Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 58 prej 58
  1. #41
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Si investohet

    Hapi tjeter qe duhet hedhur eshte te vendosni se si do t’i bleni letrat me vlere. Menyra me e perdorur eshte permes nje firme brokerimi qe ofron sherbim te plote apo nje tjetre qe ofron zbritje. Firmat qe ofrojne zbritje ngarkojne nje komision me te ulet por rralle ofrojne ndonje keshille investimi. Firmat me sherbim te plote ngarkojne komisione me te larta sepse ato ofrojne keshilla financiare dhe investimi. Per shembull, nje perfaqsues i regjistruar i nje firme brokerimi me sherbim te plote, diskuton me ju per hollesite rreth situates tuaj financiare, pervojen e investimit dhe objektivat tuaja. Brokeri mund t’ju jape rekomandime per te investuar gjithashtu, bazuar ne objektivat tuaja, dhe te qendroje ne kontakt te rregullt me ju per tju mbajtur te informuar rreth mbarevajtjes se portofolit tuaj.

    Nje mundesi tjeter per te blere aksione eshte t’i siguroni ato direkt nga kompania. Per shembull disa kompani i lejojne klientet e tyre te blejne aksione pa iu drejtuar nje brokeri. Pervec kesaj, shume nga keto kompani ofrojne nje program te quajtur DRIP (dividens reinvestment plan) - plani i rinvestimit te dividenteve. DRIP ju lejon qe te perdorni dividentet tuaj per te blere automatikisht aksione shtese te kompanise. Megjithate jo te gjitha kompanite e ofrojne kete opsion. Duhet qe te kontaktoni departamentet e mardhenieve me publikun te ketyre kompanive per ta mare vesh saktesisht. Ju mund te blini gjithashtu aksionte te fondeve te perbashketa drejtpersedrejti nga fondi.

    Pasi te keni blere aksionet ju mund te vezhgoni mbarevajtejen e tyre ne listat e aksioneve qe botojne gazetat e ndryshme. Investitoret e informuar lexojne gjithashtu gazetat ekonomike dhe ndjekin lajmet financiare ne TV dhe radio. Ju duhet te shikoni gjithashtu raportet vjetore te kompanive dhe, ne rastet e aplikueshme, prospektet, perpara se te bleni letra me vlere.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  2. #42
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Klubet e investimit

    Nje menyre tjeter investimi e cila po behet gjithnje e me teper popullore eshte permes nje Klubi Investimi, nje grupi njerezish te cilet bashkojne burimet e tyre per te blere sasira te medha aksionesh, zakonisht cdo muaj. Keto klube mbajne takime rregullisht per te rishikuar portofolin e tyre dhe per te diskutuar per strategjine ne vazhdim dhe per nevojat investuese ne te ardhmen. Shume klube investimi formohen si partnershipe te pergjithshme dhe udhehiqen nga tre parime kryesore:


    • Investohet nje shume e rregullt parash per nje periudhe te gjate kohe.


    • Riinvestohen fitimet


    • Mesohet qe te dallohen kompani me mbarevajtje te kenaqshmedhe qe kane nje potencial per tu rritur substancialisht ne vlere ne 5 vjetet e ardhshem.
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #43
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Si matet mbarevajtja

    Investitoret perdorin disa tregues per te matur vleren e letrave me vlere qe posedojne. Per shembull, ata krahasojne cmimet e larta dhe te uleta te nje aksioni gjate nje dite, jave apo viti per te percaktuar ne qofte se vlera e aksionit eshte rritur apo ka rene. Me poshte jepen dy tregues qe ju ndihmojne per te vendosur se cilat letra me vlere jane te mira per tu blere.

    Yieldi

    Yieldi tregon sesa para (ne interesa dhe dividende) fitoni cdo vit nga investimi juaj. Sa me i larte Yieldi, aq me i larte fitimi nga investimi juaj. Yieldi shprehet ne perqindje. Per shembull, nje yield prej 5% nga je investim prej 100$ do te thote se keni bere 5$. Duke konvertuar fitimet, nga nje shume ne dollare ne perqindje, investitoret e kane me te lehte qe te krahasojne vlerat e aksioneve dhe obligacioneve te ndryshme.

    Yieldet aktuale te aksioneve dhe obligacioneve listohen ne faqet financiare te gazetave. Megjithate, ju mund te llogarisni me mjaft lehtesi, yieldet aktuale dhe te kaluara. Per aksionet, thjesht pjestoni dividentet vjetore te fituara nga nje aksion me cmimin per aksion. Dividentet e fituar publikohen ne raportet vjetore te kompanive. Cmimi per aksion eshte cmimi aktual per yeildin aktual ose cmimi i paguar per yieldin e kaluar.

    Per shembull, supozoni se ju fitoni 2$ cdo vit si divident per nje aksion qe vlen 50$. Formula per te llogaritur yieldin eshte:

    Emri:  Image3333.gif

Shikime: 430

Madhėsia:  1.6 KB


    Per te llogaritur yieldin nga nje obligacion, pjestoni interesin vjetor te fituar me cmimin e obligacionit. Per shembull, me poshte jepet formula per te llogaritur yieldin nga nje obligacion 1000$ qe fiton 70$ cdo vit si interes:

    Emri:  Image4444.gif

Shikime: 432

Madhėsia:  1.6 KB


    Raporti P/E

    Raporti P/E eshte raporti cmim mbi fitim. Cmimi eshte cmimi aktual i tregut i nje aksioni dhe fitimi i referohet fitimeve vjetore te kompanise per nje aksion. Per te gjetur vleren e ketij raporti, thjesht pjestoni cmimin me fitimet. Nje raport i larte P/E do te thote qe aksioni i kompanise vlen me teper se sa kompania po fiton. Nje raport i ulet P/E do te thote qe aksioni eshte i nenvleresuar.

    Ashtu si yield-et, raportet P/E publikohen ne faqet financiare te gazetave te ndryshme, por ato mund te llogariten me mjaft lehtesi. Se pari gjeni fitimet e kompanise pas taksave ne raportin vjetor (shikoni te rreshti i fundit i pasqyres se te ardhurave). Pastaj gjeni, ne raportin vjetor, numrin e aksioneve ne qarkullim. Pjestoni fitimet me numrin e aksioneve per te gjetur fitim per aksion. Si perfundim, pjestoni cmimin per aksion me fitimin per aksion. (Cmimet e aksioneve jane te listuara ne gazeta.)

    Me poshte jepet nje shembull per nje kompani qe ka nje fitim total prej 150,000,000$ me 100,000,000 aksione ne qarkullim qe aktualisht shiten me 15$ dollare per aksion:


    Emri:  Image5555.gif

Shikime: 435

Madhėsia:  1.7 KB

    Informacionet me lart jane marre nga faqja publike e asc.gov.al
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 08-04-2007 mė 04:33
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #44
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-01-2008
    Postime
    35
    pershendetje zemrushe

    une perzemersisht te falenderoj per mundin qe ke marre ne menyre qe te informohemi me sistemet e burses, nje radhitje kaq e gjere e sisitemit te burses na jep nje ndihmese goxha te madhe gjithkujt qe eshte i nteresuar qe te dije me teper per bursat, edhe nese eshte thjesht per kurioz.
    Une e vleresoj shum punen qe ke bere, per informacionet e shumta.
    edhe njehere faleminderit!!!

  5. #45
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Kam nje kuriozitet...nuk studjoj ekonomi...dhe kisha 2-3 pikepyetje per punen e sistemit bankar....:
    Kur une iki te mar kredi ne nje banke...nese banka ka kapital(psh) 100 euro...a mund ta beje (ilegalisht) me me dhene 110 euro kredi?

    Pashe kete videon te youtube qe me beri kurioz...

  6. #46
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    Citim Postuar mė parė nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    Kam nje kuriozitet...nuk studjoj ekonomi...dhe kisha 2-3 pikepyetje per punen e sistemit bankar....:
    Kur une iki te mar kredi ne nje banke...nese banka ka kapital(psh) 100 euro...a mund ta beje (ilegalisht) me me dhene 110 euro kredi?

    Pashe kete videon te youtube qe me beri kurioz...
    http://www.youtube.com/watch?v=_3RBt...eature=related
    po more jo 110 po edhe 210, 310 e me teper. patjter qe ka limite po me teper sesa me sasine e kapitalit eshte e lidhur me nivelin e depozitave.
    To look life in the face....

  7. #47
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Po sasia e kapitalit nuk ka lidhje me nivelin e depozitave?...Dmth e zeme une kam 100 euro kapital...dhe 50 euro depozita...a jap dot 200 euro kredi?
    Te video,...me aq sa kuptova...,thote qe bankat leshojne borxhe qe s'i mbulojne dot me kapitalin qe kane....krijojne krediotore dhe pastaj i rrisin taksat e interesit deri sa ata te mos arrijne ti paguajne,dhe i marin pronat (shtepine,aktivitetin) qe ata kane blere me parate borxh.
    A eshte kshu apo e kam kuptuar gabim?

  8. #48
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Lenci: E ke kuptuar qarte, qellimi e videos, nuk ke pse kerkon me komente

    Kalofsh mire
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar mė parė nga Gerrard Lexo Postimin
    Lenci: E ke kuptuar qarte, qellimi e videos, nuk ke pse kerkon me komente

    Kalofsh mire
    Me fal qe tregohem pak diskret...:
    Pse s'thu ti qe e paskena mren sa krahu ne ...
    Dmth ne si shqiptare qe jemi te kredhur ne borxhe si shtet as behet llaf me e kap nojhere veten?

  10. #50
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Me fal akoma se ke kuptuar, po normale qe do e kemi sa krahu. Gjith jeten do ngelemi debitore, asnjeher nuk kemi per te dal nga kjo situat. Si Shqiperi hesapi
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  11. #51
    Wilma Maska e xhuliana
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Citim Postuar mė parė nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    Kam nje kuriozitet...nuk studjoj ekonomi...dhe kisha 2-3 pikepyetje per punen e sistemit bankar....:
    Kur une iki te mar kredi ne nje banke...nese banka ka kapital(psh) 100 euro...a mund ta beje (ilegalisht) me me dhene 110 euro kredi?

    Pashe kete videon te youtube qe me beri kurioz...
    http://www.youtube.com/watch?v=_3RBt...eature=related
    Lenci....

    Pergjigja eshte "po".

    Banka mund te kete kapital 100, por totalisht ka kapital + debiti(Depositi, certificati,obbligazioni ecc.).

    pra banka merr borxh nga konsumatoret, psh me 3% interes dhe e jep si hua me psh 13%...
    Dmth 10% fitim...ky eshte fitimi kryesor i aktivitetit bankar.
    Pra kapitali i bankes nuk ka te beje fare, ai eshte nje garanci per il rischio di credito, di mercato e il rischio operativo...dhe eshte vendosur nga komiteti Basilea cila duhet te jete shuma minimale e kapitalit per cdo banke!

    Tani qe economia Italiane po merr fund kjo dihet, por nuk eshte faji i bankave...Niveli i interesit varet nga Banca Centrale Europea....e cila Duhet te ndaloje inflacionin dhmth te ule Nivelin e interesit, por nuk mund ta beje se cmimet ne merkaten globale jane rritur shume...dhe nese do ulte shume taksin e interesit do conte ekonomine ne reccessione!! eshte nje gjendje shume e komplikuar...te shikojme ku do perfundojme!!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga xhuliana : 02-04-2008 mė 04:30
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  12. #52
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    "do conte ekonomine ne reccessione!!"...ē'dmth kjo?...falimentim?

    Ta shpjegoj si me nisi kurioziteti....pashe disa video te Beppe Grillos ku fliste per keto lloj sistemesh bankare dhe tregonte si nisnin "truffat"...mirepo u habita kur kete gje e bekan bankat kryesore,pikerisht ato qe duhet ta tutelojne.

    Nuk kam kuptuar mire...kush e ben stampimin e parave ne nje shtet?Banka apo min.del tesoro?Mbi baze te kujt kritereve behet stampimi i parave?...besoj eshte ne lidhje direkte me inflacionin...dhe shtetet e UE kontrollohoen nga banka europea apo jo?

  13. #53
    Wilma Maska e xhuliana
    Anėtarėsuar
    15-12-2006
    Vendndodhja
    Emilia-Romagna
    Postime
    824
    Citim Postuar mė parė nga Lenc Bukuroshi Lexo Postimin
    "do conte ekonomine ne reccessione!!"...ē'dmth kjo?...falimentim?

    Ta shpjegoj si me nisi kurioziteti....pashe disa video te Beppe Grillos ku fliste per keto lloj sistemesh bankare dhe tregonte si nisnin "truffat"...mirepo u habita kur kete gje e bekan bankat kryesore,pikerisht ato qe duhet ta tutelojne.

    Nuk kam kuptuar mire...kush e ben stampimin e parave ne nje shtet?Banka apo min.del tesoro?Mbi baze te kujt kritereve behet stampimi i parave?...besoj eshte ne lidhje direkte me inflacionin...dhe shtetet e UE kontrollohoen nga banka europea apo jo?
    Reccessione dmth krize economike....ate qe po kalon Italia ne keto kohe!!!

    Beppe Grillo-n degjon ti???

    Parate stampohen vetem nga Banca Centrale Europea qe ndodhet ne Germani per te gjitha shtetet e euros....eshte e vetmja qe ben politike monetare nepermjet taksit te interesit te cilin e manovron duke ulur dhe duke ngritur sasine e parave ne qarkullim dmth duke blere dhe shitur tituj, nepermjet rezervave, dhe duke stampuar para.
    La Lussuria, La Superbia e L'Avarizia ostacolano il Pentimento

  14. #54
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    "Beppe Grillo-n degjon ti???"

    S'e kuptova ne ē'sens eshte...ja vlen apo nuk ja vlen...?...Per mua thote shume gjera te sakta...

  15. #55
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Cdo banke e botes (entitet per fitim) leshon kredi disa here me shume se sa assetet ose kapitalin qe ka. Sigurisht kur shkruaj kapitalin, nuk kam parasysh ate fillestar/themelor, por kapitalinqe sigurohet te themi per bankat tregtare nepermjet depozitave te klienteve. Kjo nuk eshte gje e re, eshte principi themelor i punes se bankave qe pas permbysjes se etalonit te arit dhe madje me pare.

    Parimi baze i kesaj veprimtarie bazohet ne faktin se kreditoret e bankes (depozituesit) nuk do paraqiten te tere ne te njejten dite para sportelit per te terhequr depozitat. Bankat llogarisin nje mesatare ditore te terheqjes normale nga eksperienca qe kane. Kjo vlere valutore perben kapitalin e qe banka eshte detyruar te mbaje disponibel per te mbuluar riskun. Po ashtu banka federale (per ato vende qe kane sistem 2 nivelesh) i detyron bankat te mbajne nje perqindje te caktuar kapitali si rezerve. Kjo rezerve llogaritet cdo dite dhe vendoset ne dispozicion te bankes federale (pra banka e nivelit te dyte nuk mund ta preke). Kur banka federale vendos t'i shtrengoje rripin ekonomise per shkak te inflacionit, e rrit perqindjen e detyruar te rezerves per bankat, pra i pakeson mundesine per dhenie kredie. Kjo rrit cmimin e huase dhe per kete arsye diskurajon huamarresit.

    Per ti rene shkurt, ne se gjithe kreditoret fillojne te kerkojne depozitat nga banka per shkak te ndonje perceptimi/pasigurie etj, ajo banke do te falimentoje. Per kete arsye bankat organizohen. Kur nje banke ndodhet para nje situate te tille, bankat e tjera dhe banka federale i huajne likuiditete.

    Kut te tera bankat jane ne bela, kemi permbysje te tregut te burses dhe falimentime zinxhir ne tregun financiar.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Baptist : 02-04-2008 mė 22:54
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  16. #56
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Kur banka federale vendos t'i shtrengoje rripin ekonomise per shkak te inflacionit, e rrit perqindjen e detyruar te rezerves per bankat, pra i pakeson mundesine per dhenie kredie. Kjo rrit cmimin e huase dhe per kete arsye diskurajon huamarresit.
    Kur te tera bankat jane ne bela, kemi permbysje te tregut te burses dhe falimentime zinxhir ne tregun financiar.
    Shume shpjegim i qarte.
    Me falni dhe njehere per injorancen...kam nje kuriozitet tjeter.Per sa i perket "takses se ndryshueshme" per kredite...ne itali e quajne "tasso variabile"...thone qe banka e ben se ka nevoje te tutelohet nga ndryshimet e inflacionit ne shkalle te gjere.Sa % mund te jete e vertete kjo...dhe sa % mund te jete truk perfitimi pak a shume?A mund ta organizoje ne menyre artificale banka "krizen" e pergjithshme ne menyre per t'i "vjedhur" kreditoret e vet?

  17. #57
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Supozojme se ti ke kompanine tende private, e cila eshte entitet per fitim si edhe banka(t).

    Do e rritje rritje cmimin e shitjes per te patur fitim apo do shisje me koston e prodhimit. Pergjigja te tregon edhe ne se bankat japin kredi ne kosto apo perfshijne edhe nje perqindjen e fitimit.

    Do ta rrije cmimin ne nje pike te tille sa askush mos blinte tek ty (ka edhe shites te tjere) dhe si pasoje te falimentoje? Kjo i pergjigjet pyetjes ne se bankat deshirojne te krijojne anomali per vetveten ose jo.
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  18. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    26-03-2008
    Postime
    537
    Citim Postuar mė parė nga Styx Lexo Postimin
    Do ta rrije cmimin ne nje pike te tille sa askush mos blinte tek ty (ka edhe shites te tjere) dhe si pasoje te falimentoje? Kjo i pergjigjet pyetjes ne se bankat deshirojne te krijojne anomali per vetveten ose jo.
    Shume shpjegim konstruktiv!
    Kurioziteti im lindi te lajme si ky:
    http://www.corriere.it/economia/08_a...4f486ba6.shtml

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Tema tė Ngjashme

  1. Kontrate 950 milion euro me dy kompanitė lidere pėr prodhimin e energjisė nga uji
    Nga white-knight nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-03-2010, 12:16
  2. Gjashtė kompanite me te qendrueshme per "hostim"
    Nga qoska nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 13-06-2006, 16:59
  3. Skype blen kompanitė VoIP
    Nga valooo nė forumin Lajme nga informatika
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 07-05-2006, 07:30
  4. Privatizimi
    Nga dodoni nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 28-09-2004, 21:09
  5. POLLO: KOMPANITE SHQIPTARE NE RINDERTIMIN
    Nga ganoid nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 21-04-2003, 10:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •