Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 3
  1. #1
    Administratore Maska e Fiori
    Anėtarėsuar
    27-03-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    3,016

    Besnik Mustafaj

    Besnik Mustafaj ka lindur nė Bajram Curr, nė 1958. Ai njihet si poet, novelist dhe diplomat bashkėkohor. Ka studiuar Frėngjisht nė fakultetin e Gjuhėve tė Huaja nė Universitetit tė Tiranės. Nga viti 1992 deri nė vitin 1997 ka shėrbyer si Ambasadori Shqiptar nė Francė ndėrsa nė vjeshtė tė 2005 u emėrua Ministėr i Punėve tė Jashtme tė Shqipėrisė.

    Mustafaj njihet si autori i:
    - katėr pėrmbledhjeve me poezi - Motive tė gėzuara (Tiranė 1978); Fytyrė burri (Tiranė 1987); Legjenda e lindjes sime (2005)...
    - pėrmbledhjeve me ese dhe studime - ndėr tė cilat ja vlen tė pėrmenden: Fletorja reservat: shėnime jashtė valixhes diplomatike (Prishtinė 1995); Midis krimeve dhe mirazheve: (ese - Tiranė 1999).
    - librave pėr fėmijė
    - pesė prozave - Vera pa kthim (Tiranė 1989); Gjinkallat e vapės (Tiranė 1994); Njė sagė e vogėl (Tiranė 1995); Daullja prej letre (Tiranė 1996); Boshti(Tiranė 1998). Me novelėn 'Boshti' ai ka fituar dhe ēmimin 'Medicis' nė Francė mė 1999.
    - etj

    Disa prej krijimeve tė tij janė pėrkthyer nė Frėngjisht, Gjermanisht dhe Bullgarisht.



    Night Walk in the Forest

    The trees, the stones, the grass, the flowers are mute.
    And I, belated wanderer, sing so as
    Not to let them languish in the nocturnal silence.

    I am alone in that silence,
    But when I sing, night is no longer night,
    And I am no longer alone,
    I hear the footsteps of my beloved
    And the birds beat their wings,
    The trees rustle their branches,
    Over my blue shirt
    The crickets awaken the summer sun,
    I see how my beloved closes her eyes
    To cling to me there for a moment,
    I become air, water, light and fire on her lips.

    The forest, which can no longer keep still,
    Falls back and stops somewhere behind me,
    So as not to interrupt my song...

    [Shėtitje natėn nė pyll, from the volume Legjenda e lindjes sime, Tirana: Ora 2005, p. 71. Translated from the Albanian by Robert Elsie]



    Today

    I woke up
    Today
    With
    The
    Taste
    Of strawberries
    On
    My lips.

    [Sot, from the volume Legjenda e lindjes sime, Tirana: Ora 2005, p. 87. Translated from the Albanian by Robert Elsie]





    p.s. kėto materiale i solla kėtu si pėrgjigje tė njė kėrkese dėrguar forumit tė letėrsisė. Shpresoj sė shpejti tė sjell mė shumė krijime nė shqip tė Mustafaj, gjithashtu dhe vetė ju jeni tė lirė tė postoni mė shume...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 02-04-2007 mė 01:43

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    BESNIK MUSTAFAJ Midis mirazheve dhe krimeve

    Midis mirazheve dhe krimeve

    BESNIK MUSTAFAJ

    Njė turist francez vizitonte njė fshat tė Shqipėrisė. Kryetari i kėshillit popullor, pasi vuri gjithė shpirtin nė shpjegimin e transformimeve rrėnjėsore tė fshatit tė tyre nėn udhėheqjen e Partisė e tė shokut Enver, priti shpėrthimin e admirimit tė mikut tė largėt. Pėr ēudi, francezi mbeti i zymtė, gojėkyēur. Atėherė vendasi u detyrua ta pyeste pėrkthyesin se ē’hall kishte i huaji qė rrinte aq i vrarė.

    - Lėre, tė shkretin! Mos ia ngacmo plagėn! Kujton vendin e tij, qė kapitalizmi e ka zhytur nė mjerim, - iu pėrgjigj pėrkthyesi i shkathėt.

    - I thuaj tė mos mėrzitet, po tė mbledhė mendjen sė bashku me shokėt e vet e tė krijojė Partinė Komuniste. Ndihma e Partisė sonė nuk do t’u mungojė. Populli i tij mund ta ndėrtojė tė ardhmen vetėm duke ecur sipas mėsimeve tė Marksit, Engelsit, Leninit, Stalinit e shokut Enver. Atėherė do ta shohė ai edhe Parisin tė lulėzojė si fshati ynė. I pari i pushtetit tė atij fshati ishte i sigurt se po i jepte mysafirit kėshillėn dhe ngushėllimin mė tė pėrshtatshėm.

    Kaq thotė anekdota qė tregohej nė Shqipėri tė paktėn nga fillimi i viteve tetėdhjetė, kur unė isha ende student. Ndodhia ėshtė e trilluar, por personazhet janė sidoqoftė tė vėrtetė. Po tė pėrdorim njė nga termat mė tė preferuar tė propagandės komuniste, do tė thoshim se fshatari paraqet nė mėnyrė simptomatike NJERIUN E RI shqiptar, tė fabrikuar gradualisht gjatė 45 vjetėve nga makina e tmerrshme e shtetit tė diktaturės sė proletariatit. Nuk ka pikė dyshimi se entuziazmi i tij ėshtė i sinqertė, siē ėshtė i sinqertė edhe trishtimi qė ndien ai nga ftohtėsia e mikut tė largėt para realitetit madhėshtor tė vendit tė tij. Mosha dhe detyra e lejojnė personazhin tonė tė mishėrojė nivelin mesatar tė formimit politik e kulturor tė mjedisit ku jetonte. Le ta shtyjmė me pėrfytyrim turistin francez ta pyesė pritėsin se ēfarė di pėr botėn. Ja si do tė pėrgjigjej ai:

    Bota ndahet nė dy hemisfera politike tė papajtueshme.

    Nė njėrėn bėjnė pjesė vendet kapitaliste tė Evropės, Amerikės, Afrikės, Azisė, me nė krye SHBA. Nga fundi i viteve pesėdhjetė, kur nė BRSS erdhi nė fuqi Hrushovi, dhe Partia jonė me shokun Enver Hoxha ia ēorėn maskėn e tradhtisė, nė kėtė hemisferė kaluan edhe vendet e ish-kampit socialist, tė cilat ia hapėn rrugėn degjenerimit tė pushtetit popullor. Nė krye tė kėtyre vendeve, si xhandar dhe jo i parė midis tė barabartėve, ėshtė BRSS. Popujt, si nė Lindje e nė Perėndim, jetojnė nė mjerim, shtypen e shfrytėzohen barbarisht, ndėrsa njė pakicė, afėr 0,01 pėr qind e popullsisė, jeton mes luksit pėrrallor.

    Hemisfera tjetėr, edhe pse tani pėr tani, pėr arsye tė shpjeguara nė analizat e Partisė sonė, dhe nė veprat e shokut Enver, zė vetėm 28 mijė kilometra katrorė dhe ka njė popullsi prej 3 milion banorėsh, ėshtė mė e rėndėsishmja e planetit. Aty ndodhet Shqipėria, i vetmi vend ku nė fuqi ėshtė populli. Si ka deklaruar nė Moskė, nė nėntor 1960, pėrmes gojės sė birit tė vet mė tė shtrenjtė, arkitektit tė Shqipėrisė sė re, Enver Hoxhės, populli shqiptar do tė hajė edhe bar, por parimet e komunizmit nuk do t’i tradhtojė. Duke mbrojtur kėto parime tė pavdekshme ky vend ka fituar prestigj tė pashembullt nė sytė e popujve liridashės tė botės. Shqipėria me Partinė largpamėse, tė udhėhequr nga shoku Enver Hoxha, ėshtė zotuar para historisė ta mbajė gjallė nė kėto kohė tepėr tė vėshtira ėndrrėn mė tė bukur tė njerėzimit: Komunizmin. Popujt e botės, nė shenjė mirėnjohjeje tė thellė pėr misionin e udhėrrėfyeses drejt sė ardhmes, qė kryen ndaj tyre Partia e Punės e Shqipėrisė, e quajnė atė me nderimin mė tė madh: Zėri i sė vėrtetės.

    Por, mirėnjohjen mė tė pakufishme Partia e Punės dhe shoku Enver e gėzojnė te populli shqiptar. Kjo mirėnjohje shprehet politikisht nė parullėn: PARTI-ENVER, JEMI GATI KURDOHERĖ. Dhe Partia i pėrgjigjet: Ē’THOTĖ PARTIA-BĖN POPULLI, Ē’DO POPULLI-BĖN PARTIA, parullė e formuluar nga vetė shoku Enver dhe ku sintetizohet nė mėnyrė tė shkėlqyer uniteti i pathyeshėm PARTI-POPULL, i cili ėshtė, si thotė pėrsėri shoku Enver, kyēi i artė i tė gjitha fitoreve tona.

    Kuptohet se, edhe arti, frymėzimet duhej t’i gjente nė jetėn dhe nė veprėn madhore tė Enver Hoxhės. Janė shkruar kilometra me vargje. Janė harxhuar tonelata me bojėra pėr tė mbushur telajot gjigante me fytyrėn e qeshur e njėkohėsisht tė menduar thellė tė UDHĖRRĖFYESIT. Dhe sidomos kėngėt pėrmbytėn jo vetėm radion, qė ishte shtetėrore, por edhe tė gjitha llojet e koncerteve, anembanė Shqipėrisė.

    Njėra sish, ajo me titullin “Enver Hoxha, tungjatjeta”, i zuri vendin edhe Himnit Kombėtar.

    Nė tė vėrtetė, Komiteti Qendror nuk kishte lėshuar ndonjė urdhėr pėr njė veprim tė tillė. Por nuk ishte nevoja. Nė regjimet diktatoriale gjendet rruga pėr tė vendosur rregulla tė pashkruara. Madje, rregullat e pashkruara pėrcaktojnė nė njė masė shumė mė tė madhe se ligjet mėnyrėn e jetesės sė shoqėrisė. Kjo e bėn individin tė ndihet vazhdimisht i pambrojtur dhe dora-dorės atij i krijohet njė psikologji krejt e veēantė, ku sundon kompleksi ekzistencial i frikės, me tė cilėn individi mėsohet, domethėnė bėhet gjithnjė e mė i pavetėdijshėm pėr ankthin e vet dhe i mbillet njė verbėri e ēuditshme nė gjykim. Kjo verbėri shėnon fitoren pėrfundimtare tė diktaturės. Ashtu si ato bishat e xhunglės, qė e magjepsin me vėshtrim prenė para se ta ēajnė, edhe regjimi diktatorial e magjeps pa u ndier individin, i shkakton atij dehjen e trurit. Nė vend tė realitetit pėrreth, individi sheh njė realitet iluzor, pėrshkrimin e tė cilit e gjen nė propagandėn zyrtare. Nė njė pjesė tė madhe tė popullit kjo dehje ėshtė totale. Asaj nuk i shpėton asnjė qoshe e trurit, ku mund tė pėrpunohej njė arsyetim sadopak logjik. Pėr tė pėrfytyruar deri ku shkonte kjo dehje, po sjell njė shembull: Ndėr dhjetėra mijė tė dėnuar politikė, qė ka pasur Shqipėria gjatė viteve tė diktaturės, janė tė rrallė ata qė e kanė pranuar akuzėn si kundėrshtarė tė regjimit. Po tė shfletohen dosjet e tyre, do tė gjenden plot betime pėr besnikėri ndaj Partisė dhe Enver Hoxhės. Madje, ka ndėr ta qė edhe nė fjalėn e fundit, pasi kanė marrė dėnimin absurd me 15, 20, 25 vjet burg, apo edhe me pushkatim, nė vend qė tė kėmbėngulnin pėr padrejtėsinė dhe tė denoncojnė dhunėn, kanė thirrur: “Rroftė Partia! Rroftė shoku Enver Hoxha!”

    Pėrballė kėsi shembujsh tė papėrfytyrueshėm nga jashtė, apo nga njė kohė tjetėr, futja e kėngės “Enver Hoxha, tungjatjeta”, si uverturė e spektakleve publike tė jetės shqiptare ngjan e natyrshme. Kjo kėngė ėshtė pa dyshim njė nga ditirambet mė emfatike thurur njė diktatori, e qė shpreh mė sė miri pėrmasat e megalomanisė sė tij. Ja njė strofė e saj:



    Po thonė popujt nėpėr botė

    Njė yll drite ka nė Evropė,

    Nga ky yll qė ka Shqipėria,

    Lum kujt i bien rrezet e tija.



    Del kėshtu se dy nga tri personazhet e anekdotės hynin ndėr qytetarėt e privilegjuar tė botės nė kėtė fundshekull. Ata ishin rritur nėn dritėn e kėtij ylli. Mbase, pėr sytė e tė huajit, shefi i fshatit dhe pėrkthyesi i ri ngjanin tė panatyrshėm e njėsoj tė ēmendur, si ngjajnė krijesat e rritura me dritė artificiale. Nuk janė njėsoj. Madje kanė njė ndryshim qė, pa kaluar shumė vite, do t’i ēonte nė ballafaqim me njėri-tjetrin. Le t’i paraqesim secilin shkurtimisht:

    Fshatari me pushtet po kapėrcen tė pesėdhjetat. Ėshtė njė burrė eshtėror, me dy kėmbė tė holla e tė harkuara, qė spikatin mirė nėn kilotat e leshta, tė zeza, tė cilat nuk i japin vapė as nė pikun e verės. Supet e imėta e tė mbledhura, qė ia fshehin ēuditėrisht kraharorin krejt tė rrafshėt, mbulohen me njė setėr ushtarake tė ēngjyrosur paksa nga mbajtja e gjatė, tė cilės i janė hequr shenjat e uniformės sė oficerit, por qė mbajtja e saj ka njė domethėnie: ai vetė ėshtė oficer i liruar, natyrisht, pėr arsye tė shpjegueshme, pėrderisa vazhdon tė zėrė njė vend nė pushtet, ose ka lidhje familjare me dikė qė punon nė ushtri. Mė e mundshmja ėshtė ta ketė djalin oficer. Pra, sidoqoftė ėshtė njeri i besuar. Kokėn e vogėl e tė qethur shkurt e mbulon me njė kasketė tė errėt, zakon i fituar nga dėshira pėr t’u ngjarė pak shokėve tė komitetit tė partisė sė rrethit, me tė cilėt takohet nėpėr mbledhjet e shpeshta nė qytet. Sytė e futur thellė ngjajnė edhe mė tė vegjėl dhe nuk arrijnė ta gjallėrojnė sadopak fytyrėn e rreshkur tej mase nga tė qėndruarit e gjatė jashtė, nė diell e nė kohė tė keqe. Vėshtrimi i tij e pėrfshin gjithė mėshirė fytyrėn e turistit. Lėkura e bardhė, e lėmuar e asaj fytyre tė huaj, pėr shqiptarin pesėdhjetėvjeēar nuk ka emėr tjetėr veē zbehtėsi nga ushqimi i pamjaftueshėm. Ose ėshtė dėshmi e ndonjė sėmundjeje tė keqe, tė cilėn i huaji, viktimė e shfrytėzimit barbar kapitalist, nuk ka paratė e nevojshme ta kurojė. Ėshtė gati t’i lutet mikut tė largėt tė pranojė pak nga gjaku i tij, pa pėrfytyruar se edhe nė kokėn e turistit vėrtitet pak a shumė i njėjti mendim pėr tė. Lėkura e djegur e fytyrės sė tij i mjafton tė huajit pėr tė kuptuar ēfarė jete kishte bėrė e bėnte ai fshatar i lumtur.

    Pėrkthyesi ka moshėn e djalit tė vogėl tė fshatarit. Ai kryen vitin e fundit tė fakultetit tė gjuhėve tė huaja dhe ka njė vetėndjerje nė rritje pėr rolin e vėshtirė tė ndėrmjetėsit midis vendit tė tij dhe tė huajve. Ky rol e vė nėn njė trysni tė dyanshme. Njerėzit tė cilėve u pėrket i kėrkojnė tė paraqesė me dinjitet atdheun. Kjo kupton qė tė huajve t’u tregohen vetėm pėrparimet madhėshtore, gjė qė pėrkthyesi e kishte detyrė morale dhe patriotike, por edhe detyrė shtetėrore tė padiskutueshme, shkelja pak e sė cilės e ēonte nė duart e Sigurimit. Detyrimi moral, i shprehur nė proverbin se mikut i tregohet vetėm oda e mirė, dhe i ngarkuar me propagandėn intensive rreth qėllimeve tė mbrapshta tė botės reaksionare ndaj socializmit tė vėrtetė tė mishėruar nga Partia jonė, kishte sidoqoftė njė ndikim psikologjik frenues nė sjelljen e pėrkthyesit tė ri me tė huajt. Por kryesori ishte detyrimi shtetėror, shkelja e tė cilit, si pasojėn mė tė lehtė, pra, nėse i shpėtonte akuzės pėr spiunazh, kishte dhjetė vjet burg pėr propagandė kundėr pushtetit popullor. Ėshtė njė kėrcėnim qė nuk pėrballohet lehtė. Aq mė tepėr nga njė njėzetvjeēar.

    Pėrkthyesi i ri nuk ka udhėtuar jashtė, por ka udhėtuar shumė nėpėr Shqipėri si shoqėrues i tė huajve. Ka udhėtuar nė vetura luksoze “Volvo”, ka fjetur nė hotele turistike dhe ka ngrėnė, pa u merakosur pėr shpenzimet, nė restorante tė kategorisė sė parė. Ka provuar kėshtu nga jeta njė kėnaqėsi tjetėr nga ajo e predikuar me zellin mė tė madh nga Partia dhe shoku Enver, si luftė kundėr rehatisė mikroborgjeze.

    Pėrkthyesit tė ri, fshehurazi edhe vetes, i kishte lindur tashmė dėshira tė punonte edhe ai pėr pak rehati. Po si?

    Por nuk ishte kjo e gjithė trazira e trurit tė tij tė njomė. Duke qėndruar pranė vizitorit tė huaj, fillon t’i duket gjithnjė e mė pa shije, e shėmtuar, mėnyra e veshjes sė vet. Ėshtė e natyrshme pėr moshėn, qė lėkundjet e para ai t’i pėsonte nė normat e paraqitjes, e cila asokohe ishte nė qendėr tė vėmendjes sė Partisė. Protagonistit tė anekdotės sonė fillon t’i duket gjithnjė e mė absurde rėndėsia e madhe politike dhe ideologjike qė i jepet gjerėsisė sė kėmbėzave tė pantallonave, apo gjatėsisė sė flokėve. Psikologjia e tij e homogjenizuar pėson kėshtu njė tė ēarė, e cila duket kur i huaji e pyet se ē’dėme i shkaktojnė socializmit mustaqet, kur edhe Stalini ka pasur tė tilla, dhe pėrkthyesi i ri, i skuqur flakė, belbėzon nėpėr dhėmbė, pa ditur ē’pėrgjigje tė japė. Citati i shokut Enver se, modė do tė thotė degjenerim moral dhe degjenerimin moral e ndan vetėm njė hap nga degjenerimi politik, nuk i mjafton mė as pėr tė bindur veten e aq mė pak tė huajin.

    Drama e tij absurde vazhdon. Gjuhėt e huaja i kanė dhėnė mundėsinė tė lexojė herė pas here libra tė ndaluar, tė cilat, pavarėsisht nga kujdesi i regjimit pėr mbylljen hermetike tė portave tė Shqipėrisė, arrijnė tė futen. “Doktor Zhivago”, “Shakaja”, “Pavijoni i kancerozėve”... Studenti tėrhiqet drejt tyre nga kureshtja e zakonshme djaloshare pėr tė provuar mollėn e ndaluar dhe me kalimin e kohės zė veten nė mėkat: ka filluar tė mendojė ndryshe. Ndėrkaq sheh se ka gjithnjė e mė fort dėshirė tė ēelė biseda me vizitorėt e huaj rreth qytetėrimit, artit, filozofisė. Tė huajt, pėr ēudi, nuk i presin me bezdi pyetjet e tij. Ata nuk nėnqeshin me nėnvleftėsim as kur pyetjet janė naive pėr njė student tė vitit tė fundit tė universitetit. Bisedat janė veēanėrisht tė kėndshme gjatė drekave dhe darkave, kur vera ndikon edhe tek ai pėr t’ia liruar pak gjuhėn. Por ky ndikim i verės nuk arrin ta shtyjė nė zona tepėr tė rrezikshme. Gojė pas goje ka mėsuar se nė tavolinat ku ulen tė huajt ashtu si nė dhomat ku flenė ata, ka veshė tė mprehtė. Kjo domosdoshmėri vetėkontrollimi, e panatyrshme pėr moshėn e tij, e lodh tepėr, ia zvogėlon kėnaqėsitė e punės qė kryen pa asnjė pagesė. Kėsaj i shtohet edhe lodhja e pėrkthimit tė bisedave tė llojit tė asaj qė i huaji pati me fshatarin.

    Pasi e ka pėrcjellė turistin nė aeroportin e Rinasit, ai kthehet tė kalojė njė mbrėmje tė shkurtėr me tė dashurėn, edhe ajo studente. Nėpėr xhepa ka fshehur disa peta ēamēakėzi, qė miku i huaj i ka dhėnė vjedhurazi syve tė Sigurimit. Ai ėshtė i kėnaqur ta gėzojė tė dashurėn e vet me kėtė dhuratė tė rrallė, njė nga simbolet e degjenerimit tė rinisė nė vendet borgjeze.

    Vajza ėshtė e etur tė mėsojė si kishte kaluar ai. Nė kokėn e saj janė mbledhur njė mori pyetjesh, tė cilat ia zbraz tė dashurit para se t’i thotė atė qė nė tė vėrtetė ėshtė mė kryesorja: e ka marrė malli shumė.

    “Si ishte ai?”, “Si hante?”, “Ē’mendonte pėr martesėn?”, “A kishte makinė?”, “A kishte udhėtuar nė vende tė tjera?”, “A ėshtė e vėrtetė se flitet qė Kadareja do tė marrė ēmimin Nobel?”, “A...?”

    Djali e dėgjon i shpėrqendruar, gjė qė e pengon vajzėn e pafajshme t’u shkojė nė fund pyetjeve qė e brejnė. I mbetet zėri pezull dhe e heton gjatė me sy tė dashurin, si pėr tė kuptuar ē’zien nė kokėn e tij. Djali, thua se kishte pritur heshtjen e saj pėr tė hapur gojėn, i drejtohet:

    - Mė mirė tė mos shkoj mė me tė huaj... S’ėshtė punė...

    Dhe ka njė mpirje penguese pėr t’i dhėnė njė tė puthur tė dashurės sė pėrmallur. Edhe ai vetė ėshtė tepėr i pėrmallur pėr pėrkėdhelitė e saj. Por, as ai dhe, as vajza, nuk dinė ende kė tė bėjnė fajtor pėr prishjen e idilit tė tyre tė asaj mbrėmjeje. Mė saktė nuk dinė ende kė tė bėjnė fajtor pėr prishjen nė pėrgjithėsi nga pak tė bukurisė sė lidhjes sė tyre. Ja, pra, sa tė ndryshme janė dy personazhet shqiptare tė anekdotės. Janė ndryshimet e dy brezave, tė cilėt, pa qenė as vetė krejt tė ndėrgjegjshėm, do tė ushtronin si kurrė mė parė mbi itinerarin politik tė Shqipėrisė gjatė viteve tetėdhjetė njė presion nga dy kahe tė kundėrta. Fitorja ishte e paracaktuar nga ligjet e natyrės pėr tė riun. E keqja ishte se midis tė dyve ishte kėputur arteria qė do t’i ēonte nė bashkimin e forcave. Pra, dhe fitorja do tė vonohej. Asnjėri nuk kishte ende mjaft forca pėr ta pėrzėnė tjetrin nga skena.





    box

    Mustafaj: Ėndrra e pėrbashkėt ėshtė arritur, liria



    Shkrimtari Besnik Mustafaj boton tė plotė esenė “Midis krimeve dhe mirazheve, Shqipėria”, shkruar nė periudhėn maj-dhjetor 1991 dhe botuar sė pari nė pėrkthimin frėngjisht tek Actes Sud nė mars 1992. Nė kėtė hark kohor, nė shtator tė ’91, nė gazetėn “Zėri i Rinisė” ka botuar me vazhdime kapitullin “Kambanat e papritura tė 8 dhjetorit” me titullin e pėrkohshėm “Piedestalet e zbrazura”.

    Nė qershor tė ’95, nga ky libėr botohet nė periodikė shqiptarė, kapitulli “Fillimi i fikjes sė yllit”, ndėrkohė qė ishte i botuar vetėm nė gjuhė tė huaj, nė frėngjisht, dhe italisht. Ky qė po i prezantohet lexuesit shqiptar pėrbėn botimin e plotė tė esesė ku pėrfshihen kėto kapituj: “Ura mbi det”, shkruar nė dhjetor 1992 - janar 1993, i cili nga botimi francez la jashtė pėrkthimit tė tij kapitullin “Edhe ne si gjithė Evropa”. Po ashtu pėrfshihet edhe kapitulli shtesė “Marramendja”, shkruar nė maj 1997.

    “Historia e Shqipėrisė, keq a mirė, ka ecur gjatė kėtyre dhjetė vjetėve. Bashkė me tė kanė ndryshuar edhe protagonistėt e kėtij libri. Ata kanė ndėrtuar itinerare politike tė paparashikuara ndoshta as nga ata vetė nė pikėn e nisjes tonė tė pėrbashkėt. Nė mjaft raste ata janė shkėputur nga njėri-tjetri, madje edhe me tė shara tė ndėrsjellta nė disa raste. Punė e tyre! Secili ka bėrė dhe bėn hesapet e veta, ndjek rrugėn qė i pėrshtatet. Menduar mė gjerė do tė thosha se edhe njė fakt i tillė dėshmon se ėndrra jonė e pėrbashkėt e fillimit ėshtė arritur: liria”, shkruan Mustafaj me rastin e botimit tė plotė nė shqip tė esesė. Shkrimtari i tėrhequr nė fillim tė kėtij viti nga tapeti i politikės, gjithēka lidhet me esenė e sheh si ēėshtje tė marrėdhėnieve vetjake me pushtetin, ndaj edhe me rishikimin e tekstit pėr botimin e tij tė parė tė plotė nė shqipe mė 1999, thotė se ėshtė kujdesur tė ruajė vėrtetėsinė e fakteve. “Nuk kisha tė drejtė tė rektifikoja ngjarjet dhe as gjykimet e mia pėr to asokohe, pavarėsisht nga vlerėsimet e reja qė mund tė kisha tashmė. Nė kėtė kuptim iu pėrmbajta vėrtet parimit tė ribotimit”. Krejt ndryshe nė qėndrimin e ftohtė ndaj rrjedhės historiko-politike tė esesė, Mustafaj thotė se kėtė libėr do t’ia dedikonte si homazh mikut tė tij, shkrimtarit tė ndarė nga jeta nė gusht tė 2002, Tedor Kekos. Duke qenė njė libėr me njė vėshtrim personal, dhe prej shkrimtari, ku ndėrthuren dėshmitė e tij imediate me kujtime dhe refleksionet pėr njė tė shkruar tė afėrme, dhe mbi tė ardhmen, siē e ka pėrfytyronte nė vitin 1991. “Nuk ėshtė, pra, as libėr i mirėfilltė historik dhe as nuk merr pėrsipėr tė paraqesė kronikėn e plotė tė ngjarjeve qė ndryshuan drejtimin e historisė shqiptare nė kapėrcyellin e shekujve”.


    15/11/2009

    STANDART
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  3. #3
    o beso keto gjona i ke shkrujt per gocat e cunat qi kan le mas nandhjetes, ... mir ke ba se dikush duhet tua thote dhe atyne

Tema tė Ngjashme

  1. Berisha tė ikė, kryeministri i ri nga PD.
    Nga Dajti nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 143
    Postimi i Fundit: 21-12-2009, 03:38
  2. Besnik Mustafaj tėrhiqet nga gara pėr kreun e PD-sė dhe politika
    Nga [Perla] nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 52
    Postimi i Fundit: 22-05-2009, 16:13
  3. Berisha dhe politikanėt tropojanė nė PD
    Nga Brari nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 04-05-2009, 10:46
  4. Jep dorėheqjen ministri i jashtėm Besnik Mustafaj
    Nga vagabondo_nyc nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 02-06-2007, 12:32
  5. Mustafaj: S'do ketė dy shtete shqiptare nė Ballkan
    Nga Qerim nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 30-11-2005, 21:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •