Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 11
  1. #1

    kiruget..shqiptar

    pse kirurget shqiptar marrin leke per operacionet...nuk u mjafton rroga a u pelqen leku, a eshte ne dijeni parlamenti,ēmendoni ju,
    shumica e lindjeve ne shqiperi behen me operacion..eshte e domosdoshme apo!!!!
    ankesat e bashkeatdhetareve jane te shumta po asnjeri nuk shkruan rreth kesaj e te tjere probleme qe i bien ndesh virtytit shqiptar" humanizmit."
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga icelok : 05-04-2007 mė 16:52 Arsyeja: gabim shtypi

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Bardhi
    Anėtarėsuar
    06-09-2002
    Postime
    708
    Gjthe shkollimin , betimin , Respektin dhe humanizmin, mjeku po e humbe ne disa raste per leke. Ne te vertet kete gje po jau imponon shteti shqiptar duke jau mundesua niglezhencen ne pune.
    Thone se ne kohen e Enverit (qofte larg), Femijet nuk kane guxuar te vdesin edhe pike.
    Ne ate reparte te lindjes Gjendja ka qene e shembullore , shikuar ne realitetin e atehershem. Pra kujdesin nuk e bejne Mjeket por vetem e ekzekutojne ate kujdese qe ka thene qeveria qe duhet te jete. Njerezit jane aq te dobet sa vetem dora e forte ja shpeton karakterin.
    ================================================== =======
    Makina shkon atje ku shikon shoferi.

  3. #3
    Icelok, eshte e vertet ajo c'ka ju permendi me lart.
    Dhe eshte per te ardhur keq ne fakt, mirepo Shqiperia nuk eshte se ka kete te vetmin problem skandaloz, por dhe ky problem nuk qendron jasht skandaleve te vehta.
    Kirurget shqiptar i nderuar, me sa njof une nga hallet qe me kan cuar tek kirurget dhe nga njerezia rreth e rreth qe degjoj shpesh here, jo vetem nuk duan t'ja dine se cfare kush je dhe cfare halli ke por shfrytezojn menyrat me te bukura te tyre per te te rrjepur e te len qe te vdesesh ne fund fare nqs nuk ja u ke plotesuar kerkesat ti si fillim ne kohen e duhur.
    Ne Shqiperi mos te shkelt kemba ne spital e jo me qe te flitet per te vajtur te kirurgu(larg qoft).
    Sa per pyetjen tjeter qe shtron, se a eshte ne djeni parlamenti....eshte xhan eshte, jo vetem qeverritaret jan ne djeni per keto probleme por edhe nje kafsh (si puna e qenit po e zem) kur e con per me e mjeku, e shikon dhe ai se cfare mender m*** behet po vetem qe s'ka goje te ankohet, dhe ky parlament qe pyet ti z.Icelok qe a jan ne djeni, nuk duan t'ja dine aspak xhan, se kur ndodh qe per vehte kan ndonje problem shendetesor ikin si puna e Muisiut ne turqi dhe vizitohen se e kan xhepin plot dhe s'po e vrasin mendjen se cndodh ne Shqiperi, kan te tjera halle qeverritaret icelok, ky problem qe ne diskutojm ketu dhe qe shume shqiptar e vuajn perdita, nuk i shqeteson qeverritaret tan, c'ka i'u intereson atyre eshte se si te vjedhin popullin se si ta vrasin e ta rrjepin ne menyra me cnjerezore, ja kta jan qeverritaret....

    nje doktor, kur nuk ka shtet, do te rjepi po qellove ne doren e tij se s'ka kush t'i kerkoj llogari, sic e ka then dhe Z.Bardhi pak me lart, le te guxonte ndokush te vdiste pa urdherin e Enverit kur e kish ne dore qeverrin, ja kshu ja eshte kjo pune....edhe me keq se kaq, po Shefqeti kaq e di kaq ta thot.pike


    Te pergezoj per temen qe ke hapur.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ......

    Spitalet ne vendin tone jane ende "shteterore".

    Te besh nje vizite apo EKO, mjeket ta masin koken me spango. Kur te leshojne nje recete per barna te caktojne dhe farmacine ku duhet ti marresh. Te besh gjilpera ne spital duhet te blesh shiringa e gjithēka tjeter.

    Gjynah qe mbajne te veshur bluza te bardha!!

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  5. #5
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Pikerisht ktu duhet ajo politika e madhe e shtetit shqiptar

    Sot gjithnje e me teper vihet re abuzim me postin qe mbajne "buzat e bardha"

    Qe duhet nje politike e forte aty ne shqipri duhet, por qe se kush do ua jape ate mesim nuk e di vallai..

    Mjeket qe ne 90 e deri me sot jane mesuar te marin "bakshishin" se pa to s'jetojne dot. Nese nuk ua jep kete bakshish, do perfundosh si te tjere "ne varr" ose "i smure perjetesisht"

    Eh, nuk behet me Shqipria me shqiptare...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  6. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ..............

    Cilesia e sherbimit shendetesor perben nje nga argumentat themelore te fushatave elektorale ne shume prej vendeve te zhvilluara. Ne Shqiperi, ndonese eshte nje problem aktual dhe i prekshem nga te gjithe qytetaret, akoma nuk vihet re nje debat i gjere dhe konstruktiv si ne planin qytetar, ashtu dhe ne planin politik.

    Periudha e viteve 1997-2005 per shendetsine ka qene nje nga periudhat me te veshtira, sepse jo vetem nuk pati reforma, por koalicioni i majte, duke mos patur program per shendetesine ia dha nje partie te vogel e cila e degjeneroi fare sistemin Shendetesor.
    Paska qene e shkruar qe per shendetin e shqiptareve te kujdesen Greket… .

    Por edhe me emerimin e Ndokes (qe s'ja ka haberin shendetsise) asgje nuk do te ndryshoje. Kisha besim se me Prof Cikuli, mund te arrinte dicka, por siē duket pacientet do te vazhdojne te paguajne nen dore, duke filluar nga ato simboliket e deri tek pagesat stratosfere, vetem qe te perfitojne ndihmen mjekesore per vete apo per njerezit e dashur. Nese pacienti nuk ka mundesi per te paguar, duhet te shpresoj dhe te lutet, qe te gjej nje mjek, qe e kujton te pakten vagullt betimin e Hipokratit….

    ingenuous
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  7. #7
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anėtarėsuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Yeah, Yeah...

    Kot nuk e kane thene "E thena nga e bera ndryshojne si nata me diten"...

    Eshte folur shume , artikuj te panumert kemi lexuar, lajme perdit ne televizion, dhe cfare ka ndryshuar??? Ndonje ndryshim aktual per mire ne fushen e mjekesise ka pare njeri?? Jo, athere kot qe diskutojme...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e *andrea*
    Anėtarėsuar
    09-02-2007
    Vendndodhja
    everywhere ...
    Postime
    39

    Angry ...

    Ju e dini se cfare ndodh me ato femra qe mberrijne ne diten per te nxjerre ne njete foshnjen e tyre? Mjeket i thone qe duhet ta operojne megjithese lindja e saj eshte me se normale. E gjitha kjo vetem e vetem se operacioni kushton dhe mjeket duan para.

    Sot ka praktikohet nje tjeter menyre. Mjekeve u jepet nje x shume perpara operacionit vetem e vetem per nje lindje natyrale dhe jo me operim.

    Skandalet qe asnje here nuk kane fund...
    Everything has its opposite: although this is never absolute, only relative... :)

  9. #9
    fushori Maska e Ermal 22
    Anėtarėsuar
    19-07-2005
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    549
    Korrupsion i gjalle ne keto spitalet shteterore.
    Mjere ata qe s'kane leke e qe behen per spital. Por paste dhe mjeke e doktore zemermire qe tregojne humanizem se kemi shume te varfer.
    Shteti duhet te beje dicka patjeter, qofte reforme a qofte nderhyrje me te forte per te ndryshuar situaten.

  10. #10
    Studimi i shoqatės "Pėr njė demokraci nė shėndetėsi" jep shifra pėr korrupsionin

    Sa na kushton shėrbimi spitalor...

    Tarifat nisin nga 200 lekė deri nė 50 000 mijė lekė tė reja

    Lorina Mixha

    Kur ndodhesh nė njė emergjencė spitalore pacienti harron zbatimin e ligjit dhe mjeku bashkė me tė harron edhe betimin e Hipokratit.

    Ndėrsa spitali "de jure" ėshtė publik dhe "de facto" ėshtė privat, nėn petkun e shėrbimit shtetėror jep shėrbim me para.

    Nėse korrupsioni nė ēdo fushė tė jetės do tė pėrflitej hera- herės, nė shėndetėsi pacientėt ia "bėjnė hallall" ato para qė japin nėn dorė, pasi bluzat e bardha nė spital tė kanė nė dorė jetėn. Madje, ky proces "respekti" pėr mjekėt duket se ėshtė bėrė njė edukatė pėr qytetarėt, qė kundrejt njė vizite, ndėrhyrjeje apo ekzaminimi e quajnė turp faktin e mosdhėnies sė parave.

    Rreth 80 pėr qind e pacientėve nė tri spitale tė vendit kanė pranuar se kanė dhėnė para nė kėmbim tė shėrbimit spitalor.

    Shoqata "Pėr njė demokraci nė shėndetėsi" nė njė studim qė ka kryer me rreth 800 pacientė ka nxjerrė mesatarisht koston e njė pacienti pėr shėrbimet spitalore. Sipas studimit, brenda njė dite pacienti duhet tė paguajė nga 200 deri nė 500 lekė tė reja infermieren brenda pavijonit. Ndėrkohė qė infermierja nė sallė paguhet nga 500 deri nė njėmijė lekė tė reja. Tarifa qė i jepet mjekut anestezist ėshtė pesėmijė lekė tė reja. Ndėrkohė qė tarifėn mė tė lartė e kanė mjekėt kirurgė, tė cilėt pėr njė ndėrhyrje marrin nga 1500 deri nė 30 mijė lekė tė reja.

    Sipas studimit tė "Pėr njė demokraci nė shėndetėsi" 80 pėr qind e pacientėve tė anketuar mendojnė se pagesat nėn dorė janė tė lidhura me njė trajtim mė tė mirė nė shėrbimin shėndetėsor publik. 20 pėr qind e tė sėmurėve kanė deklaruar se personeli mjekėsor kėrkon para nėnė dorė. 80 pėr qind e pacientėve kanė deklaruar se kanė ofruar para nėn dorė, duke menduar se vetėm kėshtu mund tė ofrohet nga mjekėt dhe infermierėt shėrbimi i kėrkuar. Rreth 40 pėr qind e pacientėve mendojnė se pagesa ėshtė e nevojshme pėr njė trajtim tė mirė dhe 49 pėr qind mendojnė se pagesa ėshtė abuzive.

    Veē kėtij studimi, gjatė kėtyre viteve edhe pacientėt kanė folur nėn zė pėr tė gjitha kėto padrejtėsi. Nga ana tjetėr, ata nuk i njohin tė drejtat e tyre, tė cilat, sipas rregullit, duhet tė afishohen nė ambientet spitalore. "Lidhur me faktin e korrupsionit, i cili ėshtė bėrė pjesė e shoqėrisė, Ministria e Shėndetėsisė ėshtė angazhuar nė luftėn e ryshfetit, duke pėrkrahur dhe duke stimuluar shoqatėn "Pėr njė demokraci nė shėndetėsi". Po ashtu, Ministria e Shėndetėsisė ka vendosur rregullin pėr afishimin e kartės sė pacientit nė ambientet e qendrave spitalore", tha zv/ministri i Shėndetėsisė, Arben Iavanaj. Sipas tij, deri tani nuk janė konstatuar raste ankesash nga pacientėt, tė cilėt kanė qenė viktima tė korrupsionit. Sipas zv/ministrit, nėse raste tė tilla do tė evidentohen, patjetėr qė do tė merren masa. Por, edhe nė kėto raste ėshtė e vėshtirė qė pacientėt tė denoncojnė apo tė ankohen, pasi pėr penalizimet ligji thotė qė: "Dėnohet edhe personi qė e jep ryshfetin edhe ai qė e merr".

    "Pavarėsisht nga fasada, retorika dhe hipokrizitė politike mjekėsia shqiptare ka vite, qė pėr shkak tė financimit tė pamjaftueshėm nuk po funksionin si mjekėsi publike nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės", thotė kreu i Qendrės Kombėtare tė Akreditimit tė Mjekėve dhe institucioneve shėndetėsore, Isuf Kalo. Sipas tij, mjekėsia shqiptare progresivisht po shkon drejt kolapsit funksional dhe nėn presionin e tregut, madje e pėrēudnuar si "centaur" ėshtė bėrė tashti si njė "hibrid" gjysmė publik e gjysmė privat ose mė saktė as publik e as privat. "Nga njė anė nuk ėshtė vėrtet mjekėsi publike dhe ‘falas‘, sepse realisht funksionon me pagesa tė paligjshme nė dorė dhe nėn dorė, qė jepen, kėrkohen nga tė sėmurėt", sqaron Kalo.




    Tarifat "e shpallura" de facto


    Nė shėndetėsi:

    Roja i derės 500-1000 lekė

    Infermierja 2000-5000 lekė

    Anestezisti 50 000 lekė

    Mjeku 50 000 deri 200 000 lekė


    Sa kushton njė lindje nė maternitet


    E veēanta nė shėrbimet publike, pėr sa i pėrket fushės sė shėndetėsisė, ėshtė se tarifat e tyre janė gati tė njėjta nė tė gjithė vendin, pavarėsisht kostos sė jetesės:


    Lindje e rregullt:

    Mjeku 100 000 lekė

    Infermieret (nė grup) 50 000 lekė


    Lindje me ndėrhyrje kirurgjikale (operacion)

    Mjeku 200 000-400 000 lekė

    Anestezisti 50 000 lekė

    Infermieret (nė grup) 50 000 lekė





    Tarifat



    80 pėr qind e pacientėve pohojnė se kanė ofruar para nė dorė pėr tė marrė njė shėrbim korrekt nga mjekėt dhe infermieret


    30 mijė lekė ėshtė pagesa mesatare, qė i ofrohet njė mjeku kirurg pėr njė operacion tė kryer pėr sėmundjet e brendshme


    20 pėr qind e pacientėve deklarojnė se vetė mjekėt u kanė kėrkuar atyre para nė dorė, pėr t‘iu dhėnė shėrbimin e nevojshėm


    6,6 pėr qind e pacientėve deklarojnė se kanė dijeni pėr ekzistencėn e kartės sė tė drejtave tė pacientit


    99 pėr qind e pacientėve mendojnė se ėshtė e nevojshme njė strukturė joshtetėrore pėr mbrojtjen e tė drejtave tė pacientėve


    25 pėr qind e pacientėve dėshmojnė se kanė ndjerė pabarazi gjatė shtrimit nė spital, pėr shkak tė pagesave nė dorė



    Betimi i Hipokratit


    Nė ēastin qė po hyj nė radhėt e anėtarėve tė profesionit mjekėsor, premtoj solemnisht se jetėn time do ta vė nė shėrbim tė humanitetit. Ndaj mėsuesve do ta ruaj mirėnjohjen dhe respektin e duhur. Profesionin tim do ta ushtroj me ndėrgjegje e me dinjitet. Shėndeti i pacientit tim do tė jetė brenga ime mė e madhe. Do t‘i respektoj e do t‘i ruaj fshehtėsitė e atij qė do tė mė rrėfehet. Do ta ruaj me tė gjitha forcat e mia nderin e traditės fisnike tė profesionit tė mjekėsisė. Kolegėt e mi do t‘i konsideroj si vėllezėr tė mi. Nė ushtrimin e profesionit ndaj tė sėmurit, tek unė nuk do tė ndikojė pėrkatėsia e besimit, e nacionalitetit, e racės, e politikės, apo pėrkatėsia klasore. Qė nga fillimi do ta ruaj jetėn e njeriut nė mėnyrė absolute. As nė kushtet e kėrcėnimit nuk do tė lejoj tė keqpėrdoren njohuritė e mia mjekėsore, qė do tė ishin nė kundėrshtim me ligjet e humanitetit. Kėtė premtim po e jap nė mėnyrė solemne e tė lirė, duke u mbėshtetur nė nderin tim personal.


    ja kshu, e me m*** se kaq spitalet tona dhe sherbimi bashk.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  11. #11
    edhe dreqi le te vije
    ket vend ta komandoje
    vetem shqiptare
    ne krye te vendit te mos ekzistoje!
    at-Gjergj Fishta.

    historikisht kemi gabuar....do te vazhdojme keshtu???

Tema tė Ngjashme

  1. Rregullorja e Forumit Shqiptar
    Nga Albo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 83
    Postimi i Fundit: 28-09-2021, 01:20
  2. Si u grabit ari nga pushteti komunist ne Shqiperi.
    Nga DYDRINAS nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 03-04-2015, 10:52
  3. Ē'mendim keni pėr nacionalizmin shqiptar?
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 45
    Postimi i Fundit: 25-09-2012, 16:09
  4. Partia Islamike Shqiptare
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 104
    Postimi i Fundit: 27-03-2004, 12:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •