Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028

    Arrow Gjumi i pamjaftueshëm: Cilat janë shkaqet dhe pasojat?

    Në Shtetet e Bashkuara, një studim i ri i Fondacionit Kombëtar të Gjumit tregon se gjysma e amerikanëve nuk flenë mirë, të paktën disa netë në javë. Dy të tretat e amerikanëve thonë se kanë patur raste kur kanë ngarë makinën ndëkohë që kanë qënë përgjumshëm. Vetëm një e katërta e njerëzve flenë tetë orë në natë siç rekomandohet. Por problement e gjumit vihen re kryesisht tek adoleshentët.

    Studiuesit thonë se adoleshentët kanë nevojë për së paku 9 orë gjumë. Por shumica e adoleshentëve amerikanë flenë vetëm shtatë orë gjatë ditëve të shkollës. "Adoleshentët janë njerëzit që flenë më pak në Amerikë," thotë Mary Carskadon, e cila merret me studimet për gjumin në universitetin Brown të shtetit Rhode Island. Ajo thotë se gjatë ndryshimeve biologjike që pësojnë adoleshentët gjatë pjekurisë ndikojnë tek sistemi i gjumit.

    Trupi i adoleshentëve prodhon hormonin melatonin që ndihmon në shtyrjen e orarit të gjumit për më vonë se sa kur ata ishin fëmijë. Si rezultat, shumica e adoleshentëve nuk flenë para orës 11 të natës. Por ata duhet të shkojnë në shkollë në ora 7:30 e mëngjesit ose më herët, kur u fillon mësimi. Studiuesja tha se natë pas nate adoleshentët po shtojnë deficitin e pagjumësisë që ul Aftësitë e tyre. Mungesa e gjumit gjithashtu ndikon tek gjendja shpirtërore e adoleshentëve. "Shumë adoleshentë që janë të mërzitur dhe të lodhur, tani marrin ilaçe për depresion. Por kjo mund të mos jetë depresion. Thjesht mund të jetë pagjumësi,” thotë studiuesja.

    Disa shkolla e kanë shtyrë orarin e fillimit të mësimit për t’u dhënë mundësi nxënësve të flenë më shumë. Shkollat e mesme në Minneapolis e shtynë fillimin e mësimit nga 7:15 në 8:30. Duke fjetur më shumë, thonë studiuesit, nxënësit shfaqën shenja më të pakta Depresioni dhe patën përmirësime në shkollë. Kyla Wahlstrom është eksperte në Universitetin e Minnesotës në Minneapolis.

    "Ndikimi ka qënë i dukshëm dhe prindërit kanë thënë se fëmijët reagojnë më pozitivisht në shtëpi, kurse mësuesit thonë se nxënësit janë më të gatshëm për të mësuar," thotë Wahlstrom. Ekspertët thonë se nuk janë vetëm adoleshentët që kanë më shumë nevojë për gjumë...shumë të rritur kanë gjithashtu mangësi gjumi. Helene Emsellem drejton qendrën për çrregullimet e gjumit në Chevy Chase të shtetit Maryland. "Një nga gjërat më të rëndësishme është përballimi i shumë detyrave që kemi...që nga vajtja në shtëpi, përgatitja e darkës, kujdesja për fëmijët dhe pastaj gjetja e kohës që vet prindërit të pushojnë pak për vete," thotë zonja Emsellem.

    Studiuesit thonë se me shtimin e njerëzve që vujanë nga pagjumësia, ata duhe t’i diskutojnë këto probleme më shumë me mjekun.
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  2. #2
    *~100% Shqiptare~* Maska e Zemrushja
    Anëtarësuar
    19-11-2002
    Vendndodhja
    Larguar!!!!!
    Postime
    2,753
    Eh, normale qe hallet depresionet shqetesimet qe i ndjekin njerezit ne jeten e tyre te perditshme i bejne te mos flene rehat.Koha eshte ajo qe mungon ktu ne USA. Se di as vet si iken pa u marr vesh...
    Jeta eshte labirinth.. nese do ta fitosh.. zbuloje

  3. #3
    Self Confidence Maska e Gimi3
    Anëtarësuar
    24-10-2006
    Vendndodhja
    Atje ku Fati i përcjell Guximtarët !
    Postime
    1,028
    Citim Postuar më parë nga Zemrushja
    Eh, normale qe hallet depresionet shqetesimet qe i ndjekin njerezit ne jeten e tyre te perditshme i bejne te mos flene rehat.Koha eshte ajo qe mungon ktu ne USA. Se di as vet si iken pa u marr vesh...
    Pershendetje Zemrushja ,

    Ajo qe thua ti eshte e vertete , ne Amerike Koha vleresohet si Leku -
    " Time is Money " ,

    Por, sot ne pergjithesi ... jeta eshte bere dinamike ndersa ne anen tjeter koha e kufizuar , ne kete drejtim ndihmojne edhe shpikjet e reja ne fushen e teknologjise . Bota paksa eshte zvogluar-ngushtuar sepse ... po te ndodh dic e re , ate e kuptojme shume shpejte brenda 1 min. qofte permes TV-se , Radios , Telefonave Mobil etj.

    Ka kohe qe jane zbuluar mjetet per matjen e kohes , mirepo veshtire eshte te zbulohet nje mjet i cili mundeson shfrytezimin maksimal te kohes , ose dicka qe te mundeson te kesh kohe extra
    Fitorja Vjen Me Durim , Gëzimi Vjen Pas Dëshprimit Dhe Pas Çdo Veshtirësie Ka Lehtësim .

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2008
    Postime
    49
    Une mendoj se tek mosh e pjekur pagjumsia nuk usht nje problem shqetsues dmth une per vete ndihem më mir kur boj 5 apo4 ore gjum se sa 7 apo më shum, kur bëj gjum pak jm ma aktiv dhe ma i zgjuar gjithësesi jam i zgjuar edhe keshtu ama ...hehhehe

Tema të Ngjashme

  1. AIDS dhe pasojat e saj!
    Nga PLaku-i-Detit në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 62
    Postimi i Fundit: 24-09-2009, 12:13
  2. Shkaqet dhe pasojat e cisteve në vezore
    Nga andrida në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 25-04-2009, 16:48
  3. Virgjëria tek femrat
    Nga klandestini në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 260
    Postimi i Fundit: 03-05-2007, 16:37
  4. Shkaqet e lumturisë
    Nga E_LUMTURA në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 15:01
  5. Shkaqet aktuale të divorcit në Kosovë
    Nga Davius në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 04-08-2006, 18:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •