Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 204
  1. #1
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anëtarësuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778

    Berisha: Disa prej mediave, hanxharë të mafies

    Sulemet ndaj medias të gjithë kundra Berishës

    Miranda Vickers: Sali Berisha, je i pashpresë, prandaj tërhiqu mbrapsht.

    Reagimi nga Britania e Madhe pas sulmeve të Kryeministrit ndaj fjalës së lirë


    Nga Londra
    Muhamed Veliu



    "Sali Berisha, larg duart nga kontrolli dhe presionet e medias së pavarur shqiptare". Ky është mesazhi që përcjell Miranda Vickers, analiste pranë "Grupit ndërkombëtar të Krizave", "International Crisis Group", në Bruksel, gjatë një bisede për "Top-Media". Ajo i ka kujtuar zotit Berisha se ai apo të tjerë nuk mund të kontrollojnë median, duke i rikujtuar se nuk jemi në kohën kur ai ishte President dhe u përpoq t‘u shmangej përgjegjësive për shumë zullume të kohës. Komentet e analistes Vickers, njohëse e mirë e zhvillimeve politike në 17 vitet e fundit, bëhen dy ditë pas sulmit që Kryeministri Sali Berisha ndërmori për disa mediave të pavarura në Shqipëri, përforcuar dje nga ministri i Drejtësisë, zoti Rusmali.
    "Nuk jam aspak e surprizuar nga sulmet që Berisha po i bën medias", thotë Vickers që në fillim, kur e pyesim pikërisht për këto sulme. "Fakti që media tani në Shqipëri është më e fortë se në ‘97-ën, kur Berisha ishte President, duhet ta bëjë atë që të kuptojë se ai nuk mund t‘u mbyllë gojën njerëzve, siç e bëri më parë", vijon ajo komentin e saj. Më tej, Vickers, e cila gjithmonë ka qenë kritike jo vetëm me Berishën, por me të gjithë klasën politike në përgjithësi, në raportet e saj ka pohuar se "Berisha nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Mediat duhet të ngrihen kundra kërcënimeve që vijnë nga qeveria dhe të ngrenë zërin e tyre.

    Por a mund Berisha që përmes presionit të ndikojë në kontrollin e mediave private, apo politikën e tyre redaksionale për t‘i bërë "fresk" qeverisë së tij? Zonja Vickers është e prerë në përgjigjen e saj. "Sali Berisha apo të tjerët nuk mund të kontrollojnë median". Por ajo sugjeron se "mediat e pavarura në Shqipëri duhet të ngrihet e të bërtasin me të madhe, duke mos e pranuar në asnjë mënyrë presionin qeveritar". Sipas saj, Berisha dhe njerëzit e tij veçse mund të krijojnë dëme te media, si pasojë e presioneve, por u kujtoi atyre dhe të gjithë shqiptarëve një fakt shumë të rëndësishëm, që duket se e harrojnë shpejt.

    "Ata duhet mos të harrojnë pushtetin e tyre dhe se demokracia shqiptare ndodhet në një periudhë testi". Vickers nuk harron të përmendë një element të rëndësishëm për demokracinë shqiptare, që duket se është harruar nga zoti Berisha, atë të monitorimin të kujdesshëm që po i bën Brukseli Tiranës zyrtare. "Nëse Shqipëria do të ketë shansin të pranohet në Bashkimin Evropian, të gjithë janë duke monitoruar situatën. Është e qartë se në asnjë lloj mënyre qeveria nuk duhet të bëjë presion në media, dhe kjo padyshim që nuk do të kalohet pa u vënë re", ka theksuar ajo. Pyetjes nëse sulmet e Berishës mbi median kanë jehonë të ngjashme me të kaluarën kur ai ishte President. Vickers u përgjigj:
    "Berisha u mundua t‘i shmangej përgjegjësisë për zgjedhjet e parregullta në 1996, për djegien e gazetës ‘Koha Jonë‘, për sulmet ndaj shtypit të lirë, por ai dështoi. Kjo nuk do të ndodhë përsëri. Berisha e di këtë. Ai mund të tentojë përsëri me të tilla gjëra, por është i pashpresë". Prononcimi i zonjës Vickers, e cila mban postin e analistes kryesore në ICG, është padyshim një dush i ftohtë për zotin Berisha, vetëm dy ditë pas rihapjes së "luftës" nga ai në frontin e medias.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Brari

    Me kto Vikerskat vec verteton se ben dhe Sekserin me Mafien..
    Con ato qeset me euro tek ca palaco qe blihen.. e shkruajne cka deshiron Zemuni i Edvinit..
    Nuk duhen leju femra si ajo zorba angleze me fol për punë shqiptare... për më tepër që është dhe komuniste ptu. Ajo që është nis për çun e ka dalë goc.

    Tani! Kujt i duket çudi që mediat qekan të lidhme me krimin.... Ajo zorba e di që TCH financohet nga heroina? Ajo ka bo dhe libër si ka mundësi ti ketë shpëtuar kjo.

    Tre janë elementet që fshehin shumë mirë drogë... KAFJA, DETERGJENTËT, dhe PESHKU... tani ndizni ato llambat që keni në kokë e boni nja dy llogari të vogla


    kafja... peshku... detergjentët

  3. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154
    Dragut,

    Keto jane justifikeme te paparanueshme perballe nje fryme qe po mbjell Z. Berisha
    me dhenien e dores se lire te nje lufte shtrigash plaka, fol fol fol, korr e mos lidh!
    Ke pushtetin ne dore, leri llafet po dorezo dosjet me faktet qe nxjerr dhe zhduki
    nga faqja e dheut kriminelet e mafjozet. Boll me me tifozllek krahinor e klanor, te
    gjithe e dime se krimi ne Shqiperi i ka te Sigurimi i Shtetit qe ka kapur si
    metastazat e kancerit ç'do qelize te Shqiperise. Tani ose Berisha eshte pjese e
    tyre dhe loz lojen e rremujes, trubullimit te ujit per te fshehur pisllekun poshte,
    ose eshte me te vertete krye i paafte per ate pune, se kur i dini ju ketu Dragut se
    TCH financohet nga droga si mos ti dije nje makine shteterore te cilen ke dy vjet
    qe e drejton?! Te pengon Sollaku? Vure me shpatulla pas murit Sollaknë per
    bashkepunim me krimin nqs vertet bllokon dosjet e mafjes, egzsiton nje instance
    qe gjykon nje prekuror te korruptur, por kjo pune do fakte, inçizime, kamera te
    fshehta, spiunazh, sherbim sekret modern (dhe jo çoban dhish me kater klase
    shkolle).

    Flas me pasjon se jam teper i zhgenjyer nga puna dhe rezultatet e Z. Berisha,
    dhe kam te drejte te hedh dyshimet e mia ne sinqeritetin e tij; kujto takimin
    parazgjedhor me krye plehren Nano, ri-marria ne staf te njeriut pa karakter
    kameleonit Arben Imami, te sahanlepiresit te "Agrares" Xhuvelit etj etj ..

    Dhe me trishton gjithmone fakti kur njerzit mbajne qendrim partizan duke lozur
    me fjale kafenesh kur nje i ashtu-quajtur shtet ligjor egziston dhe duhet te vihet
    ne pune. Kam pershtypjen se ata qe flasin keshtu kane nje lidhje interesi
    dhe perdorin llogjiken partizane binare bardh/zi. S'ka menyre me te mire per ta
    zhytur ate vend akoma me thelle ne pleh; per hir te nje interesi vetjak, nje inati
    vetjak, nje kryeneçesie, nje sedre i ben menderen interesit te te tjereve!

    Ne nje teme tjeter flitej a jemi Evropjan siç thote Kadareja apo shartim
    Orientalo-evropjan siç thote Qosja?
    Fryma politike, ndergjegjia kolektive aktuale ne Shqiperi eshte koke e kembe Orientale pa asnje nuance Evropjane. Dhe dekorin e ploteson turma partizane
    pa asnje lloj shpirti kritik ndaj "te zgjedhurit te tij"!

  4. #4
    Perjashtuar Maska e thorgal
    Anëtarësuar
    20-05-2002
    Vendndodhja
    me zemer ne Shqiperi
    Postime
    296
    Ne fillim thuhej se do te te luftohej mafja e korrupsioni ( Nanot Xhuvelet kokajt etj etj e peshke me te vegjel)

    Pastaj se do te hapeshin dosjet e spiunave komuniste. Hahhaaa

    Me vone u ngrit nje komision qe do hetonte pasurite e pushtetareve te korruptar hahahhaa hhaha

    Tani do te luftohet kunder mediave mafjoze.

    Ok dakort


    E dini si i thone kesaj

    Te Vjedhim te shperdorojme te bejme cfare te duam vetem mua mos me ngacmoni se perndryshe jua nxorra te palarat.
    Ndryshuar për herë të fundit nga thorgal : 31-03-2007 më 18:53

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Eshte nje levizje politike tipike alla - Sali. E trashe, e pagdhendur, e parafinuar apo sofistikuar. I ka kallur daten te gjitheve. Nqs mediat nuk paguajne taksa, atere kontrolloi - pa pasur nevoje per lufte publike apo demonizime te tilla qe gjenerojne kaq konflikt dhe sherr ne ate shoqeri. Kafshe mali.

    Dhe sigurisht ka xhahile plot qe i shkojne nga pas. Mafioze thote Berisha - mafioze thone edhe keta. Ci duam mediat. Me mire si dikur ne kur ishte president ky kokelope. Me nje TVSH, dhe edhe ato pak gazeta te pavarura qe ishin oburra ti veme flaken sic ia vune (Koha Jone). Atehere sikur nuk i quajten mafioze mediat, por flakem gjithsesi ia vume.

    Bota shikon dhe tmerrohet. Kur Berisha nuk trembet te akuzoje per mafioze pra te kercenoje me burg median qe eshte vertet nje pushtet i katert dhe qe ka aftesi ta mbroje veten mjaft fuqishem pasi eshte e afte te tranmetoje mesazhin e saj tek publiku shume shpejt dhe masivisht, atehere askush nuk mund te jete imun nga cemduria e ketij xhahili, kur ai psh neser pasneser mund te dale e te thote se kjo industri, sektor apo ai investim eshte mafioz. A eshte kjo e ekzagjeruar. Ndoshta, por precedentet jane aty. Berisha quajti fabriken e cimentos ne Fushe-Kruje investim mafioz. Ndoshta ja pse investimet e huaja direkte gjate 2006 ishin sa gjysma e 2004. Ne shqiperi qysh praj 2005 s'ka asnje lloj stabiliteti. Lufte dhe konflikt nga te gjitha anet. Lufte ndaj prokurorit, anullim investimesh, shakterrime investimesh, konflikt me mediat, zgjedhje gerdalle, me pak drita, me pag siguri. Cdo gje nxin.

  6. #6
    Perjashtuar Maska e morrison
    Anëtarësuar
    16-01-2007
    Vendndodhja
    Me kembe ne toke!
    Postime
    822
    Sa berishe qe eshte ky Berisha...!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Gazeta Shqip, 1 Prill 2007

    Berisha hap luftën e re me median, lëshon tatimorët

    Kreu i qeverisë premton betejë kundër çdokujt që publikon fakte ndaj administratës


    Policia tatimore do të jetë "hanxhari" që Kryeministri Berisha do të përdorë si mjet goditës ndaj mediave të pavarura në Shqipëri. Duke lënë mënjanë strategjinë e ndjekur në ‘96 me gjyqe dhe rrahje të gazetarëve, ai ka nxjerrë një metodë tjetër, si sulm ndaj tyre. Sulm i cili do të bëhet nëpërmjet kontrolleve të tatimorëve në përpjekje për të reduktuar çështjen thjesht në konflikt fiskal. Duke injoruar zërat e opozitës, të opinionit publik dhe të mediave kombëtare dhe ndërkombëtare për kujdesin që duhet të tregojnë në këtë çështje delikate, duke mos bërë akuza pa fakte të tipit "media e lidhur me mafien" dhe duke iu përgjigjur pyetjes se cili do të jetë hapi i ardhshëm i qeverisë pas kësaj akuze, Berisha është përgjigjur se "ky është një klasifikim shumë i gabuar. Kjo qeveri është qeveria që ka respektuar dhe respekton më shumë mediat në historinë e këtij vendi. Ju jeni gazetarë të rinj, para jush ka pasur gazetarë me deri në 50 procese. Sot nuk ka asnjë proces ndaj ndonjë gazetari dhe nuk do të ketë derisa Sali Berisha do të jetë në krye të qeverisë. Administrata nuk padit më gazetarë, qoftë për shpifje, për çështje civile a çështje penale, të çfarëdo karakteri qofshin ato". Kryeministri Berisha ka konfirmuar dje se sulmet ndaj gazetarëve nuk janë më si në vitet ‘96, ku janë regjistruar dhjetëra procese dhunimi e burgosje gazetarësh, por në 2007 metodat kanë ndryshuar, sulmi do të jetë nëpërmjet emisarëve të qeverisë, të cilët punojnë në tatime dhe taksa. "Në qoftë se ndonjë që lahet në vaskë floriri mendon se sanitarja në spital, e cila kalon natën duke larë dhe shpëlarë njerëzit tanë të afërt, të sëmurë, duhet të paguajë taksat; kurse ai, duke vjedhur taksën dhe duke e shndërruar atë në floririn e vaskës së tij, mund të gjejë mënyra për t‘u mbrojtur, gabon rëndë. Ai mund të blejë një taksidar, mund të blejë një polic, mund të blejë një prokuror, por ligji nuk blihet". Kreu i qeverisë ka lënë të kuptohet se beteja ndaj medias do të vazhdojë, duke mos e marrë fare parasysh përballjen me opinionin publik: "Kjo kohë ka marrë fund. Ne kemi dhe do të vazhdojmë të kemi respekt të plotë për mediat. E kemi dëshmuar këtë dhe do të vazhdojmë ta dëshmojmë. I ftoj mediat që nga mëngjesi deri në darkë t‘i kushtojnë kritika Sali Berishës dhe qeverisë së tij. I ftoj ato të organizojnë emisione speciale kundër Kryeministrit të vendit dhe i garantoj se kurrë nuk do të kenë ndërhyrje në politikat e tyre editoriale". Gjithashtu, Berisha ka akuzuar se janë mediat ato që deri më sot nuk e kanë zbatuar ligjin dhe jo punonjësit e administratës, të cilët denoncohen prej tyre çdo ditë, denoncime që deri më tani kanë rënë në vesh të shurdhët të drejtuesve të qeverisë. "Kurrë nuk do të mund të shmangin ligjet e vendit për taksat dhe tatimet, ligjet e vendit për lirinë e tregut, për zhvillimin e vendit si një shoqëri normale, e bazuar në shtetin ligjor, pa të cilin nuk ka asgjë dhe asnjë të ardhme. Për ta mbyllur këtë çështje, do të respektohet çdo lloj qëndrimi i mediave", tha Berisha. Tashmë duket qartë se Kryeministri i hap luftë çdo institucioni që del kundër tij, qoftë dhe kur sulmet janë me fakte dhe argumente konkrete. Pas drejtësisë dhe institucioneve të pavarura kushtetuese, kreu i qeverisë i ka hapur luftë pushtetit të katërt, medias. "Ju garantoj se ky është vetëm fillimi i një beteje, e cila do të rivendosë Shqipërinë në shinat e shtetit ligjor", është shprehur Berisha.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Dr Rieux : 01-04-2007 më 08:52
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Manchester, UK
    Postime
    1,079
    Me duket shume i pakuptimte shperthimi i Berishes per mediat si "hanxhare te mafias". Nga nje sens pragmatik-politik, nuk mund tja lejosh te armiqesohesh akoma me teper me median me te madhe ne vend. Te pakten para publikut, ti nuk ke mundesi te degjohesh sa degjohet Top Media, sepse ata kane mundesine qe propaganden kunder teje ta fusin si pa u ndier dhe tek Lajmet, Fiksi, Portokallia, Top Fest, Top Show e gjithe emisionet e tyre duke arritur thuajse gjithe kategorite e njerezve. Per me teper nje person si Berisha qe ka precedentet e 96-97 ndaj shtypit, do merret akoma me me teper dyshim. Nga ana ligjore, kryeministri i vendit nuk duhet te flase sikur eshte ne tavoline kafeneje, ne menyre evazive dhe pa paraqitur asnje prove apo emer te pervecem te damkose gjithe mediat. Nqs TopMedia financohet nga mafia, bravo i qofte kryeministrit qe nuk i trembet pushtetit te katert, por kjo lloj menyre eshte me e keqja e mundshme per te marre mbeshtetjen e publikut me vete. Nqs di te verteta qe inkriminojne Top-in por qe nuk i fakton dot para drejtesise atehere ka rruge te tjera per te vepruar.

    Kurse nga ana tjeter e medaljes eshte dhe ky komenti i mesiperm i marre nga gazeta Shqip. Pse duhet te trembet nje biznes nga kontrolli i tatim-taksave, pse duhet ti quaj ato si hanxharet e Berishes? Cdo me thene qe me kete veprim Berisha i ka mbyllur deren cdo lloj dialogu? A nuk eshte me se normale qe nje biznes te kontrollohet, pse u dashka marre si sulm ndaj tyre? Pastaj duket qe Topi e quan veten me teper se nderrmarje mediatike derisa kerkon dialog me kryeministrin. Kjo nuk eshte nje ceshtje politike ku dialogohet per te gjetur rrugen e mesme.
    Lulet edhe mund ti shkelin por Pranveren nuk mund ta ndalin dot.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    cdo dite fikset fare e portokallet zere popllet e gazetshqiptaret.. vertetojne se kur kryeminister eshte Berisha ka liri te pakufizuar te medias..
    vet ato me 24 ore fyerje shpifje tallje mashtrime insinuata provokime etj.. ndaj berishes.. vertetojne se asnje liri nuk u mungon..
    e vetmja mungese eshte se ata.. nuk flejn te qete per sa kohe eshte berisha ne pushtet..
    edhe se e ka votuar populli berishen kjo nuk i mjafton media-mafies sepse ato vete nuk e kan votuar dhe duhet tani qe populli te degjoje e shikoje tërë kete lukuni cakejsh te ankohet te ulerase se spo e le rehat berisha.. dhe se duhet permbysur nje or e me pare.. e po nuk u permbus ato sflejn rehat..

    tatimori i shkon cdo pensionisti der me der e ja fut faturen e ujit korentit telefonit dhe e kput ne mes e ja rruan pensionin..po spo ankohet pensionisti se ma con berisha tatimorin se me ka inat..
    jo..

    e kta mediamafia qe e din mire se jan mafie.. ankohen se po u vjen..(ala nuk i ka ardhur) tatimori..

    beni qejf moj mafi.. beni qejf sa te vi ndonje hundlesh ndonje dite..

  10. #10
    i/e larguar Maska e Homza
    Anëtarësuar
    24-02-2006
    Vendndodhja
    Ne kat te siperm!
    Postime
    3,092
    Nuk duhet marr me kaq zjarr kjo ceshtja e medias dhe ti vihet emri Top Media, jo per gje por ata gjat kohes ne pushtet te PSse sidomos ke fiksi kan pas bo pall me Nanon edhe nuk u be naj kushedi se cfar katerdie.....


    Berisha ka thene qe mediat duhet te paguaje detyrimet fiskale, d ti paguaje jo se Berisha ja u bon per intat por se kshu funksiono shteti ligjor. Nuk ka me PS qe te taksoje nje grusht per shtetin e tjetrin per veti.....tashi funsiono shteti ligjor.


    Nje gje qe me shqetso mua eshte nje pershkrim i Fatos Lubonjes, ku tha nje shembull konkret qe Gazeta Shekulli me shitjet e saj nuk mbulo koston e prodhimit.....pra ajo gazete duhej te kishte falimnetu me kohe, por nje krah politik ate e mbesthet dhe e perkrah, me kontrata e kash ner tavoline Kokdhimes.....pra kto lidhje mafjoze duhen te shqyrtohen sepse i bejne dem gjith shoqeirse Shqiptare.....


    TopMedia, megjithse ka marr nje krah politik te paster te majte, une do thosha qe ky eshte gabimi me trashanik i boseve te saj, qe pas miliona euro invetimesh te bej kte budallallik dhe te marri krah nga njera apo tjetra ane......budalleku ma i stermadh qemund te ndodhi.

  11. #11
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    .....

    Eshte akoma prezent fakti qe media u vleresua nje jave me pare pas nje sondazhi te bere ne opinion publik si institucioni i vetem transparent qe po ben luften ne menyre permanente kunder korrupsionit dhe nuk eshte qeveria ajo qe e ben nje lufte te tille, pavaresisht demagogjise se saj, qeveria duke e pare veten si te "zbuluar" nga media e pavarur ka rinisur taktiken e ndjekur pothuaj gjithnje nga drejtuesi i saj Sali Berisha qe s'ben gje tjeter por e sulmon.

    Media u vleresua nga sondazhet si e pavarur dhe transparente.

    Media ne vendin tone eshte vleresuar nje nder institucionet qe po denoncon here pas here shkeljet dhe korrupsionin ne qeveri, sikurse edhe kur qeveriste PS.

    Qeveria Berisha 2, ne vend te presioneve, te behet pjese e procesit te reformimit qe garanton media te lira e transparente.

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anëtarësuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Pozicionimi i mediave tona majtas dhe djathtas eshte per mua amoraliteti me i madh i mediave shqipetare.Keshtu kemi gazeta te varura ,tv te varura e i gjith sorollopi i gazetareve qe meren me politike jane ne varesi te asaj qe hedhin politikanet e varur.Ne shkeputje nga ky mendim i imi, pa dyshim qe taksat duhet ti paguajne te gjithe sic po paguaj une dhe te gjithe ju keto ore ne internet.

  13. #13
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    11-04-2003
    Postime
    1,348
    Citim Postuar më parë nga Dr Rieux
    Kurse nga ana tjeter e medaljes eshte dhe ky komenti i mesiperm i marre nga gazeta Shqip. Pse duhet te trembet nje biznes nga kontrolli i tatim-taksave, pse duhet ti quaj ato si hanxharet e Berishes? Cdo me thene qe me kete veprim Berisha i ka mbyllur deren cdo lloj dialogu? A nuk eshte me se normale qe nje biznes te kontrollohet, pse u dashka marre si sulm ndaj tyre? Pastaj duket qe Topi e quan veten me teper se nderrmarje mediatike derisa kerkon dialog me kryeministrin. Kjo nuk eshte nje ceshtje politike ku dialogohet per te gjetur rrugen e mesme.
    Kontrollet tatimore te bera nen kontekstin e ketij konflikti padyshim qe perfaqesojne nje presion qe i behet mediave qe ato te mos thone ate qe nuk do Berisha. Vetem nje naiv nuk e kupton kete. Kontrollet mund te beheshin edhe pa prononcime te tilla publike, mund ti behershin edhe me perpara dhe jo pasi ato investigojne nje skandal te administrates apo sulmojne paaftesine e saj. Shantazhi eshte i qarte. Kurse Top-Channel e ka bere gjithmone keto sulme mbi administraten, bile me shume ne kohen e PS, por asnjehere ai nuk u sulmua nga shteti.

    Por kjo tashme eshte edhe ceshtje botekuptimi. Xhahilet e Sals mendojne ne tjeter kontekst. Psh sic duket edhe nga ca shkrime me lart ata thone se ka liri media plot sot ne shqiperi se ja mediat shpifin per Berishen e thone cte duan per te. A thua se kjo eshte nje merite e Berishes apo dicka e falur prej tij. Mediat duhet ta konsiderojne pra privilegj qe Berisha i le te flasin kundra tij. Keta xhahile akoma s'jetojne dot ne realitetin e nje shoqerie te hapur dhe akoma nuk e perceptojne dot se si keto te drejta jane inherente dhe jo te deleguara nga dikush. Xhahile mali or taj, 7 lekure.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Zarathustra. : 01-04-2007 më 15:40

  14. #14
    Perjashtuar Maska e Dragut
    Anëtarësuar
    14-06-2006
    Vendndodhja
    Përtej Gramozit, gati për luftë
    Postime
    535
    Citim Postuar më parë nga Zarathustra.
    Kontrollet tatimore te bera nen kontekstin e ketij konflikti padyshim qe perfaqesojne nje presion qe i behet mediave qe ato te mos thone ate qe nuk do Berisha. Vetem nje naiv nuk e kupton kete. Kontrollet mund te beheshin edhe pa prononcime te tilla publike, mund ti behershin edhe me perpara dhe jo pasi ato investigojne nje skandal te administrates apo sulmojne paaftesine e saj. Shantazhi eshte i qarte. Kurse Top-Channel e ka bere gjithmone keto sulme mbi administraten, bile me shume ne kohen e PS, por asnjehere ai nuk u sulmua nga shteti.

    Por kjo tashme eshte edhe ceshtje botekuptimi. Xhahilet e Sals mendojne ne tjeter kontekst. Psh sic duket edhe nga ca shkrime me lart ata thone se ka liri media plot sot ne shqiperi se ja mediat shpifin per Berishen e thone cte duan per te. A thua se kjo eshte nje merite e Berishes apo dicka e falur prej tij. Mediat duhet ta konsiderojne pra privilegj qe Berisha i le te flasin kundra tij. Keta xhahile akoma s'jetojne dot ne realitetin e nje shoqerie te hapur dhe akoma nuk e perceptojne dot se si keto te drejta jane inherente dhe jo te deleguara nga dikush. Xhahile mali or taj, 7 lekure.

    Ça janë këto ******* që thoni! Mediat këtu janë të kontrolluara dhe s'bëhet më muhabet. Dhe TCH është e para... plera komuniste.... se ashtu është. Një plerë që nuk vlen dy lek...dhe kush nuk e pranon ka një gjysh që "ka luftuar kundër gjermanit". Patetikër ja çfarë janë! Plera e asgjë tjetër.

  15. #15
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,030
    Postimet në Bllog
    17
    Zgjedhjet e fundit lokale ne vend, fushata para mbajtjes se tyre dhe reagimi pri dhe post zgjedhor, deshmuan fare qarte per te obzervuesit e mprehte te politikes shqiptare se:

    a) Pretendimi se mafia shqiptare eshte shkaterruar me burgosjen e Aldo Bareve dhe Lulzim Berisha eshte nje iluzion: realiteti flet qe mafia shqiptare mund te kete marre disa goditje te perqendruara nga shteti, por ajo eshte ende prezente si ne politiken shqiptare edhe ne jeten e vendit.

    b) Si ne asnje zgjedhje me pare, mediat shqiptare nuk i kane cjerre maskat e tyre si ne zgjedhjet lokale te shkurtit. Gazeta si Shekulli u kthyen ne gazeta SHIKU kurse Gazeta Shqiptare u kthye ne seline e shtypit te se majtes shqiptare. Pa harruar qe gazeta e Anastas Angjelit publikoi lakuriqesine e Rames, qe me pas e perforcoi edhe gazeta e djathte e Mero Bazes.

    Me pak fjale, mediat shqiptare jo vetem qe jane te komanduara dhe aspak demokratike, por ato vuajne jo vetem nga nje pavaresi ekonomike por edhe nje mungese integriteti dhe pergjegjesie perpara lexuesit. Dhe ajo qe eshte me e bukura eshte se pjesa derrmuese e mediave shqiptare e shfajeson veten duke treguar me gisht nga politika dhe jo nga vetja. Bile ka edhe nga ata njerez te mediave qe shkojne me mendimin: "keshtu i do mushka drute" ku mushka ne kete rast eshte populli i thjeshte qe ne vend te mireinformohet mashtrohet.

    Qendrimi i kryeministrit te vendit deri me sot ka qene nje qendrim naiv, idealist ku Berisha ngaterron integritetin e tij me integritetin e kameleoneve te mediave qe e ndrojne ngjyren e lekures sipas stineve te vitit. Berisha ushqente iluzionin se qendrimi korrekt dhe transparenca e premtuar ne qeverisje me mediat shqiptare do te krijonte nje linje te re komunikimi midis instucioneve dhe mediave. Idealizem platonik qe me sa duket i ka ardhur fundi edhe ne mendjen e Berishes.

    Une nuk dua te shoh kryeministrin e vendit qe te akuzoje hapur mediat, une dua te shoh kryeministrin e vendit qe te ngreje telefonin e ti kerkoje kreut te SHISH zbulimin e te gjithe aktiviteteve te atyre njerezve qe fshihen pas televizioneve dhe gazetave ne vend. Une dua te shoh kryeministrin e vendit qe te ngreje telefonin e ti kerkoj ministrise se financave gjurmimin e te ardhurave qe jane investuar neper televizione e gazeta, pasi ai gjurmim te con tek burimi qe mund te jete legjitim ose i ndotur.

    Dhe se fundi, une nuk dua te shoh nje kryeminister qe flet per hanxhare te paemer e padukshem, une dua te shoh nje kryeminister qe ato dosjet qe i vijne nga organet e shtetit tia percjelle ministrise se rendit dhe prokurorise se vendit per hetim e ndeshkim. Keshtu qe 1 muaj si sot kryeartikulli i dites te mos jete Berisha akuzon mediat si hanxhare te mafies, por Filan Fisteku u arrestua ose thirr ne hetuesi per te deshmua mbi burimin e te ardhurave te biznesit te tij mediatik.

    Keshtu i dashur kryeminister i ben nje nder te madh gjithe shqiptareve, inteligjenca e te cileve provokohet perdite nga kalemaxhinjte e paguar qe ne vend te raportojne lajm, kerkojne te prodhojne lajm dhe mbajne nen kontroll opinionin shqiptar.

    Albo

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    gazeta Shqip:

    Kokëdhima e Bolino: Berisha po nxin imazhin e vendit, t‘u japë fund sulmeve

    Akuzat e Kryeministrit ndaj medias, reagojnë botuesit shqiptarë. Të paraqesë fakte konkrete


    Drejtues të mediave dhe sipërmarrjeve të tjera në vend kanë dënuar ashpër deklaratat tymnajë të shefit të qeverisë, Berisha, për lidhje të drejtuesve të mediave me mafien. Për Karlo Bolinon, botuesin e "Gazetës Shqiptare" dhe drejtues i "News24", kjo ndodh vetëm në Shqipëri, ku vetë Kryeministri dëmton me dashje imazhin e vendit të tij. "Ky veprim ka rrezik të dëmtojë edhe imazhin e Shqipërisë. Në një moment kur vendi ka nevojë për investime, nuk mund të prezantohet në botë me akuzat e Kryeministrit se mediat kanë lidhje me mafien", është shprehur Bolino. Ndërsa biznesmeni Koço Kokëdhima i ka konsideruar deklaratat informale që dëmtojnë rëndë demokracinë në vend. "Këto janë deklarata informale dhe nuk është mirë që të bëhen, pasi shpenzojnë shumë energji pa produkt dhe nuk fiton njeri nga çështje të tilla, vetëm dëme kanë. Është gabim që të paragjykosh dhe të bllokosh mediat. Duhet të kujtojmë se vetë mazhoranca e sotme ka ardhur në pushtet si rezultat i dënimit që i është bërë nga mediat dhe nga publiku i të gjithë fenomeneve negative të qeverisjes së shkuar", është shprehur Kokëdhima. Bolino dhe Kokëdhima argumentojnë si të pabaza deklaratat e Kryeministrit shqiptar, pasi nëse do të ketë diçka të vërtetë, atëherë ai duhet t‘i drejtohet prokurorisë, së bashku me provat. "Akuzat janë shumë të rënda dhe unë mendoj se nëse qeveria ka informacione të sakta për lidhjet mafioze, duhet t‘i paraqesë para prokurorit. Vetëm në Shqipëri, për fat të keq, ndodh që një Kryeministër mund të sulmojë drejtpërsëdrejti pa fakte", është shprehur Bolino. Ndërsa botuesi Kokëdhima ka theksuar se Kryeministri i ka të gjitha institucionet dhe instrumentet që të kërkojë mbrojtjen e ligjit dhe të mos akuzojë në bllok të gjitha bizneset dhe të procedojë me kërkesa konkrete tek organet kompetente. Nëse ka ndonjë që shkel ligjin, të vendoset para organeve përkatëse. Gjithashtu, Kokëdhima e ka ftuar Kryeministrin Berisha që, pa paragjykuar palët, të jetë i vetëdijshëm se në administratën e shtetit shqiptar, në institucionet e qeverisë shqiptare, jo vetëm që është duke u vepruar një dukuri negativiste dhe një urrejtje mbi sipërmarrjen e lirë, por janë duke u zbatuar praktika dhe masa arbitrare shumë të rënda dhe shumë shkatërruese. Drejtuesit e mediave i bëjnë thirrje Kryeministrit që më parë se të sulmojë me të padrejtë mediat, të kalojë në sitë drejtuesit, të cilët çdo ditë e më shumë po shtojnë korrupsionin në zyrat e shtetit. Pak ditë më parë, në një nga mbledhjet e qeverisë, Kryeministri Berisha hodhi akuza të rënda ndaj mediave shqiptare, duke i akuzuar si të lidhura me mafien, sidomos atyre mediave që Kryeministri i ka klasifikuar kundër tij. Qëndrimin e Kryeministrit e forcoi më shumë në sallën e Kuvendit në seancën e së enjtes edhe ministri i Drejtësisë, Ilir Rusmali. Por deklarata e kreut të qeverisë është kundërshtuar ashpër po në Kuvend nga deputetët e opozitës, të cilët i kanë kërkuar Kryeministrit dhe vartësve të tij t‘u japë fund akuzave përgjithësuese dhe të flasë me emra konkretë dhe me fakte se cilat janë ato media që kreu i qeverisë i quan të lidhura me mafien. Por, deri më sot, kësaj pyetjeje Kryeministri nuk i ka kthyer një përgjigje konkrete, duke vazhduar më tej sulmin e tij përgjithësues ndaj mediave të pavarura në Shqipëri.

    --------












    Pak hamendje..

    Kokdhimen e njohim..
    Ish menaxheri i Piramides se pare ose ish menaxheri i Hajdin Sejdise.. sot jep leksione "si te beheni miljonere".. e dikur sekretar i Komitetit qendror te Rinise ne mos gaboj.. apo jo Kolomb..
    Ku e gjeti ky Kokdhim Myzeqaro himarjoti.. Kosovarin Hajdin Sejdiun..jam kurioz..

    Di qe ne Piramiden qe krijoj Hajdin gropa me bekimin direkt te Ramiz Nano carcanit.. morren pjese shume hotel-dajtas.. pra milet qe kishin guximin te hynin e dilnin ne hotel dajt qe ne koh te PPSH-se.. dhe aty lan tek Hajdin sejdiu ato cika para te frumbulluara fshehtas nga PPSH.. ca dollar ca marka ca franga e cti zinte dora..
    Kuptonet se dhe piramidasit e pare ishin po bij te nomenklatures qe coc benin me shoferet e albanieve e me pare nen dore qe u merrnin nevojtareve per viza.. meqe kishin njohje me Institucionin e Vizes qe ne ate kohe nuku njihej ne popull pervec ketyre vajto jasht shtetasve te vecante.. qe punonin ne zyrat e Shtetit te athershem ku dilej jashte.. si psh punonjes albturizmi apo makina importi e ministro jashto brendeshmo-kqendroras..
    Aty sic duket hynte dhe Kocua se coku dilnin jashte ahere dhe keta si pun instruktoresh qe do tu mesonin si benet revolucioni proletareve ne bote..

    Nejse..

    Po Ki bolinua kush eshte?

    Italan eshte ki mo?

    Kur ka zbarkuar ki ne shqiperi.. Cmoshe ka.. me cpun eshte marre ne itali.. nga cila krahine italane vjen.. etjetj..
    Kush di le te na sqaroje..
    Mos eshte ki Bolino .. Shefi i gazetes Shqiptare qe punon dhe jasht orari per ZP-ne?

  17. #17
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    .....alla Berisha alla....

    Permes medias shoqeria shqiptare pati rastin te shihte se ky Kryeminister nuk eshte aq qibar dhe i ndershem sa dukej, dhe ketu nuk e kam fjalen te milionat e vajzes se tij. Por te fakti se lufta e tij ndaj korrupsionit ishte fund e krye demagogji (qe e kam thene edhe ne nje shkrim tjeter), dhe se ajo i sherben vetem per te pergojuar ata qe e pengojne.

    I sherbeu per nje fare kohe per tu hedhur hi syve te botes, se ky njeri qe çirrej kundra korrupsionit, e ka seriozisht. Dhe bota te jep disa pike neper raporte, sa per te vleresuar perpjekjen. Por kur sheh se jo vetem ska asnje rezultat konkret, madje situata eshte perkeqesuar, te ve noten qe te takon. Note qe rrezikon seriozisht mbreterimin e dyte te Sali Berishes. Ne pamundesi per te quajtur mafioze Grunet apo Oli Rehn, kusuret e nje kryeministri te çakorduar tashme, po i ha media e pavarur.

    Njeriu qe u mburr me te madhe se nuk do kete gjyqe per gazetare, sapo ka njollosur gjithe median shqiptare me damken e mafies. Qe eshte jo vetem nje epitet i shemtuar, por i dale nga goja e kryeministrit, te ben te mendohesh se ç'do ti prese "mafiozet" e pavarur te fjales se lire neser... Sikur Presidenti te zgjidhet largqofte nga Berisha, dhe bashke me te edhe prokurori. Pastaj ai do kaleroje i lire ne nje bote siç e ka enderruar, mbushur me "Gazidede" dhe gjenerale neper Tirane, me media kokulur dhe opozite te çoroditur.

    Sali Berisha eshte i pari dhe kryesori fajtor per prishjen e raportit media-politike ne Shqiperi, sipas frymes se te cilit, politika ka te drejte te gjykoje dhe akuzoje median dhe trajtoje ate njesoj si kundershtar politik, njesoj si konkurrent per pushtet. Por pushtetet jane te ndara dhe ky i medias, do apo nuk do Berisha, qendron mbi politiken. Eshte ky pushtet qe gjykon qeverine, Kryeministrin, Parlamentin dhe politiken ne teresi.

    Mirulexofshim.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Ingenuous : 02-04-2007 më 08:17
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    bukur flet ti igenus.. mirpo ..

    ka nje ashkel qe te demaskon ne ate teorine tende..

    ju e dini se Berisha nuk Heton sepse hetimin e ka Prokurori si detyre pra perderisa Prokurori eshte b e brek me mafien Berisha do mbetet vetem ne kuadrin e fjaleve..
    sikur te donte ti apo tjeret vertet luft kunder korrupsionit do ishit merzitur qe Sallaku mbeti kryeprokuror.. mirpo e verteta eshte qe u be lufte nga opozita qe te mbetej sallaku.. pra te mbetej korrupsioni i pa demaskuar e i pa denuar..
    tek qendrimi ndaj dhorit zbuloheni te gjithe ju miqte e mafies..

    e o berish thoni te tere po ku je a derzi..po si o nuku e luftove dot Korrupsionin qe premtova aq shume..
    po ja thot berisha .. ajo pun fillon nga Prokuroria.. dhe un ate desha ta heq po ju sme late..

    aaa aty mo na luaj thot mafia.. dhorin mezi e kemi si "institucion te pavarur" qe ne gojen tuaj do te thote .. qen stani i magazeve tona..
    mo sulmo o berish institucionet e pavarura ..i thone Mafia Berishes.. pra mo na luaj.. na le te vjedhim si 8 vite rresht.. se ndryshe te bejme 97 ten si ahere..

    kjo eshte e verteta igen.. jo ajo llustra jote boshe.. dhe eshte e vertete e hidhur.. kjo eshte tragjedia..

  19. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    29-03-2007
    Vendndodhja
    United States of Albania
    Postime
    11
    a thua valle edhe ne si popull jemi MAFIA , nuk i dihet cndodhe ne mendjen e politikaneve .shnet
    Caeci caecos ducentes

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    Surprizë - Opozita del kundër zhdukjes së informalitetit në media


    Edhe pas saktësimit të akuzave adresuar mediave që nuk paguajnë detyrimet tatimore nga ana e kryeministrit Sali Berisha, dy ditë më parë, partitë e opozitës nuk kanë rreshtur së identifikuari deklaratat e liderit të mazhorancës, si dhunim i lirisë së medias. “Intensifikimi i papare i fushates se presionit dhe shantazhit te hapur ndaj medias nga ana e kryeministrit Berisha, ne vend te nje reflektimi te thelle nga ana e tij, lidhur me deklarimet shume te rrezikshme qe ai ka bere ne vazhdimesi, jane nje ogur shume i keq per te ardhmen e demokracise ne Shqiperi”, deklaroi dje sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, i cili shtoi se kryeministri Berisha, te cilin “shqiptaret e votuan per te bere 6000 kilometrat e premtuara, per t’u dhene shqiptareve 24 ore uje dhe drita, po perpiqet qe kete beteje teresisht te humbur te tij, ta kaloje tek mediat e pavarura qe evidentojne me objektivitet demagogjine e premtimeve te tij elektorale”. Sipas tij, lufta ndaj fjales se lire perkeqeson thellesisht edhe raportin me demokracine që Shqipëria paraqet aktualisht. Pardje, kryeministri deklaroi se në asnjë rast dhe asnjeherë, shumica nuk ka ndërmend të intimidojë apo censurojë mediat që shfaqin kritika ndaj saj, porse nuk do të tolerohen rastet flagrante të informalitetit. “I ftoj mediat që, nga mëngjesi deri në darkë, t’i kushtojnë kritika Sali Berishës dhe qeverisë së tij. I ftoj ato të organizojnë emisione speciale kundër kryeministrit të vendit dhe i garantoj se, kurrë nuk do të kenë ndërhyrje në politikat e tyre editoriale. Sikundër, kurrë nuk do të mund të shmangin ligjet e vendit për taksat dhe tatimet, ligjet e vendit për lirinë e tregut, për zhvillimin e vendit si një shoqëri normale, e bazuar në shtetin ligjor, pa të cilin nuk ka asgjë dhe asnjë të ardhme”, deklaroi kreu i qeverisë.


    gazeta 55

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Ligji i Mediave, mazhoranca rrëzon qëndrimin e Moisiut
    Nga kolombi në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 26-10-2006, 17:14
  2. Berisha: Do t'i arrestoj bosët e mafies shqiptare
    Nga mani në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 41
    Postimi i Fundit: 13-08-2005, 15:13
  3. Pushteti i katërt i mediave
    Nga Albo në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-12-2004, 18:47
  4. Dhurata e Mafies per femijet Shqiptare..
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 21-12-2002, 19:24
  5. Realiteti i rreme virtual i mediave
    Nga alkg2001 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 20-11-2002, 10:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •