rastesisht po flisja dje me nje person qe sapo e kishte lene cigaren dhe po me thoshte se gjithe "varesia" tek duhani eshte vecse psikologjike dhe nuk ka asnje lidhje me anen fiziologjike. personalisht nuk jam duhanpires dhe kam patur te njejtin mendim me kete personin deri kur kam qene deshmitar i lenies se duhanit nga shoket e mi. ata pretendonin se ne ditet e para pasi kishin hequr dore nga duhani kishin reagime te cuditeshme fiziologjike si psh: te kruarit e lekures etj qe nuk me kujtohen tani. sic e kam thene edhe me lart une nuk jam duhanpires keshtu qe nuk dua te tregohem hipokrit dhe t'ju them te gjithe atyre qe pijne duhanin qe nuk keni arsye per te mos ta lene ate pasi gjithcka eshte psikologjike. megjithate edhe me ckam lexuar ne vende te ndryshme efektet fiziologjike te periudhes se menjehereshme te pas lenies se duhanit edhe nese ekzistojne nuk jane shume te konsiderueshme keshtu qe mbetet vetem qe ti mbushesh mendjen vehtes qe mund te jetosh shume mire edhe pa pire duhan; dmth duhet pak vullnet.
Krijoni Kontakt