Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 26
  1. #1
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Adoleshenca dhe kujtimet ndaj saj.

    Adoleshenca eshte nje faze kritike ne kuptimin me te plote te fjales.Gjate saj;ekuilibri afektiv,i fituar pak kohe me pare,turbullohet nga arritja e pjekurise gjenitale.
    Gjate kesaj periudhe,vihen re ērregullime,si rrjedhoje e te cilave,adoleshenti ridimensionon si marredheniet me prinderit dhe me te tjeret,ashtu edhe me veten e me trupin e tij..
    Ne adoleshence,njeriu riorganizon interesat e tij dhe befas i shfaqen deshira te reja ne planin seksual.Ankthi,trishtimi,vuajtjet e depresioni e shoqerojne kete moshe dhe jane teper te rrezikshme per te ardhmen e tij,per shendetin,por edhe per zhvillimin e personalitetit te tij,ne qofte se nuk tregohet kujdes.Tentativat per vetevrasje,droga,ikja nga shtepia jane bashkeudhetare te kesaj moshe.Kjo do te thote se me adoleshentet duhet biseduar sinqerisht,ngrohtesisht dhe me durim.
    Adoleshenti duhet trajtuar si shok.Adoleshenca nuk eshte nje revolucion,eshte vecse nje periudhe evolucioni ku spikasin dukshem tiparet e femijerise.
    Edukimi i adoleshentit duhet te perfshije,;Pergatitje te mjaftueshme per pune,perdorim inteligjent te kohes se lire dhe adoptim shoqeror.Nepermjet zbulimit dhe zhvillimit te aftesive individuale,ai do te marri kenaqesi dhe njohuri.
    Nepermjet ushtrimit te vazhdueshem,do te rrise aftesite pershtatese e do te behet me i prirur per te provuar kenaqesine e suksesit...

    Cfare i keshilloni ju adoleshenteve?
    A mund te pershkruani me pak fjale periudhen tuaj te adoleshences,te mirat dhe te keqiat e saj?

    respekte per te gjithe
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Sa mire qe e bere se me kujtove kohet kur vidhja portokalla .
    Per mendimin tim them se eshte nje moshe mjaft delikate, per dicka te vogel mund te arrish deri tek ato qe ke permendur me siper. Por uroj veten qe e kam kaluar me sukses .

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anėtarėsuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Citim Postuar mė parė nga ShocK
    Sa mire qe e bere se me kujtove kohet kur vidhja portokalla .
    Per mendimin tim them se eshte nje moshe mjaft delikate, per dicka te vogel mund te arrish deri tek ato qe ke permendur me siper. Por uroj veten qe e kam kaluar me sukses .).
    Diana Urime Per temen


    Shock kur e kalove ēar ndjeve ?

    PS: hajdute LOL


    Po ne Adoleshence, ka pas te forta fare po dhe Veshtirsite e veta se pa veshtersi skalohet gje .)

    Me kujtohet nje here ku prej sedres u hudha nga trageti me koke ne dete aq 17,18 vj isha po per ti tregu njerezve perqarke meje, e shifni se kam problem as frike hidhem direkt LOL

    kur kam nxjerr koken larte ne ujź thash baaaaa qenkam gjall .)

    Por thua e kaluam ate kohe se ashtu ishte, dhe smaj men gja fare .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BaBa : 02-04-2007 mė 21:19

  4. #4
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Kete periudhe kohe,per fat te keq, nuk e kam perjetuar si pjesa me e madhe e bashkemoshatareve te mi...kam filluar pune pikerisht ne moshen kur nis adoleshenca,kam punuar ne nje ambient te tille,ku te gjithe koleget e mi ishin me te mbedhenj se une ne moshe...madje pjesa me e madhe e tyre ishin kryefamiljare...edhe pjesen tjeter te dites e kaloja ne shoqerine e tyre dhe per pasoje,nuk isha ne nje pozicion te pershtatshem per te perjetuar moshen time...
    E pranoj se kjo gje,pati edhe anet e saja pozitive por nga ana tjeter, me vjen vertet keq qe nuk u rrita si pjesa tjeter e shokeve te mi..qe nuk pata mundesine ta kaloja kete periudhe me keta shoke...ne fund te fundit c'do moshe ka rendesine e saj dhe nuk duhet te lihet pa u jetuar...

  5. #5
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Adoleshencen e kam kaluar e vetmuar dhe larg familjes...
    Ne te vertete mendoj se per mua ka qene nje periudhe ku ne te cilen nuk kisha te drejte gabimi dhe ku ne te cilen duhet te perballohesha me jeten dhe me "boten e madhe"!
    Do te kisha dashur shume qe kete faze jete ta kaloja "brenda ngrohtesise se familjes",po ja qe nuk ishte e mundur,per fatin tim te keq!
    Kam mesuar shume gjera per jeten para kohe dhe pikerisht mendoj se nuk eshte mire,pikerisht per faktin se edhe ne adoleshence vetja me dukej e" madhe"!
    E madhe sepse isha vetem perballe jetes dhe veshtiresive te saj,e madhe sepse nuk kisha si te veproja ndryshe....ja qe jeta na ben ndonjehere te rritemi para kohe!
    Do te desha shume te kisha patur vertete nje periudhe te tille ku edhe une te beja gabime,te qeshja,te qortohesha nga prinderit,te shpertheja kunder "padrejtesive",te beja ato qe ben cdo adoleshent,te beja ato qe kerkon mosha dhe jo ato qe na detyron jeta!
    Adoleshenca ime ishte e dhimbshme sikurse dhe femijeria vete ..........dhe keto te dyja me mungojne shume ne ditet e sotme....


    respekte
    "Carpe Diem"

  6. #6
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga ShocK
    Sa mire qe e bere se me kujtove kohet kur vidhja portokalla .
    Per mendimin tim them se eshte nje moshe mjaft delikate, per dicka te vogel mund te arrish deri tek ato qe ke permendur me siper. Por uroj veten qe e kam kaluar me sukses .
    Kalimi i kesaj faze te adoleshences per ne te gjithe ka qene shume i veshtire,dhe vetem vite me mbrapa kur behemi te rritur dhe pergjegjesit e vetes,vetem atehere e kuptojme se sa e rendesishme ka qene dhe sa delikate dhe mesonjese na eshte bere per jeten tone...

    respekte
    "Carpe Diem"

  7. #7
    Eh Diana, c'na kujtoni me keto temat tuaja te bukura por dhe njekohesisht te dhimbshme....

    Le te hyj ne tem:

    Adolishenca ime, pak a shume, si ju me lart dhe si shume te tjer, ka qene me te vertet teper e veshtir, aq e veshtire, sa tashme qe po shkruaj dhe e kujtoj, nuk arrij ta besoj se a kam qen une ai person qe ka perjetuar ato c'kam kaluar gjat adolishences time!
    Por jeta sic e dime ka te mira dhe te keqija, te meson c'do gje me kalimin e kohes....
    Vuajtjet e adolishences, sot per sot me kane bere qe ta ndjej vehten ne nje moshe 10 vjet me i madh se sa jam, mese normale, kur njeriu arrin te marri persiper shume pergjegjesi mbi vehte, shume detyra te cilat jeta i'a detyron per t'i zbatuar ato.
    Ashtu si dhe ju, edhe mua me dhemb fakti qe s'e kam pasur ate mundesi ku te beja prapesirat e adolishences, te cilat pamvarsisht se nuk jan te rekomandueshme per t'u kryer, jane paksa te embla per t'i perjetuar....
    Te perballesh me jeten qe ne moshen e adolishences, mendoj se eshte dicka e mire, por prap ka te keqijat e saj, si c'do gje tjeter.
    Por gjeja me e mire qe te ben, pergjegjesia e marr per shume gjera ne moshen e adolishences, eshte ajo qe, nuk arrin te dalesh nga frenat si shumica e adolishences se sotme, qe me te vertet te le per te deshiruar.
    Ndonjehere kur shikoj veprimet e adolishenteve te sotem, them se me te vertet qe te mos marri nje rrug te keqe femija, duhet te perballet me veshtiresit e jetes per te jetuar, dhe jo te jet nen kushtet e rehateshme dhe nga veht mosha te kaloj ne ekstreme qe sot per fat te keq i degjojm pothujase dita dites.
    Per faktin se, femija me prindin ne shumicen e rasteve, nuk arrin dot qe te ket nje marrdhenie, si shok\shoqe, nga ku mund te ket mundesin qe te shprehet lirshem, si per deshirat e tij apo si dhe per veprmet e tij.Nqs arrihet kjo gje qe te krijohet prind\femij, ateher kurrsesi nuk mendoj se do mund te dali nga shinat e jetes nje adolishent, kur them nga shinat e jetes nenkuptoj, cigaren/drogen/alkoolin/vjedhiet/vrasjet etj, gjera te cilat sot e kesaj dite i degjojm te kryhen nga adolishentet, dhe ky devijim ne jeten e tyre absolutisht qe nuk ndikon aspak per mire si per veht ata po njekohesisht si edhe per prinderit e tyre, asnje prind nuk do deshironte kurr qe te shikonte femijen e veht ne nje rrug te ketill, ne nje rrug te dal jasht kontrollit dhe te papershtatshme per jeten e tij.Prandaj dhe prindi duet te jet teper i kujdesshem per kete femij gjat kesaj periudhe moshe, duhet te veri te gjitha forcat e tij, dhe te zbatoj c'do menyre te pershtatshme per te pasur nje komunikim dhe marrdhenie te mire me femijen e veht ne kete moshe, perndryshe kur te rritet femija dhe te shikoj me bisht te syrit se cfare ai ka bere gjat nje periudhe te jetes se veht, nga ku eshte i bindur se nuk ka pasur absolutisht mundesin per te komanduar veht vehten per ne nje rruge me te mire, ateher do t'i kthehet prindit dhe ta gjykoj ate per c'ka ai/ajo ka vepruar ne moshen e adolishences.
    Keshilla e vetme qe mund te jap per adolishentet, eshte, te krijojn mundesi per te krijuar marrdhenie te mira, si me prinderit ashtu dhe me shoqerin e tyre, te mos rendin drejt alkooleve\drograve\dhe cdo gjeje te demshme per jeten e tyre, por te shikojn te studiojn e te dipllomohen per te qen me te afte neser kur te dalin ne jet, per te qen me te fort qe te perballen me problemet dhe veshtiresit qe do ju paraqesi jeta ne diten e neserme, se ne fund te fundit, familja me ju krenohet, familja prej jush pret te qeshi e te gezohet duke ju pare te forte e te lumtur ne ditet e neserme kur ju te largoheni nga prindrit tuaj.




    Ju pergezoj ju Diana per temat e bukura dhe kuptimplota, dhe ju falenderoj qe na jepni dhe ne mundesin per te sjell ketu kujtimet tona dhe njekohesisht dhe per te dhen sado pak nje keshill te vogel nga pervoja jone e asaj moshe, per adolishentet e sotem.



    Me respekt Shefqeti!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shefqeti11 : 14-04-2007 mė 14:57
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    Neper shekuj
    Postime
    20
    Adoleshenca eshte nji kaos i vertete i shkaktuar nga tensioni ne mes te individit dhe shoqerise. Gjate ketij kaosi individet mundohen qe ti plotesojne nevojat e veta si fiziologjike ashtu edhe zhvillimore. Ne kete kaos adoleshentit i deshiroj qe te kete nji rreth i cili i ofron vemendje, permbushje deshirash si dhe vizion te shendoshe.
    Mungesa e nji rrethi te shendosh familjar si dhe e relacioneve te shendosha ndikon ne shkallen e normalitetit te adoleshentit. Te gjitha problemet qe adoleshenti i perjeton si shkak te kesaj mungese ndikojne ne kerkimin e kompenzimit te tij artificial sikur qe jan drogat, alkoholi, agresioni, etj. Tek disa individe keto mungesa manifestohen ne moshen e mesme e sidomos ne disfunksion ne relacione me partnere.

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-03-2007
    Vendndodhja
    Neper shekuj
    Postime
    20
    Edhe une e kam pasur nji adoleshence jonormale. Kam qene ne udhekryq... Ndihmen me te madhe e kam mare nga librat nga te cilat mesova qe ta perdore nji komunitet te madh te filozofeve, psikologeve, shkrimtareve.
    Pra, une kam ardhur ne perfundim se ka rrugedalje edhe per adoleshentet e neglizhuar. Ne te vertet njeriu e ka fuqine qe ta transferoje mungesen e adoleshences normale ne nji krijimtari dhe lumturi te pashoqe. Nicheja ka thene qe ajo qe mbijetohet te bene me te forte. Une po shtoje se vetem nji jete e kemi. Ajo do te mbaroje edhe po u viktimizuam, e edhe po qe se mbijetojme.

  10. #10
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ndodhi qesharake midis nje adoleshenteje dhe te jemes!

    Nena hyn ne dhomen e te bijes dhe mbi tavoline gjen nje leter....
    E merr dhe nga kureshtja fillon ta hapi dhe te lexoje..
    Ne leter shkruhej...

    E dashur mami,
    _Sic e di dhe vete,une sot mbusha 15 vjec..
    Per jeten time kam vendosur shume gjera...jam lidhur me dike qe quhet Muhamet,jam shtatzane dhe po iki nga shtepia te jetoj me te..
    Lutu per mua dhe per Muhametin,pasi i shkreti eshte me side...
    Une sic te thashe me barre..Nuk e di si do te jetojme,por disa trafikante na kane keshilluar qe te merremi me rritjen dhe kultivimin e kanabisit,sikurse dhe me shitjen e tij.Mendoj qe nuk kemi rrugezgjidhje tjeter dhe mendoj e dashur mami qe ti do te me kuptosh!
    Do te vij te te takoj,kur te kem disa femije..

    vajza jote e vetme,Pauline.

    Ps...e dashur mami,e gjithe kjo ishte thjesht nje shaka imja,me te cilen dua te them qe ka gjera akoma me te keqija ne kete jete,sesa nje deftese notash....
    "Carpe Diem"

  11. #11
    Larguar Maska e Gerrard
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Ehhh DI_ANA c'na hap plage te vjetra , Sa do doja te isha dhe njeher ne moshen 16 vjecare, te kthehesha dhe njeher ne shoqerin e Adoleshences. Sa e bukur eshte kjo mos po sa e veshtire per ta kaluar. Nje shoqeri te dashur dhe aspak cinike apo materialiste se vet mosha nuk i llogarit keto faktore. Nje shoqeri te paster dhe nje moshe qe kurr nuk harroet ne jet.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  12. #12
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Pse moj e nderuar hudh zjarr ne ndjenja tona????
    Jo jo e thash kete sepse po te kisha mundesi do kthehesha ne moshen adoleshente meqenese me duket qe u rrita pa qen fare adoleshente me iku shum shpejt,u pjeka para kohe dhe i hyra jetes e papergaditur,po keshtu me priu fati ndoshta edhe te kthehesha prapa te njejten do e perjetosha pra nuk dua te kthehem kam frig mos po me perseriten gjerat!!!!
    Nuk dij mu kan perzi gjerat po te them te drejten me duket qe gabimet me te renda po i bejm pas kalimit te adoleshences ne pjekuri, po nisem nga vetevetja asnje gabim te vetmin nuk kam bere para moshes se pjekuris athua une isha adoleshente pas te 18-ve e e rritur me 16vj.nuk kam pergjigjeje por gjithmon i kthehem kesaj pyetje....
    e panjohura
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  13. #13
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anėtarėsuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty mė gjen, nėn hijen tėnde qė mė le amanet!Nėse tė duket qė kam humb,mė kerko atje ku fryn uragani i kohės,atje do mė gjeshė,duke tė kėrkua Ty!
    Postime
    7,750
    Sa do te deshiroja te kisha jeten e pjekuris sikur at te adoleshences.Isha femiu me i lumtur me dukej,u rrita ne nje mes ku kisha dy baba dy nena pastaj me erdhen edhe dy vellezer e dy motra por une mbeta e perkdhelura e te gjitheve.
    Ne shkoll isha nxensja me e dalluar por edhe shum problematike por e mbuloja me dijeni dhe nuk denohesha.
    Thash dy baba dy nena sepse agja nuk kishte fmi.Pra feminij e mrekullueshme po pastaj............KATASTROF

    e panjohura
    Rėndesia e njė personi nuk vlerėsohet nga hapėsira qė zė, por nga boshlleku qė le kur nuk ėshtė mė.

  14. #14
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga Trendafili-Blu
    Ehhh DI_ANA c'na hap plage te vjetra , Sa do doja te isha dhe njeher ne moshen 16 vjecare, te kthehesha dhe njeher ne shoqerin e Adoleshences. Sa e bukur eshte kjo mos po sa e veshtire per ta kaluar. Nje shoqeri te dashur dhe aspak cinike apo materialiste se vet mosha nuk i llogarit keto faktore. Nje shoqeri te paster dhe nje moshe qe kurr nuk harroet ne jet.

    Kalofshi Mire

    T-B
    Do te doja edhe une qe te isha dhe njeher ne ate moshe....pikerisht per te korrigjuar dhe ndryshuar shume gjera......

    respekte
    "Carpe Diem"

  15. #15
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ah kjo femijeria...
    E cuditshme te mendosh,por eshte pikerisht ajo qe end personalitetin tone qe do na derrmoje ne te ardhmen,do na detyroje ta ndjekim si mace dhe si qen pa asnje menyre armepushimi.
    "Carpe Diem"

  16. #16
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar mė parė nga DI_ANA Lexo Postimin
    Adoleshencen e kam kaluar e vetmuar dhe larg familjes...
    Ne te vertete mendoj se per mua ka qene nje periudhe ku ne te cilen nuk kisha te drejte gabimi dhe ku ne te cilen duhet te perballohesha me jeten dhe me "boten e madhe"!
    Do te kisha dashur shume qe kete faze jete ta kaloja "brenda ngrohtesise se familjes",po ja qe nuk ishte e mundur,per fatin tim te keq!
    Kam mesuar shume gjera per jeten para kohe dhe pikerisht mendoj se nuk eshte mire,pikerisht per faktin se edhe ne adoleshence vetja me dukej e" madhe"!
    E madhe sepse isha vetem perballe jetes dhe veshtiresive te saj,e madhe sepse nuk kisha si te veproja ndryshe....ja qe jeta na ben ndonjehere te rritemi para kohe!
    Do te desha shume te kisha patur vertete nje periudhe te tille ku edhe une te beja gabime,te qeshja,te qortohesha nga prinderit,te shpertheja kunder "padrejtesive",te beja ato qe ben cdo adoleshent,te beja ato qe kerkon mosha dhe jo ato qe na detyron jeta!
    Adoleshenca ime ishte e dhimbshme sikurse dhe femijeria vete ..........dhe keto te dyja me mungojne shume ne ditet e sotme....


    respekte
    DIA_NA, ma keput shpirtin keshtu, me duket se po bie ne dashuri me ty.... edhe pak me avatarin tend .. by the way ca e quajne ate te foto, duket si Kim Basinger.

    per sa i perket temes, shume e vertete, adoleshenca eshte delikate, kushedi sa here me ka vajtur ne mendje te vras veten, edhe per gjera koti. Adoleshenca eshte momenti kur del nga endrrat dhe nis e shikon realitetin per ate qe eshte, dhe rezultati eshte nje zhgenjim total. Mgjiithate kur vjen ne nje fare moshe thua ah sikur te jetoja dhe nje here ato vite....

  17. #17
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga xfiles Lexo Postimin
    ...per sa i perket temes, shume e vertete, adoleshenca eshte delikate, kushedi sa here me ka vajtur ne mendje te vras veten, edhe per gjera koti. Adoleshenca eshte momenti kur del nga endrrat dhe nis e shikon realitetin per ate qe eshte, dhe rezultati eshte nje zhgenjim total. Mgjiithate kur vjen ne nje fare moshe thua ah sikur te jetoja dhe nje here ato vite....

    Nje faze teper e veshtire e cila na dobeson ose forcon sipas natyres dhe asaj qe kemi kaluar...
    Zhgenjimi eshte dicka e hidhur dhe vete jeta jone eshte vazhdimi i nje fillimi te mire ose jo te kendshem!
    Mendoj se me kupton...


    respekte
    "Carpe Diem"

  18. #18
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Kujdes me adoleshentėt!

    Nga Gėzim Tushi

    Adoleshenca ėshtė konsideruar nga psikologėt si “moshė e vėshtirė” e njeriut nė rritje. Shumė delikate dhe jashtėzakonisht e vėshtirė. Problematike pėr prindėrit, pėr shoqėrinė dhe pėr vetė adoleshentėt. Moshė e paqartėsive, konfuzionit, dilemave personale. Moshė interbrezore, me njė kėmbė nga fėmijėria dhe tjetrėn nga rinia. Nuk ėshtė i madh dhe kėrkon tė duket dhe tė trajtohet si i tillė. Nuk ėshtė as i vogėl, megjithėse nė jetėn e pėrditshme shfaq veprime tė cilat shpesh janė joekuivalente me moshėn fizike. Adoleshenca ėshtė moshė kritike, ėshtė moshė e “krizės sė identitetit” tė njeriut, kur shfaqen hapur kontradikta tė thella tė personalitetit nė krizė, nė zhvillim, nė formim apo edhe nė deformim. Ėshtė moshė e vėshtirė pėr tė komunikuar dhe pėr t’u “marrė vesh”. Ėshtė mosha e vėshtirė e negativizmit, e kundėrshtimit, e mendjemadhėsisė boshe, e dukjes, e ekzibicionit, e ndjenjave tė vrullshme e energjive tė tepėrta qė duhen konsumuar. Nė kėtė periudhė moshore tė rinjtė janė tė vrullshėm, tė papėrmbajtur, tė padisiplinuar, agresivė, kokėfortė, egoistė dhe egotikė, me konsume tė hallakatura energjish.
    Ėshtė periudha mė e vėshtirė e komunikimit me ta, e marrėveshjes, e konsensualitetit. Ėshtė “koha e artė” e moshės, kur atyre iu pėlqen vetja, duken tė bukur, dėshirojnė tė jenė atraktivė, nė qendėr tė vėmendjes. Janė tė zhurmshėm, llafazanė, emocionalė, duan tė duken, tė bien nė sy, tė jenė nė qendėr tė vėmendjes, tė vlerėsuar pėr gjykimet e tyre. Edhe pse tė paqėndrueshme dhe nė jo pak raste tė nxituara. Nuk pranojnė mendimet e tė tjerėve, veēanėrisht moralizimet e “mėrzitshme” tė prindėrve. “Dinė” gjithēka dhe diskutojnė me “kompetencė pėr ēdo gjė”. Kanė krizat e tyre moshore, dilemat, pavendosmėritė, qė lidhen me perspektivėn e tyre. Pėrjetojnė dashuritė e para, tė vrullshme, kanė marrėdhėnie seksuale, bėhen tė rritur, seriozė, konkurrentė, sfidues, tė ashpėr e konfliktualė. Duan tė jenė tė parėt nė ēdo gjė. Kanė nė thelb shpirtin e garės dhe tė konkurrencės, pėr gjithēka. Kjo ėshtė adoleshenca, kjo ėshtė mosha e vėshtirė e konfliktualitetit. Koha mė e vėshtirė e “krizės edukative” tė familjes. Mosha e suksesit dhe e dėshtimit. Kjo kohė fizike e tė rinjve, ėshtė shumė e kushtueshme pėr prindėrit, tė cilėt duhet tė investojnė shumė nga vetja, me abnegacion, pėr siguruar “patėn” (adoleshentin), qė tė jetė e shėndetshme dhe e sigurt, qė nesėr tė prodhojė “vezėt e arta”. Nga ēdo prind qė ka adoleshentė nė shtėpi do tė dėgjosh ankesa shqetėsime qė kanė tė bėjnė me komunikimet interpersonale me ta. Do tė dėgjosh se nuk janė tė bindur, se nuk tė dėgjojnė, se janė tė mbyllur, tė pakomunikueshėm, se u pėlqen vetja, se kanė filluar dashuritė, se qėndrojnė natėn vonė nė PUB-e, se kanė filluar tė pinė cigare, alkool, ndoshta disa edhe drogė. Tė gjithė ankohen pėr njė periudhė tė vėshtirė krize, nė marrėdhėniet e prindėrve me adoleshentėt. Prindėrit shpesh habiten dhe nuk janė nė gjendje tė kuptojnė ndryshimin qė po ndodh, i cili nuk ėshtė vetėm moshor dhe fizik, por dhe mental, konceptual e emocional. Prindėrit, shpesh janė shkaktarė tė konfliktualitetit me adoleshentėt, sepse habiten dhe nuk kuptojnė atė qė ndodh pikėrisht nė “kufirin kohor” tė kalimit, nga mosha e fėmijėrisė nė adoleshencė. Nuk kuptojnė se pikėrisht, nė kėtė periudhė ndodh njė “revolucion moshor”, qė ka tė bėjė me specifikėn e kalimit nga fėmijėria e brishtė, kur fėmija ėshtė i varur nga prindi, i dėgjueshėm dhe i cėnueshėm. Nė kėtė moshė, ėshtė i lehtė raporti me fėmijėn, sepse kjo ėshtė mosha, kur ai ėshtė i dėgjueshėm, i komunikueshėm, i “manipulueshėm” dhe i trajnueshėm prej tij. Nė kėtė moshė tė fundit tė bindjes, fėmija mendon se prindi “ėshtė perėndi”. Ai di ēdo gjė, ėshtė mė i madh, ka tė drejtė gjithmonė. Kjo ėshtė periudha e fundit e trajnimit dhe manipulimit tė lehtė prindėror. Ėshtė periudha e fundit kur “pi ujė” edhe frikėsimi, trembja, kėmbėngulja pėr tė zbatuar detyrat, porositė, urdhrat e prindėrve. Pas kėsaj periudhe moshore, ēdo gjė ėshtė ndryshe. Raportet prind fėmijė pėrmbysen, marrėdhėniet vėshtirėsohen, relacionet midis tyre bėhen tė tjetėrsuara. Kjo ėshtė periudha mė e vėshtirė, e komunikimeve prind fėmijė. Ėshtė koha qė kėrkon ndryshime nė mentalitet, nė strategjinė e marrėdhėnieve, nė taktikėn e komunikimit, nė respektimin e personalitetit nė formim tė adoleshentit duke respektuar me detyrim, tė vetėndjerin e tij si i madh, qė tashmė nuk pranon aq shumė kėshilla dhe moralizime nga prindėrit, por kėrkon tė respektohet si partner dhe i barabartė. Ėshtė koha e rėnies nė minimum i “autoritetit tė shenjtėruar prindėror”, i tė “drejtave tė tij tė pakufizuara” ndaj fėmijės. Kjo ėshtė periudha e krizės sė “idolatrisė” sė autoritetit tė prindėrit. Nė kėto rrethana tė vėshtira, komunikimi ėshtė e nevojshme tė kuptohen dhe tė respektohen ndryshimet reciproke qė kanė ndodhur, nė relacionet prind-fėmijė, pėr shkak tė “etapės sė re” tė marrėdhėnieve reciproke, nė tė cilėn ndodhen tė dy palėt.
    Kjo ėshtė moshė e pėrgjegjėsive tė mėdha edhe pėr adoleshentin edhe pėr prindin. Ky ėshtė momenti psikologjik, kur kemi nė dorė edhe patėn “adoleshentin” dhe “vezėt e arta” qė pėrgatitet tė “prodhojė” ajo. Shumica e prindėrve, me tė cilėt bisedojmė, qė kanė adoleshentė nė familje, janė tė turbulluar nga dukuritė e “reja” moshore, nuk janė tė aftė, tė gjejnė strategjinė, rrugėn e komunikimit tė suksesshėm me ta. Si tė sillemi, tė pyesin tė shqetėsuar dhe tė tronditur ata? Si tė jemi nė marrėdhėniet me adoleshentėt? Autoritarė apo Tolerantė? Kjo ėshtė ēėshtja! Tė heqim dorė prej tyre, duke menduar se janė tė rritur dhe mund tė bėjnė si tė duan, duke e reduktuar nė zero “pėrgjegjėsinė prindėrore”, duke i lėnė ata tė sillen sipas “mėnyrės sė tyre”, apo duhet tė gjejmė mėnyrat e pėrshtatshme, pėr tė qenė ndikues me ta? A ka standarde qė duhen kultivuar nė kėtė moshė, qė ata tė bėhen tė pėrgjegjshėm, planifikues, me objektiva moshore tė qarta, me standarde sjelljeje, duke kultivuar qė nė kėtė moshė, angazhimin personal pėr tė qenė tė disiplinuar dhe tė pėrgjegjshėm? Me fjalė tė tjera, problemi mė shumė sipas mendimit tim, ėshtė mungesa e kuptimit nga prindėrit tė veēorive moshore tė adoleshencės, si periudha mė e vėshtirė e “krizės sė identitetit”, si veēori moshore universale.
    I vetmi “ilaē” pėr tė pėrballuar kėto veēori specifike, nė marrėdhėniet e acaruara tė fėmijės adoleshent me prindėrit, ėshtė gjetja e “strategjisė dhe taktikės” nga prindi, pėr tė siguruar qėndrueshmėrinė e “urave” tė lidhjes dhe tė komunikimit, si e vetmja mėnyrė pėr ndikuar mbi ta dhe pėr t’u dėgjuar prej tyre. Sociologėt me tė drejtė, kėtė dilemė tė madhe prindėrore nė marrėdhėniet me adoleshentėt, e konsiderojnė si njė moment delikat, nė tė cilin prindėrit janė tė shqetėsuar qė tė kenė tė sigurt “patėn” dhe po kaq tė sigurt duan tė jenė se, ajo nesėr do tė jetė nė gjendje qė “tė bėjė vezė tė arta”. Ėshtė normale kjo dėshirė. Kjo ėshtė dilema qė shqetėson prindėrit, nė marrėdhėniet e tyre me adoleshentėt, qė shpesh sjell konflikte nė marrėdhėniet me ta. Ky ėshtė objektivi dhe angazhimi prindėror shumė pozitiv, por qė shpesh nga mungesa e interferimit elegant dhe konsensual me adoleshentėt, nė vend tė “vezėve tė arta” sjell konflikt. E gjithė kjo, e lidhur padyshim me mungesėn e njė raporti tė saktė, midis “autoritetit” dhe “tolerancės prindėrore”, midis respektimit tė identiteteve reciproke, nė komunikimin interpersonal. Me fjalė tė tjera, ajo qė mendoj, se po zhvlerėson komunikimet edukative tė prindėrve me adoleshentėt, ėshtė mungesa e kuptimit tė kohės, veēorive moshore dhe specifikės psikosociale tė adoleshentėve, nga prindėrit. Njohuritė e kufizuara tė tyre, pėr shkaqe tė ndryshme, ėshtė njė nga paradigmat sociale tė njė konflikti tashmė tė zgjeruar, masiv, tipik, midis prindėrve dhe adoleshentėve. Nuk mund tė komunikohet me ta, me tė njėjtėn mėnyrė autoritariste, tė vjetėr, imponuese, monotone. Nė teoritė psikologjike moderne, flitet pėr metodėn prindėrore tė “komunikimit tė manifestuar nė rrethana tė ndryshme”. Kjo do tė thotė, se ēelėsi i suksesit tė prindit me adoleshentin, ėshtė qė ai tė kuptojė rrethanat, tė komunikojė nė pėrputhje me to, pėr tė pasur sukses nė “strategjinė e komunikimit”, pa shumė konflikt. Kjo ėshtė ndoshta mėnyra moderne e “veprimit tė maskuar indirekt”, duke realizuar shkrirjen e autoritetit dhe tolerancėn, pėr tė pasur “njė patė tė shėndoshė sot, qė pėrgatitet tė bėjė vezė tė arta nesėr.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DI_ANA : 22-12-2007 mė 12:10
    "Carpe Diem"

  19. #19
    i/e larguar Maska e Homza
    Anėtarėsuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Adoloshenenca eshte moshe qe ti kerkon me patjeter te dukesh i pjekur pra i madh ne moshe, te pish duhan edhe te bosh shrre me policine, kur rritesh me patjeter kerkon ato qe ke ndjere dikur ne adoloshence.

    Pra njeriu eshte nje qenie qe gjithnje kerkon ndryshimin, dhe pasi ta kete perjetuar ndryshimin kerkon ate qe e kishte dikur por se merr dot sot.

  20. #20
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Talking

    Adoleshenteve do i thosha vetem qe bota do vazhdoje te rrotullohet, pavaresisht dramave apo menefregizmit apo cfaredolloj gjeje qe ata mund te bejne ose qe mund t'i ndodhe gjate kesaj periudhe.

    Shpesh adoleshentet mendojne se jane te vetmit qe po vuajne, ose se jane me te rendesishmit ne kete bote dhe mund te bejne dhe thone c'te duan.....duke i nenvleresuar pasojat e se ardhmes.

    Prandaj e vetmja keshille qe mund te jap eshte qe ta marrin shtruar dhe pa shume shperthime.

    Personalisht, duke krahasuar veten me adoleshentet e tjere...mendoj se ate periudhe qe ata e kaluan ne moshat 13-19 une e kam kaluar vite me pare, gjithmone kam qene me e rritur se mosha. Kur erdhi adoleshenca, asgje tipike per nje adoleshente nuk me joshte me.....me dukeshin gjera demode dhe te vjeteruara. Tani qe jam 21, me duket gjithcka aq distante saqe nuk e di me se nga i bie femijeria apo adoleshenca. Jam bere per pension.
    As qe du me dit!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  2. Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 25-01-2008, 06:53
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •