Tregu i letrave me vlere
Pronesia
Huadhenia
Si dalin aksionet ne treg?
Si dalin ne treg obligacionet?
Cilat letra me vlere duhet te blini?
Tregu i letrave me vlere
Tregu i letrave me vlere, pavaresisht nga kompleksiteti i problemeve qe paraqet, ne thelb eshte i ngjashem me cdo lloj tregu.
Cdo treg ben te mundur bashkimin e dy paleve: shitesit dhe bleresit per te tregtuar nje mall te caktuar, apo disa mallra. Keshtu, ne tregun e fruta-perimeve, fermeret vine per te shitur produktet e tyre duke u takuar me shume bleres potenciale, te cilet kerkojne te blejne produkte te fresketa. Por, edhe bleresit perfitojne nga mundesia per te zgjedhur produktin me cilesor dhe me cmimin me te mire ne shumellojshmerine e produkteve.
Ne menyre te ngjashme ndodh edhe ne tregun e letrave me vlere, ose ne tregun e kapitalit. Ne kete treg, ne rolin e fermereve dalin bisneset e ndryshme, kryesisht shoqerite aksionere, si dhe qeveria. Ndersa ne rolin e bleresit mund te jete secili prej nesh, si dhe institucionet financiare dhe bisneset e ndryshme. Produktet qe ofrohen ne tregun e kapitalit jane letrat me vlere, si p.sh. aksionet dhe obligacionet.
Fermeret shesin prodhimet e tyre per te siguruar para per te rritur mireqenien e tyre dhe per te blere produkte te nevojshme per te vazhduar prodhimin si: farė, ushqime per kafshet, etj. Ne menyre te ngjashme, qeveria dhe shoqerite aksionere shesin letrat me vlere per te patur me shume para per te financuar aktivitetet e tyre. Ngjashmeria tjeter me tregun e fruta-perimeve ka te beje me shumellojshmerine e produkteve, edhe ne tregun e kapitalit ju do te gjeni nje shumellojshmeri letrash me vlere, gje qe u lejon ju te zgjidhni ate qe ju duhet.
Procesi i blerjes se letrave me vlere perfaqeson nje investim dhe bleresit e tyre jane investitore. Investimi ne letrat me vlere eshte investim financiar.
Si bleres ne tregun e kapitalit, ju keni mundesine te zgjidhni dy grupe baze letrash me vlere. Ju mund te blini letra pronesie sic jane aksionet, qe do te thote se ju po blini pjese pronesie ne nje ose disa shoqeri aksionere. Por, ju mund te blini letra borxhi, sic jane obligacionet, qe do te thote se ju keni dhene hua parate tuaja per nje ose disa kompani, apo per qeverine; shume, e cila do t'ju rikthehet kundrejt interesit.
Pronesia
Ju beheni pronar i nje shoqerie aksionere, nese blini aksione te saj. Kjo ju jep te drejten te merrni pjese ne suksesin e firmes. Nese shoqeria shkon mire, ajo mund t'ju paguaje divident, qe do te thote pjesa e fitimit qe ju takon, kundrejt aksioneve qe zoteroni. Por, nese shoqeria nuk rezulton me fitim apo shkon drejt falimentimit, si pronar i shoqerise, jeni pretendenti i fundit per ate ē'ka mbetet pas shlyerjes se detyrimeve.
Shumica e aksioneve qe tregetohen jane aksione te zakonshme. N.q.s ju zoteroni ato, jeni nje nga pronaret e kompanise me te drejte vote.
Krahas aksioneve te zakonshme, tregetohet edhe nje lloj tjeter aksioni, qe eshte aksioni i preferruar. Keto aksione ju japin te drejten te merrni dividentin fiks, i cli paguhet perpara se te paguhen dividentet e aksioneve te zakonshme. Per kete arsye ata jane preferenciale.
Aksioneret e aksioneve te preferruara, ne rastin me tipik, nuk kane te njejtat te drejta si aksioneret e zakonshem (si e drejta e votes dhe e drejta per te marre pjese ne fitimin e shoqerise). Ata kane, vetem, nje pretendim, ate te dividentit fiks dhe asgje me shume. Kjo do te thote se edhe n.q.s. kompania rezulton me shume fitim, aksioneret e preferruar do te marrin vetem shumen e caktuar te dividentit.
Mirepo, si aksioner i zakonshem, ju mund te gezoni shume perfitime nga ecuria e mire e kompanise. Ju mund te fitoni dividente dhe, gjithashtu, te shisni aksionet tuaja me leverdi (me cmim me te larte se vlera qe keni paguar), nese bisnesi po shkon mire. Por, nese kompania nuk po ecen mire, eshte e veshtire qe ajo te paguaje dividente. Derisa nuk ka fitime, nuk ka ēfare te shperndaje. Gjithashtu, mund te ndodhe qe cmimi i aksionit te jete me i ulet se sa ju keni paguar per te. Dhe nese e shisni, duhet ta shisni ate me humbje.
Huadhenia
Menyra tjeter per t'u bere investitor ne tregun e letrave me vlere eshte dhenia hua e parave tuaja ne ndonje bisnes apo tek qeveria. Shumica prej nesh, pothuajse e bejne kete indirekt nepermjet llogarive te kursimit prane nje banke. Bankat i perdorin parate qe ne depozitojme per t'i dhene hua tek bisneset, duke perfituar nga diferenca e normes me te larte te interesit per parane qe japin hua, kundrejt asaj qe na paguajne per parane e depozituar.
Menyra me direkte qe ju te beheni huadhenes ne nje treg kapitali eshte blerja e letrave me vlere apo instrumentave te borxhit. Ne kete rast, huamarresi - qeveria apo bisnesi - premton t'u paguaje huane ne nje date te caktuar kundrejt interesit.
Letrat me vlere te borxhit jane te shumellojshme. Keshtu, obligacionet e garantuara jane letra me vlere relativisht te sigurta, sepse pas tyre qendron nje mjet i caktuar i vene si garanci, p.sh. nje pasuri e palujtshme. N.q.s. huamarresi nuk i permbahet marreveshjes se borxhit, ju mund te shisni mjetin e vene garanci, per te marre parate tuaja.
Obligacionet e pagarantuara jane thjesht nje premtim pagese per ne daten e caktuar dhe kundrejt nje interesi te caktuar, ata nuk kane ndonje mjet si garanci. Obligacionet qe emeton qeveria, ne te vertete, nuk kane ndonje mjet si garanci, por investitoret i quajne ato obligacione te garantuara, sepse qeveria eshte nje huamarres i nje cilesie te larte.
Avantazhi i te qenit huadhenes ne nje kompani ne krahasim me te qenit pronar ndodh kur kompania eshte duke falimentuar. Ne kete rast, duke qene huadhenes apo kreditor i kompanise, keni perparesi ne marrjen e parave tuaja.
Nese zoteroni aksione, ju keni vetem nje te drejte, te merrni ate cdo mbetet pasi te jete paguar i gjithe borxhi. Ne rastin e falimentimit te kompanise ka nje renditje ne likuidimin e detyrimeve sipas kesaj radhe : kreditoret, mbajtesit e obligacioneve, aksioneret e preferruar dhe ne fund aksioneret e zakonshem. Kjo do te thote se shpesh here aksionereve te zakonshem nuk u mbetet asgje nga likuidimi i kompanise.
Si dalin aksionet ne treg?
Per te financuar rritjen e tyre, kompanite mund te marrin hua nga bankat, por ne vend te kesaj ato mund te plotesojne nevojat e tyre per para duke ndare pronesine me investitore te tjere, nje prej te cileve mund te jeni dhe ju. Kjo realizohet me ane te shitjes se aksioneve te zakonshme. Nese ju blini aksione, ju beheni nje nga pronaret e kompanise. Aksionet dalin ne treg ne dy faza. Faza e pare quhet tregu primar. Ne kete treg kompania shet aksione tek investitori dhe grumbullon parate. Ne fazen e dyte, tequajtur tregu sekondar, investitoret blejne dhe shesin aksione midis tyre, duke ndryshuar pronesine, ndersa kompania nga ana e saj nuk shton fondet.
Per te shitur aksionet, kompania konsultohet me nje tregetar investimesh (dealer), i cili, gjithashtu, quhet nenshkrues i letrave me vlere. Tregetari i investimeve i jep keshilla kompanise mbi sasine e aksioneve qe do shiten, sa do jete pagesa per kete emetim, ndihmon per t'i shitur aksionet si tek investitoret institucionale sic jane: kompanite e sigurimit, fondet private te pensioneve, ashtu dhe tek investitoret individuale, sic mund te jeni ju.
Ju dhe investitoret e tjere shpresoni te merrni pjese ne fitimet e kompanise, duke perfituar dividentin, ose duke i shitur aksionet me cmim me te larte. Kompanite e reja nuk mund te paguajne dividente. Ato riinvestojne fitimet me qellim zgjerimin e aktivitetit te tyre per t'u fuqizuar ne te ardhmen. Investitoret shpresojne se kompanite do te fuqizohen dhe do behen me fitimprurese, duke i bere dhe aksionet e tyre me te vlefshme.
Kur tregetari i investimeve (dealer) shet aksionet, kompania merr parate dhe vazhdon aktivitetin e saj. Ketu perfundon tregu primar.
Pasi kompania shet aksionet tek investitoret, shpesh zhvillohet tregu sekondar. Por, gjate kesaj kohe kompania nuk merr para. Tregu sekondar behet nga investitoret, te cilet tregetojne aksionet e kompanise mes tyre. Ekzistenca e tregut sekondar eshte domosdoshmeri, sepse nese ju doni t'i ktheni ne para aksionet tuaja, nuk mund t'i ēoni ato tek kompania. Ne vend te kesaj, ju duhet t'i shisni aksionet tek investitoret e tjere ne tregun e hapur.
Tregjet sekondare me te njohura jane bursat , te cilat bashkojne njerezit qe kerkojne te shesin aksione me ata qe kerkojne t'i blejne ato. Tregu sekondar eshte shume i rendesishem, sepse kur ju beheni aksioner, ju nevojitet nje treg ku mund te shisni aksionet dhe te merrni investimin tuaj fillestar, ndoshta duke fituar dicka. Pa tregjet sekondare, kompanite do ta kishin te veshtire te siguronin para per financimin e aktivitetit te tyre.
Si dalin ne treg obligacionet?
Ashtu si per aksionet, edhe per obligacionet ekziston tregu primar dhe tregu sekondar. Ndryshimi qendron ne faktin se ne treg ju do te gjeni si huamarres edhe kompanite, edhe qeverine. Kur qeveria nuk ka fonde te mjaftueshme per te financuar projektet apo programet, mund te marre hua duke emetuar obligacione.
Procesi i huamarrjes ne tregun e kapitalit eshte i ngjashem me ate te emetimit te aksioneve. Mirepo, ne vend qe ju te beheni aksioner, ju beheni nje huadhenes.
Kur ju blini nje obligacion, ju keni dhene hua parate tuaja tek nje kompani apo qeverise, pra, tek nje emetues, i cili ju premton t'ju ktheje parate ne te ardhmen. Shuma e huase, e quajtur principali (shuma fillestare) paguhet ne fund te afatit te maturimit te obligacionit, afat, i cili mund te jete deri ne 30 vjet apo me shume. Ne te njejten kohe emetuesi premton te paguaje interesin sipas nje norme te caktuar. Kjo paguhet, zakonisht, dy here ne vit, deri ne fund te jetes se obligacionit.
Ju mund te mos deshironi ta mbani obligacionin derisa emetuesi te ktheje principalin tuaj. Ju mund ta shisni ate tek nje investitor tjeter ne tregun sekondar. Si dhe tek aksionet, emetuesi nuk perfiton direkt fonde nga tregetimi sekondar i obligacioneve.
Nese ju do ta shisni obligacionin, cmimi i tij do te varet nga shume faktore, duke marre parasysh llojin e obligacionit qe mbani, normen e interesit te tregut ne kohen e shitjes, afatin e maturimit etj. Nese normat e interesit jane duke u rritur, ju mund te pesoni humbje nga shitja, dhe e kunderta.
Cilat letra me vlere duhet te blini?
Pergjigja nuk eshte e thjeshte, per te treguar se cilat produkte ne tregun e kapitalit jane me te mira per ju. Zakonisht nje kombinim i letrave me vlere te kapitalit aksioner me ato te borxhit, me nje perqindje te parase se gatshme, formojne nje portofol.
Natyrisht, qe te zgjedhesh ekzaktesisht, se ne cilen kompani te behesh pronar, apo cilat obligacione te blesh, duhet pak me shume investigim.
Krijoni Kontakt