BASHKIMI EUROPIAN DHE INSTITUCIONET KRYESORE TE TIJ
HISTORIKU
Guri i themelit pėr krijimin e Bashkimit Europian u vendos nga Ministri i
Jashtem Francez, Robert Schuman, ne deklaraten e tij te 9 majit 1950, ne te
cilėn ai parashtroi idene e pėrpunuar mė parė me Jean Monnet pėr bashkimin e
industrive europiane te qymyrit dhe ēelikut. Sipas tij, kjo do te pėrbėnte njė
nismė historike pėr ndėrtimin e njė Europe te organizuar dhe vitale, pa te
cilėn paqja ne bote do te ishte e pamundur. Plani Schuman u bė realitet me
nenshkrimin ne Paris te Traktatit Themelues te Komunitetit Europian te
Qymyrit dhe Ēelikut mė 18 prill 1951. Ne nenshkrimin e traktatit merrnin
pjesė Gjermania, Franca, Belgjika, Italia, Holanda dhe Luksemburgu. Njė tjeter
zhvillim i rėndėsishėm erdhi disa vjet mė vone me Traktatet e Romės, te 25
marsit 1957, te cilat krijuan Komunitetin Ekonomik Europian dhe Komunitetin
Europian te Energjisė Atomike (EUROATOM). Kėto komunitete filluan nga puna
me hyrjen ne fuqi te traktateve mė 1 janar 1958.
Krijimi i Bashkimit Europian me Traktatin e Mastrihtit shėnoi njė hap te
mėtejshėm ne rrugėn e bashkimit politik te Europės. Megjithėse ky traktat u
nenshkrua mė 7 shkurt 1992, njė numėr pengesash gjate proēesit te ratifikimit
(miratimi nga qytetarėt e Danimarkės vetem pas njė referendumi te dyte;
proēesi gjyqėsor ne Gjermani pėr deklarimin antikushtetues te miratimit) bėne
qė Traktati te mos hynte ne fuqi deri mė 1 nentor 1993. Traktati i Mastrihtit i
referohet vetvetes si njė fazė e re ne proēesin e krijimit te bashkimit akoma
mė te ngushte ndėrmjet popujve te Europės. Krahas njė numri ndryshimesh
pėr Traktatet e Komunitetit Europian dhe Euroatomit, ai pėrmban edhe
instrumentin pėr krijimim e Bashkimit Europian - proēesi pėr krijimin e sė cilit
ende konsiderohej si i papėrfunduar. Traktati pėrbėn hapin e parė ne rrugėn
drejt krijimit te njė sistemi kushtetues Europian, ne te cilin do te pėrfshihen
edhe vete komunitetet.
Bashkimi Europian mori njė zhvillim te mėtejshėm me Traktatin e
Amsterdamit i cili u nenshkrua me 1 tetor 1997 dhe hyri ne fuqi mė 1 maj 1999
pas ratifikimit nga te gjitha shtetet anetare. Traktati i Amsterdamit ka
modifikuar pėrmbajtjen e Traktatit te Mastrihtit ne 5 fusha kryesore:
liria, siguria dhe drejtesia
qytetaria e Bashkimit
politika e jashtme
institucionet e BE-sė
bashkėpunimi ndėrmjet shteteve
Gjate samitit te Nicės mė 7-11 dhjetor 2000, kryetarėt e shteteve dhe te
qeverive si dhe ministrat e jashtem te shteteve anetare, pas njė maratone te
gjate bisedimesh, rane dakord pėr miratimin e njė kushtetute pėr Bashkimin
Europian. Traktati i Nicės pėrmban dispozita mbi ndarjen e pushteteve dhe
proēedurat vendimmarrėse te BE-sė. Traktati u miratua ne mėnyrė
pėrfundimtare nga qeverite e shteteve anetare mė 26 shkurt 2001, date kur u
nenshkrua nga ministrat e jashtem. Pas kėsaj, hyri ne fuqi mė 1 shkurt 2003,
pas ratifikimit nga parlamentet e te gjitha shteteve anetare.
Shtetet anetare te Bashkimit Europian pėrbėhen nga 6 shtetet themeluese te
komuniteteve europiane, sė bashku me shtetet qė aderuan mė vone. Kėshtu,
mė 1 janar 1973 aderuan Mbreteria e Bashkuar dhe Danimarka (me pėrjashtim
te Groendlandės, e cila me njė referendum te vitit 1982 vendosi terheqjen nga
Komuniteti Europian) dhe Irlanda. Mė 1 janar 1981 aderoi Greqia, ndėrsa mė 1
janar 1986 aderuan Spanja dhe Portugalia. Njė zgjerim i mėtejshėm ndodhi mė
1 janar 1995 me aderimin e Austrisė, Finlandės, dhe Suedisė. Zgjerimi mė i
madh i Bashkimit Europian u realizua sė fundmi me aderimin, mė 1 maj 2004,
te dhjete shteteve, ku pėrfshihen: Letonia, Lituania, Estonia, Polonia,
Republika Ēeke, Sllovakia, Hungaria, Sllovenia, Qiproja dhe Malta. Aktualisht
Bashkimi Europian pėrbėhet nga 25 shtete anetare.
STRUKTURA E BASHKIMIT EUROPIAN
Shtylla e parė: Komunitetet Europiane
Shtylla e parė pėrbėhet nga tri Komunitetet Europiane (Komuniteti Europian,
Komuniteti Europian i Qymyrit dhe Ēelikut dhe Euroatomi). Ne momentin e
themelimit te BE-sė, Komuniteti Ekonomik Europian mori emrin Komuniteti
Europian. Njė ndryshim i tillė synon te shprehė kalimin nga njė komunitet
terėsisht ekonomik ne njė bashkim politik. Pėrfshirja e te trija komuniteteve
ne njė shtyllė te vetme nuk nenkupton ndonjė unifikim te tyre.
Shtylla e parė pėrfaqėson juridiksionin komunitar ne formėn e tij mė te larte.
Brenda kuadrit te Komunitetit Europian, institucionet komunitare mund te
hartojne normat komunitare ne fushat pėrkatese te veprimtarisė sė tyre, te
cilat zbatohen direkt mbi shtetet anetare dhe kane epėrsi ndaj sė drejtes sė
brendshme. Ne zemėr te KE-sė qėndron tregu i pėrbashkėt me kater lirite e tij
themelore (liria e lėvizjes sė personave, mallrave, shėrbimeve dhe kapitalit) si
dhe rregullat mbi konkurrencėn.
Shtylla e dyte: Politika e Jashtme dhe e Sigurisė sė Pėrbashkėt
Pėrpara hyrjes ne fuqi te Traktatit te Bashkimit Europian, bashkėpunimi politik
ndėrmjet shteteve rregullohej nga marrėveshjet e vitit 1970 mbi
Bashkėpunimin Politik Europian si dhe nga Akti i Pėrbashkėt Europian. Kėto
marrėveshje parashikonin konsultime te rregullta ndėrmjet ministrave te
jashtem dhe kontakte te vazhdueshme ndėrmjet departamenteve qeveritare.
Megjithate, te gjitha vendimet merreshin me unanimitet. Pėrsa u pėrket
ēėshtjeve te sigurisė, bashkėpunimi kufizohej vetem ne aspektet politike dhe
financiare. Megjithate, krizat ndėrkombėtare te viteve 90 (Lufta e Gjirit, lufta
civile ne ish-Jugosllavi) treguan se instrumente te tilla te politikės sė jashtme
nuk ishin ne gjendje ti siguronin Bashkimit Europian ndikimin e merituar ne
arenen ndėrkombėtare.
Me Traktatin e Bashkimit Europian, Kryetarėt Shteteve dhe Qeverive rane
dakord te zhvillonin njė politikė te jashtme dhe sigurie te pėrbashkėt. Pjesa
mė e madhe e vendimeve, ne kuadėr te kėsaj politike, merren ende nepėrmjet
bashkėpunimit te shteteve. Megjithate, jane parashikuar njė sėrė mjetesh te
reja si, pėr shembull, pozicionet e pėrbashkėta, masat dhe veprimet e
pėrbashkėta si dhe vendimet kuadėr.
Shtylla e trete: Bashkėpunimi ne fushat e Drejtesise dhe te Puneve te
Brendshme
Bashkėpunimi ndėrmjet autoriteteve gjyqėsore dhe policore te shteteve
anetare synon tu ofrojė qytetarėve europiane liri, siguri dhe drejtesi, duke
parandaluar dhe luftuar bashkėrisht krimin, racizmin dhe ksenofobine.
Bashkėpunimi gjyqėsor ka te bėjė gjithashtu me lehtesimin dhe pėrshpejtimin e
bashkėpunimit ne fushėn e zbatimit te vendimeve penale, lehtesimin e
ekstradimit ndėrmjet shteteve anetare, vendosjen e normave penale uniforme
ne luften ndaj krimit te organizuar, terrorizmit dhe trafikut te drogės.
Njėlloj si ne fushėn e politikes e jashtme dhe sigurisė sė pėrbashkėt,
bashkėpunimi ne fushėn e drejtesisė dhe te puneve te brendshme zhvillohet
jashte kuadrit vendimmarrės te Komunitetit Europian.
Krijoni Kontakt