Close
Faqja 0 prej 77 FillimFillim 121050 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 1527
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Çfarë është dashuria?

    Pak...shume...me pasion...cmendurisht???!!!
    Cili nga ne nuk e mban mend heqjen e fleteve te nje luleje per te kerkuar dhe luftuar kunder dyshimit te tmerrshem per dashurine ose personin qe dashurojme...!
    Cili nga ne nuk e mban mend puthjen e tij te pare ne moshen 14,16,18 vjec?
    Si eshte e mundur qe vetem nje mendim per dike qe do mund te na pelqente,na bente te lumturoheshim dhe enderronim me ore te tera___pavaresisht se nuk kishim fare muhabet me te?
    Ne ishim ne dashuri me dashurine!!
    Dalja jone e pare,puthja jone e pare,betimi yne i pare,ledhatimi yne i pare,projekti yne i pare i enderruar nga te dy....sa i bukur,sa i mrekullueshem....asgje nuk ekzistonte pa tjetrin,e ardhmja jone ishte e pamundur pa te....dashuria jone ishte origjinale dhe e perjetshme....Ne transformonim boten,kishim femijet me te bukur dhe jetonim te lumtur....asgje nuk mund te na ndalonte....asgje ne kete enderr....pervec????
    Zhgenjimit te pare te dashurise...Sa lot dhe dhimbje!
    Si arriti te na e bente nje gje te tille?
    Asnjehere nuk mund ta imagjinonim personin te tille!Cfare boshlleku krijon dhimbja e dashurise!Cfare dhimbje shpirti,barku,dhe stomaku na provokoka dhimbja e dashurise!Cfare depresioni!Dhe atehere kur zhytemi thelle,vjen dicka....Nje dashuri tjeter!
    Te gjitheve na kujtohen me nostalgji dashurite e para te adoleshences dhe te gjithe marrim pervojen ne nje dashuri te mbushur me kenaqesi,vuajtje,lumturi,zhgenjime.
    Deri ne momentin ku "guri i cmuar","dashuria e vertete",arriti...atehere hidhemi perpjete nga gezimi...betohemi te duhemi perjete,ne te mire e ne te keq.
    Per fat te keq,sipâs statistikave,vetem 2 cifte ne 10,vertetojne mbarimin e bukur te romaneve dhe filmave te dashurise___"martese,femije dhe lumturi pa fund dhe te perjetshme"!
    Ne njohim shume cifte qe jane dashur qe ne adoleshence,qe kane studiuar bashke,martuar dhe bere me femije,dhe qe duket se do rrine bashke deri ne ditet e fundit te jetes se tyre.
    Po ne njohim akoma me teper cifte qe ...oh!..surprize!...U ndane!
    Sipas shifrave dhe statistikave te Organizates Boterore te Shendetit,5 martese ne 10 perfundojne ne ndarje.Dhe tre ciftet qe rrine bashke deri ne fund,nuk flasin shpesh me njeri tjetrin,tradhetohen,ose perfundojne jeten duke u zene....!
    Kush eshte sekreti i atyre qe jane bashke dhe ecin drejt te njejtes rruge per vite te tera?
    A ka ndonje formule magjike ose mrekulli per ne te tjeret qe nuk na shkon jeta kaq mire?
    Cfare ben,qe ca nuk kane probleme ne dashuri dhe jetojne jete te lumtur,kurse ca te tjere vuajne,kane deshire te vdesin mbas nje depresioni ose humbjeje dashurie?
    Ca njerez jane te lumtur,"me" ose "pa" partenere stabel,te tjere i ngjiten te parit ose te pares qe ju del perpara,ose te parit ose te pares qe thote me zemer "jo"!
    Eshte shkruar shume per dashurine....Me qindra libra tregojne deri ne cfare pike dashuria eshte konsumuar ashti si dikush qe konsumon nje droge te forte,dhe qe ashtu si droga,kur mesohen me te dhe nuk e kane me,arrijne te shfaqin shenjat e dobesise,mungeses fizike dhe psikologjike.
    Por cfare eshte dashuria?
    Ne themi qe eshte nje "emocion"!
    Nje emocion eshte nje levizje,nje ankth,nje reaksion afektiv shume i shtuar.
    Dmth dashuria eshte nje levizje,afrim ndaj njeri_tjetrit.A mundemi dot ne jeten tone te respektuar te bejme qe ky reaksion te zgjasi dhe te duroje te gjitha pengesat midis dy personave?
    Per mendimin tim ekzistojne tre kushte te rendesishme ne dashuri...
    __Admiracioni
    __Endrra
    __Deshira seksuale.
    Te tre keta kompozues duhet te jene te kanalizuar drejt te njejtit person.Dhe ne nje menyre te qendrueshme dhe reciproke...ska rendesi rradha e tyre,deshira mund te lindi nga admiracioni ose anasjelltas.
    Smund te duam dike nqs e admirojme ose qe ndjehemi te admiruar nga ky person!
    Admirimi eshte nje ndjenje lumturie dhe gezimi para dickaje qe na duket e bukur.
    Ne dashuri ka rrespekt.Nga momenti qe fillojme te "gabojme ne dashuri",ne fusim ne nje lloj "hipoteke" dashurine.
    Nuk mund te jemi gjithmone dakort per disa mendime,per edukimin e famijeve,menyra sesi secili e prish lekun,por ama duhet te jemi gjithmone dakort ne faktin qe personi qe duam eshte njeri i vecante qe meriton respekt dhe admiracion.
    Mos harrojme gjithashtu qe edhe dy te dashuruar jane gjithmone "2 armiq intime"...Por..qe i detyrohen respektit.
    Ulja e admiracionit per ate qe duam eshte paralele me uljen e dashurise ndaj tij ose ndaj saj.Prandaj eshte e rendesishme ti pergjigjemi njeri tjetrit dhe te respektohemi duke patur admiracion dhe dashuri.Dy persona qe duhen ndajne te njejtat projekte,endrra,jane dy ortake qe komplotojne bashke per te ardhmen...
    Te duhesh do te thote te enderrosh vete i dyte gjera te mundura!
    Njekohesisht dashuria eshte e bazuar ne terheqjen fizike..
    Ku ka gje me te bukur se te besh dashuri me ate qe do?
    Te duash dike do te thote ta prekesh,te ngjitesh me te,te perkedhelesh,te fluturosh,...Kemi deshirat tona te perbashketa qe duhen konservuar duke mbajtur nje fare "largesie"...."ti nuk je une,une nuk jam ti"!
    Distanca eshte e rendesishme ne deshire dhe ben te mundur qe afrimi te transformohet ne kenaqesi.
    A eshte e vertete qe nje veshtiresi seksuale ose nje humbje deshire do te thote humbje dashurie?......Jo gjithmone!
    Eshte e vertete qe zemra ka arsye dhe arsyeja nuk njeh....por arsyeja mund ti mesoje zemres qe te marri drejtimin e duhur drejt emocionit.Dashuria e perjetshme eshte vetem pasion dhe arsye,ne koke dhe ne trup...
    Te jetosh vete i dyte nuk eshte nje sjellje instiktive...Ne duhet te mesojme te jetojme ne kete menyre,ashtu sic mesuam te flasim,shkruajme,lexojme,si kemi mesuar ti japim bicikletes,vetures,profesionin...
    PO ku jane profesoret???????

    Dashuria per mua eshte kjo.....
    ___Dhurim lulesh pa arsye.
    ___Ta duash tjetrin me te metat qe ka dhe ti pranosh ato.
    ___Te besh dicka per te qe tregon diferencen midis te mires dhe shume te mires.
    ___Te futesh hundet ne jastek dhe te ndjesh eren e tjetrit kur ai iken.
    ___Te pranosh largesine e perkohshme.
    ___Te mos tradhetosh.
    ___Te qeshesh gjithmone bashke.
    ___Te shikohemi ne sy ashtu si ne diten e pare.
    ___Te ndash gjithcka.......

    Po per ju cfare eshte dashuria?
    "Carpe Diem"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DI_ANA për postimin:

    Besartë (10-06-2015)

  3. #2
    .:: Garda e VjeTeR ::. Maska e engjulli_peje^
    Anëtarësuar
    15-11-2002
    Vendndodhja
    Jetoj ne Hen Ne Boten E Dashuris ,Larg Fierit Tim Te Dashur Larg Miqeve TE Mi Edhe Shqiperis.
    Postime
    430
    Dashuria per mua Eshte nje Iluzion :P
    QE njerzite per dite po i shkallon,
    Seshte Jea Pune Femije dhe Dashuri,
    Problemi qendron aty ky thu ti,
    Te vertetn As une nuk e di
    FieRaK

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e BaBa
    Anëtarësuar
    12-03-2006
    Vendndodhja
    Facebook.com/BabaAlbanian
    Postime
    4,061
    Cfare eshte dashuria?
    Dicka e panjohur der sa e provone .

  5. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga engjulli_peje^
    Dashuria per mua Eshte nje Iluzion :P
    QE njerzite per dite po i shkallon,
    Seshte Jea Pune Femije dhe Dashuri,
    Problemi qendron aty ky thu ti,
    Te vertetn As une nuk e di

    Poeme e bukur dhe origjinale
    "Carpe Diem"

  6. #5
    peccatorum Maska e * Denisa *
    Anëtarësuar
    28-03-2007
    Vendndodhja
    Europen Perendimore
    Postime
    52
    Eshte nje kuti e mbushur plot me magji,jete,gezim,mrekulli,dhimbje,lumturi dhe lote......nje dhurate e pacmueshme. Nuk perkufizohet dot me fjale, jetohet, mbi te gjitha mesohet si cdo gje tjeter ne jete.

    P.s DI_Ana teme interesante pershendetje
    Ndryshuar për herë të fundit nga * Denisa * : 01-04-2007 më 15:45

  7. #6
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    Wink

    Dashuria eshte e pamundshme te perkufizohet.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #7
    Larguar Maska e Gerrard
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Anfield Road
    Postime
    1,603
    Pershendetje!!

    DI_ANA: Nuk mendoj se mund te perkufizohet me fjale,poezi,poema,thenie. Dashurin e njeh ateher kur e provon dhe aty arrin e perkufizon.

    Kalofshi Mire

    Trendafili
    Liverpool is now where it belongs
    The cry was no surrender,
    We'll fight for the boys in red,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The team that Shankly bred.
    We'll fight for Alun Evans,
    We'll fight for Ian St.John,
    We'll fight, we'll fight for Liverpool,
    The pride of division one - two- three - four
    Listen to the Kopites roar

    LIVERPOOL - LIVERPOOL - LIVERPOOL

  9. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Fjala qe me vjen ne mendje per momentin eshte perkushtim...thjesht nje lloj perkufizimi i perafert...

  10. #9
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Dashuria eshte urrejtja per vdekjen.

  11. #10
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Mendoj qe jeta ka nje kuptim dhe dashuria gjithashtu.Shume epitete i jane vene dashurise....qenie lumturie,tejkalim vetvteje,energji pozitive.Dashuria eshte nje qenie ekzistuese te cilin e thithim qe te gjithe,e kerkojme pa mbarim,por fatkeqesisht mediokriteti instalohet te shume cifte dhe ndarjet e shpeshta shfaqen me kalimin e kohes.Dashuria,ashtu si te gjitha relacionet njerezore kerkon "mjekime dhe kujdes",gjithe jetes,asgje nuk eshte e fituar para kohe,duhet te luftojme e luftojme pa pushuar,me nje shikim dhe espri pozitiv,pasi eshte shume e rendesishme te kemi nje shikim te tille qe ne fillim....
    Dashuria ka nevoje te mbulohet me fjale te buta dhe te embla,me perkedhelje te dashuruara,dashuria eshte si nje bebe qe nuk mund te rritet pa ngrohtesine e prinderve,nje bebe qe sado e forte dhe e shendetshme te jete ne lindje,ka nevoje per te gjitha gjerat e duhura te cilat e bejne qe te behet e rritur
    "Carpe Diem"

  12. #11
    ExceLlenCe Maska e LlaCiPaCi
    Anëtarësuar
    10-01-2004
    Vendndodhja
    InsaNe In The MembranE
    Postime
    895
    Dashuria per mua eshte : Te japesh jete dhe te marresh jete , te marrsh fryme dhe te japesh fryme...te duash nje zemer si zemren tende...
    Ndryshuar për herë të fundit nga LlaCiPaCi : 02-04-2007 më 09:35

  13. #12
    Ultras Maska e KUSi
    Anëtarësuar
    30-11-2006
    Vendndodhja
    Tetovë
    Postime
    3,049
    dashuria eshte si nje lum i madh , dhe po s'dite te notosh te mer uji dhe te mbyt looooooool
    ” UNË JAM MIRË KUR ASHT MIRË SHQYPNIA! ”

  14. #13
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    DASURIJA????
    NESE DESHTON ESHTE HELM PA PARA???(LEKE)


    e panjohura

  15. #14
    Prap e fshehur pas Teje Maska e e panjohura
    Anëtarësuar
    24-02-2007
    Vendndodhja
    Aty më gjen, nën hijen tënde që më le amanet!Nëse të duket që kam humb,më kerko atje ku fryn uragani i kohës,atje do më gjeshë,duke të kërkua Ty!
    Postime
    7,750
    Citim Postuar më parë nga Pratolini
    Nuk na ke thene se c eshte kur nuk deshton moj e panjohura !
    Gjithmone pjesen e prishur te medaljes shikon


    Nuk dij ta jap definicionin pasi deshtoj......
    Po nese ndojhere lind kjo dashuri e dij qe ju kam borgj pergjigjejen....
    e panjohura

  16. #15
    Eks-plorator Maska e kolombi
    Anëtarësuar
    27-05-2003
    Vendndodhja
    Mes oqeaneve...............
    Postime
    3,720
    Per ne njerzit e lundrimeve,dashuria eshte nje lloj oqeani i pafund.Vetem njerzit qe hyjne ne thellesi te ketij oqeani zbulojne bukurite dhe misteret qe fshihen aty.
    "Meqe brenga eshte burimi i gezimit,mos vajto............"

    GETE

  17. #16
    VLORA Maska e klandestini
    Anëtarësuar
    19-02-2007
    Vendndodhja
    po nga vlora qe çke me te
    Postime
    108
    si i thon italianet : DASHURIA ESHTE SI SEMUNDJA, PERFUNDON GJITHMON NE KREVAT !!!
    çam 25 karat

  18. #17
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    01-04-2007
    Postime
    1
    Dashuria Te Ben Te Vuash, Po Nuk Ka Gje Me Te Bukur, Prandaj Kapni Castin Sa Te Mundeni.

  19. #18
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga kolombi
    Per ne njerzit e lundrimeve,dashuria eshte nje lloj oqeani i pafund.Vetem njerzit qe hyjne ne thellesi te ketij oqeani zbulojne bukurite dhe misteret qe fshihen aty.

    Shume pershkrim i bukur...
    A mundet valle ti zbulojme nej dite te gjithe misteret e saj?
    Bukurine ndoshta ja kemi zbuluar po misteret jane shume te veshtira per tu kapur..
    "Carpe Diem"

  20. #19
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anëtarësuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    3,395
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA
    Mendoj qe jeta ka nje kuptim dhe dashuria gjithashtu.Shume epitete i jane vene dashurise....qenie lumturie,tejkalim vetvteje,energji pozitive.Dashuria eshte nje qenie ekzistuese te cilin e thithim qe te gjithe,e kerkojme pa mbarim,por fatkeqesisht mediokriteti instalohet te shume cifte dhe ndarjet e shpeshta shfaqen me kalimin e kohes.Dashuria,ashtu si te gjitha relacionet njerezore kerkon "mjekime dhe kujdes",gjithe jetes,asgje nuk eshte e fituar para kohe,duhet te luftojme e luftojme pa pushuar,me nje shikim dhe espri pozitiv,pasi eshte shume e rendesishme te kemi nje shikim te tille qe ne fillim....
    Dashuria ka nevoje te mbulohet me fjale te buta dhe te embla,me perkedhelje te dashuruara,dashuria eshte si nje bebe qe nuk mund te rritet pa ngrohtesine e prinderve,nje bebe qe sado e forte dhe e shendetshme te jete ne lindje,ka nevoje per te gjitha gjerat e duhura te cilat e bejne qe te behet e rritur
    Pershendetje Di_Ana!...e kam lexuar me vemendje kete teme...pershkrimet e tua"
    dhe mund te them se nga ana teorike,eshte nje pershkrim i kompletuar...mjafton vetem te ndiqet nje rruge e tille dhe gjithshka do te shkonte
    me se miri...por ne realitet\praktike,e kemi shume te veshtire ti ndjekim keto rregulla..edhe ato dy cifte qe ju i pershkruat si me fatlumet,kane patur po te njejtat probleme me pjesen tjeter te cifteve me me pak fat...mediokriteti ka qene i instaluar edhe ne keto dy cifte...mendoj se ka qene menyra e luftimit qe kane bere keta dy partnere ne vetvete,per te mos u diktuar dhe per te mos u ndikuar me teper nga c'duhet,nga ky lloj mediokriteti...per te arritur ne nje perfundim te tille ku dashuria\lumturia, te triumfoje mbi dobesite\pjese e natyres sone,nevojiten sakrifica,
    sakrifica pse jo edhe te natyres me sublime....sakrifica te natyres..."jap,pa pretenduar te marr asgje"...nje zhveshje nga c'do lloj egoizmi...nje perkushtim i tille,qe c'do lloj njeriu,qofte edhe ai me mosmirenjohes ne bote,te mbetej i prekur
    te ndihej i zene ne faj nga ky lloj vleresimi dhe te bente c'faredolloj gjeje per te ndryshuar (ndergjegjesuar) per te qene i denje,i denje per kete lidhje...sakrifica te kesaj natyre jo te gjithe jane te afte ti bejne...jo te gjithe kane besimin e duhur ne vetvete dhe mbi te gjitha,jo te gjithe jane te afte te besojne ne dashurine e vertete...kjo mungese besimi ndikon drejt-per-se-drejti
    se pari mbi ne,dhe mandej ne lidhjen tone...kjo rreflektohet ne mungesen e deshires\vullnetit qe nevojitet per te ushqyer dashurine ne vazhdimesine e vet..
    Megjithate,mendoj se nese jemi njerez te pergjegjshem dhe nese pretendojme se kemi te bejme me njerez,po te pergjegjshem",do te jemi te afte te kapercejme c'do lloj pengese dhe ne fund do te shijojme frytet e asaj per te cilen besuam....asaj per te cilen luftuam...dashurise.....te pershendes perzemersisht dhe personalisht ,te falenderoj nga zemra per ndihmen qe na jep duke hapur te tilla tema...diskutime te kesaj natyre, jane te domozdoshme pasi na bejne te rreflektojme me teper duke analizuar ne detaje probleme te cilat sot jane bere teper shqetesuese per jeten ne cift dhe per vazhdimesine e nje familjeje me baza te shendosha...

  21. #20
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Citim Postuar më parë nga shoku_tanku
    Pershendetje Di_Ana!...e kam lexuar me vemendje kete teme...pershkrimet e tua"
    dhe mund te them se nga ana teorike,eshte nje pershkrim i kompletuar...mjafton vetem te ndiqet nje rruge e tille dhe gjithshka do te shkonte
    me se miri...por ne realitet\praktike,e kemi shume te veshtire ti ndjekim keto rregulla..edhe ato dy cifte qe ju i pershkruat si me fatlumet,kane patur po te njejtat probleme me pjesen tjeter te cifteve me me pak fat...mediokriteti ka qene i instaluar edhe ne keto dy cifte...mendoj se ka qene menyra e luftimit qe kane bere keta dy partnere ne vetvete,per te mos u diktuar dhe per te mos u ndikuar me teper nga c'duhet,nga ky lloj mediokriteti...per te arritur ne nje perfundim te tille ku dashuria\lumturia, te triumfoje mbi dobesite\pjese e natyres sone,nevojiten sakrifica,
    sakrifica pse jo edhe te natyres me sublime......
    Pershendetje shoku tanku dhe te falenderoj per pergjigjen;

    Duhet te punojme qe te gjithe per te ndryshuar te gjitha ato ndjesite,imagjinatat qe na shqetesojne,se vetvetiu asgje nuk vjen!Eshte me mire te rrezikosh te vdesesh duke ecur,sesa te vdesesh ndenjur!
    Sigurisht qe dhimbja e dashurise eshte shume e tmerrshme......Po ja qe ka dhimbje shumefish me te medhaja se dashuria.!
    Dhimbja e dashurise ka ilac kohen dhe nje dashuri tjeter.Dhimbja me e madhe eshte semundja e shekullit qe te merr shpirtin pak nga pâk e ne fund lan duart nga kjo dynja!
    Pra,nuk duhet kurre te bihem ne pesimizem,po te luftojme duke ecur vetem perpara....besoj se me kupton!

    respekte shume
    "Carpe Diem"

  22. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DI_ANA për postimin:

    Bahri. (06-11-2013)

Faqja 0 prej 77 FillimFillim 121050 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. SPIRITUALITETI: Kapitulli IV - Dashuria është virtyti më i madh
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 01-10-2006, 14:57
  2. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  3. Dashuria rilind çdo ditë
    Nga Xhuxhumaku në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 10-07-2005, 09:57
  4. Lumi i zjarrtë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-02-2005, 08:04
  5. Dashuria Romanca Dhe Shen Valentini
    Nga Klevis2000 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 15-02-2005, 12:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •