Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Sistemi Fiskal

    Bizneset kembengulin per uljen e taksave ne paketen e re fiskale


    TIRANĖ-Biznesi kėmbėngul pėr ulje taksash, edhe pse qeveria duket se kėtė vit nuk ka ndėrmend tė bėjė tolerime, pėrveē uljes sė tatimit mbi fitimin. Luan Bregasi, kryetar i Dhomės sė Tregtisė, komenton paketėn e re fiskale tė sapobėrė publike nga qeveria. “Ne kemi rėnė dakord edhe nė bisedimet me FMN-nė pėr njė paketė fiskale me taksa tė ulėta. Ramė dakord qė Shqipėria tė ecė me njė nivel tė ulėt taksash, pasi nė kėtė mėnyrė do tė reduktohej evazioni fiskal”. Bregasi ėshtė i mendimit se sa mė i lartė tė jetė niveli i taksave, aq mė shumė evazion do tė ketė.
    “Ne kėrkojmė qė propozimet tona tė realizohen qė nė vitin 2006, sepse nė bazė tė llogaritjeve tona ato do tė sjellin pėrmirėsime mjaft tė ndjeshme nė buxhetin e shtetit, duke e ulur evazionin, duke nxitur bizneset e reja dhe rritur punėsimin”. Vitet e kaluara propozimet e biznesit janė debatuar nė nivel politik, por edhe nė rangun profesional nga specialistė dypalėsh tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve dhe doganave.

    “Sivjet kjo eksperiencė nuk ėshtė ndėrmarrė, pasi qeveria shqiptare ka ndėrmarrė angazhimin kundėr korrupsionit dhe evazionit fiskal, dhe nuk ėshtė pėrqendruar nė politikat konkrete, qė kanė tė bėjnė me uljen e taksave dhe tatimeve,” pohon Bregasi. “Ne realisht e kemi bėrė punėn tonė, e kemi dorėzuar paketėn tė ndarė nė dy pjesė, nė pjesėn e politikave dhe atė tė administrimit, ndėrsa shteti ka bėrė njė paketė tė vetėn, por ne realisht nuk e kemi marrė paketėn as nė mėnyrė private, e as nė rrugė zyrtare”. Realisht, tashmė ėshtė vonė pėr tė filluar njė debat tė tillė, por, sipas Bregasit, ka disa politika qė mund tė debatohen dhe mund tė realizohen.
    Pika mė e nxehtė ishte ulja e TVSH-sė (biznesi kėrkoi uljen nė 18 pėr qind), pėr tė cilin ishte marrė premtimi nga Partia Demokratike qė gjatė fushatės elektorale. E ndodhur nėn presionin e Fondit Monetar Ndėrkombėtar, qeveria u tėrhoq nga ky premtim dhe e shty atė pėr mė vonė. Nuk u miratuar as ulja e TVSH-sė pėr energjinė nė 6 pėr qind. Nė Paketėn Fiskale 2006 ėshtė miratuar vetėm pėrjashtimi nga TVSH-ja e lojėrave tė fatit, kazinove dhe hipodromeve, si dhe unifikimi i procedurave tė nxjerrjes me forcė tė detyrimve pėr TVSH-nė.
    Kėrkesat e biznesit Sigurimet shoqėrore. U kėrkua ulje e nivelit tė sigurimeve shoqėrore nga rreth 42 pėr qind qė ėshtė sot nė rreth 35 pėr qind. Njė premtim i tillė, nė fakt, ėshtė edhe nė programin e 100 ditėve tė para tė qeverisjes sė Partisė Demokratike. Por nė paketė parashikohet vetėm vendosja e datės 20 tė muajit tė parė, pas mbylljes sė ēdo tremujori, si datė deklarimi dhe pagese pėr kontributet e sigurimeve shoqėrore, nga data 10, duke unifikuar datėn e pagesės sė kontributeve tė detyrueshme tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore me datėn e pagesės sė tatimit mbi biznesin e vogėl. Akciza.

    Biznesi kishte kėrkuar uljen e akcizės pėr disa prodhime tė suksesshme tė ndėrmarrjeve vendėse, nė veēanti pėr birrėn dhe pije tė tjera alkoolike. Njėkohėsisht, Sshoqata e Industrialistėve kishte kėrkuar uljen e akcizės pėr cigaren vendėse, por asnjė nga kėto kėrkesa nuk ėshtė marrė parasysh nė paketėn fiskale. Ndėrsa ndryshimet e tjera qė parashikon Paketa Fiskale 2006 janė kryesisht tė karakterit administrativ dhe procedurial. Tatimfitimi. Biznesi kishte kėrkuar uljen e tatimfitimit nga 23 nė 20 pėr qind. Kjo kėrkesė do tė plotėsohet, por pėr biznesin kjo nuk pėrbėn ndonjė tė re, pėr faktin se kjo ulje ishte miratuar qė nė paketėn e vitit 2005 (ku u miratua ulja nga 25 pėr qind nė 23 pėr qind, dhe pas njė viti nė 20 pėr qind).
    Tatimfitimi i riinvestuar. Vitin e kaluar, bizneset e mėdha u pėrballėn fillimisht me presionin pėr ta tatuar mbi tė ardhurat tė gjithė fitimin, pavarėsisht nga fakti nėse ai riinvestohej apo u shpėrndahej aksionerėve. Pas kundėrshtimeve tė tyre u vendos qė tė tatohej vetėm pjesa e fitimit qė nuk riinvestohej. Pėr kėtė arsye, biznesi nė paketėn e vitit 2006 kėrkoi tė merren masa pėr uljen e presionit fiskal pėr fitimin e riinvestuar. Por, nė Paketėn Fiskale 2006 nuk figurojnė masa pėr zgjidhjen e kėtij problemi.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Kerkesat per ndryshimin e Paketes Fiskale

    Dhoma e Tregtisė dhe Industrisė ka shpallur listėn e plotė tė kėrkesave qė qeveria duhet t’i marrė parasysh gjatė hartimit tė Paketės Fiskale. Kėrkesat janė pėrqendruar nė uljen e TVSH-sė nė 15 pėr qind, nė rishikimin e tarifave tė kontributeve tė sigurimeve shoqėrore e shėndetėsore, riinvestimin e tatimit mbi fitimin etj


    TIRANĖ – Komuniteti i biznesit ka paraqitur kėrkesat pėr hartimin e Paketės Fiskale, ku e para renditet ulja e nivelit tė TVSH-sė nė masėn 15 pėr qind dhe pėrgatitja pėr vitin 2007 pėr diferencimin e kėsaj tarife. Sipas pėrfaqėsuesve tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė, kjo do tė sillte uljen e presionit tatimor dhe rritjen e deklarimeve dhe tė tė ardhurave tatimore. Ata sugjeruan dje se diferencimi mund tė shtrihej gjatė viteve 2006-2007 vetėm pėr produktet kryesore bujqėsore e agroindustriale, me tarifa 6 pėr qind-10 pėr qind dhe gjatė vitit 2008-2009 edhe pėr produktet e shėrbimeve publike, tė tilla si energjia elektrike, uji, telefonat, TVSH nė masėn 8 pėr qind-12 pėr qind. Ndėrsa pėr banesat dhe qeratė e tyre kėrkesat e biznesit kanė qenė pėr tarifa me disa intervale, 5 pėr qind, 10 pėr qind, 15 pėr qind dhe 20 pėr qind. “Kurse varianti i uljes sė tarifės sė vetme duhet tė shihet qė tė zbatohet gjatė vitit 2006 dhe mund tė bėhet 15 pėr qind. Ky ėshtė variant pėrkohėsisht mė i pranueshėm pėr shkak tė thjeshtėsisė sė tij dhe lehtėsimit nė administrim,” tha presidenti i Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė Luan Bregasi.


    Tatimi i thjeshtuar mbi biznesin e vogėl
    Gjithashtu, Bregasi propozoi qė tatimi i thjeshtuar mbi fitimin pėr biznesin e vogėl tė ulet nė masėn 2 pėr qind nė vitin 2006, si dhe tė bėhe disa rregullime tė nevojshme nė lidhje me klasifikimin e biznesit tė vogėl. “Duhet qė nga viti 2007 tė vendoset qė tė klasifikohet biznesi i vogėl vetėm nga xhiroja e vet, e cila duhet tė ulet nė jo mė shumė se 4 milionė lekė, kurse tė tjerėt tė jenė subjekt i tatimit mbi fitimin,” tha presidenti i Dhomės sė Tregtisė. Pėr bizneset profesionale, si mjekė, dentistė, avokatė, etj, ėshtė propozuar qė tatimi i thjeshtuar mbi fitimin tė jetė 2 pėr qind mbi xhiron, ndėrsa pėr bizneset artizanale, deri nė 2 milionė lekė tė konsiderohen me taksa fikse vjetore dhe tė pėrjashtohen nga tatimi mbi xhiron. Njė tjetėr variant qė Dhoma e Tregtisė ka paraqitur, ėshtė futja e gjithė biznesit (pėrjashtuar atė ambulant) nė TVSH, duke kėrkuar deklarimin e tyre nė librat e blerjeve, shitjes dhe Formularin e Deklarimit (FDP), jo mė shpesh se njė herė nė tre muaj. Bregasi ka sugjeruar se ky ndryshim duhet tė jetė nė program pėr vitin 2007 e nė vazhdim.


    Sigurimet shoqėrore e shėndetėsore
    Pėrfaqėsuesit e biznesit kanė kėrkuar qė nė Paketėn Fiskale tė parashikohet nė ligjin pėrkatės tė Sigurimeve shoqėrore, tė parashikohet edhe rregullimi nė drejtim tė uljes sė tarifės tė pėrqindjes sė sigurimeve shoqėrore nė 5 pėr qind pėr punonjėsit dhe 25 pėr qind pėr subjektet. Sipas parashikimeve tė Dhomės sė Tregtisė, “efektet e kėsaj mase do tė ishin si nė drejtim tė rritjes sė tė ardhurave pėr shkak tė rritjes sė numrit tė punonjėsve tė regjistruar, por edhe nė drejtim tė shmangies sė problemeve sociale nė tė ardhmen e afėrt”. Megjithatė, pėrfaqėsuesit e biznesit kanė sugjeruar tė bėhen analiza tė kujdesshme tė efektit negativ nga ulja e tarifės dhe efektit pozitiv nė tė ardhurat nga rritja e deklarimit nė numėr dhe nė vlerė. Gjithėsesi, edhe nė kėtė pikė Dhoma e Tregtisė ka dhėnė njė variant alternativ.


    TVSH-ja nė ndėrtim
    Pėrfaqėsuesit e biznesit shqiptar kanė kėrkuar qė TVSH-ja nė shitjen e banesave tė reja tė mos fillojė tė zbatohet para vitit 2008. “Kjo sepse niveli aktual i problemeve qė duhet tė zgjidhen, nisur edhe nga eksperienca e mėparshme, kėrkon mė shumė kohė pėr t’u zgjidhur dhe pėr t’u pėrgatitur pėr tė filluar zbatimin e TVSH-sė,” tha Bregasi. Dhoma e Tregtisė ka propozuar kryerjen e njė studimi dhe vlerėsimi tė situatės legjislative dhe organizative nė zyrat e regjistrimit tė pasurisė, nė Ministrinė e Drejtėsisė, me shoqatat e biznesit, etj, pėr tė pėrcaktuar mė pas kohėn dhe kushtet e realizimit tė shtyrjes sė zbatimit tė TVSh-sė shitjen e banesave. Gjithashtu, niveli i TVSH-sė duhet tė jetė i diferencuar nė varėsi tė destinacionit tė pėrdorimit, nėse ėshtė pėr pėrdorim banese apo aktivitet tregtar.


    Tarifat doganore
    Sipas kėrkesave tė biznesit, tarifat doganore tė lėndėve tė para qė importohen pėr prodhimin e produkteve tė gatshme nė Shqipėri, duhet tė jenė tė barabarta ose mė tė ulėta se tarifat doganore tė po kėtyre produkteve qė importohen pa taksa doganore. “Kjo duhet tė jetė njė politikė e pėrgjithshme e hartimit tė pjesės pėrkatėse tė Paketės Fiskale 2006 dhe shėrben pėr tė mbrojtur prodhimin vendas,” thuhet nė komunikatėn zyrtare tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė.


    Taksat nacionale dhe kombėtare
    Gjithashtu, i ėshtė kėrkuar qeverisė reduktimi i numrit ė taksave nacionale e lokale. Kėshtu, taksat e bashkisė nuk duhe tė ndahen nė shumė taksa, por pėr biznesin nė pėrgjithėsi duhe tė ketė taksė tė pasurisė dhe njė ose disa taksa (numėr shumė i kufizuar) pėr taksat e tjera. Po ashtu, mund tė grupohen taksat e tjera pėr qytetarėt dhe pėr biznese specifike, si trgtia, ndėrtimi, etj. Megjithatė, ky ndryshim duhet vėrjetur me kujdes se vėrtet mund tė ulet numri i taksave, por do tė rritet vlera e tyre, ēka mund tė ketė efekt psikologjik negativ tek tatimpaguesit. Kėshtu, Dhoma e Tregtisė sugjeron tė merret parasysh eksperienca e vendeve tė tjera. Ndėrsa, pėr efekte tė pėrdorimit tė kėtyre taksave nga bashkia, ato mund tė ndahen nė pėrqindje sipas destinacionit, pėr pastrim, gjelbėrim, etj.


    Tatim-fitimi pėr tė varfėrit
    Pėrfaqėsuesit e biznesit kanė kėrkuar qė pėr zonat tepėr tė varfėra dhe shtrsa gjithashtu tė varfėra, nė rast se nuk zbatohen tarifa tė diferencuara tė tatimit mbi fitimin, nga 5 pėr qind deri nė 10 pėr qind, mund tė merret parasysh idea e dhėnies sė fondeve tė pakthyeshme tė subjekteve qė operojnė nė ato zona, ose tė shihet mundėsia e gjetjes institucionale tė projekteve qė ndihmojnė shtresat e varfėra pėr punėsim, arsimim, etj.


    Masat ndaj subjekteve tė parregullta
    Teuta Ibrahimaj, presidente e Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė tė Tiranės ka mbėshtetur bllokime e ndėrmarra nga strukturat shtetėrore ndaj subjekteve qė kishin paraqitur mangėsi, probleme me shlyerjen e detyrimeve dhe evazionin fiskal. “Jemi nė mbėshtetje tė masave tė marra nga qeveria kundėr evazorėve,” tha ajo. Nė tė njėjtėn linjė ėshtė shprehur edhe vetė presidenti i Dhomės sė Tregtisė, duke pėrkrahur veprimet e strukturave pėrkatėse ndaj bizneseve qė i shmangeshin detyrimeve ndaj shtetit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Gati projekti pėr kasat regjistruese

    Burime nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve bėjnė tė ditur se “aktualisht nga tatimorėt janė propozuar dy variante pėr vendosjen e kasave regjistruese, dhe sė shpejti tė gjitha njėsitė e shitjes do tė njoftohen se ēfarė do tė bėjnė me kasat regjistruese.


    Tatimorėt kanė propozuar ndryshimin e sistemit ekzistues tė kasave, qė nėnkupton tė kontrollohet nga tatimorėt kujtesa e arkės regjistruese apo tė sistemeve integrale dhe pajisjeve qė pėrdorin subjekte. Nga tatimet argumentohet se “duhet tė vendosim sistemin e licensimit tė shoqėrive, qė do tė lejohen tė merren me importimin, tregtimin dhe mirėmbajtjen e arkave regjistruese, tė cilat do tė jenė njėkohėsisht pėrgjegjėse edhe pėr kontrollin dhe mosprekjen e kujtesės fiskale”.


    Ky variant i ri qė vendos sistemin e autorizimeve konsiderohet mė efikas, sipas tatimorėve, dhe mund tė jetė nė disa nėnvariante: importimi ėshtė i lirė dhe mund tė kryhet nga ēdo firmė, pra shoqėritė qė bėjnė fiskalizimin dhe mirėmbajtjen autorizohen nga ministri i Financave dhe importimi i arkave regjistruese. Shitja dhe mirėmbajtja e tyre bėhet nga subjektet qė autorizohen nga Ministria e Financave dhe ente tė tjera shtetėrore tė specializuara. Si anė pozitive tė kėtij varianti, tatimorėt pėrmendin se sigurohet kontroll mė i plotė i kujtesės sė arkės regjistruese. Ndėrsa si anė negative pėrmenden: duhet tė krijohen struktura licensimi nė Ministrinė e Financave dhe nė ente tė tjera shtetėrore tė specializuara. Mund tė ketė paragjykime mbi pėrzgjedhjen e shoqėrive qė do tė merren me kėtė punė. Duke pasur ekskluzivitet qė tė mirėmbajė arkėn, punonjėsit e shoqėrisė sė autorizuar mund tė kthehen nė “instruktorė” tė subjekteve, me qėllim manipulimin e veprimeve me arkėn regjistuese.


    Pėrdorimi i kasave me dėshirė
    Varianti i dytė ka tė bėjė me lėnien nė fuqi tė sė njėjtės situatė. Nėse do tė vendoset qė tė vazhdohet tė veprohet me sistemin aktual tė liberalizuar, sipas tė cilit blerja, instalimi, fiskalizimi dhe mirėmbajtja e arkave regjistruese janė lėnė tė lira, pra qė tė sigurohet nga vetė tatimpaguesi, do tė thotė se arkat regjistruese nuk do tė konsiderohen si elementi kryesor dhe i vetėm i pėrcaktimit tė detyrimeve tė subjekteve. Nė kėtė rast, sipas raportit pėr kasat regjistruese tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, “ato do tė kenė mė tepėr funksion transparence subjekt–konsumator, dhe administrata tatimore do tė pėrdorė edhe metoda tė tjera pėr pėrcaktimin e detyrimit”.
    Importimi i kasave mund tė bėhet nga kushdo importues qė u pėrgjigjet parametrave tė kėrkuara me udhėzim. Varianti, si anė pozitive, nuk ka nevojė pėr ndryshime ligjore; nuk ka paragjykime pėr pėrzgjedhje firmash, tė cilat do tė autorizohen pėr importimin apo mirėmbajtjen e arkave. Sipas kėtij varianti, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve nuk e kanė pėrgjegjėsinė e licensimit e tė autorizimit tė firmave, si dhe nuk detyrohen t’i mbikėqyrin ato. Ndėrsa si anė negative tatimet nėnvizojnė se arka regjistruese mbetet njė ndėr mjetet e evidentimit tė qarkullimit. Kujtesa fiskale dhe regjistrimet nė tė i nėnshtrohen vetėm kontrollit spontan tė punonjėsve tė tatimeve.


    Problemet e kasave
    Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve, njė pjesė e madhe e subjekteve e ka arkėn regjistruese, pavarėsisht se nuk pėrdoret nė mėnyrė tė pėrhershme. Por, sipas punonjėsve tatimorė, edhe pėr atė kategori subjektesh, qė nė pamje tė parė e pėrdor arkėn, nuk ka garanci se detyrimet tatimore i paguan nė bazė tė xhiros reale qė regjistron dhe deklaron, pasi nuk ka institucion tė specializuar e tė autorizuar pėr ta kontrolluar kujtesėn fiskale tė arkės regjistruese. Njė problem i madh pėr mungesėn e kasave regjistruese ėshtė dhe pamundėsia e sigurimit tė arkave regjistruese, pasi numri i shoqėrive qė kanė importuar produkte tė tilla ka qenė i kufizuar (1-2 tė tilla). Kjo, pėr faktin se shoqėritė para se t’i importojnė arkat regjistruese kėrkojnė siguri qė do ta shesin mallin, pasi vlera qė investojnė ėshtė relativisht e madhe dhe, nėse arkat ngelen stok i pashitur, bllokohet veprimtaria e ndėrmarrjes.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Lehtesohen fiskalisht bizneset e vogla

    Pergjysmohen taksat per bizneset e vogla, Stimohet qe humbjet jane te vogla


    TIRANĖ – Qeveria miratoi projektligjet pėr pėrgjysmimin e taksave pėr biznesin e vogėl. Kėshilli i Ministrave mori dje vendim pėr t’i propozuar Kuvendit ndryshimin e dy projektligjeve, “Pėr taksėn vendore pėr biznesin e vogėl” dhe “Pėr tatimin mbi tė ardhurat”. Ky vendim i qeverisė sė re vjen nė pėrmbushje tė premtimeve elektorale pėr pėrgjysmim tė taksave pėr biznesin e vogėl. Kėshtu, sipas ndryshimeve tė fundit, tatimi i thjeshtuar mbi fitimin pėr biznesin e vogėl nga 3 pėr qind u pėrgjysmua nė 1,5 pėr qind. Ndryshimi i ligjit “Pėr tatimin mbi tė ardhurat” ka tė bėjė me pikėn 1 tė Nenit 33 tė kėtij ligji. “Shkalla tatimore e tatimit tė thjeshtuar mbi fitimin, pėr tremujorin e tretė e tė katėrt tė periudhės tatimore 2005 e nė vazhdim, ėshtė 1,5 pėr qind.”

    Gjithashtu edhe ndryshimet nė ligjin ”Pėr taksėn vendore pėr biznesin e vogėl”, qė pėrfundoi sė pėrgatituri tri ditė mė parė nga Ministria e Financave; janė pėrgjysmuar tė gjitha taksat vendore pėr biznesin e vogėl, ndryshime qė u miratuan sot nga Kėshilli i Ministrave. Pėrgjysmimi i detyrimeve fiskale tė biznesit tė vogėl ndaj buxhetit tė shtetit, i kritikuar nga krerė tė qeverisė socialiste dhe nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar, nė fakt pėrbėn njė humbje minimale nė buxhet. Tė ardhurat tatimore nga biznesi i vogėl zėnė rreth 6,5% tė totalit tė tė ardhurave qė, pas njė pėrgjysmimi, nė rastin mė tė keq do tė sillnte njė humbje prej rreth 3%, kundrejt njė efekti social pozitiv, nėpėrmjet pėrgjysmimit tė barrės fiskale pėr biznesin e vogėl.

    Tė ardhurat tatimore nga biznesi i vogėl pėr vitin 2005 janė parashikuar nė 3,9 miliardė lekė, qė do tė thotė se pėrgjysmimi i detyrimeve, i llogaritur sipas kėtyre parametrave pėr vitin 2006, do tė rezultonte me njė faturė prej rreth 2 miliardė lekėsh, apo rreth 17 milionė euro mė pak nė buxhet.

    Ndėrkaq, ministri i Financave, Ridvan Bode, ka thėnė se ulja e taksave pėrbėn goditje pėr evazionin fiskal dhe nxit regjistrimin e bizneseve. Sipas tij, kjo masė e marrė sot nga qeveria do tė shoqėrohet me disa ndryshime tė tjera, tė cilat nė tėrėsinė e tyre do tė garantojnė njė ambient tė pėrshtatshėm pėr biznesin, por edhe mundėsi tė pakta pėr tė bėrė evazion fiskal. “Them se ulja e miratuar sot nga Kėshilli i Ministrave krijon kushte dhe mundėsi qė tė gjithė tė futen nėn veprimin e ligjit e tė konkurrojnė nė mėnyrė tė barabartė e tė ndershme,” tha Bode, duke shtuar se masa e pagesės nuk ėshtė e tillė qė tė pengojė krijimin e kushteve qė ēdo biznes i vogėl tė regjistrohet. Ai shpjegoi se pjesa dėrrmuese e tatimit ka tė bėjė me tė ardhurėn mbi xhiron, e cila ulet nė nivelin 1,5%, qė do tė thotė se i korrenspondon njė biznesi me njė normė fitimi 8 pėr qind deri nė10 pėr qind mbi xhiron. “Kjo ulje do tė shoqėrohet me njė pėrmirėsim thelbėsor nė administrim, pasi 1,5 pėr qind do tė aplikohet mbi xhiron nga 0 deri nė 8 milionė lekė tė reja.

    Diapazoni qė i nėnshtrohet taksės ėshtė tepėr i madh, dhe sigurisht mundėsitė pėr tė pėrcaktuar nė mėnyrė objektive dhe ekonomike taksėn janė gjithnjė tė kufizuara nga niveli i administrimit,” tha ministri i Financave. Sipas Bodes, ulja e kėtij niveli takse nuk do tė thotė nė tėrėsi rėnie e tė ardhurave nga biznesi i vogėl, pėr arsye se administrimi i deritanishėm ka qenė i tillė qė e ka ēuar nė absurd kėtė taksė; qė nė Tiranė, nė sheshin “Skėnderbej”, njė butik paguan sa njė dyqan ushqimesh nė Babrru, apo masa e taksės sė njė dyqani nė njė qytet tė madh ėshtė e barabartė me atė qė paguan njė dyqan nė periferi. Lidhur me rezistencėn qė FMN-ja u ka bėrė ndryshimeve fiskale tė qeverisė sė re, Bode ėshtė shprehur se “pėr ēdo ndryshim tė bėrė deri mė sot ėshtė diskutuar dhe negociuar me ata, dhe ka njė pranim.

    Kjo ėshtė njė ēėshtje qė nuk vendoset, por qė ėshtė negociuar edhe mė pėrpara me kėto institucione,” tha ai. Ministri i Financave deklaroi se qeveria ndodhet nė fillimin e procesit tė negociimit tė marrėveshjeve tė reja me Bankėn Botėrore dhe me FMN-nė; shumė shpejt misionet respektive tė kėtyre institucioneve ndėrkombėtare do tė asistojnė nė Shqipėri pėr tė pėrgatitur marrėveshjen e re tė bashkėpunimit me qeverinė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    DPT, strategji tė re ndaj tatimpaguesve

    Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve (DPT) synon t’i trajtojė tatimpaguesit si klientė, dhe ka parashikuar tė krijojė pėr kėtė qėllim qendra tė shėrbimit ndaj klientit




    Tiranė - Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve ka parashikuar tė zhvillojė njė politikė tė re pėr modernizimin e praktikave tė saj tė punės dhe themelimin e njė shėrbimi modern ndaj taksapaguesve. Kėshtu, Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve ka shpallur “vizionin e saj tė ri”, “T’u ofrojmė tatimpaguesve tė Shqipėrisė shėrbim me cilėsi tė lartė, duke i ndihmuar nė kuptimin e pėrgjegjėsive tė tyre, dhe duke aplikuar ligjet e tatimeve me integritet dhe drejtėsi pėr tė gjithė”. Pėr ta realizuar kėtė synim, Tatimet do tė fusin pėr herė tė parė konceptin e klientit. Burime zyrtare nga DPT-ja tregojnė se tatimorėt shumė shpejt do tė fillojnė t’i trajtojnė tatimpaguesit si klientė me tė gjitha atributet qė vijnė nė njė shėrbim ndaj klientit. Kėshtu, do tė krijohet njė Departament i Shėrbimit ndaj Klientit, i cili do tė pėrfshijė njė rrjet tė qendrave tė shėrbimit ndaj klientit nė nivel lokal dhe rajonal. “Filozofia jonė ėshtė ta sjellim administratėn pranė klientėve qė u shėrbehet, duke siguruar njė fokus nė shėrbimin ndaj klientit. Vizioni ėshtė tė themelojmė qendra tė Shėrbimit ndaj Klientit, atje ku ai ndodhet,” shprehen tatimorėt. Sipas tyre, ky ndryshim do tė ndihmojė nė pėrmirėsimin e shėrbimit ndaj klientėve, nėpėrmjet sjelljes sė praktikave mė tė mira tė shėrbimit ndaj klientit nga sektori privat, si dhe ofrimit tė teknologjisė. Qėllimi i Tatimeve ėshtė t’i ndihmojė njerėzit nėpėrmjet ngritjes sė standardeve tė shėrbimit, duke bashkuar operacionet e shėrbimit ndaj klientit pėr tė gjithė vendin, nėn njė strukturė tė vetme menaxhimi, dhe duke ofruar standarde tė larta. Shėrbimi ndaj klientit do tė specializohet nė ēėshtje tė tilla si pėrpunimi i dokumentacionit e tė dhėnave, duke pėrfshirė formularėt, pagesat, asistencėn, si dhe gjithēka qė i shėrben klientit. Ky lloj specializimi i orientuar nė shėrbimin ndaj klientit synon tė ndihmojė nė transformimin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, nė njė agjenci qė ka detyrė parėsore t’i pėrgjigjet kėrkesave tė klientėve tė saj, tė cilėt janė tatimpaguesit. Ky drejtim i ri, sipas DPT-sė, do tė sjellė nė mėnyrė tė pashmangshme rritjen e tė ardhurave. Kjo sipėrmarrje e re pritet ta ndryshojė mentalitetin nė menaxhim, dhe tė kontribuojė nė riinxhinierimin e proceseve dhe nė investimet teknologjike. Burimet nga Tatimet shprehen se zbatimi i kėtij projekti pritet tė sjellė njė ndryshim radikal nė mėnyrėn se si punon DPT-ja, duke e ndihmuar nėpėrmjet rritjes sė transparencės, edhe luftėn ndaj korrupsionit. “Nė qoftė se i bindim njerėzit tė paguajnė vullnetarisht, kjo do tė ishte mė eficente se t’i detyronim tė paguanin me forcė. Tė gjitha aktivitetet e shėrbimeve ndaj klientit do tė shihen si suport pėr zbatimin e ligjit,” thuhet nė njė komunikatė tė DPT-sė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #6
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Lehtesohet riaktivizimi i biznesit

    Pėr tatimpaguesit e kaluar nė pasiv, tė cilėt aktualisht e kanė riaktivizuar veprimtarinė e tyre, duke ruajtur tė njėjtat tė dhėna identifikuese, Drejtoria Teknike do t’i heqė tė gjitha gjobat e gjeneruara automatikisht nga sistemi informatik i tatimeve


    Drejtori i pėrgjithshėm i Tatimeve, Ardian Kamberi, sqaron se pėr tatimpaguesit e kaluar nė pasiv, tė cilėt aktualisht e kanė riaktivizuar veprimtarinė e tyre, duke ruajtur tė njėjtat tė dhėna identifikuese (pėrfshirė NIPT-in), Drejtoria Teknike, sipas kėrkesės sė paraqitur nga ēdo tatimpagues duhet t’i heqė tė gjitha gjobat e gjeneruara automatikisht nga sistemi informatik.
    Kėto gjoba gjenerohen automatikisht pėr mosdeklarim, pėr periudhėn qė nga momenti i kalimit nė pasiv deri nė momentin e riaktivizimit, duke qenė se sistemi nuk ėshtė programuar t’i paraprijė kėtyre rrethanave, pra kur subjektet kalojnė nė pasiv. Kamberi sqaron se pėr tatimpaguesit e kaluar nė pasiv, qė nė tė ardhmen do tė dėshirojnė ta riaktivizojnė veprimtarinė e tyre, duke ruajtur tė njėjtat tė dhėna identifikuese (pėrfshirė NIPT-in), detyrimi pėr tė deklaruar do tė rifillojė qė nga ēasti kur statusi i tyre do tė ndryshojė, nga pasiv nė aktiv, pa pėrfshirė periudhėn gjatė sė cilės ata ishin pasivė.

    Nėse gjatė periudhės, nė tė cilėn tatimpaguesi ėshtė kaluar si pasiv, nga organi tatimor vėrtetohet se tatimpaguesi ka ushtruar veprimtari; detyrimi i tij pėr tė deklaruar pėrfshin edhe periudhėn gjatė sė cilės ai ishte pasiv, duke pėrfshirė kėtu edhe gjobat. Sipas kreut tė Tatimeve, pėr tatimpaguesit qė paraqesin formularėt e deklarimit, edhe pse mund tė mos ushtrojnė aktivitet, nuk mund tė bėhet kalimi nė pasiv. Nga burime pranė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve mėsohet se Kamberi ka lėshuar njė urdhėr, sipas tė cilit ngarkohet Drejtoria Teknike dhe Drejtoria e Teknologjisė sė Informacionit, nė bashkėpunim me degėt e tatimeve, tė marrin masat e duhura pėr zbatimin e kėtij urdhri, duke pėrfshirė edhe ndryshimin e formularit pėrkatės tė ndryshimeve nė regjistrim.

    Ekspertėt e Drejtorisė sė Tatimeve e motivojnė kėtė veprim duke u bazuar nė legjislacionin tatimor. Kėshtu, sipas Pikės 3, tė Nenit 32 tė ligjit “Pėr Procedurat Tatimore”, organet tatimore kanė tė drejtė tė ēregjistrojnė nga regjistri aktiv i tatimpaguesve ēdo tatimpagues, kur provohet se ai, pėr ēfarėdo arsye, nė vitin e fundit fiskal nuk ka ushtruar veprimtari.
    Ndėrsa, sipas njė udhėzimi tė ministrit tė Financave, nė zbatim tė ligjit tė mėsipėrm, pėrcaktohen edhe masat qė duhet tė ndėrmarrin organet tatimore para se tė vendosin pėr kalimin si pasiv tė tatimpaguesve. Nė po kėtė udhėzim theksohet se pėr tatimpaguesit e kaluar nė pasiv nuk ėshtė e detyrueshme tė printohen formularėt e deklarimit e tė pagesės sė detyrimeve fiskale, pasi qė nga ky ēast ata nuk do tė jenė mė tė detyruar tė deklarojnė.
    Megjithėse ndodhemi nė njė situatė tė ngarkuar paszgjedhore, ky ėshtė udhėzimi i dytė qė Drejtoria e Pėrgjithshme e Tatimeve lėshon pėr strukturat e saj dhe tatimpaguesit. Nė deklaratėn e tij tė parė, para pak ditėsh, kreu i Tatimeve, Kamberi, u bėri thirrje tatimpaguesve tė mos i anashkalonin detyrimet e tyre ndaj Tatimeve, por t’i shlyenin ato me korrektėsi.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #7
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Nuk do e tatojmė kapitalin themeltar

    Ministri i Financave Arben Malaj premton se kapitali themeltar i shoqėrive nuk do tė tatohet, nė ndjekje tė politikave lehtėsuese pėr biznesin


    Kapitali themeltar i shoqėrive tregtare nuk do tė tatohet. Ky ėshtė premtimi qė ministri i Financave Arben Malaj bėri dje nga njė tribunė nė selinė e Partisė Socialiste, ku ai shpalli disa nga synimet dhe politikat fiskale tė kėsaj partie pėr mandatin e ardhshėm.

    “Dividenti i riinvestuar apo i rikapitalizuar nuk do t’i nėnshtrohet asnjė lloj tatimi apo takse, duke ndjekur nė kėtė mėnyrė politikat lehtėsuese qė qeveria zbaton ndaj biznesit,” sqaroi Malaj.
    Kėshtu, sipas ministrit tė Financave, ortakėt e shoqėrive tregtare qė pėr t’iu shmangur tatimit prej 10% mbi dividentin (fitimi i ēdo ortaku) e riinvestojnė, apo nė rastin tonė, e fusin atė pėr tė zmadhuar kapitalin themeltar, nuk rrezikojnė tė paguajnė detyrime, tė paktėn jo nė tė ardhmen e afėrt.
    Rikapitalizimi i dividentit mbetet aktualisht varianti mė joshės pėr t’iu shmangur detyrimit tatimor, pasi nė rast se ai riinvestohet, nevojitet edhe dėshmi konkrete pėr destinacionin e tij, qė jo gjithmonė ėshtė e njė “leverdie praktike” pėr firmat.
    Nga ana tjetėr, kur dividenti deklarohet se po shkon pėr tė zmadhuar kapitalin themeltar, teorikisht, ajo shumė nuk preket, pasi nė rast se vėrtetohet e kundėrta, shkelėsi rrezikon tė ndėshkohet me burgim.
    Mirėpo nė aspektin praktik gjasat janė tė papėrfillshme qė Tatimet tė arrijnė tė kontrollojnė me imtėsi dhe tė garantojnė pacenueshmėrinė e kapitalit themeltar pėr tė gjitha shoqėritė tregtare. Prej kėtej, kjo zhvendosje e fitimit, qoftė reale apo fiktive, mbetet zgjidhja mė e mirė pėr t’iu shmangur tatimit prej 10% mbi dividentin e shpėrndarė.
    “Formalizimi” i aktivitetit Sqarimet e Drejtorisė sė Tatimeve se kalimi i dividentit pėr rritjen e kapitalit themeltar dokumenton njė pjesė tė aktivitetit tė njė firme, mund tė pėrkthehen se gjithashtu, kjo procedurė shėrben pėr ta “formalizuar” kėtė aktivitet.

    Edhe vetė ndryshimi nė ligj, ku kėrkohet deklarimi i destinacionit tė dividentit, nė rastin kur ky i fundit riinvestohet, pėrveēse shmang manipulimet (riinvestimet e rreme), shėrben gjithashtu pėr tė formalizuar ato investime konkrete, tė cilat mė parė, edhe pse realizoheshin, nuk deklaroheshin nga pronarėt. Kjo pėr arsye se nė rast falimentimi, firma nuk vė nė rrezik njė pjesė tė rėndėsishme tė aktiveve tė saj, siē mund tė jenė pajisje, ndėrtesa, nė disa raste dhe fabrika. Gjithashtu, edhe nė raste tė problemeve me bankat – kur firma ka marrė kredi – duke qenė se aktivet e siguruara nėpėrmjet riinvestimit nuk deklarohen dhe nuk janė regjistruar nė emėr tė firmės, banka nuk mund t’i prekė ato pėr tė kompensuar borxhin.
    Kėshtu, nė tė dyja rastet – edhe kur bėhet fjalė pėr riinvestim tė dividentit me destinacion tė deklaruar, edhe kur dividenti transferohet pėr tė rritur kapitalin themeltar – kemi tė bėjmė me njė dokumentim tė njė pjese tė aktivitetit tė firmės dhe si rrjedhojė, edhe me “formalizim” tė aktivitetit tė saj.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #8
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Sistemi tatimor drejt permiresimit

    Ekspertė sudeze nė fushėn e tatimeve trajnuan tatimorėt shqiptarė nė drejtim tė permiresimit te proēedurave...

    Tiranė – Ekspertė sudeze nė fushėn e tatimeve trajnuan tatimorėt shqiptarė nė drejtim tė pėrmirėsimit tė procedurave tė kontrollit. Kjo fazė trajnimi ėshtė nė vijim tė misionit tė radhės tė asistencės teknike tė Administratės Tatimore Suedeze tė financuar nga SIDA (Shoqata Ndėrkombėtare e Zhvillimit Ndėrkombėtar) pėr Drejtorinė e Pėrgjithshme tė Tatimeve qė zhvilloi njė program pune dyjavor me njė grup ekspertėsh tatimorė suedezė. Nėpėrmjet kėtij programi tė miratuar mė parė, grupi i specialistėve suedezė prezantoi pranė Administratės Tatimore Shqiptare pėrvojėn mbi metodat e kontrollit tatimor nė telekomunikacion, turizėm dhe lizing (leasing). Sipas burimeve zyrtare tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, ky trajnim e tė tjera tė kėtij lloji bėjnė qė inspektorė tatimorė nė mbarė vendin, si dhe njė pjesė e stafit tė strukturave drejtuese tė kontrollit nė kėtė drejtori, do tė kenė mundėsinė t’i zgjerojnė njohuritė e tyre nė aspektet e kontrollit tatimor. Kjo vlen veēanėrisht pėr fushat ku u zhvillua trajnimi, duke i ardhur nė ndihmė Tatimeve shqiptare pėr kontrollin e aktiviteteve tė biznesit tė kėtyre drejtimeve, ku njohuritė e deritanishme pėr vetė fushat qė prezantojnė kėto biznese kanė nevojė pėr ekspertizė tė kualifikuar. Gjithashtu, ekspertėt suedezė kanė kėmbyer me kolegėt shqiptarė eksperiencė mbi legjislacionin tatimor tė fushave pėrkatėse, teknikat dhe instrumentet e kontrollit, matjen e cilėsisė sė kontrolleve, si dhe programet e informatizimit qė pėrdoren pėr lehtėsimin dhe saktėsinė e kontrolleve. Nė takimet e zhvilluara ėshtė diskutuar edhe mbi listėn e elementeve tė cilėsisė sė njė kontrolli tatimor, qė pėrfshijnė qė nga planifikimi i njė kontrolli, mbajtja dhe gjetja e dokumentacionit tė nevojshėm, rezultatet e veprimtarisė kontrullese dhe, nė pėrfundim pėrmbledhja e gjykimi mbi aktivitetin tatimor tė ushtruar. Takimet e misionit suedez u pėrqendruan nė Tiranė e Durrės, pėrkatėsisht nė aspektet e trajnimit tė inspektorėve tė Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Tatimeve, tė Degės sė Tatimpaguesve tė Mėdhenj dhe nė Degėn e Tatimeve Durrės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #9
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Nuk dime gje per manovrat qeveritare

    Per projektligjet qe mund te miratoj qeveria ne nuk dime gje, ne zbatojme vetem detyren..

    Pas njgjarjes se fundit ne skenen ekonomike shqiptare ku tatimet prekin edhe kuoten e dividentit keta te fundit qe kane menduar drejt te rrisin kapitalin themeltar meqe nuk eshte subjekt tatimi.
    Pas njoftimit qe ndoshta eshte ne projektligj qe tatimi do te preki edhe kapitalin themeltare. Tatimoret pergjigjen qe nuk jane aspak ne dijeni per kete.
    Por ne te njejten kohe ata nuk e mohojne per parashikimin e ketij projektligji.

    Ata deklarojne vetem se ato zbatojne ligjet dhe nuk kane pergjegjesi per efikasitetin e tyre.

    Nese do te benim nje krahasim me shtetin fqinj ITALINE edhe atje fakulteti i kthimit te dividentit ne kapital themeltare eshte i lire.Atje dividenti nuk eshte subjekt taksues.
    Atje mos marrja e dividentit e bejne me prespektive per mirmbajtjen dhe rregullimin e lokaleve ku operojne ose per zgjerimin e aktivitetiti pra per koston qe do kene ose thjesht per zgjerimin e kapitalit themeltare e cila rrit besueshmerine dhe sigurine ndaj te treteve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #10
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tatimi mbi dividentet apo zgjerim kapiali?

    igji mbi tatimet per ate shtrese te sipermarresve qe bejne pjese ne shoqerite e kapitaleve po i nxit keta te fundit te mos gezojne te drejtat e tyre mbi dividendet....



    Kur flitet per dividentet nenkuptohet fitimi neto te bilanēit te shoqerive kapitalesh qe u shperndahet mbajtesve te aksioneve.
    Eshte thjesht te kuptohet qe ftimi i i nje shoqerie kapitalesh (fitimi neto pra pasi ne bilanē te jene hequr edhe tatimet e detyrueshme) u shperndahet atyre personave qe jane titullar i aksioneve te shoqeris ne perqindjen e nenshkruar.

    Por ligji parashikon qe edhe pasi ne bilanē te jene hequr tatimet e parashikuara persa i perket ushtrimit te aktivitetit, te jene subjekt i nje klasi tatimesh tjeter edhe ajo pjese e fitimit qe u shperndahet aksionisteve ose ortakeve.

    Ligji parashikon qe nje shoqeri gjithashtu ka fakultetin e zhgjedhjes per zgjerimin e kapitalit themeltar te saj nepermjet fitimit neto. Pra ne vend qe ai fitim ti shperndahet titullareve te aksioneve ose ortakeve, me anen e asemblese te pergjitheshme ky fitim me proēedure legale me ane te gjykates qe nenshkruan aktin kontribuon ne zgjerimin e kapitalit.

    Kapitali themeltar eshte mjaft e rendesishme per nje shoqeri sepse ajo eshte nje garanci per klientet e saj. Sepse nje shoqeri kapitalesh pergjigjet per aktet dhe faktet qe ajo nenshkruan me pasurine e saj ku ben pjes edhe kapitali themeltar.
    Kuptohet pra qe nje shoqeri eshte me e sigurt se nje shoqeri tjeter kur pasuria e saj(qe perbehet edhe nga kapitali themeltar) eshte me e madhe, sepse garanton ne nivel me te larte detyrimet qe ajo nenshkuan.

    Pra ligji parashikon tatimet mbi dividendet e cila aktualisht jane ne permasen 10%, ne kete menyre shoqerite kane menduar te rrisin kapitalin themeltar e cila aktualisht nuk eshte objekt tatimi dhe nuk sjell ndonje detyrim, por shume juriste mendojne se kjo eshte nje manover e qeverise shqiptare qe ka per obiektiv pikerisht ate qe po ndodh.
    Ne kete menyre nese projktligji qe mendohet te hyj ne parlament vitin tjeter per tatimet mbi kapitalin themeltar do te vinte sipermarresit me shpatulla pas muri te cilet do kene rritur ne permasa te joshura kapitalin themeltar dhe sdo kene me mundesi devijimi per mospagimin e tatimit.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  11. #11
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Sistemi i Tatimeve dhe Taksave ne Shqiperi

    Para ndryshimeve tė fillimit tė viteve “90, shqiptarėt ishin plotėsisht tė bindur se ata ishin i vetmi vend nė botė pa tatime dhe taksa. Por natyrisht, nė paguanim tatime dhe taksa tė cilat kryesisht ishin “fshehur” nė ēmimet e kontrolluara tė mallrave dhe shėrbimeve qė furnizoheshin nga ndėrmarrjet shtetėrore. Dhe ēdokush mund ta mendojė sa I vėshtirė ishte riprezantimi pas njė periudhė 40 vjeēare i njė sistemi tė ri tatimor dhe krijimi i njė administrate tatimore efiēente. Por tani pas rreth dhjetė vjetėsh, mund tė pohojmė se kemi ndėrtuar njė legjislacion tatimor modern, tė pėrafėrt me atė tė vendeve tė tjera tė zhvilluara tė rajonit dhe tė hartuar me asistencėn e organizmave ndėrkombėtare prestigjioze tė njohur nė fushėn e draftimit tė ligjeve dhe tė hartimit tė politikave tatimore.



    Fillimet e reformės nė fushėn fiskale
    Konturimi i legjislacionit fiskal dhe pėrcaktimi i llojit, bazės sė taksueshme dhe tarifave tatimore i pėrkasin fundit tė vitit 1991 dhe fillimit tė vitit 1992. Nisur nga mungesa e pėrvojės nė hartimin e legjislacionit fiskal i cili aplikohet nė ekonominė e sipėrmarrjes sė lirė, ligjet e hartuara nė kėtė pėriudhė pėrgjithėsisht ishin tė thjeshtė dhe jo tė kompletuar. Njė pėrpjekje mė e mirė pėr hartimin e njė pakete tė plotė fiskale u bė nė fillim vitin 1993, duke dhėnė nė mėnyrė mė tė qartė konturet e njė legjislacioni tatimor bashkėkohor. Nė kėtė periudhė, krahas tatimeve tė tilla si; tatimi mbi qarkullimin, akcizat, tatimi mbi fitimin dhe mbi biznesin e vogėl, filloi implementimi i tatimit mbi tė ardhurat personale, kryesisht nga pagat.

    Periudha 1992 deri 1996, pėr vetė nivelin e zhvillimit ekonomik tė vendit, dhe nevojėn pėr investime kryesisht nga investitorė tė huaj, u karakterizua nga tarifa pėrgjithėsisht tė nivelit mesatar dhe tė ulėt, si dhe nga incentiva dhe pėrjashtime me qėllim stimulimin e veprimtarive prodhuese. Kėtij qėllimi i shėrbyen masa tė tilla si pėrjashtimi nga tatimi mbi fitimin pėr 4 vitet e para tė veprimtarive prodhuese, zbritje nga detyrimi mbi fitimin kur fitimi riinvestohej nė Shqipėri nga ana e investitorėve tė huaj, mėnjanimi i efektit kaskadė nė aplikimin e tatimit mbi qarkullimin, mostaksimi i njė sėrė tė ardhurash personale si interesat, dividentėt etj.

    Krahas efekteve pozitive qė patėn kėto masa nė zhvillimin ekonomik tė vendit, sigurimin e stabilitetit makroekonomik dhe fuqizimin e sipėrmarrjes sė lire, nuk mund tė mos pėrmendim edhe faktin se inciativa tė tilla filluan tė ktheheshin gjithnjė e mė shumė nė njė mjet tė efektshėm pėr shmangie nga detyrimet tatimore dhe evazion fiskal. Nga ana tjetėr, nevojat pėr investime dhe shpenzime tė tjera buxhetore bėnin tė domosdoshme mbledhjen e mė shumė tė ardhurave tatimore nė buxhet, tė ardhura qė nuk mund tė siguroheshin duke ruajtur dhe zgjeruar inciativat fiskale.

    Modernizimi i sistemit tatimor shqiptar

    Pėrpjekjet serioze pėr modernizimin e legjislacionit dhe tė sistemit tatimor shqiptar kanė filluar mbas vitit 1995 dhe nė vazhdim. Kėto pėrpjekje u pėrqendruan sė pari nė hartimin e ligjit dhe pėrgatitjen e infrastrukturės pėr implementimin e Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar, e cila si forma kryesore e tatimeve indirekte do tė zėvendėsonte tatimin mbi qarkullimin. Hyrja nė fuqi e kėtij ligji nė 6 mujorin e dytė tė vitit 1996 u shoqėrua nė atė periudhė por mė tepėr gjatė viteve nė vazhdim me rritjen e tė ardhurave tatimore indirekte nga TVSH-ja krahasuar me tatimin mbi qarkullimin, si dhe me pėrmirėsime tė dukshme nė fushėn e administrimit duke pėrfshirė pėrpunimin e informatizuar tė deklaratave dhe tė vlerėsimeve tatimore.

    Proēesi i modernizimit tė sistemit tatimor shqiptar i filluar me TVSH-nė, duhej tė shoqėrohej edhe me modernizimin e llojeve tė tjera tė tė ardhurave tatimore dhe kryesisht tė atyre direkte. Kėshtu qė, mbas vitit 1997, u fillua njė punė e madhe pėr draftimin e njė legjislacioni tatimor modern dhe bashkėkohor. Puna filloi me miratimin e Ligjit “Pėr tatimin mbi biznesin e vogel” nė mars 1998. Qėllimi i ndryshimeve nė mėnyrėn e taksimit tė kėsaj kategorie tatimpaguesish ishte thjeshtėzimi i mėtejshėm i proēedurave tė llogaritjes, tė kontrollit dhe pagesės sė tatimit mbi biznesin e vogėl. Njė masė e tillė merrej me qėllim lehtėsimin e kėtij biznesi tė madh nė numėr nga proēedurat e rėnduara dhe burokratike tė administratės shtetėrore, duke u dhėnė tatimpaguesve tė vegjėl njė frymėmarrje mė tė madhe.

    Mė pas u punua nė drejtim tė modernizimit tė llojeve tė tjera tė tatimeve direkte si tė atyre mbi tė ardhurat e individėve, ashtu edhe tė fitimit korporativ. Ky synim u realizua me miratimin nė dhjetor 1998 tė Ligjit “Pėr tatimin mbi tė ardhurat” i cili integronte nė njė ligj tė vetėm tė ardhurat e individit dhe ato tė kompanive. Ky ligj pėrmbante gjithashtu kushte dhe parime tė panjohura mė parė, por tė aplikuara gjėrėsisht nga administratat tatimore tė vendeve tė zhvilluara. Mund tė themi se implementimi i kėtij Ligji, sė bashku me Tatimin mbi Vlerėn e Shtuar, pėrbėjnė arritjet mė tė spikatura nė fushėn e legjislacionit fiskal dhe tė administrimit tatimor. Kėto ligje, duke mos pėrmbajtur shumė pėrjashtime dhe incentiva, kanė mbyllur mundėsitė pėr shmangie tatimore, duke krijuar njėkohėsisht terrenin e pėrshtatshėm pėr njė konkurencė tė ndershme midis bizneseve

    Jo mė pak tė rėndėsishme janė ndryshimet e bėra nė fushėn e akcizave, duke hartuar njė ligj, i cili nėpėrmjet nivelit tė unifikuar tė tarifave tė parashikuara pėr prodhimin e vendit dhe atė tė importit, plotėsoi njė ndėr kushtet kryesore tė vendit tonė pėr antarėsim nė Organizatėn Botėrore tė Tregtisė.

    Cikli i modernizimit tė legjislacionit tatimor shqiptar vazhdoi me miratimin nė dhjetor 1999 tė Ligjit “Pėr proēedurat tatimore nė Republikėn e Shqipėrisė”, i cili me klauzolat qė pėrmban, ka sanksionuar nė mėnyrė tė qartė dhe sinjifikative tė drejtat dhe detyrat si tė administratės tatimore, ashtu dhe tė tatimpaguesve, duke pėrshkruar nė tė njėjtėn kohė tė gjitha parimet bazė tė organizimit dhe funksionimit tė hallkave qė pėrbėjnė sistemin tatimor.

    Rritja ekonomike, investimet dhe efekti qe jep sistemi i taksave mbi to
    Rezultatet e arritura gjatė viteve 1998-2002 nė fushėn e mbledhjes sė tė ardhurave tatimore, na japin tė drejtė ta konsiderojmė pėrgjithėsisht tė plotė proēesin e modernizimit tė legjislacionit tatimor shqiptar. Pėr kėtė arsye, pėrpjekjet e ministrisė sė Financave janė pėrqėndruar mė tepėr nė modernizimin e administratės tatimore dhe pėrmirėsimin e proēedurave tė deklarimit, mbledhjes, kontrollit dhe administrimit tatimor. Njėkohėsisht i ėshtė kushtuar rėndėsi punės pėr edukimin e tatimpaguesve, rritjen e frymės se bashkėpunimit me tatimpaguesit, duke i konsideruar ata jo si kundėrshtarė, por si partnerė.

    Njėkohėsisht, duke patur parasysh impaktin e politikave fiskale, sidomos tė tarifave mbi investimet dhe zhvillimin, gjatė vitit 2000, u punua pėr hartimin e disa ndryshimeve ligjore me efekte mbi investimet e huaja dhe kryesisht te sferes prodhuese. Kėtij qėllimi i shėrbyen hartimi i ndryshimeve dhe miratimi i paketės fiskale nė fund tė vitit 2000, paketė e cila pėrmbante ndryshime tė rėndėsishme nė drejtim tė nxitjes sė investimeve. Ndėr ndryshimet mė tė rėndėsishme mund tė pėrmendim uljen e normės sė tatimit mbi fitimin nga 30 nė 25 pėrqind, zbatimin e sistemit tė “pagesės sė shtyrė” pėr importimin e makinerive dhe paisjeve tė prodhimit dhe ndėrtimit qė e shprehur nė mėnyrė tė qartė do tė thote pėrjashtim i tyre nga TVSH-ja nė import, ulja e afatit tė rimbursimit tė TVSH-sė pėr eksportuesit nga gjashtė nė njė muaj, ulja e tarifės doganore pėr importin e makinerive nga 5 nė 2 pėrqind, ulja e tarifės mesatare doganore nga 18 nė 15 pėrqind, ulja e akcizės pėr cigaret e kategorisė sė tretė (qė nė fakt do tė thotė ulje e akcizės pėr cigaret qė kryesisht prodhohen nė vend), ulja e dėnimeve administrative pėr rastet e shkeljeve nga 5 nė 2 fishin e shkeljes sė kryer dhe njė sėrė ndryshimesh te tjera mė pak tė rėndėsishme tė prezantuara nėpėrmjet kėsaj pakete.

    Me ndryshimet dhe uljen e tarifave tatimore te kryera ne fundin e vitit te kaluar, Shqipėria nuk mund tė konsiderohet si vend me tarifa te larta dhe barrė tė madhe fiskale mbi investimet, ēka duhet edhe nga tabela bashkangjitur dhe krahasimi me vende tė tjera te rajonit dhe te Europės.

    Duke krahasuar tė dhėnat e Shqipėrise me ato tė vendeve pėrafėrsisht te ngjashme te rajonit si Bullgaria dhe Rumania, rezulton se tarifat tatimore si te tatimeve direkte, ashtu edhe te atyre indirekte ne vendin tone jane me te ulėta.

    Nė vitet 2002 e nė vazhdim pamja e pėrgjithshme e sistemit fiscal shqiptar aktualisht ėshtė e tillė qė, nė zbatim tė politikės ekonomike tė Qeverisė, inkurajon zhvillimin e biznesit. Shprehje e kėsaj ėshtė fakti se Tatimi mbi Fitimin ėshtė me njė normė prej 25% nga 30% qė ishte 2 vjet mė parė, duke e kthyer kėtė lloj tatimi, nė tatimin me normėn mė tė ulėt nė vendet e rajonit.

    Gjithashtu ėshtė aprovuar skema shlyerjes sė pagesės sė Tatimit mbi Vlerėn e Shtuar pėr pajisjet e destinuara pėr t’u investuar nė proēesin e prodhimit tė ndėrtimit dhe telekomunikacionit dhe kjo pėrbėn njė lehtėsi dhe nxitje tjetėr tė madhe pėr zhvillimin e prodhimit nė vend.

    Kohėt e fundit administrata tatimore ka ndėrmarrė hapat e parė, drejt reformimit tė plotė dhe tė gjithanshėm tė saj.

    Me kėto e tė tjera masa do tė zhvillohet akoma e mė shumė sistemi tatimor shqiptar, duke e kthyer atė nė njė sistem bashkėkohor. (tatimi.gov.al)
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  12. #12
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Ulja e taksave qe po ben qeverisja e djathte eshte mese e zgjuar dhe mese efikase.....


    Pasi dihet qe shifra te perafrte me 400 milion dollare ishte evazioni fiskal qe qeveria Shqiptare nuk pati mundesi te mblidhte vitin e kaluar....nje takse me e ulet mund edhe te rrit nivelin e takses se mbledhur por duhet edhe nje kontroll rigoroz mbi biznese qe dihet se vjedhin para te popullit....


    Tatmfitimi qe behet vetem ne parat qe u shperndahen aksionereve dhe fitimit te painvestuar me duket nje zgjidhje shum e zgjut nga ana e qeverise......kjo eshte nje iniciative qe nxit investimet dhe si rrjedhoje punsimin....


    Bravo Bodes.

Tema tė Ngjashme

  1. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  2. Si funksionon sistemi i ri elektoral
    Nga stavri22 nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2009, 04:45
  3. Sistemi i drejtėsisė nė Kur’an
    Nga Sefedini_PZ nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 14-03-2009, 03:40
  4. Sistemi politik i Shqiperise dhe sistemi politik i Kosoves
    Nga Ibrahimfeimi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 15:13
  5. Sistemi Bankar nė Shqipėri
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 07-04-2003, 07:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •