Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 18
  1. #1
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bursa Shqipėtare

    Tregu i letrave me vlere


    Pronesia


    Huadhenia


    Si dalin aksionet ne treg?


    Si dalin ne treg obligacionet?


    Cilat letra me vlere duhet te blini?



    Tregu i letrave me vlere
    Tregu i letrave me vlere, pavaresisht nga kompleksiteti i problemeve qe paraqet, ne thelb eshte i ngjashem me cdo lloj tregu.

    Cdo treg ben te mundur bashkimin e dy paleve: shitesit dhe bleresit per te tregtuar nje mall te caktuar, apo disa mallra. Keshtu, ne tregun e fruta-perimeve, fermeret vine per te shitur produktet e tyre duke u takuar me shume bleres potenciale, te cilet kerkojne te blejne produkte te fresketa. Por, edhe bleresit perfitojne nga mundesia per te zgjedhur produktin me cilesor dhe me cmimin me te mire ne shumellojshmerine e produkteve.

    Ne menyre te ngjashme ndodh edhe ne tregun e letrave me vlere, ose ne tregun e kapitalit. Ne kete treg, ne rolin e fermereve dalin bisneset e ndryshme, kryesisht shoqerite aksionere, si dhe qeveria. Ndersa ne rolin e bleresit mund te jete secili prej nesh, si dhe institucionet financiare dhe bisneset e ndryshme. Produktet qe ofrohen ne tregun e kapitalit jane letrat me vlere, si p.sh. aksionet dhe obligacionet.

    Fermeret shesin prodhimet e tyre per te siguruar para per te rritur mireqenien e tyre dhe per te blere produkte te nevojshme per te vazhduar prodhimin si: farė, ushqime per kafshet, etj. Ne menyre te ngjashme, qeveria dhe shoqerite aksionere shesin letrat me vlere per te patur me shume para per te financuar aktivitetet e tyre. Ngjashmeria tjeter me tregun e fruta-perimeve ka te beje me shumellojshmerine e produkteve, edhe ne tregun e kapitalit ju do te gjeni nje shumellojshmeri letrash me vlere, gje qe u lejon ju te zgjidhni ate qe ju duhet.

    Procesi i blerjes se letrave me vlere perfaqeson nje investim dhe bleresit e tyre jane investitore. Investimi ne letrat me vlere eshte investim financiar.

    Si bleres ne tregun e kapitalit, ju keni mundesine te zgjidhni dy grupe baze letrash me vlere. Ju mund te blini letra pronesie sic jane aksionet, qe do te thote se ju po blini pjese pronesie ne nje ose disa shoqeri aksionere. Por, ju mund te blini letra borxhi, sic jane obligacionet, qe do te thote se ju keni dhene hua parate tuaja per nje ose disa kompani, apo per qeverine; shume, e cila do t'ju rikthehet kundrejt interesit.

    Pronesia
    Ju beheni pronar i nje shoqerie aksionere, nese blini aksione te saj. Kjo ju jep te drejten te merrni pjese ne suksesin e firmes. Nese shoqeria shkon mire, ajo mund t'ju paguaje divident, qe do te thote pjesa e fitimit qe ju takon, kundrejt aksioneve qe zoteroni. Por, nese shoqeria nuk rezulton me fitim apo shkon drejt falimentimit, si pronar i shoqerise, jeni pretendenti i fundit per ate ē'ka mbetet pas shlyerjes se detyrimeve.

    Shumica e aksioneve qe tregetohen jane aksione te zakonshme. N.q.s ju zoteroni ato, jeni nje nga pronaret e kompanise me te drejte vote.

    Krahas aksioneve te zakonshme, tregetohet edhe nje lloj tjeter aksioni, qe eshte aksioni i preferruar. Keto aksione ju japin te drejten te merrni dividentin fiks, i cli paguhet perpara se te paguhen dividentet e aksioneve te zakonshme. Per kete arsye ata jane preferenciale.

    Aksioneret e aksioneve te preferruara, ne rastin me tipik, nuk kane te njejtat te drejta si aksioneret e zakonshem (si e drejta e votes dhe e drejta per te marre pjese ne fitimin e shoqerise). Ata kane, vetem, nje pretendim, ate te dividentit fiks dhe asgje me shume. Kjo do te thote se edhe n.q.s. kompania rezulton me shume fitim, aksioneret e preferruar do te marrin vetem shumen e caktuar te dividentit.

    Mirepo, si aksioner i zakonshem, ju mund te gezoni shume perfitime nga ecuria e mire e kompanise. Ju mund te fitoni dividente dhe, gjithashtu, te shisni aksionet tuaja me leverdi (me cmim me te larte se vlera qe keni paguar), nese bisnesi po shkon mire. Por, nese kompania nuk po ecen mire, eshte e veshtire qe ajo te paguaje dividente. Derisa nuk ka fitime, nuk ka ēfare te shperndaje. Gjithashtu, mund te ndodhe qe cmimi i aksionit te jete me i ulet se sa ju keni paguar per te. Dhe nese e shisni, duhet ta shisni ate me humbje.

    Huadhenia
    Menyra tjeter per t'u bere investitor ne tregun e letrave me vlere eshte dhenia hua e parave tuaja ne ndonje bisnes apo tek qeveria. Shumica prej nesh, pothuajse e bejne kete indirekt nepermjet llogarive te kursimit prane nje banke. Bankat i perdorin parate qe ne depozitojme per t'i dhene hua tek bisneset, duke perfituar nga diferenca e normes me te larte te interesit per parane qe japin hua, kundrejt asaj qe na paguajne per parane e depozituar.

    Menyra me direkte qe ju te beheni huadhenes ne nje treg kapitali eshte blerja e letrave me vlere apo instrumentave te borxhit. Ne kete rast, huamarresi - qeveria apo bisnesi - premton t'u paguaje huane ne nje date te caktuar kundrejt interesit.

    Letrat me vlere te borxhit jane te shumellojshme. Keshtu, obligacionet e garantuara jane letra me vlere relativisht te sigurta, sepse pas tyre qendron nje mjet i caktuar i vene si garanci, p.sh. nje pasuri e palujtshme. N.q.s. huamarresi nuk i permbahet marreveshjes se borxhit, ju mund te shisni mjetin e vene garanci, per te marre parate tuaja.

    Obligacionet e pagarantuara jane thjesht nje premtim pagese per ne daten e caktuar dhe kundrejt nje interesi te caktuar, ata nuk kane ndonje mjet si garanci. Obligacionet qe emeton qeveria, ne te vertete, nuk kane ndonje mjet si garanci, por investitoret i quajne ato obligacione te garantuara, sepse qeveria eshte nje huamarres i nje cilesie te larte.

    Avantazhi i te qenit huadhenes ne nje kompani ne krahasim me te qenit pronar ndodh kur kompania eshte duke falimentuar. Ne kete rast, duke qene huadhenes apo kreditor i kompanise, keni perparesi ne marrjen e parave tuaja.

    Nese zoteroni aksione, ju keni vetem nje te drejte, te merrni ate cdo mbetet pasi te jete paguar i gjithe borxhi. Ne rastin e falimentimit te kompanise ka nje renditje ne likuidimin e detyrimeve sipas kesaj radhe : kreditoret, mbajtesit e obligacioneve, aksioneret e preferruar dhe ne fund aksioneret e zakonshem. Kjo do te thote se shpesh here aksionereve te zakonshem nuk u mbetet asgje nga likuidimi i kompanise.

    Si dalin aksionet ne treg?
    Per te financuar rritjen e tyre, kompanite mund te marrin hua nga bankat, por ne vend te kesaj ato mund te plotesojne nevojat e tyre per para duke ndare pronesine me investitore te tjere, nje prej te cileve mund te jeni dhe ju. Kjo realizohet me ane te shitjes se aksioneve te zakonshme. Nese ju blini aksione, ju beheni nje nga pronaret e kompanise. Aksionet dalin ne treg ne dy faza. Faza e pare quhet tregu primar. Ne kete treg kompania shet aksione tek investitori dhe grumbullon parate. Ne fazen e dyte, tequajtur tregu sekondar, investitoret blejne dhe shesin aksione midis tyre, duke ndryshuar pronesine, ndersa kompania nga ana e saj nuk shton fondet.

    Per te shitur aksionet, kompania konsultohet me nje tregetar investimesh (dealer), i cili, gjithashtu, quhet nenshkrues i letrave me vlere. Tregetari i investimeve i jep keshilla kompanise mbi sasine e aksioneve qe do shiten, sa do jete pagesa per kete emetim, ndihmon per t'i shitur aksionet si tek investitoret institucionale sic jane: kompanite e sigurimit, fondet private te pensioneve, ashtu dhe tek investitoret individuale, sic mund te jeni ju.

    Ju dhe investitoret e tjere shpresoni te merrni pjese ne fitimet e kompanise, duke perfituar dividentin, ose duke i shitur aksionet me cmim me te larte. Kompanite e reja nuk mund te paguajne dividente. Ato riinvestojne fitimet me qellim zgjerimin e aktivitetit te tyre per t'u fuqizuar ne te ardhmen. Investitoret shpresojne se kompanite do te fuqizohen dhe do behen me fitimprurese, duke i bere dhe aksionet e tyre me te vlefshme.

    Kur tregetari i investimeve (dealer) shet aksionet, kompania merr parate dhe vazhdon aktivitetin e saj. Ketu perfundon tregu primar.

    Pasi kompania shet aksionet tek investitoret, shpesh zhvillohet tregu sekondar. Por, gjate kesaj kohe kompania nuk merr para. Tregu sekondar behet nga investitoret, te cilet tregetojne aksionet e kompanise mes tyre. Ekzistenca e tregut sekondar eshte domosdoshmeri, sepse nese ju doni t'i ktheni ne para aksionet tuaja, nuk mund t'i ēoni ato tek kompania. Ne vend te kesaj, ju duhet t'i shisni aksionet tek investitoret e tjere ne tregun e hapur.

    Tregjet sekondare me te njohura jane bursat , te cilat bashkojne njerezit qe kerkojne te shesin aksione me ata qe kerkojne t'i blejne ato. Tregu sekondar eshte shume i rendesishem, sepse kur ju beheni aksioner, ju nevojitet nje treg ku mund te shisni aksionet dhe te merrni investimin tuaj fillestar, ndoshta duke fituar dicka. Pa tregjet sekondare, kompanite do ta kishin te veshtire te siguronin para per financimin e aktivitetit te tyre.

    Si dalin ne treg obligacionet?
    Ashtu si per aksionet, edhe per obligacionet ekziston tregu primar dhe tregu sekondar. Ndryshimi qendron ne faktin se ne treg ju do te gjeni si huamarres edhe kompanite, edhe qeverine. Kur qeveria nuk ka fonde te mjaftueshme per te financuar projektet apo programet, mund te marre hua duke emetuar obligacione.

    Procesi i huamarrjes ne tregun e kapitalit eshte i ngjashem me ate te emetimit te aksioneve. Mirepo, ne vend qe ju te beheni aksioner, ju beheni nje huadhenes.

    Kur ju blini nje obligacion, ju keni dhene hua parate tuaja tek nje kompani apo qeverise, pra, tek nje emetues, i cili ju premton t'ju ktheje parate ne te ardhmen. Shuma e huase, e quajtur principali (shuma fillestare) paguhet ne fund te afatit te maturimit te obligacionit, afat, i cili mund te jete deri ne 30 vjet apo me shume. Ne te njejten kohe emetuesi premton te paguaje interesin sipas nje norme te caktuar. Kjo paguhet, zakonisht, dy here ne vit, deri ne fund te jetes se obligacionit.

    Ju mund te mos deshironi ta mbani obligacionin derisa emetuesi te ktheje principalin tuaj. Ju mund ta shisni ate tek nje investitor tjeter ne tregun sekondar. Si dhe tek aksionet, emetuesi nuk perfiton direkt fonde nga tregetimi sekondar i obligacioneve.

    Nese ju do ta shisni obligacionin, cmimi i tij do te varet nga shume faktore, duke marre parasysh llojin e obligacionit qe mbani, normen e interesit te tregut ne kohen e shitjes, afatin e maturimit etj. Nese normat e interesit jane duke u rritur, ju mund te pesoni humbje nga shitja, dhe e kunderta.

    Cilat letra me vlere duhet te blini?
    Pergjigja nuk eshte e thjeshte, per te treguar se cilat produkte ne tregun e kapitalit jane me te mira per ju. Zakonisht nje kombinim i letrave me vlere te kapitalit aksioner me ato te borxhit, me nje perqindje te parase se gatshme, formojne nje portofol.

    Natyrisht, qe te zgjedhesh ekzaktesisht, se ne cilen kompani te behesh pronar, apo cilat obligacione te blesh, duhet pak me shume investigim.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Ne radhe te pare Bursa e mirefillte me aksione dhe obligacione akoma nuk eshte aplikuar ne Shqiperi.. Nuk mund te flasesh per nje burse te mirefillte pasi akoma nuk eksizton nje treg i mirefillte..

    Bursa e pare me sa di une eshte Bursa e Tiranes, e krijuar ne 1996 (me duket), dhe akoma nuk jane futur tregjet e aksioneve dhe obligacioneve, por vetem te letrave te tjera me vlere...

    Gjithsesi ne baze te asaj qe flitet nga komisioni i letrave me vlere thuhet..

    FONDET E INVESTIMEVE

    Ne kuadrin e pergatitjes se paketes ligjore per "Investimet kolektive ne fondet e letrave me vlere", Komisioni i Letrave me Vlere kerkon te prezantoje shkurtimisht Fondet e Investimeve, si nje nga skemat e investimit kolektiv ne letrat me vlere.

    Pervec tyre, ekzistojne edhe forma te tjera te investimit kolektiv, si : shoqerite e investimeve (ose kompanite me fund te mbyllur), ose trustet (te njohura si : unit investment trusts).

    Ky prezantim, si i pari i ketij lloji, synon t'u vije ne ndihme investitoreve te letrave me vlere per te kuptuar se ēfare jane fondet e investimeve dhe cilat jane parimet baze te investimit.

    Ne procesin e investimit, pergjegjesia ndahet mes tre paleve:

    Se pari, Qeveria ka pergjegjesi per te mbrojtur investitoret kundrejt mashtrimit, pandershmerise dhe abuzimeve.

    Se dyti, Fondet e investimeve kane pergjegjesi per t’ju siguruar investitoreve nje transparence te plote ne lidhje me risqet dhe te ardhurat, qe rezultojne nga investimi.

    Se treti, Investitoret kane pergjegjesi te jene te mireinformuar dhe te ndergjegjshem mbi ate qe duan te arrijne dhe parashikimeve te fitimit te tregut.

    Duke sjelle eksperiencen me te mire, shpresojme te japim nje vizion te qarte mbi fondet e investimeve, duke ndihmuar ne zgjerimin e njohurive te investitoreve per nje qendrim realist ne percaktimin e synimeve te investimit dhe parashikimeve qe mendojne te bejne ne te ardhmen.

    Kryetari

    Komisioni i Letrave me Vlere

    Nderkohe qe keto lloje "investimesh" akoma nuk e kane prekur ekonomine Shqiptare... Pra si teori ekziston, dhe gjithashtu po si teori studiohet nga studentat Shqiptare. Eshte per tu ardhur keq qe gjith studimet e ekonomise ne Fakultetin e Tiranes mbahen mbi aksionet dhe obligacionet nderkohe qe asnje student nuk e ka idene reale se cfare eshte ky treg, pervec asaj qe kane mesuar ne teori...

    Ja dhe informacioni aktual i Burses se Tiranes..

    Vizioni i Bursės se Tiranės

    Tė sigurojė njė fluks tė mjaftueshėm kapitali (vendas dhe tė huaj) pėr financimin e shoqėrive private dhe sektorit publik

    Tė sigurojė se investitorėt, si individualė dhe institucionalė, gėzojnė mundėsi tė mėdha pėr tė investuar dhe diversifikuar portofolet e tyre

    T’u garantojė, veēanėrisht investitorėve individualė, nivele tė arsyeshme mbrojtjeje

    Tė garantojė njė nivel tė arsyeshėm kthyeshmėrie nga kapitali i investuar nė tregjet e kapitaleve.

    Misioni i Bursės se Tiranės

    Misioni i Bursės sė Tiranės ėshtė organizimi dhe zhvillimi i tregut tė letrave me vlerė nė Shqipėri, duke krijuar kushtet mė tė favorshme pėr emetuesit, investitorėt dhe ndėrmjetėsit financiarė, pėr shfrytėzimin sa mė eficient tė tregut tė kapitaleve.

    Teori, teori, dhe vetem teori.. pashe dhe lidhjet qe tregonte por per tregun shqiptar akoma nuk eshte aplikuar gje..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Zemrushja : 08-04-2007 mė 01:41
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Une nuk kam thene se jan futur Bursa e mirefillte me aksione dhe obligacione. Po thjesht kam treguar se si nxiret ne treg. Per te ndihmuar ku do qe jan dhe nuk e kam marr vetem per Shqiperin. Nqs duan informacione per Dalien ne Treg te Obligacioneve kam informacione sa te duash. Thjesht dua te jap ca informacione dhe per te pasuaruar kete nen forum pasi ka shum mangesi ne ecurit. Mendoj se duhet te reflektojme ne qe kemi njohuri ne kete fushe mos ta lem te shkret kete nen forum qe eshte shum i bukur dhe ndihmues per shum persona.

    Shpresoj qe te ndihmojme sa kemi mundesi.

    Zemrushja faleminderit per plotesimet.

    Kalofshi Mire

    Trendafili
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  4. #4
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ē'far janė Optimet

    Optimi čshtč njč strument finanziar derivat – i nčnshkruar me njč kontratč – qč i jep zotčruesit tč drejtčn tč blej apo tč shes njč sasi aktiviteti financiar tč nčntčshčm me njč ēmim tč paravendosur ( ndryshe : ēmim ushtrimi ose strike price) , né njč datč tč caktuar (optim te tipit Evropjan ) ose mbrčnda njč date tč caktuar ( optim tč tipit Amerikan ).

    Meqč kontrata i jep zotčruesit tč drejtčn dhe jo detyrimin, ai mundet lirshčm tč zgjedhč se tč ushtroj optimin apo ta lč tč skadojč pa e ushtruar te drejtčn.


    Marrja e kčsaj tč drejte vjen duke paguar njč ēmim – qč quhet premio- qč blersi i njeh shitesit


    Tipologji optimesh

    Tipologjitč e optimeve janč dy,


    Optim Call
    Optim Put

    Nč rast se jemi tč interessuar tč blejmč diēka nč tč ardhmen duke e caktuar ēmimin sot atčherč duhet tč nčnshkruajmč njč optim Call. ( ndryshe-Blejmč njč Call )

    Nč rast se jemi tč interessuar tč shesim diēka nč tč ardhmen duke e caktuar ēmimin sot atčherč duhet tč nčnshkruajmč njč optim Put. ( ndryshe-Blejmč njč Put )

    Ē’far ndodh me palčn qč shet optimet?

    Kur ne blejme njč optim llogjika thotč qč nga ana tjetčr dikush na e shet.
    Pala qč na shet optimet merr per kčtč premin qč cakton edhe fitimin e tij dhe detyrohet ndaj nesh tč na blej ose tč na shes njč sasi aktiviteti financiar tč nčntčshčm me njč ēmim tč paravendosur.

    Nč rast se na shet njč Call detyrohet ndaj nesh tč shes aktivitetin financiar tč nčntčshčm me ēmimin e caktuar.

    Nč rast se na shet njč Put detyrohet ndaj nesh tč blej aktivitetin financiar tč nčntčshčm me ēmimin e caktuar.
    Si rizultat mund tč themi qč kush blen optimet rrezikon vetčm investimin qč bčn duke paguar premin por fitimi mund tč jetč i pakufizuar.
    Ndryshe čshtč pčr atč qč shet optimet, ai fiton premin por rrezikon tč ketč humbje tč pakufizuara, ndaj edhe pse per tč shitur optime duhet tč japčsh nč garanzi ēifra tč rčndčsishme qč varen drejtčpčrdrejtč nga rreziku qč merr ndaj merkatčs.

    Ps: Nė qoftėse nuk dispononi shuma tė rėndėsishme rrijini lag Optimeve.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  5. #5
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bursa dhe publiku investitor

    Kjo broshurė u vjen nė ndihmė tė gjithė investitorėve
    privatė dhe institucionalė.....



    …, tregtarėve (traders) tė tregjeve tė
    kapitalit, dhe veēanėrisht tė gjithė subjekteve me njė
    aktivitet tė ekspozuar ndaj luhatjes sė kursit tė kėmbimit tė
    tillė si ndėrmarrjet export-import, zyrat exchange, bankat
    etj. Ky material shpjegon si ndikojnė lėvizjet e tregjeve
    financiare nė ekonominė reale dhe si mund tė pėrdoren
    instrumentat e tregtuar nė Bursė pėr tė lehtėsuar jetėn
    ekonomike dhe marrėdhėniet tregtare. Gjithashtu, nė kėtė
    material do tė prezantohen disa instrumenta tė rinj
    financiare duke ilustruar mėnyrat dhe avantazhet e
    pėrdorimit tė tyre nė jetėn e pėrditshme ekonomike.


    I. BURSA DHE EKONOMIA
    Nė Bursėn e Tiranės, shpesh janė hasur pyetje tė
    ndryshme nga operatorėt ekonomikė e tregtarė
    mbi tregun e kapitaleve dhe ndėrlidhjet e tij me
    ekonominė nė pėrgjithėsi.
    Pse ekziston tregu i kapitaleve?
    Tregu i kapitaleve ekziston pėr:
    a) Tė garantuar njė sistem likuid dhe tė
    qėndrueshėm, nė tė cilin operatorėt
    (investitorėt) mund tė kryejnė akte
    shitblerjeje tė letrave me vlerė.
    b) Tė mundėsuar shoqėritė aksionere, qeveritė
    dhe entet tė tjera, tė sigurojnė fonde pėr
    rritjen e investimeve tė tyre, nėpėrmjet
    emetimit dhe shitjes sė aksioneve,
    obligacioneve dhe llojeve tė tjera tė letrave
    me vlerė.
    c) Tė mundėsuar investimin e kursimeve tė
    subjekteve qė kanė teprica fondesh
    financiare.
    Ē'lidhje kanė lėvizjet e tregjeve tė
    kapitaleve me ciklin ekonomik?
    Investitorėt kanė mundėsi tė ndryshme investimi
    pėr sa i pėrket letrave me vlerė; aksione,
    obligacione tė emetuara nga qeveritė apo
    korporatat, bono thesari etj.
    3


    Natyrisht ēdo operator, kėrkon tė maksimizojė
    fitimin ose rendimentin e investimeve tė veta. Kjo
    ėshtė arsyeja pse investitorėt duhet tė dallojnė
    sipas fazave tė ciklit ekonomik, tregjet financiare
    qė do tė shprehin rendimentet mė tė larta.
    Ecuria ciklike e ekonomisė bėn qė tė dallohen
    gjashtė faza, ēdo njėra prej tė cilave ka pasoja mbi
    tregje tė ndryshėm financiarė.

    -Faza e parė ėshtė e karakterizuar nga njė
    tkurrje ekonomike. Ēmimet e obligacioneve,
    pasi kanė zbritur nė minimum kthehen nė
    rritje, duke pasqyruar zbutjen e presioneve
    inflacioniste. Tregu i aksioneve dhe ai i
    lėndėve tė para janė akoma nė tendencė
    zbritėse, pasi vuajnė situatėn e pasigurtė
    ekonomike.

    -Nė fazėn e dytė, rėnia ekonomike arrin
    intensitetin mė tė madh. Nė kėtė pikė,
    shoqėritė aksionere favorizohen nga ulja e
    normave tė interesit zyrtar (si rrjedhojė e
    rritjes sė ēmimeve tė obligacioneve,
    pėrpjestimi i zhdrejtė ēmim-interes) dhe
    ēmimet e aksioneve kthehen nė rritje duke i
    paraprirė pėrmirėsimit tė ardhshėm
    ekonomik.

    -Nė fazėn e tretė fillon tė ndjehet rritja
    ekonomike (normat e rritjes sė PBB-ve vijnė
    nė ngritje), dhe kjo sjell rritjen e ēmimeve tė
    lendėve tė para.

    -Faza e katėrt regjistron njė pėrmirėsim tė fortė
    tė kuadrit ekonomik: ēmimet e obligacioneve
    arrijnė majėn dhe fillojnė zbritjen si pasojė e
    shtimit tė kėrkesės pėr kredi nga ana e
    ndėrmarrjeve.





    -Gjithashtu, nė tė njejtėn kohė, kjo vjen edhe
    si rrjedhojė e intensifikimit tė inflacionit, pra
    rritjes sė ēmimeve tė lėndėve tė para, qė
    bashkė me tregun aksionar mbeten nė
    tendencė rritėse.
    -Gjatė fazės sė pestė, zgjerimi ekonomik arrin
    kulmin. Tregu aksionar pėr shkak tė rritjes sė
    normės sė interesit zyrtar (obligacione nė
    ulje-interes nė rritje) fillon zbritjen, duke i
    paraprirė pėrkeqėsimit tė ardhshėm tė
    ekonomisė.
    -Ngadalėsimi real i rritjes ekonomike vihet re
    nė fazėn e gjashtė: ky ėshtė momenti kur
    ēmimet e lėndėve tė para fillojnė tė bien.

    Si ndikojnė ēmimet e obligacioneve mbi
    tregun e aksioneve?

    Ngritja e rendimenteve tė obligacioneve (ose ulja
    e ēmimeve tė tyre), pėrtej njė farė niveli,
    influencon negativisht tregun e aksioneve. Kjo
    ndodh sepse rendimentet e larta tė obligacioneve
    pėrkthehen nė norma tė larta interesi zyrtar, duke
    ngritur nė kėtė mėnyrė ēmimin e financimit
    (kredisė) pėr sh.a.-tė.
    Nė momentin e tkurrjes ekonomike efektive,
    situata paraqitet ndryshe. Kėrkesa pėr kredi ėshtė
    e dobėt tashmė dhe presionet inflacioniste kanė
    pėsuar njė reduktim tė ndjeshėm. Kėta faktorė
    nxisin kthimin ngritės tė ēmimeve tė
    obligacioneve (uljen e normave tė interesit). Ulja e
    interesit zyrtar, favorizon financimet e biznesit me
    kredi mė tė lira dhe rrjedhimisht tregu i aksioneve
    fillon njė lėvizje ngritėse, duke i paraprirė njė faze
    tė re zhvillimi ekonomik.



    Pra, nė njė farė mėnyre mund tė themi qė lėvizjet e
    ēmimeve tė obligacioneve u paraprijnė atyre tė
    aksioneve.

    Si veprojnė investitorėt?

    Investitori kėrkon nė ēdo situatė tė maksimizojė
    rendimentin e investimeve tė veta. Por njė
    rendiment i lartė ėshtė i mundur nė qoftė se merret
    mbi vete edhe njė rrezik i lartė. Pėr kėtė arsye, ēdo
    investitor duhet tė njohė qėndrimin e tij ndaj
    rrezikut pėrpara se tė vendosė nė praktikė njė
    strategji investimi afatshkurtėr apo afatgjatė. Kjo
    njohje sjell ndėrtimin e njė portofoli, i cili sipas
    rastit mund tė jetė mbrojtės ose agresiv. Portofoli
    ėshtė njė grup mjetesh investimi me natyrė,
    rendimente e maturime tė ndryshme. Ēdo
    investitor qė ka njė strategji afatmesme apo
    afatgjatė investimi, duhet tė kryejė atė qė quhet
    diversifikimi i portofolit. Diversifikimi ėshtė
    praktikisht zgjedhja e produkteve financiare qė
    kanė nivele tė ndryshme rreziku dhe ndėrlidhjeje
    midis tyre.

    Sipas “Teorisė moderne tė portofolit” (Harry
    Markowitz, ēmim Nobėl pėr ekonominė),
    portofoli optimal ėshtė gjithnjė ai i diversifikuar
    sepse krijon njė mekanizėm mbrojtės ndaj tė
    papriturave tė sė ardhmes. Kjo teori studion
    procesin qė gjeneron kėrkesėn dhe ofertėn e njė
    aseti financiar nė funksion tė raportit
    risk/rendiment qė ai shpreh.





    Nė fakt, hapi kryesor i ndėrtimit tė njė portofoli
    efiēent konsiston pikėrisht nė pėrcaktimin e njė
    kombinimi titujsh tė tillė qė redukton rrezikun dhe
    normalizon performancėn e pėrgjithshme, duke
    kompensuar ecurinė jo tė sinkronizuar tė titujve tė
    veēantė. Pėr shembull, nė njė periudhė gjatė sė
    cilės aksionet japin rendimente poshtė normės,
    obligacionet sigurojnė rendimente tė sigurta dhe
    rezervat (si p.sh. metalet e ēmuara, ari, argjendi)
    shėnojnė rritje cmimesh, duke kompensuar
    performancėn e pėrgjithshme tė portofolit tė
    diversifikuar. Pra, duke bilancuar sipas qėndrimit
    ndaj rrezikut kuotat e njė portofoli, do tė kemi njė
    optimizim tė rendimenteve dhe njė ulje tė rrezikut
    tė pergjithshėm.

    Investitorėt pėr tė mbrojtur investimet e tyre,
    pėrdorin shpesh edhe instrumenta tė tjera
    financiare qė janė instrumentat financiare
    derivate.





    II. INSTRUMENTAT DERIVATE
    Instrumentat financiare derivate janė kontrata me
    vlera dhe tė drejta qė “derivojnė” (rrjedhin) nga
    lėvizjet e ēmimeve tė objekteve tė nėnbazuara.
    Kėto objekte tė nėnbazuara mund tė kenė natyrė
    reale (lėndė tė para si ari, kakao, kafeja, nafta etj.)
    ose financiare (obligacione, yield-e, indekse
    kėmbimi valutor, aksione etj.). Nė rastin e parė
    flitet pėr commodity derivative ose derivate tė
    lėndėve tė para; nė rastin e dytė flitet pėr financial
    derivative, ose pėr derivate financiare.

    Instrumentat derivate mund tė tregtohen me tre
    objektiva kryesore:

    a) Mbulimi nga rreziku (hedging) i aseteve

    ekzistuese.
    b) Realizimi i transaksioneve tė arbitrazhit midis

    tregut tė derivatėve dhe tregut tė objekteve tė

    nėnbazuara (ose tregut cash)
    c) Spekullimi

    Nė rastin e parė, kush tregton instrumenta
    derivate ėshtė i ekspozuar ndaj luhatjeve tė njė
    aseti tė caktuar (kėmbim valutor, yield (interes),
    cmim i njė aksioni etj.) dhe synon tė eliminojė
    rrezikun e lėvizjeve tė padėshiruara.





    Njė shembull i thjeshtė ėshtė ai i kompanisė qė
    eksporton mallra nė njė vend tė huaj duke marrė
    pagesa nė valutė tė huaj. Pėr t'u mbuluar nga
    rreziku i rėnies sė valutės sė huaj, kompania shet
    kontrata future (mė pas do tė shohim se ē’janė)
    mbi vlerėn e eksporteve tė veta.

    Nė rastin e dytė (arbitrazh), kush tregton derivate
    dėshiron tė realizojė njė fitim pa rrezik mbi bazėn e
    njė devijimi tė pėrkohshėm midis cmimit tė njė
    derivati dhe atij tė objektit tė nėnbazuar. Nė rastin
    e fundit, atė tė spekullimit, kush tregton
    instrumenta derivate dėshiron tė realizojė njė
    fitim, kėtė herė me rrezik, mbi bazėn e
    parashikimeve tė veta rreth ecurisė sė objektit tė
    nėnbazuar. Pėr shembull, njė investitor shet future
    mbi indeksin e bursės sepse pret njė ulje tė tregut
    tė aksioneve. Derivatet janė tė ndarė nė dy
    kategori tė mėdha, sipas natyrės sė tregut. E para
    ėshtė ajo e derivateve tė tregtuara nė tregje zyrtare
    tė rregulluara; bėjnė pjesė kontratat future si dhe
    njė pjesė opsionesh. Kategoria e dytė pėrbėhet
    nga derivatet e tregtuar nė tregje jo tė rregulluar
    (Over The Counter, OTC): bėjnė pjesė kontratat
    forward, swap-et, disa tipe opsionesh si currency
    option etj.

    Ēfarė ėshtė Kontrata Future?

    Kontrata future ėshtė njė marrėveshje midis dy
    palėve pėr tė blerė ose shitur asete reale apo
    financiare nė njė datė tė ardhshme, por me kushte
    (ēmim e sasi) qė paracaktohen nė momentin e
    nėnshkrimit.





    Kontratat future janė pėrdorur pėr herė tė parė
    nga tregtarėt japonezė nė shekullin e XVII-tė. Mė
    pas, nė vitet e para tė shekullit tė XX-tė, kanė
    filluar tė pėrdoren nė tregjet e lėndėve tė para
    amerikane pėr tė siguruar ēmime tė sakta e tė
    pavarura nga tė papriturat e tė sė ardhmes.

    Future-t mbi lėndėt e para
    (commodity futures)

    Commodity Futures kanė pėr objekte tė
    nėnbazuar lėndė tė para (naftė, metale tė ēmuara,
    kakao, lėng portokalli etj.). Elementėt e njė future-
    i (objekti i nėnbazuar, skadimi e vlera) janė tė
    paracaktuara e nuk mund tė jenė objekt
    negociatash midis palėve.

    Pėr shembull, njė prodhues gruri apo soje mund
    tė shesė nė treg njė kontratė future tė mallit qė
    prodhon. Kjo sjell njė marrėveshje me palėn
    blerėse pėr njė shitje tė mallit nė datėn e ardhshme
    me njė ēmim tė caktuar sot. Kush blen me ēmimin
    e sotėm, mbrohet nga njė rritje e mundshme e
    ēmimit (natyrisht do tė humbte nė rastin e njė
    uljeje). Kush shet (prodhuesi) mbrohet nga e
    kundėrta, pra nga njė ulje e mundshme e ēmimit.

    Veēantitė e future-ve janė dy. E para ėshtė fakti qė
    pėr tė pasur tė drejtėn tė blesh nė ditėn e skadimit
    (nė datėn e paracaktuar nė momentin e kryerjes
    sė kontratės) njė sasi tė madhe malli mund tė
    mjaftojė edhe njė sasi e vogėl parash (e quajtur
    marzh).





    Nė pėrgjithėsi kjo sasi ėshtė njė pėrqindje e vogėl
    (5%-10%) e vlerės totale tė shitblerjes. Veēantia e
    dytė ėshtė qė luhatjet e ēmimit tė mallit (objektit tė
    nėnbazuar) pasqyrohen tė plota mbi marzhin e
    derdhur.

    Shembull: Njė prodhues soje i shet njė tregtari njė
    kontratė future mbi sojėn. Kjo i jep tė drejtėn t'i
    shesė atij tregtari 1000 kg sojė pas 60 ditėsh me
    cmimin e sotėm prej 10$/kg.

    Objekti i nėnbazuar: Soja
    Skadimi: Pas 60 ditėsh
    Sasia: 1000 kg
    Ēmimi: 10$/kg
    Marzhi: 10%


    Pas 60 ditėsh, ēmimi i sojės ka zbritur 9 $/kg.
    Prodhuesi ushtron kontratėn future duke shitur
    1000 kg sojė me 10 $/kg dhe merr si pagesė

    10.000 $, nė vend tė 9.000 $ qė do tė merrte po tė
    shiste me ēmimin e tregut. Nė kėtė mėnyrė, ai
    pėrdori future-in pėr t'u mbuluar nga rėnia e
    ēmimit tė sojės. Kalojmė pėr njė moment, nė anėn
    e blerėsit. Tregtari ka blerė future-in dhe nė ditėn e
    skadimit pas 60 ditėsh, ai ėshtė i detyruar tė
    ushtrojė blerjen e 1000 kg soje me 10 $/kg. Nė
    kėtė mėnyrė, ai blen mallin me njė ēmim mė tė
    lartė se ai qė do tė paguante nė treg. Nėnshkrimi i
    kontratės future nga ana e tragtarit pėrbėn njė
    detyrim pėr tė dhe ky ėshtė ndryshimi kryesor
    midis future-ve dhe instrumentave tė tjerė
    derivate, opsioneve ku bėhet fjalė pėr njė mundėsi
    qė mund tė ushtrohet ose jo.



    Por tregtari ka edhe njė mundėsi tjetėr. Future-t si
    objektet e tyre tė nėnbazuar, kanė njė treg ku
    shiten e blihen. Natyrisht, blerėsi (tregtari nė rastin
    tonė), sipas rregullores sė future-ve, ka derdhur
    marzhin prej 10% (10% 10000$=1000 $). Gjatė
    60 ditėve deri nė skadim, blerėsi ka mundėsi tė
    shesė future-in e tij, duke realizuar sipas ēmimit tė
    future-it njė fitim apo njė humbje.

    Nė qoftė se pas 10 ditėsh, ēmimi i future-it ėshtė
    pėr shembull 10,1 $, ai mund tė vendosė ta shesė
    atė. Pala blerėse e kontratės zėvendėson nė tė
    gjithė tė drejtat dhe detyrimet palėn shitėse. Sipas
    asaj qė thamė mė sipėr, luhatja e vlerės sė mallit
    do tė pasqyrohet e plotė mbi marzhin e derdhur.
    Pra, +100$ (1000 kg*10,1$/kg-1000
    kg*10$/kg=100$), do tė ishte mbivlera (fitimi)
    mbi njė shumė tė impenjuar prej 1000$. Kjo do tė
    thotė qė rendimenti i kėtij transaksioni ėshtė
    100/1000=10%. Kjo vlerė e lartė vjen si pasojė e
    efektit “levė”, duke qenė se marzhi i future-it ėshtė
    thjesht njė pėrqindje (nė pėrgjithėsi e vogėl) e
    vlerės totale tė transaksionit. Instrumentat
    derivate nė pėrgjithėsi kanė “levė financiare” tė
    lartė, nė sensin qė drejt njė investimi fillestar
    relativisht tė vogėl, vlera e objektit tė nėnbazuar
    mund tė jetė edhe shumė e lartė.

    Future-t parashikojnė njė mekanizėm rregullimi tė
    veēantė, nė bazė tė sė cilit ēdo ndryshim ditor i
    vlerės sė future-it sistemohet nė fund tė ditės nga
    operatorėt e rregullimit dhe pastrimit tė llogarive
    nė marzhet e derdhura. Kėto ndryshime
    pasqyrohen nė llogaritė e klientėve tė broker-ve.





    Ky mekanizėm shėrben pėr tė vlerėsuar ēdo ditė
    ecurinė e mbivlerave ose nėnvlerave dhe pėr t'u
    garantuar pjesėmarrėsve kryerjen dhe
    pėrmbarimin e rregullt tė kontratave tė
    ekzekutuara nė treg. Nė pjesėn mė tė madhe tė
    transaksioneve si nė rastet e spekullimit, objekti i
    nėnbazuar nuk shitblehet, pasi future-i nuk
    mbahet deri nė datėn e skadimit. Praktikisht, si
    kemi shpjeguar mė parė, pozicioni nė future
    mund tė mbyllet pėrpara skadimit, thjesht duke
    tregtuar njė pozicion me shenjė tė kundėrt.
    Kėshtu, pėr shembull, kush ka njė pozicion blerės
    (nė terminologji long), dhe ėshtė teorikisht i
    detyruar tė blejė objektin e nėnbazuar nė datėn e
    skadimit tė kontratės, mund tė mbyllė pozicionin
    thjesht duke shitur tė njėjtin future pėrpara
    skadimit. E kundėrta ndodh me shitėsin qė ka njė
    pozicion tė hapur shitjeje (nė terminologji short), i
    cili mund ta mbyllė atė me njė blerje.

    Future-t mbi instrumentat financiare
    (financial futures)

    Financial Futures kanė pėr objekt shitblerjen nė tė
    ardhmen e instrumentave financiare si titujt me
    interes fiks (interest rate future), indekset e
    aksioneve tė listuara (stock index future), valutat
    (currency future) etj.

    Ēmimi me tė cilin bėhet shitblerja e future-it varet
    nga ēmimi spot nė momentin e nėnshkrimit tė
    kontratės dhe nga niveli i interesit zyrtar.





    Shembull: Presim njė ngritje tė aksionit Microsoft
    dhe synojmė tė realizojmė njė spekullim
    afatshkurtėr (tremujor). Ēmimi i aksionit sot ėshtė
    30$ dhe njė mijė aksione kushtojnė 30.000$.

    Kemi dy rrugė:

    a) tė blejmė efektivisht kėtė vlerė duke paguar
    30000$ dhe tė shesim nė momentin e duhur
    duke realizuar fitimin nė rastin e njė rritjeje tė
    vlerės
    b) tė kryejmė njė kontratė future qė skadon pas
    tre muajsh mbi kėtė aksion (objekti i nėnbazuar).

    Alternativa e dytė bėhet e nevojshme kur nuk
    disponojmė aktualisht tė gjithė shumėn e kėrkuar
    (30000$).

    Objekti i nėnbazuar: Aksioni Microsoft

    Skadimi: Pas tre muajsh
    Sasia: 1000 aksione
    Ēmimi: 30$
    Marzhi: 10%


    Pėr tė blerė future-in, sipas rregullores sė
    marzheve mjaftojnė vetėm 10% e 30000$, ose
    10% x 30000$=3000$.
    Nga momenti i blerjes sė future-it, ky i fundit
    mund tė shitet nė treg ose tė mbahet deri nė
    skadim, moment kur do tė paguanim edhe
    pėrqindjen e mbetur (90% tė vlerės).





    Natyrisht, nė rastin e njė rritje tė ēmimit tė aksionit,
    ēmimi i future-it do tė rritet gjithashtu dhe duke
    ekzistuar tregu i future-ve mund tė kryejmė
    spekullimin e synuar nė momentin e duhur duke
    shitur drejpėrdrejt future-in.

    Pėr shembull, nė qoftė se pas njė muaji, ēmimi i
    future-it ėshtė rritur nė 32 $, mbyllim me njė
    pozicion tė kundėrt (shitje), pozicionin ekzistues.
    Spekullimi mund tė quhet i realizuar: 32$30$=
    2$ pėr cdo aksion. Pėr njė mijė aksione
    fitimi ėshtė 2$ x 1000 aksione=2000$. Ky fitim
    kundrejt angazhimit fillestar prej 3000$
    pėrkthehet nė njė rendiment prej 66,7%. Si nė
    rastin e future-it mbi sojėn, rendimenti i lartė ėshtė
    njė pasojė e “levės financiare” sė kontratave
    future.
    Edhe pėr sa i pėrket arsyeve qė sjellin pėrdorimin
    e tyre, dallojmė objektivin e mbulimit (hedging)
    dhe atė tė spekullimit.
    Njė ndėrmarrje importuese qė ėshtė e ekspozuar
    ndaj rrezikut tė kėmbimit valutor, mund tė pėrdorė
    kėto kontrata future pėr mbulim, ndėrmjet
    pozicionimit tė kundėrt. Strategjitė e mbulimit
    ndahen nė short hedging (shitje future-sh pėrballė
    blerjesh valute nė tė ardhmen) ose long hedging
    (blerje kontratash future pėrballė shitjesh valute
    nė tė ardhmen).
    Qėllimi spekullativ ėshtė arsyeja tjetėr pėr
    pėrdorimin e future-ve mbi valutat. Motivi kryesor
    i kėsaj ėshtė e ashtuquajtura “levė financiare”
    (leverage), ose kapaciteti i future-ve (e nė
    pėrgjithėsi i instrumentave derivate) pėr tė lėvizur
    shifra tė larta duke impenjuar njė kuotė tė vogėl tė
    kapitalit.





    Mė poshtė do tė pėrshkruajmė future-in mbi
    Euro/Dollarin, instrument qė tregtohet nė CME
    (Chicago Mercantile Exchange).

    Future mbi Euro/Dollarin

    Euro/Dollar FX Future

    00.00 23.00
    Tregtim i vazhdueshėm
    Objekti i nėnbazuar: Kėmbimi EUR/USD (Njė
    Euro e shprehur nė ekuivalentin e saj nė dollarė)

    Vlera e kontratės: 125.000 euro

    Tick (hapi lėvizės minimal): 0,0001


    Vlera e ēdo tick-u: 12,5 dollarė

    Muaji i skadimit: Mars, Qershor, Shtator, Dhjetor

    Dita e skadimit: E mėrkura e tretė e muajit tė
    skadimit, ose dita e punės e ardhshme nėse qėllon
    ditė feste.

    Dita e fundit e tregtimit: Dy ditė Burse tė hapur
    pėrpara tė mėrkurės sė tretė tė muajit tė skadimit;
    tregtimi mbaron nė orėn 16:16.

    Rregullimi: Dorėzimi i objektit tė nėnbazuar tė
    mėrkurėn e tretė tė muajit tė skadimit. Marzhi i
    variacionit ditor: Diferenca midis ēmimeve tė
    mbylljeve (mekanizmi market to market, nė sajė
    tė cilit fitimet/humbjet rregullohen ēdo ditė).





    Duke marrė si bazė future-in Euro/Usd, do tė
    parashtrojmė njė prospekt tė asaj qė do tė jetė
    kontrata future mbi kursin e kėmbimit Euro/Lek.

    Future mbi Euro/Lekun

    Euro/Lek Future

    10.00 12.00 Tė martė e tė enjte
    Objekti i nėnbazuar: Kėmbimi EUR/LEK (Njė
    Euro e shprehur nė ekuivalentin e saj nė lekė)

    Vlera e kontratės: 50.000 Euro

    Tick (hapi lėvizės minimal): 0,01

    Vlera e cdo tick-u: 500 Lekė
    Muaji i skadimit: Mars, Qershor, Shtator, Dhjetor
    Dita e skadimit: E enjtja e tretė e muajit tė
    skadimit, ose dita e punės e ardhshme nėse qėllon
    ditė feste.
    Dita e fundit e tregtimit: Dy ditė Burse tė hapur
    pėrpara tė enjtes sė tretė tė muajit tė skadimit;
    tregtimi mbaron nė orėn 10:30.
    Rregullimi: Dorėzimi i objektit tė nėnbazuar tė
    enjten e tretė tė muajit tė skadimit.

    Marzhi i variacionit ditor: Diferenca midis
    ēmimeve tė mbylljeve (mekanizmi market to
    market, nė sajė tė cilit fitimet/humbjet rregullohen
    ēdo ditė).





    Mbulimi (Hedging) dhe Spekullimi
    me future-t nė tregun e valutave.

    Nė tregun e valutave veprojnė kryesisht dy tipe
    operatorėsh: Spekullatori dhe mbuluesi (Hedgeri),
    ose ai qė synon tė mbulohet nga rreziku i
    luhatjeve tė kursit tė kėmbimit. Ky rrezik paraqitet
    pėr shembull kur blihet ose shitet diēka qė do tė
    paguhet me njė valutė tjetėr pas njė periudhe
    kohe, dhe nuk dihet nėse ndėrkohė vlera e asaj
    valute do tė ngrihet apo ulet.
    Hedger-i kėrkon tė eliminojė rrezikun e humbjeve
    financiare qė mund tė vijnė si pasojė e
    transaksioneve tė mallrave nė valutė tė ndryshme
    nga ajo e vetja. Hedger potencial ėshtė praktikisht
    cdo subjekt qė kryen transaksione me vende tė
    tjera, si p.sh.:

    1) Banka vendase apo tė huaja
    2) Kompani ndėrkombėtare
    3) Ndėrmarrje import-export
    4) Broker tė tregjeve tė huaja
    5) Traders (tregtarė) institucionalė (fonde,
    shoqėri sigurimesh)

    Nė vazhdim do tė paraqesim njė shembull tė
    pėrdorimit tė future-ve pėr mbulimin e rrezikut tė
    kursit tė kėmbimit. Nė kohėn t, njė ndėrmarrje
    shqiptare eksporton njė sasi malli nė Itali, pėr njė
    vlerė prej 1.000.000 Euro. Rregullimi do tė kryhet
    pas tre muajsh. Parashikimet e ndėrmarrjes janė
    pėr njė forcim tė lekut, ndaj Euros.



    Pra, ndėrmarrja rrezikon qė pas tre muajsh tė
    marrė njė pagesė mė tė vogėl pėr mallin qė ka
    eksportuar, si pasojė e rrezikut tė kursit tė
    kėmbimit.

    Rrjedhimisht, ajo bėn mbulimin duke pėrdorur
    currency future. Nė kėtė rast marrim si shembull,
    shitjen e kontratave future mbi indeksin Euro/Lek.
    Pra, nqs sot kursi i kėmbimit ėshtė 1 Euro=126,81
    Lekė, vlera nė lekė e eksportit ėshtė 126.810.000
    lekė. Shesim 20 kontrata future Euro/lekė qė
    kontrollojnė 20x50.000Euro=1.000.000 Euro,
    pra vlera totale e transaksionit tonė. Marzhi ėshtė
    5%, pra pėr tė shitur kėto 20 kontrata duhet tė
    derdhim sot 50.000 Euro=6388000 lekė. E zemė
    se pas dy muajsh, leku ėshtė forcuar kundrejt
    Euros, pėr shembull, kursi i kėmbimit ėshtė 1
    Euro=115 lekė. Vlera nė lekė e eksportit tonė nė
    atė moment do tė ishte 115.000.000 lekė, me njė
    humbje prej 11.810.000 lekėsh.

    Duke qenė se kemi shitur 20 future mbi
    Euro/lekun me kursin 1 Euro=126,81 lekė dhe
    cdo tick vlen 500 lekė, per 1181 tick tė fituar do tė
    kishim njė vlerė tė fituar prej 20x500x1181 =

    11.810.000 lekė, duke mbuluar tėrėsisht
    humbjen. Pra, duke qenė se kemi shitur future
    mbi Euro/Lekun, parashikimi ynė ėshtė pėr njė
    ulje tė Euro-s dhe duke qenė se nė fakt leku pas tre
    muajsh forcohet ndaj Euros, parashikimi ynė i
    saktė pėrkthehet nė tick tė fituar (vlera e cdo tick-u
    ėshtė gjithnjė 500 Lekė).



    Edhe nė rastin e kundėrt tė njė vlerėsimi tė Euros
    ndaj lekut do tė humbnim me kontratat future tė
    shitura, por do tė fitonim nė transaksionin final kur
    tė kėmbejmė 1.000.000 Eurot e pagesės sonė,
    duke pasur njė rezultat final neutral. Nė kėtė
    mėnyrė, ndėrmarrjet e export-importit, mund tė
    ruhen nga luhatjet e padėshiruara tė kursit tė
    kėmbimit. Ky ėshtė shembulli i strategjisė sė
    mbulimit (hedging).

    Ndėrkohė qė nevojat pėr mbulimin e rrezikut
    (hedging) janė tė rėndėsishme pėr tė kuptuar
    tregun e future-ve mbi valutat, ėshtė pėr t'u
    theksuar qė ky treg nuk mund tė ekzistonte pa
    spekullatorėt. Spekullatorėt sjellin kapitalin e
    nevojshėm pėr tė krijuar likuiditetin e si rrjedhojė
    pėr tė lehtėsuar transaksionet e shitblerjeve.
    Spekullatori i valutave ėshtė njė investitor qė pasi
    ka arritur nė njė pėrfundim mbi vlerėn e njė valute
    nė krahasim me atė tė njė tjetre, pėrdor tregun e
    valutave pėr tė hapur e mbyllur pozicione me
    qėllim fitimi. Tregu kryesor i valutave ėshtė Forex
    (Foreign Exchange), treg interbankar e
    ndėrkombėtar. Treg i specializuar mbi derivatet
    ndaj valutave ėshtė IMM (International Money
    Market) nė Chicago.





    George Soros
    George Soros,
    “njeriu qė mposhti stėrlinėn”


    Soros ėshtė njė nga
    investitorėt mė tė njohur,
    ndoshta personifikimi i
    spekullatorit financiar. I
    lindur nė Budapest nga njė
    familje ēifute, arrin tė
    shpėtojė bashkė me tė
    afėrmit nga internimi nė
    Auschwitz falė dokumentave
    tė fallsifikuara nga babai

    avokat. Shumė vjet mė vonė, Soros do tė
    deklarojė qė nė atė periudhė ka mėsuar bashkė
    me bazat e mbijetesės edhe faktin qė rregullat
    normale tė jetės nuk aplikohen gjithnjė gjatė
    periudhave anormale.

    Pas luftės, nė 1947, spostohet nė Londėr, ku
    dipllomohet nė 1952 pranė London School of
    Economics. Katėr vjet mė vonė trasferohet nė
    New York, ku fillon karrierėn e tij financiare.

    Fillon si Trader Arbitrazhi tek Em. Mayer, mė pas
    tek Wertheim&Company, nė fund tek
    Arnold&Bleichroeder, ku specializohet nė
    arbitrazhet midis tregjeve tė New York-ut dhe
    atyre tė Londrės.

    Nė 1969, hapi i madh: Soros dhe partneri i tij Jim
    Rogers krijojnė Quantum Fund me 4 milionė
    dollarė. Nė 32 vjet ky fond ka arritur njė
    performancė vjetore mesatare prej 31%.





    Rreth 10 vjet mė vonė fillojnė veprat e para
    filantropike. Duke njohur totalitarizmat e tė dy
    sistemeve, vendos qė e vetmja mėnyrė pėr t'i
    mposhtur ėshtė liria e mendimit, nė tė cilėn mund
    tė zhvillohen edhe tregjet e lira (free mind, free
    markets).

    Gjysma e dytė e viteve '80 ėshtė ajo e
    spekullimeve tė mėdha mbi valutat e vendeve tė
    ndryshme. Beteja e tij mė e madhe ngelet
    sidoqoftė ajo kundėr stėrlinės angleze.

    Mė 16 shtator 1992, me anėn e njė numri tė lartė
    transaksionesh financiare, arrin tė zhvleresojė
    valutėn britanike qė detyrohet tė braktisė Sistemin
    Monetar Europian dhe Quantum Fund-i arkėton
    gjatė harkut tė njė nate 1 miliard $.

    Jam pėr rregullimin e tregjeve. Unė thjesht
    shpejtoj njė proces tė paevitueshėm. Nuk besoj nė
    dorėn armonioze tė natyrės- u pėrgjigjet kritikave
    ndaj mėnyrave tė tij tė ashpra. Pėr sa i pėrket
    bizneseve tė tij pranon qė i mungon ndėrgjegja, si
    kapitalist dhe rrjedhimisht amoral.





    Avantazhi i pėrdorimit tė future-it mbi
    kursin e kėmbimit Euro/Lek

    Nė Shqipėri, aktualisht tregu i kapitaleve ėshtė nė
    hapat e tij tė parė. Natyrisht, lind pyetja: Pse duhet
    tė fillojmė tė tregtojmė njė future mbi Euro/lekun?

    Pėr disa arsye:
    Arsyeja e parė ėshtė ajo e mbulimit. Nė Shqipėri
    aktualisht nuk ekziston asnjė instrument nė
    gjendje tė sigurojė mbulimin nga luhatjet e kursit
    tė kėmbimit. Kjo bėn qė subjektet tregtare tė jenė
    vazhdimisht tė ekspozuara ndaj luhatjeve tė
    pagesave, duke rrezikuar rrjedhimisht
    qėndrueshmėrinė e biznesit tė tyre.

    E dyta: Subjektet profesionale tė kėmbimit
    valutor nė Shqipėri si zyrat exchange, bankat etj.
    kanė nė dispozicion vetėm njė treg cash tė
    kėmbimit valutor. Tregu i future-ve mbi kursin e
    kėmbimit do tė pėrmirėsonte mjaft administrimin
    e kėtij sektori duke lėnė mėnjanė problemet e
    lėvizjeve tė mėdha tė kapitaleve. Kjo do tė arrihej
    nėpėrmjet rregullores sė marzheve, veēanti e cila i
    bėn future-t nga instrumentat mė tė tregtueshėm
    nė tregjet ndėrkombėtare.

    Sė fundi, njė treg likuid i future-it mbi kursin e
    kėmbimit do tė ndihmonte mjaft edhe bankėn
    qendrore qė do tė arrinte nė politika monetare mė
    efikase me njė treg tė valutės mė eficient.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  6. #6
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Bonot, lojė e bankave pėr tė rritur interesat

    Dy ofertat e hedhura nė ankandin e fundit pėr bono tremujore u kthyen nė formė testi, ku njė ofertė u pranua me interesin prej 5,99%, mė i larti nė gjashtė muajt e fundit

    Ankandi i fundit pėr bono thesari tremujore tregoi se bankat synojnė tė testojnė mundėsinė e rritjes sė interesave nga minimumi historik qė kanė arritur gjatė kohėve tė fundit. Nė ankandin e fundit pėr bono tremujore pati dy oferta pėr shumėn e 4,25 miliardėve, nga tė cilat njė ofertė u hodh me interes tė kėrkuar prej 5,04% (pranė minimumit), ndėrsa oferta tjetėr u hodh me interes tė kėrkuar prej 5,99%, mė e larta qė prej gjashtė muajsh. Megjithatė, ėshtė i rėndėsishėm fakti se vlera e bonos sė shitur me interes 5,99 ėshtė shumė e ulėt. Shpenzimet e buxhetit pėr kėtė borxh nuk janė rritur shumė, por gjithsesi ėshtė i rėndėsishėm fakti se nė ankandin e dytė radhazi oferta e bankave ishte mė e ulėt sesa kėrkesa, si dhe pėr faktin se interesat ishin pėrsėri nė rritje.
    Hedhja e njė oferte tė vogėl nė volum e me interes tė kėrkuar tė lartė u komentua thjesht si “testim” nga ana e bankave, pėr tė parė nėse ėshtė e mundur rritja e interesave. Rezultimi me sukses i kėtij testi mund t’i hapė rrugė testimeve tė tjera tė kėtij lloji, thonė ekspertėt.
    Bankat kanė hasur probleme tė konsiderueshme, si pasojė e rėnies sė interesave tė bonove tė thesarit dhe rritjes sė shpejtė tė depozitave. Tani qė po zėvendėsohen shumat e mėdha tė borxhit tė brendshėm, tė marra nė verėn e vitit tė kaluar, dhe kur shpenzimet qeveritare janė rritur si pasojė e zgjedhjeve, bankat kanė njė rast tė mirė pėr tė kėrkuar norma mė tė larta interesi.
    Banka e Shqipėrisė nxorri nė ankand 4,5 miliardė lekė, ndėrkohė qė ofertat mbuluan 4,25 miliardė. Gjatė muajve tė fundit zakonisht ofertat e mbulonin mbi 120% shumėn e shpallur.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  7. #7
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Ankandi i sotėm

    Ditėn e sotme Banka e Shqipėrisė do tė nxjerrė nė shitje 23,5 miliardė lekė nė ankandin e radhės. Volumi i kėrkuar ėshtė njė nga mė tė lartėt qė nga ankandet e korrikur 2004. Javėn e kaluar interesat e bonove tė thesarit pėsuan rritje, pėr herė tė parė pas shumė kohėsh, pikėrisht pėr shkak tė volumit tė madh tė kėrkuar pėr emetim.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  8. #8
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Leku forcohet sėrish

    Leku shqiptar u forcua sėrish dje, kundrejt tė gjitha monedhave tė huaja, si pasojė e rritjes sė ofertės pėr valutė nga emigrantėt e kthyer pėr pushime, si dhe turistėt nga Kosova e Maqedonia. Nė njė ditė, ku ndryshimet nė tregun ndėrkombėtar ishin mininale, euroja humbi 0,55 lekė dje dhe u kuotua nė 121,58 lekė. Hera e fundit kur euro ka qenė nė kėto kuota ishte qershori i vitit tė kaluar, kur monedha e pėrbashkėt europiane u kuotua pėr vetėm njė ditė nė 121,87 lekė.
    Euro ka rėnė 4,5% qė nga janari i kėtij viti, kur u regjistrua edhe kuota mė e lartė, nė rreth 127,5 lekė.
    E goditur nga nėnēmimi ishte edhe stėrlina angleze, qė hyn nė Shqipėri nga emigrantėt shqiptarė nė Britaninė e Madhe. Stėrlina ra mė 1,47 lekė, dhe u kuotua nė 176,11 lekė. Rėnia ishte mė e lehtė pėr dollarin amerikan, i cili u kuotua nė 100,79 lekė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #9
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Kosto te eksportet

    Rėnia e lekut kundrejt euros me 4,5% nėnkupton, nė tė njėjtėn kohė, mė pak tė ardhura pėr kompanitė eksportuese, veēanėrisht sektorin e manifakturės. Sipas tė dhėnave tė industrisė sė veshjeve dhe kėpucėve, pėrgjegjėse pėr rreth 70% tė eksporteve shqiptare, shpenzimet fikse nė lekė pėr paga dhe qira qenė nė masėn 65% tė totalit tė shpenzimeve gjatė vitit 2003, por u rritėn me rreth 5% tė tjera gjatė vitit 2004, si pasojė e forcimit tė lekut kundrejt euros. Leku ėshtė forcuar me 5,5% kundrejt euros dhe me 9,3% kundrejt dollarit, gjatė vitit 2004. Forcimi ka vazhduar edhe nė vitin 2005,2006 dhe fillimi i 2007.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  10. #10
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Banka Popullore shitet te Societe Generale, 75% e aksioneve

    Ėshtė nėnshkruar ne Tirane Marrėveshja e Shitblerjes se Aksioneve midis bankes franceze Societe Genarale dhe Bankės Popullore. Sipas kėsaj marrėveshje, Societe Generale do te bleje 75 % te aksioneve te Bankės Popullore. Ky proces eshte subjekt i miratimit pėrfundimtar te autoriteteve rregullative shqiptare. Kjo blerje eshte brenda kuadrit te zhvillimit strategjik te Societe Generale si nje nder strukturat me te medha te bankingut universal ne Europen Juglindore, ku ajo ka filialet e saj ne Sloveni, Kroaci , Serbi e Mal te Zi. Me pothuajse 1 milione kliente dhe 238 dege, kjo zone do te behet grupi i trete ne Europe – jashte Frances- per Societe Generale , pas Republikes Ceke (Komercni Bank) dhe Rumanise (BRD). Societe Generale perfaqeson nje nga grupet e sherbimeve financiare me te medhenj ne Europe. Me mbi 120 mije te punesuar ne te gjithe boten

    Ndersa Banka Popullore eshte nder bankat me te reja ne tregun shqiptar.E themeluar nga bashkimi i kapitaleve te rreth 30 investitoreve private shqiptare, ajo e filloi veprimtarine e saj ne Mars 2004 dhe shume shpejt u pozicionua si nje institucion financiar aktiv. Me perfundimin e ketij procesi shitblerje, profesionalizmi , niveli teknologjik dhe rrjeti nderkombetar i Societe Generale do t'i mundesoje Bankes Popullore nje zhvillim te metejshem te saj ne tregun bankar.

    Shekulli
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  11. #11
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Tregu vendas i kėmbimit ndjek zhvillimet ndėrkombėtare

    Euro ka shėnuar njė rėnie tė lehtė nė kursin e kėmbimit ndaj monedhės vendase duke u kėmbyer nė blerje me 126,38 lekė, 10 pikė mė pak se njė ditė mė parė, por sėrish nė nivele relativisht tė larta.

    Dollari amerikan ka shėnuar njė rritje prej vetėm 6 pikėsh, deri nė 93,02 lekė.

    Rritje shėnuan edhe paundi britanik dhe franga zvicerane qė u kėmbyen me respektivisht 186,28 dhe 77,39 lekė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  12. #12
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Paundi pėsoi njė rėnie prej 0,4% ndaj dollarit, humb pike edhe ndaj euros dhe jenit

    Paundi britanik pėsoi njė rėnie prej 0,4% deri nė 2,0005$ pasi kishte arritur njė ditė mė parė nė nivelin mė tė lartė nė 26 vjet.

    Rėnia nė nivelin e paundit erdhi pas njė rėnieje nė nivele tė ndjeshme tė bursės kineze.

    Paundi ra me 0,6% edhe ndaj monedhės japoneze duke u kėmbyer me 236,06 jen.

    Edhe euro u forcua deri nė 67,91 pencė.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  13. #13
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Dollari shėnon njė rritje tė lehtė pas krizės nė bursat kineze

    Dollari ju largua nivelit mė tė ulėt tė 2 vjetėve tė shėnuar ndaj euros, ndėrsa investitorėt ndoqėn me kujdes disa zhvillime tė ekonomisė amerikane pėr tė kuptuar ecurinė e normave tė interesit.

    Shifrat e ardhura nga Zyra e Punės nė SHBA, qė tregon njė rritje tė lehtė nė shifrat e papunėsisė nuk patėn ndikim tė lartė nė treg.

    Euro pėsoi njė rėnie tė lehtė deri nė 1,3595$, pasi kishte arritur nė nivelin mė tė lartė nė 2 vjet prej 1,3619$ tė shėnuar nė fillim tė ditės.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  14. #14
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603

    Dalin nė shitje 22.19 miliardė lekė bono thesari

    Banka e Shqipėrisė, nė bashkėpunim me Ministrinė e Financave zhvilloi dje ankandin e radhės pėr shitjen e bonove tė thesarit tė qeverisė.

    Sipas Departamentit tė Operacioneve Monetare pranė kėsaj banke, nė kėtė ankand, Ministria e Financave ofroi pėr shitje bono thesari me maturim 3-mujor, 6-mujor dhe 12-mujor, tė cilat do tė pėrdoren pėr Bankėn e Shqipėrisė dhe pėr bankat e nivelit tė dytė.



    Nga totali prej 22.19 miliardė lekėsh, 3.3 miliardė do tė jenė bono me maturim 3-mujor, 6.4-miliardė do tė jenė bono me maturim gjashtėmujor dhe 12.6 miliardė do tė jenė bono me maturim 12-mujor.

    Nė ankandin e zhvilluar javėn e kaluar u shitėn vetėm bono me maturim tremujor, me njė vlerė prej rreth 4.4 miliardė lekėsh.
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Bonot e thesarit, rriten fitimet e bankave dhe individeve

    E Hene, 07 Maj 2007

    Blerina Hoxha

    Te gjithe zoteruesit e kursimeve ne bono thesari, vecanerisht bankat e nivelit te dyte, rriten dukshem kete muaj fitimet e tyre nga investimet ne blerjen e letrave me vlere te qeverise. Pergjate prillit norma e interesit per bonot me maturim 1-vjecar u rrit me 0.6 per qind, duke arritur ne 7.6 per qind, nga 7.0 per qind qe ishte me pare. Po keshtu, normat e interesit jane rritur per te gjitha maturimet, 3 dhe 6-mujore, duke ndikuar keshtu ne rritjen me miliona dollare te fitimeve te bankave dhe individeve. Por nga ana tjeter kjo situate rrit koston e borxhit qeveritar, pasi buxhetit te shtetit i duhet te shlyeje me shume per interesa.

    Ministria e Financave, nepermjet Bankes se Shqiperise, ne ankandin e fundit ofroi per shitje 1.3 miliard leke bono thesari per afat maturimi 3-mujor, nderkohe qe interesi shkoi ne 5.79 per qind nga 5.3 qe ishte ne fillim te prillit. Burimet nga Banka e Shqiperise bejne te ditur se, rritja e normes se interesit po vjen nga rritja e kerkeses se qeverise per parį. Ne ankandin e fundit bankat e nivelit te dyte ofruan vetem e gjysmen e parave "cash", qe kerkoi qeveria, duke ndikuar keshtu ne rritjen e normes se interesit.

    Norma e fitimit qe bankat e nivelit te dyte po marrin nga investimet ne bonot e thesarit (letrat me vlere te qeverise) eshte shumefish me e larte se sa kane mundesi te fitojne bankat homologe ne vende te tjera nepermjet kesaj forme investimi. Bankat fitojne nga investimet ne bonot e thesarit me shume se 1.5 per qind, po t'i referohemi kostos se parase, nderkohe qe ne Itali fitimi i bankave per investimet ne bonot 12-mujore nuk eshte me shume se 0.006 per qind. Ndersa ne SHBA, interesi i bonove e thesarit eshte ende me i ulet. Ekspertet e Financave nga ana tjeter cilesojne se ne cdo rast norma i interesit qe ofrohet ne ankandet e bonove te thesarit nuk duhet te jete me diference te larte nga perqindja e interesit baze te lekut.

    Banka Qendrore nga njera ane e ka cmuar lekun me 5.5 per qind interes, nderkohe qe realisht qeverise paraja "cash" nepermjet bonove te thesarit i jepet me nje interes 1.6 per qind me te larte. Ekspertet thone se, eshte detyre e Bankes Qendrore qe nepermjet politikave te saj monetare te gjeje likuidet e nevojshme per qeverine. Zgjidhje sipas eksperteve eshte pjesemarrja me e madhe e aktoreve ne blerjen e letrave te borxhit qeveritar me nje interes me te ulet.

    Mirepo interesi i larte i bonove te thesarit, krahasuar gjithmone me interesin baze te lekut, krijon deformacione edhe ne tregun e huadhenies, pasi kredia qe bankat private japin per ekonomine ka gjithmone ne konsiderate normen e interesit qe jep banka qendrore. Ekspertet vleresojne se, automatikisht nje interes i larte ne shitjen e letrave me vlere te qeverise ndikon ne nje huadhenie me interes me te larte.
    #VamosArgentina

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Banka e Shqiperise lajmeron forcimin e lekut



    Banka e Shqiperise ka lajmeruar serish vleresimin e lekut per shkak se, ekonomia vendase rrezikohet nga inflacioni. Ne analizen e fundit qe Banka beri per ecurine e ekonomise gjate tremujorit te pare te vitit vleresoi se, faktoret e rrezikut jane te pranishem si ne horizontin afatshkurter, ashtu edhe ne ate afatmesem. "Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise i kushtoi kujdes te madh peshimit te mundesive per materializimin e tyre ne te ardhmen, gje qe do te krijonte premisat per nje gjallerim te presioneve inflacioniste ne ekonomi, duke e bere te veshtire ankorimin metejshem te pritshmerive te agjenteve ekonomike rreth objektivit te synuar prej Bankes se Shqiperise", lajmeroi Banka e Shqiperise ne deklaraten e saj. Keshilli Mbikeqyres i Bankes se Shqiperise arriti ne perfundimin se keta faktore rreziku ende mbartin potencial te larte materializimi, fakt qe imponon domosdoshmerine e nje vigjilence te larte nga ana e politikes monetare per minimizimin e shmangies ne te ardhmen te inflacionit nga niveli i synuar 3 per qind me nje zone tolerance plus/minus 1 per qind.
    #VamosArgentina

  17. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-03-2003
    Postime
    10,240
    Deficiti fiskal, Shqiperia ka nivelin me te larte ne rajon



    Shqiperia ka hendekun me te larte ne rajon ndermjet te ardhurave dhe shpenzimeve buxhetore. Sipas nje studimi te Komisionit Evropian per kete tregues gjate viteve 2000-2005 Shqiperia zvogeloi deficitin fiskal ne raport me Prodhimin e Brendshem Bruto nga -9.2 per qind, qe ishte ne 2000, ne -4.7 per qind ne fund te vitit 2000. Por pavaresisht kesaj uljeje Shqiperia ka nje deficit shume me te larte krahasuar me vendet e tjera ta rajonit. Madje Serbia dhe Bullgaria ne fund te vitit 2005 kane rezultuar me suficit. Per te mbajtur administraten e shtetit dhe per te realizuar nevojat e tjera, buxheti shqiptar harxhon disa miliarde leke me shume se sa ka mundesi te arketoje nga tatimet dhe taksat.

    Ministria e Financave shpjegon nga ana tjeter se reformat e ndermarra dhe qe parashikohen te aplikohen gjate periudhes ne vazhdim si ne permiresimin e performances se administrates tatimore, ashtu edhe ne politiken e taksave parashikojne qe te ardhurat buxhetore per tre vitet e ardhshme do te rriten pergjate periudhes ne vazhdim. Keshtu gjate viteve 2008-2010 pritet qe te ardhurat e pergjithshme te buxhetit te arrijne ne 359.6 miliarde leke ose 27.8% e PBB ne vitin 2010, nga 26.1% e PBB qe parashikohen te arrihen ne fund te vitit 2007. Ndersa, te ardhurat tatimore ne fund te vitit 2010 parashikohen te arrijne ne 329.6 miliarde leke ose 25.5% e PBB, nga 23.7% qe parashikohen ne fund te vitit 2007.

    Bazuar ne nivelin e te ardhurave buxhetore dhe nivelin e burimeve te financimit, shpenzimet totale buxhetore ne vitin 2010 do te arrijne ne 403.2 miliarde leke ose

    31.2% e PBB, krahasuar me 303.1 miliarde leke ose 30.9% e PBB qe parashikohen ne vitin 2007. Keshtu qe edhe pas tre vitesh Shqiperia do te kete ende nje deficit fiskal te larte, qe do te jete rreth 500 milione dollare.





    Deficiti fiskal, krahasuar me rajonin



    Vendet 2000 2005

    Shqiperia -9.2 -4.7

    Bosnja -3.1 0.0

    Bullgaria -1.0 +2.3

    Kroacia -6.5 -4.2

    Maqedonia. +2.5 -1.5

    Rumania -3.8 -0.8

    Serbia & Mali i zi -0.9 +0.2
    #VamosArgentina

  18. #18
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753

    Borxhi, bankat nuk plotėsojnė kėrkesėn e qeverisė

    Nė ankandin e fundit tė bonove tė thesarit tė zhvilluar nga ana e Bankės sė Shqipėrisė, kėrkesa e qeverisė pėr marrje borxhi, nuk ėshtė plotėsuar nga ana e bankave tė nivelit tė dytė. Gjatė ankandeve tė zhvilluara nė harkun kohor tė njė viti janė shtuar rastet, nė tė cilat kėrkesa nga ana e bankave tė nivelit tė dytė apo edhe individėve dhe institucioneve tė tjera (qė zėnė njė peshe tė vogėl nė kėtė aktivitet), nuk plotėson ofertėn e qeverisė pėr bono thesari. Ankandi i radhės, ku Ministria e Financave ka nxjerrė pėr shitje rreth 14 milionė USD bono thesari, ka rezultuar me njė emetim bonosh tremujore, prej vetėm 5.8 milionė dollarėsh. Bankat e nivelit tė dytė kanė kėrkuar qė tė blejnė vetėm 8.4 milionė USD bono nė kėtė ankand, kur Ministria e Financave kishte nxjerrė nė shitje 14 milionė USD. Edhe nga oferta e bėrė nga ana e bankave, qė ishte 8.4 milionė USD, janė pranuar vetėm 5.8 milionė USD. Interesi mesatar nė ketė ankand ka qenė 5.8%. Kėrkesa e ulėt e bankave tė nivelit tė dytė pėr borxh qeveritar, mund tė shpjegohet me presionin qė bėjnė institucionet bankare nė vend, pėr njė rritje tė normave tė interesit tė borxhit, nė njė kohė qė blerėsit mė tė mėdhenj tė bonove tė thesarit dhe letrave tė tjera me vlerė, janė njė numėr i kufizuar bankash. Nga ana tjetėr, rritja e shpejtė e kreditimit ka bėrė qė depozitat e bankave tė nivelit tė dytė tė kenė njė alternativė mė tė mirė investimi, qė ofron njė kthim mė tė madh nė kushte tė njė risku qė ende mbetet nė nivele normale.
    Rritje e re interesash

    Gjatė mbledhjes tė disa ditėve mė parė tė Kėshillit Mbikėqyrės tė BSH-sė, ėshtė marrė nė diskutim gjendja e ekonomisė dhe Banka e Shqipėrisė ka bėrė tė ditur se ėshtė duke vėzhguar faktorėt nė krahun e ofertės dhe tė kėrkesės, nė ekonomi. Nė kėtė diskutim, anėtarėt e KM kanė bėrė tė ditur se ka faktorė potencialė qė mund tė japin goditje me pasoja inflacioniste. Por vendimi i BSH-sė, edhe kėsaj here ka qenė pėr njė mbajtje tė pandryshueshėm tė normave tė interesit pėr lekun. Megjithatė nga pėrfundimi i kėsaj mbledhjeje tė KM, nėnkuptohet qė BSH ėshtė duke parė mundėsinė pėr njė rritje tė re nė interesat e lekut. Norma bazė e interesit pėr monedhėn vendėse lek, mbetet ende e pandryshuar ,nė pritje tė njė rritjeje tė mundshme nė muajt nė vazhdim.


    Shekulli
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

Tema tė Ngjashme

  1. Historia e alfabetit tė gjuhės shqipe - Stavri Skėndo
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-04-2021, 14:37
  2. Revista per femije “Tinguj malli”
    Nga Tirana nė forumin Grupmoshat e komunitetit
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 09-07-2014, 07:55
  3. Migjeni
    Nga macia_blu nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 29-11-2008, 05:03
  4. Informacion i pėrgjithshėm mbi Republikėn e Shqipėrisė
    Nga bastardi nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-05-2004, 16:05
  5. Janullatos: Nuk ka pėrparim me djegien e kishave dhe xhamive
    Nga Jesushaus nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 157
    Postimi i Fundit: 08-04-2004, 07:40

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •