Close
Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345
Duke shfaqur rezultatin 81 deri 93 prej 93
  1. #81
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631

    Heroizmi i Skenderbeut psesa e IV-tė

    Para perleshjes me ushtrin e Hunijadit Skenderbeu i fton ne tenden e tij luftetaret me te besuar, nder ta edhe nipin e tij, Hamzain, qe sipas disa historianve ishte djali i motres se Skenderbeut kurse disa te tjere e thojne se ishte djali i Reposhit, keshtu me te besuarit e tij Skenderbeu ua tregon planin e kthimit te tij ne Atdhe, te gjithe betohen se do kthehen ne Shqiperi te gjallė ose te vdekur. Posa dalin luftetaret shqiptar nga tenda kur menjehere Huniadi jep urdher per sulm mbi ushtrine turke. Ne anen tjeter ushtaret turq kishin mbetur te habitur, te shtangur kur e shofin Skenderbeun per here te parė duke u zbrapthur, terhiqej me trupat e tij, kur e pa kete spektakel pasha i Rumelisė se si terhiqeshin luftetaret e Skenderbeut ai tmerrohet dhe se shpejti e tere ushtria e tij shpartalalhet para Huniadit, me vone deshmojne per kete humbje 4000 roberit e luftes dhe kerdin qe kishte bere ushtria hungareze mbi turqit. Karam Bej, pra Pasha i Rumelise mezi kishte arrijtur ta shpetoje koken e tij duke iu falenderuar vrapit te kalit te shpejtė. Momenti pra kishte ardhur ne vjeshte te vitit 1443, Skenderbeu kishte kapur ne ikje Reis Efendiun e Muratit, personin me te fuqishem pas Sulltanit i cili mbante vulat e perandoris ne emer te sulltanit me vete, ne rast te ndonje marveshje me krishtienet, keshtu pra Skenderbeu ia ve prangat dhe e detyrron ate qe t'ia shkruaj njė leter sunduesit te Krujes, duke ia diktuar me keto fjalė;" Ti dorzohet Kruja komandantit Skenderbe" me urdher te Muratit II. dhe te vendoset ne vend te tij Skenderbeu... Me se 300 kalores i bashkohen Skenderbeut, gati te gjithe shqiptar, njerez te zemres e te beses, ditene 7-tė me ne fund arrijne ne Diber te Madhe. Kruja me tani ishte etapa e dytė. Aty ne diber mbledh trima e vullnetar te tjerė, ne ēdo vend strategjikė ve roje te besushme dhe i veshur me njė kostum si te njė udhtari te rendomet Skenderbeu i afrohet Krujes. Per te qen plani i tij edhe me i besueshem, Skenderbeu zgjodhi Hamzain, qe e fliste gjuhen turke si njė turk dhe me mirė, dhe nje luftetar tjeter qe te hyjn para se te bie nata ne qytete dhe ta lajmrojne guvernatorin e krujes qe se shpejti do vjen Skenderbeu, guvernator i posazgjedhur nga Sulltani....


    Guvernartori turk bie i vdekur nder te paret, se shpejti kudo ne keshtjellė te Krujes rrjedhte gjaku i armikut, nder ta nuk duhej llogaritur edhe ata qe kalonin nga gjumi ne vdekje ne kete mesnatė, disa te tjerė kerkonin shpetim duke tentuar te marrin arratin mirėpo ēdo dalje ishte mbyllur per ta, atehere ose rezistonin ose te dorzoheshin, i prenin pa dhimt fare, asgjė nuk i mbronte ata, as lutjet e tyre as plaget e as shenjtetija e kishes. Te uritur pėr hakmarrje kryengritesit shqipetar knaqeshin me ulerimat e viktimave te tyre.

    Mė nė fund disa turq qe i kishin humbur te gjitha shpresat perulen para kembve te Skenderbeut i cili me shpaten ne dor, si komandant dhe ushtar urdheronte dhe ekzekutonte; keta turq iu luten Skenderbeut t'ua shpetonte jeten ! Keto lutje e preken Skenderbeun aqė shumė sa qe mezi ua shpeton jeten nga te tjeret qe u ziheshin mes tyre si pas njė gjahu... Skenderbeu i shpeton dhe iu thot se do ta shofin per neser se si do veprohet me keta ushtar turq.



    Te nesermen, heret ne mengjes, Skenderbeu shpalle me zerin e buris ne keshtjellen e tij urdherin, se; " Jeta t'iu falet te gjithė myslimanve te cilet perqafojn fen krishtere te vij para tij pa arme" ! Dhe perveq ksaj, "keta mysliman te krishteruar duhej te merrnin pjesė si ēdo banor tjeter i barabart me te tjeret ne fonkcionet dhe dinjitetin e detyrave publike" kurse atyre qe kundershtonin iu ipte denimi mė i rreptė, duke u sjellur ndaj tyre ne kundershtim me te drejtat e ngadhnjyesit. Ne mesjet pra ishte tradit gjdokundi, "ndrroje fen nese don ta shpetosh jeten" qe per ne sot duken si tradita barbare apo te pa besueshme, kemi shembuj perplote pastaj shekuj me vonė mu ne kohen e civilizimit europian, edhe ne mesin e te krishterve mes tyre hasim ne skena te tilla drama te ngjajshme dhe te pafalshme, ne mes protestanteve ne nje ane dhe katolikve ne anen tjeter !
    Pra ne kete rast, para Skenderbeut vetem njė pakic e vogėl e turqve pranuan krishterimin ndersa pjesa tjeter e turqve qe rrefyzuan moren vrapin per te shpetuar por u masakrruan gati te gjithė, ata qe arriten edhe njėhere te shpetonin gjallė ketij ekzekutimi, vinin perseri t'iu lusnin Skenderbeut qe t'ua fali jeten !
    Megjithate pas ketyre lutjeve Skenderbeu ua fali jeten dhe i liroi nga qyteti i Krujes, mirėpo krejt pak prej tyre shpetuan sepse ne dalje te krujes keta perseri u sulmuan nga fshatarėt, vetem pakė prej tyre mezi shpetuan.



    Kurse pjesa tjeter e turqve qe pranuan krishterimin dhe u baptizuan aty ne vend, i mbuluan me brohoritje dhe i pranuan me knaqesi ne mesin e tyre dhe qyteti i Krujes e kremtoi ketė festim si evenment publik dhe madheshtor teper te rendesishem me gezim e hare !



    Pasi qe u ēlirua nga roberia qyteti i Krujes, shenjat e simbolet me gjysemhėnė u shkoqen, armet e ushtris se sulalltanit u thyen copė me copė, ēdo gjurm e sundimit turk u zhduk ! Keshtu pra qeverisja e vjeter e Krujes rimori formen e dikurshme dhe te nesermen ne mengjes u ngrit flamuri i shtetit te lirė shqiptar me shqiponjen dy krenshe, ne ngjyrat kuq e zi !
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #82
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Se harrova, me falni ju lutemi hapesi i kesaj teme; nuk thuhet keshtu;Nėna e Skėnderbeut, Vjosava Tribada =Tripalda

    Vjosava apo Vojsava mund te pranohet...se eshet gabim shtypi apo...
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  3. #83
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga britanik Lexo Postimin
    Encyclopędia Britannica Eleventh Edition thote qe Skenderbeu

    "was the son of John (Giovanni) Castriota, lord of Kroia and of the Mirdite country of northern Albania, and of a Servian princess named Vaisava"

    Eshte e sakte kjo?
    mund te kete qene emer i dyte.

    Citim Postuar mė parė nga brandon* Lexo Postimin
    dy gjera shpejt e shpejt, por sakte...

    Lidhja qe ben shmitt midis brankovic dhe vojsaves nuk mbeshtetet nga dokumenta origjinale.
    emri vojsava permendet nga historiane te mevonshem, por jo nga burime dokumentare.

    i vetmi burim dokumentar eshte...Ragusian notarial act, 7 qershor , 1439...ajo quhej Jella, e veja e Gjon Kastriotit.

    akti fillon keshtu.

    i nderuari abati Pjeter si ambasador i zonjes Jella, te vese se zotit Gjon Kastrioti dhe zotit Gjergj bir i saj...etc etc

  4. #84
    OPENMINDED Maska e land
    Anėtarėsuar
    12-12-2003
    Postime
    7,684
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser Lexo Postimin

    por edhe ne kroniken e Spandugino-s. Ja c’fare botoi Ch. Hopf ne Chroniques greco-romanes, inedites ou peu connues publiees avec notes et tables genealogiques, Berlin, 1873, f. 343: ...in quella era entrato Scanderbeg huomo valente e per natura Serviano... Per deshmine e Spandugino-s kam edhe nje reference tjeter por e mbaj rezerve.

    diplomacise.
    kush mender teje e pjerdh spandugino-n, kur vete Skenderbeu percakton etnine e tij si epirot...ne letren princit te tarantos....e do letren

    dhe cilet jane epirotet-arberoret-shqiptaret mesoje ketu, nese di ca italisht.

    http://www.forumishqiptar.com/showpo...&postcount=407

  5. #85
    Pagan Warrior Maska e Hylltar
    Anėtarėsuar
    18-03-2011
    Vendndodhja
    Nė Fushat e Elyses
    Postime
    164
    A ma sillni citatin e Barletit ku thotė se Voisava ishte tribale? A ma sillni para se tu'a sjell unė?
    PAGANĖT PO TRIUMFOJNĖ, IMAMĖT PO BIEN, BOTĖS SĖ SHPEJTI DO TI KTHEHET PAQA.

  6. #86
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francė
    Postime
    5,631
    Askund nuk thuhet se quhej Vosava Tribalda !

    Por quhej Signiora Veisave Tripalda !...ku i shifni ketu Trbalet ? a e dini se ku jetonin Triballet ? Edhepse latinet shpesh i ngatrrojne triballet me "rascienet" apo "Mysienet" ne baz te toponimit por qe ska lidhje me popullin sllave fare...

    Nuk ka Triballda askund, ju e keni ngattrua dhe shumica e autorve si Shmiti
    Quhet Fusha e Pologut Tripalda= fusha e ndare ne tre pjese ! Tri pal da ! e ndare ne tresh, ne shqipe per ata qe njohin shqipen, Shmidi nuk di shqip ia fut koti !

    Tani po ndalemi tek Veisave !

    Askund nuk ka as qe ka egzistuar ky emer "Vojsava" eshet ngatrrim i autorve tek shkronja "O" dhe i falet Barletit mirepo autoret tjere e kane permirsua duke e quajtur
    emrine nenes se gjergjit VEISAVĖ qe do thote perndryshe Signiora Veis Avź =Zonja vei ushka vajzushka= virgjeresha Ave Maria !

    Pra si e shifni asnjera nga keto nuk perputhen as Tribale e as Vojsava por Tripalda e veja virgjiresha Ave maria, qe sigurishet Maria iu eshet hjekur pasi qe iu eshte vu ky emer vjzes se saj Maria ....

    Duhet thene Shmitit qe ta FSHIJE historinź qe ka shkarravit koti aty ne gjithe ate liber....!
    Askush nuk te pyt: ē'ka bere atedheu per ty por ē'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  7. #87
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Edhe nese eshte "Vojsava" , te me tregoni cfare kuptimi ka ky emer ne gjuhen Serbe qe disa pretendojne me kemebengulje te bejne emer Serb ?
    Edhe pse nuk gjndet asnje qe mban emer "Vojsava" te nacionaliteti Serb ne kohet e sotshme , perseri nuk ka kurnjifar kuptimi ne gjuhen e tyre , perkundrazi po shofi ne googel qe kete emer e mbajne shqiptaret ne ditet tona http://www.google.mk/search?gcx=w&ix...jsava.facebook

  8. #88
    i/e regjistruar Maska e Vidasusi
    Anėtarėsuar
    11-11-2010
    Vendndodhja
    Atje diku...
    Postime
    273
    Edhe sikur Voisava tė ishte princesh kineze, asgjė nuk e ndryshon faktin qė Skenderbeu ishte shqiptar dhe luftoi pėr Shqipėrinė!

  9. #89

    Pėr: Etniciteti i Vojsaves

    Vojsava Triballi ishte Shqiptare


    Nga Brunilda Ternova

    Ky shkrim u publikua nėn kujdesin e publicistit Fahri Xharra dhe “E Vėrteta.al”

    Hasemi shpesh kohėt e fundit me propagandėn mjerane tė individėve tė paskrupullt ose tė islamikėve te cakuar (agjent tė UDB e mė gjerė) qė duan tė na e nxjerrin Vojsava Triballin – nėnėn e heroit tonė kombėtar Gjergj Kastriot Skėnderbeu – etnikisht jo shqiptare por sllave. Po sjellim njė sėrė tė dhėnash historike, qė nga lashtėsia deri nė ditėt e sotme, qė dėshmojnė qartė qė Vojsava Triballi ishte shqiptare.
    I pari qė flet pėr Vojsava Kastriotin ėshtė Marin Barleti (1508) i cili shkruan se ajo ishte bashkėshortja e Gjon Kastriotit dhe bija e princit fisnik tė Triballėve, por nuk pėrcakton pėrkatėsinė etnike tė saj. Familja aristokrate e Muzakajve kishte lidhje miqėsore tė ndersjelltė me atė tė Kastrioteve. Gjon Muzakaj mik i familjes sė Skėnderbeut dhe bashkėkohės i tij nė “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skėnderbeg, pati pėr grua zonjėn Vojsava Tribalda, me tė cilėn lindėn katėr fėmijė meshkuj dhe pesė fėmijė femra”. Sipas Fan S. Nolit, ėshtė Gjon Muzakaj i pari qė pėrmend mbiemrin Tribalda tė Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ėma e tė thenit zotit Skėnderbeg, gruaja e tė thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga njė derė e fisme”. Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kėsaj familje dhe kushėri i parė i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frashėrit. Pėrkatėsia etnike e Vojsavės ka qėnė e ditur jo vetėm prej tij, por edhe nga tė tjerė bashkėkohės tė Muzakės, tė trashgimtarėve tė tyre, rrethit miqėsor e tė tjerė. Kjo ėshtė njė arsye mė shumė pėr t’u bashkuar me mendimin e disa studiuesve serioze rreth kėsaj ēėshtje, tė cilėt thonė se, meqėnėse dihej pėrkatėsia etnike shqiptare e saj nga Muzakaj e tė tjerėt nė kohėn e tij, nuk ka qėnė e nevojshme tė trajtohej mė tej pėrkatėsia e saj etnike.

    Nė ndihmė tė pėrkatėsisė etnike tė Vojsava Kastriotit na vijnė dokumente tė bashkėkohėsve tė saj, qė shprehen se ajo mbante tė njėjtin mbiemėr (Tribalda) bashkė me Vrana Kontin. Gjon Muzaka pėr Vrana Kontin shkruan: ”Njė princ shqiptar me titullin “Markez” i Tribalda, i cili jetonte nė Itali pas vdekjes sė Skėnderbeut dhe kishte gjak prej tė Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar nė ushtrinė e Skenderbeut, qė shkėlqeu edhe nė ushtrinė e mbretit tė Napolit, qė mbante titujt aristokrat Dukė i Ferrandinos dhe Markez i Triballėve, ishte gjak i pastėr arbėror dhe mbante tė njėjtin mbiemėr me Vojsavėn, mbiemrin Tribalda. Kjo do tė thotė se ata ishin tė njė gjaku arbėr, kishin tė njėjtėn pėrkatėsi etnike dhe qė tė dy vinin nga njė degėzim i familjes fisnike tė Muzakajve.
    Nga disa studiues si zotėruesi i krahinės sė Pollogut na jepet i ati i Vojsava Kastriotit dhe kėtė e dėshmojnė autoret: Anonimi nė veprėn ”Punėt e ndritėshme tė zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani (1568), Lavardini (1577) e tė tjerė, te cilėt shprehen se Vojsava ishte e bija e princit tė Pollogut.
    Cilės etni i pėrkiste princi i Pollogut, i ati i Vojsavės?

    Pas vdekjes sė Stefan Dushanit dhe shėmbjes sė perandorisė sė tij serbe, sipas disa burimeve historike, fisnikėt e Arbėris u ngritėn dhe rimorėn territoret e tyre tė humbura. Prof. Pėllumb Xhufi nė studimin e tij ”Zotėrimi i Gropave tė Dibrės nė shek. XIII-XIV” na sjell njė fakt interesant. Pas vdekjes sė S. Dushanit zotėruesi i trevės sė Dibrės pėrmendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti tė presė monedhėn e tij, gjė qė tregon se ai kishte mundur tė ngrej njė principatė mjaft tė fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi nė ndihme despotit tė Beratit, vjehėrrit tė tij, Andrea Muzaka pėr marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me rėnien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar edhe i Ohrit. Tė njejtin fat me atė tė M. Krajlevicit patėn edhe princėr tė tjerė serb, qė sunduan nė territoret shqipetare tė ardhur nė pushtet gjatė sundimit tė S. Dushanit.

    Studiues e historianė tė kėsaj periudhe, ndėr kėta Fan S. Noli, argumentojnė se gjatė shekujve XIII-XIV fisnikėt arbėr sundonin deri nė rrjedhėn e sipėrme tė Vardarit, si Balshajt, Gropajt, Muzakėt, Kastriotėt e tė tjerė. Brenda kėtij territori pėrfshihej edhe Pollogu, zotėrues i tė cilit ishte i ati i Vojsavės. Sipas tyre princi i Pollogut duhet tė ishte arbėr, pasi njė princ serb nuk mund tė ushtronte pushtetin e tij nė njė territor tė rrethuar nga fisnik arbėr. Rreth popullimit tė kėtij rajoni me shqiptar, shkrimtari yne Ismail Kadare ėshtė shprehur: ”Ėshtė absurde, qė shqiptarėt nga majat e larta tė Shqipėrisė te mos e kishin vėrejtur njė fushė aq pjellore para hundės sė tyre, e serbėt gjoja e paskan parė kėtė fushė tė begatshme, qė pėrtej Danubit, nga Rusia e largėt”.

    Mbi pėrkatėsinė etnike tė princit tė Pollogut na sjell njė informacion me shumė interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Nė studimin e tij ai pohon se Andrea Engjėll Flav Komneni e nxjerr Vojsava Kastriotin nga familja e Muzakajve. Po nė kėtė punim tė tij rreth pėrkatėsisė etnike tė Vojsavės thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakės, mbėshtetur nė gjenealogjinė qė i dėrgoi Andrea Engjėll Flav Komneni i bėri njė shtesė kronikės sė tė atit (Gjonit), pėr t’ua lėnė pasardhėsve nė tė cilėn thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, qė u bė shoqja e Gjonit, tė cilėve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet tė kombėsisė arbėrore e pėr pasojė e tė njėjtės etni rezulton edhe e bija e tij Vojsava.

    Aleksandėr Kutolo (Alessandro Cutolo) nė veprėn e tij “Skėnderbeu” fq. 20 botuar nė Milano nė 1940 shkruan:”Gjoni mori pėr grua princeshėn Vojsava, tė bijen e njė kreu tjetėr shqiptarė tė shkėlqyer, zotit tė Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, tė atin e Vojsaves e paraqet arbėror tė shkėlqyer.

    Fan S. Noli, nė punimin e dytė “Historia e Skėnderbeut” 1947, duke i’u referuar K. Hoph nė “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thotė se Vojsava ishte shqiptare nga gjaku i Muzakajve”.
    Mbėshtetur nė dėshmitė e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), nė burimet qė flasin pėr sundimin e fisnikėve arbėror nė lindje deri nė rrejdhėn e sipėrme tė Vardarit pėrfshirė kėtu edhe Pollogun, nė atė qė na sjellin Andrea E. F. Komneni, Fan S. Noli, A. Cutolo e tė tjerė, si dhe nė mungesė tė ndonjė dokumenti argumentues e bindės tė kundėrt me autorėt e lartėpėrmendur, hidhet mjaftueshėm dritė pėr tė pranuar se Vojsava Kastrioti, e ėma e Skėnderbeut, i pėrkiste etnis arbėrore dhe jo asaj sllave.
    Pak histori nga lashtėsia mbi fisin e Triballėve.

    Fisin e Tribalėve disa autorė e shtrijnė deri nė Fushė-Dardani dhe e quajnė si fis thrakas, por Apiani i quan Tribalėt fis ilir. Apiani, historian grek, lindur nė Aleksandri tė Egjiptit nga fundi i shekullit I, qė jetoi deri nė vitin 70 tė shekullit II shkroi veprėn e tij HISTORIA ROMANA. Nė pjesėn e katėrt, tė quajtur “Illyrike”, Apiani tregon edhe legjendėn gjenealogjike sipas tė cilės, Iliri ishte i biri i Polifemit dhe Galateas. Vėllezėr tė Ilirit ishin Kelti dhe Gali. Bijtė e Ilirit ishin Enkeleu, Autari, Dardani, Medi, Taulanti dhe Perrebi, vajzat e tij qenė Partha, Daorta, Dasara. Autari pati pėr bir Paionin dhe ky i fundit pati pėr bij Triballin dhe Skordiskun. Apiani e lidh fisin e Triballėve me Triballin, si vijimėsi etnike ilire, prandaj trungu familjar qė jep Apiani duhet tė jetė pikėnisje pėr interpretimin e fiseve qė banonin ballkanin dhe mė gjėre. Kjo pikėpamje e Apianit ėshtė nė shekullin II por qė na pasqyron diēka shumė mė tė hershme nė kohė.

    Stefan Bizantini, leksikograf i madh me prejardhje nga Konstandinopoli, jetoi nė shekullin VI dhe vepra e tij “De urbibus et populis” u shkrua gjatė viteve 528-545. Ai shfrytėzoi veprat e Hekateut, Herodotit, Tukididit, Efarit, Strabonit, Pausanias, Herodotit, Orosit dhe shumė autorėve tė tjerė emrat e tė cilėve kanė humbur. Kjo vepėr ėshtė ruajtur jo tėrėsisht, por nga epitomet e saj tė grumbulluara nga leksikografi i Justinianit tė Madh, i quajtur Ermolahu. Edhe Stefan Bizantini, katėr shekuj mė pas, Triballėt i quan “ilirė”.

    Nė shekullin V para e.s. fisi i Triballėve banonte nė krahinėn qė shtrihej midis Moravės dhe Iskras.
    Burimet qė flasin pėr trevėn e Triballėve nė kohėn perandorake romake janė Straboni, Plini, Ptolemeu dhe Dion Kassi. Tė katėr na thonė se Triballėt banonin midis Moravės dhe Iskras.
    Sipas Strabonit “pas vendit tė Skordiskėve gjatė Istrit, ėshtė vendi i Triballėve dhe i Misėve”. I njėjti autor thotė: “Scordiskėt e vegjėl ngjitur me Triballėt dhe Misėt”. Ėshtė e vėrtetė se Straboni na informon se Bastarnėt, Skitėt dhe Sarmatėt i kishin nėnshtruar shpesh Triballėt, kėshtu qė do tė mund tė mendohej se banonin nė afėrsi tė Scitisė, ku inkursionet e kėtyre popujve kanė qenė tė shpeshta.
    Plini nuk ėshtė mė pak kategorik nė pėrcaktimin e trevės sė Triballėve nė zonėn e Moravės dhe Iskrės. Lexojmė tek ai se Triballėt kufizohen me Dardanėt. Pra nuk ka dyshim se si pas autorit tė “Historisė sė Natyrės” ky fis gjendej afėr Moravės. Njė herė tjetėr Plini i vendos Triballėt nė perėndim tė Timokut.

    Edhe Ptolemeu flet me tė njėjtėn gjuhė. Pėr tė treva e Triballėve gjendet nė pjesėn perėndimore tė Mezisė sė Poshtme. Ėshtė e vėrtetė se ai nuk njeh Triballė nė Mezinė e Sipėrme, por u jep atyre njė pjesė tė madhe tė zonės Moravė-Iskėr.

    Mė nė fund Dion Kassi I cili shprehet se Triballėt janė fqinj tė Dardanėve dhe kėta jetojnė nė krahinėn e atyre. Dėshmia e Dionit ėshtė e qartė. Nuk mund tė mendohet pėr zonėn nė lindje tė Iskrės kur ėshtė fjala pėr Dardanė. Nė qoftė se Dardanėt banojnė nė truallin e Triballėve dhe nė qoftė se Dardanėt dhe Triballėt janė fqinjė, vendi i Triballėve duhet tė kėrkohet midis Moravės dhe Iskrės.
    Nė Fushė-Dardani tė gjithė autorėt antikė kanė treguar qartė se fisi ilir i Dardanėve ka banuar historkisht, ashtu si dhe sot, kėshtu nėse ka thrakas nė Fushė-Dardani, ata nuk janė gjė tjetėr veēse dardan ilir. Dardanėt shpesh nga autorėt antikė dhe modernė janė quajtur si fis thrako-ilir, ēka tregon qė nuk ka asnjė ndryshim etnik midis ilirėve dhe thrakasve, pėrderisa fise tė njohura si ilire janė edhe thrake njėkohėsisht. Mbretėria Thrake e Odryseve shekulli V-III para erės sė re: Rez Eanidi ėshtė mbreti i parė i thrakasve, qė njohim nga burimet e shkruara historike, por pa diskutim qė mund tė ketė pasur dhe mbretėr tė tjerė para tij. Ai qeverisi nė fund tė shekullit XIII dhe ndoshta nė fillim tė shekullit tė XII para erės sė re dhe mori pjesė nė luftėn e Trojės si aleat me trojanėt. Rezi kishte lidhur njė numėr tė madh krushqish me dardanėt e Trojės dhe ishte aleat i fortė i tyre. Mbretėria thrake ka vazhduar tė ekzistojė dhe pas luftės sė Trojės, por ajo e arriti kulmin me mbretėrinė e Odrysėve. Kjo mbretėri u krijua nga bashkimi i tė gjitha fiseve thrake nga Egjeu deri nė Danub nėn mbretin e fuqishėm Tere 450-431 para erės sė re. Nėn sundimin e tė birit tė Tereut, Sitalkut 431-424 para erės sė re mbretėria arriti kulmin e shtrirjes territoriale dhe fuqisė ushtarake. Ai ndėrtoi rrugėt qė lidhnin Egjeun me Danubin dhe ngriti njė ushtri prej 150 mijė ushtarėsh. Sitalku ndėrmori njė sėrė fushatash ushtarake kundėr maqedonasve dhe vdiq nė fushatėn ushtarake kundėr fisit ilir tė Tribalėve, tė cilin donte ta bashkonte me mbretėrinė e tij. Gjatė qeverisjes sė Seuthe I 424-415 mbretėria njohu paqe dhe zhvillim, por njė numėr fisesh u larguan nga mbretėria e pėrbashkėt thrake. Pas kėtij mbreti, mbretėria erdhi duke u dobėsuar.

  10. #90

    Vojsava Kastrioti nuk ishte serbe por arbnore nga fisi i Muzakajve

    Vojsava Kastrioti nuk ishte serbe por arbnore nga fisi i Muzakajve


    Burimet historike flasin per kohen e ardhjes se grekeve e te sllaveve ne gadishullin Ballkanik (Ilirik). Per shqiptaret nuk ka nje informacion te tille, pasi nuk jane ardhacak, por autokton ne trojet e tyre etnike, qe kur lindi jeta ne kete rajon.


    nga Murat Koltraka studiues




    Studiues e historiane sjellin fakte dhe argumentojne se trojet etnike te shqipetareve deri vone kane qene mbi 99 mije kilometer katrore. Si pasoje e pazareve per te kenaqur lakmite grabiqare te fqinjeve tane, trojet tona u rrudhosen deri ne 28 mije km katrore, ose 28.3% te tyre. Tendeca te tilla shfaqen edhe sot ne ditet tona, sidomos ne jug te Shqiperise cka do te thote se lakmite e tyre per te na grabitur edhe me shume nuk kane te ndalur. Studiues e historiane te huaj nga vende shume te zhvilluara jane shprehur e vazhdojne te shprehen, se Shqiperia (e zvogeluar) eshte e ngjarjeve te medha ne histori. Edhe ne kete fushe tendencat e mohimit, te tjetersimit, te grabitjes, kane qene e vazhdojne te jene te eteshme, sistematike e te panderprera. Nga fqinjet tane na kerkohet deri dhe te ndryshojme tekstet e historise sone, qe ata te pastrohen nga patriotizmi, atdhedashuria, qe te mohohet dhe kontributi historik i martireve te ketij kombi te rene ne mbrojtje te territoreve tona ne lufte pikerisht me paraardhesit e ketyre pushtues. Ndonese per interesat e tyre ata jane nacionalist ekstrem, ne na rekomandojne dhe na vene dhe kushte per te qene liberal.

    Per rreth dy shekuj historiane te vendeve fqinje u perpoqen qe Kastriotet e famshem, qe tronditen boten me vepren historike qe na lane, t'i benin te tyre sllav, apo grek, qe ky kontribut i jashtezakonshem i tyre te mos ishte i Heroit tone e i shqipetareve, por i sllaveve, apo i grekeve. Dalja ne drite e dokumenteve e deshmive te bashkohesve te Skenderbeut, si te Gjon Muzakajt, Barletit, studiuesit italian Rafael Volaterano e te tjere, shenoi fundin e ketij debati, deshtimin e tyre. Ky kapitull u mbyll plotesisht nga deshmia e vet Gjergj Kastriotit, Skenderbeut, ne letren qe i dergoi princit te Tarentit Xhovani Antonio Orsini, me 31 tetor 1460, kur heroi yne vetdeklaroi origjinen shqipetare te Kastrioteve. Ne histori sillen plot shembuj qe shpjegojne se perandore e mbreter nga vendet e ndryshme kane qene te martuar me gra nga shtresat e larta te kombesive te tjera. Martesa te tilla beheshin per qellime politike me interese te ndersjellte. Nuk kemi lexuar, as informuar nga te tjeret, te jete debatuar mbi perkatesine etnike te ndonjeres nga grate e tyre, sic eshte debatuar mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit, te shoqes se Gjonit, te emes se Skenderbeut. Ne thelb te cdo orvatje te fqinjeve tane qendron e njejta strategji, tendeca e mohimit te cdo vlere shqipetare, tjetersimi, dhe me pas pervetesimi i saj prej tyre.

    Kush sherbeu si baze rreth debatit mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit? Se pari, autoret bashkekohes te Skenderbeut si Gjon Muzakaj, Barleti, Volaterano e te tjere, ne shkrimet e tyre nuk u shprehen mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit, jo se nuk e dinin, por ngaqe dihej nga te gjithe per kohen e tyre, e quajten te panevojshme. Kjo u dha shkas studiueseve te mevonshem te ndaheshin ne dy grupe. Disa prej tyre jane shprehur per Vojsaven si arbere, te tjere e paraqesin ate si sllave. Se dyti, mendimet e disa autoreve mbi Vojsaven si sllave i perkasin kohes kur debatohej edhe per Kastriotet si sllav, pasi ende nuk kishin dale ne drite dokumente autontike e deshmi bashkekohetaresh mbi perkatesine etnike te Kastrioteve. Per inerci, por edhe per interesa te caktuara, ata ecen ne kete linje duke e paraqitur Vojsaven te perkatesise etnike sllave. Se treti, disa studiues jane mbeshtetur ne burime jo te sakta. Te tjere nuk jane treguar te sakte e real, per shkak te distances se larget, mosnjohjes se terrenit, administrimit te tij, sidomos te Pollogut, qe zoterohej nga i ati i Vojsaves. Se katerti, edhe trajta sllave e emrit te saj ka ndikuar ne animin e tyre mbi perkatesine etnike sllave te Vojsaves. Por, shqipetaret ne asnje periudhe, ashtu si ne ditet tona, ne perdorimin e emrave nuk jane ndikuar nga perkatesia etnike se ciles i perkasin emrat.

    I pari qe flet per Vojsava Kastriotin eshte Barleti (1508). Ai shkruan, se ajo ishte e shoqja e Gjon Kastriotit, bija e princit fisnik te Tribaleve, por nuk percakton perkatesine etnike te saj. Muzakajt kishin lidhje miqesore te ndersjellte me Kastriotet. Gjon Muzakaj mik i familjes se Skenderbeut, bashkekohes i tij, ne “Memorada” shkruan: “Gjon Kastrioti, i ati i zotit Skenderbeg, pati per grua zonjen Vojsava Tribalda, me te cilen linden kater femije meshkuj edhe pese femije femra”. Sipas Fan S. Nolit, eshte Gjon Muzakaj i pari qe permend mbiemrin Tribalda te Vojsava Kastriotit. Gjon Muzakaj shkruan: ”E ema e te thenit zotit Skenderbeg, gruaja e te thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga nje dere e fisme”.

    Lind pyetja; Pse Gjon Muzakaj nuk u shpreh mbi perkatesine etnike te Vojsava Kastriotit? Ai ishte mik i kesaj familje, kusheri i pare i Donika Kastriotit sipas prof. dr. Kristo Frasherit. Perkatesia etnike e Vojsaves ka qene e ditur jo vetem prej tij, por edhe nga te tjeret bashkekohes te Muzakes, te trashgimetareve te tyre, rrethit miqesor e te tjere. Eshte nje arsye per t'u bashkuar me mendimin e disa studiuesve serioze rreth ketij problemi, te cilet thone se, meqenese dihej perkatesia etnike e saj nga Muzakaj e te tjeret ne kohen e tij, nuk ka qene e nevojshme te trajtohej me tej problemi i saj, perkatesia e saj etnike. Eshte momenti te ndalemi ne nje ceshtje. Historiani nga Zvicra O. Shmitt ne librin e tij “Skenderbeu”, botimi i vitit 2007 rezulton te kete shfrytezuar shume burime arkivore, sidomos sllave rreth Kastrioteve. Mbi perkatesine etnike te Vojsaves ai nuk arriti te gjeje ndonje dokument te besueshem e bindes, por u detyrua te bazohej ne nje supozim te paargumentuar (perralle), kur ne fq. 37 te librit te tij shkruan: “…..duhet supozuar se Vojsava do te kete qene e bija e Grgur Brankovicit. ”Mbi bazen e ketij supozimi ai nxjerr edhe perfundimin absurd: ”…. . princi Gjergj Brankovic, padyshim kusheri i Skenderbeut” fq. 55. Pra sipas tij Vojsava Kastrioti duhet te kishte mbiemrin (Vojsava)Brankovic dhe jo (Vojsava) Tribalda sic shkruan Gjon Muzaka. Kush ka te drejte Gjon Muzakaj, qe ka jetuar me Vojsava Kastriotin, apo ky O. Shmitti nga Zvicra, qe ka lindur 6 shekuj pas tij. Ja sa qesharake perpara shkences se historise behen historiane te tille si dhe ky Zviceriani, qe fallsifikon historine per interesa te caktuara.

    Ne ndihme te perkatesise etnike te Vojsava Kastriotit na vijne dokumente bashkekohetaresh te saj, qe shprehen se ajo mbante te njejtin mbiemer (Tribalda) bashke me Vrana Kontin. Gjon Muzaka per Vrana Kontin shkruan: ”Nje princ shqipetar me titullin “Markeze” di Tribalda, i cili rronte ne Itali pas vdekjes se Skenderbeut, kishte gjak prej te Muzakajve”. Pra ky komandant i shquar ne ushtrine e Skenderbeut, qe shkelqeu edhe ne ushtrine e mbretit te Napolit, duk i Ferandines dhe “Markeze” i Tribaleve, qe ishte gjak i paster arber, mbante te njejtin mbiemer me Vojsaven, mbiemrin Tribalda. Kjo do te thote, se ata ishin te nje gjaku, arber, kishin te njejten perkatesi etnike dhe qe te dy vinin nga nje degezim i familjes fisnike te Muzakajve. Zoteruesi i krahines se Pollogut nga disa studiues na jepet i ati i Vojsava Kastriotit. Kete deshmojne autoret; Anonimi ne vepren: ”Punet e ndriteshme te zotit Gjergj Kastriotit Skenderbeu” (1539), Francesko Sansovani ( 1568), Lavardini (1577) e te tjere. Keta shprehen se Vojsava ishte e bija e princit te Pollogut. I ciles etni ka qene princi i Pollogut, i ati i Vojsaves?

    Pas vdekjes se Stefan Dushanit dhe shembjes se perandorise se tije serbe, sipas disa burimeve historike, fisniket arber u ngriten dhe rimoren territoret e tyre te humbura. Prof. Pellumb Xhufi ne studimin e tij ”Zoterimi i Gropave te Dibres ne shek. XIII-XIV, ”na sjell nje fakt interesant. Pas vdekjes se S. Dushanit zoteruesi i treves se Dibres permendet zhupani i madh Andrea Gropa. ”Ky arriti te prese monedhen e tij, gje qe tregon se ai kishte mundur te ngrej nje principate mjafte te fuqishme”. Me tej autori shpjegon se A. Gropa i shkoi ne ndihme despotit te Beratit, vjeherrit te tij, Andrea Muzaka per marrjen e Kosturit, i cili sundohej nga princi serb Marko Krajlevic. Me renien e tij, Kosturi u kaloi Muzakajve, kurse Andrea Gropa u be sundimtar dhe i Ohrit. Te njejtin fat me ate te M. Krajlevicit paten edhe princer te tjere serb, qe sunduan ne territoret shqipetare, te ardhur ne pushtet gjate sundimit te S. Dushanit.

    Studiues e historiane te kesaj periudhe, nder keta Fan S. Noli argumentojne, se gjate shekujve XIII-XIV fisniket arber sundonin deri ne rrjedhen e siperme te Vardarit, qe nga Balshajt, Gropajt, Muzaket, Kastriotet e te tjere. Brenda ketij territori perfshihej edhe Pollogu, zoterues i te cilit ishte i ati i Vojsaves. Sipas tyre princi i Pollogut duhet te ishte arber, pasi nje princ serb nuk mund te ushtronte pushtetin e tije ne nje territor te rrethuar nga fisnik arber. Rreth popullimit te ketij rajoni me shqipetar, shkrimtari yne i madh Ismail Kadare eshte shprehur: ”Eshte absurde, qe shqipetaret nga majat e larta te Shqiperise te mos e kishin verejtur nje fushe aq pjellore para hundes se tyre, e serbet gjoja e paskan pare kete fushe te begatshme, qe pertej Danubit, nga Rusia e larget”.

    Mbi perkatesine etnike te princit te Pollogut na sjell nje informacion me shume interes studiuesi dibran Hilmi Sadiku. Ne studimin e tij ai pohon se Andrea Engjell Flav Komneni, Vojsava Kastriotin e nxjerr nga familja e Muzakajve. Po ne kete punim te tije rreth perkatesise etnike te Vojsaves thuhet se Kostandini, djali i Gjon Muzakes, mbeshtetur ne gjenealogjine qe i dergoi Andrea E. F. Komneni i beri nje shtese kronikes se te atit (Gjonit), per t'ua lene pasardhesve ne te cilen thuhet: ”Vojsava jepet e bija e Momcinit, qe u be shoqja e Gjonit, te cileve u lindi Gjergj Kastrioti”. Kostandin Muzaka princin e Pollogut na e paraqet te kombesise arbere, per pasoje i kesaj etnie rezulton edhe e bija e tij Vojsava. Aleksander Cutolo ne vepren e tij "Skenderbeu” fq. 20 botuar ne Milano ne 1940 shkruan:”Gjoni mori per grua princeshen Vojsava, te bijen e nje kreu tjeter shqipetare te shkelqyer, zotit te Pollogut”. Ky autor zotin e Pollogut, te atin e Vojsaves e paraqet arber te shkelqyer. Fan S. Noli, ne punimin e dyte mbi “Skenderbeun”1947, duke iu referuar K. Hoph ne “Croniques”fq. 308 shton: ”Muzaka thote se Vojsava ishte shqipetare nga gjaku i Muzakajve”.

    Mbeshtetur ne deshmite e Muzakajve rreth Vojsava Kastriotit (Tribalda), ne burimet qe flasin per sundimin e fisnikeve arber ne lindje deri ne rrejdhen e siperme te Vardarit perfshire ketu edhe Pollogun, ne ate qe na sjellin Andrea E. F. Komnen, Fan S. Noli, A. Cutolo e te tjere, si dhe ne mungese te ndonje dokumenti argumentues dhe bindes te kundert me keta, mendojme se hidhet mjaftueshem drite per te pranuar se Vojsava Kastrioti, e ema e Skenderbeut, i perkiste etnis arbere dhe jo asaj sllave. E bera kete studim mbeshtetur ne disa burime rreth kesaj ceshtje me deshiren per te hedhur sado pak drite rreth ketij problemi. Shpreh shqetesim dhe keqardhje, kur ne medjat e shkruara, ndonje pedagog i yni, qe u meson studenteve te tij historine e Shqiperise, na shprehet per perkatesine sllave te Vojsava Kastriotit. Nuk eshte normale qe intelektual te ketij niveli, mbi bazen e konstatimeve te siperfaqeshme e te pabazuar te sjellin deshmi te tilla. Ata kane per detyre te mbrojne historine e kombit te tyre, per shkak te profesionit qe ushtrojne dhe pozicionit qe kane.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:


  12. #91

    Pėr: Etniciteti i Vojsaves

    Citim Postuar mė parė nga alibaba Lexo Postimin
    Gruaja e kėtij e kish emrin Voisavė, tė cilėn e bėnin jo tė padenjė pėr atė burrė mė nj'anė i ati shumė fisnik, princi i tribalėvet b) , m'anė tjetėr bukuria, sjellja dhe shpirti i saj i lartė pėr mbi natyrėn e femrės

    Ndėrsa kėtu ėshtė fusnota:

    b) Emėr i njė fisi i cili nė kohė antike, banonte nė trevat e Maqedhonisė dhe e Bullgarisė sė sotme. Me kėtė emėr Barleti kėtu dhe gjetiu quan banorėt sllavė tė kėtyre vendeve.

    Vepra e Marin Barletit faqe 50 (ose faqja e dytė e librit tė parė)
    Ky eshte thjesht interpretim dhe aspak konkluzion i Barletit. Ne asnje vend Barleti nuk thote qe Tribalded ishin sllav. E kujt eshte fusnota?

    Faktikisht i pari qe ka permendur Vojsaven dhe nga vinte ajo nuk ka qene Barleti por Gjon Muzakaj:

    E ema e te thenit zotit Skenderbeg, gruaja e te thenit zotit Gjon, pati emrin Vojsava Tribalda dhe vinte nga nje dere e fisme

  13. #92
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    11-11-2008
    Postime
    2,899

    Pėr: Etniciteti i Vojsaves

    Alibaba gjithmone ka lexuar me byth , ndaj mos ja veni re.

    Nje komente rreth emrave serb te asaj kohe e jep antari invictus

    Linku http://bit.ly/1IHIqWg Postimi 5
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga javan : 22-04-2015 mė 10:09

  14. #93

    Pėr: Etniciteti i Vojsaves

    Ne fakt me me rendesi ishte shkrimi siper pergjigjes ndaj alibabes. Ajo ka rendesi per temen.

Faqja 5 prej 5 FillimFillim ... 345

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Kombėsia e njeriut tė zemrės
    Nga rina_yll_polar nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 240
    Postimi i Fundit: 13-12-2007, 15:07
  3. Universitet Greke dhe kombėsia
    Nga honzik nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 02:26
  4. Ē'ėshtė feja dhe kombi?
    Nga useid nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 29-01-2004, 14:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •