Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Ti Diana pak a shum ke kaluar nje adoloshence si 60% e shqipetareve dhe eshte e vertete adoloshenca eshte baza e ndertimit psikologjik te njeriut qe po u godite ne kete periudhe do te te leje shenje ne jeten tende,por shkurt un do shtoja nje keshille plus te gjitha keshillave qe ju keni shkruar me lart,gjeja me e rendesishme ne adoloshence eshte seksi ,i tepert dhe i munguar.Po te studiosh shqiptaret qe kane kaluar nje adoloshence para 95 kane nje cperfyterim ne fytyre,kane nje urrejtje,nje djegie,nje temper mjaft te brishte dhe te eger,nje inat ,nje guxim dhe nje frik te tepruar,edhe kur ne flasim me njeri tjetrin nje kalimtar i huaj kujton se po zihemi qofte ne kafene apo ne rruge e them me bindje kete aq sa po te qendroj ne nje shesh metroje Londer Paris apo Njujork un do te njihja 70%e shqiptareve vetem nga ana e mimikes ne fytyre vetem nga ana e shenjave qe pershkova me lart,dhe po te veresh femijet qe jane larguar me familjet e tyre qe ne moshe te vogel dhe kane kaluar adoloshencen jashte as qe i ven re jane si te gjith te huajt.Nuk le menjane edhe mungesen e ushqimit ne kete periudhe apo kulturen e trasheguar nga familja apo shoqeria,por seksi ne kete moshe eshte shum i rendesishem ,as ti ndrydhesh dhe ta besh seksin moll e ndaluar por edhe ne degjenerim jo.

  2. #22
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar mė parė nga shiu2008 Lexo Postimin
    Ti Diana pak a shum ke kaluar nje adoloshence si 60% e shqipetareve dhe eshte e vertete adoloshenca eshte baza e ndertimit psikologjik te njeriut qe po u godite ne kete periudhe do te te leje shenje ne jeten tende,por shkurt un do shtoja nje keshille plus te gjitha keshillave qe ju keni shkruar me lart,gjeja me e rendesishme ne adoloshence eshte seksi ,i tepert dhe i munguar. .

    Te me falesh po si shume pa lidhje me duken keto qe po me thua....
    Sipas teje ata qe kane kaluar nje adoleshence te veshtire kane qene ne mungese seksi?!
    E ē'lidhje ka?
    Mungesa e ngrohtesise dhe e dashurise po,po ajo ne adoleshence nuk jepet me seks,me vjen keq per kete lloj gjykimi!
    Kujton se seksi eshte ēelesi i arritjes dhe i zhvillimit te nje adoleshenti?
    Me duket fare pa kuptim ky diskutim i yti....!!!!
    "Carpe Diem"

  3. #23
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-12-2007
    Postime
    119
    Mbase un nuk gjeta fjalet e duhura per te pasqyruar mendimin tim dhe ti se kupton vertet ate qe doja te thoja po shikon fjalen seks dhe e shikon si nje fjale te keqe ose tabu.Ne kete teme po flasim per kujtimet e adoloshences apo pasojat qe kalon njeriu ne adoloshence qe e pengon per te ndertuar nje psikologji te kompletuar dhe un po flisja per te dyten,dhe un po e them prap qe njerezit qe kane kaluar nje adoloshence te veshtire jane me te sukseshem dhe jane me te afte per te perballuar jeten .Ndersa ato qe kane pasur nje mungese edukate seksuale ne kete moshe qe seksi ka qene tabu kane pasur dhe kane probleme mbas kesaj moshe .

  4. #24
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Adoleshenca; Mėnyrat e trajtimit tė problemeve tė saj brenda familjes.

    Diferenca e brezave vetvetiu sjell edhe diferencėn e ideve por nuk ėshtė kjo ajo qė na ndan. Ajo qė na ndryshon ėshtė siptoma e fajit, qė njihet si produkt i brezit tė ri. Adoleshenca ėshtė mosha mė e prirur pėr tė krijuar idetė e gabimeve, fajeve dhe deformimeve tė sė tashmes. Ėshtė niveli i prirur pėr tė krijuar idenė e ndryshimit dhe pėr tė pranuar sfidėn. Adoleshenca nuk ka frikė pėr tė pranuar se po gabon gjatė ndryshimit tė vetes dhe tė procesit. Asnjė shoqėri nuk mund tė realizojė instiktivisht pėrcjelljet dhe kapėrcimet, qoftė kėta edhe tė papritura. Kjo pėr tė frenuar paksa sfidat dhe ndikimet masive tė rasteve regresuese. Por nė tė gjitha kėta dukuri shfaqjeje, shoqėria duhet tė kujdeset pėr tė mos penalizuar dhe lėnė mėnjanė, por pėrkundrazi pėr tė shėrruar dhe trajtuar si sėmundje dhe pjesė tė edukimit tė vet. Natyrisht qė kėtė mund dhe duhet ta realizojė familja dhe shkolla. Shumica e psikologėve janė tė njė mendjeje se adoleshenca fillon nė kohėn e pubertetit. Pėr meshkujt, puberteti arrihet afėrsisht nė moshėn 13 vjeē; pėr femrat kjo rreth moshės 11 vjeē. Por psikologėt nuk bien dakort pėr kohėn kur mbaron adoleshenca dhe kur fillon mosha e rritur, por kjo kohė ėshtė zakonisht diku mes moshės 18 dhe 21 vjeē. Adoleshenca ėshtė nė kuptimin e vėrtetė tė fjalės njė tranzicion prej varėsisė te pavarsia dhe pėrfundon kur individi arrin statusin e tė rriturit. Nėse nė botė ka diēka mė tė vėshtirė se tė jesh adoleshent, ėshtė tė jesh prind adoleshenti. Kjo ndodh pėr vetė faktin se fjala “Adoleshencė” ėshtė e barabartė me “Vėshtirėsi”. Themi kėshtu sepse gjatė kėsaj moshe ndodhin transformimet kryesore nė organizmin dhe gjendjen e brendshme tė fėmijės. Kėta transformime mund ti pėrmbledhim nė Biologjike dhe Shpirtėrorė. Kjo moshė shoqėrohet me ndryshime tė lehta shpirtėrore. Fėmija tashmė fillon ti besoj mė shumė vetvetes dhe kėrkon qė fjala e tij tė mos neglizhohet si nga familjarėt e tij ashtu edhe nga rrethi shoqėror. Njė tjetėr nuancė e kėsaj moshe ėshtė tendenca e fėmijės pėr tu mbyllur nė vetvete. Nė kėtė periudhė adoleshenti mundohet qė problemeve qė has tju gjej vetė zgjidhje. Pėr tė e vetmja gjė qė mund tė jetė e drejtė, ėshtė mendimi dhe zgjidhja qė ai afron. Brenda tij fillon tė mos ekzistojė mė rehatia e brendshme siē ndodhte mė parė kur pėr ēdo problem zgjidhja i vinte nga tė rriturit. Me problemet qė has nė kėtė mėnyrė, fėmija fillon tė ketė ndryshime edhe nė oreks dhe nė orarin e gjumit. Hallet e shumta tė cilave nė tė shumtėn e rasteve nuk arrin dot tju jap drejtimin e duhur, ndikojnė nė ēdo aspekt tė jetės sė tyre. Megjithėse tė gjithė adoleshentėt pėrjetojnė probleme, disa prej tyre vuajnė nga njė stres ekstrem dhe kanė probleme tė rėnda. Njė problem serioz, i cili po rritet dukshėm ėshtė vetvrasja qė kryhet nė kėtė moshė. Ēdo vit mbi 5000 adoleshentė kryejnė vetvrasje. Shumė tė tjerė ė kryejnė diēka tė tillė sepse ndihen tė depresuar dhe tė padobishėm. Abuzimi me drogat ėshtė njė tjetėr problem i rrezikshėm nė adoleshencė. Edhe pse alkooli dhe marijuana janė drogat mė tė pėrdorura, kokaina dhe drogat e tjera po pėrdoren gjithashtu. Problemet Kryesore: • Adoleshenca sjell tronditjen e lidhjes prind-fėmijė Ashtu siē e theksuam edhe mė sipėr, adoleshenca shėnon moshėn e kėrkesės pėr pavarsi tė fėmijės. Kėtu fillon edhe problemi i nėnvlerėsimit tė vlerės sė prindit. Mosmarrėveshja me problemin, trajtimi i tij sikur tė mos ketė ndodhur, fshehja pėr hirė tė frikės, shkaktojnė problem social tė braktisjes sė fshehtė. Nė kėtė mėnyrė adoleshenti bėhet i ftohtė, indiferent dhe agresiv kur i kujton detyra dhe angazhime tė tjera qė nuk kanė tė bėjnė me dėshirėn e tij. • Kėrkesat rinore nė planin emocional, intelektual dhe tendenca pėr afirmim Fėmijėt e kėsaj moshe, pėrsa i pėrket anės emocionale, ndiejnė njė ndryshim rrėnjėsor. Nė tė shumtėn e rasteve fillojnė tė vihen re seriozisht ndjenjat pėrkundrejt sekseve tė ndryshme. Fėmija tashmė fillon, ose mė saktė kėrkon qė mendimi i tij tė dėgjohet dhe tė merret parasysh. Ai kėrkon qė tė afirmohet sa mė mirė nė ēdo problem qė mund tė ndodh nė familje apo nė mjedisin qė e rrethon. • Ndjenja e tė rriturit, kėrkesa pėr tu dukur i tillė dhe dėshira pėr tė pėrdorur inteligjencėn. Nė tė shumtėn e rasteve prindėrit nuk marrin kurrėsesi parasysh mendimin e fėmijės sė tyre pėr ata qė ndodhin brenda familjes. Kjo i shtyn akoma mė shumė fėmijėt qė tė mundohen pėr tu dukur mė tė rritur dhe tė bindin prindėrit e tyre se janė nė gjendje tė pėrballen me jetėn. Ata pėrpiqen me ēdo mėnyrė qė tu tregojnė tė rriturve qė fjala e tyre ėshtė me e drejta dhe se ata janė rritur. • Shkėputja shipirtėrore nga familja: Ky ėshtė njė nga faktorėt mė negativ qė shoqėron moshėn e adoleshencės. Fėmijėt e kėsaj moshe nė tė shumtėn e rasteve nuk arrijnė dot tė gjejnė mbėshtetjen e duhur familjare ose tė paktėn ushqehen me njė mendim tė tillė. Kjo sjell qė ata ti largohen familjes dhe tė mbėshteten mė shumė nė mendimet e veta dhe nė shoqėri. Adoleshenti kėrkon udhė “tė shkurtra” pėr tu rritur, ose pėr tė treguar veten tė madh. Prindi; i pazėvendėsueshėm: “- 6 vjeē : Babai di ēdo gjė… - 10 vjeē : Babai di shumė gjėra - 14 vjeē : Babai nuk di edhe aq shumė - 17 vjeē : Babai nuk di asgjė - 30 vjeē : Sikur ta pyesja babanė s`do bėja keq - 40 vjeē : Babai di shumė gjėra - 50 vjeē : Babai di ēdo gjė - 60 vjeē : Ah ta kisha babanė e ta pyesja… Nė momentin kur fėmija ēdogjė e merr nga prindi, atėherė ky i fundit ėshtė i pazėvendėsueshėm pėr tė. Me kalimin e kohės kur ai i afrohet moshės 10 vjeēare dhe fillon tė hapet dhe pėrballet mė ambientin e jashtėm, atėherė nis edhe faza kur fillon tė vė re ndonjė gabim tek prindi. Nė kėtė moment rėndėsia e prindit pėr tė fillon tė bie. Nė moshėn 14 vjeēare kur ėshtė edhe hyrja e plotė nė adoleshencė, fėmija tashmė ndihet ndryshe, apo siē thotė populli “Pėr tė ē'fluturon hahet”. Mosha kulminante e adoleshencės dhe qė pėrbėn edhe atė mė tė rėndėsishmen pėr vendimarrjen nė formimin e plotė tė mendimit pėr tu pėrgatitur pėr jetėn, ėshtė kur fėmija arrin 17 vjeē. Nė kėtė moshė ai duket sikur nuk e ndien aspak mė nevojėn e prindit pėr vetė faktin se edhe pėrplajset mė tė mėdha prind-fėmijė ndodhin nė kėtė moshė. Mosha 30 vjeēare pėrbėn edhe pėrballjen e plotė tė individit me jetėn. Nė kėtė moshė njė pjesė e mire e njerėzve ka arritur tė bėhet prind dhe fillon tė ndiej dhe kuptoj akoma mė mirė rolin e prindit ndaj fėmijės. Kėtu lind edhe pyetja e individit “Sikur ta pyesja babanė s'do tė bėja keq”. Me kalimin e kohės kur tashmė individi ka krijuar familjen e tij ndien akoma mė shumė rėndėsinė e konsulencės qė prindi i ka ofruar mė parė. (vijon)

    Gazeta Start
    "Carpe Diem"

  5. #25
    Ngelem unė! Maska e DI_ANA
    Anėtarėsuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ē'duhet tė dini pėr adoleshencėn?
    Adoleshentė llogariten fėmijėt tė moshės nga 12-21 vjet. Nė kėtė periudhė, ata kalojnė nėpėr shumė ndryshime fizike dhe emocionale. Ndryshimet shpesh janė tė dhimbshme dhe ndikojnė duke shkaktuar huti te fėmijėt dhe te prindėrit. Shumica e fėmijėve gjatė kėsaj periudhe do ta kalojnė pubertetin. Gjatė pubertetit, trupi i fėmijės rritet dhe zhvillohet, duke u transformuar nė njė trup burri / gruaje tė moshuar. Fėmijėt nuk e kanė dhe krejt njėsoj se ē'mendojnė tė tjerėt pėr ta. Nė atė moshė, numėr i madh i fėmijėve mendojnė se nuk mund tė lėndohen. Ata janė tė bindur se ēfardo qė tė bėjnė, asgjė e keqe nuk mund t'u ndodh.

    Cilat ndryshime llogariten si normale?
    Adoleshenca ėshtė koha kur fėmijėt fillojnė tė vendosin vetė. Ata e hulumtojnė pavarėsinė e tyre. Fillon procesi i ndarjes nga prindėrit. Ata duan qė tė rrinė vetėm nė dhomėn e tyre (kėrkojnė intimitet). Duan tė eksperimentojnė me atė qė ėshtė trend (modė). Duan tė provojnė ide tė reja dhe pėrpiqen me aktivitete tė reja. Shokėt e tyre pėrbėjnė pjesė tė rėndėsishme nė jetėn e tyre dhe kanė ndikim tė madh nė vendimet e tyre. Nė kėtė moshė fillon dhe tėrheqja ndaj seksit tjetėr.

    Ēfarė kufizimesh duhet t'u parashtrohen adoleshentėve?
    Fėmija juaj do mė shumė liri dhe pavarėsi. I besoni dhe i lejoni qė tė sjellė disa vendime tė veta individuale. Megjithatė, disa sjellje tė caktuara, nuk janė nė rregull asnjėherė, pėr cilėndo fėmijė, i cilėsdo moshė. Fėmija juaj nuk mud tė bėjė zgjedhje pėr gjėra qė e rrezikojnė shėndetin, sigurinė dhe ardhmėrinė e tij. Pėr shembull:

    * Nuk ėshtė i pranueshėm pėrdorimi i drogės dhe i duhanit, ato mund ta kėrcėnojnė shėndetin e fėmijės.
    * Nuk ėshtė e pranueshme tė vozitet me shokė kur ėshtė i dehur, me kėtė kėrcėnohet siguria e fėmijės.
    * Ėshtė domosdoshme fėmija tė shkojė nė shkollė. Shkolla e pėrgatit qė tė vazhdojė mė tutje nė jetė, tė punojė dhe tė fitojė pėr jetė.
    * Pėr disa gjėra mund tė bėhet kompromis (sė bashku merreni vesh ē'ėshtė e drejtė dhe ēfarė nuk ėshtė e drejtė) p.sh. a do t'i ngjyrosė flokėt ose a do ta rregullojė shtratin.

    Si tė ballafaqoheni me konfliktet?
    Ndėgjojeni fėmijėn tuaj. Tregoni interes pėr atė ē'ndodh, mos pritni qė tė ndodhė problem e pastaj tė komunikoni. Lejoni qė gjėrat e imta tė ndodhin siē do ai. Ruajeni energjinė pėr gjėra mė tė rėndėsishme. Kahzojuni nga ajo qė t'i caktoni caket e pėrbashkėta, nė vend qė ta kontrolloni fėmijėn si vjen deri te ato. Nėse fėmija juaj mė shumė do qė tė luaj nė fillim, pastaj t'i shkruajė detyrat e shtėpisė, mos insistoni qė tė fillojė me detyrat menjėherė pas shkollės. Ēdo natė, lavdrojeni pėr punėn e kryer. Mos bėni presion mbi tė. Nėse bėni presion, mund tė ndodh qė t'ju injorojė e mė vonė t'ju injorojė pėr gjėra shumė mė tė rėndėsishme.

    Cilat tema duhet t'i diskutoni me fėmijėn tuaj?
    Duhet tė diskutohet rreth pėrdorimit tė drogės, alkoolit, duhanit, seksit dhe trendeve tė modės. Parashtroni kėto tema para se t'ju pyesė fėmija pėr to dhe para se tė bėhen problem.

    * Pirset dhe tatuazhet. Sot fėmijėt vendosin pirse nė vende tė ndryshme siē janė veshėt, hunda, kėrthiza, gjuha, qiellza, kapaku i syrit dhe thitha e gjirit. Disa vendosin pirse edhe te gjenitaliet ose ne mjekėr. Tatuazhi gjithashtu ėshtė dukuri e shpeshtė. I jepni kohė fėmijės qė tė mendojė vetė, a do vėrtetė pirs apo tatuazh. Bisedoni pėr rreziqet. Gjatė vetė aplikimit mund tė ndodh infektim siē ėshtė hepatitis ose HIV, e pastaj vendi mund tė infektohet lehtė me bakterie. Do duhet rregullisht tė lahet me sapun dhe me ujė tė ngrohtė, ēdo ditė. Le tė bisedojė me shokė qė kanė pirs apo tatuazhė. Cilat janė anėt e mira dhe tė kėqija? Nėse sėrish vendos qė ta bėjė, siguroni qė ta bėjė atė nė vend tė sigurtė. Mos lejoni qė tė shkojė te joprofesionalist.
    * Seks i sigurtė. Ėshtė normale qė fėmija juaj tė ndiejė tėrheqje seksuale. Informacionet pėr kėtė i merr nė shkollė apo nga mediat. Pastroni nė qoftė se ekziston konfuzion. Le t'ju parashtojė pyetje. Udhėzojeni pėr rreziqet nga aktiviteti seksual, siē ėshtė gjasa tė mbetet shtatzėnė ose tė fitojė sėmudje qė transmetohet seksualisht (siē ėshtė HIV-i). I thuani tė mendojė se a ėshtė i pėrgatitur. Trupi mund tė jetė i pėrgatitur, por a ėshtė edhe emocionalisht i pėrgatitur? Diskutoni pėr standardet individuale dhe ndjenjat rreth seksit, por mos mos bėni presion. Diskutoni pėr abstinencėn, si pėr njė opcion dhe zgjedhje tė mundshme. Nėse fėmija juaj prapė se prapė vendoset pėr seks, kontrolloni se sa di pėr seskin e sigurtė. Diskutoni pėr kontracepsionin, pėrorimin e kontraceptivėve dhe prezervativėve. I ofroni fakte. Pranojeni interesin e tij pėr seksin. Mos lejoni qė tė turpėrohet. Bindeni se ndjenjat e tij janė normale.
    * Droga, alkooli dhe duhani. Parashtroni rregulla tė qarta. I tregoni se ēdo tė ndodh nėse kėto rregulla thyhen. Flisni pėr rreziqet nga duhani dhe nga pėrdorimi i alkoolit. Fėmija juaj nuk duhet tė pijė asnjėherė kur vozit. Gjithashtu nuk duhet tė vozitet nė veturė me ndonjė qė ka pirė. Nė rast se ka pirė, i thoni qė t'ju thėrrasė nė rast tė duhet tė vozisė. Mos e dėnoni atė natė. Flisni pėr atė ditėn e ardhshme. I thuani qė ka sjellė vendim tė drejtė kur u ka thirrur.

    Cilat shenja do tė mė paralajmėrojnė se fėmija im ka problem?
    Gjatė adoleshencės probleme tė shpeshta janė depresioni, pėrdorimi i drogave, ērregullimet nė tė ushqyerit, stresi ose problemet nė shkollė, shokėt ose familja. Nė qoftė se fėmija juaj tregon disa nga shenjat qė vijojnė, mundohuni ta vėrtetoni pėr ēfarė bėhet fjalė:

    * Humbje e shprehur nė peshė apo pėrkundrazi fitim i shprehur e peshės.
    * Probleme me gjumin.
    * Ndryshim drastik i shokėve.
    * Ndryshim drastik i sjelljes. Ikja nga shkolla. Ulja e notave.
    * Depresion. Flet pėr vetėvrasje, ēdo e pėrmendur, bile edhe me tallje, duhet tė shkaktojė brengosje.
    * Simptome pėr pėrdorim tė drogės.
    * Probleme me ligjin.

    Disa kėshilla pėr prindėrit
    Merrni pjesė nė gjithēka. Duhet qė ju vetė tė jeni shembull. Fėmijės tuaj i tregoni mėnyrė se si tė ballafaqohet me stresin dhe si tė sjell vendime. Lexoni libėr pėr adoleshencėn. Do t'ju ndihmojė tė dini se ē'ju pret dhe do t'ju pėrgatis tė dilni nė fund me konfliktet. Mbajuni konzistent pėr qėndrimet tuaja. Nėse fėmija juaj ikėn nga shkolla mos pranoni se “ai kalon nė ndonjė fazė”. Mosha e fėmijės tuaj nuk ėshtė arsyetim pėr sjellje joadekuate. Njoftoni shokėt dhe prindėrit e shokėve tė fėmijės tuaj. Punoni bashkė qė tė jeni nė rrjedhė. Bėhuni mė tepėr mbikqyrės, e jo pjesėmarrės. E respektoni intimitetin e fėmijės tuaj. Nė atė moshė fėmija juaj do njė kohė dhe njė vend tė caktuar qė tė jetė vetė me vehten e tij. Banjoja e tij dhe telefoni duhet tė jenė privat. Duhet tė jeni tė informuar se ē'lexon fėmija, ē'sheh nė TV dhe ē'sheh nė internet. Ēfarė video lojėrash luan? Me cilėn komunikon nė internet? Fėmija juaj mėson nga mediat. Qartėsojeni ēdo informatė tė gabuar. Kuptojeni se ku del fėmija juaj dhe me cilėn, por mos pritni qė t'ua tregojė tė gjitha detajet rreth aktiviteteve tė tij. Nėse dyshoni se bėhet fjalė pėr problem tė vėrtetė, normal ėshtė tė jeni mė aktiv. Doemos ta mbroni fėmijėn tuaj qė tė jetė i sigurtė dhe i shėndoshė.

    Kur duhet tė konsultoni mjek?
    Ēdo bisedė pėr vetėvrasje nuk duhet tė injorohet. Kjo ėshtė shkak qė menjėherė tė drejtoheni te mjeku juaj. Konsultohuni me mjekun ēdo herė kur mendoni qė ju nevojitet sugjerim apo ndihmė.

    Ku tė drejtoheni pėr ndihmė?

    * Mjeku juaj
    * Psikologu
    * Instituti per Shėndet Mendor tė Fėmijėve dhe tė Rinjve

    Pėrgatiti :
    Prof. Dr. Dafina Kuzmanovska
    "Carpe Diem"

  6. #26
    back to origin Maska e ☆Angie☆
    Anėtarėsuar
    02-11-2007
    Vendndodhja
    Skyline
    Postime
    2,559
    Di_ana te pergezoj per temat qe hap,je e madhe!
    Pas informacionit te bollshem qe ofrove nuk mendoj se ka gje me per te shtuar.
    Adoleshnca konsiderohet pra si stuhi ndenjash,jostabilitet personaliteti,ku cdo adoleshent eshte ne kerkim te nje identiteti,te qenit cool,ne qender te vemendjes po aq sa deshira per te qene te rritur.Mund te them se eshte faza ku njeriu eshte me i manipulueshem se kurre,ku perqafohet cdo lloj ideje pa e menduar dyhere,kur vlerat morale te nje grupi shoqerie mund te kthehen ne vlera vetjake.....................por dreqin ta haje eshte faza me e bukur e jetes.Edhe pse adoleshenca eshte nje bombe sociale kudo(psh ne gjermani ka plasur) eshte faza qe kur kalohet kujtohet me aq dashuri dhe nostalgji.
    E imja ka qene e perkryer.Kam pas gjithcka qe e ben per t'u mos harruar.Kam mbledhur cdo dite leksione te vogla jete(te tipit kur ta futin thiken mbrapa krahut,si te shpikesh 1001 genjeshtra per te marre pjese ne party te ndaluara&te mos degjosh muziken e prinderve,si ta mbash konstant nr. e mungesave,etj).I beja pyetjen vetes:"nga cili planet jane prinderit e mi?". Sot e kam shume te qarte: nga planeti i prinderve qe e kalova me sukses ate faze eshte merita e tyre qe me kane mbajt ne binare.
    Elegance is an attitude.

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Ardit Gjebrea
    Nga briiigi nė forumin Muzika shqiptare
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 08-01-2023, 17:37
  2. Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 25-01-2008, 06:53
  3. Kujtimet E Gazetarit Shqiptar ...
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-05-2006, 23:51
  4. Kujtimet apo pėrjetimet mund edhe tė shlyhet nga truri!
    Nga Davius nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2005, 23:09
  5. Kujtimet, Biografia dhe Autobiografia.
    Nga White_Angel nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 21:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •