Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 35
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Time: Mustafa Kemal Ataturk me prejardhje shqiptare

    The Father of All the Turks (who left no legitimate heirs) was born in 1881 in Salonika, then part of the Ottoman Empire, of a mild Albanian father and a forceful Macedonian mother. Mustafa was a rebel from the start. His pious Mohammedan mother urged him to become a holy man, but he became a soldier; at 22, a captain, he rebelled against the Sultan and was nearly executed; at 27, he joined the Young Turks rebellion, then rebelled against the Young Turks. The army, fearful of him, shunted him from post to post, but could neither shake him nor subdue him. At Gallipoli, in 1915, he defeated the British; in the Caucasus, he checked the Russians; in Berlin, 1918, he drunkenly needled the high panjandrum of his allies, Field Marshal von Hindenburg; in Arabia, 1918, he held off T. E. Lawrence's Bedouin hordes. At 38, he came out of the crash of the Ottoman Empire the only Turkish commander untouched by defeat.

    Six Day Marathon. Eight years later, smartly turned out in his favorite civilian attire—the morning coat and striped pants of the Western diplomat—he stood before the Turkish National Assembly (which he created), in the capital at Ankara (which he created), and for six full days told in the Turkish language (which he purified and revised) the full story of what he had done. He began:

    "Gentlemen, I landed at Samsun on the 19th of May, 1919. This was the position at the time..."

    To his hearers, it was well-remembered history. Turkey in 1919 was crushed, defeated from without, disintegrating within. Gone was the fury and might which, beginning in 1299, had sent Ottoman legions smashing at Vienna's gates and made Budapest a suburb of Constantinople. Gone was the conquering fervor that created a tri-continental empire the size of the U.S., encompassing what are now 20 modern nations stretching from the Dniester to the Nile, from the Adriatic to the Persian Gulf. In 1919, British warships still rode in the Bosporus and British troops held Constantinople; Italy, France and Greece were secretly dividing up the best of the remainder. The greatest empire between Augustus and Victoria had shrunk to a small, lifeless inland state in the barren interiors of Asia Minor; its Sultan was reduced to the status of a borough president of Constantinople. There was talk of asking Woodrow Wilson to take over the mess as a U.S. mandate.

    Mustafa Kemal Pasha returned from his skillful but useless defense of Syria and asked for a job. "Get this man away—anywhere—quickly," the Sultan cried. The government hoped to save itself by submission to the conqueror; Kemal's unyielding patriotism endangered these schemes. So Mustafa got magnificent and meaningless titles—Inspector General of the Northern Area and Governor General of the Eastern Provinces—and was put aboard a leaky Black Sea steamer bound for Samsun, in remote Anatolia.

    This suited Kemal fine. Arriving in Anatolia, he convoked a congress and proclaimed: "The aim of the movement is to free the Sultan-Caliph from the clutches of the foreign enemy." Desperately, the Sultan, who did not want to be so freed, wired: "Cease all activity!" Replied Kemal: "I shall stay in Anatolia until the nation wins its independence." Turkey, or what was left of it, had two governments: Kemal's and the Sultan's.


    Burimi ketu : http://www.time.com/time/magazine/ar...0057-2,00.html

  2. #2
    Shqiptari Maska e J-X
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Ne Kasolle
    Postime
    121
    kete gje e dim nuk ka nevoj ta thoj the times

    Lyco Jay

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Citim Postuar mė parė nga J-X
    kete gje e dim nuk ka nevoj ta thoj the times
    Kush e din ?

    Turqit thone qe ai ishte 100% me origjine Turke, nga ata turqit qe u sollen si kolonist ne Ballkan nga Perandoria Osmane, kete e thot edhe gjith bota qe bazohet ne informatat e Turqve.

    Por edhe po te ishte me origjine Shqiptare, nuk mund te thuhet qe ai ishte Shqiptar, sepse ai luftoj per Turqine e jo per Shqiperine, pra ai ishte nje patriot i madh Turk.

  4. #4
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704
    Citim Postuar mė parė nga Centaurus
    Kush e din ?
    E dine te gjithe ata qe kane pyetur dhe jane interesuar.

    Po sidoqofte eshte mire qe edhe "Time" e ka shkruar per kete.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2007
    Postime
    200
    Citim Postuar mė parė nga Centaurus
    Kush e din ?

    Turqit thone qe ai ishte 100% me origjine Turke, nga ata turqit qe u sollen si kolonist ne Ballkan nga Perandoria Osmane, kete e thot edhe gjith bota qe bazohet ne informatat e Turqve.

    Por edhe po te ishte me origjine Shqiptare, nuk mund te thuhet qe ai ishte Shqiptar, sepse ai luftoj per Turqine e jo per Shqiperine, pra ai ishte nje patriot i madh Turk.
    Sulltani i fundit ka thene:
    "E kush jane ata qe po bejne Revolucionin, nje tufe... (permend disa popullsi nder ta dhe shqiptaret) dhe asnje me gjak turk"
    Pastaj Turqia eshte nje perzierje etnish (shqiptare, serbe, greke, bullgare, kurde, tartare, rumun, arab, iranian, boshnjake). Turk nenkupton nje shtetas te Turqise, por jo nje etni. Por disa gjera turqit i fshehin, ose me mire te themi i kane sheshuar mes tyre. Nuk eshte cudi qe Ataturku ishte me origjine shqiptare ( me te thene te drejten e kam ditur per nga ana e se emes dhe jo e babait). Ashtu sic nuk eshte cudi qe shifra e turqve me origjine shqiptare shkon deri ne 7 milion.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Centaurus
    Anėtarėsuar
    10-04-2007
    Postime
    166
    Po Konig, une e di qe ne Turqi dalin mbi 6 milion me prejardhje Shqiptar (shum prej tyre nuk e flasin asnje fjale shqip), dhe e kam ditur me heret qe Ataturku kishte nenen shqiptare e tash po e di qe edhe babain e paska pasur shqiptar, pra paska qene jo gjysemshqiptar por shqiptar i plot qe luftoj dhe e shpetoj Turqin nga zhdukja totale, dhe kete pikerisht ne kohen kur edhe ne luftonim per ekzistencen tone, e ai Shqiptari Ataturk nuk luftoj per neve por per Turqine dhe per kete arsye ai eshte nje patriot i madh Turk.

    E keni diskutuar ju ndonjehere me ndonje Turk per prejardhjen e Ataturkut ata thone ate qe thash me lart dhe e kundershtojne reptesisht kete, ata nuk e pranojne qe Ataturku kishte diēka te beje me Shqiptaret.

    Kete mund ta shihni edhe tek ajo faqja qe po votohet per Nacione te ndryshme, aty kishte nje teme per prejardhjen e Ataturkut ku turqit pohojne qe Ataturku eshte 100% Turk.

    Pse nuk po e siellni ju qe e dini anglishten mire kete informacion nga Time ne ate forum dhe ne ate teme, te jua argumentoni Turqve qe Ataturku ishte 100% Shqiptar dhe 0% Turk.

    Ja ketu mund te ju tregoni turqve qe krenaria e tyre, shpetuesi i kombit te tyre dhe heroi me i madh i te gjitha kohrave per Turqit ishte nje Shqiptar i plote nga Selaniku e jo Turk.

    http://thevotenation.com/phpBB2/viewtopic.php?t=1091

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e sleep
    Anėtarėsuar
    10-10-2006
    Postime
    114
    PO jo mo djal nuk eshte ashtu qe Ataturku eshte me origjin Shqiptare. Revista the times eshte shume provokuese
    by red_dragon

  8. #8
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Un e di qe eshte, dhe mesa kam lexuar i bie qe i ati te jete Shqiptar prej Kosove, ndersa e ema nuk eshte Maqedonase, por ata kane nje term te vecante per Muhamedanet "Maqedonas" dhe i quajne Torbeshe(se di mire si eshte origjina e ketyre, por di qe punojne sot e kesaj dite me meditje dhe me nje torbe me vete, cka te ben te mendosh se jane si tip endacakesh).
    Se cfare ka bere per Shqiperine Ataturku ajo eshte tjeter gje. Nuk eshte per tu cuditur dhe nje here qe eshte Shqiptar. Madje Francesco Crispi, mbahet nje nga ministrat(ka qene dhe kryeminister ne mos gabohem) me ndikimin me te madh ne politiken e jashtme Italiane dhe ne procesin e kombformimit te Italise. Por ama ka qene nje arberesh qe mesa duket nuk i ka kerrcitur shume per Shqiperine. DeRada madje eshte grindur me te disa here per ceshtjen kombetare dhe e ka akuzuar se punon kundra interesave.

    Keshtu qe t'i mbajme me shendet si te miret si te keqijte. Kush ka sy, le ti hapi e te ndjeki shembullin qe i shkon pershtat, duke shpresuar se do jete nje DeRade dhe jo nje Crispi.
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    06-04-2007
    Vendndodhja
    Stamboll
    Postime
    14
    E dija qe ishte me origjine shqiptare po vetem nga e ema. Gjithsesi si u tha dhe me siper Turqia eshte perzjereje etnish ndaj dhe nuk esht e cuditshme, pasi perandoria osmake ka sunduar per nje koh shum te gjate dhe etnite jan shkrire me kalimin e kohes. Edhe shkrimtari i tyre kombetar ( nuk jam i sigurte ne eshte i sakte termi ) ,Mehmet Akif Ersoy, ishte me origjine shqiptare si dhe shum figura te tjera te njohura.
    Gjithsesi fakti qe ato ishin me origjine shqiptare nuk esht ndonje gje e jashtezakonshme per te krenuar shqiptaret,pasi ne fund te fundit ato i jan dedikuar Turqise me patriotizem e jo Shqiperise

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    "(...)Te dy prinderit e tij ishin shqiptare nga origjina.(...)"

    (Orga, Irfan, "Ataturk"- 1962)

  11. #11
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    burre shteti shume i madh, tani po e kuptoj pse perzuri greket nga brigjet e egeut dhe ja dha fshatrat e tyre shqiptareve ēam qe u perzune nga greket , po ashtu lejoi eksodet masive te atyre viteve te kosovarve neper anadoll , ku i jepej toka e bageti falas e ka bere nga qe nuk mund te jetonte pa bashkeatdhetaret e vet. Origjina shqiptare duket se ka qene me sy blu dhe biond dhe pak i ēmendur dhe qefli rakie
    Money Makes Man act Funny

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e D&G Feminine
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Postime
    2,659
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    po ashtu lejoi eksodet masive te atyre viteve te kosovarve neper anadoll , ku i jepej toka e bageti falas e ka bere nga qe nuk mund te jetonte pa bashkeatdhetaret e vet.
    Eksodi i kosovareve ne Turqi ka qene fatkeqesi e madhe historike per shume arsye!

  13. #13
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Kemal Ataturku jo qe nuk eshte shqiptar, por eshte me turk se turku. Cfare ka bere ai per shqiptaret dhe trojet shqiptare? Asgje! Nje njeri qe lind nga prinderit shqiptar, por tere jeten ia kushton ndertimit te nje shteti te huaj dhe sot quhet edhe “Baba i Turqise” per mua nuk eshte me rendesi se a ka origjine shqiptare dhe as nuk e njoh si shqiptar. Per Turqine ka punuar, turqizimit ja paft hajrin. Bile Ataturku kurre nuk e ka pranuar as qe eshte shqiptar (te pakten une nuk kam lexuar ndonjehere).

    Shqiptare te vertete jane ata qe punojne, sakrifikohen vetem per shqiptaret dhe trojet shqiptare, pavaresisht me veshtiresite, te mirat dhe te keqiat, qe mund te ballafaqohen. Shqiptar/e i/e vertete eshte ai/ajo qe ia do te mirat dhe punon ne eliminimin e te keqiave te popullit te vet, por jo duke akuzuar popullin e vet. Kemi ne mjaft njerez qe kane dhene shume per shqiptarizimin, nuk na nevojiten ata qe kane gjak shqiptari dhe mohojne origjinen dhe gjakun e tyre. Me Ataturkun mund te krenohen vetem turqit.

  14. #14
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87
    Kemal Ataturku jo qe nuk eshte shqiptar, por eshte me turk se turku.

    Don te thush si Piro Dhima qe behet me grek se greku ?

  15. #15
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Une nuk e di kush eshte Piro Dhima, mirepo nese edhe ai ngjashem mohon origjinen e tij si Ataturku, atehere eshte me grek se greku.

  16. #16
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Rina, nganjehere shikohen rrethanat jo pasioni direkt, se mbase ai fshihet diku. Jo gjithkush del ballendritur perpara plumbit. Ka dhe nga ata qe bejne punen qe nuk ja njef njeri. Lojerat politike dhe lidhja ndermjet dy kombeve, si per ironi ka bere qe ne konfliktin e 97 dhe ate te Kosoves Turqia te ishte protagonist kryesor, dhe pro shqiptare duke kerrcenuar dhe Greqine qe mos preki integritetin territorial te Shqiperise. Ja dhe nje artikull qe ilustron me se miri ceshtjen. Edhe per Francesco Crispin edhe per Cuccia-n(Ekonomisti me i madh i Italise me origjine arbereshe) un nuk do vija doren ne zjarr se ishin anti interesave tona apo pro interesave tona. Ne ato sfera politike askush se merr vesh c'behet.


    Marredheniet Shqiptaro - Turke ne kendveshtrimin e nje diplomati


    Autori i Lajmit: Leonard Veizi
    ABE HITAJ



    Tė gjitha materialet e shkruara nga diplomati i njohur shqiptar Ali Ymeri pėr gazetėn “Ballkan” janė vėnė nė dispozicion nga bashkėshortja e tij, Abe Hazbi Hitaj. Vetė Abeja ėshtė njė vajzė nga Vajza e Vlorės. Ajo ka lindur nė njė familje me tradita tė mėdha patriotike. Nė shtėpinė e saj ishte krijuar kėshilli antifashist nacionalēlirimtar, nė formimin e tė cilit ishte pjesėmarrės jo vetėm Hysni Kapoja, si njė nga drejtuesit komunistė mė me emėr tė zonės, por dhe disa drejtues tė tjerė tė qarkut pėr Partinė Komuniste. Abeja sė bashku me dy motrat e saj, Donikėn dhe Vojsavėn, kanė marrė pjesė aktivisht me armė nė dorė nė Luftėn Nacionalēlirimtare. Mbas ēlirimit tė vendit ajo ka kryer punėn e ekonomistes, por mė sė shumti ka ndjekur nė detyrėn e tij diplomatike bashkėshortin e saj, Ali Ymerin.

    ALI YMERI

    Ali Ymeri lindi nė vitin 1927 nė Sevaster tė Vlorės. Studimet e larta i mbaroi nė Moskė dhe mė vonė nė Tiranė, nė Fakultetin e Filologjisė, dega Histori-Gjeografi. Nė vitin 1966 emėrohet me detyrė nė Ministrinė e Punėve tė Jashtme, duke filluar kėshtu karrierėn e tij diplomatike. Nė vitin 1969 emėrohet funksionar pranė ambasadės sė Republikės sė Shqipėrisė nė Ankara dhe nė vitin 1972 konsull i pėrgjithshėm nė Stamboll. Kėtė funksion, me ndonjė ndėrprerje tė shkurtėr, e kreu derisa doli nė pension nė vitin 1985. Ali Ymeri zotėronte gjuhėn moderne turke dhe ndėrmjet shumė pėrkthimeve ka sjellė nė gjuhėn shqipe veprėn Emret Komutanėm (“Urdhėroni komandant”), shkruar nga publicisti i njohur turk Mehmet Ali Birand. Vetėm pak kohė mė parė diplomati i njohur shqiptar ndėrroi jetė, duke lėnė pas kujtimet e tij.

    BASHKĖJETESA

    Nė shtetin turk shqiptari nuk paragjykohet, por trajtohet me respekt, veēanėrisht pėr besnikėrinė ndaj detyrės. Ali Ymeri shkruan: “Nė kėtė ēėshtje, pėrveē tė tjerave edhe feja luan rolin e saj, por faktorė tė tjerė shoqėrorė e historikė, tė krijuar nė shekuj e tė forcuar nė rrjedhėn e tyre tė bashkėjetesės sė gjatė tė martesave, natyrshėm u krijuan e u forcuan marrėdhėniet familiare, qė kanė qelizat e ēdo shteti nė shoqėrinė njerėzore. Populli ynė ėshtė i njohur pėr prejardhjen e lashtė ilire, si rrjedhim njė nga popujt mė tė vjetėr nė Evropė. Por gjithsesi bashkėjetesa 500-vjeēare nuk mund tė mos ndikonte nė psikologjinė e kėtyre popujve. Por nė tė njėjtėn kohė ruajtja e traditave tė mira tė kėtyre virtyteve tė shqiptarėve me banim nė Turqi duhet pranuar se deri nė njėfarė shkalle ka penguar nė asimilimin e plotė tė tyre”, - jep konkluzionet e tij Ali Ymeri.

    TĖ SHTYPUR NGA SHQIPĖRIA

    Ndryshe nga kombet e tjera, shqiptarėt janė mė tė pranishėm nė strukturat shtetėrore dhe tė integruar plotėsisht nė shoqėrinė turke. Nė njė rast domethėnės diplomati shqiptar Ali Ymeri shkruan: “Me rastin e 500-vjetorit tė lindjes sė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, nė vitin 1968, ambasadori i atėhershėm turk nė Shqipėri Ruzhdie Vejseli i kėrkoi takim zotit Reiz Malile, atėherė zėvendėsministėr i Punėve tė Jashtme. Nė kėtė takim u ndodha edhe unė, meqė puna ime nė Ministri lidhej edhe me Turqinė. Sa hyri, ambasadori Vejseli iu drejtua zotit Reiz: “Eh, keni mė pėr tė folur kundėr Turqisė?” Kuptohet qė gjatė kėtij jubileu u fol natyrshėm pėr tė kaluarėn 500-vjeēare. Por e keqja ishte se nė propagandėn tonė Turqia moderne njehėsohej me Perandorinė Osmane. Zoti Reiz, pasi u pėrshėndet me tė, i tha: “Kjo propagandė nuk ka tė bėjė aspak me Turqinė moderne tė krijuar si rezultat i luftės ēlirimtare qė organizoi e zhvilloi populli turk me Ataturkun e madh, qė pėrfundoi me rrėzimin e Sulltanit e tė Perandorisė Osmane.” Pėrgjigjja me sa dukej e kėnaqi. Duke qeshur, ambasadori vazhdoi: “Sa pėr mua, nuk e dimė se kush e ka shtypur njėri-tjetrin, pasi nė atė periudhė, duke filluar nga sadrazemėt (kryeministrat), vezirėt (ministrat), gjer te gjeneralėt e shumtė dhe nė pėrgjithėsi administrata shtetėrore turke ka qenė e predominuar nga shqiptarėt…” Ndėrsa nė njė rast tjetėr ai shkruan: “Komandanti i armatės sė parė tė Stambollit gjatė njė vizite kortezie qė i bėra nė pranverė tė vitit 1972, me rastin e emėrimit tim nė postin e konsullit tė pėrgjithshėm nė Stamboll, duke folur pėr marrėdhėniet e mira dhe miqėsore midis dy popujve tanė nėnvizoi se shqiptarėt nė Turqi janė pjesa e respektuar e shoqėrisė turke. Ata i kanė dhėnė kėsaj shoqėrie dijetarė tė mėdhenj nė tė gjitha fushat dhe komandantė tė shquar e mė emėr nė histori. Kontributi i shqiptarėve ka qenė dhe mbetet i pranishėm kėtu.” Pasi mė pyeti pėr numrin e shqiptarėve nė Turqi dhe pasi mori pėrgjigjen time, sipas sė cilės shqiptarėt nė Turqi janė qytetarė, prandaj dhe nuk mbajmė ndonjė evidencė, ai shtoi: “Shqiptarėt nė Turqi janė vėrtet tė shumtė, pothuajse nė ēdo 3 veta, 1 duhet tė jetė i tillė… Ėshtė vėshtirė, - nėnvizoi gjenerali, - qė tė gjesh familje pa 3 veta tė lidhur me persona me origjinė shqiptare. Martesat e vendasve me vajza me origjinė shqiptare janė nga mė tė preferuarat. Kjo e ka shpjegimin te karakteri i tyre i mirė… nikoqire, tė ndershme e shtėpiake, pa folur kėtu pėr bukurinė e cilėsi tė tjera me vlerė. Me gjeneralin mbetėm miq tė mirė. S kisha se si tė mos e falėnderoja pėr njė tė vėrtetė tė tillė. Ėshtė fakt se turku, ndryshe nga kombėsitė e tjera qė ndodhen nė kėtė vend, e ka tė vėshtirė tė dallojė nga vetja shqiptarin”, - shkruan nė kujtimet e tij Ali Ymeri. Pėr tė ėshtė interesante fakti se nė Turqi, nė tė kaluarėn e largėt e deri nė ditėn tona, kanė emigruar edhe ortodoksė shqiptarė, kryesisht nga Pėrmeti, Kolonja, Korēa, Pogradeci. Edhe kėta, si myslimanėt, kanė gjetur tė njėjtėn mikpritje. Si njėrit, ashtu dhe tjetrit i ėshtė oftuar punė, strehim, tė drejta njerėzore deri nė pronėsim, qė lind nga puna e djersa e tyre, pa qenė nevoja tė ndėrrojnė emrat e fenė ose kushtėzime tė tjera, qė bien nė kundėrshtim me barazinė midis njerėzve, pavarėsisht nga origjina dhe feja. Nė Turqi nuk ekziston ndonjė diskriminim fetar apo nacional, as dhe kufizime pronėsie pėr shkak tė dallimeve fetare etj. Pėr shembull, armenėt, bullgarėt, italianėt, izraelitėt, grekėt e tė tjerė ushtrojnė lirshėm tregtinė, investojnė nė industri e fusha tė tjera, nė pėrputhje me ligjet e detyrimet ekzistuese, si dhe pėr tė gjithė tė tjerėt, pa asnjė kufizim.

    Nė ditarin e tij Ali Ymeri shkruan se nė kėto shėnime ėshtė pasqyruar njė pėrfytyrim i shkurtėr i marrėdhėnieve miqėsore shqiptaro-turke, tė cilat, veēanėrisht pas viteve 60-tė kanė njohur vetėm progres. Diplomati thotė se ka jetuar dhe punuar pėr njė kohė tė gjatė nė Turqinė mike, aq sa pranon se nė kėtė vend ka kaluar pjesėn mė tė madhe tė karrierės sė tij. Duke qenė pėr njė kohė relativisht tė gjatė nė Turqi, Ali Ymeri ėshtė bėrė dėshmitar i shumė ngjarjeve dhe shembujve konkretė. Nė kėto shėnime tė tij, ashtu sikurse thotė dhe ai vetė, ka dashur tė transmetojė mbresa qė janė personale, pa dashur tė bėjė diplomaci apo politikė. Ndonėse ėshtė njė diplomat me karrierė tė gjatė diplomatike, Ali Ymeri nuk ėshtė ndalur asnjėherė nė ngjarje e kthesa tė rėndėsishme tė politikave shtetėrore, por nė tėrėsi nė shėnimet e tij janė pėrshkruar takimet e tij konfidenciale me njerėz, ku pa dyshim njė vend tė rėndėsishėm zėnė takimet e tij me shtetas turq me origjinė shqiptare.

    Ali Ymeri shkruan se kėnaqėsia pėr tė punuar nė njė vend si Turqia, ishte rezultat direkt i njė opinioni pozitiv, qė ndihej nė tė gjitha shtresat e shoqėrisė turke ndaj Shqipėrisė. “Pozicioni gjeopolitik qė zėnė tė dy vendet nė rajon dhe interesat e pėrbashkėta qė rrjedhin prej tij, veēanėrisht pas Luftės sė Dytė Botėrore (pėr shkak tė sistemeve ideologjike tė kundėrta), kėtyre marrėdhėnieve u pat dhėnė njė pėrmbajtje tė re simpatie e miqėsie. Njė ndjenjė e tillė pati zėnė vend dhe mund tė themi qe bėrė e pranishme (pavarėsisht nga qėndrimet zyrtare pėr shkak tė sistemeve) nė ndėrgjegjen e ēdo qytetari tė thjeshtė dhe zyrtari nė tė dy vendet”, - shkruan nė ditarin e tij diplomati. Sipas tij, krejt ndryshe nga ē thuhej e ndodhte nė vende tė tjera tė botės sė civilizuar, nė Turqi shqiptarėt janė njerėz tė respektuar.

    Enveri mbron Turqinė


    Ish-konsulli i Stambollit shkruan se miqėsia midis dy popujve tanė u rrit sidomos edhe nga qėndrimet realiste qė mbajti qeveria shqiptare gjatė krizave tė njohura tė Qipros nė vitet 1965-1974. Ai shton se mbėshtetja nga ana e Shqipėrisė nuk duhej kuptuar si njė ēėshtje emocionesh, por si domosdoshmėri pėr zgjidhjen e konfliktit nė rrugė paqėsore midis dy vendeve direkt tė interesuara, Turqisė dhe Greqisė. Mirėpo ky qėndrim rriti edhe njė herė nė sytė e opinionit turk respektin ndaj shqiptarėve. “Pėr tė qenė i sinqertė, dėshiroj tė theksoj se mbas kėtyre ngjarjeve Enver Hoxha filloi tė lakohej nga qytetarėt turq si pėrfaqėsues i politikės sė drejtė dhe parimore nė marrėdhėniet midis vendeve”, - shkruan nė ditarin e tij ish-diplomati shqiptar.

    Ēmontimi i bazave

    Nė shėnimet e tij Ali Ymeri trajton ndikimin mjaft pozitiv nė marrėdhėniet shqiptaro-turke tė politikės sė kohės, tė cilat u ngritėn dukshėm nga pika ku kishin ndalur pėr shumė vjet nė tė kaluarėn, 15 vjet para Luftės sė Dytė Botėrore. “Impuls tė fuqishėm morėn kėto marrėdhėnie sidomos nga qėndrimi i guximshėm i qeverisė shqiptare nė mbrojtje tė lirisė e tė pavarėsisė sė popujve nga BS dhe Traktati i Varshavės. Shkėputja nga Lindja, denoncimi dhe ēmontimi i bazave tė vendosura nė territorin shqiptar dhe dalja nga Traktati i Varshavės (1968), u vlerėsuan nga Turqia si akte qė meritonin vėmendje dhe admirim. Kėtyre akteve i duhet shtuar edhe qėndrimi i pavarur qė mbajti vendi ynė nė pėrkrahje tė Turqisė nė OKB nė vitin 1965. Shtypi dhe propaganda turke kėto akte i komentonin si veprime tė pavarura, qė buronin nga njė politikė e jashtme principiale, e drejtė, pa ekuivoke, qė ishte nė funksion tė respektimit tė tė drejtave dhe lirive tė cilitdo vend pėr vetėvendosje”, - shkruan diplomati.

    Dhurata

    Ali Ymeri shkruan se ishte kuptimplotė gjesti i kryetarit tė bashkisė sė qytetit Golxhuk nė brigjet e gjirit tė Izmirit, i cili me rastin e vizitės sė ansamblit artistik “Rozafa” tė Shkodrės (1981), nė shenjė tė mirėnjohjes e miqėsisė ndaj Shqipėrisė dhe Enver Hoxhės i dorėzoi pėr tė njė bust tė Qemal Ataturkut. Diplomati shkruan se atmosferė e krijuar nė ato vite, nuk qe as e para dhe as e fundit. Asamblet tona si dhe grupe tė tjera artistike, ndryshe nga ato tė vendeve tė tjera pjesėmarrėse tė festivaleve tė organizuar nga Turqia, duartrokiteshin nė mėnyrė mė tė ngrohtė dhe me tifozllėk tė jashtėzakonshėm.

    Nė polici

    Nė kujtimet e tij Ali Ymeri shkruan se policėt turq, tė cilėt ishin tė rreptė nė kryerjen e detyrės, nuk kishin gjobitur ose ndėshkuar ndonjė nga shoferėt e ambasadės pėr kundravajtje tė zakonshme, sepse sapo mėsonin qė kundravajtėsi ishte shqiptar, apo i ardhur nga Shqipėria, ata tėrhiqeshin vetėm me njė kėshillė miqėsore: “Mė kujtohet njė rast, kur nė makinėn e porsa tėrhequr nga dogana nė pjesėn aziatike tė Stambollit, nė tė cilėn ndodhesha unė, pėr faj tė shoferit, qė nuk kishte kontrolluar sasinė e karburantit, makina na la nė Urėn e Madhe tė Bosforit. Ndodhi tė tilla konsideroheshin tė jashtėzakonshme, pasi krijoheshin ērregullime tė rėnda nė trafikun e madh. Dolėm prej andej, pasi me shpejtėsi tė papritur mbriti dhe na tėrhoqi njė diagaē. Pas pak e pamė veten nė drejtorinė e policisė rrugore. Hyra nė zyrėn e shefit, njė burrė i gjatė dhe simptik, por shumė i kontraktuar pėr shkak tė ngjarjes. U prezantova. Sapo mori vesh se kush isha, ndryshoi menjėherė pamjen dhe mė tha me dashamirėsi: “Ēfarė tė bėj unė tani? Nė moment grisi letrėn qė kishte nė dorė dhe, pasi dėgjoi arsyetimin tim lidhur me ngjarjen, mė zgjati dorėn dhe mė uroi: E gėzofshi makinėn!” Aty pėr aty mė ftoi pėr kafe. I kėrkova edhe njė herė tė falur pėr incidentin dhe e falėnderova pėr gjestin shumė miqėsor.”

    Ēlirimi nga paragjykimet

    Ali Ymeri thotė se janė tė panumėrt personalitetet qė kontribuan shumė, sidomos pas viteve 60-tė nė forcimin e miqėsisė turko-shqiptare dhe qė duke e ēliruar nga paragjykimet ideologjike, i dhanė asaj njė pėrmbajtje tė re. Nė shėnimet e tij ai evidenton disa prej tyre: “Prof.dr. Neshit Erez, mjek gjinekolog me emėr nė Turqi, me origjinė tepėr tė lashtė shqiptare, fliste pėr prejardhjen e tij sikur tė kishte emigruar ato ditė nga Prizreni pėr nė Turqi. Po aq tė angazhuar e tė pėrkushtuar e shikonim forcimin e miqėsisė mes dy popujve tanė edhe personalitete tė tjera si Barllas Kumtay, deputet dhe ministėr i Turizmit nė disa qeveri, Qerim Gokai, ish-ministėr e Vali i Stambollit, Haluk Chilloi, profesor e dekan nė Universitetin e Stambollit, pėr njė kohė ministėr i Tregtisė, i nderuari Tasin Osguc, pėr njė kohė tė gjatė rektor i Universitetit tė Ankarasė etj”.

    Stėrnipi i Ali Pashės

    Njė nip i Ali Pash Tepelenės ka qenė gjyqtar nė Stamboll. Nė shėnimet e tij ish-diplomati shqiptar Ali Ymeri thotė se e ka harruar emrin e tij, por takimi me tė ka ndodhur mė shumė se 30 vjet mė parė, nė vitin 1973. Stėrnipi i Ali Pashait i ka thėnė diplomatit shqiptar se edhe nė fushėn juridike ka pasur shumė shqiptarė. Pa u shkėputur nga njė temė e tillė, Ali Ymeri shkruan: “Nė njė kafene ku ndodheshin turq e shqiptarė bėhej njė bisedė e lidhur me temėn e mėsipėrme. Njėri prej pjesėmarrėsve nė bisedė, shqiptari i quajtur Rushdi, nisi tė flasė me superlativa pėr vendin qė zėnė shqiptarėt nė jetėn politike, shoqėrore, ekonomike, institucionale, ushtarake etj. nė Turqi. Mirėpo ky theksim i natyrshėm nuk i pėlqeu njė zyrtari turk qė u ndhodh aty, duke ndėrhyrė ai iu drejtua Rushitit: “Ju mos doni tė na i nxirrni edhe Pejkamberin shqiptar?” Miqėsisht, ky i fundit iu pėrgjigj: ”Nuk pėrjashtohet qė edhe ai tė jetė i tillė.”

    Shqiptarėt pėr Turqinė

    Nė mbrojtje tė interesave turke janė tė shumta aktet e heroizmit nė luftėrat e zhvilluara nė tė kaluarėn e largėt deri nė atė ēlirimtare, tė udhėhequr nga heroi kombėtar Mustafa Kemal Ataturk e deri nė ditėt e sotme. Pėr ēdo rast shqiptarėt nė Turqi nuk kanė mbetur prapa tė tjerėve. Diplomati shqiptar Ali Ymeri shkruan nė ditarin e tij se “miqėsia turko-shqiptare ka qenė dhe mbetet njė miqėsi e vėrtetė popujsh, shumė tė afėrt shpirtėrisht. Por jo vėllezėr tė njė gjaku, sikundėr deklarohet pėr kredo politike nga politikanė tė veēantė tė sferave tė larta. Pra, miqėsia mes dy popujve tanė mbetet miqėsi ndjenjash tė thella, tė lindura e tė konsoliduara nė kushtet tė caktuara historike, tė cilat, pas fitores sė pavarėsisė sė vėrtetė nė tė dy vendet morėn njė pėrmbajtje tė re qė lidhen me fate e interesa tė ndėrsjellta. Rrjedhimisht ne nuk jemi tė njė gjaku, por historia na ka bėrė tė ndihemi tė afėrt, tepėr pranė njėri-tjetrit.”
    Kontributi gazetaresk
    Gazetarė tė ndryshėm nė gazetat kryesore me reputacion tė madh nė Stamboll e Ankara, nėpėrmjet shkrimeve tė tyre dhanė njė kontribut tė ēmuar pėr prezantimin e Shqipėrisė nė njė vend si Turqia. Pėr kėtė aspekt Ali Ymeri shkruan: “Gazetarėt, pa as mė tė voglin kompleks, kanė shkruar me objektivitet dhe respekt pėr vendin tonė. Midis tyre dėshiroj tė kujtoj Burhan Felek, kryetar i Bashkimit tė Gazetarėve turq, Nadir Nadi, gazetar dhe pronar i gazetės Xhumhuryet (“Republika”), qė kishte filluar tė botohej qė nė vitet e pėrmbysjes sė Sulltanatit. Jehonė tė fuqishme gjatė kėtyre viteve patėn edhe shkrimet e botuara nė mjaft gazeta me emėr e tirazh tė madh, me autorė e komentatorė autoritarė nė Turqi dhe jashtė kufijve tė saj.”

    SIMPATIA E TURQVE

    Dukej se ecuria e mirė e marrėdhėnieve dypalėshe bėri qė tė gjallėroheshin edhe shqiptarėt me banim nė Turqi. Por kjo pėrputhje interesash krijoi natyrshėm dhe njė atmosferė kundėrvėnie ndaj fuqive tradicionalisht nė armiqėsi me tė dy vendet. Ali Ymeri shkruan se pėr tė konkretizuar kėtė atmosferė, shumė shqiptarė filluan tė idealizojnė gjithnjė e mė shumė atdheun e tyre tė origjinės. Ja si e pėrshkruan ai situatėn nėpėrmjet thėnieve tė njerėzve publik: “Shkrimtari i madh turk Aziz Nesim, i cili pas njė udhėtimi qė bėri nė Shqipėri mendonte qė titullin e librit kushtuar kėtij udhėtimi ta titullonte: Populli qė nxjerr bukėn nga guri. Rektori i Universitetit tė Arteve tė Bukura, prof. dr. Myteshem Giraj (1983), pasi u kthye nga njė vizitė nė Shqipėri me njė grup profesorėsh tė tjerė fliste me admirim pėr arkitekturėn mahnitėse tė Beratit, Gjirokastrės, Krujės etj. Kurse shkrimtari i madh turk, Jashar Qemali shprehej: “Nuk ma priste mendja tė gjeja njė popull aq mikpritės dhe dashamirės pėr popullin turk dhe krijimtarinė letrare tė tij.” Po me kaq entusiazėm flet edhe Kemal Karatekin, pronar i njė shtėpie botuese qė vizitoi Shqipėrinė sė bashku me Jashar Qemalin. Gjatė njė takimi qė pata me tė nė vitin 1997, mė tha: “Pavarėsisht nga ato qė ndodhėn nė Shqipėri, pėr mua mbeten tė pashlyeshme ditėt qė kalova nė vendin tuaj.” Sheap Gensoi (1970), gazetar e publicist i njohur nė gazetėn e Ankarasė “Tasvir”, nė njė artikull tė tij mbas vizitės nė Shqipėri, shkruante: “Shqipėria dhe Turqia janė dy vende qė historia dhe pozita gjeopolitike nė tė cilėn ndodhen u ka pėrcaktuar, pavarėsisht nga e kaluara e largėt, njė fat tė pėrbashkėt, pasi dhe armiqtė e tyre nė kėtė botė janė tė pėrbashkėt.”

    Si e “pushtoi” Shqipėria Perandorinė mė tė madhe tė Mesjetės. Pse nė Turqi njė e treta janė shqiptarė?

    Ministri i Jashėm pohon origjinėn shqiptare

    Diplomacia turke pranon se shqiptarėt kanė drejtuar perandorinė qė pushtoi Konstandinopojėn.


    Duke dashur t i referohemi dretpėrdrejt asaj ēka ka shkruar diplomati shqiptar, po citojmė njė nga dėshmitė diplomatike tė tij: “Ishim nė hollin e hotel “Keban” nė Stamboll. Nė njė moment nėpunėsi i recepsionit mė afrohet dhe mė pyet: «Nė ēfarė gjuhe flisni?» - «Po flas nė gjuhėn shqipe», - i pėrgjigjem (aty pranė ishte dhe gruaja ime). «Ua, - tha ai, - edhe unė jam shqiptar, por nuk di shqip.» - «Nuk ka gjė, mjaft qė nuk keni harruar se jeni shqiptar dhe krenoheni pėr kėtė, - i thashė unė. Ju jeni shumė i ri dhe shqipen edhe mund ta mėsoni.» Dhe mė tej vazhdova ta pyes prej nga ishte dhe kur kishte ardhur familja e tij nė Turqi. «Familja ime ka ardhur nga Shkodra, - mė tha ai. - Babanė e kam pasur gjeneral e tani ėshtė nė pension. Gjyshja mė ka folur shumė pėr Shkodrėn dhe njerėzit e saj tė mirė dhe trima.» Pasi mbaruam bisedėn rutinė, i dhashė kartvizitėn time dhe ai tė tijėn. E lexova dhe vura re se mbiemri i tij ishte i njėjtė me atė tė ministrit tė Jashtėm turk. «Ēfarė e keni ju ministrin e Jashtėm», - i drejtohem pėrsėri atij. «Axhė», - tha tjetri nė shqip. Nė bisedė me ambasadorin tonė nė Ankara, Ylvi Lulo, i tregova kėtė ngjarje. «Avash (shprehje e tij e zakonshme), - tha ai duke qeshur, - se na e bėre Turqinė tė gjithė shqiptare.» Ylviu nuk kishte shumė kohė qė kishte ardhur nė Ankara, ndaj reagonte edhe kėshtu, ndėrsa unė isha mė i vjetėr nė Turqi. «Ti mos harro, - i thashė duke qeshur, - se tėt atė (xha Zabitin) e ke pasur vali nė Irak nė kohėn e Perandorisė Osmane. Por edhe tė dy dajat e Qeros (e shoqja) u vranė nė Ēanakala nė kohėn e Luftės Ēlirimtare.» Ai nisi tė tėrhiqej dhe tė mė jepte tė drejtė. Ky diskutim vazhdoi gjatė dhe unė i solla edhe shumė shembuj tė tjerė tė pranisė sė shumtė elementit shqiptar me banim nė Turqi. Duke dashur ta mbyll kėtė diskutim, Ylviu me tė qeshur mė tha: «Mė trego njė vend kėtu nė Turqi, ku nuk ka shqiptarė, se pėr tė pasur ka kudo.» Pas pak kohėsh do tė gjendeshim pėrballė njė rasti jo tė zakonshėm. Ambasadori ynė nė Ankara, Ylvi Lulo kishte ftuar pėr darkė ministrin e Jashtėm turk tė asaj kohe (1972), Haluk Bajulken, sė bashku me disa drejtorė tė kėsaj ministrie dhe tre ambasadorė tė huaj miq tė tij. Nė kėtė darkė isha dhe unė i pranishėm. Atėhere isha nė Stamboll Konsull i Pėrgjithshėm. Gjatė kėsaj darke sa intime, aq dhe tė ngrohtė e miqėsore, ministri turk, duke folur me ambasadorin norvegjez, i ftuar edhe ai, tha kėto fjalė: “Ne me ju jemi anėtarė tė tė njėjtave aleanca politike, ekonomike, ushtarake, ndėrsa me shqiptarėt jemi vėllezėr e nė tė njėjtėn kohė na lidhin fate dhe interesa tė pėrbashkėta”. Po aty gjeti rastin, pa as mė tė voglin hezitim tė deklarojė se edhe ai vetė ishte shqiptar me origjinė nga Shkodra. Sikurse na tha ai, e ėma i kishte folur shumė pėr vendlindjen e saj. Bisedat mė tė preferuara kishte ato qė bėnin fjalė mbi Shkodrėn. Shumė domethėnės qe fakti se pas kėtij deklarimi edhe disa prej tė pranishmėve pohuan se ishin me origjinė shqiptare. Kurse njėri prej tyre kishte gruan me origjinė shqiptare. Kjo flet pėr atė realitet e pėr numrin e madh tė shqiptarėve nė Turqi, tė cilėt nė shumicėn e tyre, ndonėse nuk e ruajnė gjuhėn e origjinės, asnjėherė nuk i fshehin ndjenjat pėr ta quajtur veten shqiptar. Kjo shpjegohet me opinionin shumė pozitiv qė ekziston nė Turqi pėr shqiptarėt nė shekuj, pėr ndershmėrinė, aftėsinė etj. Besa ndaj fjalės sė dhėnė njihet botėrisht dhe formulohet “arnaut besase”. Konsiderata tė tilla i ndesh gati nė ēdo bisedė me njerėz tė zakonshėm, por dhe me ata tė niveleve tė larta zyrtare. Kjo na gėzonte dhe na lehtėsonte misionin tonė.

    ORIGJINA E ATATURKUT

    Nė shėnimet e tij diplomati i njohur shqiptar thotė se shumė personalitete zyrtare, kur binte fjala pėr Ataturkun nėnvizonin vėmendjen qė tregonte ky i fundit pėr Shqipėrinė, aq sa nė vitin 1928, kur Ahmet Zogu u shpall monark, pakėnaqėsia e tij shkoi deri nė ndėrprerjen e marrėdhėnieve diplomatike me tė. Aktin e shpalljes sė monarkisė Ataturku e konsideroi hap mbrapa dhe ndėrprerje tė progresit nė Shqipėri, nė kundėrshtim, natyrisht, me atmosferėn civilizuese ku pat hyrė Evropa prej vitesh. Ali Ymeri shkruan se edhe pėrpara kėtyre ngjarjeve Ataturku ishte interesuar pėr tė ardhmen e njė Shqipėrie moderne e tė pavarur nga fuqitė e huaja. Pikėrisht pėr kėtė dhe nė funksion tė kėtij qėllimi, rreth viteve 1920, dėrgoi njė numėr kuadrosh me origjinė shqiptare e midis tyre kolonelin Selaudin Shkoza (prizrenas), i cili nė qeverinė qė doli nga Kongresi i Lushnjės, mbledhur nė 1920-ėn, u caktua Ministėr i Mbrojtjes sė Shqipėrisė. Qėndrimi zyrtar i matur i vendit tonė ndaj origjinės shqiptare tė Ataturkut ėshtė njė arsye mė tepėr qė ndikonte vazhdimisht nė rritjen e respektit, tė konsideratave pozitive pėr Shqipėrinė.

    POHIMI I HESHTUR

    Ataturku nė politikėn tonė shqiptare ėshtė cilėsur gjithmonė si burrė shteti, reformator i madh turk, ēlirimtar i vendit tė tij, Turqisė dhe mbrojtės i flaktė dhe i vendosur i pavarėsisė nacionale turke. Ne kurrė nuk kemi rrahur gjoksin pėr origjinėn e tij, sepse kjo nuk ishte njė meritė. Ai i pėrkiste popullit turk dhe vetėm atij. Pozicionime tė tilla patėn vlera tė veēanta, sidomos pas viteve 70-tė, kur forca tė caktuara politike nė vend, sidomos ekstremi fetar (fondamentalizmi islamik) nėpėrmejt ekspozimit tė “huaj”, kėrkonin tė denigronin dhe goditnin personalitetin e Ataturkut. Mė kujtohet mirė kur nė vitin 1970-1972 nė gazetėn “Aksham” botohej njė shkrim i gjatė, ku vėrtetohej origjina shqiptare e Ataturkut. Shkrimi u bė objekt i gjerė diskutimi nė shtyp dhe gjithė mjetet e informacionit deri nė parlament, por nė fund u la me tė vėrtetė ashtu siē ishte. Gjatė kėtyre diskutimeve pati shumė persona zyrtarė qė pyesnin e donin tė dinin mendimin tonė si diplomatė shqiptarė. Ndėrsa ne u dhamė pėrgjigjen zyrtare, sipas sė cilės Ataturku nga shteti ynė njihej si reformator i madh i shtetit turk, tė cilit i shėrbeu me devotshmėri gjatė gjithė jetės sė tij. Ish-ministri i parė nė qeverinė Ataturke, Tefik Rustu Aras, gjatė njė vizite kortezie (pensionist nė atė kohė) qė i bėra me rastin e emėrimit tė tij nė Stamboll si Konsull i Pėrgjithshėm, nė bisedė e sipėr, midis tė tjerash, mė tha: “Ataturku nuk kishte thėnė asnjėherė se ishte shqiptar, por kurrė nuk e kishte mohuar.”
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Hyllien : 11-04-2007 mė 15:09
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  17. #17
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga Rina_87
    Une nuk e di kush eshte Piro Dhima, mirepo nese edhe ai ngjashem mohon origjinen e tij si Ataturku, atehere eshte me grek se greku.
    Lexo ne kete teme dhe do te njohish pederastin: http://forumishqiptar.com/showthread...ght=piro+dhima

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e amaro
    Anėtarėsuar
    21-02-2003
    Vendndodhja
    NenToke
    Postime
    242
    aha rina qenka fashiste, nuk ka problem tek ne (shqiperi) ka akoma njerez qe harrojn qe bota eshte vogel dhe rrotullohet ēdo dite po ashtu harrojn qe jemi nder vendet me perqindje te lart eksodi ne europe. ( dhe kjo statistike ka shekuj qe eshte keshtu) mos u ēudisni kur edhe xhorxh bushi te dali shqiptar mbas 50 vjetesh.
    Money Makes Man act Funny

  19. #19
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    aha rina qenka fashiste, nuk ka problem tek ne (shqiperi) ka akoma njerez qe harrojn qe bota eshte vogel dhe rrotullohet ēdo dite po ashtu harrojn qe jemi nder vendet me perqindje te lart eksodi ne europe. ( dhe kjo statistike ka shekuj qe eshte keshtu) mos u ēudisni kur edhe xhorxh bushi te dali shqiptar mbas 50 vjetesh.
    KA lindur ne Selanik eshte rritur dhe shkolluar ne Manastir ( qytet ne Maqedoni perkatesisht qyteti i Alfabetit )....

  20. #20
    Gone!
    Anėtarėsuar
    02-03-2006
    Vendndodhja
    Larg nga ketu!
    Postime
    2,871
    Citim Postuar mė parė nga amaro
    aha rina qenka fashiste, nuk ka problem tek ne (shqiperi) ka akoma njerez qe harrojn qe bota eshte vogel dhe rrotullohet ēdo dite po ashtu harrojn qe jemi nder vendet me perqindje te lart eksodi ne europe. ( dhe kjo statistike ka shekuj qe eshte keshtu) mos u ēudisni kur edhe xhorxh bushi te dali shqiptar mbas 50 vjetesh.
    Nuk ka kjo te beje me fashizmin. Por nuk ka krim me te madh, sipas meje, kur nje shqiptar/e e mohon vetveten dhe origjinen e tij/saj. Per mua kjo eshte shkalla me larte e ligesise njerezore. Tung tash

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  3. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Cili ėshtė synimi i AKSH-sė?
    Nga Faik nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •