Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Shqiperia dhe Bashkimi Europian (BE)

    BASHKIMI EUROPIAN DHE INSTITUCIONET KRYESORE TE TIJ
    HISTORIKU
    Guri i themelit pėr krijimin e Bashkimit Europian u vendos nga Ministri i
    Jashtem Francez, Robert Schuman, ne deklaraten e tij te 9 majit 1950, ne te
    cilėn ai parashtroi idene e pėrpunuar mė parė me Jean Monnet pėr bashkimin e
    industrive europiane te qymyrit dhe ēelikut. Sipas tij, kjo do te pėrbėnte njė
    nismė historike pėr ndėrtimin e njė “Europe te organizuar dhe vitale”, pa te
    cilėn paqja ne bote do te ishte e pamundur. Plani Schuman u bė realitet me
    nenshkrimin ne Paris te Traktatit Themelues te Komunitetit Europian te
    Qymyrit dhe Ēelikut mė 18 prill 1951. Ne nenshkrimin e traktatit merrnin
    pjesė Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda dhe Luksemburgu. Njė tjeter
    zhvillim i rėndėsishėm erdhi disa vjet mė vone me Traktatet e Romės, te 25
    marsit 1957, te cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Europian dhe Komunitetin
    Europian te Energjisė Atomike (EUROATOM). Kėto komunitete filluan nga puna
    me hyrjen ne fuqi te traktateve mė 1 janar 1958.
    Krijimi i Bashkimit Europian me Traktatin e Mastrihtit shėnoi njė hap te
    mėtejshėm ne rrugėn e bashkimit politik te Europės. Megjithėse ky traktat u
    nenshkrua mė 7 shkurt 1992, njė numėr pengesash gjate proēesit te ratifikimit
    (miratimi nga qytetarėt e Danimarkės vetem pas njė referendumi te dyte;
    proēesi gjyqėsor ne Gjermani pėr deklarimin antikushtetues te miratimit) bėne
    qė Traktati te mos hynte ne fuqi deri mė 1 nentor 1993. Traktati i Mastrihtit i
    referohet vetvetes si “njė fazė e re ne proēesin e krijimit te bashkimit akoma
    mė te ngushte ndėrmjet popujve te Europės”. Krahas njė numri ndryshimesh
    pėr Traktatet e Komunitetit Europian dhe Euroatomit, ai pėrmban edhe
    instrumentin pėr krijimim e Bashkimit Europian - proēesi pėr krijimin e sė cilit
    ende konsiderohej si i papėrfunduar. Traktati pėrbėn hapin e parė ne rrugėn
    drejt krijimit te njė sistemi kushtetues Europian, ne te cilin do te pėrfshihen
    edhe vete komunitetet.
    Bashkimi Europian mori njė zhvillim te mėtejshėm me Traktatin e
    Amsterdamit i cili u nenshkrua me 1 tetor 1997 dhe hyri ne fuqi mė 1 maj 1999
    pas ratifikimit nga te gjitha shtetet anetare. Traktati i Amsterdamit ka
    modifikuar pėrmbajtjen e Traktatit te Mastrihtit ne 5 fusha kryesore:
    • liria, siguria dhe drejtesia
    • qytetaria e Bashkimit
    • politika e jashtme
    • institucionet e BE-sė
    • bashkėpunimi ndėrmjet shteteve
    Gjate samitit te Nicės mė 7-11 dhjetor 2000, kryetarėt e shteteve dhe te
    qeverive si dhe ministrat e jashtem te shteteve anetare, pas njė maratone te
    gjate bisedimesh, rane dakord pėr miratimin e njė kushtetute pėr Bashkimin
    Europian. Traktati i Nicės pėrmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe
    proēedurat vendimmarrėse te BE-sė. Traktati u miratua ne mėnyrė
    pėrfundimtare nga qeverite e shteteve anetare mė 26 shkurt 2001, date kur u
    nenshkrua nga ministrat e jashtem. Pas kėsaj, hyri ne fuqi mė 1 shkurt 2003,
    pas ratifikimit nga parlamentet e te gjitha shteteve anetare.
    Shtetet anetare te Bashkimit Europian pėrbėhen nga 6 shtetet themeluese te
    komuniteteve europiane, sė bashku me shtetet qė aderuan mė vone. Kėshtu,
    mė 1 janar 1973 aderuan Mbreteria e Bashkuar dhe Danimarka (me pėrjashtim
    te Groendlandės, e cila me njė referendum te vitit 1982 vendosi terheqjen nga
    Komuniteti Europian) dhe Irlanda. Mė 1 janar 1981 aderoi Greqia, ndėrsa mė 1
    janar 1986 aderuan Spanja dhe Portugalia. Njė zgjerim i mėtejshėm ndodhi mė
    1 janar 1995 me aderimin e Austrisė, Finlandės, dhe Suedisė. Zgjerimi mė i
    madh i Bashkimit Europian u realizua sė fundmi me aderimin, mė 1 maj 2004,
    te dhjete shteteve, ku pėrfshihen: Letonia, Lituania, Estonia, Polonia,
    Republika Ēeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Qiproja dhe Malta. Aktualisht
    Bashkimi Europian pėrbėhet nga 25 shtete anetare.
    STRUKTURA E BASHKIMIT EUROPIAN
    Shtylla e parė: Komunitetet Europiane
    Shtylla e parė pėrbėhet nga tri Komunitetet Europiane (Komuniteti Europian,
    Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Ēelikut dhe Euroatomi). Ne momentin e
    themelimit te BE-sė, Komuniteti Ekonomik Europian mori emrin Komuniteti
    Europian. Njė ndryshim i tillė synon te shprehė kalimin nga njė komunitet
    terėsisht ekonomik ne njė bashkim politik. Pėrfshirja e te trija komuniteteve
    ne njė shtyllė te vetme nuk nenkupton ndonjė unifikim te tyre.
    Shtylla e parė pėrfaqėson juridiksionin komunitar ne formėn e tij mė te larte.
    Brenda kuadrit te Komunitetit Europian, institucionet komunitare mund te
    hartojne normat komunitare ne fushat pėrkatese te veprimtarisė sė tyre, te
    cilat zbatohen direkt mbi shtetet anetare dhe kane epėrsi ndaj sė drejtes sė
    brendshme. Ne zemėr te KE-sė qėndron tregu i pėrbashkėt me kater lirite e tij
    themelore (liria e lėvizjes sė personave, mallrave, shėrbimeve dhe kapitalit) si
    dhe rregullat mbi konkurrencėn.
    Shtylla e dyte: Politika e Jashtme dhe e Sigurisė sė Pėrbashkėt
    Pėrpara hyrjes ne fuqi te Traktatit te Bashkimit Europian, bashkėpunimi politik
    ndėrmjet shteteve rregullohej nga marrėveshjet e vitit 1970 “mbi
    Bashkėpunimin Politik Europian” si dhe nga Akti i Pėrbashkėt Europian. Kėto
    marrėveshje parashikonin konsultime te rregullta ndėrmjet ministrave te
    jashtem dhe kontakte te vazhdueshme ndėrmjet departamenteve qeveritare.
    Megjithate, te gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Pėrsa u pėrket
    ēėshtjeve te sigurisė, bashkėpunimi kufizohej vetem ne aspektet politike dhe
    financiare. Megjithate, krizat ndėrkombėtare te viteve ‘90 (Lufta e Gjirit, lufta
    civile ne ish-Jugosllavi) treguan se instrumente te tilla te politikės sė jashtme
    nuk ishin ne gjendje t’i siguronin Bashkimit Europian ndikimin e merituar ne
    arenen ndėrkombėtare.
    Me Traktatin e Bashkimit Europian, Kryetarėt Shteteve dhe Qeverive rane
    dakord te zhvillonin njė politikė te jashtme dhe sigurie te pėrbashkėt. Pjesa
    mė e madhe e vendimeve, ne kuadėr te kėsaj politike, merren ende nepėrmjet
    bashkėpunimit te shteteve. Megjithate, jane parashikuar njė sėrė mjetesh te
    reja si, pėr shembull, pozicionet e pėrbashkėta, masat dhe veprimet e
    pėrbashkėta si dhe vendimet kuadėr.
    Shtylla e trete: Bashkėpunimi ne fushat e Drejtesise dhe te Puneve te
    Brendshme
    Bashkėpunimi ndėrmjet autoriteteve gjyqėsore dhe policore te shteteve
    anetare synon t’u ofrojė qytetarėve europiane liri, siguri dhe drejtesi, duke
    parandaluar dhe luftuar bashkėrisht krimin, racizmin dhe ksenofobine.
    Bashkėpunimi gjyqėsor ka te bėjė gjithashtu me lehtesimin dhe pėrshpejtimin e
    bashkėpunimit ne fushėn e zbatimit te vendimeve penale, lehtesimin e
    ekstradimit ndėrmjet shteteve anetare, vendosjen e normave penale uniforme
    ne luften ndaj krimit te organizuar, terrorizmit dhe trafikut te drogės.
    Njėlloj si ne fushėn e politikes e jashtme dhe sigurisė sė pėrbashkėt,
    bashkėpunimi ne fushėn e drejtesisė dhe te puneve te brendshme zhvillohet
    jashte kuadrit vendimmarrės te Komunitetit Europian.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Keshilli Europian

    Kėshilli Europian lindi nga Samitet e Kryetarėve te Shteteve dhe te Qeverive te
    vendeve anetare. Ne Samitin e Parisit te mbajtur ne dhjetor 1974, u vendos qė
    kėto takime te mbaheshin tri herė ne vit dhe te merrnin emrin Kėshill
    Europian. Ne vitin 1987, Akti i Pėrbashkėt Europian e bėri Kėshillin Europian
    pjesė te strukturės institucionale te Komunitetit. Tashmė ai ėshte pjesė e
    Bashkimit Europian.
    Kryetarėt e Shteteve dhe te Qeverive si dhe Presidenti i Komisionit takohen
    rregullisht te pakten dy herė ne vit. Ata shoqėrohen nga Ministri i Jashtem si
    dhe njė Anetar i Komisionit.
    Funksioni themelor i Kėshillit Europian ėshte pėrcaktimi i drejtimeve kryesore
    politike pėr integrimin Europian. Ai e realizon njė gjė te tillė duke marrė
    vendimet kryesore politike si dhe duke instruktuar Kėshillin ose Pėrfaqėsuesit e
    Shteteve Anetare. Ne kėte mėnyrė, Kėshilli Europian ka drejtuar punen pėr
    bashkimin ekonomik dhe monetar, zgjedhjen e drejtpėrdrejte te parlamentit si
    dhe njė numėr aplikimesh pėr aderim.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Parlamenti Europian

    Origjina e Parlamentit Europian fillon ne vitet 50-te me traktatet themeluese.
    Parlamenti Europian pėrbėhet nga 730 deputete, te cilėt zgjidhen me votim te
    drejtpėrdrejte nga qytetarėt e shteteve anetare. Kjo do te thote se Parlamenti
    Europian gėzon legjitimitet demokratik dhe se ėshte i vetmi organ pėrfaqėsues
    i qytetarėve te Bashkimit. Zgjedhjet parlamentare mbahen njė herė ne pesė
    vjet dhe te drejten e votes e gėzon ēdo qytetar europian qė ėshte regjistruar si
    votues. Pėrsa i perket zgjedhjes ne mėnyrė te drejtpėrdrejte, anetarėt e
    Parlamentit, sipas traktateve themeluese “jane pėrfaqėsues te popujve te
    shteteve qė bejne pjesė ne Komunitete”. Megjithate, pėr njė kohė te gjate ata
    kane qene delegate te shteteve anetare dhe zgjidheshin sipas proēedurave te
    veēanta nga secili shtet. Njė mėnyrė e tillė zgjedhjeje nuk siguronte
    pėrfaqėsim te mjaftueshėm te grupeve opozitare te parlamenteve te shteteve
    anetare, duke ēuar kėshtu ne njė “defiēit demokratik”. Ne vitin 1976, Keshilli
    nxorri njė vendim lidhur me zgjedhjen e pėrfaqėsuesve ne Parlament me votim
    te pėrgjithshėm dhe direkt. Zgjedhjet e para te pėrgjithshme dhe te
    drejtpėrdrejta jane mbajtur ne vitin 1979. Qė prej asaj kohe, Parlamenti ka
    shprehur vullnetin politik te 374 milione qytetarėve te Bashkimit dhe ka
    pėrfaqėsuar interesin e tyre ne marrėdhenie me institucionet e tjera te BE-sė.
    Parlamenti Europian i zhvillon punimet e tij ne Francė, Belgjikė dhe
    Luksemburg. Sesionet plenare mujore, ne te cilat merr pjese ēdo eurodeputet,
    zhvillohen ne Strasburg, qytet i cili konsiderohet edhe selia e Parlamentit
    Europian. Takimet e komiteteve parlamentare dhe ēdo takim plenar shtesė
    zhvillohet ne Bruksel, ndėrsa Luksemburgu ėshte qendra e administrates se
    Parlamentit (Sekretariati i Pėrgjithshėm).
    Parlamenti ushtron tri funksione themelore:
    1. Ai ushtron pushtetin legjislativ ne bashkėpunim me Kėshillin. Fakti qė
    ėshte njė organ i zgjedhur ne mėnyrė te drejtpėrdrejte bėn qė
    Parlamenti te jete garanti kryesor i legjitimitetit te se drejtes
    europiane.
    2. Kėshilli i BE-sė dhe Komisioni Europian jane te detyruara te kėrkojne
    mendimin e Parlamentit, pėrpara se te adoptojne njė akt legjislativ, sa
    herė qė Traktatet e parashikojne shprehimisht njė gjė te tillė.
    Konsultime te tilla mund te jene edhe opsionale.
    3. Parlamenti ushtron kontroll demokratik mbi te gjitha institucionet e BEsė,
    veēanerisht mbi Komisionin. Ai gėzon te drejten pėr te pranuar ose
    refuzuar emėrimin e Komisionerėve; mund te paraqesė mocion
    mosbesimi ndaj Komisionit ne terėsi dhe Komisioni ėshte i detyruar t’u
    pėrgjigjet pyetjeve te Parlamentit.
    Ai ushtron, ne bashkepunim me Kėshillin, pushtetin mbi buxhetin e BE-sė, duke
    ndikuar kėshtu mbi shpenzimet e Bashkimit. Parlamenti gėzon te drejten te
    miratojė ose te rrėzojė buxhetin ne terėsi.
    Veprimtaria e Parlamentit ndahet ne dy faza kryesore:
    • Pėrgatitja e sesioneve plenare. Kjo bėhet nga anetaret e Parlamentit ne
    komisionet parlamentare te cilat jane te specializuara ne fusha te
    veēanta te aktivitetit te Bashkimit. Ēėshtjet per debat diskutohen edhe
    nga grupet politike.
    • Sesionet plenare. Gjate ketyre sesioneve Parlameti shqyrton propozimet
    legjislative si dhe voton dhe propozon amendamente perpara se te
    votoje tekstin ne pergjithesi.
    Ne veprimtarine e Parlamentit Europian bejne pjese edhe “komunikimet” me
    Keshillin dhe Komisionin si dhe seancat e pyetjeve lidhur me gjendjen e
    Bashkimit dhe situaten ne bote.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Keshilli I Bashkimit Europian

    Keshilli eshte organi kryesor vendimmarres i Bashkimit. Sikurse Parlamenti
    Europian edhe Keshilli eshte krijuar nga dispozitat e traktateve gjate viteve
    ‘50. Ai perfaqeson shtetet anetare dhe ne takimet e tij merr pjese njė minister
    nga secila prej qeverive te shteteve anetare te BE-se, me varesi te natyres se
    ceshtjeve qe do te diskutohen ne ate takim. Marredheniet e Bashkimit Europian
    me pjesen tjeter te botes mbahen nga “Keshilli i Ceshtjeve te Pergjithshme
    dhe Marredhenieve me Jashte”. Por njė konfigurim i tille i Keshillit ka
    pergjegjesi te gjera edhe per ceshtje te politikes se pergjithshme, prandaj
    takimet e tij mund te ndiqen nga secili prej ministrave te qeverive te shteteve
    anetare, sipas zgjedhjes se vete qeverive.
    Gjithsej ekzistojne nente konfigurime te ndryshme te Keshillit:
    • Ceshtjet e Pergjithshme dhe Marredheniet me Jashte
    • Ceshtjet Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN)
    • Drejtesia dhe Punet e Brendshme
    • Punesimi, Politikat Sociale, Shendeti dhe Ceshtjet e Konsumatorit
    • Konkurrenca (Tregu i Brendshem, Industria dhe Kerkimet)
    • Transporti, Telekomunikacionet dhe Energjia
    • Bujqesia dhe Peshkimi
    • Mjedisi
    • Edukimi, Rinia dhe Kultura
    Gjithesesi, Keshilli mbetet njė institucion i vetem.
    Secili prej ministrave ne Keshill gezon plotfuqishmeri. Kjo do te thote se,
    deklarimet dhe veprimet e tij jane plotesisht te afta per te angazhuar qeverine
    qe ai perfaqeson. Me fjale te tjera, nenshkrimi i ministrit eshte nenshkrim i
    qeverise qe ai perfaqeson. Gjithashtu, cdo minister i Keshillit eshte pergjegjes
    ndaj parlamentit te vendit te tij si dhe ndaj qytetareve qe ky parlament
    perfaqeson, duke siguruar keshtu legjitimitetin e vendimeve te Keshillit.
    Keshilli ushtron gjashte funksione themelore:
    1. Miraton normat komunitare. Ne disa fusha te caktuara, kete pushtet ai e
    ushtron ne bashkepunim me Parlamentin Europian.
    2. Koordinon politikat e pergjithshme ekonomike te shteteve anetare.
    3. Lidh marreveshje nderkombetare, ne emer te Bashkimit Europian, me
    shtete ose organizata nderkombetare.
    4. Aprovon buxhetin e Bashkimit, se bashku me Parlamentin Europian.
    5. Zhvillon Politiken e Jashtme dhe te Sigurise se Perbashket te Bashkimit,
    ne baze te direktivave te Keshillit Europian.
    6. Koordinon bashkepunimin midis gjykatave dhe forcave policore te
    shteteve anetare ne ceshtjet penale.
    Shumica e pergjegjesive te Keshillit kane te bejne me fusha te veprimit
    komunitar, ne te cilat shtetet anetare kane hequr dore nga sovraniteti i tyre
    duke ua deleguar pushtetin vendimmarres organeve te BE-se. Kjo fushe veprimi
    perben “shtyllen e pare” te Bashkimit Europian. Megjithate, dy funksionet e
    fundit kane te bejne me fusha ne te cilat shtetet anetare nuk kane hequr dore
    nga sovraniteti i tyre, por thjesht kane pranuar te punojne se bashku. Kjo
    quhet “bashkepunim nderqeveritar” dhe perfshin “shtyllen” e dyte dhe te trete
    te Bashkimit.
    Veprimtaria e Keshillit te BE-se eshte e organizuar si me poshte:
    • COREPER. E gjithe puna e Keshillit pergatitet dhe koordinohet nga
    Komiteti i Perfaqesuesve te Perhershem (COREPER), i cili perbehet nga
    perfaqesuesit e perhershem ne Bruksel te te gjitha shteteve anetare si
    dhe nga ndihmesit e tyre. Vete puna e COREPER-it pergatitet nga 250
    komitete dhe grupe pune, te cilat perbehen nga delegate te shteteve
    anetare.
    • Presidenca e Keshillit. Secili prej shteteve anetare kryeson takimet e tij
    per njė periudhe gjashte mujore, duke promovuar vendimet politike dhe
    legjislative te Bashkimit si dhe duke realizuar kompromisin ndermjet
    shteteve anetare.
    • Sekretaritati i Pergjithshem. Ky eshte njė organ ndihmes i Presidences
    dhe ka per detyre te siguroje funksionimin normal te punimeve te
    Keshillit ne te gjitha nivelet.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Komisioni Europian

    Komisioni eshte njė organ i pavarur politikisht i cili perfaqeson dhe mbron
    interesat e Bashkimit Europian ne terėsi. Ai perben mekanizmin drejtues te BEse.
    Komisioni Europian perbehet nga 25 anetare te cilet emerohen njė here ne
    pese vjet, pa kaluar 6 muaj nga data e zgjedhjeve per Parlamentin Europian.
    Procedura e emerimit eshte e tille:
    • Qeverite e shteteve anetare bien dakord mbi emrin e personit qe do do
    te drejtoje Komisionin per pese vjetet e ardhshem.
    • Presidenti i Komisionit zgjedh, ne bashkepunim me qeverite e shteteve
    anetare, anetaret e tjere te Komisionit.
    • Parlamenti Europian aprovon perberjen e Komisionit te ri, ne teresi. Ne
    rast se aprovohet, Komisioni fillon nga puna janarin e ardhshem.
    Selia e Komisionit Europian eshte ne Bruksel, por ai ka njė numer zyrash ne
    Luksemburg, perfaqesi ne te gjitha shtetet anetare te BE-se si dhe delegacione
    ne disa prej kryeqyteteve te botes.
    Komisioni Europian ushtron kater funksione themelore:
    1. Propozon aktet normative ne Parlament dhe ne Keshill;
    2. Administron dhe zbaton politikat e BE-se si dhe buxhetin;
    3. Eshte “gardiani” i Traktateve (se bashku me Gjykaten e Drejtesise);
    4. Perfaqeson Bashkimin Europian ne arenen nderkombetare.
    Vete Komisioni vendos fushen e veprimtarise te secilit komisioner si dhe
    shperndarjen e pergjegjesive ne rast se eshte e nevojshme. Stafi i Komisionit
    eshte i organizuar ne departamente, te njohura ndryshe edhe si “Drejtori te
    Pergjthshme”. Secila prej ketyre drejtorive eshte pergjegjese per njė fushe te
    vecante te aktivitetit te BE-se dhe kryesohet prej njė Drejtori te Pergjithshem,
    i cili eshte pergjegjes perpara njėrit prej komisionereve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #6
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gjykata Europiane E Drejtesise

    Gjykata e Drejtesise eshte krijuar ne vitin 1952 me Traktatin e Komunitetit
    Europian te Qymyrit dhe Celikut. Detyre e saj eshte te siguroje qe e drejta e
    BE-se te interpretohet dhe te zbatohet ne menyre uniforme ne te gjitha shtetet anetare. Gjithashtu, Gjykata ka pushtetin e zgjidhjes se mosmarreveshjeve gjyqesore ndermjet shteteve anetare, institucioneve te Bashkimit, personave fizike dhe juridike.
    Gjykata eshte e perbere nga njė gjyqtar prej secilit shtet anetar, duke
    siguruar, ne kete menyre, perfaqesimin e sistemeve ligjore te te gjithe
    shteteve anetare te BE-se. Gjykata ndihmohet nga 8 “avokate te
    pergjithshem”, te cilet kane per detyre te japin mendimin e tyre per ceshtjet
    qe shtrohen per zgjidhje perpara gjykates. Mendimet e tyre jepen publikisht
    dhe duhet te jene te paanshme. Gjyqtaret dhe avokatet e pergjithshem
    emerohen me marreveshje te perbashket te te gjithe shteteve anetare, per njė mandat gjashte-vjecar, i cili mund te riperterihet me njė ose dy periudha te metejshme tre-vjecare.
    Ceshtjet kryesore qe shtrohen per zgjidhje perpara Gjykates:
    1. kerkesa per gjykim paraprak;
    2. procedimi per shkelje te detyrimeve qe rrjedhin nga traktatet;
    3. procedimi per anullim te njė vendimi;
    4. procedimi per mosveprim.
    Per ta ndihmuar Gjykaten e Drejtesise per te zgjidhur numrin e madh te
    ceshtjeve qe shtrohen perpara saj, si dhe per t’u siguruar njė mbrojtje me te
    mire ligjore qytetareve te Bashkimit, ne vitin 1989 u krijua “Gjykata e Shkalles
    se Pare”. Kjo gjykate eshte pergjegjese per zgjidhjen e njė numri te caktuar
    ceshtjesh, ne menyre te vecante te atyre qe paraqiten nga individet dhe
    ceshjet qe kane te bejne me raste te konkurrences se pandershme midis
    ndermarrjeve.
    Gjykata Europiane e Drejtesise dhe Gjykata e Shkalles se Pare kane nga njė
    President, te zgjedhur ndermjet gjyqtareve per njė mandat tre-vjecar.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #7
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Zhvillimi I Marrėdhėnieve Shqipėri – Bashkimi Europian

    Marrėdhėniet diplomatike te Shqipėrisė me Bashkimin Europian (BE) jane
    vendosur ne vitin 1991. Ngjarja mė e rėndėsishme ne marrėdhėniet midis
    Shqipėrisė dhe BE-sė u shėnua njė vit mė vone, ne 11 maj 1992, me
    nenshkrimin e Marrėveshjes sė Tregtisė dhe Bashkėpunimit pėrfshirė deklaraten
    e pėrbashkėt mbi dialogun politik, e cila hyri ne fuqi mė 1 dhjetor 1992.
    Me gjithė hapėsirėn dhe pėrmbajtjen e kufizuar, kjo marrėveshje pėrbėn njė
    ndėr dokumentet kontraktuale mė te rėndėsishme qė Shqipėria ka nenshkruar
    ne 10-vjeēarin e kaluar, e cila e lidhi pėrfundimisht vendin tone me BE-ne. Po
    ne kėte periudhė, Shqipėria pėrfshihet ne Sistemin e Pėrgjithshėm te
    Preferencave (GSP), i cili pėrfaqėsonte njė regjim te pėrgjithshėm
    preferencash tregtare qė BE-ja u ofronte njė numri te gjerė vendesh me te
    cilat ajo kishte marrėdhėnie kontraktuale.
    Marrėveshja e Tregtisė dhe Bashkėpunimit e 11 majit 1992 i krijoi mundėsine
    Shqipėrisė qė te pėrfitojė nga fondet e programit PHARE. Kjo pėrbėn njė hap te
    rėndėsishėm ne drejtim te ristrukturimit te asistencės sė BE-sė ndaj Shqipėrisė
    ne njė sėrė fushash qė pėrkonin me reformat ne te cilat ishte angazhuar vendi
    yne. Ne kuadrin e kėtij programi, ne periudhėn 1992-2000, Shqipėrisė i ėshte
    premtuar dhe dhėne njė ndihmė e konsiderueshme.
    Ne vitin 1996, Shqipėria ishte prane nenshkrimit te njė marrėveshjeje te re
    kontraktuale me BE-ne, e cila, do te hapte rrugėn pėr njė marrėveshje klasike
    asocimi. Por, zgjedhjet e kontestuara parlamentare te majit te vitit 1996, sė
    bashku me krizėn e thellė financiare dhe sociale qė pasoi ne fillim te vitit 1997
    nga renia e skemave piramidale, bėne qė te dėshtojė ēdo iniciativė ne kėte
    drejtim.
    Zhvillimet politike gjate kėsaj periudhe ne vende te ndryshme te rajonit tone,
    shpėrbėrja e ish-Jugosllavisė, krijimi i njė sėrė shtetesh te reja, parametrat e
    te cilave dalloheshin nga ato te vendeve te Evropės Qendrore, bėne qė ne vitin
    1996 Bashkimi Europian te adaptonte pėr vendet e Ballkanit politikėn e quajtur
    “Regional approach” (pėrqasje rajonale).
    Kėshilli i Ēėshtjeve te Pėrgjithshme, ne kėte kohė, pėrcaktonte njė sėrė
    kushtesh politike dhe ekonomike qė vendet e Ballkanit duhej te plotesonin pėr
    te zhvilluar dhe forcuar marrėdhėniet e tyre me BE-ne. Kėto kritere kishin te
    bėnin me respektimin e parimeve demokratike, lirite dhe te drejtat e njėriut,
    ndėrtimin, respektimin dhe forcimin e shtetit te sė drejtes, mbrojtjen e
    minoriteteve, zhvillimin e ekonomisė sė tregut, si dhe bashkėpunimin rajonal.
    Megjithėse e orientuar pėr te ndihmuar forcimin e demokracisė dhe reformat
    ne vendet pėrkatese, kjo politikė e BE-sė provoi te jepte rezultatet e
    parashikuara. Pėr shkak te zhvillimeve te fundit dramatike rajonale, ngjarjet
    tragjike ne Kosovė “traumatizuan” sistemin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare
    dhe shtuan presionin e tyre pėr te gjetur forma dhe mėnyra te tjera pėr te
    pėrshpejtuar “integrimin” e Europės Jug-Lindore ne strukturat e BE-sė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #8
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Procesi I Stabilizim - Asocimit

    Ne maj te vitit 1999, Bashkimi Europian miratoi njė iniciativė te re pėr 5 vende
    te Ballkanit: Shqipėria, ish-Republika Jugosllave e Maqedonisė, Kroacia, Bosnjė-Hercegovina dhe Republika Federale Jugosllave, te quajtur procesi i Stabilizim10 Asocimit (pSA). Qė ne fillimin e kėsaj iniciative te re, Shqipėria do te bėhej pjesė e saj. Ky proces ka pėr qėllim vendosjen e marrėdhėnieve mė te ngushta ndėrmjet BE-sė dhe vendeve te lartpėrmendura, nepėrmjet Marrėveshjeve te Stabilizim-Asocimit (MSA).
    Ne nentor te vitit 1999, Komisioni Europian paraqiti njė raport mbi studimin e
    fizibilitetit per hapjen e bisedimeve me Shqipėrine pėr nenshkrimin e
    Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit duke arritur ne perfundimin se,
    megjithate, Shqipėria nuk i kishte plotesuar kushtet pėr njė marrėveshje te
    tillė.
    Perspektiva e vendeve te Ballkanit perėndimor pėr integrim ne Bashkimin
    Europian pėrforcohet pas Kėshillit Europian te Feiras, i mbledhur mė qershor
    2000, i cili vendosi se te gjitha vendet e pėrfshira ne procesin e Stabilizim-
    Asocimit jane kandidate potenciale pėr anetarėsim ne Bashkimin Europian.
    Ne muajin nentor te vitit 2000, u zhvillua ne Zagreb takimi i vendeve te
    pėrfshira ne procesin e Stabilizim-Asocimit. Ne kėte takim BE-ja vendosi te
    intensifikojė bashkėpunimin me Shqipėrine nepėrmjet krijimit te Grupit te
    Nivelit te Larte Drejtues Shqipėri-BE. Qėllimi i kėtij grupi ishte te vlerėsonte
    kapacitetin e Shqipėrisė pėr te marrė pėrsipėr detyrimet pėr njė Marrėveshje
    Stabilizim-Asocimi me BE-ne. Grupi i Nivelit te Larte Drejtues Shqipėri-BE
    zhvilloi tre takime ne Tirane ne pėrfundim te te cilave Komisioni Europian
    hartoi njė raport vlerėsimi, ku evidentohej procesi i bėrė dhe fushat ku ende
    nevojiten pėrmirėsime. Si pėrfundim, Komisioni vlerėsoi se ndonese mbetet
    ende pėr te bėrė ne drejtim te plotesimit te detyrimeve qė rrjedhin nga njė
    marrėveshje stabilizim-asociimi, perspektiva e hapjes sė negociatave ėshte
    rruga mė e mirė pėr te ruajtur tempin e ndryshimeve politike dhe reformave
    ekonomike ne vend. Pėr kėte qėllim, Komisioni arriti ne pėrfundimin se ėshte
    ēasti pėr te proceduar me njė Marrėveshje Stabilizim-Asociimi me Shqipėrine.
    Ne muajin qershor 2001, Kėshilli i Ministrave te BE-sė miratoi raportin e
    Komisionit dhe i kėrkoi atij qė te paraqiste njė projekt-mandat pėr hapjen e
    negociatave me Shqipėrine pėrpara fundit te vitit 2001. Ne pėrputhje me
    kėrkesėn e Kėshillit, ne muajin dhjetor 2001, Komisioni Europian i paraqiti
    Kėshillit projektmandatin e negocimit te njė Marrėveshjeje Stabilizim-Asociimi
    me Shqipėrine. Gjithashtu, ne kėte takim u vendos dhe krijimi i Grupit
    Konsultativ BE-Shqipėri.
    Projekt-Mandati i bisedimeve i pėrgatitur dhe paraqitur nga Komisioni Europian
    u diskutua ne nivel teknik nga vendet anetare te BE-sė gjate periudhės janarkorrik 2002. Kėshilli i Ēėshtjeve te Pėrgjithshme te BE-sė ne mbledhjen e tij mė 21 tetor 2002, vendosi hapjen e negociatave me Shqipėrine. Negociatat u hapėn zyrtarisht nga Presidenti i Komisionit Europian Z. Romano Prodi mė 31
    janar 2003.
    Qėllimi i Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit ėshte vendosja e stabilitetit
    politik dhe ekonomik te shtetit kandidat. Pikėrisht pėr kėte arsye kjo
    marrėveshje pėrmban detyrime asimetrike ne favor te tij.
    Pėr t’u bėrė palė e marrėveshjes, Shqipėria duhet te plotesojė kriteret e
    vendosura nga Kėshilli Europian i Kopenhagenit ne qershor te vitit 1993. Kėto
    kritere jane te karakterit politik dhe ekonomik. Ato kėrkojne nga njėra ane qė
    shteti kandidat pėr integrim te garantojė demokracine, shtetin e sė drejtes,
    respektimin e te drejtave te njeriut dhe te minoriteteve dhe nga ana tjeter te
    vendosė njė ekonomi tregu qė mund t’i bėjė ballė presionit te konkurrences te
    tregut te pėrbashkėt europian. Sė fundi, shteti kandidat duhet te jete i afte t’u pėrgjigjet detyrimeve qė rrjedhin nga “acquis communautaire”-legjislacioni i Bashkimit Europian.
    Kuadri i pėrgjithshėm i Marrėveshjes sė Stabilizim Asocimit pėrbėhet nga kater
    shtylla: dialogu politik dhe bashkėpunimi rajonal, dispozitat tregtare lidhur me
    liberalizimin progresiv te kėmbimeve deri ne vendosjen e njė zone tregtie te
    lirė midis palėve, lirite komunitare, dhe sė fundi bashkėpunimi ne fushat
    prioritare sidomos ne fushėn e drejtesisė dhe ēėshtjeve te brendshme.
    Pėr realizimin e objektivave te Proēesit te Stabilizim-Asocimit dhe te
    Marrėveshjes sė Stabilizim-Asocimit, BE-ja ofron njė mbėshtetje financiare
    nepėrmjet programit CARDS. i cili zėvendėsoi programet PHARE dhe OBNOVA,
    me rregulloren nr. 2666/2000 te dates 5 dhjetor 2000 te Kėshilli te Bashkimit
    Europian.
    Ne periudhėn 2001-2004, ndihma e BE-sė pėr Shqipėrine ne kuadrin e Programit
    CARDS arrin ne rreth €. 180.000.000.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #9
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Struktura Institucionale Shqiptare Per Integrimin Europian

    a. Komiteti Ndėrministror pėr Integrimin Europian:
    • Komiteti Ndėrministror pėr Integrimin Europian ėshte struktura mė e
    larte institucionale, pergjegjese pėr drejtimin dhe monitorimin e te
    gjithė procesit te integrimit ne Shqipėri.
    • Ky Komitet drejtohet nga Kryeministri dhe pėrbėhet nga ministrat dhe
    zyrtarė te larte te institucioneve te tjera qendrore.
    • Komiteti ndėrministror pėr integrimin europian mblidhet ne mėnyrė
    periodike (dy herė ne muaj) dhe trajton ēėshtjet mė te rėndėsishme ne
    lidhje me procesin e integrimit europian.
    b. Ministria e Integrimit Europian
    b/1 Drejtoria e Integrimit Europian
    • Bashkerendon dhe monitoron te gjithė procesin e Stabilizim-Asociimit si
    dhe negociatat per Marreveshjen e Stabizim-Asociimit.
    • Bashkerendon dhe monitoron procesin e pėrgatitjes dhe zbatimit te
    Strategjisė sė Integrimit Europian.
    • Drejton Grupet e Punes te Pėrbashkėta BE-Shqipėri, dhe monitoron
    veprimtarite e grupeve te punes ne kuadrin e Procesit te Stabilizim-
    Asociimit.
    • Ėshte pėrgjegjėse pėr negocimin, programimin, koordinimin, dhe
    monitorimin e zbatimit te programit CARDS.
    b/2 Drejtoria e Pėrafrimit te Legjislacionit
    • Bashkėrendon, monitoron dhe analizon ecurine e procesit te pėrafrimit
    te legjislacionit vendas me ate te Bashkimit Europian, duke mbajtur
    lidhje te rregullta institucionale me ministrite e linjės dhe institucionet
    e tjera qendrore;
    • Harton ne bashkėpunim me ministrite e linjės dhe institucionet e tjera
    qendrore Planin Kombėtar pėr Pėrafrimin e Legjislacionit Shqiptar me
    ate te Bashkimit Europian, si dhe kontrollon zbatimin e kėtij plani dhe te
    programeve te tjera te lidhura me Partneritetin Europian;
    • Vlerėson pėrputhshmėrine e projekt-akteve normative te propozuara nga
    ministrite e linjės dhe institucionet e tjera qendrore me te drejten e
    Bashkimit Europian, te cilat duhet te pasqyrojne ne relacionin
    shoqėrues, shkallėn e pėrafrimit dhe referencat mbi legjislacionin
    pėrkates dhe jurisprudencėn e Komunitetit Europian;
    • Bashkėrendon punen dhe ndihmon ministrite e linjės dhe institucionet e
    tjera qendrore pėr hartimin e legjislacionit te nevojshėm, me qėllim
    pėrmbushjen e detyrimeve, qė rrjedhin nga marrėveshja e Stabilizim-
    Asociimit;
    • Konfirmon pėrkthimin e dokumentacionit bazė, te nevojshėm pėr
    procesin e pėrafrimit te legjislacionit vendas me ate te Bashkimit
    Europian;
    c. Grupi Negociator pėr Marreveshjen e Stabizim-Asociimit:
    • Ministri i Integrimit Europian ėshte Kryenegociatori i Qeverisė Shqiptare.
    • Grupi negociator pėrbėhet nga pėrfaqėsues te te gjitha ministrive te
    linjės dhe institucioneve te tjera qėndrore.
    • Grupi negociator ėshte pėrgjegjės pėr koordinimin, monitorimin, dhe
    zbatimin brenda institucioneve te tyre te te gjitha veprimtarive
    sektoriale te lidhura me Procesin e Stabilizim-Asociimit.
    d. Grupi i Punes pėr Pėrafrimin e Legjislacionit
    • Eshte krijuar me Urdhrin e Kryeministrit nr. 26, date 27.02.2001 me
    qellim bashkerendimin e veprimeve te ministrive te linjės dhe
    institucioneve qendrore, te cilat te drejtuara nga Drejtoria e Perafrimit
    te Legjislacionit, jane te ngarkuara me ecurine e procesit te perafrimit
    te legjislacionit;
    • Eshte pergjegjes per zbatimin e metodologjise se perafrimit te
    legjislacionit vendas me acquis communautaire;
    • Perbehet nga Drejtoret e Drejtorive Juridike ne Ministrite e linjės dhe
    institucionet qendrore.
    e. Ministria e Puneve te Jashtme – Drejtoria e Pėrgjithshme pėr
    bashkėpunimin Euro-Atlantik:
    • Ėshte pėrgjegjėse pėr promovimin, njohjen, dhe pėrkrahjen e procesit
    te Stabilizim-Asociimit ne nivelet mė te larta politike te Bashkimit
    Europian.
    • Ne kuadrin e Politikės sė Jashtme, Ministria e Puneve te Jashtme ėshte
    pėrgjegjese pėr rritjen dhe forcimin e dialogut politik me shtetet
    anetare dhe vende te tjera ne pėrkrahje te procesit te Stabilizim-
    Asociimit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #10
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Historik I Shkurter Rreth Ministrise Se Integrimit Eruopian

    Intensifikimi i marredhenieve BE-Shqiperi nxorri ne pah nevojen e krijimit te
    njė strukture koordinuese dhe monitoruese te procesit te integrimit te
    Shqiperise me BE-ne ne perputhje me kerkesat politike dhe teknike te procesit
    te perafrimit te Shqiperise me strukturat europiane. Per kete qellim ne tetor te
    vitit 2001 u krijua Struktura e Ministrit te Shtetit per Integrimin, dhe
    Departamentit te Integrimit Europian si strukture nen varesine e Ministrit te
    Shtetit per Integrimin. Krijimi i kesaj strukture u realizua ne pergjigje te
    kerkeses se Komisionit Europian per te patur njė strukture partnere te
    domosdoshme per zhvillimin e bisedimeve bilaterale ndermjet Komisionit
    Europian dhe qeverise shqiptare.
    Gjithashtu, kjo strukture u krijua pikerisht per te trajtuar ēeshtjet qe kishin te
    benin me ecurine e procesit te integrimit, parapergatitjen e vendit per hapjen
    e negociatave, negocimin, nenshkrimin dhe monitorimin e zbatimit te
    Marreveshjes se Stabilizim-Asociimit.
    Intensifikimi i procesit te integrimit dhe zgjerimi i fushave te bashkepunimit
    BE-Shqiperi, te cilat u ngriten ne njė stad mjaft te avancuar me hapjen e
    negociatave BE-Shqiperi per Marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, nxori ne pah
    nevojen per rritjen e kapaciteteve administrative dhe te burimeve njerezore te
    domosdoshme per te koordinuar dhe monitoruar ne menyre me te plote ate
    teresi reformash dhe angazhimesh te ndermarra nga shteti shqiptar, qe
    perbejne ne thelb prioritetin kryesor te Qeverise Shqiptare. Forcimi i struktures
    se Ministrit te Shtetit per Integrimit Europian ka qene gjithashtu, njė
    rekomandim i vazhdueshem nga strukturat e Bashkimit Europian, te cilat e
    kane konsideruar te domosdoshem fuqizimin e struktures se integrimit per te
    perballuar ato kritere politike, ekonomike dhe legjislative qe ky proces kerkon
    (rekomandim i dale nga Raporti i Stabilizim-Asociimit per Shqiperine 2002 dhe
    ai i 2003, si dhe gjate takimeve te ndryshme “Task Force”).
    Per kete qellim ne dhjetor 2003 u krijua Ministria e Integrimit Europian e cila
    ka ne strukturen e saj dy drejtori mjaft te rendesishme: Drejtorine e Integrimit
    Europian dhe Drejtorine e Perafrimit te Legjislacionit Shqiptar me ate te BE-se.
    Keto dy struktura sigurojne koordinimin e monitorimin e procesit te
    negociatave per MSA-ne dhe te dialogut BE-Shqiperi ne kuader te strukturave te
    perbashketa BE-Shqiperi, si dhe koordinimin e monitorimin e procesit te
    harmonizimit dhe perafrimit te legjislacionit shqiptar me ate komunitar.
    Gjithashtu, ministria e Integrimit Europian eshte pergjegjese per programimin,
    koordinimin dhe monitorimin e zbatimit te ndihmes se BE-se per Shqiperine ne
    kuader te programit CARDS dhe formave te tjera te asistences. Ky funksion
    realizohet nepermjet sektorit te asistences komunitare, ne Drejtorine e
    Integrimit Europian prane kesaj ministrie.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  11. #11
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Misioni Dhe Fusha E Veprimtarise Se Ministrise Se Integrimit

    Ministria e Integrimit Europian ka pėr mision drejtimin teknik dhe
    bashkėrendimin e procesit te integrimit te Republikės sė Shqipėrisė ne
    Bashkimin Europian, nepėrmjet pėrafrimit te legjislacionit vendas me ate te
    Bashkimit Europian, hartimit te politikave te integrimit, bashkėrendimit te
    ndihmave financiare dhe informimit te publikut pėr kėte proces.
    Ministria e Integrimit Europian ushtron kėto veprimtari:
    Bashkėrendon dhe monitoron:
    • pėrgatitjet e institucioneve shqiptare dhe angazhimet e ndėrmarra prej
    tyre, ne kuadėr te procesit te Stabilizim-Asociimit;
    • punen ndėrmjet ministrive te linjės dhe institucioneve te tjera qendrore
    pėr hartimin e planeve kombėtare pėr Partneritetin Europian, me qėllim
    realizimin e objektivave te pėrcaktuara ne kuadėr te procesit te
    integrimit europian;
    • ecurine e procesit te pėrafrimit te legjislacionit vendas me ate te
    Bashkimit Europian, duke mbajtur lidhje te rregullta institucionale me
    ministrite e linjės dhe institucionet e tjera qendrore. Gjithashtu,
    ndihmon ministrite e linjės dhe institucionet e tjera qendrore pėr
    hartimin e legjislacionit te nevojshėm, me qėllim pėrmbushjen e
    detyrimeve, qė rrjedhin nga marrėveshja e Stabilizim-Asociimit;
    • ndihmėn komunitare pėr Republikėn e Shqipėrisė (Programi CARDS,
    Programi i Fqinjėsisė, TAIEX, si dhe programe te tjera ndihme, qė mund
    t’i ofrohen Republikės sė Shqipėrisė), sipas pėrparėsive te vendit tone,
    ne kuadėr te procesit te integrimit europian. Gjithashtu, MIE ndjek
    nenshkrimin e marrėveshjeve te ndihmave financiare te Bashkimit
    Europian pėr Republikėn e Shqipėrisė, ne kuadėr te ketyre programeve.
    Pėrgatit:
    • mekanizmat metodologjikė ne funksion te lehtesimit te zbatimit te
    reformave sektorale, qė rrjedhin nga negociimi dhe zbatimi i
    marrėveshjes sė Stabilizim-Asociimit;
    • harton, ne bashkėpunim me ministrite e linjės dhe institucionet e tjera
    qendrore, Planin Kombėtar pėr Pėrafrimin e Legjislacionit Shqiptar me
    ate te Bashkimit Europian, si dhe kontrollon zbatimin e kėtij plani dhe te
    programeve te tjera te lidhura me Partneritetin Europian.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Tema tė Ngjashme

  1. Shoqėria "Bashkimi" nė 100 vjetorin e saj.
    Nga Fiori nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-11-2010, 20:34
  2. Ēėshtja ēame diskutohet pėr herė tė parė nė Parlamentin Evropian
    Nga Iliriani nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 51
    Postimi i Fundit: 29-01-2007, 21:50
  3. Bashkimi Europian : Shqipėria, probleme me sundimin e ligjit
    Nga Humdinger nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-10-2006, 10:22
  4. Kontinenti I Pėrgjysmuar
    Nga Iliriani nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2006, 18:46
  5. Big Bang-u Europian dhe Shqipėria
    Nga Brari nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 04-06-2003, 04:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •