Close
Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 40 prej 125
  1. #21
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    Metoda per lenien e duhanit

    1. Metoda e ftohte turke

    Kjo eshte metoda me e preferuar dhe perdoret nga te ashtequajturit njerez ne ndryshim, eshte nje metode qe arrihet nga vete personat pa patur nevojen e perdorimit te zevendesuesve te nikotines ne forme cimcakezi, patch apo spray ne rruge nazale. Shume pak njihet rreth kesaj metodollogjie, dhe per vete faktin se studimet kerkimore mund te influencojne rezultatet dhe nuk mund te jete me nje proces spontan. Faktore te forte motivues mendohet te jene, kushtet e nje klime malore, te pasur me oksigjen, ambjent i pandotur, mjedis i qete, shoqeri e distancuar nga faktore riskante duhanpiresish; ne efekshmerine e kesaj metode.

    2. Terapia me zevendesuesit e nikotines

    (Patch, cimcakez, spray nazale)

    Ne kete metode, nikotina e tejcuar nepermjet cigares zevendesohet nga nikotina e trasmetuar apo tejcuar nepermjet lekures (nikotine transdermale ose patch nikotinik); mukozes se hundes (nikotina e dhene ne rruge nazale me spray) ose muzokes se gojes (nikotine e dhene nepermjet cimcakezeve).

    a. Patch Nikotinik Transdermal (i dhene nepermjet lekures)

    Patch-i nikotinik ne pergjithesi tolerohet, dhe arrin te siguroje sasine e kerkuar te nikotines ne gjak, dhe e mban ate ne nivele konstante gjate dites dhe gjate nates kur je veshur mire. Ato jane shume te thjeshta ne perdorim, ndihmojne ne parandalimin e mbipeshes, deshires per duhan si dhe simptomes se mbingarkeses me nikotine, dhe mbi te gjitha jane te pranueshem ne shoqeri.

    Efektet anesore te patch-eve

    Patch-et mund te shkaktojne reaksion lokal te lekures, pagjumesi si dhe endrra teper te frikshme. Nje mbidoze nikotinike eshte e mundur, vecanerisht kur personi pi ndersa ka vendosur ne lekure dhe patchin. Te pish duhan, ndersa ju keni vendosur patchin eshte teper e rrezikshme dhe mund te coje ne kriza apo infarkte miokardi. Perdorimi i patchit kerkon mungese totale te produkteve te duhanit, dmth: mos pirje cigaresh apo perdorim te cimcakezeve me duhan.

    Cmimi i tyre

    Patch-et kushtojne shume dhe arrin vleren e 100$ ne nje muaj perdorim.

    Tipe patch-esh nikotinike:

    - Nicotrol 15,10,5 mg 16 oreshe patch, teper efikase per personat qe kane pagjumesi me ndonjerin nga llojet e tjera te patcheve, per shkak te mungeses se tejcimit nikotinik gjate nates.
    - Habitrol 21,14,7 mg 24 oreshe patch
    - Prostep 22,11 mg 24 oreshe patch
    - Nicoderm 21,14,7 mg 24 oreshe patch


    b. Nikotine polacrilex nepermjet cimcakezeve

    Eshte nje metode teper e volitshme dhe efikase ne reduktimin e deshires per te pire duhan, si dhe ne lenien e tij, megjithate per fat te keq nuk eshte shume praktike, pasi kerkon qe nje person te mbaje cimcakezin ne nje kend te gojes, dhe ta kafshoje ate nje ose dy here per te ndalur nje deshire intensive per duhan. Disa institucione e rekomandojne perdorimin e tij ne mungese te patcheve ose mbas nderprerjes se patcheve individualisht nga persona te vecante per shkak te mos kontrollit gjithnje e ne rritje te kerkesave per duhan ne ta. Ka nje shije pak te hidhur dhe mund te shkaktoje dhe dhimbje stomaku. Eshte i mjaftueshem ne dozat 2 dhe 4 mg.

    c. Nikotine e dhene ne rruge nazale me spray

    Ka treguar te jete po aq efikase sa dhe perdorimi i cimcakezit ne reduktimin e deshires per te pire duhan si dhe ne lenien e tij, nese perdoret te pakten per nje periudhe me shume se 6 jave. Nje doze e vetme tejcohet nepermjet mukozes se hundes, kur fillon te shfaqet deshira per te pire.

    3. Terapia e sjelljesStrategjite e terapise te sjelljes per ndalimin e duhan pirjes:

    a. Ekzaminimi i faktoreve ambjentale qe predispozojne sjelljen e duhan pirjes:
    - Hiqni nga qarkullimi elemente riskante ( hi, shkrepse, postera, etj ) dhe vendos rregull qe ne shtepine tuaj te mos pihet duhan, ne makinen tuaj po ashtu, si dhe mbaj nje qendrim te rrepte ndaj atyre qe e pine.
    - identifikoni situata apo ndjenja qe riforcojne tek ju deshiren per te pire duhan ... orale, manuale, deshira respiratore ... shoqerizimi me persona duhan pires ose partner duhan pires.
    - matni dhe monitorizoni sjelljen tuaj prej duhan pirese, e cila do tju ndihmoje te identifikoni reagimin tuaj kur bini ne kontakt me faktore apo situata qe ju sjellin ne mend deshiren per te pire ... mbani nje bllok shenimesh lidhur mbi keto situata apo faktore!!!

    b. Tentoni ne gjetjen e menyrave per te ndryshuar sjelljen tuaj duhan pirese:
    - Taktika vonimi:
    . prisni nje kohe te gjate perpara se ta ndizni cakmakun apo shkrepsen, kini parasysh qe te mbani shenim, kur ju lindi deshira dhe sa kohe zgjati ajo, sa kohe arritet te duronit perpara se ta ndiznit shkrepsen apo cakmakun.
    . praktika te lenies se duhanit per 1 dite vetem.

    - Teknika venitjeje:

    . pakesoni sasine e nikotines duke perdorur patch, cimcakez ose duke realizuar nje ulje graduale te sasise se tar/nikotines ne cigaret qe pini, me kujdes qe te mos e alternoni me teknika duhan pirese, si thithje e tepruar e cigares, apo mbajtje e stergjatur e tymit brenda jush ... ndryshimi i vendbanimit gjithashtu jep nje reduktim te deshires per te pire duhan, dhe mund te jete ndihmese ...

    - Zevendesoni nje sjellje me nje tjeter:
    . hani karrota
    . cimcakeza, kokoshka
    . kruajtese dhembesh
    . stervitje, sport, palester

    Per te bere dicka nje zakon, beje ate
    Per te mos e bere nje zakon, mos e bej ate
    Per te cbere nje zakon, bej dicka tjeter ne vend te tij
    Epictetus 60-110 AD

    c. Situata neverie

    bazuar ne dhenien e stimujve negative (sjellje ose mendime) ne sjelljen te cilen personi do te ndryshoje ...
    - Pirje e shpeshte dhe e shpejte ne distanca te shkurtra e duhanit derisa tju vije per te vjelle...kjo eshte nje metode teper efikase, por duhet te perseritet derisa vetem ideja se deshironi te pini apo te vini duhan ne goje tu shkaktoje nauza, dhe te vjellat mund te jene te rrezikshme ne rast gjakderdhjesh apo aspirime.

    - Pirje duhani ne fokusim te plote
    ndersa pini ju imagjinoni efektet e keqija te duhani si probleme te renda ne gjendjen tuaj fizike dhe mendore, i beni keq te tjereve, hasni ne mosperkrahje shoqerore, ju ka kthyer ne nje skllav dhe vartes te tij, mendoni per duhanin si nje i barazvlefshem me vetvrasjen ...

    - Prova kohezgjatjesh

    beni nje marrveshje me veten tuaj per te arritur kohezgjatjen me te gjate te qenies suaj pa pire duhan, sa i afte jeni te duroni, ne kete sprove tuajen, vini perpara vetes suaj nje kusht, qe nese nuk arrini te duroni pa pire per nje periudhe kohe te paracaktuar nga ju, do te jeni te detyruar te beni dicka qe e keni shume inat, apo dicka qe ju ben qesharak ne syte e te tjereve.

    d. Mbeshtetje pozitive

    bazuar ne krahasimin e mendimeve apo sjelljeve pozitive me ate qe ju vertet deshironi te arrini.
    - Fokusohuni ne qellimin tuaj:
    . identifikoni dhe mbani shenim te gjitha perpjekjet tuaj per ta lene duhanin, fokusohuni dhe riprovojini ato sa me shume te jete e mundur!!!

    - Fokusohuni ne nje shperblim personal

    . Planifikoni se nese arrini ta lini duhanin ju mund te fitoni dicka, imagjinoni se cfare mund te beni me gjithe ato para te fituara ... mendoni rreth te mirave qe ka lenia e duhanit, si mund te jetoni me gjate, te merrni fryme me lireshem, etj...

    - Fokusohuni ne nje shperblim shoqeror

    . Mbeshtetja shoqerore; imagjinoni veten ndersa u thoni te tjereve qe nuk jeni duhan pires, te kerkoni nje tavoline apo ambjent jo duhanpires ne nje restorant, te ndihmoni te tjeret se si ta lene duhanin, enderroni momentet kur te tjeret do te cuditen nga aftesia dhe suksesi juaj ne lenien e duhanit, ne theniet e tyre

    e. Pune aktive

    - Vetevleresim i aftesive tuaj konceptuale
    - Kopjoni stile trajnimi nga te tjeret, stile trajnimi shoqerore qe kane treguar efikasitet.
    - teknika relaksimi dhe qetesimi.

    Teknikat mbajtese mujoreshe, do tju ndihmojne ne konsolidimin e zakoneve te reja ... cfare do qe te te ndodhi, cfare do qe te behet, ju nuk duhet ne asnje menyre qe ta ribeni gabimin qe keni bere me pare ...
    My silence doesn't mean I am gone!

  2. #22
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,956
    4. Teknikat e terapise njohese

    Perdor konceptin e marrjes se pergjegjesive per mendimet personale, duke ndihmuar ne ndryshimin e menyres se si nje person mendon, duke shtuar shpresen dhe bindjen ne suksesin e kapercimit te barrierave, si dhe ne identifikimin e disa mendimeve irracionale dhe bindjeve te gabuara te brumosura ne mendjen e duhanpiresve.

    Njohja (sipas modeleve) mund te rimenaxhohet dhe te ristrukturohet ... se pari duhet kujdes ne analizimin e bindjeve te tanishme, sipas modeleve, dhe me pas te identifikohen ndjenjat dhe sjelljet qe i shoqerojne keto mendime ... se dyti eshte zevendesimi i mendimit me nje tjeter, duke prezantuar shembuj teper bindes, mundesisht nga eksperienca juaj personale.

    Per shembull, dikush qe thote "Une gjithmone kam deshtuar ..." shpesh fjala "gjithmone" eshte teper e forte dhe ul shpresen dhe bindjen tek personi qe mund tja dali, keshtu qe ne kete shembull, mendimi duhet zevendesuar me "Disa here kam deshtuar, ose me mire, Kam patur shume suksese ne jeten time!!!"

    a. Detyra shtepie

    Shkruani keto ne nje vend dhe mbajini me vete, dhe lexojini kur ju shfaqet deshira per te pire duhan...
    - rendisni 5 arsye perse ju duhet ta lini duhanin.
    - rendisni 5 arsye perse ju doni te pini duhan.
    - beni nje liste te te gjitha gjerave qe do beni kur ju lind deshira per te pire nje cigare.
    - prioritet dates suaj te lenies se cigares, shkruani cdo cigare qe ju keni pire, kohen dhe vendin ne te cilen e keni pire, ka qene thjesht qetesues stresi apo shuarje e nje deshire per qejf ...

    b. Shkalla e vetkontrollit, bindja dhe deshira

    Perdorni nje shkalle nga 1-10 ... shkruani nje numer nga 1 ne 10 duke reflektuar sesa jeni ne gjendje te kontrolloni ndjenjat dhe deshirat tuaja, sa bindes jeni per vetveten apo sa e madhe eshte deshira qe ju zoteron...

    kjo do tju ndihmoje per te fokusuar mendimet tuaja ne keto ceshtje, dhe ju mund te identifikoni ne kete menyre kohet ne te cilat ju jeni me shume apo me pak vulnerable (i dobet), dhe keto do te jene informacione teper te vlefshme per ecurine tuaj ... krijoni grafike ditore me keto te dhena, duke filluar nga dita prioritet i lenies deri disa jave mbas lenies.

    c. Prova njohese te riperseritjes

    ...psh: praktikoni te perballeni me situata te rrezikshme riperseritjesh te gjendjes tuaj te meparshme ...
    Per shembull, ju mund te perseritni se cfare do te thoni kur dikush ju ofron nje cigare ne nje ambjent shoqeror ...
    "Jo faleminderit, une nuk e pi duhanin!!!"

    d. Bindjet e zakonshme dhe barrierat:

    - "Do te dhjamosem ..." Perse mendime te tilla, kur mbipesha mund te kontrollet me dieta dhe aktivitete sportive.
    - "Une do te vdes nga nje gje ..." askush nuk e meriton te kete nje vdekje te parakoshme, duhanpiresit jane rreth 1 here e gjysem me shume te predispozuar per te vdekur vitin qe vjen ne krahasim me nje ish-duhanpires te se njejtes moshe apo gjini.
    - "Nuk arrij dot ta shijoj jeten pa pire duhan ..." me pak kolle, frymarrje me e qete, imunitet me i forte, jete me e gjate ... sdo tju ndihmonin per ta shijuar jeten me shume?
    - "Do ta le ..." nese ju mund ta beni ate, do tju ndihmoje, por perse te predispozoheni nga nje rrisk me i madh nga ai qe tashme e keni?
    - "Jo te gjithe duhanpiresit vdesin te rinj ..." e vertete, ka disa individe me fat, dhe jeni ju ai qe vendosni nese fati eshte me ju apo kunder jush.
    - "Kam deshtuar ne te kaluaren ..." shumica e atyre qe kane arritur ta lene duhanin kane deshtuar 4 deri ne 5 here perpara se te arrinin sukses ne perpjekjet e tyre ...

    - "Eshte teper vone, tashme jam i semure ..." ka avantazhe ne lenien e duhanit ne cfaredolloj moshe. Mbas nje infarkti te miokardit, ata qe vazhdojne te pijne duhan jane 10 here me te predizpozuar te vdesin sesa ata qe kane qene duhanpires dhe e kane lene.

    - "Do ta le me vone, nese do te kem simptoma ..." rrisku grumbullohet dhe do disa vite qe te zhvillohet dhe te reduktohet mbas lenies.
    - "Une po demtoj veten time ..." GABIM!!! Personat e tjere qe nuk e pijne duhanin, por jane shoket apo shoqet tuaja, por ngaqe duan te te respektojne te rrine afer, e pijne duhani tuaj pasivisht, dhe jane te ekspozuar ndaj duhanit sikurse dhe ju, dhe do te influencoje ne shendetin dhe mireqenien e tyre.

    5. Metoda te tjeraa. Akupunkture
    b. Hipnoza
    c. Suplementare famakologjik
    - clonidine

    Ky eshte nje ilac per presionin e gjakut, eshte perdorur ne trajtimin e mbidozes me heroine ne saje te veprimin te saj ne sistemin nervor qendror si pre-sinaptik alfa2 adrenergjik agonist. Me fjale te tjera, ai inhibon sistemin e adrenalines dhe redukton deshiren per pirje te duhanit ne disa individe.

    - bupropion

    Nje antidepresiv i perdorur per te reduktuar deshiren per te pire duhan dhe ne mbidoze dhe ka marre aprovimin e FDAs per tu perdorur si suplementar ne trajtimin e lenies se duhanit. Ai mund te ndihmoje ne rritjen e shkalles se qendrimit larg duhanit, me shume sesa perdorimi i patchit dhe ndihmon ne zbutjen e shqetesimit dhe simptomave te depresionit, te cilat jane te zakonshme ne personat qe jane ne procesin e lenies se duhanit. Doza fillestare eshte 75 mg dy here ne dite dhe me pas doza rritet gradualisht deri ne nivelet maksimale 300 mg ne dite ne doza te ndara.

    - Mecamylamine

    Kjo molekule vepron si nje antagonist i receptoreve nikotinike ne sistemin qendror nervor, dhe ekzistojne disa mendime me baza klinike qe sygjerojne se perdorimi i saj mund te coje ne lenien e duhanit, si pasoje e bllokimit te efekteve euforike te nikotines, ndersa perdoret i shoqeruar me patchin: Mecamylamine e kombinuar me patchin nikotinik e lehteson procesin e lenies se duhanit shume me teper sesa perdorimi i vetem i patch-it.

    6. Faktore te cilet influencojne ne shkallen e rifillimit

    Njohja e ketyre faktoreve mund tju ndihmojne qe te ndermerrni nje program ne parandalimin e rifillimit ... planifikimi dhe dhenia e disa mendimeve se si mund te perballeni me keto situata dhe leksione te cilat i keni mesuar nga e kaluara mund tju ndihmojne ne ndermarrjen e hapave te suksesshme ne nje lenie perfundimtare!!!

    - stresi dhe nje gjendje negative emocionale

    Identifikoni se cfare eshte stresuese ne jeten tuaj ... mendoni menyra se si perballeni me to duke perdorur strategjite e sjelljes njohese te mesiperme, duke u mbeshtetur dhe ne sukseset e meparshme tuajat ndaj stresit dhe te dini se cila eshte me efikase per ju. Dobesite qe ju mund te keni gjate periudhave te merzitjes, nevrikosjes, zhgenjimit, irritimit, qendrimeve tuaja "e kujt ju be vone", keto jane faktore te rrezikshem dhe teper riskant, qe mund te jene te perhereshem ose te perkohesshem, dhe nese ju gjeni menyra per ti shmangur apo per ti vene nen kontroll atehere do te ndieni me te vertete kenaqesine dhe suksesin e fitores ne kete lufte.

    - deshira per te pire duhan ndersa bini ne kontakt me objekte te tilla si: hi duhani, bishta cigaresh, shkrepse, paketa duhani, postera reklamimi duhani etj.
    Deshira per te pire mund te jete teper intensive nga kontakte me objekte te tilla apo ne situata te tjera ... nese ju arrini te kuptoni se jane pikerisht ato shkaktaret qe ju nxisin ne pirjen e duhanit atehere ju mund tja arrini te distancoheni nga to ..., per disa kjo gje ndodh kur jane te frikesuar, pas nje ushqimi, ose kur jeni te nxehur, ose kur jeni ne shoqerine e disa njerezve te vecante... punoni ne shmangien e situatave te ketilla dhe/ose mbani veten tuaj te zene me pune ndersa jeni mes tyre ...

    - simptoma te mbylljes ne vetvete, mbipesha

    Kjo ju ben qe ju te reflektoni ne ate sesa ju kushton lenia sesa shperblimi qe mund te fitoni nese e lini ... perpiquni ti kujtoni vetes se duhet lene, dhe se per kete gje do te shperbleheni!!!

    - partneri, shoqeria duhanpirese, presioni i turmes

    Nese arrihet mundohuni ta lini ne te njejten kohe me partnerin tuaj, dhe te shmangni situata ku presioni i shoqerise eshte i forte dhe rezistent ... mesoni te kundershtoni me miresjellje oferten e ndezjes se nje cigare te bere nga ndonje miku juaj, kerkoju miqve tuaj qe te perkrahin dhe te japin kurajo ne iniciativen tuaj te lenies se duhanit.

    - perdorim alkoli

    Pirja e alkolit eshte nje nga shkaqet me frekuente ne ecurine e riperseritjes ... ka shume arsyje perse kjo ndikon ne kete drejtim, por e fundit fare e tyre eshte qe ju duhet te keshilloheni qe te mos pini alkol te pakten gjate muajve te pare mbasi e keni lene duhanin ...

    7. Prezantimi i rasteve te sukssshme te lenies se duhanit

    - perpjekje te meparshme per ta lene

    dicka eshte mesuar nga cdo perpjekje e meparshme per ta lene duhanin ... sa me shume te mesoni prej tyre aq me te medhaja jane shanset per te qene te suksesshem heres tjeter!!!

    - vetbesimi ne aftesine per ta lene

    kjo reflekton motivacionin e personit ne arritjen e suksesit ... vetem pak me shume besim ne aftesite tuaja perbejne nje diference te madhe!!!

    - nje sistem te mire suportues

    ndersa perpiqeni ta lini, ju mund te mos jeni shume i shoqerueshem, por ta dini se kjo nuk eshte koha ne te cilen ju duhet te mendoni per kete gje ... nje grup i gjere miqsh e shokesh qe ju perkrahin, ju kurajojne, ju mbeshtesin me te gjithe forcat e tyre, ju bejne te ndiheni me te forte dhe me te bindur qe ajo qe po beni eshte e mire dhe eshte per te miren tuaj, ne kete menyre cdo dyshim dhe mosbesim humbet ne syte e se kaluares.

    Se fundi nga thellesia e zemres uroj qe ky material te kete qene sa me efikas dhe tju ndihmoje ne perpjekjen tuaj per ta lene duhanin.
    My silence doesn't mean I am gone!

  3. #23
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Humdinger, eshte vertete vetem Vullneti ai qe te shtyn drejte ketij vendimi per te lene. Te flas nga pervoja se ka shume kohe qe e kam lene ( ihaaaa gadi 2 jave , e din ti si duhanxhi qfare do te thone dy jave )Por vertete me vullnet te forte ia kalon.
    Te deshiroj nga zemra qe sa me pare te bindesh per demet qe sjell, dhe atehere do te vendosesh vet.

  4. #24
    e Shqipes Maska e Foleja_
    Anėtarėsuar
    04-08-2004
    Postime
    1,694
    Citim Postuar mė parė nga Davius


    b. Shkalla e vetkontrollit, bindja dhe deshira

    Perdorni nje shkalle nga 1-10 ... shkruani nje numer nga 1 ne 10 duke reflektuar sesa jeni ne gjendje te kontrolloni ndjenjat dhe deshirat tuaja, sa bindes jeni per vetveten apo sa e madhe eshte deshira qe ju zoteron...

    kjo do tju ndihmoje per te fokusuar mendimet tuaja ne keto ceshtje, dhe ju mund te identifikoni ne kete menyre kohet ne te cilat ju jeni me shume apo me pak vulnerable (i dobet), dhe keto do te jene informacione teper te vlefshme per ecurine tuaj ...
    Se fundi nga thellesia e zemres uroj qe ky material te kete qene sa me efikas dhe tju ndihmoje ne perpjekjen tuaj per ta lene duhanin.

    Material me vlere te posaqme Davius. Besoj qe secili e gjen veten diku ne kete mes, dhe menyren qe i pershtatet per te luftuar. Une besoj qe e kam aplikuar metoden te cilen e citova. Menyre e mire per te kuptuar sa i qendrueshem je ne vendime .

  5. #25
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    30-11-2004
    Postime
    1,506
    Ua thote shpejt e shpejt zogushi si lihet duhani :

    Ndoshta do te jem pak i rrepte me disa pires duhani, por ja qe keshtu eshte : shoku i mire ua thote perballe

    Duhani lihet vetem ne nje menyre : respektim i fjales se dhene !

    Nuk ka pune vullneti apo patchesh apo kafesh turke e gjysma cigaresh, por thjesht ai qe e respekton veten dhe fjalen qe ai jep, ai e le duhanin ne çast.

    Pervoja ime eshte kjo : nje mbremje, me shoket, thashe me nje ze qe sikur me erdhi keshtu papritur : shoke, e lashe duhanin ! Dhe ngaqe e respektoj shume fjalen e dhene, dhe per te mos u turperuar para shokeve te me shihnin neser me cigare ne goje, e lashe vertete. Ja kaq e thjeshte eshte. Pastaj, eshte tjeter per ta ndihmuar kete : me kikirike ne xhep e me bonbone, dhe mundesisht mos hyni ne bare per nja nje muaj, dhe do e vini re ndryshimin qe do filloje t'ju hyje vetja ne qejf : do kapardisesh sikur çoç ke bere, e ja keshtu dhe duhani u la. Tak-fak, kapitull i mbyllur

  6. #26
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    Citim Postuar mė parė nga oiseau en vol
    Ua thote shpejt e shpejt zogushi si lihet duhani :

    Ndoshta do te jem pak i rrepte me disa pires duhani, por ja qe keshtu eshte : shoku i mire ua thote perballe

    Duhani lihet vetem ne nje menyre : respektim i fjales se dhene !

    Nuk ka pune vullneti apo patchesh apo kafesh turke e gjysma cigaresh, por thjesht ai qe e respekton veten dhe fjalen qe ai jep, ai e le duhanin ne ēast.

    Pervoja ime eshte kjo : nje mbremje, me shoket, thashe me nje ze qe sikur me erdhi keshtu papritur : shoke, e lashe duhanin ! Dhe ngaqe e respektoj shume fjalen e dhene, dhe per te mos u turperuar para shokeve te me shihnin neser me cigare ne goje, e lashe vertete. Ja kaq e thjeshte eshte. Pastaj, eshte tjeter per ta ndihmuar kete : me kikirike ne xhep e me bonbone, dhe mundesisht mos hyni ne bare per nja nje muaj, dhe do e vini re ndryshimin qe do filloje t'ju hyje vetja ne qejf : do kapardisesh sikur ēoē ke bere, e ja keshtu dhe duhani u la. Tak-fak, kapitull i mbyllur
    O Zog !!
    E provova ashtu herėn e fundit qė e lashė, afro 2 vjet tė shkuara, por ishte moment vėrtet qė munda ta lė... ra nė simfoni gjithēka dhe e lashė.
    E keqja kėsaj qė thua ti, ėshtė se me cigaren dhe drogat nuk para ka shumė burrėri pėr tė mbajtur fjalėn e dhėnė.
    Sado tė mundohesh tė mbahesh, njė do ta pish fshehur nga tė gjithė. Kjo nuk ėshtė absolute pėr tė gjithė , por ėshtė e mundėshme pėr shumicėn.

    Foleja !!
    Jam i bindur pėr dėmet qė sjell duhani dhe shaj tė tjerėt kur dėgjoj qė e fillojnė...por ėshtė si puna e atij doktorit qė shkon e tė flet me tė, pėr dėmet e duhanit dhe nė kulmin e bisedės, ai ndez llullėn e tij.
    Vullneti ėshtė i pamjaftueshėm pėr tu pėrballur me mungesėn e nikotinės nė trup....dihet qė ke probleme , bėhesh nervoz shpejt, grindesh etj etj ...dhe sė fundmi, nikotina nė trup "shpėlahet" mbas njė viti a mos mė shumė.
    Nuk e ka tė lehtė pėr ta filluar njė qė se ka pirė kurrė duhanin, po i rastisi tė ndezi njė cigare... por e ka tepėr tė thjeshtė pėr ta rinisur njė ish duhanxhi... i mjafton njė thithje dhe mushkėritė i bėhen pompė vakumi nė sekondė. lol
    Nuk kam asnjė pengesė nga cigarja dhe nuk shoh asgjė tė mė ndalojė, thjeshtė dua ta le nė pamundėsi tė vullnetit tė fortė, por me dėshirėn e mirė pėr ta hequr qafe.

    Davius !!
    Faleminderit pėr informacionin qė solle...do ti lexoj me vėmėndje e do shoh kush mė pėrshtatet...po nuk gjeta recetėn e duhur, do bėj njė MIX me kėshillat qė paraqiten aty

  7. #27
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Postime
    1,681

    Teknika shqiptare

    Teknika Shqiptare per lenien e duhanit eshte e thjesht dhe me veprim te menjehershem.

    ajo ndahet ne dy momente ate te xhepit

    dhe ate te peshtirosjes se duhanit

    1-E para arrihet duke pire vetem nje cigare nga paketa dhe pastaj ta shkelesh me kembe duke u betuar qe sdo ta pish me, dhe kur ta japi prap ke balli per ta pi blije nje paket tjeter pi vetem nje dhe shkele me kembe dhe betohu perseri e keshtu me radhe sa here qe te vjen per te pire.

    2- por qe ta lesh ate duhet te plotesohet edhe pjesa e dyte ajo e peshtirosjes apo mos pranimit nga organizmi kur ju shikoni nje cigare dhe arrihet duke e ngrene ate ne vend qe ta pish.

    pra perfundimi

    BLINI PAKETEN PINI NJE CIGARE DHE TJETREN HAJENI PASTAJ SHKELENI ME KEMBE DHE BETOHUNI QE SDO TA PINI ME KETE PISLLIK, kjo gje do perseritet disa here derisa tju vije me te vertet keq per leket qe hidhni kot dhe do kuptoni edhe sa i hidhur eshte kur ta hani ate.



    Kete keshille kam ndjekur une dhe kam 10 vjet qe se pi me dhe jo vetem kaq por nuk rri dot ne vende ku pihet duhan.


    ps : kur ta hash cigaren do te vije per te vjelle mbase edhe vjell me mir akoma pasi pikerisht kjo do tju bej qe tju neveritet dhe tju vije per te vjelle sa here qe ta shihni .

    provojeni se nuk dilni te zhgenjyer dhe ben me pak dem per shendetin po ta hash se sa ta pish.

  8. #28
    i/e regjistruar Maska e swat
    Anėtarėsuar
    18-09-2005
    Vendndodhja
    Prapa DiEllIT
    Postime
    618
    Nje metode tjeter eshte qe mbasi ta keshe ndezur cigaren.....
    Shikojeni mire e mire, e mbasi ta keni pare, atehere bejini pyetjen vetes " A eshte kjo cigare qe me komandon mua....."

  9. #29
    in bocca al lupo Maska e Leila
    Anėtarėsuar
    25-04-2003
    Postime
    2,556
    Jam rritur me duhanxhinj, keshtu qe ajrin e cigares e thith si ajer te paster, s'me ben pershtypje. Ndo nje here ia marr une cigaren atij, por kam 3 muaj qe nuk kam prekur cigare me dore... dikur e pija nje here ne vit sa per tangerllek, dmth nuk kam qene ndo nje here e varur. S'dua as te behem si ato grate grindavece qe i japin urdhra burrit, bej keshtu e bej ashtu. Ufff... s'i duroj une kur i shoh, pa le me burrat e tyre...
    trendafila manushaqe
    ne dyshek te zoterise tate
    me dhe besen e me ke
    dhe shega me s'me nxe

  10. #30
    Heartless Maska e White_Angel
    Anėtarėsuar
    11-01-2004
    Vendndodhja
    Kristal......
    Postime
    1,293
    Vullneti e le duhanin .

    Une prsh thashe do ta le , sepse jo vetem per shendetin ( gjoja ,se kishim 7 vjet qe e pinim ) , parfumi i mire qe te jepte duhani , dhe mbi te gjitha : Sa eshte shtrenjtuar paketa nga 3 dollare qe ka qene ka vajtur 5.50 ketu tek ne se jemi ne fshat , por andej nga NY e Cali ka vajtur 7.00 $ . Tani madje me sa pashe ne Ny njerezit nuk lejoheshin te pinin duhan brenda ne lokal , epo te cohem une te dal jashte ku eshte -15 , per nje cigare phffff cigare u befsha se nuk e marr ate mundim ....


    Durim , kembengulje , dil me Leilen sa me te zene ta keni kohen aq me mire per ty.

    Ndersa persa i perket ketyre metodave mjekesore nuk do te te rekomandoja asgje pervec cumcakizit ( me ? edhe kjo) . Patch qe ka thene Davius me pare jane me side effect , nuk e di per duhanin por persa i perket patch kundra shtatezanise te padeshiruar i kane ndaluar per vete faktin sepse kane pasur probleme me zemren njerezit te cilet i perdornin.

    Ketu ne Usa eshte edhe nej operacion i cili kushton 2000$ per 20 min pune te cilin e bejne personat qe nuk arrijne te ndalojne duhanin.



    Shpresoj t'ia dalesh mbane
    O Zot per vete sdua gjė jo...por pėr prindėrit nje dhėndėr tė bukur!

  11. #31
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,110
    O miq !!
    A ka njeri ndonjė gjė konkrete pėr tė lėnė cigaren, apo t'ja fusim chi-chat temės ??!!

  12. #32
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    O miq !!
    A ka njeri ndonjë gjë konkrete për të lënë cigaren, apo t'ja fusim chi-chat temës ??!!
    Nuk kam lexuar gje tek tema dhe nuk di gje cfare shkruajne por pyetjes tuaj do ti pergjigjem nga eksperienca personale !
    Jam 28 vjec dhe e kam pire duhani qe 15 , vitet e fundit rendshem fare , behet llafi per 40 me 45 cigare diten !
    Une duhanin e lashe ne 18 dhjetor te 2005 dhe kryesisht perdora per 5 dite ''patch'' te cilat e kalojne nikotinen direkt ne gjak dhe mbahen ne trup per 24 ose 12 ore varet cfare lloji do perdorni plus kerkohet kurajo dhe vendos shmeri e madhe !
    Sinqerisht qe me perpara mendoja qe nuk do te mundesha ta lija kurre helmin, por njeriu paska vullnet te papare
    good luck
    Eshte e vertete qe puna e fisnikeron njeriun, por shoqeria jone nuk ka nevoje per aristokrate.


  13. #33
    Curva Sud Milano Maska e niku-nyc
    Anėtarėsuar
    20-03-2005
    Vendndodhja
    With God...
    Postime
    3,328

    Durimi eshte ligji qe punon per cdo gje!

    Pirja e cigares eshte droguse dicka qe po e bere nuk te iqet kollaj...E njejta gje eshte edhe droga ku trupi e kerkon me shume ose dhe kafja ku kafeina eshte drogue!
    E vetmja menyre qe mund te lihet eshte durimi! Proceset qe kan ber tashti per ta len eshte dicka e gjate dhe nuk ka rezultate aq te mira. Durimi esht procesi me i gjate, me i veshtire dhe ne fund me i sukseshem! Kur e duron qe se pi atehere nuk e pi me, kur perdore metoda qe te jep doktori per te ndaluar ndimon vetem per kohe te perkoshme!

    Cmimi i lart i cigares, vullneti apo arsye te tjere nuk punojn, por vetem vendosmeria per ta duruar atehere kur trupi e kerkon me shume! Cdo gje arrin kulmin ku nuk duroet por aty eshte zgjedhja vendimtare ta besh me mire ose ta prishesh cdo gje!

  14. #34
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Te cohesh ne mjes ta kapesh paketen edhe ta hudhesh!


    Eshte vetem forca e vullnetit qe e bon !

  15. #35
    i/e regjistruar Maska e Poeti
    Anėtarėsuar
    18-03-2003
    Vendndodhja
    Ferizaj-Kosovė
    Postime
    4,216
    Nese dicka desherohet me gjithe force, atehere gjithkush mund ta bej, por paraprakisht duhet vendosur dhe duhet premtuar vetvehtes, ne menyre qe nese edhe nuk ke ndonje aresye te forte, ta nxjerre nga askundi dhe ta shtrosh para vehtes si aresye.
    Une per vehten time nuk e kam pi kurre dhe askush ne familjen time te ngushte tani nuk e pi.
    Ne moshen 4 vjeqare vellau im (edhe pse jetonim ndaras) e mesonte djalin tim se si te thithte cigaren! Meqe vellau eshte me i vjeter se une, nuk nderhyja ne prezencen e tij, por me vone mora nje cigare, e ndeza dhe ia dhash djalit, por andej nga ishte e ndezur dhe i kerkova qe ta fuste ne goje!? (e rrezikshme, por duhej bere), por nga ai moment kurre me nuk e ka afruar tek goja dhe e ka zet vendin ku pihet duhani sikur edhe ata qe e pijne.
    Tjetra eshte se meqe une nuk e pi, e kisha me te leht ta bind, duke u nisur nga shembelli personal. Kete e bej edhe ne shkolle me nxenesit, mendoj i keshilloj qe te mos e perdorin duke u dhene shembellin personal!
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Poeti : 23-01-2006 mė 21:49
    MOS SHIKONI KISHA E XHAMIA, FEJA E SHQIPTARIT ĖSHTĖ SHQIPTARIA

  16. #36
    Texas Ranger Maska e Clauss
    Anėtarėsuar
    19-06-2003
    Vendndodhja
    Athens
    Postime
    1,483
    dicka konkrete do ishte te fillosh puro. e? ere me e keqe, se "kapercen" dot, kushtojne me shume. avash avash do ta presesh.
    ose mere vendim dhe lere. the power of will si me siper. vetem pyet veten:
    1) dua ta le?
    2) do I really have the iron strength of will like Germany?

    ose lere nga e hena e javes qe vjen.
    You were meant for me. Perhaps as a punishment.

  17. #37
    e kithtė Maska e Rebele
    Anėtarėsuar
    22-07-2004
    Vendndodhja
    kulpėr
    Postime
    1,088
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Si mund të lihet cigarja, duke përjashtuar vullnetin e pamjftueshëm për këtë.
    Cilat janë kurat më efikase dhe pa probleme anësore ??
    Kam provuar më parë dhe e kam lënë, por si duket kam qenë në "hënë" të mirë për këtë gjë...tani mundohem e mundohem dhe s'po e heq dot...përkundrazi e kam shtuar.
    Ju që studjoni për mjeksi apo mjekë të diplomuar, çfarë sugjeroni ??
    Harroji chewable tablets, nicotine patches e me the te thashe se vete i kam provuar e s'te bejne derman.
    Nqs je njeri qe medoemos duhet te jesh i varur tek dicka/dikush per tu ndjere i perplotesuar, varu tek dicka me 'e shendetshme' E keqja eshte se jo shume gjera te japin immediate gratification.

    Perqendrohu tek arsyeja qe te shtyu te marresh vendimin e lenies se duhanit e pastaj rralloje gradualisht. Kjo e para s'ka qene ndonjehere e forte per mua.

  18. #38
    Perjashtuar Maska e romeoOOO
    Anėtarėsuar
    27-08-2005
    Postime
    1,542
    Citim Postuar mė parė nga Clauss
    dicka konkrete do ishte te fillosh puro. e? ere me e keqe, se "kapercen" dot, kushtojne me shume. avash avash do ta presesh.
    ose mere vendim dhe lere. the power of will si me siper. vetem pyet veten:
    1) dua ta le?
    2) do I really have the iron strength of will like Germany?

    ose lere nga e hena e javes qe vjen.


    Purot me te vertete kane nje ere shume te rende, por per ata qe jane afer atyre qe i pijne, jo per ata qe i pijne! Edhe un nuk i duroja dot eren, po kur i kam pire disa here nuk te besdisin edhe aq shume! :S

  19. #39
    Perjashtuar Maska e diikush
    Anėtarėsuar
    12-07-2003
    Vendndodhja
    konaku i ri
    Postime
    2,069
    Citim Postuar mė parė nga Humdinger
    Si mund të lihet cigarja, duke përjashtuar vullnetin e pamjftueshëm për këtë.
    Cilat janë kurat më efikase dhe pa probleme anësore ??
    Kam provuar më parë dhe e kam lënë, por si duket kam qenë në "hënë" të mirë për këtë gjë...tani mundohem e mundohem dhe s'po e heq dot...përkundrazi e kam shtuar.
    Ju që studjoni për mjeksi apo mjekë të diplomuar, çfarë sugjeroni ??
    Une e kam pire ne menyre te rregullt per rreth 10 vjetesh dhe mu be kaq shume 'pjese e rutines dhe e jetes' saqe kur desha ta le ne fillim nuk e perfytyroja dot jeten pa pirjen e cigares; dhe pastaj e shikoja qe kjo ishte edhe per te qeshur edhe per te qare

    provova shume here ta le dhe deshtoja...per mua me e veshtire ishte vartesia psikologjike/zakoni sesa vartesia biologjike (e cila gjithashtu eshte shume signifikante, pasi nikotina me kalimin e kohes interferon me sistemin nervor dhe mer funksionin e neurotransmitoreve - agjente komunikimi nervor ti quajme, shume shume te rendesishem.)

    me ne fund e lashe dhe jam shume shume i kenaqur me veten.

    Perdora cimcakiz me nikotine, ne fillim nga ai 4mg pastaj nga ai 2mg, edhe kjo duke ardhur dhe duke pakesuar dozen e cimcave me nikotine ne dite. Kjo te ndihmon mjaft, pasi te ndihmon ti shkeputes varesise se zakonit/rutines; pra nderkohe qe ti vazhdon ti japesh trupit nikotine (e miremban vartesine biologjike) nderpret pirjen e cigares (nderpret zakonin/vartesine psikologjike). Me pas nderpret dhe vartesine biologjike (duke pakesuar cimcakizat e me pas duke i lene fare).
    Si puna e historise se shkopave qe theu Skenderbeu para vdekjes...eshte me kollaj ti mposhtesh 'kundershtaret' nje nga nje -_-
    natyrisht qe kjo me ndihmoi, por mbi te gjitha ishte qe megjithemend desha ta lija; pra bera cmos qe ta lija...nuk ka ilac mrekullie pra (me sa di une), kshu qe barra kryesore te mbetet ty fatkeqsisht.

    Tani pervec kesaj keshillohet (si per lenien e duhanit, apo zakone e varesi te tjera) qe gjate kohes qe e le:
    - te nderrosh rutinen, gjerat qe ben (duhanpiresit asosacjone shume gjera me ndezjen e cigares)
    - te shtosh ushtrimet fizike (workout, vrap etj). workout provides u with 'natural high' trupi prodhon me shume neurotransmitore si seratonin etj, qe ndryshe quhen pleasure neurotransmitters gjate ushtrimeve fizike
    - te mos perballohesh shume me duhan pirje dhe duhanpires
    - te mos heqesh dore...edhe po deshtove nje apo disa here, perpiqu prap
    - te kesh parasysh qe, mbasi ke pire duhan per disa vite dhe e le, je gjithe jeten ne risk me te larte per ta kapur prap se ata qe s'e kane pire kurre (po ashtu edhe per zakone te tjera) pasi trupi si te thaush 'mban mend' zakonin dhe po e fillove prap, behesh shume me shpejt vartes se dikush qe s'e ka pirre kurre

    gjithashtu me ka inkurajuar fakti qe kam njohur njerez qe e kane pire shume me gjate se sa une dhe e kane lene, biles pa cimcakiz me nikotine fare...

    Per mua ishte big deal lenja e cigares, dhe ndaj dhe nuk pertova te shkruaj kaq gjate

    Te uroj suksese dhe na thuaj sa kohe do te te mari qe ta lesh
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga diikush : 24-01-2006 mė 06:10

  20. #40
    ________
    Anėtarėsuar
    08-11-2003
    Postime
    1,516
    Nuk eshte aspak e lehte te lesh cigaren mbasi je bere perdorues i rregullt i saj.
    Behet e nevojshme per trupin.Ne kuptimin qe ta kerkon organizmi.Thone doktoret ata qe jane dipendent ndaj cigares pine cigaren e pare qe ne mengjes.E nisin me cigare diten.Te njejten gje e shoh dhe un tek vetja.Pa hapur syte akoma me shkon ne mendje te ndeze nje cigare.Qe ta lesh thone qe duhet ta rrallosh zakonin e te pires ne mengjes.Nese sot pershembull ke pire nje ne oren tete neser mundohu ta shtysh ne oren nente e kshu me rradhe derisa te vije nje kohe qe arrin ta kufizosh te piren e cigares sic deshiron.Duhet vullnet i madh me e lene plotesisht.

    Nuk e di pse e pij e nuk e di pse nuk e lej.Se di perse e pij sepse nga shendeti te shkaterron,dhe kushton nga ana financiare gjithashtu.Nuk e di se perse se lej sepse keshtu jam mesuar,me eshte rrenjosur ne rutinen time te perditshme.Shumica e te njohurve e pine dhe normale qe me ke te rrish ashtu do te jeshe.Kafja pa cigare sme pihet.Po dhe mbas buke me ka lezet.Kshuqe me eshte rrenjosur shume cigarja.E kam lene vetem njehere 6 muaj e me thene te drejten nuk ndjeva ndryshime shendetesore te dukshme.Por patjeter qe ndikon nuk e vej ne dyshim.
    Il cuore matto che ti segue ancora
    E giorno e notte pensa solo a te

Faqja 2 prej 7 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 05:42
  2. Duhani dhe ndikimi i tij
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 11:55
  3. A duhet te ndalohet duhani ne vende publike?
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 20:02
  4. Ndalohet duhani nė vende publike nė Shqipėri
    Nga Larsus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 12:03
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •