Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Kontratat (FUTURES) Kontrata e se ardhmes.

    Do te merni disa informacione mbi kontraten Futures.

    Rreziku i luhatjeve tė kursit tė kėmbimit dhe mbulimi me kontratat e sė ardhmes (futures)

    Mė kujtohet njė artikull nė revistėn Monitor tė para njė viti tė quajtur “Eksportuesit; ja sa humbim
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Gerrard : 08-04-2007 mė 02:23
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #2
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    nga kursi”. Si dhe nė ēdo ekonomi tjetėr bashkėkohore edhe nė aktivitetin prodhues shqiptar, mbiēmimi i gjatė i monedhės vendase filloi tė jepte efektet e tij duke sjellė rėnie nė eksporte. Kėshtu, industria e pėrpunimit tė veshjeve dhe kepucėve raportonte ulje nė tė ardhura, eksporti i bimėve mjekėsore rezultonte mė i prekuri dhe eksportuesit e ēelikut gjendeshin nė vėshtirėsi.
    Gjithashtu edhe industritė me fason rezultonin tė prekura. Megjithė aktivitetin e tyre kryesisht nė valutė (lėnda e parė blihet nė valutė dhe prodhimi i gatshėm shitet po nė valutė), gati gjysma e shpenzimeve tė kėtyre industrive si pagat, taksat dhe energjia kryhet nė lekė.
    Natyrisht, ekspozimi i vazhdueshėm i ndėrmarrjeve tė mėdha tregtare (eksportuese apo importuese) ndaj luhatjeve tė kursit tė kėmbimit ėshtė njė fenomen me tė cilin pėrballen ēdo ditė tė gjithė ekonomitė e botės. Mjafton tė pėrmendim kėtu raportin Dollar/Yuan (monedha kineze) dhe ecurinė e eksport-importeve amerikano-kineze. Tashmė ėshtė kuptuar nga pjesa mė e madhe e operatorėve qė zhvlerėsimi i vazhdueshėm i dollarit nė tregjet ndėrkombėtare ka ardhur si pasojė e vullnetit politik tė Shteteve tė Bashkuara pėr t’i dhėnė forcė eksporteve, duke rimėkėmbur nė kėtė mėnyrė Prodhimin e brendshėm pas vėshtirėsive tė viteve 2001-2002. Aktualisht, ky objektiv mund tė quhet i arritur me tė gjithė partnerėt tregtare tė Sh.B.A., me njė perjashtim: Kinėn. Kjo vjen si pasojė e faktit qė Kina nuk ka njė regjim tė lirė tė kursit tė valutės sė saj, por nė mėnyrė arbitrare ka vendosur dhe vazhdon tė aplikojė njė barazi me monedhėn amerikane. Kjo bėn qė dollari tė mos zhvlerėsohet nė raport me Yuan-in duke mos arritur kėshtu t’i bėjė mė tė lira prodhimet amerikane, gjė e cila do tė rriste eksportet e Shteteve tė Bashkuara drejt Kinės.

    Pas kėtij shembulli le tė kthehemi nė situatėn shqiptare. Mbiēmimi kostant i Lekut ose nėnēmimi i valutave kryesore natyrisht nuk ka favorizuar eksportuesit shqiptarė, tė cilėt janė pėrballur me humbje tė konsiderueshme nė arkėtimet e tyre nė valutė. Duke lėnė pėr njė moment mėnjanė konsideratėn e rėndėsisė sė jashtėzakonshme qė kanė eksportet nė fazėn aktuale tė zhvillimit ekonomik shqiptar, shohim se ē’ndodh me importuesit. Kėta tė fundit do tė prekeshin njėsoj si eksportuesit, nė qoftė se lėvizja e kursit do tė ishte e kundėrt, pra do tė asistonim nė njė nėnēmim tė Lekut kundrejt valutave tė huaja. Luhatjet e kursit nė kėtė mėnyrė ekspozojnė vazhdimisht pagesat e tė gjitha subjekteve tregtare (eksportues apo importues), duke rrezikuar rrjedhimisht qėndrueshmėrinė e bizneseve tė tyre.
    Kėto subjekte mund tė mbrohen apo mbulohen nga kėto luhatje me anėn e kontratave tė sė ardhmes (futures). Pėr tė kuptuar se ē’janė kėto kontrata ėshtė e nevojshme tė dimė se ēfarė janė instrumentat financiare derivate, kategoria ku kėto kontrata bėjnė pjesė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ēfarė janė instrumentat financiare derivate?

    Instrumentat financiare derivate janė kontrata transaksionesh shitblerjeje tė njė malli apo tė njė aktiviteti financiar (underlying asset – aset i nėnbazuar) nė njė datė tė ardhshme me njė cmim tė caktuar nė momentin e nėnshkrimit tė kontratės.

    Kėto asete tė nėnbazuara mund tė kenė natyrė reale (lėndė tė para si ari, kakao, kafeja, nafta etj.) ose financiare (obligacione, norma interesi, indekse kėmbimi valutor, aksione etj.). Nė rastin e parė flitet pėr commodity derivative ose derivate tė lėndėve tė para; nė rastin e dytė flitet pėr financial derivative, ose pėr derivate financiare.
    Instrumentat financiare derivate mund tė pėrdoren pėr t’u siguruar nga ngjarje tė mundshme negative tė sė ardhmes, duke trasferuar riskun nė subjektet qė janė nė gjendje ta mbajnė dhe ta administrojnė.
    Sipas njė sondazhi tė vitit 2003 tė ISDA (Shoqata Ndėrkombėtare e Operatorėve nė Instrumenta Derivatė), 92% e 500 kompanive mė tė mėdha nė botė pėrdorin derivatė pėr t’u mbuluar kryesisht nga rreziku i normave tė interesit dhe i atyre tė kėmbimit valutor.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Llojet e instrumentave financiare derivate

    Derivatėt janė tė ndarė nė dy kategori tė mėdha, sipas natyrės sė tregut.
    a) E para ėshtė ajo e derivatėve tė tregtuar nė tregje jo tė rregulluar (Over The Counter, OTC): bėjnė pjesė kontratat forward, swap-et, disa tipe opsionesh si currency option etj. Nė kėto tregje, instrumentat e tregtuar nuk janė tė standartizuar dhe tranasaksionet konkordohen nė bazė bilaterale; mungesa e njė organizmi qė garanton pėrfundimin korrekt tė operacioneve ngarkon operatorėt me rrezikun e mosshlyerjes nga pala tjetėr.
    b) Kategoria e dytė pėrbėhet nga derivatėt e tregtuar nė tregje zyrtare tė rregulluara; bėjnė pjesė opsionet dhe kontratat future. Nė kėto tregje, funksionimi, struktura dhe tipologjia e instrumentave janė tė pėrcaktuara nga rregullore tė sakta. Gjithashtu prezenca e organizmave rregullatorė eliminon rrezikun e mosshlyerjes nga pala tjetėr. Mė poshtė do tė paraqesim pikėrisht dy llojet e derivatėve mė tė pėrhapur nė tregjet zyrtarė tė rregulluar.
    F Opsionet janė kontrata me tė cilat njė nga palėt, kundrejt pagimit tė njė shume (primi), garanton mundėsinė pėr tė blerė/shitur njė aset tė caktuar, financiar apo real, me njė ēmim tė paracaktuar dhe nė njė datė (opsion europian) apo brenda njė date tė ardhshme (opsioni amerikan).
    F Future-t (kontratat e sė ardhmes) janė kontrata me tė cilat palėt bien dakord pėr tė blerė ose shitur asete reale apo financiare nė njė datė tė ardhshme, por me kushte (ēmim e sasi) qė paracaktohen nė momentin e nėnshkrimit.
    Diferenca e future-ve nga opsionet ėshtė fakti qė nėnshkrimi i njė future-i, detyron kontraktuesin tė zbatojė nė datėn e ardhshme ēmimin e paracaktuar, kurse nėnshkrimi i opsionit i jep kontraktuesit mundėsinė tė zgjedhė ta ushtrojė apo jo kontratėn (ēmimin e sasinė e paracaktuar).
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Karakteristikat e Kontratave Future

    Kontrata future ėshtė njė marrėveshje midis dy palėve pėr tė blerė ose shitur asete reale apo financiare nė njė datė tė ardhshme, por me kushte (ēmim e sasi) qė paracaktohen nė momentin e nėnshkrimit.
    Kontratat future janė pėrdorur pėr herė tė parė nga tregtarėt japonezė nė shekullin e XVII-tė. Mė pas, nė vitet e para tė shekullit tė XX-tė, kanė filluar tė pėrdoren nė tregjet e lėndėve tė para amerikane pėr tė siguruar ēmime tė sakta e tė pavarura nga tė papriturat e tė sė ardhmes.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #6
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Future-t mbi lėndėt e para (commodity futures)

    Commodity Futures kanė pėr objekte tė nėnbazuar lėndė tė para (naftė, metale tė ēmuara, kakao, lėng portokalli etj.). Elementėt e njė future-i (objekti i nėnbazuar, maturimi e vlera) janė tė paracaktuara e nuk mund tė ndėrrohen nga palėt.
    Pėr shembull, njė prodhues gruri apo kafeje mund tė kryejė njė kontratė future tė mallit qė prodhon. Kjo sjell njė marrėveshje me palėn tjetėr pėr njė shitje tė prodhimit nė datėn e ardhshme me njė ēmim tė caktuar nė tė tashmen. Kush nėnshkruan si blerės (pala tjetėr), mbrohet nga njė rritje e mundshme e ēmimit (natyrisht do tė humbte nė rastin e njė uljeje). Kush nėnshkruan si shitės (prodhuesi) mbrohet nga e kundėrta, pra nga njė ulje e mundshme e ēmimit.
    Veēantitė e future-ve janė dy. E para ėshtė fakti qė pėr tė pasur tė drejtėn tė blesh nė ditėn e maturimit (nė datėn e paracaktuar nė momentin e kryerjes sė kontratės) njė sasi tė madhe malli mjafton nė tė tashmen derdhja e njė marzhi tė vogėl garancie. Nė pėrgjithėsi ky marzh ėshtė njė pėrqindje e vogėl (5%-10%) e vlerės totale tė shitblerjes. Veēantia e dytė ėshtė qė luhatjet e ēmimit tė mallit (objektit tė nėnbazuar) pasqyrohen tė plota mbi marzhin e derdhur.

    Shembull: Njė prodhues kafeje nėnshkruan me njė tregtar njė kontratė future mbi kafenė. Kjo i jep tė drejtėn t’i shesė atij tregtari 1000 ton kafe pas 60 ditėsh me ēmimin e sotėm prej 1000 $/ton.

    Objekti i nėnbazuar: Kafeja
    Maturimi: Pas 60 ditėsh
    Sasia: 1000 ton
    Cmimi: 1000$/ton
    Marzhi: 10%

    Pas 60 ditėsh, ēmimi i kafesė ka zbritur 900$/ton. Prodhuesi ushtron kontratėn future duke shitur 1000 ton kafe me 1000 $/ton dhe merr si pagesė 1.000.000 $, nė vend tė 900.000 $ qė do tė merrte po tė shiste me ēmimin e tregut. Nė kėtė mėnyrė, ai pėrdori future-in pėr t’u mbuluar nga rėnia e ēmimit tė kafesė.
    Nė realitet duke qenė se kontratat future kanė njė treg sekondar ku shiten e blihen secila nga palėt mund tė dalė nga kontrata duke e trasferuar atė nė tregun sekondar. Nė fakt tė dyja palėt fillimisht kanė dedhur marzhin prej 10%, pra 100.000$ (10% i 1.000.000$) dhe jo krejt shumėn totale tė transaksionit. Rregullimi i kėtyre kontratave nė tregun sekondar bėhet ēdo ditė burse, pra nė qoftė se ēmimi lėviz me njė dollar/ton, sipas rastit nė llogarinė e mbajtėsit tė kontratės debitohen apo kreditohen 1000$ (1$*1000 ton) dhe nė ēdo ditė burse, njėra nga palėt mund tė dalė nga kontrata duke e tregtuar me shenjė tė kundėrt (blerė nė se nė transaksionin final ėshtė shitėse apo shitur nė se nė transaksionin final ėshtė blerėse) dhe duke e mbyllur pozicionin me fitim apo humbje. Pėr praktikė 1 dollar/ton si mė sipėr merret si hap lėvizės minimal ose siē quhet nė gjuhėn e tregjeve tick. Pra nė momentin e daljes nga pozicioni ēdo pale i kreditohen apo debitohen aq tick sa ajo ka fituar apo ka humbur.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #7
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Future-t mbi instrumentat financiare (financial futures)

    Financial Futures kanė pėr objekt shitblerjen nė tė ardhmen e instrumentave financiare si titujt me interes fiks (interest rate future), indekset e aksioneve tė listuara (stock index future), valutat (currency future) etj.
    Currency futures (future-t mbi valutat) janė nga llojet mė tė pėrdorura tė financial future-ve nė tregjet ndėrkombėtare. Palėt kontraktuese bien dakord pėr shkėmbimin nė njė datė tė caktuar tė njė sasie valute me njė normė kėmbimi tė parafiksuar. Objekti i nėnbazuar nė kėtė rast ėshtė njė valutė.
    Nė tregun e valutave veprojnė kryesisht dy tipe operatorėsh: Spekullatori dhe Hedger-i, ose ai qė synon tė mbulohet nga rreziku i luhatjeve tė kursit tė kėmbimit. Hedger potencial ėshtė praktikisht ēdo subjekt qė kryen transaksione me valuta tė huaja, si p.sh.:

    1) Banka vendase apo tė huaja
    2) Zyra kėmbimi valutor
    3) Ndėrmarrje import-eksport
    4) Broker tė tregjeve tė huaja
    5) Traders (tregtarė) institucionalė (fonde, shoqėri sigurimesh)

    Njė Hedger qė ėshtė i ekspozuar ndaj rrezikut tė kėmbimit valutor, mund tė pėrdorė currency futures pėr mbulim.

    Shembull: Njė ndėrmarrje shqiptare eksporton njė sasi malli nė Itali, pėr njė shumė prej 200.000 Euro. Pagesa e mallit do tė kryhet nga partneri tregtar pas tre muajsh. Parashikimet e ndėrmarrjes janė pėr njė dobėsim tė Euros ndaj Lekut. Pra, ndėrmarrja rrezikon qė pas tre muajsh tė marrė njė pagesė mė tė vogėl pėr mallin qė ka eksportuar, si pasojė e dobėsimit tė Euros. Rrjedhimisht, ajo bėn mbulimin duke pėrdorur currency future dhe pikėrisht Euro/Lek Future.
    Ky instrument nuk ekziston aktualisht nė Shqipėri, kėshtu qė pėr tė ilustruar shembullin do tė hipotizojmė sikur kjo kontratė ėshtė e tregtueshme nė Bursėn e Tiranės duke i dhėnė karakteristika tė ngjashme me future-t e tjerė mbi valutat si Eur/Usd apo Eur/Gbp. Pėr shembull.:

    Future mbi Euro/Lekun (Euro/Lek Future)

    Objekti i nėnbazuar: Kėmbimi EUR/LEK (Njė Euro e shprehur nė ekuivalentin e saj nė Lekė)

    Vlera e kontratės: 50.000 Euro

    Tick (hapi lėvizės minimal): 0,01

    Vlera e ēdo tick-u: 500 Lekė

    Muaji i skadimit: Mars, Qershor, Shtator, Dhjetor

    Kthehemi nė shembullin e ndėrmarrjes eksportuese. Sot 1 Euro kėmbehet me 124,81 Lekė, pra vlera nė lekė e eksportit ėshtė 24.962.000 lekė. Si prodhuesi i kafesė qė do tė shesė nė tė ardhmen mallin e tij edhe ndėrmarrja do tė shesė nė tė ardhmen Eurot qė do tė marrė si pagesė. Nė kėtė mėnyrė ajo nėnshkruan njė kontratė futurė pėr tė shitur pas tre muajsh 200.000 Euro me kursin 124,81, pra hyn nė Bursė si palė shitėse. Pėr tė mbuluar krejt vlerėn e eksportit ajo nėnshkruan 4 Eur/Lek Future (4 x 50.000 Euro/kontrata). E zemė se pas tre muajsh, njė Euro kėmbehet me 115 Lekė. Vlera nė lekė e eksportit tonė nė atė moment do tė ishte 23.000.000 lekė, me njė humbje prej 1.962.000 Lekėsh. Duke qenė se kemi nėnshkruar 4 Eur/Lek Future si shitės me kursin 1 Euro = 124,81 lekė dhe ēdo tick vlen 500 lekė, pėr 981 tick (12481-11500) tė fituar do tė kishim njė vlerė tė fituar prej 1.962.000 Lekėsh (4x500x981), duke mbuluar tėrėsisht humbjen. Pra, meqė kemi nėnshkruar 4 Eur/Lek Future si shitės, parashikimi ynė ėshtė pėr njė ulje tė Euro-s dhe ky parashikimi i saktė pėrkthehet nė tick tė fituar (vlera e ēdo tick-u ėshtė gjithnjė 500 Lekė). Nė rastin e kundėrt tė njė forcimi tė Euros ndaj Lekut do tė realizonim njė humbje me kontratat future, por do tė fitonim nė transaksionin final kur tė kėmbejmė 200.000 Eurot e pagesės sonė, duke pasur pėrsėri njė rezultat final neutral. Nė kėtė mėnyrė, ndėrmarrjet e export-importit, mund tė ruhen nga luhatjet e padėshiruara tė kursit tė kėmbimit. Ky ėshtė shembulli i strategjise se mbulimit (hedging).
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #8
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Roli i Bursės dhe i Treg-bėrėsve (Market Maker)

    Natyrisht kėto transaksione presupozohen nė njė treg sekondar tė rregulluar nė Bursėn e Tiranės dhe me prezencėn e Market Maker-ve (Treg-bėrėsve) qė garantojnė respektimin e kushteve tė paracaktuara dhe likuiditetin e tregut. Pėr tė evituar rrezikun e mosrespektimit tė.kushteve tė kontratave dhe pėr tė bėrė tregun mė tė sigurtė krijohet Arka e Pastrimit dhe Rregullimit tė Llogarive; njė organizėm qė mbledh depozita garancie pėr pėrfundimin e rregullt tė operacioneve. Kjo Arkė, pėr t’u tuteluar edhe vetė, pėrshtat depozitėn e garancisė ēdo ditė pėr tė mbajtur llogaritė e pozicioneve tė hapura. Brokeri pranė tė cilit tregtohet hap njė llogari tė veēantė pėr depozitimin e marzheve tė garancisė. Nė momentin e hapjes sė kontratės duhet depozituar marzhi i garancisė (njė shumė prej 5% deri nė 15% tė vlerės sė transaksionit mbi objektin e nėnbazuar). Cdo fund dite mbyllet pozicioni, llogariten humbjet apo fitimet e mundshme qė do tė debitohen apo kreditohen nė depozitėn e marzheve; ditėn e ardhshme tė tregtimit pozicioni rihapet me ēmimin e ri. Mundėsia e mbylljes sė kontratės nė ēdo moment dhe tregtueshmėria mjaft likuide nė tregun sekondar garantohet nga prezenca e Market Maker-ve, tė cilėt pėrcaktohen nga Bursa e Tiranės dhe Komisioni i Letrave me Vlerė.
    Market Maker-i ėshtė njė ndėrmjetės i detyruar tė shfaqė nė mėnyrė tė vazhdueshme apo me kėrkesė kuotime blerje-shitje mbi instrumentin dhe nė momente tė veēanta tė tregtoje mbi bazėn e ēmimeve tė propozuara.
    Eshtė i njohur funksioni i Market Maker-ve si furnizues tė likuiditetit tė tregut. Nė praktikėn e tregjeve, ēmimi duhet tė formohet thjesht nga takimi i kėrkesės me ofertėn, por kjo jo gjithmonė mund tė jetė e mundur. Market maker-i ka pėr detyrė tė plotėsojė mungesa tė pėrkohshme ofertash nga shitėsit apo kėrkesash nga bleresit duke kuotuar vazhdimisht njė ēmim me tė cilin ėshtė i gatshėm tė blejė dhe njė ēmim me tė cilin ėshtė i gatshėm tė shesė. Fitimi pėr shėrbimin e ofruar nuk ėshte gjė tjetėr veēse diferenca mes dy ēmimeve. Nuk duhet harruar qė pėr shkakun e aktivitetit tė tij, market maker-i ėshtė i detyruar tė mbajė njė portofol duke respektuar njė pėrmbajtje optimale si gjithė investitorėt e tjerė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #9
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Avantazhet e pėrdorimit tė kontratave future

    Nė Shqipėri, aktualisht tregu i kapitaleve ėshtė nė hapat e tij tė parė. Natyrisht, lind pyetja: Pse duhet tė fillojmė tė tregtojmė njė future mbi Euro/Lekun apo mbi Dollar/Lekun?
    Pėr disa arsye:
    Arsyeja e parė ėshtė ajo e mbulimit. Nė Shqipėri aktualisht nuk ekziston asnjė instrument nė gjendje tė sigurojė mbulimin nga luhatjet e kursit tė kėmbimit. Kjo bėn qė subjektet tregtare tė jenė vazhdimisht tė ekspozuara ndaj luhatjeve tė pagesave, duke rrezikuar rrjedhimisht qėndrueshmėrine e biznesit tė tyre.
    E dyta: Subjektet profesionale tė kėmbimit valutor nė Shqipėri si zyrat exchange, bankat etj. kanė nė dispozicion vetėm njė treg cash tė kėmbimit valutor. Tregu i future-ve mbi kursin e kėmbimit do tė pėrmirėsonte mjaft administrimin e kėtij sektori duke lėnė mėnjanė problemet e lėvizjeve tė mėdha tė kapitaleve. Kjo do tė arrihej nėpėrmjet rregullores sė marzheve, vecanti e cila i bėn future-t nga instrumentat mė tė tregtueshėm nė tregjet ndėrkombėtare.
    Sė fundi, njė treg likuid i future-it mbi kursin e kėmbimit do tė ndihmonte mjaft edhe bankėn qendrore qė do tė arrinte nė politika monetare mė efikase me njė treg tė valutės mė efiēent.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

Tema tė Ngjashme

  1. Energjitika: Inagurohet Hidrocentrali i Ashtės
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 70
    Postimi i Fundit: 19-09-2012, 13:40
  2. Bursa Shqipėtare
    Nga Gerrard nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-05-2007, 00:55
  3. Pėrgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 11-03-2007, 23:53
  4. Dosja e korrupsionit shteteror
    Nga Anton nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 91
    Postimi i Fundit: 25-01-2004, 03:30
  5. Bota e sė ardhmes
    Nga Eni nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2003, 07:14

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •