Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 7
  1. #1
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454

    Alketa Spahiu

    Nuk ka shume kohe qe ka dale nga shtypi libri me poezi i poeteshes se re Alketė Spahiu i titulluar "Syri qan per syrin".Libri eshte mirepritur jo vetem nga qarqet letrare por edhe nga lexuesit e pasionuar pas letrave dhe mendimit te thelle.

    Biografia e autores:
    Alketė Spahiu u lind me 13.08.1989ne Prishtinė.Shkollen fillore e kreu ne Gjilan.Vargjet e para filloi t'i formesoj qysh ne moshe te re dhe ato u botuan ne revistat e kohes si "Ylberi","Pionieri","Drita"..etj
    Si adhuruese e gjithanshme e artit,ka marre pjese ne shume manifestime letrare dhe kulturore ndersa eshte shperblyer me ēmime ne konkurse te nivelit komunal dhe me gjere.
    Tani eshte nxenese e gjimnazit "Zenel Hajdini" ne Gjilan, me nje zell te madh per mesime.Ajoe shte anetare e nje varg organizatash per fuqizimin e rinise.Eshte anetare e Keshillit Rinor Nderkufitar GPKT,udheheqese e organizates se Vezhgueseve te Gjilanit,Vullnetare e Qendres kosovare per bashkepunim Nderkombetar,etj.
    I pelqen edhe moderimi dhe me sukses ka arritur te prezentoje shume ngjarje me rendesi brenda dhe jashte qytetit si dhe bashkepunon me revista te ndryshme ku boton ese dhe artikuj me tema aktuale.
    Me pare ka udhehequr emisione per femije ne radio lokale,kurse tani eshte bashkepunetore nga Gjilani per radio Kosoven ne emisionin e tinejxhereve.
    Librat e bootuar:
    "Kur buzėqesh hėna",SHB Ylberi,2003(poezi per femije)
    "Nėn cytjet e tėrbimit",SHB Spektri,2005(roman)
    *"Syri qan pėr syrin",SHB Rozafa"2007(poezi per te rritur)
    *Redaktor: DR.Sali Bashota
    ArsGothicė

  2. #2
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454

    poezi nga libri "Syri qan per syrin"

    Syri qan pėr syrin


    Pyes sytė e tu,
    pse ftohtėsia e Antarktidės,
    zėvendėsoi sonetet e Petrarkės,
    tė skalitura nė papiruset e ėndėrrės.

    Pyes sytė e tu,
    nė kėtė realitet nudo,
    a ka liqene lotėsh tė kuqėrremtė,
    qė derdhen nė metaforėn e prushit.

    Nė ballin e Pirros sė Epirit,
    harta e zjarrit tė Safos,
    u shua nga amullia e idilės,
    drithėrima u kacafyt me serenatėn.

    Pyes sytė e tu,
    nė cilėn galaktikė ėshtė kėnga,
    mė pėrgjigjet heshtja,
    e epitafit tė retinės.
    Nė qiell vė njė pikėēuditėse,
    mė kujton akuarelin e purpurt,
    tė dalmatikės sė Gjon Buzukut.




    Rozafa ironizon irelaen

    Hijet e trazuara enden,
    pėrqeshin absurdin e Rozafės,
    nė shekullin iks,
    nė vitin ipsilon,
    ekuacion pa zgjidhje.

    Nėn gurėt e heshjes boshe,
    qėndron kalaja e fjalėve,
    prapa grilave tė besės,
    janė prangosur pikat,
    madhėshtia e kurorės zet,
    ledhaton portretin e flijimit.

    Belbėzimin e shpirtit hyjnor,
    e interpreton njė violinė antike,
    mbi buzėt e bimės sė Rozafės.

    Iks plus ipsion plus zet,
    le ti zgjidhė Pitagora,
    inekuacionet e legjendės.


    Lufta e dytė e Trojės

    Nga veladoni i enigmės sė zymtė
    mugulloi Narcisi,sarkazmė elegjike,
    rrėnjėt e tij u krijuan nga lira,
    kėrcellin e ujiti me verėn e Dionisit.

    Truri i Sfinskit - ishull i Peleponezit,
    gėrvishi nė tė petalet e hieroglifeve,
    mbolli farėn e dinastisė sė ditirambit,
    Narcisi,vetėmohues i kohės jerm,
    mbajti nė pėllėmbė majen e Olimpit.

    Kurora e dafinės qau Aristotelin,
    Narcisi ėndėrroi Helenėn e Spartės,
    po tė ishte Greqia Saharė,
    ujė tė mos kishte as nė oazat e Poetikės,
    do tė shpėrthente njė temperament:
    Lufta e dytė e Trojės.
    ArsGothicė

  3. #3
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Ndoshta ende tė dua


    Bėj homazhe pėr mugėtirėn e kaltėr,
    shikoj yjet me teleskopin e Kleopatrės
    ndėrmjet thoit dhe mishit,
    shembet piramida e Keopsit.

    Nė mbretėrinė e syrit tim,
    vargohen lumenjtė e apokalipsės,
    ura e ironisė,brigjeve tė harresės,
    mos mė harroni,u thotė.

    Pėrgjoj pas derės sė fluskės sė sapunit,
    shoh botėn e gotės sė verės,
    ndoshta ende tė dua,
    libreto i operetės sė acarit.


    Bisedė...

    Pelerina natėsore mė mbuloi sytė,
    pėshpėritjet e pagjumėsisė lirike,
    u greminosėn nė ujėvarėn e lotit.

    Orfeu im,Hadi mė fronėzoi,
    mos eja tė mė kėrkosh,
    lira jote nuk do ta magjeps gardianin,
    edhe sikur nė tė tė shkrihet sharmi im.

    Rrėqethem kur lexoj pllakat e deltinės,
    me pėrkushtimin zemėror:
    “Euridikė,ti je ngjyra e ndezur,
    e grafikės sė gjakut tim”.

    I dashur,unė nuk frymoj,
    qoftė i pėrhershėm kujtimi pėr mua!


    Tinguj qetėsues

    Dje ishte e dielė,kotje ankthi,
    dizajnova qerpikun e lashtėsisė,
    kam porositur njė vek nga Paionia,
    do tė end pėshtjellakun e Deas sė Butrintit.

    Nė mėlēinė e Mona Lizės,
    peshkova bishtin e vishnjes,
    fėrshelleva,pėshtyva nė ajėr,
    Oqeani Paqėsor mė shpalli luftė.

    E hėna mė shpotiti,
    u pėrvijova nė telat e kitarės,
    shkrihej vesa e Kurt Cobain,
    “Come as you are”-“Eja siq je”.



    Portret hėnor

    Mė kanoset me qesėndi,
    tapiseria korb e errėsirės,
    prizmat e yjeve i bėjnė grushtshtet,
    hirit tė tretur tė Aleksandrisė.

    Pikėlat e shiut lentojnė mjeshtėrisht,
    rekuiemin e makthit tė shashtisur,
    sekondat e kantatės lusin Isabel Allenden,
    tė qėndisin portretin tim nė sepie.

    Kilometrat e gurta do t”i korrim
    me drapėrin e reve tė Hamurabit,
    Drakon i ēmendur,ki mėshirė,
    mė kthe hėnėn time.



    Vėrshim

    Buzėt e shkrumbosura tė lirikės,
    puthin diskun e gramafonit.

    Oxhaku i qelibartė i aries,
    tymos limonatė mitologjike.

    Arkimedi ka konstruktuar stetoskopin,
    pėr zbulimin e prejardhjes sė lotit.

    Nė minierėn e pentagramit,
    formoj numrin 93,
    do t”u telefonoj zjarrfikėsve,
    ta shuajnė vėrshimin e “Vėlltavės”
    ArsGothicė

  4. #4
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Shkove me acarin
    (kushtuar mikes sime,Qėndresė Krasniqit)

    Nė qiellin e baladės nuk do tė ketė eklips,
    se hėnėn e kapi peng mortja,
    yjet qėmtojnė elegji abstrakte,
    pėr perandoreshėn me ėndėrra kaēurrele.

    Qėndresė,nuk e justifikove esencėn e emrit,
    nuk u rezistove kashelasheve tė Sfinksit,
    tė ka fshehur ai dragua pas kangjellave,
    lotėt tanė ujitėn zbehtėsinė e kėsaj pranvere,
    i dhanė flakė ngastrės sė rrudhave tė zhuritura.

    Bora tė vodhi padrejtėsisht,
    ishte xheloze nė diellin e florinjtė,
    nuk donte qė aroma e tulipanit
    tė kishte nuancat e buzėqeshjes sate.

    Kė do ta dėnojmė?
    Vdekjen? Sfinksin?!
    Borėn?
    Tri pika tė mėdha sa Kashta e Kumtrit.

    Me cilėn rezolutė?
    Atė tė Hamurabit ogurzi?
    Mė mirė me Kodin e Kujtimit,
    Do ta gdhendim nė zemėr.



    Ndėshkim i padrejtė

    Lėngoj nė shtratin e marimangės,
    predha e zjarrmisė mė shpoi ėndėrrėn,
    kėrkoj nė gozhdat e sė shkuarės,
    happy-endin e tragjedive tė Shekspirit.

    Tė ekzistoj ose tė jetoj
    apo ta shoqėroj dheun e kadifenjtė,
    ndoshta edhe unė do tė vendos tė vdes,
    si Veronika e gjirit Kohelo,
    ndoshta...

    Do tė ankohem nė gjykatėn supreme,
    rreptė u gjykuan dy shtegtarė
    vetėm pse dashurisė ia ditėn vlerėn,
    mallkuar qoftė,
    Kodi i Justinianit!



    Frymėzimi

    Brishtėsia e skeletit tė amebės,
    gjurmon nishanin e heshtės,
    mjaft luajte kukafshehti,
    tik-tak i orės sė eshtrave.

    Edhe nė helm vėrej ėmbėlsi,
    mos ik nga labirinti i kataklizmės,
    mė ofendojnė komplimentet e gjarpėrit,
    hemoglobinė e gjakut tim rozė.

    Diafragma e euglenės rėnkon
    frymėmarrja valllėzon vals,
    neuronet mishėrohen me migrenėn
    dashuri e yjėsisė,kancer i logjikės.

    Hipokrati e jep diagnozėn:
    modesti epidemike e dalldisė;
    kjo ekstazė ka emrin:
    Elegancė Biologjike.


    Apoteozė

    Mė gudulis qepallat,
    kridhem nė pėrroin e euforisė,
    gravurė mermeri pėrrallore.

    Syzet e lules sė vyshkur,
    sfidojnė miopinė e penės,
    kreaturė engjėllore.

    Boksoj psehin sot,
    mė gjakos apokalipsa nesėr,
    skeptėr i melankolisė vezulluese.

    Mendoj pėr ty,arterie,
    kolona e lotėve dekonspiron revolucionin
    vazo argjilore e adhuruar.

    Mesnatė
    do tė pėrqafoj nėnkresat,
    ėndėrroj se sonte gdhiva me sy mbyllur,
    komandant i gjilpėrės sė pagjumėsisė.


    Testamenti

    E pranova njė ftesė,
    nga nėntoka + parajsa,
    Onufri do tė mė gėrvishė bustin,
    Njė “Te Deum” i fryrė mė ngrin buzėqeshjen.

    Kur limoni tė mė okupojė,
    mos mė thėrritni,mos qani,
    do tė ma zėni frymėn e erupcionit,
    fjala e tretur nė buzė rėnkon...

    Vajet e trishta,artificiale,
    nuk kanė qenė nė modė kurrė,
    as nė kohėn e Ēajupit,
    mė pėrcillni nė dasmėn e epikės,
    me okarinėn e muzgut tė kapitur.

    Mos mė vajtoni,
    nuk i dua krojet e kristalta,
    do tė fikin vagėllimėn e ėndėrrės.

    Pambarimisht po rrugėtoj,
    me qerre me bulona tė ndryshkura,
    nė pjesėn tjetėr tė kozmosit,
    po ju lė kėngėn time,
    romantikėn e vetullės sė mekur,
    po ju lė kėngėn time !
    ArsGothicė

  5. #5
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Kolazh

    Krokodili ngėrdhesh dhėmbėt,
    tmerr,ankth i zi,
    miza ka nevojė pėr daulle konkave,
    falna,o Zot i Madh,
    mėkatet e pabėra.

    Satani figurohet nė lėkurėn e engjellit
    Trishtim,hipokrizi,
    ritmet e zemrės hedhin valle tė ēmendur,
    injorancė e palmės 21,
    ēudi...

    Jashtė mediatorėt e konfliktit tė akordeve,
    frustrim,bezdi,kontradiktė,
    jetė,eja tė tė ndiej,
    dua ėndėrrėn ta ėndėrroj,
    lulėzim ,dashuri.

    Deri dje isha e harruar,
    zgavra rrėzbiti kvartetin C-DUR,
    Zot i Madh,na mėshiro,
    Epilog...
    Lindja s”ėshtė fajtore.



    Muza e padjallėzuar

    Bėrthama e zjarrit,
    mė ngriu ditirambin,
    oazat burgosin,
    syrin mercenar.

    Mbėshtillem me kurmin,
    spiralen imitoj,
    sa shumė breshėr,
    muza nuk di sherr.

    E internuan nė Shėn Helenė,
    kurrė nuk e njohu Napoleonin,
    muza e purgatorit,
    e palagura nga dielli.



    Vdekja sjell dhimbje
    (mikut tim vėzhgues,Armend Ahmetit)

    Prilli heshti,
    heshti edhe qerpiku i sedeftė,
    thanė epiteti i yllit u zverdh,
    kitara mbeti pa virtuozin e saj,
    zemra nga gjoksi mori arratinė.

    Prilli psherėtiu,
    u varros harku i hėnės,
    kėnga veshi robat e zisė,
    nė kalldrėmin e pikėllimit,
    asnjė ngushėllim nuk marshonte.

    Prilli heshti,
    vdekja sjell vetėm dhimbje,
    me lotė do ta gatuajmė,
    shatėrvanin e pėrkujtimit.



    Gėzimi ynė
    ( mbesės sime,Valmės)
    Fruta mė e freskėt,
    e degės sė melodisė,
    Valma e ėmbėl,
    ngjyra e kuqe e qershisė,
    njomėzakja jonė.

    Me ēelės simfonik tė kam mbėrthyer,
    nė sarajin e poezisė sime,
    kėtu tė kam afėr,
    as mikroskopi nuk tė identifikon.

    Nė kufijtė e vargjeve tė mia,
    uragani “Zvicėr” fshihet pas mjegullės,
    Valma,ēupėlina ime,
    princeshė vikinge e detit tė sonatės
    ArsGothicė

  6. #6
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Shekull i vėrenjtur

    Nė pranverėn e Pikasos,
    emigrojnė krizantemat,
    kushedi cila nuse ua ka prerė petalet,
    ta dyfishojė praninė e Venusit.

    Triangli hunguron,
    pėr rrėnjėn adventive,
    sterr tė zezė,tė humbur,
    nė degėn e Adamit mbin kaktusi.

    Sa shekull i vėrenjtur,
    dekadat krahasojnė
    dendėsinė e vetullave
    ndoshta rastėsisht u ngjajnė
    mjekurthinjurve tė Kanunit.

    Gjolet vrapojnė si kuaj tė hazdisur,
    cilės nimfė,stilisti i gjeometrisė,
    ia fali fustanin e shiut?
    Shekull i vėrenjtur...



    Rrugėtim nė etnos

    Ky trekėndėsh i brezave
    pėrkon me algjebrėn e Ilirisė,
    pėrfytyrimi i fyellit dergjet,
    ikonat e regjura simbolizojnė Enkelonėn.

    Kėto trungje Dardanie,
    mbėltuan vetėm dardha tė unazės,
    identiteti sfilon me puplat e shqiponjės,
    nė pasarelat e parzmores krenare.
    Oda e defit ua ruan vendet,
    Bardhylit,Agronit,Pirros...

    Enkelonė,Epir,
    Iliri
    apo Dardani,
    si tė doni mė quani,
    mos mė lėni pa pavarėsi,
    kryeveprėn e Niketė Dardanit,
    mos e lėni pa autorėsi,
    mos e breni pėrrallėn me mėndafshėra,
    me okarinė tė mė ushqeni autoktoninė,
    ju damarė tė prushit,
    mos mė lėni pa pavarėsi.


    Pėrditshmėri

    Nė ēdo molekulė,
    shikoj filma ku centaurėt,
    fundosen nė plasaritjet e labirintit,
    kinematė e mykura,
    fshehin retrospektivat e baltės,
    uratė,bekoje regjisorin e turpit,
    me njė anatemė leukimike.

    Ky diell yni,
    telenovelė e dėshtuar,
    ēdo rreze e tij,
    njė episodė e Kėngės sė Mukės.

    Ka edhe shumė seri,
    gjer tek espisodi i fundit
    sa vapė,
    nė kėtė kutikulė tė shiriteve,
    mė sė shumti pėrfituan,
    shitėsit e kremėrave pėr rrezitje.
    ArsGothicė

  7. #7
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Te gjitha mendimet jane te mireseardhura dhe shpresoj t'ju pelqejne poezite e prezentuara te autores se njome por me nje guxim haperimi artistik.
    ArsGothicė

Tema tė Ngjashme

  1. Xhevahir Spahiu, poet i dashur i tė gjithė shqiptarėve
    Nga Brari nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-04-2009, 16:59
  2. Alban Spahiu
    Nga Manulaki nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2006, 15:43
  3. Kreshnik Spahiu, Qytetari I 2004-es
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 19-01-2005, 11:02
  4. Pse ministrja e Kultures Dade flaku poetin Xhevahir Spahiu?
    Nga Orion_DYRRAHU nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-03-2003, 15:11
  5. Kujtime nga koha e ppsh-se
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 44
    Postimi i Fundit: 22-02-2003, 07:58

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •