Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 50
  1. #41
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Shtepia e Ashlee Simpson!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  2. #42
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Shtepia e Avril Lavigne!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  3. #43
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    Shtepia e Oprah!
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura   
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    27-04-2007
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    154
    me duket mua apo termi "shtepi" eshte i gabuar.
    keto qenkan keshtjella te verteta
    shume te bukura

  5. #45
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anëtarësuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202
    shtepia e maldinit me e bukura

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202
    keto nuk jane shtepi por pallate

  8. #48
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Ti mbledhesh te gjitha ato shtepite e te famshmeve bashke , prape nuk kushtojne apo te jene me te mira se kjoooo

    http://www.reasonpad.com/wp-content/...man-Palace.jpg
    http://www.pixels-n-grains.com/image...grains.com.jpg
    http://www.richard-seaman.com/Travel...aNurulIman.jpg
    http://upload.wikimedia.org/wikipedi...nurul-iman.jpg
    http://image02.webshots.com/2/7/7/45...5EXdTyp_ph.jpg
    http://galen-frysinger.com/graphics/brunei5.jpg
    http://www.borneopassages.com/brunei...osquenight.jpg



    Istana-Nurul-Iman......shtepia me e madhe ne bote qe ka kushtuar mbi 1 miliard dollare e ndertuar posacerisht per sulltanin e bruneit .
    Ato kupolat jane prej ari , sa per dijeni
    Ndryshuar për herë të fundit nga Smth_Poetic : 02-05-2010 më 21:43

  9. #49
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anëtarësuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767
    http://www.forumishqiptar.com/attach...d=127Prishtinë, 3 mars - Kryeministri i vendit, Hashim Thaçi, së shpejti pritet të bëhet me shtëpi të re, të cilën është duke e ndërtuar në periferi të qytetit, saktësisht në zonën industriale në “Veternik”, lagje kjo ende e paurbanizuar.
    Sipas një shkrimi të gjerë, të botuar sot në “Koha Ditore”, përveç që është shtëpia e kryeministrit të Kosovës, objekti në ndërtim e sipër dallohet nga shtëpitë e lagjes edhe për shkak të hapësirës marramendëse prej dy mijë metrash katrorë në oborrin prej tre hektarësh. Shtëpisë së fundi i është vënë pullazi, por ajo nuk do të jetë e gatshme për banim deri në verë. Kjo për faktin se shtëpia kërkon angazhim dhe punë të veçantë, pasi që ajo është pronë e prijësit të Qeverisë, Hashim Thaçi. Kështu të paktën thonë punëtorët që janë duke punuar tash sa muaj në shtëpinë e kryeministrit.
    “Kjo shpi është e madhe edhe i ka nja dy mijë metra katrorë. Na kemi nis me punu verës dhe ndoshta e kryjmë deri verën tjetër. Nuk e dimë sigurt a është kjo shpi e vllaut të kryeministrit a e kryeministrit, edhe pse neve na kanë thanë që është e vllaut të tij. Na kryeministrin nuk e kemi pa ktu kurrë e mundet me kanë edhe e tij, si dihet”, tregon njëri nga punëtorët.
    Ky punëtor thotë se për ndërtimin e shtëpisë dykatëshe të kryeministrit është angazhuar një kompani ndërtimi nga fshati Nekoc i Komunës së Drenasit.
    Zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi, ka thënë se “ndërtimi i shtëpisë së kryeministrit është çështje e tij personale”. “Është mirë që kryeministri është duke ndërtuar shtëpi”, ka qenë konstatimi i zëdhënësit të Qeverisë. Në formularin për publikimin financiar të kandidatit për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2007, të cilin e ka “Koha Ditore”, Hashim Thaçi pati deklaruar se ka vetëm një xhirollogari bankare në Bankën e Re të Kosovës tash NLB, në të cilën shkruante se i ka vetëm 540 euro. Kurse si paga të përgjithshme vjetore pati deklaruar 7.800 euro si deputet i Kuvendit të Kosovës dhe 28.421 euro si anëtar i Ekipit të Unitetit. Ndërsa si pasuri të patundshme kishte deklaruar shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” prej 200 metrash katrorë në vlerë prej 150 mijë eurosh, pastaj shtëpinë prej 250 metrash katrorë në fshatin Burojë të Komunës së Skenderajt në vlerë prej 70 mijë eurosh, si dhe shtatë hektarë tokë në vlerë prej 140 mijë eurosh po në fshatin Burojë.
    Por prej fundit të vitit 2007, kur kryetari i PDK-së u bë kryeministër e deri më tash, të ardhurat e kryeministrit duke iu referuar pagës së tij mujore, e cila është rreth dy mijë euro, nuk arrijnë as 50 mijë euro për dy vjet e dy muaj.
    Thaçi është larguar nga shtëpia e tij në lagjen “Arbëria” pas incidentit me Fazli Sejdiun, tashmë i akuzuar për tentativë vrasjeje kundër Thaçit. Aktualisht kryeministri është duke banuar në një banesë kolektive në lagjen “Kodra e Diellit”, në Prishtinë.
    Sikur edhe shumë politikanë të tjerë kosovarë ai ka preferuar të ndërtojë shtëpi në periferi, më saktësisht afër hotel “Gorenje” në “Veternik”. Në këtë pjesë janë ndërtuar shtëpi të shumta pa leje, pasi që Komuna e Prishtinës nuk ka plan urbanistik ende për këtë zonë.
    Pavarësisht kësaj kryeministri Thaçi i ka gjetur mënyrat që të pajiset me leje ndërtimi. Bazë për këtë ai ka pasur planin hapësinor të Ministrisë së Ambientit dhe Planifikimit Hapësinor, në të cilin janë bazuar edhe zyrtarët komunalë.
    Shtëpitë e fqinjëve të ardhshëm të kryeministrit nuk kanë leje ndërtimi, mirëpo Komuna e Prishtinës i ka gjetur zgjidhje Thaçit. Drejtoria për Urbanizëm i ka lëshuar kryeministrit leje ndërtimi me arsyetimin se ai ka ndërtuar në një hapësirë shumë të gjerë, që sipas zyrtarëve komunalë është një ndër kriteret kryesore për të marrë leje ndërtimi në atë zonë.


    Lejen e dhënë për kryeministrin Thaçi e ka konfirmuar për gazetën edhe prijësi komunal Isa Mustafa.
    “Ai ka kërkuar leje si të gjithë qytetarët e tjerë dhe leja i është dhënë në bazë të Ligjit për planifikim hapësinor”, pati thënë kryetari Mustafa në një intervistë për “Kohën Ditore”. Ndërsa ish-vartësi i tij Spahiu pati deklaruar se me leje të ndërtimit në zonën e paurbanizuar janë pajisur edhe disa pronarë të shtëpive që tashmë janë fqinjë të kryeministrit Hashim Thaçi.

    Shtëpi pa leje sikur këta qytetarë jo shumë larg shtëpisë së kryeministrit ka ndërtuar edhe zëvendësi i tij Ramë Manaj.
    Edhe Manaj ka bërë kërkesë për leje ndërtimi, por Komuna ende nuk ia ka dhënë atë.
    2869316
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  10. #50
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688
    Nuk duhet lejuar te ndertojne keso shtepie,perderisa ka ende ka njerez pa kulm mbi koke ncncn!!!Mos po mendojne qe kan arrit te ndertoj shtepit sikur vipave qe pash?jo jo sjan kerkund hiq ,mos shohin endrra kot.

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema të Ngjashme

  1. Efekti krizë, ne USA banorët lënë shtëpitë dhe jetojnë në tenda
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-03-2009, 07:09
  2. Në Vërmicë…Ku shtëpitë mbrohen nga hyjnitë
    Nga Brari në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 22-12-2008, 18:32
  3. Shtëpitë më të shtrenjta në botë
    Nga Brari në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 03:14
  4. Strasburgu: T’u kthehen shtëpitë ish-pronarëve
    Nga Xhuxhumaku në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 11-07-2006, 18:14
  5. Kosova pushtohet nga shtepite publike.
    Nga ChuChu në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 15-05-2003, 07:00

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •