"Pėrgjegjės pėr konfliktin me biznesin"
Aleatėt e Berishės kanė ngritur zėrin kundėr ministrit tė Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar kėtė tė fundit si pėrgjegjės kryesor tė konfliktit qeveri-biznes. Reagimet negative lidhur me projektligjin pėr ndryshimet nė procedurat tatimore kanė filluar tė shtohen brenda spektrit tė mazhorancės. Kundėrshtimet pėr ligjin e gjobave ndaj biznesit kanė filluar tashmė tė vijnė nga brenda shtėpisė sė ekzekutivit. Kreu i PBDNJ-sė, Vangjel Dule, i cili pėrfaqėsohet nė qeverinė aktuale me Ministrinė e Punės, Ēėshtjeve sociale dhe Shanseve tė barabarta, i ka kėrkuar Kryeministrit Berisha tė rishikojė drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule i ka kėrkuar kreut tė qeverisė tė largojė nga kabineti ministrin e Financave, Ridvan Bode, duke e cilėsuar si pėrgjegjės tė klimės konfliktuale tė krijuar mes qeverisė dhe biznesit. PBDNJ ka qenė vazhdimisht kritike ndaj Ministrisė sė Financave dhe sektorit ekonomik. Para se tė bėheshin ndryshimet nė kabinetin qeveritar, Dule i ka tėrhequr vėmendjen punės nė sektorin e ekonomisė dhe financave. "Ka njė ndryshim nga vendet e ish-bllokut lindor, nuk kemi pika tė orientuara drejt zhvillimit. Politikat nė kėtė sektor kanė qenė politika tipike tė njė taksambledhėsi klasik. Ėshtė jetike tė vjelėsh tė ardhura, por duhet gjetur edhe mėnyra tė ēelėsh kapitalet e tė tjerėve pėr tė investuar pėr Shqipėrinė. Nuk kemi pse ta fshehim qė nuk jemi tė kėnaqur", ėshtė shprehur Dule. Pas Nard Ndokės, i cili ka kundėrshtuar konfliktin qeveri-media, njė tjetėr aleat i PD-sė del kundėr kreut tė saj, duke kundėrshtuar nė kėtė rast projektligjin e ri pėr procedurat tatimore. "Berisha tė rishikojė ligjin pėr gjobat ndaj biznesit, por edhe tė rishikojė gjithashtu stafin politik te kreu i financave", tha Dule. Kreu i PBDNj-sė ka shpjeguar arsyet qė e kanė ēuar tė bėjė kėrkesėn publike ndaj kreut tė qeverisė, Sali Berisha, pėr tė rishikuar drejtimin e Ministrisė sė Financave. Dule ka theksuar se projektligji i ri ka krijuar njė konflikt tė hapur mes qeverisė dhe biznesit. Sipas kreut tė PBDNJ-sė, ky projektligj ėshtė nė kundėrshtim me parimet e qeverisė, duke shtuar se kjo e fundit ėshtė debitore ndaj biznesit me 6 milionė euro. Dule nuk ka nguruar t`i bėjė njė kritikė qeverisė, e cila kategorikisht nuk duhet tė pėrkrahė njė projektligj tė tillė, i cili veēse e dėmton biznesin mė shumė sesa e ndihmon, duke kundėrshtuar parapagimin e gjobave. "PBDNJ vlerėson se pozicionimi aktual i qeverisė reflekton njė devijim serioz nga politika e qeverisė sonė pėr partneritet me biznesin. Parapagimi i gjobave nuk bėn pjesė nė praktikat mė tė mira tė biznesit nė tė gjitha sistemet tatimore nė botė", tha ai. Dule sqaroi se kjo praktikė mund tė pėrdoret si instrument pėr tė pėrjashtuar biznesin apo pėr ta kthyer atė nė funksion tė ngjyrave politike. "Gjithashtu, procedura e re tatimore tėrheq nė mėnyrė arbitrare kapital nė duart e qeverisė. Si rrjedhim, Partia Bashkimi pėr tė Drejtat e Njeriut do ti sugjeronte Kryeministrit qė tė rishikojė kėtė ligj dhe ndoshta ėshtė momenti qė tė rishikojė dhe konsiderojė edhe praninė e stafit politik nė krye tė dikasterit tė financave, qė ka krijuar jo pak probleme te biznesi, por dhe njė klimė pasigurie pėr investimet nė vend", tha Dule.
© Gazeta Shqip - 2006-2007
Krijoni Kontakt