Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 15
  1. #1
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Treni francez arrin shpejtësinë 574,8 km/orë - video

    Një tren francez arriti sot shpejtësinë 574, 8 kilometra në orë duke vendosur kështu një rekord të ri shpejtësie.

    Treni i quajtur V-150, theu rekordin e mëparshëm prej 515,3 kilometra në orë, që ishte vendosur në vitin 1990, po nga një tren francez. Megjithatë treni i ri francez, nuk mundi t’ja kalonte rekordit 581 kilometra në orë, të vendosur në vitin 2003 nga një tren japonez, por jo-tradicional, që ngrihet në saje të forcës manjetike.

    Prova u krye sot rreth 200 kilometra në lindje të Parisit, në hekurudhën që lidh kryeqytetin francez me Strazburgun. Franca synon t’i shesë trenat e shpjetësisë së lartë në tregje të mëdha, si Kina. Francezët kishin dalë me brohoritje entuziaste për të parë trenin e ri që shënoi rekordin.

    VOA


    Videon ndiqeni ketu

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    kam udhetuar nje here neper gjermani me trenin e shpejte..
    e pyeta policin e trenit.. or shoq.. sa po ecen treni..

    diku midis 300-400 km ne ore.. tha polici..

    vertet keta trenat e shpejte u bejne pune udhetareve por humb ai lezeti i trenit.. qe te shikoc nga dritarja e te shijoc pamjet.. e vendeve..
    treni fluturon dhe i le prapa fet e fet mercedesat gjermane qe fluturojne autostradave.. e aty e kupton se ne cfar shpejtesie llahta ecen treni..

  3. #3
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Vallai te jesh brenda atij treni nuk mbetesh pa gje. Zakonisht njerezit i ze makina me 60 km/ore jo me me 574, 8 kilometra. Jo vetem humbet lezeti i udhetimit, panoramat e rruges etj etj, por dhe kafshata te ngecet ne fyt. Gjithsesi kane nje perparesi, eficiensa e kohes..
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  4. #4
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kuptohet se jo te gjithe trenat do operojne ne te njejten shpejtesi keshtu qe gjithnje do ngelet qeshtje e preferencave personale! Dikush qe nuk e ka kohen aq te kufizuar mund te perdore ato trenat me te ngadalte per te shijuar bukurine e natyres nga dritaret.Dikush tjeter qe nuk ka kohe per gjera te tilla dhe ka frike nga fluturimet mund te zgjedhe kete lloj treni.Te gjitha ne nje pako nuk mund ti kesh

    Sidocofte interesante modernizimi dhe rritja e shpejtesise tek trenat!

    Pilotet e stervitur te e avioneve me te shpejte luftarake perballojne forcen gravitacionale ne max 9 per jo me teper se 1 second! Rollekasters perballojne nje force gravitacionale perj 3 deri ne 4 per nje kohe teper te shkurter.Nese nje force gravitacionale perj 4 deri ne 6 G ushtrohet ne trupin e njeriut per disa seconda,pasojat mund te jene vdekjeprurese.

    Supersonic,avionet qe benin linjet e gjata mes kontineteve dhe qe tani per arsye te mungeses se sigurise (arsyja e forces G) jane kthyer ne objekte muzeumi ne aeroportin e Manchesterit kishin nje shpejtesi me te madhe se 1238 km/h (769.5 milje/h ose 344 metra/s)

    Ndersa recodrdi i avioneve me te shpejte nese nuk gabohem eshte 7,000 milje/h nga X-43A i krijuar nga NASA.Kjo shpejtesi eshte pothuajse 10 here me e madhe se shpejtesia e zerit.Experimenti i fluturimit eshte bere krejtesisht pa pilote.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  5. #5
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Aroplani me I shpejte i fluturuar nga njeriu shkon me 27,875 km/h, ai quhet Space Shuttle

    Arsyeja qe avionet pasagjer supersonik u hoqen nga perdorimi ishte kosto e larte e perdorimit, çmimet e karburantit jane dyfishuan 10 vitet e fundit.

    Avjonet e pasagjereve nuk kalojne kurre 0.4 G ne akselerim (G eshte mase akselerimi), megjithese struktura i lejon te shkojne deri ne +/- 2 G, ne rast urgjence. Perkundrasi supersoniket e pasagjereve arrinin ne Mach 2/3, Mach eshte mase shpejtesie.

    Vetem dy supersonik per pasagjere jane prodhuar, Franko-Anglezi Concorde dhe Russi TU-144 (asnje nuk fluturon me). Amerikanet dhe Japonezet kane nje projekt te perbashket per nje supersonik te ri, i cili do te kete medoemos fatin e dy te pareve
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  6. #6
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443
    Citim Postuar më parë nga drity

    Vetem dy supersonik per pasagjere jane prodhuar, Franko-Anglezi Concorde dhe Russi TU-144 (asnje nuk fluturon me). Amerikanet dhe Japonezet kane nje projekt te perbashket per nje supersonik te ri, i cili do te kete medoemos fatin e dy te pareve
    Me sa e di une ne qofte se nuk e kam mare gabimisht Concordi e beri fluturimin e pare drejt Amerikes pra 2 javeve...

  7. #7
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    drity,e drejte persa i perkte Space Shuttle po nuk me behej ta quaja avion pasi eshte destinuar per fluturime ne hapesire (space) dhe anon me teper ne nje kadegori me Raketen.Space Shuttle ngrihet ne dy menyra,me anen e presionit si raketat dhe e bashkangjitur me avion nga i cili shkeputet pasi hidhet ne orbite.Po mbase jam gabim.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  8. #8
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Ballisti_Tetove
    Me sa e di une ne qofte se nuk e kam mare gabimisht Concordi e beri fluturimin e pare drejt Amerikes pra 2 javeve...
    Ai qe u ul para disa javesh ne US ishte A 380, gabimi i fundit i Airbus'it
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e KOKASHTA
    Anëtarësuar
    29-09-2004
    Vendndodhja
    Bangkok
    Postime
    2,614
    E pashe ne lajme ate trenin dhe ecte megjithmend me nje shpejtesi te papare . vallai un te shof nga dritarja e atij trenit me shkojn nga 15 - 16 ...
    Megjithmend, i humb bukuria trenit me ate lloj shpejtesie..
    If you tell a big enough lie and tell it frequently enough, it will be believed.

  10. #10
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Zeri_i_Mirdites
    drity,e drejte persa i perkte Space Shuttle po nuk me behej ta quaja avion pasi eshte destinuar per fluturime ne hapesire (space) dhe anon me teper ne nje kadegori me Raketen.Space Shuttle ngrihet ne dy menyra,me anen e presionit si raketat dhe e bashkangjitur me avion nga i cili shkeputet pasi hidhet ne orbite.Po mbase jam gabim.
    Jam dakort me ty qe nuk mund te krahasohet me nje avjon

    Space Shuttle ngrihet vetem me nje menyre, si raketat. Fotografite qe tregojne te "ngarkuar" mbi nje avjon jane kur e transportojne nga nje vend ne tjetrin.

    Ajo qe ngrihet e leshuar nga nje avjon eshte Space Ship One.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  11. #11
    progress Maska e BvizioN
    Anëtarësuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Ne nje artilkull te gazetes Angleze Metro shkruhej se te ftuarit ne tren filluan te ndienin marrmendje pasi shpejtesia e trenit e tejkaloj 304 milje/h dhe edhe pse stabiliteti i trenit ishe i persosur,nuk mund te qendronin ne kembe.

    V150 do operoje ne linjen Paris- Strasbourg nga data 10 Qershor.
    Qe nga krijimi i kesaj kompanie TGV,trenat kane sfiduar shume linje ajrore rajonale ne biznes.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    zemrushe po ne tren me te dashurin do jesh ti ..keshtu qe ste duhet eficenca.. e urgjenca bile bile oqe poqe .. kur thone andej nga mokrra.. ku ta gjec ti cpohet ndonje gome trenit e sa rri trenisti duke e fryre ti puthesh ne kabine me te dashurin.. ohoho qef o qerrata kur mos u niste treni.. lol..

    oj dashkan shpejtsi keta te rinjt e socem..

    ore ti tekniku aeroplanave po un mach 3 e kam makinen e rrojes me duket..

  13. #13
    jom mo i bukri katunit Maska e TikTak
    Anëtarësuar
    26-04-2005
    Postime
    1,633
    brano puna o i cik ma e thell. ja ta kallxo daja ty megjithse sbesoj se ti se din po dy t'hongme stboj keq hahahahahaha

    e di si boj un

    kur jom me te dashmen legale mar trenin e shpejt. po se bona ntren e boj nshpi

    kur jom me te dashmen ilegale mar karocn e dylit hahahahahahaha
    no glove no love

  14. #14
    zhapik buster Maska e drity
    Anëtarësuar
    11-01-2006
    Postime
    1,237
    Citim Postuar më parë nga Brari
    un mach 3 e kam makinen e rrojes me duket..
    Je çkombtarizu krejt. Brisk ene i rryp sholle mjafto, ka ska korent, n'mnjes del me faqe t'bardh.
    When you are in it up to your ears, keep your mouth shut.

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220
    Kur ishte rekordi 515 edhe kabllot e rrymes lart i pkuste shpejtesia.. por tani kan arrit dhe kan dal me nje shpejtesi me te lart..

    Paris-Strasbourg.. por mos mendoni se kur te jet me udhetar do kete at shpejeti.. MAX 320..330 ne or do jet :P

    Kjo ishte sa per te thy recordin..
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Votimi francez për genocidin zemëron Turqinë
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 26
    Postimi i Fundit: 21-10-2006, 15:58
  3. Komploti boteror
    Nga ORIONI në forumin Historia botërore
    Përgjigje: 43
    Postimi i Fundit: 31-10-2005, 12:59
  4. "Godar, nje miqesi e vjeter"
    Nga Xhuxhumaku në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-04-2005, 21:13
  5. Murgu francez ne kerkim te historise shqiptare
    Nga StormAngel në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-03-2005, 12:49

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •