiptaret nuk kuptojne c'te paafte kane vene ne pushtet. Ketu duhet te dalin mendje te reja, me arsimim dhe kulture tjeter. Por me sa shoh, edhe te rinjte shqiptare vazhdojne te trashegojne parime te semura.
    "The rule is perfect: in all matters of opinion our adversaries are insane." (M. Twain)

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    O zemrushja te falenderoj per shkrimet dhe e shoh qe i je qepur keq qeverise .

    ps nderro gazete zemrushja se te kjo qe i merr ti normal qe vetem gjera te tilla ka .
    dhe hap nje teme ku shihen anet pozitive te kesaj qeverie nuk u merzite me kete gazete .

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974
    Jetojme ne Shqiperi!!
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Citim Postuar mė parė nga SKORPIONSKING
    O zemrushja te falenderoj per shkrimet dhe e shoh qe i je qepur keq qeverise .

    ps nderro gazete zemrushja se te kjo qe i merr ti normal qe vetem gjera te tilla ka .
    dhe hap nje teme ku shihen anet pozitive te kesaj qeverie nuk u merzite me kete gazete .

    Mua me pelqejne shkrimet e ksaj gazete dhe me duken shum aktuale.. normalisht qe ato na duhen dhe ne te debatojme

    Pershendetje..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Dule, kėrkesė Berishės: Largo Boden nga Financat

    "Pėrgjegjės pėr konfliktin me biznesin"



    Aleatėt e Berishės kanė ngritur zėrin kundėr ministrit tė Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar kėtė tė fundit si pėrgjegjės kryesor tė konfliktit qeveri-biznes. Reagimet negative lidhur me projektligjin pėr ndryshimet nė procedurat tatimore kanė filluar tė shtohen brenda spektrit tė mazhorancės. Kundėrshtimet pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit kanė filluar tashmė tė vijnė nga brenda shtėpisė sė ekzekutivit. Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili pėrfaqėsohet nė qeverinė aktuale me Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve sociale dhe Shanseve tė barabarta, i ka kėrkuar Kryeministrit Berisha tė rishikojė drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule i ka kėrkuar kreut tė qeverisė tė largojė nga kabineti ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar si pėrgjegjės tė klimės konfliktuale tė krijuar mes qeverisė dhe biznesit. PBDNJ ka qenė vazhdimisht kritike ndaj Ministrisė sė Financave dhe sektorit ekonomik. Para se tė bėheshin ndryshimet nė kabinetin qeveritar, Dule i ka tėrhequr vėmendjen punės nė sektorin e ekonomisė dhe financave. "Ka njė ndryshim nga vendet e ish-bllokut lindor, nuk kemi pika tė orientuara drejt zhvillimit. Politikat nė kėtė sektor kanė qenė politika tipike tė njė taksambledhėsi klasik. Ėshtė jetike tė vjelėsh tė ardhura, por duhet gjetur edhe mėnyra tė ēelėsh kapitalet e tė tjerėve pėr tė investuar pėr Shqipėrinė. Nuk kemi pse ta fshehim qė nuk jemi tė kėnaqur", ėshtė shprehur Dule. Pas Nard Ndokės, i cili ka kundėrshtuar konfliktin qeveri-media, njė tjetėr aleat i PD-sė del kundėr kreut tė saj, duke kundėrshtuar nė kėtė rast projektligjin e ri pėr procedurat tatimore. "Berisha tė rishikojė ligjin pėr gjobat ndaj biznesit, por edhe tė rishikojė gjithashtu stafin politik te kreu i financave", tha Dule. Kreu i PBDNj-sė ka shpjeguar arsyet qė e kanė ēuar tė bėjė kėrkesėn publike ndaj kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėr tė rishikuar drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule ka theksuar se projektligji i ri ka krijuar njė konflikt tė hapur mes qeverisė dhe biznesit. Sipas kreut tė PBDNJ-sė, ky projektligj ėshtė nė kundėrshtim me parimet e qeverisė, duke shtuar se kjo e fundit ėshtė debitore ndaj biznesit me 6 milionė euro. Dule nuk ka nguruar t`i bėjė njė kritikė qeverisė, e cila kategorikisht nuk duhet tė pėrkrahė njė projektligj tė tillė, i cili veēse e dėmton biznesin mė shumė sesa e ndihmon, duke kundėrshtuar parapagimin e gjobave. "PBDNJ vlerėson se pozicionimi aktual i qeverisė reflekton njė devijim serioz nga politika e qeverisė sonė pėr partneritet me biznesin. Parapagimi i gjobave nuk bėn pjesė nė praktikat mė tė mira tė biznesit nė tė gjitha sistemet tatimore nė botė", tha ai. Dule sqaroi se kjo praktikė mund tė pėrdoret si instrument pėr tė pėrjashtuar biznesin apo pėr ta kthyer atė nė funksion tė ngjyrave politike. "Gjithashtu, procedura e re tatimore tėrheq nė mėnyrė arbitrare kapital nė duart e qeverisė. Si rrjedhim, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut do t‘i sugjeronte Kryeministrit qė tė rishikojė kėtė ligj dhe ndoshta ėshtė momenti qė tė rishikojė dhe konsiderojė edhe praninė e stafit politik nė krye tė dikasterit tė financave, qė ka krijuar jo pak probleme te biznesi, por dhe njė klimė pasigurie pėr investimet nė vend", tha Dule.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #7
    Citim Postuar mė parė nga Zemrushja
    "Pėrgjegjės pėr konfliktin me biznesin"



    Aleatėt e Berishės kanė ngritur zėrin kundėr ministrit tė Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar kėtė tė fundit si pėrgjegjės kryesor tė konfliktit qeveri-biznes. Reagimet negative lidhur me projektligjin pėr ndryshimet nė procedurat tatimore kanė filluar tė shtohen brenda spektrit tė mazhorancės. Kundėrshtimet pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit kanė filluar tashmė tė vijnė nga brenda shtėpisė sė ekzekutivit. Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili pėrfaqėsohet nė qeverinė aktuale me Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve sociale dhe Shanseve tė barabarta, i ka kėrkuar Kryeministrit Berisha tė rishikojė drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule i ka kėrkuar kreut tė qeverisė tė largojė nga kabineti ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar si pėrgjegjės tė klimės konfliktuale tė krijuar mes qeverisė dhe biznesit. PBDNJ ka qenė vazhdimisht kritike ndaj Ministrisė sė Financave dhe sektorit ekonomik. Para se tė bėheshin ndryshimet nė kabinetin qeveritar, Dule i ka tėrhequr vėmendjen punės nė sektorin e ekonomisė dhe financave. "Ka njė ndryshim nga vendet e ish-bllokut lindor, nuk kemi pika tė orientuara drejt zhvillimit. Politikat nė kėtė sektor kanė qenė politika tipike tė njė taksambledhėsi klasik. Ėshtė jetike tė vjelėsh tė ardhura, por duhet gjetur edhe mėnyra tė ēelėsh kapitalet e tė tjerėve pėr tė investuar pėr Shqipėrinė. Nuk kemi pse ta fshehim qė nuk jemi tė kėnaqur", ėshtė shprehur Dule. Pas Nard Ndokės, i cili ka kundėrshtuar konfliktin qeveri-media, njė tjetėr aleat i PD-sė del kundėr kreut tė saj, duke kundėrshtuar nė kėtė rast projektligjin e ri pėr procedurat tatimore. "Berisha tė rishikojė ligjin pėr gjobat ndaj biznesit, por edhe tė rishikojė gjithashtu stafin politik te kreu i financave", tha Dule. Kreu i PBDNj-sė ka shpjeguar arsyet qė e kanė ēuar tė bėjė kėrkesėn publike ndaj kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėr tė rishikuar drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule ka theksuar se projektligji i ri ka krijuar njė konflikt tė hapur mes qeverisė dhe biznesit. Sipas kreut tė PBDNJ-sė, ky projektligj ėshtė nė kundėrshtim me parimet e qeverisė, duke shtuar se kjo e fundit ėshtė debitore ndaj biznesit me 6 milionė euro. Dule nuk ka nguruar t`i bėjė njė kritikė qeverisė, e cila kategorikisht nuk duhet tė pėrkrahė njė projektligj tė tillė, i cili veēse e dėmton biznesin mė shumė sesa e ndihmon, duke kundėrshtuar parapagimin e gjobave. "PBDNJ vlerėson se pozicionimi aktual i qeverisė reflekton njė devijim serioz nga politika e qeverisė sonė pėr partneritet me biznesin. Parapagimi i gjobave nuk bėn pjesė nė praktikat mė tė mira tė biznesit nė tė gjitha sistemet tatimore nė botė", tha ai. Dule sqaroi se kjo praktikė mund tė pėrdoret si instrument pėr tė pėrjashtuar biznesin apo pėr ta kthyer atė nė funksion tė ngjyrave politike. "Gjithashtu, procedura e re tatimore tėrheq nė mėnyrė arbitrare kapital nė duart e qeverisė. Si rrjedhim, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut do t‘i sugjeronte Kryeministrit qė tė rishikojė kėtė ligj dhe ndoshta ėshtė momenti qė tė rishikojė dhe konsiderojė edhe praninė e stafit politik nė krye tė dikasterit tė financave, qė ka krijuar jo pak probleme te biznesi, por dhe njė klimė pasigurie pėr investimet nė vend", tha Dule.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Pse te largohet Bode? Apo pse kerkon qe Shqiperia te kete sistem efektiv dhe te barabarte te taksave.
    Nuk kam degjuar deri sot nga asnje vend normal qe te jete kerkuar qe te prapset qeveria nga zbatimi i ligjit ose me e keqja qe te largohet ministri perkates.
    Kush e ka futur kafene kontabande? Kush e ka kryer trafikun e droges?
    Ku shkuan gjanem kontrabandistet, kriminelet, administrata e korruptuar, doganieret grabites etj etj?

  8. #8
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kryeministri ndryshon edhe 13 zv.ministra

    • Burimet nė PD theksojnė se kėto lėvizje janė njė pėrpjekje e Berishės pėr tė vendosur njerėz mė tė devotshėm nė ato ministri tė cilat nuk i drejton PD-ja



    Qeveria nė prag tė ndryshimeve tė reja. Kėtė herė nuk bėhet fjalė pėr ministrat, por pėr 13 zėvendėsministra qė pritet tė lėnė detyrat qė kanė me urdhėr tė Berishės. Njė pjesė e tyre do tė zėvendėsohen me emra tė rinj, ndėrsa tė tjerė do tė lėvizin nga njėra ministri te tjetra.
    Ata qė do tė zėvendėsohen pritet tė jenė zėvendėsministrat qė i pėrkasin PD, ndėrsa ata qė do tė ndryshojnė sektor janė pėrfaqėsues tė aleatėve tė PD-sė. Kjo nismė e re e Berishės ndėrmerret si pėr tė rifreskuar administratėn pas ndryshimeve qė u bėnė nė postet e ministrave, ashtu dhe pėr tė shpėrblyer ndonjė tė pakėnaqur tė PD-sė apo tė aleatėve.
    Ashtu siē ėshtė mėsuar, zėvendėsministri Gjergj Lezhja do tė lėvizė pėr disa arsye, tė cilat nuk i ka bėrė publike, por mėsohet se ai nuk ka marrėdhėnie shumė tė mira me Nishanin. Sipas burimeve, mėsohet se pėr tė janė caktuar dy poste, tė cilat Berisha duket se ende nuk i ka caktuar pėrfundimisht, kėshtu ai mund tė emėrohet prefekt i Durrėsit ose drejtor i ri i Tatimeve. Po kėshtu, bėhet e ditur se zėvendėsministri i Kulturės, Neritan Alibali, pėrfaqėsues i PR-sė, do tė zhvendoset nė Ministrinė e Drejtėsisė, pranė Rusmalit, ndėrsa do tė lėvizin zėvendėsministrat aktualė tė Drejtėsisė, por edhe tė ato tė Shėndetėsisė, Punėve dhe Ēėshtjeve Sociale, Mjedisit, Integrimit, etj.
    Burimet nė PD-nė theksojnė se kėto lėvizje nuk janė thjeshtė rifreskim administrate, por njė pėrpjekje e Berishės pėr tė vendosur njerėz mė tė devotshėm nė ato ministri tė cilat nuk i drejton PD-ja, ose nė ato ministri qė ministrat nuk i pėrkasin klanit tė tij, por klaneve tė tjera, siē ėshtė ai i Topallit. Me shpalljen, jo publike, tė kėsaj iniciative, nė PD janė shtuar zėrat kritikė pėr mospėrfshirjen e disa pėrfaqėsuesve mė tė lartė tė kėsaj partia nė administratėn shtetėrore, madje lėnien e tyre krejt jashtė vėmendjes. Po kėshtu, bėhet e ditur se edhe disa drejtorė drejtorie nė disa ministri do tė lėvizin, duke u zėvendėsuar me emra tė rinj apo me plotėsimin e kuadrit tė plotė tė marrėveshjes me partitė e vogla aleate.
    Pėr arsye tė ndėrrimit tė emrave, si tė ministrave ashtu dhe tė disa zėvendėsministrave, administrata e qeverisė ėshtė nė situatė pritjeje tė emėrimeve tė reja. Pritet qė pėr kėto emėrime Berisha tė kėshillohet me kryesinė e vogėl tė partisė si dhe tė zhvillojė negociata me aleatėt, jo pėr shtim, as pėr zvogėlim tė pėrfaqėsimit tė tyre, por thjeshtė pėr lėvizje emrash, edhe pse disa prej kėtyre pėrfaqėsuesve nuk kanė lidhje fare me sektorin ku do tė punojnė.
    Njė ndryshim i tillė bėhet nė njė kohė kur qeveria ka marrė pėrsipėr realizimin e reformave tė vėshtira nė zbatim tė planit pėr integrimin e vendit nė institucionet ndėrkombėtare, kryesisht ato evropiane. Ndryshimet e fundit nė qeveri, tė cilat ishin tė sforcuara, pėr shkak tė marrėveshjeve parazgjedhore tė nėnshkruar me partitė e koalicionit qeveritar nė PD janė pėrcjellė me kritika tė ashpra. Madje pritet qė kėto kritika tė bėhen nė mbledhjen e ardhshme tė Kėshillit Kombėtar tė Partisė Demokratike. Berisha, pėr tė mbyllur kėtė cikėl pakėnaqėsish, mund tė emėrojė, ose tė kandidojė pėr drejtimin e disa departamenteve nė PD, ministrat e larguar nga qeveria. Por njė kėmbim tė tillė pritet tė mos e pranojnė disa ish-ministra, tė cilėt do tė pranojnė tė rrinė vetėm anėtarė tė Kėshillit Kombėtar dhe pa asnjė post partie. Shtyrje e kėsaj mbledhjeje nga ana e Berishės, vazhdon tė grumbullojė shumė probleme pėr t’u diskutuar nė punimet e kėtij forumi tė lartė vendimmarrės.
    Pritet qė ky Kėshilli Kombėtar, i cili do tė diskutojė kėto ēėshtje, tė mblidhet pas zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės. Nė mbledhje, pritet qė tė votohen kandidaturat e reja pėr postet drejtuese nė PD. Nėse Berisha do t’i qėndrojė pohimit tė tij publik se nė konkurrim pėr poste drejtuese do tė pėrfshihet edhe kryetari i partisė, atėherė pritet tė ketė thirrje tė Kuvendit tė kėsaj PD-sė partie, sepse vetėm delegatėt zgjedhin kryetarin e partisė.

    Gilmana Bushati

    Gazeta Shqiptare

    ps. Dydrinas eshte dicka qe kane vendosur perkrahesit e liderave qe ti ke qejf jo un
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule kerkon largimin e BODES .

    po kush e pyet kete mer , ky te rri urte mos ndjehet me ate qe ka , se ka per ti ardh rradha dhe keti filo grekut te zhduket nga shqiperia bashke me Janullatosin .

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Bode, “vete Ali, vete kadi”

    Ministri i Financave ka te drejte te emeroje dhe te largoje nga puna drejtuesit e njesive te auditivit ne subjektet e audituara

    Deputetet kundershtaret mbeten te ndare dje per projektligjin e auditimit, perkatesisht per varesine e njesiteve. Opozita thote se nuk duhet qe njesitet te kene varesi te dyfishte. Miratimi i tre neneve te ketij projektligji, per Auditin e Brendshem kane sjelle debat dje ne Komisionin parlamentar per Ekonomine dhe Financat. Pas miratimit ne parim, projektligjit i kishte ardhur radha te diskutohej nen per nen. I pranishem ne komision ishte dhe drejtori i Pergjithshem i Auditit te Brendshem, Pajtim Shehu, i cili dha disa pergjigje per anetaret. Pike e forte debati ishte neni 16 i projektligjit, konkretisht per “varesine e dyfishte” te njesive te Auditit te Brendshem. Duke iu referuar projektligjit te hartuar nga Ministria e Financave, njesite e auditit te brendshem ne subjektet e audituara kane varesi te dyfishte. Sipas Shehut, ato raportojne drejtperdrejt ne organin e emerteses dhe ne Drejtorine e Pergjithshme te Auditit, ne perputhje me dispozitat ligjore dhe procedurat e miratuara nga Ministria e Financave. Por neni 16 i cili percaktonte menyren e te drejtes se ngritjes se njesive te Auditit te Brendshem hasi ne kundershti te forta, jo vetem nga anetaret pozitare te Komisionit te Ekonomise, por edhe nga mazhoranca. Sipas ish-ministrit te Financave dhe nenkryetar i komisionit, Arben Malaj, termi “varesi e dyfishte” eshte e pakuptimte, pasi ka perplasje ligjore. “E mira eshte qe, njesite e auditimit ne ministri te varen direkt nga ministri perkates, ndersa menaxhimi, objekti i punes dhe forma e saj te drejtohet Drejtoria e Auditit, e cila varet nga ministri i Financave, Ridvan Bode. I te njejtit mendim ishte dhe ish-kreu i KLSH-se dhe anetar i komisionit, Blerim Cela. Sipas tij, paragrafi i dyte ne nenin 16 te projektligjit per auditin duhet te hiqet fare, pasi nuk ka kuptim qe nje strukture te kete dy drejtues njeheresh. Komisioni la te pandryshuar pjesen tjeter te nenin 16, qe percaktonte kriteret per ngritjen e ketyre njesive te auditit, te cilat do te percaktohen nga Ministria e Financave.

    Shkarkimet

    Neni 15 i projektligjit, me sakte pika “d”, solli nje tjeter debat ne komision. Sipas kesaj pike te nenit, ministri i Financave ka te drejte te emeroje dhe te largoje nga puna drejtuesit e njesive te auditivit ne subjektet e audituara. Sipas nenkryetarit te Komisionit te Ekonomise, Arben Malaj, nga kjo pike duhet hequr nga neni 16, pasi eshte krejt i gabuar. Edhe anetaret e tjere ishin te te njejtit mendim, duke i lene dore te lire ministrit Bode per emerime dhe shkarkime ne Drejtorine e Pergjithshme te Auditit. Sipas anetareve te komisionit, kete funksion e ka te drejte Departamenti i Administrates Publike-DAP dhe se shkarkimet e emerimet nuk mund te behen nga nje drejtues per nje institucion tjeter.

    Auditimi

    Neni tjeter 15 i diskutuar dje ne komision, i cili nuk kaloi pa debate, percaktonte pergjegjesite e drejtuesve te subjekteve publike per auditin e brendshem. Konkretisht, anetaret e Komisionit te Ekonomise votuan kunder pikes “d” te nenit 15, i cili i jepte te drejte auditit ne kryerjen e detyrave te tjera, te parashikuara me ligj. Pikerisht, anetaret e komisionit kerkuan nga shefi i Auditit, Pajtim Shehu, se cilat jane keto detyra te tjera, pervec kontrollit me ligj te subjekteve publike. Sipas tij, keto jane rekomandime te Komisionit Evropian, te cilet ne datat 2-7 prill paraqiten opsionet e tyre per projektligjin. Edhe varesia e dyfishte ishte marre ne konsiderate nga komisioneret e huaj, vijoi Shehu.

    Korrieri
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anėtarėsuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Citim Postuar mė parė nga DYDRINAS
    Pse te largohet Bode? Apo pse kerkon qe Shqiperia te kete sistem efektiv dhe te barabarte te taksave.
    Nuk kam degjuar deri sot nga asnje vend normal qe te jete kerkuar qe te prapset qeveria nga zbatimi i ligjit ose me e keqja qe te largohet ministri perkates.
    Kush e ka futur kafene kontabande? Kush e ka kryer trafikun e droges?
    Ku shkuan gjanem kontrabandistet, kriminelet, administrata e korruptuar, doganieret grabites etj etj?
    Si pse te largohet bode?
    Kush e kishte mik te ngushte z. ADEM RRENGA? Kush e emeroi drejtor tatimesh ne Librazhd dhe pas nje viti me urdher te prere e emeroi drejtor te tamive te medha ne Tirane? Nqf se nuk e di pergjigjen ta them un qe BODE i ka bere keto veprime.]

    Ke pare apo degjuar se cfare ka bere ADEMI ne LB dhe TR?

    E pse duhet ta mbash me nje minister qe emeron drejtora te tille...?
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  12. #12
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ne gjurmet e qeverise Berisha 2

    Pas marrjes se rezultatit te zgjedhjeve te 18 shkurtit, kryeministri Berisha pritet te kryeje disa rifreskime te kabinetit qeveritar. Per te qetesuar ankesat e aleateve, per te shuar pakenaqesite e opinionit publik dhe mbi te gjitha, per te siguruar nje mandat normal qeverisjeje


    nga Alqi Kociko

    Plot nje vit me pare, tonet kritike te kreut te grupit parlamentar demokrat, Bamir Topi, ndaj disa ministrave te qeverise se kryetarit te tij partiak, Berisha, ngjallen debatet dhe hamendjet mbi ndryshimet e para ne kabinetin demokrat, produkt i zgjedhjeve parlamentare te 3 korrikut 2005. Ne fakt, asokohe ishte fort ne mode analiza e “100 diteve” te punes se qeverise se dekretuar me 11 shtator 2005, nje afat per te cilin me shume se kushdo tjeter, kishte kontribuar vete kryeministri. Programi i tij i qeverisjes, si gardh te pare kohor kishte pikerisht 100 diteshin napoleonik, ndaj dhe analistet, gazetaret, mediat dhe me tej vete opozita e majte, mezi c’priti afrimin e diteve per t’i bere “biografine” nje qeverie te sapodale nga kriza e saj e pare energjetike, qe per fat u zbut pa ardhur Viti i Ri 2006.

    Termi qe zgjodhi Bamir Topi, packa se pergjithesues, nuk ishte i pagoditur. Ai foli per “ministra apatike” dhe, perkunder tyre, kerkoi qe kabineti te perbehet nga “ministra te afte”. Pergjigja nga Berisha, erdhi gjate inaugurimit te nje segmenti rrugor ne Myzeqe, kur perpara mikrofoneve kryeministri, si per te rimuar me nenkryetarin e tij ne parti, foli per “ministra simpatike”, e madje “disa prej tyre shume simpatike”.

    Sigurisht, nje deklarate e ekuilibruar e nje figure politike gjithashtu te ekuilibruar brenda PD-se si Topi, doli se ishte pak qe Berisha te motivohej per te bere ndryshime qeveritare. Aq me teper qe disa muaj pas dekretimit, tingellon e logjikshme qe nje ekip qeveritar ende nuk ka marre kohen e arsyeshme per t’u ambientuar me problematikat dhe ritmin e punes. Kjo nderkaq, nuk e pengoi aspak vazhdimin e ngritjes sistematike te profilit te kreut te grupit parlamentar demokrat, jo vetem si nje kritikues i sinqerte dhe “pa hile” i qeverise (cka PD-se ne pushtet i fuqizon sadopak ate element gati inekzistent te vetekritikes dhe vetekorrigjimit), por edhe si nje politikan komunikues qe ka sensin e mases.

    Tre jave para zgjedhjeve lokale 2007, situata ne qeverisjen blu, nuk eshte edhe aq “roze”. Afermendsh, ne valen e fushates zgjedhore per pushtetin e ri lokal, qe kete here e ne vazhdim do te mandatohet per kater vjet dhe jo per tre, askush prej demokrateve kryesore ne parti nuk e ka mendjen (e as nuk u shkon ne mendje) per te bere skanime mbi punen e ministrave. Pertej krizes se cuditshme politike qe sapo lame pas, e cila e amplifikoi ndoshta artificialisht rendesine e lokaleve te 18 shkurtit, sa i perket te djathtes keto zgjedhje jane vertet te rendesishme te pakten per nje gje: Rezultati i tyre ose do ta trondise seriozisht, ose do t’ja forcoje bazamentin qeverises, duke parathene ne kete menyre rezultatin e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare dhe fatin politik te Berishes. Ndaj dhe kesaj here, sado simpatike t’i duken ministrat kryeministrit demokrat, ai do te detyrohet te beje ndryshime ne qeveri, pavaresisht rezultatit zgjedhor. Sepse se pari, duke u dhene pergjigje nje serie ndjeshmerish brenda dhe rrotull Partise Demokratike, Berisha synon qe, minimumi, te qeverise i pashqetesuar seriozisht deri ne fund te mandatit katervjecar. Ndaj dhe si per t’u dhene nje sinjal anetareve te kabinetit se askush nuk eshte i paprekshem, kete jave ne mbledhjen e qeverise, ai kritikoi pa doreza kater ministri, lidhur me vonesat ne procesin e kthimit dhe kompensimit te pronave. Ne shenjester ishin Ridvan Bode i Financave, Genc Ruli i Ekonomise, Jemin Gjana i Bujqesise dhe Lulzim Basha i Puneve Publike.

    Por kjo kritike ne sy te medias, ashtu si dhe stuhi te tjera ne goten e kryeministrit, nuk jane tregues i domosdoshem se dicka do te ndryshoje ne kabinetin qeveritar pas 18 shkurtit. “Ajo cka ia ben te pashmangshem Berishes riformatimin e qeverise, eshte presioni brenda Partise Demokratike, i kombinuar me kerkesat e vazhdueshme te aleateve, sidomos i atyre qe kane fituar peshe parlamentare gjate ketyre 20 muajve”, pohon nje personazh shume i afert me seline kryeministrore, qe kerkon te ruaje anonimatin. I cili shton se nje pjese e ministrave, realisht kane performuar dobet ose, nga ana tjeter ka rezultuar se levizja e tyre nuk sjell kosto te tjera shtese, pervec perfitimeve per balancat qe kryetari demokrat kerkon te arrije.

    “Ministria e Brendshme eshte nje dikaster kyc dhe perfaqeson nje porcion te madh te programit qe partia kryesore ne pushtet kerkon te realizoje. Ndaj nuk besojme se kjo ministri do te ishte objekt i negociimit te PD-se me demokristianet”, do te thoshte pak jave me pare per Klan, kreu i PDK-se Nard Ndoka. Duke lene te kuptohet se megjithese tete votat parlamentare te partise se tij, rrezikojne ne cdo moment krize ne Kuvend ta vene ne veshtiresi qeverine Berisha, dora e kerkeses se tij per pjesemarrje ne pushtet, nuk arrin deri tek kjo fortese. E cila pas doreheqjes se ministrit Sokol Olldashi per te hyre ne garen e Tiranes, po drejtohet perkohesisht nga zevendesi i tij, Gjergj Lezhja. Por nese Olldashi e fiton Tiranen, neper celularet e besuar rreth Berishes qarkullon nderkaq emri i pasardhesit te tij. Edhe ai me pervoje gazetareske, edhe ai deputet, edhe ai ka kryesuar nje komision hetimor parlamentar, qe para disa muajsh tentoi te hetoje mbi pasurite dhe konfliktin e interesave te zyrtareve te larte te institucioneve kushtetuese. Kryeredaktori i RD-se Astrit Patozi, pat fituar me 3 korrik perballjen direkte me kundershtarin e majte ne zonen e Vores, dhe njihet si i besuar i doktor Berishes, por si gjithmone kur flitet per ceshtje kandidaturash, demokratet kane edhe nje rezerve per kete ministri, deputetin Bujar Nishani.

    Ajo cka eshte e arritshme nderkaq per Nard Ndoken, quhet ministria e Kultures, Turizmit, Rinise dhe Sporteve, pavaresisht se cili do te jete emri konkret qe partia e tij do te propozoje: Vete Ndoka, apo botuesi Nikolle Lesi. Ministri vlonjat Bujar Leskaj, hodhi jo pak hapa dhe mori disa iniciativa ne zbatimin e te ashtuquajturit “turizem kulturor”, por i shkaktoi edhe disa kokecarje Berishes, packa se konflikti me kreun e FSHF-se, Armando Duka, buroi se pari nga vete kryeministri.

    Largimi i Ndokes nga demokratet reformatore te Genc Pollos, nuk dobesoi vetem partine e ish zedhenesit te kryedemokratit Berisha, por edhe pozitat e tij negociuese si kryetar partie qe drejton ministrine e Arsimit. Qe per analiste prane te djathtes, do te thote se nese Pollo mund ta mbaje dikasterin ne krye te te cilit nuk ka performuar aspak keq, atij i duhet te leshoje disa poste dytesore e tretesore ne ingranazhet e pushtetit te djathte. Te cilat do t’u kompensohen demokristianeve deri tani te pakenaqur.

    Te pakenaqur, megjithate, jane edhe minoritaret. Dhe per kete mjafton te degjosh rezervat e krereve te PBDNJ-shit, (afermendsh te shprehura ne cdo mjedis, pervec atij publik), ndaj postit te ministrit te Puneve Sociale (dhe Shanseve te Barabarta?!) qe fituan nga koalicioni me Berishen. Por sidomos rezervat e mermeritura ndaj vete ministrit te tyre Kosta Barka. Ajo qe partia e Dules pret te marre pas zgjedhjeve, ne pamje te pare duket si porcioni qe “natyrshem” i takon asaj: Ministria e Shendetesise. Sepse keshtu ka qene edhe nen qeverisjen socialiste. Megjithate, kryeministri e ka te veshtire me kolegun e tij te vjeter Maksim Cikuli, ne favor te te cilit vijne, kesaj here ne trajte te paster thashethemesh, edhe arsyetime te tipit “meqe Cikuli ka prejardhje hebreje, doktori druhet ta levize”. Pasi i duhet te ruaje “ca ekuilibra”. Por ne kuadrin e informacioneve te pazyrtarizuara, zera te rendesishem ne PBDNJ thone se nderkaq Berisha e ka pranuar kerkesen e tyre: ministri Barka largohet, dikasterin e tij e merr ndoshta Cikuli ose aleatet e vegjel, (perflitet edhe Ylli Pango, i alternuar me Majlinda Bregun), ndersa si kandidat per minister te Shendetesise, vjen sipas gjasave, nje figura fare e panjohur ne politike, kreu i pavionit te nefrologjise ne QSUT, mjeku Alketa Koroshi.

    Kur Nard Ndoka hodhi dy muaj me pare, akuza ndaj aleatit Lufter Xhuveli, minister i Mjedisit, si i parealizuar ne post dhe mbi te gjitha, si nje aleat i pavlefshem perderisa grupit parlamentar te Xhuvelit i ka mbetur vetem Xhuveli, shumekush mendoi se kete dikaster e kerkon PDK-ja, e cila i tregoi dhembet qeverise per nje moment, kur kercenoi vetem verbalisht, qendrimin e kryetares se Kuvendit Jozefina Topalli ne detyre. Por deri tani, e verteta shkon deri ne gjysme. Qe domethene se vertet Xhuveli eshte karte e djegur, nderkohe qe i rrezikuar eshte dhe ministri realisht apatik i Bujqesise, Jemin Gjana, megjithese kandidatura alternative ende nuk qarkullojne.

    Por levizje shume me thelbesore se keto te mesipermet, pritet te kryhen ne ministrine e Drejtesise. Deri me tani, rezulton se per ministrin aktual Aldo Bumci, ekzistojne dy destinacione: Ministria e Integrimit ne vend te Arenca Trashanit, ose nje post krejt partiak, si ai i drejtuesit te Forumit Rinor Demokrat. I kritikuar ne punen e vet edhe nga dashamires dhe njerez prane te djathtes, Bumci pritet te zevendesohet nga vete zevendeskryeministri, juristi Ilir Rusmajli. Ne perplasjet e tij me Keshillin e Larte te Drejtesise apo dhe me kryeprokurorin Sollaku, Bumci ka percuar imazhin e inferiorit, duke bere edhe disa gafa te vogla qe zararin me te madh e kane tek permendja sesa tek efekti praktik. Sic ishte rasti i fjalimit te tij ne KLD, te cilin ai e coi deri ne fund dhe pastaj u kujtua se regjistratoret ishin fikur, ndaj kerkoi ta rilexoje, cka nuk iu lejua.

    Keto levizje ngrene disa pikepyetje te tjera, me e madhja e te cilave eshte se kush do ta zevendsoje Rusmajlin. Eshte diskutuar disa jave me pare ne shtyp, mundesia e nje qeverie me dy zevendeskryeministra, cka duket se kushtetuta nuk e parashikon. Por ne kete rast, Berisha jo vetem qe mbyll “vrimen” e drejtesise me Rusmajlin, por edhe eviton njeheresh nje percarje te mundshme ne kupolen demokrate. Sepse njerez te afert me nenkryetarin e PD-se Bamir Topi, e konfirmojne emrin e tij si zevendeskryeministri i ardhshem. Ne kete menyre, Berisha hedh nje hap te metejshem drejt skemes “Nano president”, e cila eshte kercenuar pikerisht nga mundesia qe nje grup votash demokrate me Topin ne krye, te devijojne, duke sfumuar efektin e numrit te mbeshtetesve te Fatos Nanos ne Kuvend. Dhe duke sjelle nje krize te mundshme presidenciale ne parlament, endrra ne sirtar e te majtes per te “kapur” zgjedhjet e parakohshme. Me kete afrim te Topit, shuhet cdo hamendje e panevojshme.

    Ajo cka do te ishte e pamundur, te pakten tani per tani, per ta konfirmuar, eshte nje tjeter levizje qe nderkaq perflitet ne korridoret e selise blu: Nje rrokade mes kryetares se Kuvendit Topalli, dhe ministrit te Jashtem Besnik Mustafaj. Gjate diteve te kompozimit te kabinetit Berisha 1, gruaja e forte e demokrateve ka kembengulur per kete ministri, por ngjarjet rrodhen ashtu sic dihen. Rrokada shuan dy shqetesime. Se pari, nje grua ne postin e kryediplomates, nuk ben gje tjeter vecse i ngre pike si ministres, edhe qeverise, cka eshte verifikuar me shume kabinete ne Europe e me tej. Nga ana tjeter, natyra e bute dhe jokonfliktuale e Mustafajt, shkon per bukuri ne nje detyre qe kerkon me shume barazlargim nga palet, dhe me pak decibele zhurmash ne sallen e parlamentit. Natyre e cila mbeti gjithsesi me prane shkrimtarit sesa diplomatit, aq me teper qe ky i fundit ne disa raste, artikuloi publikisht frazat e gabuara ne kohen e papershtatshme. Nga ana tjeter, duke u larguar e zgjedhura e Topallit ne ministrine e Integrimit, Trashani, vete kryeparlamentarja e ze dhe me te tepert vendin bosh. Aq me teper qe ne nje vit zhvillimesh te vrullshme rajonale e nderkombetare, profili i saj do te shihte vec rritje. Kjo skeme megjithate, eshte teresisht e pakolauduar dhe ne cdo rast, mund te mos realizohet.

    Disa nga keto levizje mund te ndryshohen ne momentin e fundit, emrat dhe zevendesuesit gjithashtu. Te mos harrojme se, megjithese ecurine e pelqyeshme ne fushate, mbetet mundesia qe Olldashi te mos e fitoje Tiranen, por deri me tani gjasat jane qe ne kete rast, ai te rimarre ministrine e Brendshme. Gjithsesi, ajo qe mbetet e sigurte, eshte se pas 18 shkurtit, kabineti qeveritar do te ndryshoje. Sepse kryeministri do te kerkoje te riperterije besimin elektoral te 3 korrikut, te marre pas nje serie premtimesh tronditese. Dhe kete besim, disa prej ministrave nuk e kane justifikuar.

    Levizjet e mundshme

    Ministria e Shendetesise

    Ne vend te Maksim Cikulit, vjen nje kandidature e PBDNJ. Perflitet mjeku Alketa Koroshi. Cikuli mund te levize paralelisht.

    Ministria e Punes

    Largimi i Kosta Barkes sjell nje aleat te PD-se, mbase edhe nje zhvendosje te Cikulit apo Gjanes. Perflitet gjithashtu Majlinda Bregu ose Pango.

    Ministria e Kultures…

    Turizmit, Rinise dhe Sporteve. Largohet Leskaj, vjen nga PDK-ja Lesi ose Ndoka.

    Ministria e Arsimit

    Mbetet Genc Pollo, por PDR-se i pakesohen perfaqesuesit ne nivelet me te ulta.

    Ministria e Drejtesise

    Largohet Aldo Bumci, qe shkon ne dikasterin e Integrimit ose ne FRPD. Vjen Ilir Rusmajli, per t’i forcuar profilin dhe performancen ministrise.

    Zv/kryeminister

    Vjen Bamir Topi, pas largimit te Rusmajlit. Ne kete menyre balancohen te gjitha ekuilibrat brenda PD-se.

    Rrokada e mundshme

    Jozefina Topalli ministre e Jashtme, Besnik Mustafaj ne krye te parlamentit. Ende levizje “korridoresh”.

    Te diskutuarit

    Jemin Gjana ne ministrine e Bujqesise, Lufter Xhuveli i Mjedisit, Arenca Trashani e Integrimit


    Revista Klan
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  13. #13
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Rusmali fillon betejėn me KLD

    Debate tė ashpra me anėtarėt e tjerė. Pritet pėrplasje Qeveri-Presidencė pėr zgjedhjen e gjyqtarėve tė rinj

    Ministri i Drejtėsisė nė mbledhjen e parė kundėrshton rendin e ditės



    Ministri i sapozgjedhur i Drejtėsisė, Ilir Rusmali, nė pjesėmarrjen e parė nė njė mbledhje tė KLD-sė, ka kundėrshtuar anėtarėt e saj pėr rendin e ditės. Nė njė seancė maratonė e zgjatur pėr pesė orė, janė miratuar dy kryetarėt e gjykatave tė Apelit nė Tiranė e Korēė. Pėr herė tė parė nė njė tryezė janė ulur ministri Rusmali dhe Presidenti Moisiu, tė cilėt kanė debatuar nė distancė nė lidhje me faljet e tė burgosurve tė Presidencės. Burime nga KLD-ja thanė pėr "Shqip" se debate ka pasur vetėm nė fillim tė mbledhjes, ndėrsa mė pas gjithēka ėshtė normalizuar. Nė fillim tė rendit tė ditės ishte krijimi i gjykatės pėr tė miturit. Nė mbledhjen e djeshme, KLD ka propozuar njė projekt dekret qė ndryshon mėnyrėn e gjykimit tė tė miturve. Burimet thanė se ėshtė miratuar projekt-dekreti "Pėr krijimin e seksioneve tė veēanta pėr gjykimin e tė miturve pranė gjykatave tė rretheve gjyqėsore". "Ky projekt-dekret u vlerėsua si shumė i nevojshėm nga tė gjithė anėtarėt. Duke e trajtuar edhe teknikisht kėtė ēėshtje, anėtarėt e Kėshillit tė Lartė tė Drejtėsisė shfaqėn mendimin se ky projekt-dekret, fillimisht, duhet tė kufizohet nė trajtimin e ēėshtjeve penale, qė lidhen me tė miturit dhe se duhet tė bėhet kujdes nė mėnyrėn se si do tė funksionojnė kėto seksione nė praktikė, nėpėr rrethet gjyqėsore", thuhen nė njoftimin e kėshillit. Kryetari i KLD-sė, Alfred Moisiu, prezantoi pėrpara anėtarėve dokumentin orientues "pėr ēėshtje tė reformave strategjike nė pushtetin gjyqėsor", duke sqaruar edhe qėllimin e kėtij veprimi si orientim i politikave pėr pėrmirėsimin dhe shėndoshjen e sistemit tė drejtėsisė nė pėrqasje me standardet e njohura ndėrkombėtare. Gjithashtu, Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė mori nė shqyrtim dhe diskutoi edhe materialin me mendime mbi zbatimin e Projektit pėr Riorganizimin e disa Gjykatave tė Rretheve Gjyqėsore, tė dėrguar Presidentit tė Republikės nga ministri i Drejtėsisė. "Nė pėrfundim tė diskutimit mbi dy materialet e mėsipėrme, kėshilli vendosi qė mendimet pėrkatėse t‘ia dėrgojė si Presidentit tė Republikės, ashtu edhe ministrit tė Drejtėsisė, pėr t‘i pasur parasysh pėrgjatė procedurės sė dekretimit", thuhet nė njoftim. Nė rendin e ditės ka qenė edhe emėrimi i disa kryetarėve tė gjykatave. Mėnyra e pėrzgjedhjes sė kandidatėve pėr kryetarė gjykate ka qenė mė e lehtė dhe pa shumė debate tė ashpra. Votimi ėshtė bėrė i fshehtė. Pėr secilėn gjykatė ėshtė paraqitur lista dhe nė fund ėshtė hedhur nė votim tė fshehtė. Kandidatėt kanė pasur nė dispozicion 5 minuta pėrpara "jurisė" pėr t‘i mbushur mendjen se projekti i tyre mund t‘i vlejė gjykatės ku do tė punojnė. Pas kėsaj, nė krye tė Gjykatės sė Apelit Tiranė ėshtė emėruar Metush Saraēi. Pėr kryetarė nė kėtė gjykatė kandidonin edhe Zamir Poda, Alaudin Malaj dhe Artur Kalaja. Kryetari i Gjykatės sė rrethit Gjyqėsor Korēė ėshtė emėruar Admir Belishta. Nė mbledhjen e djeshme janė bėrė vetėm dy emėrime, ndėrsa ka pasur diskutime tė shumta pėr problemet qė e karakterizojnė gjyqėsorin nė pėrgjithėsi.

    KLD-ja, "luftė" qeveri-presidencė pėr gjyqėsorin


    Me "shpatė" nė dorė ėshtė paraqitur dje nė KLD ministri i Drejtėsisė, Ilir Rusmali. Krahas debatit pėr rendin e ditės, ministri ka vėnė nė "shėnjestėr" edhe anėtarėt e saj, duke i akuzuar se nuk e kanė bėrė punėn siē duhet pėr tė mirėn e gjyqėsorit nė pėrgjithėsi. Burime nga Kėshilli i Lartė i Drejtėsisė thanė pėr "Shqip" se Rusmali ka debatuar pėr problemet e shumta, duke vėnė theksin tek anėtarėt e KLD-sė, qė, sipas tij, nuk kanė bėrė punėn qė duhet. Deklaratat janė lėshuar nė sytė e Presidentit tė Republikės, Alfred Moisiu, tė cilin mazhoranca e akuzon pėr njė sėrė ligjesh tė kthyera mbrapsht. Duket se mbledhjet e KLD-sė tashmė do tė kthehen nė njė "arenė" lufte midis qeverisė, tė pėrfaqėsuar tashmė nga ish-zv/kryeministri Rusmali dhe Presidentit. Me deklaratat e bėra dje nė KLD, megjithėse ishte hera e parė qė merrte pjesė nė njė mbledhje, ministrit "nuk i ėshtė trembur syri", ndėrsa ka sulmuar direkt kėtė kėshill, tė cilin mazhoranca e ka cilėsuar tė paligjshėm. Duket se inatet e vjetra tė Rusmalit pėr mosshkarkimin e Kryeprokurorit Sollaku nga Moisiu mund tė shtyjnė Rusmalin tė akuzojė kėtė kėshill, i cili kryesohet nga Presidenti. Pas ardhjes nė krye tė Drejtėsisė, Rusmali iu kundėrpėrgjigj Moisiut pėr reformėn nė gjyqėsor dhe ngritjen e njė komisioni parlamentar me pjesėmarrjen edhe tė pėrfaqėsuesve tė pushtetit gjyqėsor. "Presidenti nuk bėri asgjė pėr ndryshimin e gjendjes nė prokurori", tha Rusmali, ndėrsa shtoi se propozimi i Moisiut ėshtė vetėm njė studim. Pengu i madh i Rusmalit nga ana e Presidentit ishte mosshkarkimi i Kryeprokurorit Theodhori Sollaku. Njė nga ministrat mė tė rinj tė qeverisė, gjithashtu dhe ish-zv/kryeministėr i qeverisė ka sulmuar dhe kundėrpėrgjigjur shpesh nė adresė tė kreut tė shtetit. Disa ditė mė parė, ai u shpreh se ėshtė detyrė e Presidentit tė kontribuojė nė pėrmirėsimin e sistemit tė drejtėsisė. "Presidenti duhet tė kontribuojė denjėsisht nė pėrmirėsimin e gjendjes nė sistemin e drejtėsisė", tha ai.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  14. #14
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Vlore, Prezantohet drejtori i ri i Policise Vehbi Bushati

    • Vehbi Bushati do te jete drejtori I ri I Policise se Vlores. Emerimi I ri eshte bere sot ku Bushati ka marre postin me te larte te policise se Vlores, duke zevendesuar ish drejtorin Astrit Mehja

    Gjithashtu levizje ka patur dhe ne komisariatin e ketij qyteti, ku Arben Metko prej 3 muajsh shef I komanduar, eshte emeruar shef I Komisariatit te Vlores. Prezantimi i dy drejtuesve te rinj te uniformave blu te Vlores eshte bere gjate nje takimi ne drejtorin e policise se ketij qyteti ku ka marre pjese dhe ministri I brendshem Bujar Nishani. Keto emerime vijne pas emerimit te shefit te krimeve te qytetit te Vlores, Hektor Qeleposhi, i cili zevendesoi Alton Brahimin. Sipas burimeve nga policia e Vlores, pritet qe keto ndryshime te pasohen nga levizje te tjera te shefave te policise se Vlores. News24

    Gazeta Shqiptare
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  15. #15

    Kryeministri firmos emėrime tė reja nė selinė e qeverisė
    Berisha hedh firmėn pėr Njazi Kosovrastin dhe disa emra tė tjerė qė hyjnė rishtaz nė selinė e Kryeministrisė


    Valentina MADANI

    Kryeministri Sali Berisha vazhdon tė firmosė emėrime tė tjera nė selinė e Kėshillit tė Ministrave. Emra tė rinj ia janė bashkėngjitur ditėt e fundit stafit tė kryeministrit, duke ndryshuar kėshtu njė pjesė tė bashkėpunėtorėve tė tij. Mėsohet se z. Berisha ka firmosur pėr Njazi Kosovrastin, ish-drejtues i departamentit tė pushtetit lokal nė PD, si kėshilltar i zėvendėskryeministrit Gazmend Oketa. Po ashtu, nė grupin e kėshilltarėve tė z. Oketa ėshtė emėruar edhe Mirela Tabaku. Burime pranė kryeministrit bėjnė tė ditur se po negociohet pėr emrin e drejtorit tė ri tė Drejtorisė sė Informacionit, njė departament ky i ristrukturuar pas ndryshimeve qė z. Berisha i bėri kabinetit tė tij qeveritar. Aktualisht nė kėtė sektor janė emėruar dy koordinatore, Ernesta Ridi, njė e huaj me origjinė shqiptare, Alida Tota si dhe specialistja Frida Malaj.
    Ky staf prej tre vetash, qė kėto ditė pritet tė nisė punė dhe drejtori i ri i Informacionit, ka pėr detyrė tė sjellė politika tė reja dhe tė krijojė raporte tė standardeve perėndimore me publikun dhe nė mėnyrė tė veēantė me njerėzit e medias nė Shqipėri. Po ashtu, burimet bėjnė tė ditur se Zanfina Hasani po zėvendėson vetėm pėr disa ditė Dritan Mishtėn, zėdhėnėsin e kryeministrit. Mishta ndodhet pėr dhjetė ditė nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Znj. Hasani ėshtė edhe kėshilltare e ministres sė Integrimit dhe zėdhėnėses sė qeverisė, Majlinda Bregu, e cila po ndėrton dhe zyrėn e shtypit nė selinė e Kryeministrisė. Z. Berisha prej disa ditėsh ka nisur reformėn brenda institucionit qė ai drejton. Para disa ditėsh ai emėroi Qemal Sakajevėn, ish-drejtor i RTSH-sė nė kohėn e qeverisjes sė parė tė PD-sė, drejtor tė njė prej departamenteve mė tė rėndėsishme tė Kėshillit tė Ministrave. Z. Berisha i ka besuar atij detyrėn e drejtorit tė Dokumentacionit tė qeverisė. Kryeministri Sali Berisha, pasi ndryshoi disa nga anėtarėt e kabinetit qeveritar, mėsohet se ka vendosur tė kryejė njė reformė tė hollėsishme edhe tek titullarėt e Kėshillit tė Ministrave, sidomos nė disa drejtori tė qeverisė. Mėsohet se disa nga bashkėpunėtorėt e tij aktualė do tė lėnė selinė e qeverisė, nė kuadėr tė reformės sė re brenda kėtij institucioni. Ata do tė zėvendėsohen nga njerėz tė rinj, qė duhet tė gėzojnė edhe mbėshtetjen e kryeministrit Sali Berisha. Duket se kėto ndryshime po i paraprijnė reformimit tė Partisė Demokratike. Ky proces, ndonėse u fol se do tė bėhej shpejt, ėshtė shtyrė pas zgjedhjeve presidenciale. Dhe kjo me qėllim shmangien e pakėnaqėsive qė mund tė lindin brenda PD-sė nga procesi i rikompozimit tė partisė nė pushtet. Vetė z. Berisha shtyu mbledhjen e forumeve drejtuese tė PD-sė, e cila duhej tė bėnte analizėn e rezultatit tė zgjedhjeve lokale tė 18 shkurtit 2007. Janė paralajmėruar shkarkime nė sekretariatin e PD-sė dhe krijimi i njė sekretariati tė ri, nė tė cilin do tė pėrfshihen edhe ish-ministrat e shkarkuar nga z. Sali Berisha. Por aktualisht kryeministri po merret me ndryshimin e njė pjese tė stafit nė selinė e Kėshillit tė Ministrave, godinė nė tė cilėn askush nuk mund tė punėsohet pa firmėn e tij.


    21 Prill 2007 G.A
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  16. #16
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Berisha: Do heq Sollakun nė pak muaj

    Mazhoranca do tė shakrkojė nga detyra kryepro-kurorin Theodhori Sollaku, brenda disa muajve. Njė deklaratė e tillė u bė nga kryeministri Berisha gjatė njė interviste dje nė TVSH. Ai e ka akuzuar sėrish Sollakun si njė njeri qė ka fshehur provat e Bandės sė Lushnjes.

    A ėshtė ēliruar Shqipėria nga damka e krimit?


    Absolutisht jo... Vetėm sot dua t’i referohemi njė tė pėrditshmeje e cila boton bisedėn telefonike pėr rastin Gjermeni qė ne e kemi pas bėrė tė ditur. Eshtė Aldo Bare nė politikė dhe faktohet nga tė gjitha tė dhėnat si nga dosja e palės shqiptare ashtu edhe nga pala italiane ku i akuzuari thoshte se vrisja natėn dhe mė lironte nė mėngjes me urdhėr tė Dondollakut. Dhe ky zotėri nė vend qė tė ishte nė bankėn e tė akuzuarit, gradohet ministėr nė qeverinė e drejtėsisė. Qėndron nė krah tė Presidentit tė Republikės dhe nėnkryetarit tė KLD. Ky zotėri qė dy vite me parė nuk ishte pranuar qė tė bėhej anėtar i Gjykatės sė Lartė tė Krimeve tė Rėnda pėr shkak tė barrės sė rėndė qė rėndonte mbi tė.

    Si do ta kuptojmė teleshikuesit qė kryeministri nuk ka ēfarė bėn nė njė situatė tė tillė?


    Shikuesit e kanė shumė tė qartė se pushtetet janė nė ndara dhe qeveria nuk ka influencė ndaj gjyqėsorit dhe ai varet vetėm nga KLD-ja. Pushteti gjyqėsor faktikisht duhet tė jetė i pavarur por pėrhir tė sė vėrtetės nė 8 vite nuk ka njė gjykatės dhe prokuror qė e ka provuar bankėn e tė akuzuarit dhe kjo ėshtė njė provė se krimi dhe korrupsioni kanė pėrfshirė tė gjitha nivelet nė kėtė rast. Qė Gjermeni ėshtė nė krye tė drejtėsisė ėshtė vetėm njė detyrim i madh. Ai u gjet me pasuri tė padeklaruar dhe ia fshehu prokurori i pėrgjithshėm. Dhe ky person ka nė dėshmi nga njė dėshmitar, mbi dėshminė e tė cilit anėtarėt e tjerė tė bandės sė Lushnjės marrin burgimin e pėrjetshėm, ndėrsa zyrtari ėshtė nė krye tė drejtėsisė. Pse? Sepse shteti ėshtė i kapur dhe kapja nuk ėshtė shmangur ende, ėshtė i kapur kryeprokurori. Ēfarė do tė thotė qė tė vritet shoferi, nė makinė e gruas sė tij nė mes tė bulevardit dhe sot tė jetė i lirė. Kishte probleme aty, por njė gjė ėshtė e sigurtė se detyrimet i kishte tė jashtėzakonshme. Pra unė e them kėtė sepse nė takimet e mia me tė huaj njė nga shqetėsimet e tyre kryesore janė krimi i roganizuar dhe korrupsioni.

    Duket se ka njė problem tė madh me gjyqėsorin...?


    Jo. Unė mendoj se ky problem ėshtė me politikėn. Nuk hyn gjyqėsori. Sollaku mbron politikėn dhe politika ka mbrojtur Sollakun. Unė kam pasur dhe kam kėtė bindje.

    Ka ardhur koha qė ēėshtja e pushtetit gjyqėsor ta kthejnė drejtėsinė nė objekt tė fushatave elektorale?


    Mendoj se ēėshtja e pushtetit gjyqėsor nuk zgjidhet me gara elektorale dhe metoda populiste. Sė pari, ajo zgjidhet duke prerė lidhjet e krimit me politikėn. Kėtė e ka deklaruar edhe Presidenti. Kush e pengojnė? Kėtė kėtė e pengojnė lidhjet politike por kėsaj herė jo tė qeverisė, por janė lidhje tė tjera politike qė e pengojnė. Kjo mazhorancė nuk ka 84 vota pėr tė proceduar me reformėn e pushtetit gjyqėsor. KLD ėshtė kapur nga Gjermenėt e tij dhe ky ėshtė konteksti. Nė kėtė rast ėshtė e domosdoshme qė tė ndėrmerren tė gjitha pėrpjekjet pėr tė proceduar me reforma, por nuk faktohet vullnet pėr reforma nė drejtėsi, kur e tėrė poltika boshtėzohet nė mbajtjen e Sollakut nė krah. Prokurori kėtu jam vetė. Unė dua tė shprehem se me kėtė kryeprokuror ky vend nuk ka tė ardhme nė luftėn kundėr krimit dhe korrupsioni. 410 dosje janė dorėzuar tė certifikuara nga ekspertiza edhe tė huaja nė prokurori, por me urdhėr janė mbyllur don Sollaku apo Dhori Sallaku.

    A mund t’i bėjė publike qeveria?


    Lufta kundėr krimit dhe korrupsionit ėshtė kryekėput pa tė ardhme nėse ėshtė nė krye tė prokurorisė Sollaku. Ai ėshtė kryekėput i kapur. Dhe ata qė mbrojnė Sollakun mbrojnė lidhjet e tij dhe njė zgjidhje kjo do tė ketė.

    Cila ėshtė kjo zgjidhje?


    Zgjidhja do tė bėhet. Unė ende nuk e kam, pasi nė mėnyrė absolute do ta kisha bėrė tė ditur. Shqipėria nuk mund tė mbahet peng nga njerėz tė kapur nga krimi sepse ka vetėm njė kėrkesė. Eshtė e domosdoshme qė ne tė japim provat mė tė qarta tė njė vullneti qė kemi dalė nga kapja e shtetit dhe qė kemi ēmontuar mafian nė segmente e institucioneve shtetėrore, dhe ne do tė kemi njė besim tė madh nė paradhėnie, dhe ndihmė shumė tė madhe.
    Lufta kundėr korrupsnit ka pasur rezultatet mė tė mira qė janė tė matshme nė shumė aspekte. Por kjo luftė nuk mud tė ketė njė sukses tė sigurtė me kėtė prokuror qė mbyll dosjet e korrupsionit. Eshtė bėrė njė punė e madhe pėr tė riaktivizuar auditin. Ka njė kontroll nė kryeministri qė bėn njė punė tė vazhdueshme. Ka njė institucion qė bllokon ēdo keqbėrje. Dhe kėtu ėshtė zoti Sollaku.

    Kur mendoni se do tė zgjidhet ky problem zotim Berisha?

    Do tė zgjidhet brenda disa muajve.

    Marrė nga TVSH me shkurtime

    Ballkanweb


    *~*~*~*~*~*

    Duhet te jeni te lumtur tani se diktatura po rivihet perseri ne vend
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  17. #17
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    SHISH nuk ka lekė, pakėson "spiunėt"

    Pas shkurtimeve tė njė viti mė parė, gati reforma tjetėr nė Shėrbimin Informativ. Inspektorėt, pa asnjė mbrojtje nga shteti



    Edhe pse deri tani janė shkurtuar njė sėrė funksionesh nė Shėrbimin Informativ Shtetėror (SHISH), ky institucion pritet t‘i nėnshtrohet njė tjetėr furtune largimesh e shkarkimesh tė inspektorėve dhe bashkėpunėtorėve tė tyre. Sikurse mėsohet nga burime tė ndryshme, drejtuesit e Shėrbimit Sekret Shqiptar synojnė tė ulin shpenzimet pėr tė fituar "para" dhe kompensuar mungesėn e fondeve prej mė se katėr muajsh. Qė prej fillimit tė kėtij viti, agjentėt sekretė, por edhe bashkėpunėtorėt e tyre, janė ndeshur me probleme nė pagimin e informacioneve. SHISH-i nuk ka mundur t‘i paguajė bashkėpunėtorėt e tij nė terren, pėr shkak se fondet janė tė pamjaftueshme dhe nė disa raste, thuajse mungojnė. Ky duhet tė jetė shkaku i ndėrmarrjes sė njė tjetėr reforme, qė ka si qėllim shkurtimin e vendeve tė punės nė Drejtorinė Qendrore, por edhe nėpėr rrethe. Burimet e "Shqip" thanė se nė SHISH ėshtė paralajmėruar njė tjetėr seri largimesh tė inspektorėve nga puna, ashtu sikurse edhe njė vit e gjysmė mė parė. Megjithėse volumi i punės nuk ka ndryshuar, madje ka drejtori qė u janė shtuar detyrat, numri i punonjėsve sa vjen e po pakėsohet. Drejtuesit e Shėrbimit Sekret kanė menduar qė pėrmes kėtyre masave tė mund tė kenė mė shumė para nė dispozicion pėr tė mbyllur "vrimat" e hapura qė nė fillim tė kėtij viti dhe pėr tė paguar, tė paktėn, bashkėpunėtorėt mė tė ngushtė apo ndihmat sociale pėr disa nga punonjėsit. Megjithatė, nuk ėshtė ky problemi i vetėm qė kanė punonjėsit e Shėrbimit Informativ Shtetėror. Ata kanė njė status, i cili thuajse nuk zbatohet fare nė pjesė tė ndryshme tė tij, sidomos kur bėhet fjalė pėr detyrimet qė ka institucioni ndaj punonjėsve tė tij. Por, mė sė shumti, janė injoruar "mbrojtja shoqėrore" dhe "e drejta pėr strehim". Pėrjashtuar disa raste sporadike gjatė viteve tė shkuara, kėto dy detyrime duket sikur nuk ekzistojnė nė statusin e punonjėsve tė Shėrbimit Informativ Shtetėror. "Kur bashkėshortja ose bashkėshorti humbet vendin e punės, pėr shkak tė emėrimit ose transferimit nė detyrė jashtė vendbanimit tė pėrhershėm tė punonjėsit, kėtij tė fundit i jepet njė shtesė page nė masėn dhe sipas kritereve tė pėrcaktuara nga Kėshilli i Ministrave. Paga e papunėsisė jepet nė emėr tė bashkėshortes ose bashkėshortit". Kėshtu pėrcaktohet nė status, por janė me qindra raste tė transferimit tė inspektorėve nga njė rreth nė tjetrin dhe askush prej tyre nuk ka pėrfituar gjė. Ashtu sikurse edhe pėr strehimin, njė e drejtė qė u takon po me ligj agjentėve sekretė. Statusi parashikon dhėnien e kredive lehtėsuese pėr punonjėsit e SHISH-it ose pagimin e qirasė, nė rastet kur ajo nuk mund tė pėrballohet prej tij. Madje, statusi shkon edhe mė tej. Punonjėsi i Shėrbimit Informativ tė Shtetit, kur del nė lirim ose nė pension dhe ka nevojė pėr strehim ose pėr njė sipėrfaqe mė tė madhe banimi, trajtohet si punonjėsi nė detyrė, por nuk ka as edhe njė rast qė tė jetė pėrmbushur ky detyrim. Ndaj, edhe pėr inspektorėt, statusi ėshtė i pavlerė, pėr sa kohė qė ai nuk zbatohet.

    SKEDA


    Shėrbimi Informativ Shtetėror (SHISH) ėshtė institucion qendror, qė varet nga Kryeministri. SHISH-i ėshtė krijuar sipas parimit tė njohur, qė njė vend ka nevojė pėr njė organizėm efektiv, profesional dhe tė aftė tė furnizojė me inteligjencė organizmat dhe figurat shtetėrore tė ngarkuara me ligj, nė funksion tė vendimmarrjes politike dhe sigurimit kombėtar

    Ndihma financiare


    1. Kur bashkėshortja/bashkėshorti humbet vendin e punės, pėr shkak tė emėrimit ose transferimit nė detyrė jashtė vendbanimit tė pėrhershėm tė punonjėsit, kėtij tė fundit i jepet njė shtesė page nė masėn dhe sipas kritereve tė pėrcaktuara nga Kėshilli i Ministrave. Paga e papunėsisė jepet nė emėr tė bashkėshortes/bashkėshortit.
    2. Koha e qėndrimit pa punė e bashkėshortes/bashkėshortit tė punonjėsit, pėr njė periudhė deri nė 7 vjet, njihet si vjetėrsi sigurimi, pėr efekt pėrfitimi pensioni pleqėrie. Kontributi pėr kėtė periudhė pėrballohet nga buxheti i shtetit. Kriteret dhe masa pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.
    3. Personat, tė cilėt e kanė pėrfituar kėtė tė drejtė para hyrjes nė fuqi tė kėtij ligji, do tė vazhdojnė ta pėrfitojnė kėtė pagesė edhe pėr periudhėn e pėrcaktuar nė pikėn 2 tė kėtij neni, por jo mė shumė se 15 vjet.
    4. Bashkėshortja/bashkėshorti i punonjėsit e pėrfiton pagėn e papunėsisė edhe pėr periudhėn kur punonjėsi nxirret nė lirim ose vdes, por jo mė shumė se periudha e pėrcaktuar nė pikėn 2 tė kėtij neni.
    E drejta pėr sigurim banese
    1. Punonjėsit nė detyrė tė Shėrbimit Informativ tė Shtetit, qė ka nevojė pėr strehim ose pėr sipėrfaqe mė tė madhe banimi, i jepet kredi me kushte lehtėsuese.
    2. Punonjėsi i Shėrbimit Informativ tė Shtetit, kur del nė lirim ose nė pension dhe ka nevojė pėr strehim ose pėr njė sipėrfaqe mė tė madhe banimi, trajtohet si punonjėsi nė detyrė.
    3. Punonjėsi i Shėrbimit Informativ tė Shtetit, i trajtuar sipas kėtij neni, kur del nė lirim dhe nuk ka shlyer detyrimet pėrkatėse, vazhdon t‘i shlyejė ato si punonjėsi nė detyrė.
    4. Nuk pėrfitojnė, sipas kėtij neni, punonjėsit e pėrjashtuar nga SHISH-i.
    5. Kriteret dhe masa e kredisė pėrcaktohen me vendim tė Kėshillit tė Ministrave.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  18. #18
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    "Dorheqja, kundėrvėnie ndaj Prokurorisė pas pushimit tė hetimeve pėr Toskėn e Angjeli

    MARIGLEN MULLAI

    Flet Bensik Muēi, prokurori i "Zogut tė Zi" e "Dinamos", pas dorėheqja te presidenti Moisiu

    Presioni i tėrthortė brenda tė tijėve ka detyruar prokurorin e kryeqytetit, Besnik Muēi t'i paraqesė dorėheqjen presidentit tė Republikės, Aflfred Moisiut, nė datėn 19 prill tė kėtij viti.

    Thellimi i mėtejshėm i hetimeve pėr dy dosjet e nxehta, mbikalimin e “Zogut tė Zi” dhe komplesit “Dinamo”, ku ish-ministrat Toska e Angjeli u morėn nė pyetje, siē duket nė akt-dorėheqjen zyrtare, ka hasur nė pengesė, intolerancė apo presione nga radhėt e mė tė mėdhenjve.

    Pushimi i ēėshjtes sė kompleksit “Dinamo”, ku vlera e vjedhjes sė mbetur nė tentativė ishte 15 milionė euro, ėshtė bėrė nga krerėt e Prokurorisė sė Tiranės, ndėrsa prokurori i ēėshtjes, siē mėsohet nga burime tė organit tė akuzės, ka kėrkuar vijimin e hetimeve.

    Vendimin prokurori e ka marrė pak ditė para se eprorėt e tij t'i propozonin Presidentit masėn qė pėrfshinte vėrejtje tė thjeshtė, apo shkarkim nga puna.

    Si shkak zyrtar ėshtė pėrmendur largimi i Muēit nga puna, pa arsye dhe atij iu paraqit dokumentacioni i procedimit, bazuar nė pikėn "ē" tė ligjit "Pėr organizimin e funksionimin e Prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė".

    Sakaq, me njė vendim tė vitit 2000, Kolegjet e Bashkuara tė Gjykatės sė Lartė kanė vendosur qė dorėheqja e prokurorit ėshtė akt i njėanshėm dhe pas firmosjes nga ana e tij, funksioni ndėrpritet.

    A ka ikur pa lejė prokurori nga territori i Shqipėrisė dhe nė ē'forma i ėshtė shfaqur presioni i pretenduar prej tij? Pėr t'iu dhėnė pėrgjigje disa prej kėtyre pyetjeve, por edhe pėr tė sqaruar qėndrimin e tij nė kėtė vorbull zhvillimesh, prokurori Besnik Muēi, ka dhėnė njė intervistė pėr gazetėn “Metropol”...

    Ju keni disa vite qė ushtroni aktivitetin tuaj nė kryeqytet, pse vjen ky qėndrim kaq i ashpėr kohėt e fundit?

    Sė pari dua tė theksoj se veprimi im i fundit nuk ėshtė aspak i ashpėr, por shpreh njė realitet konkret qė shihet e preket ēdo ditė. Pėr tė qėndruar nė thelbin e pyetjes, mendoj dhe pėr kėtė jam i bindur nė ndėrgjegje e profesionalizėm se qėndrimet e mia gjatė gjithė karrierės kanė qenė ligjore dhe gjithēka e kam mbrojtur me akte dhe vendime. Kėto tė fundit, gjatė detyrės, nė disa raste, janė shfuqizuar nga drejtuesit.

    Ju nė akt-dorėqehjen tuaj pėrmendni fjalėn presion. Nė rastin tuaj cili ėshtė kuptimi i mirėfilltė i kėsaj fjale nga dhjetra tė mundshmet?

    Ėshtė e vėrtetė qė mes tė tjerave kam pėrmendur edhe fjalėn presion, pasi s'mund tė shmang rrjedhėn e punės nė prokurori, apo format e saj. Pėr tė qenė i sinqertė, dua t'iu them se gjatė marrjes sė provave pėr dosje tė ndryshme, kam hasur nė presione indirekte. Pra, bėhet fjalė pėr presione qė nuk janė shfaqur ballazi tek unė. Fakti i fillimit tė njė procesi disiplinor pa asnjė shkak dhe aq mė tepėr 4 muaj pas arsyes sė pretenduar, pėr mua padyshim qė pėrbėn njė lloj presioni.

    Nga kanė ardhur kėto presione?

    Sigurisht vetėm nga brenda prokurorisė. Nuk jam ndier i kėrcėnuar nė asnjė lloj forme tjetėr nga jashtė organit ku kam shėrbyer.

    Dosjet nė ngarkimin tuaj kulmojnė me mbikalimin e “Zogut tė Zi” dhe kompleksit “Dinamo”, ku ju morėt nė pyetje Igli Toskėn (ish-ministėr i Rendit) dhe Anastas Angjelin (ish-ministėr i Ekonomisė), tė cilėt u akuzuan publikisht nga ish-ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi. Sa ndikim kanė pra kėto ēėshtje nė pėrplasjet e fundit mes jush dhe drejtuesve?

    Hetimi i tyre ėshtė bėrė konform ligjit. Njėra prej kėtyre dosjeve (dosja "zogu i Zi"), ka shkuar tashmė nė Gjykatėn e Tiranės, ndėrsa tjetra u pushua (dosja "Dinamo"). Nėse doni tė lidhni diēka brenda kėtyre zhvillimeve qė sapo pėrmeda, mjafton t'u them se gjithkush duhet t'a kuptojė pozitėn e njė prokurori qė procedohet disiplinisht pėr largim nga puna.

    Sipas jush cila ėshtė e vėrteta e largimit nga Shqipėria, pasi kjo mungesė nė punė ju solli fillimin e njė procedimi disiplinor?

    Po ėshtė e vėrtetė qė jam larguar nga Shqipėria dhe kėtė s'mund ta mohoj. Jam larguar pėr festat e Vitit tė Ri, pra nė muajin dhjetor, viti 2006. Largimi im ka qenė pėr arsye personale dhe pėr kėtė, kam marrė lejė nga drejtuesit e prokurorisė.

    Cilat kanė qenė mardhėniet tuaja me kryeprokurorin Sollaku?

    Mardhėniet e mia me kreun e Prokurorisė sė Pėrgjithshme kanė qenė insitucionale dhe ligjore.

    Reagimi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme

    Fillimi i procedimit disiplinor ndaj Muēit

    Prokurori i Pėrgjithshėm, Theodhori Sollaku, para pak ditėsh urdhėroi fillimin e procedimit disiplinor ndaj prokurorit qė hetoi dosjet e kompleksit “Dinamo” dhe mbikalimit tė “Zogut tė Zi”.

    Nga burime tė sigurta pranė Prokurorisė sė Pėrgjithshme mėsohet se prej tė paktėn 4 ditėsh, prokurorit tė Prokurorisė sė Tiranės, Besnik Muēi i ėshtė paraqitur dokumentacioni i procedimit tė nisur nė ngarkim tė tij me motivacionin “shkelje e disiplinės nė punė”.

    Siē mėsohet nga burimet e organit tė akuzės, procedimi bazohet nė pikėn "ē" tė ligjit “pėr organizimin e funksionimin e prokurorisė nė Republikėn e Shqipėrisė”.

    Shkelja e disiplinės konsiston nė faktin qė prokurori Muēi nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar ėshtė larguar jashtė territorit tė Shqipėrisė pa marrė lejė.

    I pyetur nga gazeta “Metropol”, pak ditė pas nisjes sė procedimit disiplinor, zėdhėnėsi i Prokurorisė sė Pėrgjithshme, Agim Neza tha se nuk ishte nė dijeni tė ndonjė procedimi disiplinor ndaj ndonjė prokurori nė Republikėn e Shqipėrisė”. Neza tha se “kanė nisur disa kontrolle tė pėrgjithshme nė disa prokurori tė vendit, ku mė tė rėndėsishmet janė nė Vlorė, Korēė dhe Shkodėr”, por nuk specifikoi arsyen e kėtyre kontrolleve.

    Mes tyre mbikalimi i “Zogut tė Zi” dhe kompleksi “Dinamo”

    Disa nga dosjet e “forta”, tė ndjekura nga prokurori

    Prokurori Besnik Muēi ka hetuar nė aktivitetin e tij si prokuror me dhjetėra dosje tė rėndėsishme, tė cilat u bėnė objekt diskutimesh edhe nga politikanė tė ndryshėm. Nė fakt ka njė rastėsi tė ēuditshme, pasi nė muajin dhjetor tė vitit tė kaluar, pikėrisht kur prokurori ėshtė larguar nga Shqipėria, Prokuroria e Pėrgjithshme ka tėrhequr dosjen "Dinamo", pėr tė vlerėsuar gjendjen nė tė cilėn ndodhet ajo. Bėhet fjalė pėr tentativėn e shitjes me ēmim mė tė ulėt, i cili ishte objekti i akuzės sė ngritur nga ministri i Brendshėm, Sokol Olldashi.

    Dy ish-ministrat e akuzuar nga Olldashi, Anastas Angjeli dhe Igli Toska janė marrė nė pyetje nga prokurori qė ndiqte ēėshtjen, i cili ėshtė Muēi. Vlera e vjedhjes sė mbetur nė tentativė ėshtė 15 milionė euro. Para disa kohėsh, dosja nė fjalė u analizua nė Prokurorinė e Pėrgjithshme, ku u bashkėrenduan tė gjitha provat dhe u diskutua pėr pėrgjegjėsinė e tė denoncuarve, tė cilėt pritet tė merren tė pandehur. Sipas njoftimit zyrtar, tė denoncuarit akuzohen nga Ministria e Brendshme, se nė bashkėpunim me njėri-tjetrin dhe duke shfrytėzuar postin zyrtar, kanė vepruar nė kundėrshtim me ligjin. Sipas Olldashit, ata kanė tentuar tė vjedhin pasurinė shtetėrore nė vlerėn 40.425.625 euro. Kjo, nė rastin e tentativės pėr tė privatizuar Kompleksin Sportiv “Dinamo”, mė datė 1 shtator 2005. Ndėrkaq, nė 12 mars tė kėtij viti ranė akuzat ndaj kėtyre ish-ministrave.

    Ndėrkaq, nė 21 nėntor tė vitit tė kaluar prokurori Muēi mbaroi ekspertizėn e plotė pėr objektin e papėrfunduar tė mbikalimit tė “Zogut tė Zi” qė ngjalli aq debate. Ekspertiza ka pėrcaktuar pėrfundimisht, se ka pasur pasaktėsi teknike. Pėr aktin pėrfundimtar kanė mbaruar tė gjitha procedurat. Kėshtu, janė pyetur ekspertėt pėrkatės dhe prokuroria ka dalė nė pėrfundimin se projekti 1 milionė dollarėsh nuk garantonte disa kushte thelbėsore, pėr tė ndėrtuar njė mbikalim tė tillė. Me mbylljen e kėsaj dosjeje, mbaron edhe epoka e sherreve pafund. Pėrfundimi ishte, se ka pasur pasaktėsi teknike dhe prokurori ishte duke nxjerrė edhe pėrgjegjėsi penale pėr disa nga tė akuzuarit. Mė tej, nga dosjet e tij pėrmenden shpėrthimi tek “Don Bosko”, ku u akuzuan anėtarėt e “Bandėn sė Lushnjės” me Aldo Baren nė krye, ndjekja penale e Filip Gjelogjit, ndėr killerat mė tė famshėm tė Shqipėrisė, etj.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  19. #19
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    SHISH kėrkon me urgjencė para pėr tė paguar "spiunėt"

    Alarmi nė zyrat qendrore. Shkresė qeverisė pėr fonde shtesė



    Kriza financiare ka pllakosur shėrbimin sekret shqiptar prej katėr muajsh dhe ende nuk ka dalė nga bataku. Pėr zgjidhjen e kėtij problemi madhor, drejtuesit e kėtij institucioni kanė kėrkuar njė fond shtesė nga qeveria. Burimet nga Shėrbimi Informativ Shtetėror bėnė tė ditur se shlyerja e detyrimeve financiare ka bėrė qė drejtuesit e tij tė mendojnė pėr zgjidhjen e tij sa mė tė shpejtė, pasi kanė filluar edhe pakėnaqėsitė nė radhėt e agjentėve. Sipas informacioneve, kėto ditė, krerėt e Inteligjencės Shqiptare kanė pėrgatitur njė shkresė, nėpėrmjet tė cilės ata mendojnė tė dalin nga ky "borxh" qė i kanė nėpunėsve tė tyre. Kėshtu, shkresa ėshtė pėrgatitur me urgjencė dhe pritet qė brenda pak ditėve tė dėrgohet pėr miratim nė qeverinė shqiptare. Burimet bėnė tė ditur se shuma qė mund tė jepet si fond shtesė pėr Shėrbimin Informativ Shtetėror arrin nė dhjetėra-mijė dollarė, pėr arsye se janė katėr muaj tė prapambetur qė nuk janė paguar shumė detyrime. Gjithashtu, fondi nevojitet edhe pėr muajt e ardhshėm tė vitit 2007. Alarmi pėr kėtė problem ėshtė dhėnė pas botimit tė kėtij informacioni nė "Shqip", ku ėshtė kėrkuar njė pėrllogaritje e shpejtė pėr tė bilancin e parave tė prapambetura qė nuk u janė dhėnė punonjėsve, sipas hapėsirave ligjore pėr nėpunėsit e kėtij institucioni. Sipas tė dhėnave, njė pjesė e mirė e bashkėpunėtorėve tė SHISH, qoftė nė qendėr apo nė qarqe, nuk kanė marrė shpėrblimet e tyre qė prej katėr muajsh. Sipas procedurave, njė inspektor ka tė drejtė tė mbajė disa bashkėpunėtorė, pėr tė cilėt nuk ėshtė e thėnė qė tė jenė tė deklaruar nė SHISH. Kėta paguhen pėr ēdo informacion qė japin. Gjithashtu, mungesa e fondit pėr shėrbimin sekret shqiptar ėshtė ndjerė edhe nė sektorė tė tjerė. Institucioni i SHISH nuk ka likuiduar as ndihmat sociale pėr disa punonjės tė saj, ndėr tė cilėt pėrfitojnė personat qė kanė pasur fatkeqėsi si vdekje dhe sėmundje. Jo vetėm kaq, por SHISH nuk ka pėrfituar as dietat e inspektorėve, tė cilėt shpesh herė inspektorėt detyrohen tė udhėtojnė nga njė qytet nė tjetrin, ose tė punojnė me orare tė zgjatura pėr shkak tė detyrės sė tyre.

    © Gazeta Shqip - 2006-2007
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  20. #20
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Pas rokadės sė ministrave, ndryshojnė dhe zėvendėsit

    ELJONA BALLHYSA

    Kabineti qeverisės pritet t’i nėnshtrohet sėrish lėvizjeve nė pėrshtatje me prioritetet dhe reformat

    Ndryshimet nė kabinetin qeveritar duket se do tė shoqėrohen me njė valė shkarkimesh tė drejtuesve tė niveleve tė dyta qeverisėse. Kėshtu burimet bėjnė tė ditur pėr gazetėn se Kryeministri Berisha u ka dėrguar disa zėvendėsministrave kėrkesėn pėr rishikimin e pozicionit. Kėto ndryshime pėrkojnė edhe me riformatimin e qeverisė pėr tė realizuar sa mė mirė ritmin e reformave qė ka marrė pėrsipėr qeveria. Ndėrsa duke parė se disa sektorė kanė pasur probleme, ėshtė parė si zgjidhje mė e mirė dhe lėvizja e disa figurave. Kjo nė pėrshtatje dhe tė lėvizjeve nė koalicion.

    Ndryshimet

    Burimet kanė bėrė tė ditur pėr gazetėn se ndryshimet do tė prekin postet e zėvendėsministrave nė Ministrinė e Brendshme, atė tė Mjedisit si dhe nė Ministrinė e Mbrojtjes. Mėsohet se vala e ndryshimeve do tė ketė synim pėrmirėsimin e qeverisjes nė sektorėt prioritarė tė qeverisė. Kėshtu synohet njė pėrmirėsim i punės sė qeverisė kundrejt realizimit tė reformės sė decentralizimit tė pushtetit vendor dhe pėrmirėsimit tė marrėdhėnieve tė qeverisė me pėrfaqėsues tė pushtetit vendor. Kryesisht me ata drejtues qė i pėrkasin Partisė Socialiste. Njė tjetėr prioritet dhe angazhim i qeverisė ėshtė edhe pėrmirėsimi i nivelit tė ndotjes sė ajrit, duke u nisur dhe nga raportet e ndryshme tė ndėrkombėtarėve, tė cilėt e radhisin Shqipėrinė njė ndėr vendet e para pėr nivelin e lartė tė ndotjes sė ajrit. Pra, qeveria kėrkon t’i japė njė tjetėr ritėm punės nė kėtė sektor. Ndėrsa bėhet e ditur se kėrkohet angazhim maksimal i sektorit tė Ministrisė sė Mbrojtjes pėr masat e anėtarėsimit tė vendit nė strukturat e Atlantikut tė Veriut.

    Paralajmėrimi

    Ka qenė vetė Kryeministri Sali Berisha, i cili kohė mė parė ka lėnė tė hapur mundėsinė e ndryshimeve tė tjera nė qeveri pėr tė realizuar sa me sukses objektivat e qeverisė, nė mėnyrė qė ēdo sektor t’i pėrgjigjet ritmit tė reformave. Por ndryshimet nė kėto poste lidhen edhe me ndryshimet qė po ndodhin nė rang ministrash. Por duket se nė procesin e emėrimit tė emrave tė zėvendėsuesve tė rinj, kreu i qeverisė do tė duhet tė ruaj balancat e pėrfaqėsimit tė aleatėve. Pasi kohėt e fundit, aleatėt e PD-sė kanė ngritur zėrin, duke kėrkuar mė tepėr poste nė qeveri. Madje, kjo ėshtė edhe njė tjetėr arsye, qė kreu i qeverisė ka kėrkuar tė realizojė ndryshime nė nivelin e zėvendėsministrave, nė mėnyrė qė kėto poste t’ia delegojė partive aleate tė koalicionit qeverisės. Kohėt e fundit, pėrveē dorėheqja e ministrit tė Jashtėm, pasoi me njė varg dorėheqjesh nė radhėt e drejtuesve tė administratės publike. Pas Mustafajt dha dorėheqjen drejtori i Tatimeve dhe pas tij nėndrejtoresha e kėtij institucioni, ndėrsa ėshtė paralajmėruar edhe dorėheqja e mundshme edhe kreut tė Doganave. Duket se vala e dorėheqjeve nuk ėshtė aspak e rastėsishme, por njė politikė e caktuar dhe e mirėllogaritur e qeverisė.

    Gazeta Metropol
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Pas akuza pėr korrupsion nga ndėrkombėtarėt, ndryshon qeveria e Kosovės
    Nga DYDRINAS nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 81
    Postimi i Fundit: 06-07-2010, 17:36

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •