Hetitet ose Hititet jane nje popull antik qe fliste nje gjuhe indo-europiane dhe te cilet themeluan nje mbreteri rreth qytetit Hatussa. Kjo mbreteri qendroi ne kembe gjate nje pjese te madhe te mijevjecarit te dyte para Krishtit.
Mbreteria hitite perfshinte Anatoline qendrore, veriperendimin e Sirise deri ne Ugarit dhe Mesopotamine deri ne Babiloni, ekzistoi perafersisht ndermjet viteve 1680 dhe 1200 p.K. me nje nderprerje ndermjet viteve 1500 dhe 1400 p.K.
Ne kohen rreth vitit 1200 p.K. pjesa me e madhe e zones se Mesdheut lindor u perfshi nga nje katastrofe e madhe.
Ngaqe shume qytete u shkrumbuan, kjo kohe u quajt dhe si koha e katastrofes se zjarrit.
Ne epoken e hekurit, qe pasoi, shenoi dhe rrenimin e mbreterise hitite, duke u shperbere ne disa qytetshtete te pavarura, nje pjese e te cilave mbijetoi deri ne vitin 700 p.K.
Nje teze e nje studjuesi australian e ka cilesuar mbreterine hitite si berthamen e te gjithe qyteterimit te mevonshem dhe si berthamen e familjes gjuhesore indo-europiane.
A ishin ne te vertete hititet paraardhesit e kultures dhe te gjuhes, qe u shpernda me pas nga gadishulli i Ballkanit, ne Apenine dhe ne te gjithe Europen perendimore?
Krijoni Kontakt