Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 58
  1. #21
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Treguesit e tregut

    Duke ditur se si te lexoni tabelat e aksioneve ju mund te ndiqni nga afer progresin e aksionit qe ju zoteroni apo do te deshironit te zoteroni. Por nje aksion i vetem mund te jape rezultate krejt te ndryshme nga tregu i aksioneve ne teresi.

    Per te pasur nje pamje me te gjere, ju mund te vezhgoni nje indeks aksionesh, qe eshte nje tregues i tendences se tregut e llogaritur permes gjetjes se nje mesatareje duke perdorur shume aksione.

    Ju do te vini re se ne fillim te seksionit financiar te gazetes paraqiten disa tregues tregu. Dy nga treguesit me gjeresisht te perdorur jane Mesatarja Industriale Dow Jones (Dow Jones Industrial Average, DJIA) dhe Indeksi i Pergjithshem i Burses se New York-ut (New York Stock Exchange Composite Index).

    DJIA llogaritet duke bere mesataren e cmimeve ditore te 30 kompanive kyc. Dow regjistrohet ne pike qe nuk jane te konvertueshme ne dollare dhe cente. Ne pergjithesi, nje rritje e Dow me kalimin e kohes konsiderohet si shenje e nje ekonomie te shendetshme kombetare. Nje renie me kalimin e kohes eshte shenje e nje regresi ekonomik.

    Indeksi i Pergjithshem i Burses se New York-ut eshte nje mesatare e ndryshimeve te cmimeve te te gjitha aksioneve te zakonshme te listuara dhe te tregtuara ne Bursen e New York-ut. Ai shprehet ne pike indeksore qe lidhin vleren aktuale te indeksit me nje vlere baze te ketij indeksi. (Baza e Indeksit te Kombinuar te NYSEs u fiksua ne 59.00 ne 31 Dhjetor, 1965.) Ne llogaritjen e indeksit, cmimi i secilit aksion shumezohet me numrin e aksioneve qe ndodhen ne duart e publikut. Si rezultat, kompanite me me shume aksione do te kene nje efekt me te madh ne indeks.

    Indeksi i kombinuar i NYSEs eshte matesi i vetem kryesor qe reflekton te tere tregun e NYSEs. Pervec regjistirimit ne gazeta, ai llogaritet vazhdimisht pas cdo transaksioni dhe transmetohet permes rrjeteve elektronike ne Dyshemene e Tregtimit dhe firmat e brokerimit cdo 15 sekonda. Indekse te tjera te rendesishme te tregut jane indekset e Sandart & Poor, Indeksi i NASDAQ, Indeksi i Amex, Vija e Vleres (Value Line), Indekset e Russell dhe Wilshire 5000.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #22
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Leximi i raporteve vjetore

    Per nje informacion me te plote rreth situates financiare te nje kompanie te vecante, ju mund ti hidhni nje sy raportit vjetor te kompanise. Cdo kompani e listuar ne NYSE eshte e detyruar qe tu dergoje kete informacion financiar aksionereve te saj. Ne kete raport, aksioneri mund te gjeje informacion te detajuar rreth konditave ekonomike te kompanise dhe politikave drejtuese. Raportet vjetore i ndihmojne aksioneret qe te vleresojne investimet e tyre dhe te vendosin se si te votojne ne asamblene tjeter te pergjithshme. Por ato jane gjithashtu te dobishme per investitoret potenciale, ata qe jane duke konsideruar blerjen e aksioneve te kompanise. Raporti i kompanise mund te sigurohet thjesht duke i kerkuar kompanise qe t’ju dergoje nje te tille. Me poshte jepen disa nga subjektet kryesore qe permbahen ne shumicen e raporteve vjetore.

    Bilanci:

    Bilanci eshte nje permbledhje e mjeteve dhe detyrimeve, i cili krijon me nje veshtrim nje ide mbi situaten financiare te kompanise ne nje moment te caktuar ne kohe. Nje Bilanc krahason te dhenat e fund-vitit aktual me ato te fund-vitit te kaluar. Seksioni i pare liston te gjitha mjetet e kompanise. Per shembull nje kompani qe prodhon topa tenisi mund te listoje si mjete te veta, cash, faturat e papaguara, produktet ne inventar, (te gjithe topat e tenisit te perfunduar, plus te gjitha lendet e para te perdorura per te prodhuar topat e tenisit), vete fabriken, token mbi te cilen eshte ndertuar fabrika, dhe makinerite e perdorura per te prodhuar topat e tenisit.

    Seksioni i dyte liston detyrimet apo borxhet. E njejta kompani per prodhimin e topave te tenisit mund te listoje si detyrime te vetat llogarite per tu paguar (para qe u detyrohet furnizuesve me lende te para), rrogat e papaguara, huate e marra, taksat dhe dividentet qe do u paguaje aksionereve.

    Seksioni i detyrimeve perfshin gjthashtu kapitalin e aksionereve, vleren e te gjithe aksioneve te zoteruara nga aksioneret. Ky seksion liston vleren e aksioneve te preferuara dhe te zakonshme, parate e fituara nga shitja e aksioneve si dhe fitimet te cilat jane investuar ne kompani. Vlera e mjeteve duhet qe te jete e barabarte me vleren e detyrimeve, prandaj ka dhe emrin bilanc.

    Kapitali i aksionereve quhet gjithashtu vlera neto e kompanise. Ai nuk eshte nje shume e prekshme parash e depozituar ne ndonje banke, por vlera e te gjithe aksioneve te investuara ne kompani.

    Pasqyra e te ardhurave dhe fitimeve:

    Ne qofte se bilanci ishte nje veshtrim i financave te kompanise ne nje moment te caktuar, pasqyra e te ardhurave eshte me teper si nje film. Ajo lidh sebashku disa bilance dhe tregon mbarevajtjen e kompanise per nje periudhe te caktuar qe mund te jete nje muaj, nje tremujor, apo edhe disa vjet. Pasqyra e te ardhurave paraqet shumen e te gjitha te ardhurave, zbret shpenzimet, dhe tregon se sa para ka ngelur per te riinvestuar ne kompani. Ajo krahason numra gjate nje periudhe kohe.

    Pasqyra e ndryshimeve ne pozicionin financiar:

    Kjo pasqyre ka te beje me "kapitalin punues" (working capital) - para te perdorura ne operacionet e perditshme te kompanise. Pasqyra, e cila mund te krahasoje disa vite, tregon se sa "kapital punues" (working capital) ka qene ne dispozicion dhe se si eshte shpenzuar.

    Raporti i eksperteve kontabel:

    Cdo raport vjetor perfshin nje raport nga nje kontabilist i pavarur. Raporti i kontabilistit ne pergjithesi thote se raporti vjetor eshte nje pasqyrim i vertete i financave te kompanise. Ai tregon nese raporti eshte pergatitur ne perputhje me standartet e pergjithshme te auditimit dhe me principet kontabile. Kontabilisti do ta shkruaje ne raportin e tij ne qofte se raporti vjetor nuk arrin te permbushe ndonje nga keto standarte.

    Kuptimi i statusit financiar te kompanise eshte i rendesishem pasi ndihmon marrjen e vendimeve te pershtatshme per investim. Kapitulli tjeter shpjegon perse cmimet e aksioneve levizin dhe si mund te parashikohet mbarvajtja e nje aksioni.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #23
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Perse Cmimet E Aksioneve Luhaten Lart E Poshte

    Ne qofte se veshtrojme cmimet e aksioneve per nje jave do verejme qe ato bien apo rriten - nganjehere ne permasa dramatike. Duket e veshtire qe te perpiqesh te sqarosh keto levizje, por nje ekzaminim me i kujdesshem zbulon se cmimet e aksioneve marrin forme te ndikuara nga disa forca konkrete. Analistet e aksioneve, ne fakt, sigurojne jetesen e tyre duke u perpjekur te lokalizojne keto forca dhe efektet e tyre per kompanite, industrite dhe ekonomine kombetare dhe nderkombetare.

    Nje kuptim i ketyre forcave, jo vetem qe ndihmon ne formulimin e nje strategjie investimi, por gjithashtu ndihmon qe te vezhgohet se si ngjarjet dhe tendencat mund te percaktojne gjithshka, qe nga disponibiliteti i mallrave dhe sherbimeve deri tek mundesite per punesim.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #24
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kerkesa dhe oferta

    Ka nje thenje te vjeter ne Wall Street, e cila thote se nje aksion vlen cfare tjetri eshte gati te paguaje per te. Dhe kjo eshte e vertete, cmimi i nje aksioni percaktohet nga bleresit. Ndersa ata marrin me teper informacion, investitoret vendosin nese ata jane te gatshem te paguajne me me shume apo me pak per nje aksion. Ndryshimi i perceptimeve te tyre vazhdimisht e shtyn cmimin e aksioneve lart apo poshte.

    E thene thjesht, cmimi i aksionit, apo i cfaredo produkti apo sherbimi percaktohet nga kerkesa dhe oferta. Oferta e aksioneve varet nga numri i aksioneve qe nje kompani ka emetuar apo qe i ka shitur publikut. Kerkesa per aksione krijohet nga ata qe duan te blejne keto aksione nga ata njerez qe tashme i zoterojne keto aksione. Ne qofte se individet mendojne se ata do te bejne para nga aksioni, ata do te deshirojne ta blejne ate.

    Ketu hasim nje moment te rendesishem: oferta eshte e kufizuar, dhe jo kushdo qe deshiron te zoteroje nje aksion mundet. Sa me teper qe njerezit te duan te zoterojne nje aksion, aq me teper jane ata te gatshem per te paguar per te. Kerkesa e larte per nje aksion e con cmimin ne nje nivel me te larte. Ne menyre te ngjashme, ndersa vlera e aksionit rritet, zoteruesit jane me te gatshem per ta shitur aksionin.

    Rritja vazhdon derisa bleresat potenciale mendojne se cmimi ka arritur mjaft lart. Ne kete moment, nje numer me i vogel njerezish jane te gatshem per te blere aksionin me cmimin e larte. Pronaret e aksioneve te cilet kerkojne te shesin duhet qe te ulin cmimin me te cilin ata jane te gatshem te shesin. Cmimi i aksionit bie derisa investitoret besojne se aksioni perseri vlen per aq sa pronaret jane te gatshem ta shesin ate.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  5. #25
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Situata financiare e kompanise

    Ligjet e kerkeses dhe ofertes shpjegojne perse cmimet e aksioneve luhaten. Por, si arrijne investitoret dhe analistet deri tek ne marrjen e vendimeve nese aksioni ja vlen te blihet apo shitet per nje cmim te caktuar? Mbi te gjitha ata ekzaminojne gjendjen financiare te kompanise qe ofron aksionin. Investitoret zakonisht nuk bejne nje vleresim te larte per aksionin e nje kompanie qe mund te humbase para. Ata kerkojne per nje biznes me nje histori qe flet per arritjen e fitimeve te larta dhe qendrueshmeri ne pagimin e dividenteve te kenaqshem.

    Ndersa historia eshte e rendesishme, investitoret aanalizojne gjithashtu perspektiven e kompanise ne te ardhmen. Nje kompani me nje histori te varfer fitimesh mund te kete nje te ardhme premtuese, dhe nje tjeter me histori te mire mund te jete ne renie. Prandaj investitoret e kujdesshem gjithashtu analizojne se si e perballon kompania konkurencen dhe nese drejtohet nga persona me eksperience, te pergjegjshem te cilet ndjekin zhvillimet e kohes. Ne qofte se investitoret potenciale shikojne se nje kompani por rrit eficensen e vet ose po prodhon produkte te reja inovative, atehere aksioni i kesaj kompanie ka shume shanse per te pesuar rritje te cmimit.

    Nga ana tjeter , trazirat ne horizont - si ceshtje qe kerkojne zgjidhje gjygjesore, kercenime grevash, konkurence me intensive, apo rregullim me rigoroz - mund te ndikojne ne uljen e vleres se aksionit te kompanise. Per shembull, kur nje kompani e madhe nafte shpalli se po kensideronte deklarimin e falimentimit, vlera e aksionit te saj ra me 11%.

    Nje lajm qe dikush ose nje kompani po perpiqet te bleje nje kompani tjeter zakonisht e rrit cmimin e kesaj kompanie. Kjo ndodh sepse bleresi duhet qe te bleje nje shumice aksionesh qe te fitoje kontrollin e kesaj kompanie. Per te bere kete bleresi duhet qe te binde aksioneret qe te shesin aksionet e tyre duke u ofruar nje cmim atraktiv per aksionet e tyre.

    Sentimentet gjithashtu mund te kene ndikim. Per shembull, kur pronaret e nje skuadre basketbolli ne USA ofruan aksione ne 1986, analistet sugjeruan se aksioni ishte i mbivleresuar. Por investitoret, shumica e te cileve ishin tifoze, kishin nje vleresim te larte per skuadren dhe ishin te gatshem te paguanin cmimin qe u ofrohej.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #26
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Situata financiare e industrise

    Nje faktor tjeter i rendesishem i cili duhet marre ne konsiderate eshte industria ko ben pjese kompania.

    Cmimi i aksionit te kompanise mund te levize larte ose poshte, ne varesi te faktit nese investitoret mendojne se industria e saj do zgjerohet apo do pesoje nje kontraktim. Per shembull, nje kompani mund te jete duke ecur mire finaciarisht, por ne qofte se industria ku ajo ben pjese eshte ne renie, investitoret mund ta vene ne pikepyetje aftesine e kompanise per te vazhduar rritjen. Ne kete rast, cmimi i aksionit te kompanise mund te bjere.

    Shume industri zgjerohen dhe kontraktohen ne cikle. Per shembull, industria e ndertimit te shtepive bie kur normat e interesit ngrihen.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  7. #27
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Trendat ekonomike

    Pervec evenimenteve qe ndikojne nje industri apo kompani te vecante, analistet shikojne me kujdes ato cfare ata i quajne indikatoret ekonomike, tendencat e pergjithshme qe sinjalizojne ndryshime ne ekonomi.

    Nje indikator kyc eshte ndryshimi ne normen e rritjes se ekonomise qe matet nga Produkti Kombetar Bruto (GNP). GNP mat produktin total te mallrave dhe sherbimeve ne nje ekonomi. Ne qofte se ky tregues eshte duke u rritur, perspektiva afatshkurter e biznesit eshte duke u permiresuar. Nje indikator tjeter i rendesishem eshte norma e inflacionit. Inflacioni ndeshet kur kemi rritje te shpejte cmimeve. Gjate nje periudhe inflacioniste, kostot e nje kompanie mund te rriten me shpejt sesa ajo ka mundesi qe te rrise cmimet; keshtu qe fitimet e saj tkurren.

    Gjithashtu, norma e inflacionit ka nje ndikim te rendesishem ne nje indikator tjeter kyc, normat e interesit. Normat e interesit ne rritje tregojne qe qeveria, bizneset dhe konsumatoret duhet te paguajne me shume per te marre hua. Si rezultat, deficiti buxhetor i qeverise rritet, bizneset mund te shtyjne per me vone planet e tyre per projekte te reja, dhe kosumatoret nuk shpenzojne shume. Kjo mund te shenoje fillimin e e faze recesioni, nje periudhe me rritje te ngadalte ekonomike.

    Analistet gjithashtu monitorojne deficitin buxhetor, diferencen mes parave qe qeveria arketon dhe parave qe shpenzon. Kur deficiti rritet, qeverise i duhet qe te rrise marrjen borxh te parave qe perndryshe do ishin ne dispozicion te bizneseve per ekspansion dhe kosumatoreve per shpenzime.

    Shume indikatore te tjere sinjalizojne ndryshime ne ekonomi. Midis tyre jane cmimet e aksioneve, normat e papunesise (perqindjen e punetoreve qe nuk mund te gjejne pune), dhe ndryshimet ne vleren e valutes (kursin e kembimit).

    Keto indikatore jane me teper se thjesht numra. Ato tregojne se si njerezit e zakonshem shpenzojne parate, dhe konkludojne se si ka te ngjare te ece ekonomia. Ne qofte se norma e papunesise po bie, ose ne qofte se inflacioni eshte i ulet, njerezit ndoshta ndihen optimiste per ekonomine. Ata, ka me shume te ngjare qe te shpenzojne para, duke u sjelle perfitime kompanive dhe cmimeve te aksioneve te tyre.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #28
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Evenimentet boterore dhe kombetare

    Asgje nuk i indryshon prirjet e njerezve per kursime dhe investime, me teper sesa perceptimi i tyre per nje lajm rreth nje ngjarje me rendesi. Per shembull, kur nje komb hyn ne lufte, cmimet e aksioneve mund te rriten. Kjo sepse nje vend ne lufte ka nevoje per armatime, furnizime per trupat, pjese kembimi, dhe sasira te medha karburantesh. Keshtuqe kompanite fillojne e prodhojne dhe shesin me teper mallra.

    Ngjarje te tjera mund t’i detyrojne cmimet qe te bien. Ne qofte se fillojne luftimet mes Iranit dhe Irakut ne Gjirin Persik, per shembull, cmimet e aksioneve ne USA mund te bien. Kjo sepse luftimet mund te zvogelojne furnizimin me nafte qe vjen nga ai rajon. Si rezultat, nafta mund te behet me e shtrenjte dhe kostoja e te gjitha mallrave amerikane qe mbeshteten ne nafte apo ne produkte petroli mund te rritet.

    Njerezit tregohen te kujdesshem kur invesetojne dhe analizojne me kujdes faktet rreth te ardhmes se ekonomise. Ne qofte se investitoret nuk jane te sigurte se si nje ngjarje madhore do ndikoje ekonomine kombetare, ata ka te ngjare te hezitojne per te investuar ne letrat me vlere. Per shembull, ne qofte se investitoret nuk ndjehen te sigurte per prirjet e presidentit kundrejt bizneseve, cmimet e aksioneve mund te bien ndersa investitoret presin se si do vene punet.

    13 evenimente: efekti i tyre ne Tregun e Aksioneve

    Me poshte jepet nje pershkrim i shkurter i 13 evenimenteve kryesore qe kane pasur nje ndikim mjaft thelbesor, si negativ ashtu edhe positiv, mbi Shtetet e Bashkuara te Amerikes, duke filluar me Ligjin Smoot - Hawley te 1930.

    Presidenti Hoover firmos Ligjin e Tregtise Smoot - Hawley, 1930

    Ne Prill 1930, presidenti Herbert Hoover firmosi Ligjin Smoot - Hawley, i cili ngrit barriera tregtimi kundrejt mallrave te importit. Investitoret shprehen friken se kombet europiane do te kunderpergjigjeshin duke vendosur pengesa kundrejt shitjes se produkteve te prodhimit amerikan. Dhe koha provoi qe ata kishin te drejte. Tregu i aksioneve, i cili kishte pesuar ngritje nga nje nivel i ulet prej 230 pikesh (indeksi Dow Jones i cmimeve te aksioneve) pas crashit te 1929 ne 294 pike, filloi nje renie te gjate.

    Shtetet e Bashkuara hyjne ne Luften e Korese, 1950

    Ne 19 Korrik, 1950, presidenti Harry S. Truman deklaroi se Shtetet e Bashkuara do te nderhynin ne Luften e Korese. Ai kerkoi nga Kongresi amerikan 10 miliard dollare per nje program te gjere riarmatimi. Mesazhi i Trumanit shkaktoi rritjen e cmimeve te aksioneve, ku rolin udheheqes e moren aksionet e industrive te celikut, bakrit, naftes, dhe te prodhimit te avioneve e makinave.

    Presidenti Kennedy kritikon prodhuesit e celikut, 1962

    Ne 11 Prill, 1962 presidenti John F. Kennedy kritikoi si te "papergjegjshem" nje plan te prodhuesve amerikane te celikut per te rritur cmimet. Shpejt pas kesaj, aksionet filluan nje renie te theksuar, te papare qe nga 1933, me nje renie te vleres se aksioneve me 20 miliard dollare deri ne fund te Majit 1962. Analistet e lidhen kete renie me rritjen e nje ndjenje anti-biznes, te stimuluar dhe nga qendrimi i presidentit Kennedy.

    Vrasja e presidentit Kennedy, 1963

    Kur investitoret mesuan ne 22 Nentor, 1963 se presidenti Kennedy ishte vrare, ata menjehere filluan te shisnin aksione. Frika dhe pasiguria e tyre per udheheqjen e vendit coi ne renien e vleres se aksiojneve me 13 miliard dollare ne me pak se nje ore. Per te kontrolluar panikun e shitjeve, Bursa e New York-ut nderpreu perkohesisht funksionimin.

    Presidenti Nixon shpall ngrirjen e rrogave dhe cmimeve, 1971

    Ne 16 Gusht, 1971 Mesataria Industriale Dow Jones (DJIA) u rrit me 32.93 pike, rritja me e larte ditore per te gjitha koherat. Kjo rritje pasoi deklaraten e presidentit Nixon per ngrirjen e pagave dhe cmimeve me qellim luftimin e normes se larte te inflacionit.

    Arabet iniciojne Embargon e naftes, 1973

    NE 19 Tetor, 1973 vendet arabe prodhuese te naftes nderprene te gjitha dergesat e naftes per ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes. Ne 9 Nentor DJIA ra me 24.24 pike, renia me e madhe qe nga 1962. Analistet u shprehen se renia ishte nje reagim i vonuar ndaj frikes per nje mungese energjie, e cila do te rriste kostot e transportit, manifakturimit dhe nje sere kostosh te tjera ne te tere ekonomine.

    Ronald Reagan zgjidhet president, 1980

    Lajmi i zgjedhjes se Ronal Reagani ne postin e presidentit shkaktoi nje rritje te fuqishme te cmimeve te aksioneve ne 5 Nentor, 1980. DJIA u rrit me me teper se 27 pike ne 2 ore perpara se pozicionohej 15.96 pike me lart ne fund te dites se tregtimit. Aksionet e mbrojtjes dhe te naftes pesuan rritjen me te madhe, pasi investitoret shprehen besimin se Ronald Reagan do te zhvillonte mbrojtjen dhe do te permiresonte situaten per bizneset amerikane.

    Bashkeveprimi i evenimenteve, 19 tetor, 1987

    Te Henen ne 19 tetor, 1987, cmimet e aksioneve provuan renien e tyre me te madhe brenda nje dite ne tere historine e burses. Kur ra zilja per mbylljen e dites se tregtimit, vlera e te gjithe aksioneve te perfaqsuara ne DJIA ishe gati 23% (508 pike) me e ulet se sa ishte ne fund te dites se meparshme te tregtimit (te Premten, 16 Tetor). Ne vend te nje evenimenti te vetem qe shkaktoi kete incident, sic ndodhi me shembujt e mesiperm, nje sere ngjarjesh vepruan sebashku per te shkaktuar renien e thelle.

    Gjithashtu gjate ketyre ngjarjeve, prezente ishte nje pasiguri e pergjithshme dhe ne rritje ndaj te ardhmes se cmimeve te aksioneve, e shkaktuar kryesisht nga inflacioni ne ngjitje, normat e larta te interesit, dhe nje tendence ne vendet e tjera per te shtrenguar politiken monetare. Kater evenimentet, te cilat u ndeshen te gjitha brenda pak ditesh para 19 Tetorit, dhe qe pranohen gjeresisht si shkaqet kryesore te renies se 19 Tetorit jane:


    Deklarimi i nje deficiti te madh tregtar te USA jashte parashikimeve.

    Deklarimi i nje propozimi per nje takse te re e cila do te reduktonte aktivitetin e perthithjes se kompanive nga kompani te tjera me te medha, proces i cili stimulonte cmimet e aksioneve.

    Nje deklarate e rendesishme dhe e prere e nje zyrtari te qeverise amerikane se vlera e dollarit do te lejohej te binte ne qofte se Gjermania do te vazhdonte me politiken e saj monetare te shtrenguar.

    Zbulimi i nje plani per nje sulm ushtarak amerikan mbi platformat iraniane te naftes ne Gjirin Persik, pak perpara se tregu te hapej ne 19 tetor.
    Pervec ketyre evenimenteve ekonomike dhe politike, ekziston nje debat i forte nese, dhe ne qofte se e vertete ne cfare shtrirje, tregtimi i kompjuterizuar i aksioneve nga institucionet dhe kompanite e letrave me vlere kontribuoi ne renien e papare te cmimeve te aksioneve ne 19 tetor.

    Mini-crash-i i te Premtes, 13 tetor, 1989

    Nje vale shitjesh, vone gjate dites goditi tregun pasi nje grup qe kerkonte te siguronte kontrollin e Korporates UAL, shpalli se nuk ishte ne gjendje te siguronte financimin e nevojshem. Tregu i aksioneve reagoi duke zhvleresuar akionet e kompanive per te cilat kishte lajme dhe fjale per perthithje nga kompani te tjera. DJIA ra me 190.58 pike per tu mbyllur ne nje nivel prej 2569.26 pikesh. Kjo renie ishte nje rekord i dyte ne histori per nga madhesia, qe sillte kujtimet e renies se Tetorit 1987 dhe qe fshiu fitimet e konsiderueshme te arritura gjate veres. Por tregu e mori veten menjehere dhe pati nje vit te shkelqyer.

    Iraku pushton Kuvajtin, e Premte, 3 Gusht, 1990

    Nje dite pasi Iraku pushtoi Kuvajtin, DJIA ra me 120 perpara se ta merrte veten dhe te mbyllej ne nje nivel 2809.65 pike, nje humbje prej 54.95 pike. Ankthi rreth situates ne Lindjen e Mesme shkaktoi rritjen e cmimeve te naftes. Kofindenca ne ekonomine amerikane u lekund dhe shpenzimet konsumatore rane. Cmimet e aksioneve dhe obligacioneve rane, duke arritur nivelin me te ulet te vitit ne 11 tetor.

    Operacioni Stuhia e Shkretetires, e Enjte, 17 Janar, 1991

    Ne mbare boten u pershendet lajmi se nje koalicion forcash i udhehequr nga USA po dominonte ne fazat e para te luftes kunder Irakut. DJIA kerceu me 114.60 pike, me nje volum tregtimi prej afersisht 319 milion aksione, per tu mbyllur ne 2623.51 pike.

    Rezerva Federale shkurton normat e interesit, 20 Dhjetor, 1991

    Ulja e normave se skontimit, nga Bordi i Rezerves Federale, me nje pike te plote perqindjeje shkaktoi nje rritje te ndjeshme ne cmimet e aksioneve. Per nje periudhe 4 ditore, DJIA u rrit me nje total prej 168.60 pike (5.8%) per tu mbyllur ne 3082.96 pike ne 26 Dhjetor.

    Dita me nivelin me te larte te tregtimit, 15 Dhjetor, 1995

    Ne kete dite ne Burse u tregtuan 652.8 milion letra me vlere, me teper se asnjehere me pare dhe DJIA u mbyll ne 5176.73, ose 5.42 pike me pak se dita e meparshme
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  9. #29
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Nje veshtrim me nga afer

    Ju ndoshta i keni degjuar termat "tregu dem" apo "tregu ari", pa menduar se cfare ato duan te thone me te vertete. "Tregu dem" i referohet nje periudhe gjate se ciles cmimet e aksioneve jane ne pergjithsi ne rritje. "Treg ari" eshte periudha gjate se ciles cmimet e aksioneve jane ne pergjithsi ne renie. Secili nga keto influencohet nga perceptimi i investitoreve se c’drejtim po mer ekonomia dhe tregu.

    Ne qofte se investotoret besojne se ata jane ne mes te nje tregu dem, ata do kene besim se cmimet po rriten. Konfidenca e tyre e brendshme ndihmon per te mbajtur cmimet e aksioneve ne rritje. Gjate nje tregu ari investitoret besojne se cmimet e aksioneve do te bien. Ata hezitojne te investojne ne aksione, dhe ky shqetesim i tyre ndikon per te mbajtur cmimet e aksioneve ne nivele te ulta. Nje treg dem ose ari mund te zgjase qe nga disa muaj e deri ne disa vjet.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  10. #30
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Mbrojtja E Tregut

    Imagjinoni kete situate: Avery G. Reedyman eshte nje broker aksionesh qe kerkon nje fitim te shpejte ne tregun e aksioneve. Avery e di se qe te besh shume para ne treg, ne rruge te ndershme, eshte shume e veshtire dhe kerkon goxha pune. Ai nuk do qe te harxhoje kohe duke studiuar grafiqet dhe tabelat ne menyre qe te jete ne gjendje te parashikoje se si do ece nje aksion. Ne vend te kesaj, Avery kerkon dicka me te shpejte, "dicka te sigurte".

    Anna Complice, partnerja e golfit ne Klubin Shadyville Country, punon per firmen e bankes se investimit Wheeler, Dealer, Mover dhe Shaker. Anna eshte ne dijeni se nje kompani qe quhet Swallowem Corporation ka plane per te blere Kompanine Bitesize Burritos (BB). Ajo e di kete sepse Wheeler, Dealer do te financoje perthithjen e propozuar.

    Nje dite, gjate lojes se golfit, Anna i thote Avery se Swallowem se shpejti do bleje BB, dhe i kerkon atij qe te bleje per te sa me shume aksione te BB. Menjehere sa mbaron lojen, Avery vrapon per tek telefoni me i afert dhe blen qindra aksione te BB per veten e vet dhe per Annen. Kur Swallowem deklaron publikisht blerjen e BB, cmimi i aksioneve te BB rritet drastikisht. Si Anna ashtu dhe Avery, te cilet e blene aksionin kur ai ishte i lire, nxorren goxha fitim.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #31
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Ruajtja dhe mbrojtja e sistemit

    Ndonese ky skenar mund te duket i shkelqyer, ka vetem nje problem ne te, ai eshte i paligjshem. Anna dhe Avery e blene aksionin bazuar ne ate qe industria e letrave me vlere i referohet si "informacion i brendshem", pra informacion qe nuk eshte ne pergjithesi ne dispozicion te publikut. Por si i parandalon industria e letrave me vlere ngjarjen e incidenteve te tilla?

    Pergjigja eshte nje sistem i gjere mrojtjeje i ndertuar dhe i mirembajtur nga industria e letrave me vlere. Raste si ai i Anna dhe Avery ekzistojne. Por nje rrjet monitorimi mbron integritetin e tregut. Ky monitorim shtrihet nga rregulla strikte ne zhvillimin e veprimtarise, qe u imponohen firmave te brokerimit, tek qeveria dhe agjensite rregullatore te industrise e deri te mbikqyrja nga Komitete te Kongresit si dhe te ekipi i kontrollit i vete Burses se New York-ut. Ky rrjet kontrolli eshte ndertuar per te zbuluar, investiguar dhe ndeshkuar te gjitha format e aktiviteve ilegale dhe te papershtatshme, te ndermarra nga pjesmarresit e tregut. Qellimi eshte te siguroje qe tregu i letrave me vlere mbetet nje forum i rregullt, i drejte dhe i paanshem per te gjithe investitoret.

    Eshte e rendesishme qe te vihet ne dukje se shume rregulla dhe rregullore qe drejtojne dhe mbrojne aktivitetin e tregut nuk duan te thone qe cdo investim eshte pa risk, por me informacion te pershtatshem dhe me ndihmen e profesionisteve te industrise se letrave me vlere, shanset per te shtuar parate tuaja jane te njejta per te gjithe.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  12. #32
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Piramida rregullatore

    Asnje industri tjeter ne USA nuk vetrregullohet me aq kujdes dhe teresi sa industria e letrave me vlere. Tregu mbron dhe miremban integritetin e vet permes perpjekjeve te kombinuara te kater grupeve baze. Sebashku keto grupe formojne ate qe industria i referohet si Piramida Rregullatore. Ajo konsiston ne keto komponente:

    Grupi I : Firmat individuale te brokerimit

    Baza e gjere e Piramides perbehet nga rreth 500 firma brokerimi qe jane anetare te NYSE-s. Keto firma, qe blejne dhe shesin aksione per kliente nga e gjithe bota, sigurojne qe punonjesit e tyre jane te kualifikuar dhe permbushin standartet rigoroze te industrise. Ketu fillon veterregullimi, qe eshte menyra permes se ciles industria monitoron vetveten per te krijuar nje ambjent tregtimi te ndershem dhe te rregullt.

    Grupi II : NYSE dhe organizatat e tjera vetrregulluese

    Ne nivelin tjeter te piramides jane bursat. NYSE eshte organizata me aktive vetrregulluese ne industrine e letrave me vlere. NYSE ka aprovuar dhe publikuar 1000 faqe me rregulla, politika dhe standarte te drejtimit te organizatave te saj anetare dhe keto standarte aplikohen per cdo anetar te komunitetit investues te NYSE-s. Ekipi rregullator i NYSE-s perdor kontrollet ne vend dhe programe kompjuterike per te zbuluar ata individe apo organizata qe shkelin standartet e NYSE-s.

    Grupi III : Komisioni i Letrave me vlere dhe i Burse (SEC: Securities and Exchange Commission)

    Ne nivelin tjeter te piramides eshte agjensia monitoruese federale e krijuar permes Aktit mbi Kembimin e Letrave me Vlere te 1934. Pergjegjesia kryesore e SEC eshte administrimi i dispozitave te Aktit mbi Letrat me Vlere te 1933 dhe 1934. Sic eshte permendur dhe me pare, keto akte kerkojne regjistrimin e letrave me vlere te reja, dhenien e informacionit te pershtatshem dhe ne kohen e duhur nga kompania emetuese, dhe imponimin strikt te dispozitave anti-mashtrim te te dyja akteve. Pervec kesaj SEC mbikqyr te gjitha bursat kombetare, kompanite e investimit, firmat e brokerimit ne tregun mbi banak (over the counter), dhe cdo kompani dhe organizate tjeter qe merr pjese ne tregjet e letave me vlere. SEC i rekomandon gjithashtu Kongresit aprovimin e amendamenteve apo ligjeve te reja per mbrojtjen e tregjeve, kur eshte e nevojshme.

    Individet apo organizatat qe shkelin rregullat dhe standartet e SEC jane subjekt i penalizimeve te rrepta, qe perfshijne gjoba, pezullime license dhe perjashtime te perhershme nga tregu i letrave me vlere.

    Grupi IV : Kongresi Amerikan

    Kongresi amerikan perben majen e piramides rregulluese. Kongresi krijoi SEC-un dhe eshte pergjegjes per te siguruar qe SEC-u ka autoritetin per te funksionuar efektivisht. Ai gjithashtu vendos nese rrethanat ne ndryshim ne boten investuese kerkojne ligje te reja apo organizata te reja, sic ishte psh. krijimi i Korporates Mbrojtese e Investuesve te Letrave me Vlere (SIPC: Securities Investor Protection Corporation). Kongresi krijoi SIPC ne 1970 per te siguruar parate dhe letrat me vlere ne llogarite e klienteve ne firmat e brokerimit, ne rast se keto firma deshtojne. Nga te kater nivelet ne piramiden rregulluese, NYSE ka pjesen me te madhe te pergjegjesise per mbrojtjen e tregjeve. Kjo sepse afersisht 95% e te gjithe parave dhe letrave me vlere ne llogarite e brokerave jane subjekt rregullimi i NYSE-s.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  13. #33
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Metodat vetrregulluese te NYSE-s

    Me nje vlere transaksionesh prej miliona dollaresh qe zhvillohen permes NYSE-s, si ia del bursa qe t’i vezhgoje te gjitha, dhe per me teper te siguroje qe keto transaksione jane ekzekutuar saktesisht?

    NYSE ka rregulla strikte per informimin e publikut, si per kompanite e listuara ashtu edhe per firmat anetare. Kjo do te thote qe investitoret mund te sigurojne informacione te rendesishme financiare rreth te gjitha kompanive te listuara ne NYSE. Kjo nenkupton gjithashtu qe firmat e brokerimit anetare te NYSE-s duhet te paraqesin disa raporte gjate vitit, ne te cilet firma jep informacione te detajuara rreth situates financiare, menaxhereve dhe praktikave te shitjes qe ndjek.

    Ne qofte se rregullatoret e NYSE-e zbulojne nje problem potencialisht shqetesues ne nje raport, ata mund te kerkojne paraqitjen e informacioneve te metejshme. Ata mund te dergojne gjithashtu kontabiliste ne zyrat e firmes qe te bejne nje kontroll te hollesishem te llogarive. Dhe ne qofte se zbulohen shkelje, NYSE mund te urdheroje anetarin e saj qe te veproje ne perputhje me rregullat ose te ndaloje firmen per te zhvilluar aktivitetin e saj ne NYSE.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  14. #34
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Korporata mbrojtese e investoreve te letrave me vlere

    Cfare ndodh nese parate dhe letrat tuaja me vlere jane te depozituara prane nje firme brokerimi e cila ndeshet me veshtiresi financiare dhe detyrohet qe te nderprese aktivitetin? Mos do te thote kjo qe keni humbur te tere investimin tuaj? Kjo ka qene e vertete deri ne vitin 1970 kur u krijua SIPC, korporata mbrojtese e investoreve te letrave me vlere.

    SIPC eshte nje program privat i mbrojtjes se klienteve i krijuar nga Kongresi. Ne rast se nje firme brokerimi deshton, pra pushon se vepruari, SIPC do te mbuloje humbjet deri ne 500,000$ per klient. Kjo shume perfshin nje maksimum prej 100,000$ ne cash. Megjithese SIPC nuk eshte perdorur shpesh, ajo eshte nje shembull i masave mbrojtese te ngritura per te ushqyer besimin e investitoreve ne tregjet e sotme te aksioneve.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  15. #35
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Arbitrimi i NYSE-s -- zgjidhje e shpejte dhe efektive e mosmarrveshjeve

    Cdo dite me teper se 400 milion aksione me nje vlere prej 16 miliard dollaresh nderrojne duart ne NYSE pa ndonje problem. Megjithate, nganjehere n mosmarrveshje dhe kundershtime.Per me teper se 100 vjet, per te zgjidhur mosmarrveshjet midis brokerave dhe investitoreve eshte perdorur arbitrimi i NYSE-s. Arbitrimi shpesh shihet nga te gjitha palet si nje alternative terheqese kundrejt proceseve gjygjesore te gjata dhe te kushtueshme. Ne Qershor, 1987 Gjykata Supreme e Shteteve te Bashkuara e gjykoi procesin e arbitrimit si nje metode te drejte, te barabarte dhe eficente per zgjidhjen e mosmarrveshjeve brenda industrise se letrave me vlere.

    Arbitrimi mundeson zgjidhjen e mosmarrveshjeve shpejt dhe drejte permes personave te paanshem te njohur si arbitra, te cilet kane njohuri per fushen se ciles i perket mosmarrveshja. Akuzat ne lidhje me aktivitetin e brokerave te aksioneve mund te ndermjetesohen neqofte se padia depozitohet brenda 6 vjeteve nga data e ndodhjes se ngjarjes se mosmarrveshjes. Nje klient i letrave me vlere gjithmone ka te drejte te kerkoje qe brokeri t’i nenshtrohet procesit te arbitrimit. Duke zgjedhur arbitrimin si mjet per te zgjidhur problemin, palet heqin dore nga e drejta per ta ndjekur ceshtjen permes gjygjeve.

    NYSE ka siguruar lehtesira per degjimin dhe zgjidhjen e mosmarrveshjeve ne me teper se 30 qytete kryesore ne te gjithe Shtetet e Bashkuara. NYSE mban dosje te arbitrave te kualifikuar ne secilin nga keto qytete dhe seleksionon arbitrat potenciale per konfliktin perpara se t’i caktoje ata per nje rast te vecante. Zakonisht nje trup arbitrimi konsiston ne nje arbiter me eksperience ne industrine e letrave me vlere dhe dy arbitra te cilet nuk kane njohuri dhe lidhje me industrine e letrave me vlere. Zakonisht arbitrat jane mesues, juriste, brokera ne pension, etj. Te gjithe arbitrat qe caktohen nga NYSE jane neutrale dhe si rrjedhim nuk ja detyrojne kete emerim asnjeres pale, dhe nuk mbrojne pikpamjet e ndonjeres pale. Ne pergjithesi, vendimi i arbitrave eshte perfundimtar dhe eshte subjekt per rishikim nga gjykata vetem ne raste te kufizuara.

    Gjate seances, palet paraqesin para arbitrave deshmite dhe evidencat. Ata qe deshmojne jane ne dispozicion per tu pyetur nga te dyja palet kundershtare si dhe nga arbitrat. Te dyja palet bejne nje deklarate hapese, paraqesin ceshtjet e tyre, dhe japin dhe deklartat konkluduese. Ndonese marrja e avokateve nuk eshte e kerkuar, ajo eshte e rekomanduar. Kur arbitrat arrijne nje vendim ata firmosin nje deklarate dhe u dergojne kopje paleve te perfshira.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  16. #36
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Kontributi i zhvillimit te kompjuterave

    Duke patur parasysh miliardat e dollareve te tregtuara cdo dite ne NYSE, mbajtja e regjistrimeve dhe kontrolli, pa ndihmen e kompjuterave, do ishte nje pune e stermundimshme. Per te perballuar ne menyre eficente volumin gjigand te tregtimeve, NYSE perdor teknologjine me te avancuar ne dispozicion per perpunimin e te dhenave, mirmbajtjen e rrjetit dhe programimin.

    Por teknologjia e sofostikuar e NYSE-s ben me teper sesa perpunimin e tregtimeve. Ajo gjithashtu ndihmon operatoret e sistemit te Mbikqyrjes se Tregut qe te zbulojne praktikat ilegale te tregtimit. Te pajisuar me kete teknologji te sofistikuar, keta operatore vezhgojne tregun per praktika te gabuara tregtimi.

    Sistemi i Mbikqyrjes vezhgon transaksionet gjate gjithe dites se tregtimit kerkon per sinjale te dyshimta nga tregu, si psh. per fluktuime te befasishme ne cmimin e nje aksioni, te cilat nuk mund te shpjegohen lehtesisht.

    Per shembull, skenarin me informacion te brendshem te paraqitur me lart, blerja e nje sasie te madhe aksionesh te Bitesize Burrito perpara se aksioni i saj te rritet do krijoje dyshime tek Sistemi i Mbikqyrjes. Investiguesit e pregatitur te ketij sistemi do te verejne disa detaje mjaft te dukshme, si psh faktin qe Avery dhe Anna (nje profesioniste brenda industrise ne dijeni te planeve per perthithje te Swallowem) te dy i perkasin Shadyville Country Club. Per Avery, ne qofte se Sistemi i Mbikqyrjes e ben kete lidhje mund te kaloje nga nje fitim i shpejte ne nje ndeshkim serioz.

    Kapja e pjesmaresve pa skrupuj te tregut eshte pjese e perkushtimit te NYSE-s per vetrregullim. Perpjekjet e NYSE-s, se bashku me rrejtin e gjere te mbrojtjes, te inkuadruara ne piramiden rregullatore, ruajne integritetin i cili eshte absolutisht vital per nje funksionim te rregullt dhe fitimprures te tregut te letrave me vlere. Dhe ato e bejne tregun e aksioneve nje ambjent te sigurte dhe te ndershem per te gjithe investitoret.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  17. #37
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Udhezime Per Investitoret

    Cdokush qe fiton nje te ardhur do t’i pelqente, pasi te kishte paguar faturat dhe shpenzime te tjera te nevojshme te linte dicka menjane. Tre gjera mund te behen me parate e ngelura, ju mund t’i shpenzoni ato, ti kurseni ose t’i investoni. Shumica e njerezve bejne nje kombinim te te trejave. Pikerisht menexhimi i parase merret me faktin se ku i vendosni ju parate e kursyera.

    Shumica e njerezve e konsiderojne investimin si dicka mjaft te zgjuar per ta bere, por njerezit investojne per shkaqe te ndryshme. Disa duan te vene para menjane per periudhen kur te dalin ne pension. Disa te tjere kursejne per qellime te vecanta si psh. te financojne studimet e femijeve ose te blejne nje shtepi te re. Disa njerez perdorin investimin si mjet per te gjeneruar te ardhura. Gjithashtu investimet variojne gjeresisht ne risk. Investimet me risk te larte, si per shembull blerja e aksioneve te kompanive te vogla dhe me pak te njohura apo blerja e obligacioneve me nje cilesi te ulet, zakonisht pagujne nje fitim me te larte sesa investimet me te sigurta, si psh aksionet "blue-chips" dhe obligacionet e nje cilesi te larte. Megjithate, nje gje duhet mbajtur parasysh: risku i larte nenkupton se eksizton nje mundesi me e madhe per te humbur te tere shumen e investuar. Por pavaresisht nga objektivat dhe shkalla e riskut, te gjitha investimet kane nje qellim: rritjen e vleres, apo perdorimin e parase per te bere para.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  18. #38
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Investimet me risk te ulet

    Shume persona qe jetojne me rrogat e tyre arrijne qe te investojne nje pjese te te ardhurave. Kjo mund te behet drejtpersedrejti, duke hapur nje llogari me nje firme brokerimi dhe duke blere e shitur aksione, obligacione dhe letra te tjera me vlere permes saj. Shume njerez investojne ne menyre jo te drejteperdrejte, ne qendrat e tyre te punes, ne skema te ndryshme pensionesh, ku parate e tyre se bashku me parate e punonjesve te tjere futen ne fonde qe investojne ne aksione te nje cilesie te larte. Parate dhe fitimet e siguruara mund te terhiqen nga punonjesit duke filluar nga mosha 59 vjec e gjysem. Eshte e mundur te investohet gjithashtu ne disa menyra te tjera, si psh blerja e ndonje prone, e monedhave te rralla, punimeve te artit dhe sendeve te tjera per koleksione.

    Te gjitha investimet kane avantazhe dhe disavantazhe, ne varesi te faktoreve te shumte sic jane situata ekonomike, mosha, qellimet per investim, niveli i taksimit, etj. Bota investuese ofron nje spekter te gjere mundesish per cdo lloj investitori. Por perpara se te vendosni se cilat investime jane te leverdisshme per ju, duhet te percaktoni se cilat jane qellimet e investimit, te konsideroni te gjitha alternativat qe keni ne dispozicion, dhe pastaj te formuloni nje strategji te pershtatshme qe ploteson me se miri qellimet tuaja.

    Ne qofte se keni para te tepert dhe shqetesimi juaj kryesor eshte "ruajtja e shumes", pra menyra me e sigurte per tu siguruar se parate qe do investoni do te jene atje kurdohere qe ju t’i kerkoni, atehere ju thjesht mund t’i depozitoni parate ne nje llogari kursimi me nje banke qe preferoni. Pothuajse cdo banke ne US ofron asiguracionin FDIC, qe do te thote se qeveria federale siguron llogarine tuaj deri ne 100,000 dollare. Megjithate, norma e fitimit nga nje llogari e tille eshte relativisht e ulet, keshtuqe parate tuaja ndoshta nuk po shfrytezohen teper. Dhe kur merni ne konsiderate faktore si inflacioni, parate tuaja ndoshta do bien ne vlere me kalimin e kohes. Pervec sigurise, avantazhi tjeter i llogarise se kursimit eshte likuiditeti; ju mund te terhiqni parate tuaja nga banka ne cdo kohe .

    Dy alternativa te tjera te sigurta investimi te vena ne dispozicion nga bankat jane llogarite e Tregut te Parase dhe Certifikatat e Depozitimit. Kur vendosni para ne nje llogari te tregut te parase, banka i riinveston ato ne letra me vlere afatshkurtra ( jo ne aksione dhe obligacione) si psh bono thesari etj. Banka ju ofron nje norme interesi luhatese qe zakonisht eshte me e larte se norma e paguar nga llogarite e kursimit.

    Perseri avantazhet jane likuiditeti dhe siguria. Ju mund t’i terhiqni lehtesisht parate tuaja, ose ne disa raste mund te nenshkruani dhe ceqe. Plus, fondet jane te siguruara. Megjithate, shumica e bankave kerkojne nje minimum depozite, zakonisht 1,000$. Firmat e investimit gjithashtu sigurojne llogari te tregut te parase, por depozitata nuk jane te siguruara dhe shumica e firmave vendosin kufizime per terheqjet.

    Certifikatat e depozitave (CD-te) jane kontrata ne te cilat ju bini dakort te depozitoni nje shume te caktuar parash per nje numer te caktuar ditesh, muajsh apo vitesh. Si kompensim, banka apo nje institut tjeter financiar ju paguan nje norme fikse interesi, e cila zakonisht eshte me e larte sesa norma e paguar nga nje llogari kursimi. Ne pergjithesi, sa me gjate ti mbani parate te depozituara, aq me e larte do jete norma e interesit.

    Ne qofte se terhiqni parate nga kjo lloj depozite, perpara se ajo te maturohet (pra perpara se te mbaroje afati), atehere jeni te detyruar te paguani nje gjobe. Minimumi i parave te depozituara dhe minimumi i kohes se depozitimit per nje CD jane te ndryshme, por shumica e bankave kerkojne te pakten 500$ per te pakten 90 dite. CD-te e blera permes nje banke jane te siguruara, kurse ato te blera permes institucioneve te tjera nuk jane te siguruara.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  19. #39
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Alternativa te tjera investimi

    Llogarite e kursimit, llogarite e Tregut te Parase dhe CD-te ofrojne likuiditet dhe siguri. Por ju nuk do perfitoni nje rritje te konsiderueshme te vleres se parave tuaja po qe se nuk ndiqni nje strategji me agresive investimi. Duke vepruar keshtu, ju do te keni mundesi per te mposhtur inflacionin dhe madje edhe te nxirrni fitime per te shpenzuar apo riinvestuar ne te ardhmen. Ne qofte se zgjidhni investime jo te mira, ju ndoshta mund te humbni nje pjese apo edhe te gjithe shumen e investuar. Me poshte jepet nje pershkrim i alternativave me popullore te investimit.

    Obligacionet

    Te gjitha llojet e obligacioneve jane tipe huash (IOU - I Owe U(You) - Une te kam Borxh). Investitoret u japin hua kompanive apo qeverise per nje periudhe te caktuar kohe. Si kompensim investitori perfiton nje norme fikse interesi mbi huane. Interesi zakonisht paguhet ne intervale te caktuara, si psh. cdo gjashte muaj apo cdo tremujor. Kur obligacioni maturohet, investitori merr te tere shumen qe ka investuar. Ne qofte se kerkohet qe obligacioni te paguhet para maturimit atehere nje gjobe mund te aplikohet per kerkuesin. Pasi te jene emetuar, obligacionet mund te tregtohen ashtu si cdo leter tjeter me vlere.

    Obligacionet e Thesarit konsiderohen si obligacionet me te sigurta. Ato nuk jane te siguruara, por jane te garantuara nga besimi i plote dhe kredencialet e Qeverise amerikane. Me fjale te tjera, qeveria garanton se investitoret do te marrin shumen e plote kur obligacioni te maturohet. Pervec kesaj interesi i fituar nuk i nenshtrohet taksave shteterore apo lokale. Obligacionet e qeverise jane te formave te ndryshme dhe mund te blihen nepermjet bankave, disa firmave brokerimi ose drejtpersedrejti nga qeveria. Obligacionet e thesarit jane njeri nga tipet e letrave me vlere. Lloje te tjera jane Notat e Thesarit dhe Bonot e Thesarit.

    Obligacionet bashkiake emetohen nga qeverite lokale per te financuar projekte te ndryshme, si psh ura, shkolle, rruge te reja ose per rinovime te ndryshme. Interesi i fituar nga obligacionet bashkiake nuk i nenshtrohet taksave federale. Pervec kesaj, shume obligacione bashkiake nuk taksohen nga shtetet apo rajonet nen juridiksionin e te cilave ato jane emetuar. Obligacionet bashkiake ndahen ne dy kategori kryesore: obligacionet bashkiake te pergjithshme dhe obligacione te ardhurash. Obligacionet e pergjithshme emetohen nga autoritetet taksuese si psh, komunat, qytetet apo distriktet. Obligacionet e pergjithshme jane pra te siguruara nga te ardhurat e taksave. Obligacionet e te ardhurave perdoren per te financuar projekte qe gjenerojne te ardhura, si psh rruge, tunele apo ura per shfrytezimin e te cilave perdoruesit duhet te paguajne. Keshtu pra, nje pjese e parave te mbledhura nga shfrytezimi i ketyre objekteve perdoret per te paguar interesat per obligacion-mbajtesit.

    Obligacionet e kompanive paguajne interesa me te larta se sa obligacionet qeveritare, por ato paraqesin nje shkalle me te larte risku. Megjithate ata nuk jane po aq riskoze sa aksionet e kompanive. Ne qofte se nje kompani falimenton, kreditoret paguhen perapara aksionereve. Obligacionet e kompanive jane te siguruara ose te pasiguruara. Obligacioni i siguruar do te thote qe kompania e garanton huane me aktive te caktuara apo kolateral. Ne qofte se kompania nuk arrin qe te permbushe detyrimet e saj per pagesat e interesit dhe principalit, atehere keto aktive (si makineri, ndertesa apo pajisje) shiten per te permbushur detyrimet e kompanise. Obligacioni i pasiguruar garantohet nga besueshmeria dhe historia e kompanise.

    Kur bashkite apo kompanite emetojne obligacione, investitoret paguajne vleren e plote nominale, zakonisht prej 1000$. Keto para i paguhen obligacion-mbajtesit ne momentin qe obligacioni maturohet. Gjate kesaj kohe, mbi obligacionin paguhet nje shume fikse interesi, e cila zakonisht shperndahet cdo 6 muaj. Ne qofte se obligacioni blehet ne tregun sekondar, psh ne bursen e New York-ut, cmimi mund te jete me pak se 1000$. Por, kur te vije data e maturimit obligacion-mbajtesi do te marre 1000$. Natyrisht deri ne daten e maturimit obligacion-mbajtesi do vazhdoje te marr cdo 6 muaj ceqe per interesin ne te njejten norme.

    Por cili eshte shkaku qe disa persona do donin te shisnin obligacionet me vlere nominale 1000$ per me nje cmim me te ulet se kjo vlere? Dhe perse jo te gjithe i blejne keto obligacione? Pergjigja gjendet tek normat e interesit. Supozoni se ju bleni nje obligacion per 1000$ dhe qe paguan 10% interes dhe maturohet ne 10 vjet. Cdo vit ju merrni dy ceqe me nje shume totale 100$. Pas nja dy vjetesh, megjithate, normat e interesit per letrat e tjera me vlere rriten, le te themi ne 15%. 100$ qe merni tani si interes mund te behen 150 ne qofte se riinvestoni ne keto letra te tjera me vlere. Keshtu qe ju vendosni qe te shisni obligacionin tuaj. Por askush nuk do qe te paguaje 1000$ per kete obligacion. Perse? Sepse, po ashtu si ju, investitoret e tjere e dine se mund te fitojne me shume duke blere letra me vlere qe sigurojne nje fitim 15%. Per te shitur obligacionin tuaj, ju duhet te ulni cmimin e tij ne menyre qe ai te behet me terheqes per investitoret e tjere. Ne qofte se me vone, normat e interesit bien perseri ne 10%, i njejti obligacion do pesoje nje rritje te vleres se tij.

    Sic mund ta shikoni, ka nje lidhje te kundert midis normave te interesit dhe cmimeve te obligacioneve. Ne qofte se norma e interesit rritet, cmimi i nje obligacioni ekzistues bie. Nga ana tjeter, ne qofte se norma e interesit bie, cmimi i obligacioneve ekzistuese do te rritet. Vini re qe ne secilin rast norma e kthimit e obligacionit mbetet e pandryshuar; nje obligacion qe fiton 10% interes do te paguaje gjithmone 10% interes, pavaresisht se si ndryshojne normat e interesit.

    Aksionet

    Nje menyre tjeter per te investuar parate tuaja eshte blerja e aksioneve te kompanive. Aksionet shfaqen ne forma te ndryshme. Disa kane potenciale te medha rritje ne periudha afatshkurtra; te tjeret rriten ne menyre te qendrueshme ne vlere, per periudha te gjata kohe. Shume aksione paguajne dividende ne para per investitoret. Te gjitha aksionet mbartin nje shkalle te caktuar risku. Ashtu si me te gjitha investimet, nje shkalle me e larte risku nenkupton nje nje potencial me te madh fitimi.

    Dy kategorite kryesore te aksioneve jane zakonshme dhe te preferuara. Sic u diskutua dhe ne kapitullin e pare, pronaret e aksioneve te preferuar kane proritet perkundrejt pronareve te aksioneve te zakonshem, persa i perket dividenteve dhe ne marrjen e shumes se investimit ne rast te falimentimit apo likuidimit te kompanise. Megjithate, ndryshe nga aksioneret e zakonshem, aksioneret e preferuar nuk mund te votojne per te zgjedhur drejtuesit e kompanise.

    Aksionet klasifikohen ne pese kategori baze:


    Aksione te ardhurash. Keto aksione zakonisht paguajne dividente te larte dhe mund te perdoren si mjete per te siguruar te ardhura pa i shitur aksionet. Shume aksione te industrise se utiliteteve konsiderohen si aksione te ardhurash.

    Aksionet blue-chips. Keto aksione emetohen nga kompani mjaft solide, me reputacion dhe te besueshme, me nje histori te gjate dhe te qendrueshme rrtijeje dhe stabiliteti. Aksionet blue-chips zakonisht paguajne dividende te vegjel por te rregullt dhe ruajne pak a shume nje cmim te qendrueshem gjate renieve dhe rritjeve te tregut. Shembuj te aksioneve blue-chips perfshijne kompani te tilla si IBM, Exxon, Kodak, General Electric, AT&T dhe Sears.

    Aksionet e rritjes. Keto aksione emetohen nga kompani te reja, dhe me manaxhim kurajoz dhe te afte te cilat po provojne nje faze me norme rritjeje me te shpejte sesa industria ku bejne pjese. Keto aksione zakonisht shperndajne nje divident te vogel ose nuk paguajne fare pasi kompania ka nevoje per fitimet e saj per te financuar ekspansionin. Meqe ato emetohen nga komapni te cilat nuk kane nje histori te meparshme, aksionet e rritjes jane me riskoze sesa te gjitha llojet e tjera te aksioneve por gjithashtu ofrojne nje potencial me te madh per rritje ne cmim.

    Aksionet ciklike. Keto aksione emetohen nga kompani qe preken nga tendencat e pergjithshme ekonomike. Cmimi i ketyre aksioneve tenton qe te bjere gjate periudhave recioniste dhe te rritet gjate periudhave te lulezimit ekonomik. Shembuj te kompanive me aksione ciklike jane kompanite e prodhimit te automobilave, makinerive te renda dhe ndertimit te shtepive.

    Aksionet mbrojtese. Keto aksione jane e kunderta e aksioneve ciklike. Aksionet mbrojtese, te emetuara nga kompani qe prodhojne produkte te tilla si ushqime, pije, ilace dhe kompanite e sigurimit, zakonisht e ruajne vleren e tyre gjate periudhave recesioniste.
    Nje karakteristike mjaft unike e aksoneve eshte copezimi i tyre. Kjo ndodh kur kompania rrit (nganjehere dhe zvogelon) numrin e aksioneve te saj. Nje copezim 2 per 1 do te thote qe kompania dyfishon numrin e aksioneve te saj ne qarkullim. Per shembull, ne qofte se nje kompani me 1 milion aksione ne qarkullim, shpall nje copezim te aksioneve 2 per 1, pas kesaj ajo do te kete 2 milion aksione ne qarkullim. Cmimi i aksioneve automatikisht do te bjere ne menyre propocionale. Keshtu ne qofte se nje aksioner ka 100 aksione qe shiten me nje cmim 40$ per aksion para copezimit, papritur ai do ta gjeje veten me 200 aksione qe shiten me 20$ secili. Vini re qe vlera totale e kapitalit te aksionerit mbetet e njejta edhe pas copezimit.

    Shkaku kryesor i copezimit eshte shperblimi i aksionereve. Gjithashtu, meqe copezimi ul cmimin e aksioneve, ai e ben kompanine me te tregtueshme per me shume investitore. Shumica e copezimeve rrisin numrin e aksioneve ne qarkullim. Por ka raste kur kompanite ndermarin veprimin e kundert me copezimin, pra bashkimin e aksioneve, duke lene me pak aksione ne qarkullim. Ky veprim ndermeret nga kompania kur ajo mendon se cmiet e aksioneve te saj jane teper te uleta. Te gjitha llojet e copezimeve votohen nga bordi drejtues i kompanise dhe duhen te aprovohen nga shumica e aksionereve.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  20. #40
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Zhvillimi i nje strategjie te pershtatshme investimi

    Aksionet, obligacionet dhe letrat e tjera me vlere jane elementet qe perbejne nje portofol investimi. Cdo portofol mban lloje te ndryshme letrash me vlere ne shuma te ndryshme. Duke perdorur letrat me vlere per portofolin tuaj, ju mund te permbushni objektivat tuaja te investimit duke pasur parasysh te ardhurat dhe kursimet tuaja, situaten familiare, moshen, shendetin, okupimin, synimet per te ardhmen, madje dhe personalitetin tuaj.

    Tani qe jeni familjarizuar me alternativat e ndryshme te investimit si mund te filloni ndertimin e portofolit tuaj?

    Hapi i pare eshte qe te konsideroni me kujdes situaten tuaj aktuale financiare. Sa para keni nevoje per shpenzimet e zakonshme, si ushqime, akomodim, rroba, ilace, transport, zbavitje, etj? Sa para keni vene menjane per raste emergjence, si aksidente, semundje dhe periudha kur jeni te papune? Parate e ngelura perbejne shumen qe ju mund te investoni. Disa eksperte sugjerojne qe ju nuk duhet te investoni me teper se 10 deri ne 15% te te ardhurave tuaja.

    Ju duhet te percaktoni gjithashtu objektivat tuaja te investimit. A deshironi qe investimet tuaja te rriten ngadale por ne menyre te qendrueshme per disa dekada? Apo do te deshironit me teper qe te fitoni para menjehere? Shumica e investitoreve deshirojne nje portofol te balancuar qe permban nje kombinim letrash me vlere, nje perzierje aksionesh (aksione te ardhurash, blue-chips, rritjeje), si dhe obligacionesh dhe ndoshta dhe letra me vlere te qeverise se Shteteve te Bashkuara. Aftesia juaj per te pranuar riskun eshte faktori vendimtar ne percaktimin e strategjise se investimit.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  2. Gjashtė kompanite me te qendrueshme per "hostim"
    Nga qoska nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 16:59
  3. Skype blen kompanitė VoIP
    Nga valooo nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 07:30
  4. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09
  5. POLLO: KOMPANITE SHQIPTARE NE RINDERTIMIN
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-04-2003, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •