Eksperiencat dhe vėshtirėsitė qė janė hasur gjatė vitit tė parė tė zbatimit tė SKZHES-sė, si dhe ato qė janė ndeshur gjatė kėtij procesi disa mujor tė analizės sė kėtij zbatimi, tė porjektimit tė objektivave afatmesme e tė programit tė masave, si dhe vetė diskutimet dhe konkluzionet e konferencės pėr SKZHES evidentojnė nevojėn e vlerėsimit objektiv tė faktorėve, proceseve, shanseve, burimeve si dhe nga ana tjetėr dobėsitė e sistemit tė vlerėsimit dhe monitorimit. Procesi i pėrgatitjes sė Raportit tė Progresit tė SKZHES-sė pėr vitin 2002 si dhe i pėrmirėsimit tė SKZHES-sė dhe i hartimit tė planit tė masave 2003-2006 vlerėsohet se kanė qenė tė rėndėsishme edhe pėr trainimin e strukturės sė re tė monitorimit dhe vleresimit tė SKZHES-sė.
Sidoqoftė janė hasur disa probleme nė lidhje me sistemin e monitorimit dhe vlerėsimit, tė cilat mund tė pėrmblidhen nė, (i) probleme qė lidhen me motivimin, trajnimin e stafit tė strukturave monitoruese si dhe me logjistikėn; (ii) probleme tė saktėsisė sė informacionit qė vjen nga baza apo dhe nga burime tė tjera, si dhe vonesa nė furnizimin me tė dhėna; (iii) mangėsitė nė tabelat me treguesit e monitorimit dhe nė kėtė ēėshtje ka konfuzion tė theksuar; (iv) mungesa e caktimit tė njė statusi pėrfundimtar tė Njėsisė sė Monitorimit tė SKZHES ne te gjithe Ministrite e linjes si njėsi mė vete si dhe mungesa e njė metodike tė mirfilltė dhe literaturės pėrkatėse.
Pėr tė arritur zgjidhjen e kėtyre problemeve nė tė ardhmen, pėr pėrmirėsimin e sistemit tė monitorimit dhe vlerėsimit do tė realizohet njė bashkėpunim i frytshėm midis strukturave kryesore monitoruese e vlerėsuese tė ministrive tė linjės apo tė strukturave tė tjera publike, autoriteteve qeverisėse si dhe grupeve kryesore tė interesit. Kjo do tė shoqėrohet dhe me krijimin e kushteve tė nevojshme pėr pėrmirėsimin e nivelit tė informacionit dhe pėrpunimit tė tė dhėnave, duke siguruar pajisjen me logjistikė tė njėsive monitoruese si dhe trainimin e vazhdueshem te stafit. Njėsitė e monitorimit dhe vlerėsimit nevojitet qė tė bashkėpunojnė mė ngushtė me strukturat e programimit financiar nė ēdo ministri si dhe me strukturat e programimit tė politikave. Gjithashtu vlerėsohet i nevojshėm edhe zgjerimi i monitorimit me forma dhe metoda sa mė efektive nėpėrmjet organizatave tė pavarura si dhe monitorimi nga vetė aktorėt jashtė qeverisė. Nga ana tjetėr forcimi i kapacitetetve nė strukturat jashtė qeverisė mbetet po kėshtu njė nevojė thelbėsore.
Me mjaft rėndėsi konsiderohet dhe nevoja e krijimit tė bėrthamės pėr sigurimin e bazės sė tė dhėnave brenda Drejtorise se SKZHES nė Ministrinė e Financave. Kjo do tė ndihmojė edhe nė pėrcaktimin sa mė tė saktė tė treguesve tė monitorimit e vleresimit sipas sektorėve pėrkatės. Gjatė kėtij viti njėsitė e monitorimit sė bashku me stafet e ministrive dhe nė bashkėpunim me konsulencėn e huaj do tė nisin sa mė shpejt procesin e diskutimit dhe tė pėrzgjedhjes sė bashkėsisė mė tė pėrshtatėshme tė indikatorėve. Njė model i mirė duket dhe i qė koordinon e bashkerendon detyrat pėr monitorimin dhe vlerėsimin e SKZHES, tė marra pėrsipėr nga Drejtoria e SKZHES, me detyrat e realizura nga strukturat e tjera tė Qeverisė, tė cilat ndjekin dhe raportojnė progresin ne raport me ecurine e negociatave per marreveshjen e Stabilizim Asocijimit me BE si dhe me monitorimin e Objektivave te Zhvilimit te Mijevjecarit.
Krijoni Kontakt