Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Fryma e Vogel Blu

    FRYMA E VOGEL BLU

    Pjesa e pare. Kryeengjelli me luan sikur te isha nje violincel i vjeter, i krisur e i cakorduar e me shtyn te leshoj kundra vullnetit tim, prej thellesive te shpirtit, tinguj-ofshama te lemerishem. Terri anonim i nates eshte spektatori im i vetem dhe ne mendjen time te coroditur e imagjinoj si zoteri me frak e me kapele cilinder, me papijon te zi e kepuce te shkelqyeshme llustrafine, tek mbulon i peshtirosur me duart e rrudhura veshet majuce.

    Udhetoj i vetem, mes grupit te frymeve te mbaruara.

    Te djathten tende pellembet e mia nuk e leshojne. Eshte e ftohte si dite dimri. Si athere kur mbeshtilleshe rreth meje si liane rreth nje trungu plak e me mbeshtesje mbi fytyren e ndezur prej sobes me dru, duart e tua akull. “Ti ngroh pak o ba’, ti ngroh pak!” Talleshe ti me mua e me vije ne loje sa here zemerohesha dhe te veshtroja permbi syze me vetullat e dendura kreshperuar. “Si buf mi ke!” dhe e zbrazje mllefin tend te vockel me nje te nxjerre energjike te gjuhezes se kuqe. “Gjuheneperke!” te shaja sa here me perkedheli e ti me perqeshje e me tej zgerdhiheshe e qeshje e qeshje, deri sa i perzije larg te gjitha hijet e trishta qe me benin shoqeri dhe e mbushje me gaz cdo hapesire te botes qe me perkiste. E di qe ajo cope jete qe me ka mbetur nuk eshte se vlen edhe aq, por, o Zot! sikur te mundja ta ktheja pas klesidren e diteve te mia do ta zbrazja pa u menduar dy here ne kohematesin tend, ne menyre qe e qeshura jote te vazhdonte te kumbonte parreshtur, ne perjetesi.

    Kryeengjellin e defren hutimi im. Ka dite qe vertitet pa u ndjere, ne prapaskenen e hidhur te mendimeve te mia. Nderkohe une ju kam bere balle Demoneve dhe i kam mposhtur i mbytur edhe vete ne jerm, njerin pas tjetrit. Demonet i flaka tej me dhune, ndersa perpiqja kryet pas murit. I shporra me furi, ndersa “behesha i forte” per ate pjese te familjes qe me ka mbetur. Ndersa shtrengoja duar, rrufisja kafe dhe pija e pija derisa me dukej se rakia isha une dhe po rrekelleja njerez. Demonet ama me shteren krejt. Vone, shume vone, ndoshta teper, e kuptova se ata djaj qe shfarosen filat, kuajt dhe torrat e barrikadave mbrojtese te Unit tim s’ishin tjeter vec ushtare te thjeshte te pagdhendur dhe se Mbreteresha-Kryeengjell vinte mbrapa, me e vendosur se kurre te mi jepte Esit, ne fushen me katrore te jetes sime, shahun mat perfundimtar.

    ( Me! To Play! )

    Po, Kryeengjellin e defren per bese, hutimi im.

    VIJON...

  2. #2
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Post Pjesa e Dyte

    2. Kryeengjelli

    Ka dymbedhjete dite qe Era nuk eshte me. Aroma i ka mbetur ende e gjalle ne dollapin e vjeter prej druri arre, te vetmen orendi me njefare vlere te trashegimise time te varfer. “Njera ane per mua, tjetra per mamin – Per ty s’ka! Mbi karrike vari rrobat po deshe!” kjo ishte ndarja e saj e preferuar e asaj mobiljeje te vogel, por shpejt pendohej kur une beja kiste me kishte ngelur hatri keq dhe vinte e me hidhte ne qafe krahet e holle dhe me syte e bukur ngjyre qielli te shkelqyer me veshtronte gjithe lezet tek me lejonte me gjest shpirtmadh te hyja serisht edhe une ne pjese “Ama mos guxo te varesh gje ne anen time!” Ate ane natyrisht kishte ndermend ta ndante me kukullen e madhe me floke te kaltra, qe gjate viteve kishte mbetur me nje sy dhe me dy kukullat e reja qe i kishte sjelle im vella, te cilave ju ruante me xhelozi edhe kutite ngjyra ngjyra.

    Nuk ka detaj te jetes se saj qe te mos e kujtoj me imtesine me te vogel. Eshte e pamundur ta fsheh: Era ishte Gjithcka. Pa te nuk ka me kurrfare gjeje.

    Kryeengjelli e di edhe kete, ashtu sic njeh thuajse cdo detaj tjeter te jetes time te paperfillshme. Eshte i mireinformuar edhe rreth trukut tim te vjeter te shpikur koheve te femijerise: kalimin mendor, ne kohe te veshtira, nga binaret e realitetit te prekshem, ne ata te nje bote imagjinare, ku Demonet-Halle perballen me Kaloresine e Bardhe – Mua. E di dhe me la te kacafytem me boten per 11 dite. Te kaloj i paprekur mes ankthit te pritjes, te kapercej shendoshe shtangun e lajmit tragjik, te mbijetoj dhimbjen e shurdher te neteve te zeza te Mamit mbetur pa Eren.

    Me la me kast ne kembe deri sot dhe tani, ne kthim, me ka zene pusi ne menyre klasike.

    Kryeengjelli nuk do te me vrase me duart e veta. Do te ishte shaka per te ma nxirrte prej trupit frymen time te ligesht. Kryeengjelli do te defrehet. Do qe une te rend drejt kraheve te tij te hapura me kembet e mia.

    Autoritetet e vendit fqinj paten idene “gjeniale” te ftojne te afermit e viktimave te shoqerojne ne udhen e kthimit frymet e mbaruara. Grupi me fytyre-enjtur me tregoi me gisht thuajse njezeri: “Zemerforti je ti! Kthena kurmet te pakten!”

    “Shkoj, si jo! ”- foli Kaloresi ( jo une, kurresesi une jo, i permbytur sic isha se brendshmi ne nje det me lot te hidhur helm! ) dhe Kryeengjelli buzeqeshi dhe nisi pikerisht ate cast te “vallezonte” ne skenen deri athere te mbushur me Demone te vdekur, vallen e castit tim te sprasme.

    VIJON...

  3. #3
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Postime
    145

    Pjesa e Trete

    3. Frymet e Thellesive

    Mbi buzet e plota e te harkuara ju shkelqejne buleza uji. Nen vetulla syte ju shnderrisin porsi thengjij te ndezur zjarr. E duket sikur, nen lekuren e bardhe e te lemuar, nder rremba nuk ju rrjedh gjak, por llave, pasi cdo pore e trupave te vellimshem cliron parreshtur nje firome te bardhe e te ngrohte qe i vesh me mister. Mes mjegulles vjen e me godet lakuriqesia a tyre. Pa e kuptuar, rresht se qeni zot i vetvetes dhe ja dorezoj, pa shfaqur pike rrezistence, sovranitetin e personit tim kurmeve te tyre djallezisht te mbushur e te harkuar.

    Vetem nje hap larg “parajses”, ndersa jam i ndezur keq prej pasionit te lindur prej pararendjes se imagjinates, veshtrimi im shquan tek to hijen e shpirtrave te trishte. Mbi fytyrat, qe deri athere me ishin dukur prej perendeshash, jua dalloj qarte krisjet e mbresave te mijera casteve te hidhura. Mbi gjuhe me shpifet nje soj shijeje vulgare dhe kuptoj se avulli i cliruar prej tyre nuk perngjan aspak me nje arome dehese, por ka eren e ligesht te squfurit a te vezeve te prishura prej kohesh.

    I veshtroj me krrupe, krejtesisht i peshtirosur.

    Kryeengjelli me shfaqet papritur ne krye te grupit. Si primadone e nje musical-i te famshem, ai, rregjizori i fundit tim, me qesh i vetkenaqur.

    Femrat kane dale nga thellesite e ujrave. Syte e tyre vazhdojne te me veshtrojne ngultas. Tani asgje qe ju perket nuk me ndjell, por ndjesia e fitores mbi tundimin nuk jeton me gjate se rrahjet e pulsit te nje casti te vetem. S’jane tjeter vec Demone, si plot te tjere qe kam vene perfund. Kryeengjelli vazhdon te tallet fuqishem me mua:

    “Bravo! Keshtu te dua! Te paepur! Legjendar! Te pathyeshem! Te paperkulshem! A nuk je ti qe duke sfiduar pa frike kohen ku jetoje luftove deri ne fund per ta kthyer ne drejtimin e duhur rrjedhen e ngjarjeve? Ti je, miku im! Ti e askush tjeter. Meriton vend nderi ne panteon! Kujton se i kam harruar perpjekjet e tua? Larg! Larg balltovinave, pluhurit, skamjes, neteve te akullta e diteve te trishta pikturuar nga mjerimi. Me syte perhere atje. Atje ku dielli shkonte te flinte. Ku njerezia vishte bollek e ku puna do te te bente Njeri. Ty. Njeriun shpirtmadh e te pamposhtur, qe u perpoq dhe ja arriti, u lodh, por u shpagua, vuajti, por ne fund, triumfoi!
    Sa keq qe fryti i perpjekjeve te tua qelloi i hidhur. Isha me ty, ndonese dyshoj te me kesh vene re, i zene sic ishe me ato mijera mendimet e tua kunderthenese, kur erresira perpiu dalengadale shpresen tende, bashke me zhurmen e forte te motorreve te fuqishem. Ti besoje athere, se ta kishte fshehur vec per pak. Besoje se, me e vona te nesermen ne agim do te ta kthente te paprishur. Por, kjo Nata qe zgjohet mbi ujera, shpesh nuk di te sillet. I rremben e luan me enderrat e te tjereve dhe paturpesisht, nganjehere harron t’jua ktheje.

    Keshtu beri edhe me Eren.

    Bashke me Ujerat ne Siperfaqe e hodhen dhe e priten kaq here e me ne fund vendosen t’ja dhurojne Thellesive pa pyetur per ty miku im.

    Keshtu e humbe shpresen perfundimisht.

    Era tani me perket.”

    Me syte qe tani nuk tentojne ta fshehin me frymen qe shfaqet permes tyre Kryeengjelli veshtron pas vetes, haremin e vet.

    “Era do te rritet prane meje. Te gjitha Frymet e Thellesive me perkasin. Vendosin vullnetarisht te me jepen, ne castin kur deshirojne te kalojne pertej. Apo kur dikush, si ne rastin tend miku im, vendos per to.”

    Vijon...

  4. #4
    E gjifa Maska e Henri
    Anėtarėsuar
    14-04-2002
    Vendndodhja
    Kanada
    Postime
    1,086
    Diēkaje qe do t'ia perpija vazhdimin. A thua behet?

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •