Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 60 prej 125
  1. #41
    satyr Maska e Gunnar
    Anėtarėsuar
    23-06-2005
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    490
    rastesisht po flisja dje me nje person qe sapo e kishte lene cigaren dhe po me thoshte se gjithe "varesia" tek duhani eshte vecse psikologjike dhe nuk ka asnje lidhje me anen fiziologjike. personalisht nuk jam duhanpires dhe kam patur te njejtin mendim me kete personin deri kur kam qene deshmitar i lenies se duhanit nga shoket e mi. ata pretendonin se ne ditet e para pasi kishin hequr dore nga duhani kishin reagime te cuditeshme fiziologjike si psh: te kruarit e lekures etj qe nuk me kujtohen tani. sic e kam thene edhe me lart une nuk jam duhanpires keshtu qe nuk dua te tregohem hipokrit dhe t'ju them te gjithe atyre qe pijne duhanin qe nuk keni arsye per te mos ta lene ate pasi gjithcka eshte psikologjike. megjithate edhe me ckam lexuar ne vende te ndryshme efektet fiziologjike te periudhes se menjehereshme te pas lenies se duhanit edhe nese ekzistojne nuk jane shume te konsiderueshme keshtu qe mbetet vetem qe ti mbushesh mendjen vehtes qe mund te jetosh shume mire edhe pa pire duhan; dmth duhet pak vullnet.
    To look life in the face....

  2. #42
    Perjashtuar Maska e MITROLOZI
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Postime
    3
    Koha dhe historit kan treguar qe duhanin e kan lene 100 % e personave qe pasi jan vizituar per nje shqetesim te tyrin DOKTORI i ka thene : Po le duhani shpeton, perndryshe do vdesesh brenda x vitesh.
    Ka rezultuar 100 % i sukseshem lenia e duhanit per shkak te ksaj qe ju thashe.
    Pra bashkohem me REXHINEN qe thot se frika eshte rezultati me i mire

  3. #43
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Postime
    2,796
    lexova nje lajm te mire per te gjith qe duan ta len duhanin!...

    eshte vertetuar qe njeriu nuk behet addicted tek duhani dhe po te doj ta lej nuk duhet te filloj te thot "po e le pak nga pak" dhe te pi dite per dite nje cigare me pak deri sa ta lej, por duhet te thot "STOP" dhe ta lej ne moment dhe mos ta fusi me ne goje. Ceshtja eshte sa karakter te fort ka cdo njeri. Per ta len e le dhe brenda nje dite, vetem te duash.

  4. #44
    I larguar Maska e panchovilla
    Anėtarėsuar
    11-09-2005
    Vendndodhja
    Milky Way Galaxy
    Postime
    502
    Kete video nuk e di a e ka postuar dikush tjeter me pare. Nese jo po e postoj ketu:
    http://www.netcolic.com/videos/getyourlungsback.htm
    Hardworking pays off in future, laziness is paying off right now

  5. #45
    i/e regjistruar Maska e friendlyboy1
    Anėtarėsuar
    25-06-2002
    Postime
    769
    nuk ka asnje menyr per te len duhanin sepse duhani ka shkaktuar ndryshime ne strukturen e neuroreceptorve ne tru. vetem nje shok terapy shum e rend mund te bej te lesh duhanin. Duhani vret kujdes!

  6. #46
    Perjashtuar Maska e strano
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371

    Fushata e anti-duhanit

    STOP DUHANIT !!!

    E hapa kte teme sepse u bazova tek tema qe kishte hapur White-Angel mbi KANCERIN.
    Un jam nje duhan pires, edhe tani qe pashe kto foto nuk besoj se me bie ne mend te thith ndonje cigare per momentin, edhe ne rast se do me pihet ndonje cigare, do futem ne forum edhe te shoh kto foto.

    Ju lutem postoni ktu fotot me te tmerrshme qe shkakton pirja e duhanit, se vetem kur shohim pasojat atehere na bie ndermend qe te lem cigaren.


    Prandaj
    STOP SMOKING
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  7. #47
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Ju Pershendes me Mushkrite e nje DuhanPiresi !


    STOP SMOKING
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 12-05-2006 mė 16:49

  8. #48
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822
    Lale Vej Doren Mbi Kraharor Merr Fryme Shiko Fotot Shiko Cigaren Dhe Mendo Ca Te Bosh : Ta Pish, Apo Ta Fikesh ! Ja Dhe Nje Grafi E Nje DuhanPiresi
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga OO7 : 12-05-2006 mė 17:01

  9. #49
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    08-08-2003
    Vendndodhja
    Shangri-La
    Postime
    6,262
    keto sjan gje, prit te postoj nje nga ato fotot qe kan vryme ne gryk dhe qime ne gjuhe

    e dyta quhet hairy tongue
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga *~Rexhina~* : 12-05-2006 mė 17:10
    I don't care how poor a man is; if he has family, he's rich.

  10. #50
    Perjashtuar Maska e strano
    Anėtarėsuar
    07-04-2006
    Vendndodhja
    n'toke
    Postime
    371
    Na dhe ca te tjera qe tju mbushet mendja qe ta lini duhanin O NJEREZZZZZZZZZ


    STOP DUHANIT O NJEREZ


    KTO JAN PASOJAT QE SHKAKTON DUHANI..!!!! E Tmerrshme.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 20-12-2009 mė 14:31

  11. #51
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    588
    Duhani eshte nje nga helmet me te perhapura sot e kesaj dite dhe shume njerez e pijne po e kuptuar se c'fare demtimesh shkakton ne shendet.

    Canceri eshte nje nga ata, dhe shume njerez kane vdekur nga kanceri ose sepse e pijne duhanin vet ose nga second-hand smoking.

    Second hand smoking eshte shume e rrezikshme dhe e padrejte per ata, familjen, qe rrine rreth nje qe pi duhan.
    Keshtu qe nese nuk doni t'a lini duhanin per vete sepse mbase jeta dhe shendeti juaj nuk ju dhimbset, bejeni per nenen, babain, motren, vellain, femijet, gruan/burrin tuaj. Si do ndiheshit nese ne te ardhmen dikush nga familja ka kancer jo sepse piu duhan po sepse ishte ne te njejtin ambjent me ju (duhan pires) per shume vite.

    Nuk jane te pakta rastet qe kam pare, qe njerezit detyrohen te flasin me makinerira sepse iu kane hequr laringun, me operacion, per te hequr kancerin.

    Dhe nese tani nuk mendoni se do t'iu ndodhe juve, ju lutem, mendoni njehere se sa do ndryshonte jeta juaj nese nje nga keto gjera ju ndodhte ju. Dhe atehere, nuk ka si ta kthesh kohen mbrapa. There is no turning back. Kurse tani e ke ne dore qe t'i paraprish kesaj te keqe duke e lene duhanin.

    Shpresoj, qe te pakten keto postime ne kete forum te ndryshojne mendjen tuaj persa i perket pirjes se duhanit.

  12. #52
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anėtarėsuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,822

    Doni Me Pi ! Pini dhe Do Beheni Kshu :

    Doni me pi duhan ? Pini !

    Por Pasojat Do Jene Te Tilla...! Shikoni nje Mushkri Normale dhe Nje me Kancer Si Duket ne Grafi...! Shikoni Pastaj Se Si Eshte Ajo Pjesa e Rrethuar ne Grafi...!

    Ndaloni Duhanin
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura   
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 20-12-2009 mė 14:32

  13. #53
    echo Maska e Dara
    Anėtarėsuar
    30-11-2005
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    694
    Filmi i fundit "Thank You for smoking" eshte domethenes per te pare, ne lidhje me kete teme. Sigurisht, titulli eshte shume ironik.
    My whores left me no time to get married.

  14. #54
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956

    31 Maji - Dita botėrore kundėr duhanit!

    Dita botėrore pa duhan kėtėt vit shėnohet nėn moton "Duhani vdekjeprurės nė ēdo formė apo variantė". Motoja ėshtė zgjedhur me qėllim qė tė ngritet vetėdija tek popullata se tė gjitha prodhimet e duhanit janė tė dėmshme pėr shėndetin e njeriut.

    Nė vitin 2005 ėshtė vlerėsuar se nė botė ka 1,3 miliardė duhanpirės, ndėrsa nė nivel vjetor 5 milionė njerėz vdesin si pasojė e konsumimit tė duhanit. Nėse vazhdon njė trend i tillė deri nė vitin 2020 vlerėsohet se do tė ketė 10 milionė duhanpirės, ndėrsa numri mė i madh i tyre do tė jetė nė vendet e zhvilluara.

    Gjithashtu rekomandohet se prodhuesit e duhanit i mashtrojnė duhanpirėsit se cigaret me parashenjėn llajt, mild dhe me pak katran janė mė pak tė dėmshme nga cigaret e zakonshme.

    Dita botėrore pa duhan shėnohet ēdo vit mė 31 maj qė nga viti 1987, me rekomandim tė Organizatės Botėrore Shėndetėsore (OBSH).
    "Pothuajse ēdo i pesti nxėnės nė moshė prej 13 deri 15 vjeē i shfrytėzon prodhimet e duhanit", theksohet nė raportin e fundit tė OBSH-sė.

    Hulumtimi global pėr tė rinjtė dhe duhanin filloi nė vitin 1999 me iniciativė tė OBSH-sė, Qendrave amerikane pėr kontroll dhe parandalim tė sėmundjeve dhe Shoqatės kanadeze pėr shėndet publik, pėrderisa tė dhėnat janė mbledhur vetėm nė vitin 2005. Tė anketuarit nga 130 shtete u pėrgjigjėn pėr pėrdorim tė duhanit, pėr eksponim pasiv tė veprimit tė tij dhe pėr reklamimin e cigareve. me anketė janė pėrfshirė shtete nga gjashtė rajone gjeografike - Afrika, Amerika Jugore dhe Veriore, Azia, Mediterani lindor, Evropa, Azia Juglindore dhe Pacifiku perėndimor.

    Nga numri i pėrgjithshėm i tė anketuarve 17,3 pėr qind janė pėrgjigjur se pėrdorin ndonjė nga prodhimet e duhanit. Nė Evropė dhe nė Amerikė Jugore dhe Veriore pėrqindje mė tė madhe tė duhanpirėsve, 17,7 pėr qind ka tek njerėzit e rinj, pėrderisa ky numėr ėshtė mė i vogėl nė Azinė juglindore dhe paraqet 4,3.

    Prodhimet e duhanit mė shumė i pėrdorin djemtė se sa vajzat.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    My silence doesn't mean I am gone!

  15. #55
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    U terrorizova nga keto foto mer ca boni

    Verete te jete kshu edhe une po mar rrugen e Stranos

  16. #56
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Shkenca/Tė gjithė faktorėt qė ndikojnė nė rifillimin e cigares

    Duhani, mėnyrat pėr ta lėnė atė

    Ekzistojnė disa metoda pėr lėnien e duhanit, megjithatė duhet thėnė qė duhani lihet shumė mė lehtė nga vullneti dhe dėshira e vetė personit sesa ēdo lloj metodologjie shkencore e pėrdorur. Njeriu ėshtė njė specie tepėr e fortė dhe arrin tė mbijetojė ndaj ēdo lloj eksperience sado e vėshtirė dhe rraskapitėse qofte ajo: guximi, kureshtja, forca, vullneti dhe dėshira janė armėt kryesore dhe triumfuese nė duart e tij.

    1. Metoda e ftohtė turke
    Kjo ėshtė metoda mė e preferuar dhe pėrdoret nga tė ashtuquajturit njerėz nė ndryshim. Ėshtė njė metodė qė arrihet nga vetė personat pa pasur nevojėn e pėrdorimit tė zėvendėsuesve tė nikotinės nė formė ēamēakėzi, apo spėrkatje nė rrugė nazale. Faktorė tė fortė motivues mendohet tė jenė, kushtet e njė klime malore, tė pasur me oksigjen, ambient i pa ndotur, mjedis i qetė, shoqėri e distancuar nga faktorė riskantė duhanpirėsish; nė efektshmėrinė e kėsaj metode.

    2. Terapia me zėvendėsuesit e nikotinės
    Nė kėtė metodė nikotina e tejēuar nėpėrmjet cigares zėvendėsohet nga nikotina e transmetuar apo tejēuar, nėpėrmjet lėkurės, mukozės sė hundės (nikotina e dhėnė nė rrugė nazale me spėrkatje) ose mukozės sė gojės (nikotinė e dhėnė nėpėrmjet ēamēakėzėve).

    3. Terapia e sjelljes
    Strategjitė e terapisė tė sjelljes sė ndalimit tė duhanpirjes janė disa, mes tė cilave edhe ekzaminimi i faktorėve ambientalė qė predispozojnė sjelljen e duhanpirjes, pikėrisht pėr kėtė arsye duhet tė hiqni nga qarkullimi elementė riskantė si shkrepėse, postera, etj., dhe tė vendosni rregull qė nė shtėpinė tuaj tė mos pihet duhan, nė makinėn tuaj po ashtu, si dhe mbaj njė qėndrim tė rreptė ndaj atyre qe e pinė. Identifikoni situata apo ndjenja qė riforcojnė tek ju dėshirėn pėr tė pirė duhan. Matni dhe monitorizoni sjelljen tuaj prej duhanpirėsi, e cila do t'iu ndihmojė tė identifikoni reagimin tuaj kur bini nė kontakt me faktorė apo situata qė ju sjellin nė mend dėshirėn pėr tė pirė duhan. Zėvendėsoni njė sjellje me njė tjetėr, hani karota ēamēakėz, kokoshka, pėrdorni kruajtėse dhėmbėsh, bėni stėrvitje, sport, palestėr. Fokusohuni nė njė shpėrblim personal, ēka do tė thotė qė ju duhet tė planifikoni se nėse arrini ta lini duhanin ju mund tė fitoni diēka, imagjinoni se ēfarė mund tė bėni me gjithė ato para tė fituara, mendoni rreth tė mirave qė ka lėnia e duhanit, si mund tė jetoni mė gjatė, tė merrni frymė mė lirshėm, etj. Fokusohuni nė njė shpėrblim shoqėror, kjo do tė thotė se ėshtė mirė ta imagjinoni veten ndėrsa u thoni tė tjerėve qė nuk jeni duhanpirės, tė kėrkoni njė tavolinė apo ambient jo duhanpirės nė njė restorant, tė ndihmoni tė tjerėt se si ta lėnė duhanin, ėndėrroni momentet kur tė tjerėt do tė ēuditen nga aftėsia dhe suksesi juaj nė lėnien e duhanit.

    4-Terapia njohėse
    Pėrdor konceptin e marrjes sė pėrgjegjėsive pėr mendimet personale, duke ndihmuar nė ndryshimin e mėnyrės se si njė person mendon, duke shtuar shpresėn dhe bindjen nė suksesin e kapėrcimit tė barrierave, si dhe nė identifikimin e disa mendimeve irracionale dhe bindjeve tė gabuara tė brumosura nė mendjen e duhanpirėsve.

    5-Metoda tė tjera
    Metoda tė tjera pėr lėnien e duhanit mund tė jenė edhe mjekėsore, Kėshtu clonidinė ėshtė njė ilaē pėr presionin e gjakut, qė ėshtė pėrdorur nė trajtimin e mbidozės me heroinė nė sajė tė veprimit tė saj nė sistemin nervor qendror si pre-sinaptik alfa2 adrenergjik agonist. Me fjalė tė tjera, ai inhibon sistemin e adrenalinės dhe redukton dėshirėn pėr pirje tė duhanit nė disa individė. Bupropion ėshtė njė antidepresiv i pėrdorur pėr tė reduktuar dėshirėn pėr tė pirė duhan dhe nė mbidozė, dhe tani ai pėrdoret si suplementar nė trajtimin e lėnies sė duhanit. Ai mund tė ndihmojė nė rritjen e shkallės sė qėndrimit larg duhanit, mė shumė sesa pėrdorimi i patchit dhe ndihmon nė zbutjen e shqetėsimit dhe simptomave tė depresionit, tė cilat janė tė zakonshme nė personat qė janė nė procesin e lėnies sė duhanit. Doza fillestare ėshtė 75 mlg dy herė nė ditė dhe mė pas doza rritet gradualisht deri nė nivelet maksimale 300 mlg nė ditė nė doza tė ndara.

    Keshilla

    1- Hiqni nga qarkullimi elementė riskantė si shkrepėse, postera
    2- Vendosni rregull qė nė shtėpinė tuaj tė mos pihet duhan, nė makinėn tuaj po ashtu, si dhe mbani njė qėndrim tė rreptė ndaj atyre qė e pinė.
    3- Identifikoni situata apo ndjenja qė riforcojnė tek ju dėshirėn pėr tė pirė duhan.
    4- Matni dhe monitorizoni sjelljen tuaj prej duhanpirėsi, e cila do t'iu ndihmojė tė identifikoni reagimin tuaj kur bini nė kontakt me faktorė apo situata qė ju sjellin nė mend dėshirėn pėr tė pirė
    5- Zėvendėsoni njė sjellje me njė tjetėr, hani karota, ēamēakėzė, kokoshka, pėrdorni kruajtėse dhėmbėsh, bėni stėrvitje, sport, palestėr.

    Duhani

    Pėrdorimi i alkoolit ndikon nė rifillimin e duhanit
    Pirja e alkoolit ėshtė njė nga shkaqet me frekuente nė ecurinė e ripėrsėritjes. Ka shumė arsye pėrse kjo ndikon nė kėtė drejtim, por e fundit fare e tyre ėshtė qė ju duhet tė kėshilloheni qė tė mos pini alkool tė paktėn gjatė muajve tė parė mbasi e keni lenė duhanin. Sipas specialistėve, njė gotė me alkool bėhet gjithmonė shkaku pėr tė rinisur cigaren edhe nė ato raste kur kanė kaluar mė shumė se tre muaj qė e keni lėnė.

    Mecamylamine, molekula qė "largon" cigaren
    Kjo molekulė vepron si njė antagonist i receptorėve nikotinikė nė sistemin qendror nervor dhe ekzistojnė disa mendime me baza klinike qė sugjerojnė se pėrdorimi i saj mund tė ēojė nė lėnien e duhanit, si pasojė e bllokimit tė efekteve euforike tė nikotinės, ndėrsa pėrdoret i shoqėruar. Mecamylamine e kombinuar me patchin nikotinik e lehtėson procesin e lėnies sė duhanit shumė mė tepėr sesa pėrdorimi i vetėm i patchit.

    Shkalla e vetėkontrollit, bindja dhe dėshira
    Pėrdorni njė shkallė nga 1-10 , shkruani njė numėr nga 1 nė 10 duke reflektuar sesa jeni nė gjendje tė kontrolloni ndjenjat dhe dėshirat tuaja, sa bindės jeni pėr vetveten apo sa e madhe ėshtė dėshira qė ju zotėron, kjo do t'iu ndihmojė pėr tė fokusuar mendimet tuaja nė kėto ēėshtje dhe ju mund tė identifikoni nė kėtė mėnyrė kohėt nė tė cilat ju jeni mė shumė apo mė pak vulnerable (i dobėt) dhe kėto do tė jenė informacione tepėr tė vlefshme pėr ecurinė tuaj.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

  17. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17
    Qeveria: JO duhanit nen 18 vjec

    E Merkure, 19 Korrik 2006

    Nje projektligj i hartuar nga specialistet e Ministrise se Shendetesise dhe qe pritet te miratohet sot ne Keshillin e Ministrave parashikon ndalimin e pirjes se duhanit ne vende publike dhe nje seri kufizimesh per shitjen e tij. Nga mesazhet e detyruara ne paketa deri tek ndeshkimet

    Qeveria vendos t’i thote “stop” shitjes se duhanit per te miturit, ndalimin e pirjes se tij ne vende publike dhe nje seri kufizimesh per shitjen e tij. Nje projektligj i hartuar nga specialistet e Ministrise se Shendetesise dhe qe pritet te miratohet sot ne Keshillin e Ministrave mbrojtjen e konsumatoreve te duhanit dhe informimin e tyre mbi rreziqet e tij, ashtu sikurse edhe kufizimin e perdorimit te tij, bashke me ndalimin e reklamave dhe promocioneve per te. Ne shume vende te botes jane ndermarre nisma te fuqishme per ndalimin e reklamave te produkteve te duhanit. Reklama per duhanin dhe sponsorizimi prej tij njihen si nje nga faktoret kryesore qe nxitin publikun, dhe ne vecanti adoleshentet, per te pire duhan.

    Projektligji “Per mbrojtjen e shendetit nga produktet e duhanit, sipas hartuesve te tij, parashikon qarte masat ndaluese dhe ndeshkuese per perdorimin e produkteve te duhanit ne institucione dhe mjedise te mbyllura publike. Pervecse do te jete i ndaluar ne menyre kategorike dhe ne cdo lloj forme t’u shitet personave nen 18 vjec, projektligji parashikon vendosjen e rregullit edhe ne lidhje me reklamat e produkteve te duhanit dhe ndalon reklamimin e duhanit ne median elektronike dhe ate te shkruar, ne institucionet publike, shendetesore, arsimore, ne mjetet e transportit (me perjashtim te atyre qe transportojne produkte duhani), ne institucionet sportive, si edhe ne mallra qe nuk jane vete produkte te duhanit, por kane te shkruar emrin e nje marke duhani. Nuk behet fjale per librat teknike, revistat dhe botimet e tjera profesionale qe paraqesin vetite e duhanit dhe produkteve te tij, dhe qe destinohen ekskluzivisht per prodhuesit dhe shitesit e ketyre produkteve. Eshte saktesuar gjithashtu qe largesia midis dy reklamave te njepasnjeshme nuk duhet te jete me e vogel se 200 metra.

    Projektligji ndalon sponsorizimin e aktiviteteve me natyre sportive ose kulturore nga firmat e specializuara ne prodhimin dhe ose tregtimin e produkteve te duhanit. Specialistet e Ministrise se Shendetesise thone se do te jete i ndaluar prodhimi dhe tregtimi i produkteve te duhanit qe permbajne me shume se parametrat e lejuara katran, nikotine dhe monoksid karboni. Kufiri i fundit i lejuar i ketyre perberesve eshte 10 miligrame katran per cigare, 1 nikotine per cigare dhe 10 monoksid karboni. Parashikohen te behen teste per matjen e ketyre perberesve sipas standardeve nderkombetare. Te dhenat per sasine e katranit, nikotines dhe monoksidit te karbonit duhet te shenohen ne pjesen e siperme ose te pasme te paketes. Shkrimi duhet te jete me ngjyre te ndryshme nga ajo e paketes dhe me germa me madhesi mbi 3 mm dhe trashesi mbi 0,33 mm.

    DETAJE

    Mesazhet e detyruara

    Sipas projektligjit, ne paketen qe permban produkte te duhanit duhet te figurojne mesazhe paralajmeruese mbi demet shendetesore qe mund te sjelle perdorimi i tyre. Keto mesazhe duhet te zene mbi 40 % te siperfaqes se pjeses se perparme te paketes. Ne paketen qe permban produkte duhani duhet te figurojne gjithashtu te shkruara ne gjuhen shqipe emri i produktit, emri dhe adresa e fabrikes prodhuese, numri i pjeseve te produktit te duhanit ne cdo pakete, sasia e nikotines, sasia e katranit, sasia e monoksidit te karbonit. Nese produkti nuk eshte paketuar nga prodhuesi i tij, paketa duhet te permbaje edhe emrin e paketuesit.

    Etiketat mashtruese

    Projektligji ndalon perdorimin e termave “me permbajtje te ulet katrani”, “e lehte”, “ultra e lehte”, “e bute”, apo terma te tjere analoge qe kane per efekt te japin nje pershtypje te gabuar qe nje produkt i duhanit eshte me pak i demshem se te tjeret.

    Kufizimet ne shitje

    Ne projektligj ndalohet shitja, dhenia ose furnizimi me produkte te duhanit, personave nen moshen 18 vjec. Parashikohet qe te gjitha pikat e shitjes te pajisen me tabele te dukshme dhe te lexueshme, ku te shkruhet “Ndalohet shitja e produkteve te duhanit personave nen 18 vjec”. Eshte e ndaluar edhe shitja me makina shitese automatike, me ane te vetesherbimit, shitja ne rruge ose nga shites ambulante dhe shitja nepermjet sherbimit postar. Po keshtu, ndalohet shitja me pakice te produkteve te duhanit te papaketuara ose me demtime, ashtu sikurse ndalohet ne menyre kategorike ofrimi falas i produkteve te duhanit nga subjekte qe i prodhojne ose tregtojne ato.

    Ku do te pihet duhan

    Ligji parashikon krijimin e ambienteve te caktuara per pirje duhani, qe nuk do te zene me shume se 35 % te siperfaqes totale te ambientit te mbyllur. Pra, ne 65 % te ambienteve te lokaleve dhe restoranteve nuk do te lejohet pirja e duhanit dhe ne pjesen tjeter po. Ne trena do te caktohet nje vagon i vecante, ku do te lejohet duhan-pirja.

    Dhenia e licences

    Ligji sakteson se ne ambientet publike ekzistuese, ambienti i caktuar per pirjen e duhanit duhet te krijohet brenda 6 muajve pas hyrjes ne fuqi te ligjit, nga personi juridik ose fizik i cili eshte pronari ose administruesi i ambientit. Per ambientet publike qe do te krijohen pas hyrjes ne fuqi te ligjit, krijimi i ambientit te vecante per pirjen e duhanit do te jete nje nga kushtet per dhenien e licences per ushtrimin e aktivitetit per te cilin ajo kerkohet. Pronari ose administruesi i ketyre ambienteve duhet te vendose shenja te dukshme per kufizimin e pirjes se duhanit si dhe vendndodhjen e ambienteve te caktuara per pirjen e duhanit. Ai eshte pergjegjes per zbatimin e te gjitha kufizimeve.

    Gjobat dhe penalizimet

    Per personat qe kapen duke pire duhan ne vende te ndaluara eshte parashikuar nje gjobe prej 2 mije leke, ndersa ne keto raste per pronarin ose administruesin e ambientit gjoba eshte 10 mije leke. Ndeshkimet dhe gjobitjet jane te ndryshme, ne varesi te shkeljeve te konstatuara.

  18. #58
    i/e regjistruar Maska e vrojtuesi
    Anėtarėsuar
    06-04-2006
    Vendndodhja
    Nė tokat shqiptare
    Postime
    237
    Ja edhe kėto foto:
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura    

  19. #59
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Pirja e duhanit ka dalė nga moda?

    Gjithnjė e mė pak tė rinj nė Gjermani i drejtohen cigares

    Qoftė mbėrmjeve nė diskotekė apo edhe thjesht nė shtėpi pėr ēlodhje: shumė tė rinj gjermanė pijnė duhan. Kush pi duhan ėshtė i shpenguar. Shpesh tė rinjtė nuk e dinė se sa i rrezikshėm ėshtė konsumimi i cigareve, ose nuk ka rėndėsi pėr ta. Por tani ėshtė publikuar njė studim i ri, i cili tregon se gjithnjė e mė shumė tė rinj thonė "Duhanit ėshtė jashtė mode"!

    Maximilian-i ėshtė 16 vjeē dhe ka dy vjet qė pi duhan. "Pirja e duhanit mė bėn tė ndjehem mirė. Kur kam shumė stres dhe pij njė cigare, jam menjėherė shumė mė i ēliruar. Pėrveē kėsaj, nuk besoj se duhani dėmton shėndetin, sepse edhe gjyshi im pinte duhan dhe u bė 90 vjeē." I dėmshėm pėr shėndetin sigurisht qė ėshtė duhani, siē tregojnė studimet mjekėsore. Dhe mbi tė gjitha pirja e tij acaron tė tjerėt, siē shprehet nxėnėsja 18 vjeēare Laura.

    "Mė duket e neveritshme kur tė tjerėt ndezin cigaren nė praninė time, sepse kėshtu mė bien mė qafė edhe mua me duhanin. Tė gjithė duhet ta kishin tė qartė se sa i rrezikshėm ėshtė duhani, kur kudo tregohet rreziku qė nga paketat e cigareve e me radhė." Me broshura informuese, reklama nė gazeta dhe nė televizion paralajmėrohen tė rinjtė nė Gjermani pėr dėmin e duhanit pėr shėndetin. Njė faqe interneti u ofron tė rinjve ndihmė pėr lėnien e duhanit. Tė gjitha kėto janė pjesė e fushatės "Pa Duhan", tė organizuar nga viti 2001 prej qendrės kombėtare pėr sqarime shėndetėsore.

    Tė dhėnat tregojnė se fushata ka qenė e suksesshme. Njė sondazh ndėr 3.600 tė rinj tregon se numri i 12 deri 19 vjeēarėve qė pijnė duhan ka rėnė vitet e fundit - megjithatė 55 pėr qind pijnė duhan pak a shumė rregullisht. Nė Gjermani ėshtė e ndaluar pirja e duhanit para moshės 16 vjeē. Megjithatė tė rinjtė mund tė blejnė pa probleme cigare nė automatė. Kjo do tė ndryshojė vitin e ardhshėm. Atėherė cigaret nė automatė nuk mund tė blihen mė me monedha por vetėm me karta krediti. Nė to ruhet edhe datėlindja e zotėruesit. Atėherė blerja pėr nėn 16 vjeēarėt bėhet e vėshtirė.

    Leonie Seifert
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #60
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anėtarėsuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Duhani dhe demet e tij per shendetin

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se ēdo 6, 5 minuta nė botė vdes njė njeri nga pasojat e pirjes sė duhanit. Kėtė vit, dita kundėr pirjes sė duhanit shėnohet me moton: "Duhani dhe varfėria - njė rreth i djallit". Drejtorja e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, Catherine le Gales – Camus, e pėrshkruan kėtė rreth me kėto fjalė: "Studimet tregojnė se njerėzit me tė ardhura mė tė vogla dhe ata me njė nivel mė tė ulėt shkollimi konsumojnė mė shumė duhan. Ata janė personat qė ndoshta do tė kenė edhe pasojat mė tė rėnda. Kjo e rėndon gjendjen e tyre ekonomike edhe mė shumė".
    Sėmundjet dhe vdekja si pasojė e pirjes sė duhanit, siē dėshmojnė raportet vjetore tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, godasin gjithnjė e mė shumė pikėrisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 pėr qind e tė gjithė njerėzve qė pijnė duhan jetojnė nė vendet nė zhvillim. “Rrethi i djallit” me pirjen e duhanit do tė thotė edhe se ky mėkat shpenzon edhe mė shumė buxhetin edhe ashtu tė ulėt familjar. Pėr kėtė ekzistojnė edhe dėshmi tė shumta. Douglas Bettcher, shef i iniciativės pėr luftimin e pirjes sė duhanit, paraqet edhe disa shembuj konkretė. "Rreth 10,5 milionė njerėz nė Bangladesh do tė siguronin njė ushqim mė tė mirė me paratė qė shpenzojnė pėr duhan. Nga buxhetet familjare tė duhanxhinjve jepen dhjetė herė mė shumė para pėr cigare sesa pėr shkollim. Nė Bombej tė Indisė, pėr shembull, njerėzit pa kulm mbi kokė shpenzojnė mė shumė pėr duhan sesa pėr ushqime dhe nevoja tė tjera. Ndėrsa rreth 40 pėr qind e tė ardhurave tė studentėve ose punėtorėve nė Nigeri jepet pėr cigare”. Por kjo nuk ėshtė e vetmja: Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se nga pasojat e pirjes sė duanit gjithnjė e mė shumė rėndohet edhe sistemi shėndetėsor. Sipas tė dhėnave tė Bankės Botėrore, gjashtė deri 15 pėr qind e tė gjitha shpenzimeve tė sistemit shėndetėsor nė vendet e zhvilluara industriale jepen pėr shėrimin e sėmundjeve nga duhani. Pėr vendet e varfėra nuk ekzistojnė tė dhėna tė sakta, por ėshtė e ditur se nė Egjipt ose nė Kinė pėr shembull tė dhėnat pėr kėto qėllime janė jashtėzakonisht tė larta. Prandaj, Organizata Botėrore e Shėndetėsisė energjikisht kundėrshton argumentet e industrisė sė prodhimit tė duhanit, e cila pohon se me prodhimin e tij sigurohen mirėqenia dhe vende pune. Kjo organizatė ka shpresa tė mėdha te konventat kundėr duhanit. "Konventa imponohet si njė zgjidhje globale. Miratimi i saj vitin e kaluar ishte njė arritje shumė e madhe. Ajo paraqet njė sukses dhe procesi shkon edhe mė tutje. Deri tani kemi 118 nėnshkrime tė saj, ndėr tė cilat edhe BE, ndėrkohė qė priten edhe 16 ratifikime tė tjera", - thotė ai. Secili shtet, i cili i bashkėngjitet kėsaj konvente, pranon se pirja e duhanit ėshtė njė problem global me pasoja shumė serioze pėr shėndetėsinė. Ai obligohet qė tė marrė edhe masa tė posaēme pėr luftimin e kėsaj dukurie. Para futjes nė fuqi tė kėsaj konvente, ajo duhet tė miratohet nė tė paktėn 40 vende tė ndryshme tė botės, ndėrkohė duhet tė miratohen edhe ligjet konkrete kundėr pirjes sė duhanit.

    gazeta-albania

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  2. Duhani dhe ndikimi i tij
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 11:55
  3. A duhet te ndalohet duhani ne vende publike?
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 20:02
  4. Ndalohet duhani nė vende publike nė Shqipėri
    Nga Larsus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •