Close
Faqja 1 prej 7 123 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 1 deri 20 prej 125
  1. #1
    ketu Maska e Redi
    Anėtarėsuar
    29-03-2002
    Postime
    871
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Kujdes ju duhanxhinjte!!!

    Njė studim i ri i bėrė nga njė klinikė pėr femra nė Japoni, tregon se prindėrit qė pinė shumė duhan janė mė tė predispozuar tė lindin femra se sa meshkuj. Ky studim shpjegon pjesėrisht arsyen e uljes sė ndjeshme tė raportit meshkuj me femra tė fėmijėve nė shumė vende tė botės, pėrfshirė Shtetet e Bashkuara, Kanadanė, Danimarkėn dhe Britaninė e Madhe.
    Tradicionalisht niveli i lindjes sė meshkujve ka qenė gjithmonė mė i lartė se i femrave. Arsyet pėr ndryshimin e kėtyre raporteve kohėt e fundit janė tė paqarta, por ekspertėt spekullojnė se ekspozimi ndaj ndotjeve ambjentale, pėrfshirė ato qė gjenden nė cigare, kryesisht prekin sistemin riprodhues mashkullor.

    __________________________________________________

    Ky shkrim eshte kontribut nga Tear-Drops te cilen e falenderoj personalisht.

  2. #2
    predator Maska e marlboro1
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Postime
    9
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    asgje e mire nuk vjen nga duhani

    Mua marlborot e kuqe me pelqejne shume prandaj pi vetem ato / kam vene edhe nick-un marlboro1
    Por kohet e fundit / me te gjitha studimet qe jane bere / me te gjitha demet qe sjell e kam paksuar shume deri sa ta le fare / duhani ben dem ne vecanti femrave / sepse jane krijesa me delikate keshtu qe ju femra qe pijne duhet ta lini čatjeter duhanin

    ____________
    duhani ben me shume viktima se kanceri


    ____________
    FIGHT FIRE WITH FIRE

  3. #3
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Pirja e duhanit, kėrcėnim pėr shėndetin dhe jetėn

    Shkencėtarėt thonė se kur njė person e fillon duhanin qė nė moshė tė re, ai e ka mė tė vėshirė se sa tė tjerėt pėr tė hequr dorė prej tij. Edhe studimet e mėparshme kanė treguar se adoleshentėt jepen shumė pas duhanit.

    Cilido qoftė efekti i nikotinės fillimisht nė organizmin e njeriut, efektet negative janė mė tė vogla tek adoleshntėt dhe tė rinjtė se sa tek tė rriturit. Kjo i bėn ata ta pijnė mė tepėr duhanin.

    Kur duhani pihet pėr dekada tė tėra dhe nė trup hyjnė elementėt helmuese, pikėrisht kjo shkurton jetėn. Pra, nuk ėshtė thjesht nikotina, por ėshtė ekspozimi i vazhdueshėm ndaj elementėve tė tjerė tė rrezikshėm tė duhanit, ajo qė dėmton.

    Studimi mė i gjatė i bėrė ndonjėherė mbi efektet e pirjes sė duhanit mbi shėndetin ka arritur nė pėrfundimin se pirėsit e duhanit jetojnė mesatarisht dhjetė vjet mė pak se sa ata qė nuk pijnė duhan.

    Hulumtimi, i botuar nė British Medical Journal, filloi para pesėdhjetė vjetėsh kur u vu lidhja e parė midis duhanit dhe kancerit tė mushkėrive.

    Hulumtimi tregoi poashtu se lėnia e duhanit, madje edhe nė moshėn gjashtėdhjetė-vjeēare, mund tė pėrmirėsojė jetėgjatėsinė pėr tri vjet, ndėrsa lėnia e duhanit nė moshėn tridhjetėvjeēare duket se anulon dėmin qė i ėshtė bėrė shėndetit mė parė.

    Studiuesit kanė arritur nė pėrfundimin se ėshtė mė e rėndėsishme qė fėmijėt tė mos lejohen fare ta pijnė duhanin.

    Studime tė tjera tregojnė se njerėzit me tė ardhura mė tė vogla dhe ata me njė nivel mė tė ulėt shkollimi, konsumojnė mė shumė duhan. Me pirjen e duhanit kėta e keqėsojnė edhe mė shumė gjendjen e tyre ekonomike dhe sociale. Tė varfėrit shpenzojnė mė shumė pėr duhan, se sa pėr plotėsimin e nevojave tė tjera bazė si ushqimi, kujdesi shėndetėsor dhe arsimimi.

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se ēdo 6,5 minuta nė botė vdes njė njeri nga pasojat e pirjes sė duhanit. Kėshtu rreth 5 milionė persona gjejnė vdekjen nė njė vit dhe sipas parashikimeve ky numėr pritet tė dyfishohet gjatė 20 vjetėve tė ardhshėm.

    Sėmundjet dhe vdekja si pasojė e pirjes sė duhanit godasin gjithnjė e mė shumė pikėrisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 pėrqind e tė gjithė njerėzve qė pinė duhan jejtojnė nė vendet nė zhvillim.

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogarit se nga pasojat e pirjes sė duhanit gjithnjė e mė shumė rėndohet edhe sistemi shėndetėsor. Sipas tė dhėnave tė Bankės Botėrore gjashtė deri 15 pėrqind e tė gjitha shpenzimeve tė sistemit shėndetėsor nė vendet e zhvilluara industriale jepen pėr shėrimin e sėmundjeve nga duhani. Pėr vendet e varfėra nuk ekzistojnė tė dhėna tė sakta, por ėshtė e ditur se shpenzimet pėr kėto qėllime janė jashtėzakonisht tė larta.

  4. #4
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ēdo 6,5 minuta nė botė vdes nga njė duhanxhi

    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogaritė se ēdo 6,5 minuta nė botė vdes njė njeri nga pasojat e pirjes sė duhanit. Kėtė vit dita kundėr pirsjes sė duhanit shėnohet me moton: "Duhani dhe varfėria - njė rreth i djallit". Drejtorja e Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, Catherine le Gales - Camus e pėrshkruan kėtė rreth me kėto fjalė: "Studimet tregojnė se njerėzit me tė ardhura mė tė vogla dhe ata me njė nivel mė tė ultė shkollimi, konsumojnė mė shumė duhan. Ata janė pėrsonat tė cilėt ndoshta do tė kenė edhe pasojat mė tė rėnda. Kjo e rėndon gjendjen e tyre ekonomike edhe mė shumė."
    Sėmundjet dhe vdekja si pasojė e pirjes sė duhanit, siē dėshmojnė raportet vjetore tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, i godasin gjithnjė e mė shumė pikėrisht vendet e pazhvilluara. Shikuar nga numrat del se 84 pėrqind e tė gjithė njerėzve qė pinė duhan jejtojnė nė vendet nė zhvillim.
    Rrethi i djallit me pirjen e duhanit do tė thotė edhe se ky mėkat shpenzon edhe mė shumė buxhetin edhe ashtu tė ultė familjar. Pėr kėtė ekzistojnė edhe dėshmi tė shumta. Douglas Bettcher, shef i iniciativės pėr luftimin e pirjes sė duhanit, paraqet edhe disa shembuj konkret.
    "Rreth 10,5 milionė njerėz nė Banglladesh do tė siguronin njė ushqim mė tė mirė me paratė tė cilat shpenzojnė pėr duhan. Nga buxhetet familjare tė duhanxhinjėve jepen dhjetė herė mė shumė para pėr cigare se sa pėr shkollim. Nė Bombay tė Indisė pėr shembull, njerėzit pa kulm mbi kokė shpenzojnė mė shumė pėr duhan se sa pėr ushqime dhe nevoja tė tjera. Ndėrsa rreth 40 pėrqind e tė ardhurave tė studentėve ose puntorėve nė Nigeri jepet pėr cigare."
    Por kjo nuk ėshtė e vetmja: Organizata Botėrore e Shėndetėsisė llogaritė se nga pasojat e pirjes sė duanit gjithnjė e mė shumė rėndohet edhe sistemi shėndetsor. Sipas tė dhėnave tė Bankės Botėrore gjshtė deri 15 pėrqind e tė gjitha shpenzimeve tė sistemit shėndetsor nė vendet e zhvilluara industriale jepen pėr shėrimin e sėmundjeve nga duhani. Pėr vendet e varfėra nuk ekzistojnė tė dhėna tė sakta, por ėshtė e ditur se nė Egjypt ose nė Kinė pėr shembull, tė dhėnat pėr kėto qėllime janė jashtėzakonisht tė larta.
    Prandaj, Organizata botėrore e shėndetėsisė energjikisht kundėrshton argumentet e Industrisė sė prodhimit tė duhanit, e cila pohon se me prodhimin e tij sigurohen mirėqenja dhe vende pune. Kjo organizatė ka shpresa tė mėdha tek konventat kundėr duahnit.
    "Konventa imponohet si njė zgjidhje globale. Miratimi i saj vitin e kaluar ishte njė arritje shumė e madhe. Ajo paraqet njė sukses dhe procesi shkon edhe mė tutje. Deri tani kemi 118 nėnshkrime tė saj, ndėr tė cilat edhe BE, ndėrkohė qė priten edhe 16 ratifikime tė tjera", thotė ai
    Secili shtet i cili i bashkangjitet kėsaj konvente pranon se pirja e duhanit ėshtė njė problem global me pasoja shumė serioze pėr shėndetėsinė. Ai obligohet qė tė marrė edhe masa tė posaēme pėr luftimin e kėsaj dukurie. Para futjes nė fuqi tė kėsaj konvente, ajo duhet tė miratohet nė tė paktėn 40 vende tė ndryshme tė botės. Ndėrkohė qė duhet tė miratohen edhe ligjet konkrete kundėr pirjes sė duhanit.

  5. #5
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,870
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Antioksidantėt nuk e mbrojnė zemrėn e duhanpirėsve


    Shekulli online

    As vitamina E dhe as suplementet me beta-carotene nuk i mbrojnė dot duhanpirėsit meshkuj nga sėmundja e zemrės. Antioksidantėt nė fakt mund tė rezultojnė tė dėmshėm, bėhet e ditur nė raportin e kardiologėve, tė botuar nė gazetėn mjekėsore "European Heart Journal". Pėrfundimet janė rrjedhojė e njė studimi finlandez, qė shqyrtoi mundėsinė e parandalimit tė kancerit duke pėrdorur vitaminėn, apo beta-carotene nė meshkujt qė pinin duhan
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  6. #6
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Mund te duket paradoksale po me duhanin ka nje kohe e gjate qe abuzohet se tepermi sa gati po thone qe te gjitha te keqiat per shendetin e njeriut i ardhkan nga perdorimi i duhanit! Jane ngritur shume mite qe nga perseritja e tepert kane kaluar per te verteta edhe midis mjekeve. Askush nuk permend te mirat e duhanit megjithese (te keqiat jane pak me te medha). Duhani ka efekt pozitiv kunder parkinsonit, patologjive psiqike si depresionit dhe skizofrenise (si parandalues e jo kure sigurisht), obezitetit, ankthit etj.
    Miti me i madh dhe me i rrenjosur eshte se ka lidhje midis duhanit dhe kancerit te mushkerive. Ka mjeke qe mendojne se jemi para nje mistifikimi gjigand per te mbuluar shkaqet e verteta te kancerit te mushkerive qe sipas tyre jane grimcat radioaktive te perhapura nga provat me arme atomike dhe vete teknologjia atomike. Ne laboratoret kerkimore-mjekesore ka procedura standarte per te bere lidhjen midis nje agjenti dhe nje semundjeje. Por askush nuk ka dashur te publikoje nje studim i cili rezultoi "heretik". Testi konsistonte ne 1000 minj laboratoresh qe u vune nen efektin e duhanit dhe pas nje kohe te gjate u pa se tek askush nuk ishte induktuar kanceri. Tek 1000 minj te tjere u be e njejta prove me pak grimca radioaktive dhe rezultati 98% e minjve me tumor. Testet per te mos influencuar njeri tjetrin perdornin minj te ndryshem. Por nje pakujdesi beri qe 1000 minjte duhanpires ti nenshtroheshin pastaj testit te dyte, rezultati ishte befasues: 85% e minjve shfaqen shenja kanceri!
    Nje shpjegim eshte se duhani duke ngacmuar mushkerite i ben ato (mushkerite) te sekretojne me shume leng apo mukoze ne siperfaqe ku dhe nese shkon grimca radioaktive ajo del perseri me mukozen duke shkaktuar keshtu nje mbrojtje (indirekte) nga shkaktari i vertete i tumorit.
    Vec kesaj ka dhe prova statistikore qe mbeshtesin teorine e mungeses se lidhjes se kancerit te mushkerive me duhanin. Jane marre 2 vendet me pak duhanpirese (Amerika dhe Anglia) dhe dy vendet me shume duhanpirese (Greqia dhe Japonia), dhe jane pare frekuencat e kancerit te mushkerive, perfundimet jane tronditese: Dy vendet me perqindje me te larte te ketij lloj kanceri jane Amerika e Anglia dhe dy vendet me perqindjet me te ulta Greqia e Japonia!
    Jane komike tentativat e fundit per te futur edhe "second-hand smoke" si fajtor, kur dihet se perqendrimi ne mushkeri i tymit eshte qindra here me i ulet se sa tek ata qe e pijne vertet!
    Mesa duket disa shtete jane te interesuar qe e nje gur te vrasin disa zogj: -fshehin shkaktarin e vertete te ketyre tumoreve.
    -ju marrin ca miljarda kompaniveduhanprodhuese
    -ju marrin ca miljarda popullsise ne forme taksash

    Nese do tu dukeshin shume te ciuditeshme keto konkluzione do tu kujtoja qe kur biznesit i intereson dicka ai ble edhe shkencetare qe vertetojne shkencerisht qe ........gomari fluturon, si p.sh. kur doli benzina me plumb ne vitet 30 shume mjeke u ankuan per demet e mundeshme te plumbit ne organizem (saturnizmi) po multinacionalet botuan studime "shkencore" ku vertetohej se nuk ka asnje rrezik.
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  7. #7
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,475
    Faleminderit
    0
    73 falenderime nė 64 postime
    Njė kuriozitet:
    Gjyshi im , nga krahu i babit vdiq 91 vjeē. E nė kėto vite kurrė nuk tymosi as edhe njė cigare, nuk piu as edhe njė gllėnkė raki apo birrė. ( e vėrtetė kjo)

    Por ama ....nuk la kusur nė ėmbėlsira.
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #8
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    P.Sh. obeziteti qe eshte ne nivele alarmante andej eshte shume me i rrezikshem per shendetin. Nuk degjojme te kene filluar ndonje "lufte kunder...." sic bejne me ca gjera te tjera.......
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  9. #9
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anėtarėsuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    418
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shendeti i tepert eshte shume i rrezikshem por ama DUHANI eshte # 1 overall killer sepse nuk te con vetem ne semundje te mushkerive, por te gjithe aparatit te pertypjes (digestive tract.) Kujto nje kancer te aparatit te ushqimit, dhe most likely shkaku kryesor eshte duhani. Duhani per squamous carcinoma of esophagus, of bladder cancer etj. etj. Kurse ne mushkeri, s'eshte vec nje kancer por ke te pakten 3 qe lidhen me kancerin, pervec semundjeve te COPD: Squamous cell carcinoma, adenocarcinoma, and small cell carcinoma (dhe ky i fundit eshte me i keqi). Por kur bashkohet me perdorim alkoli dhe me obesity, shancet per malignancy shumefishohen.

    Mendimi im personal? No matter se sa rreklama kunder duhanit apo sa miliona dollare qeveria harxhon cdo vit per te edukuar njerezit, ndryshimi fillon vec tek individi. Kam takuar doctore pulmonologe qe pijne duhan like there is no tomorrow. Kam pare paciente qe jane ne shkallen e fundit te kancerit te mushkerive dhe prape s'rrine dot pa nje cigare. Atehere?
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e SeXy^-^ElBa
    Anėtarėsuar
    01-10-2004
    Postime
    117
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    hey e drejte eshte qe kush pi duhan nuk rron me shume se ato qe se pine por ske cte besh kujt i thua ti se the ti ate dhe do ta heni keta duhanin

    nje burr i shoqes time vdiq nga duhani i ishte mbush barku me bloze
    te them te dua eshte pak te fal zemren e ke hak me mire te them te verteten, i yti do jem per jete, dashuria ime do te perfundoj kur deti te shteroj kur dielli te me ndricoj, kur mua ne varr te me mbulojn atehere jam e detyruar te harroj
    Ne syte e tu,heshtje kozmike,ne fytyren tende heshtje romantike,ne fjalet e tua as po as jo,me thua te lutem:"me do apo jo


    LoVe^-^BeBy

  11. #11
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Kudo qė tė shkojmė, kudo qė tė jemi duhani ėshtė bėrė pjesėtar pothuajse i pėrhershėm dhe i pranishėm, njė shok i keq, i bezdisshėm por mbi tė gjitha i rrezikshėm. Jo rallė ndodh me ato qė shkojnė nė punė, ta fillojnė ditėn me kafe, cigare dhe njė teke apo dopio pijesh alkoolike. Njerėz, tė punėsuar apo jo, tė vjetėr ose tė rinj mbushin lokalet ndėrkohė qė duhani ėshtė shoqėruesi i pėrhershėm, dhe nė mė tė shumtėn e rasteve edhe alkooli ku pija e preferuar ėshtė sipas fuqisė sė xhepit, raki, konjak, kampari ose uiski. Dhe ē`ėshtė mė e keqe deri dje kėto dy vese ishin pėrgjithėsisht pronė e meshkujve por qė pas viteve '90, pėrdorimi i alkoolit dhe duhanit nga femrat filloi tė rritej nė mėnyrė tė frikshme, sa sot nė Shqipėri ashtu si edhe nė botė statistikat flasin pėr njė barazim tė pėrdorimit midis dy gjinive.

    Po t'i pyesėsh njerėzit pėr dėmet qė sjellin kėto dy vese (pirja e duhanit dhe alkoolit), nė pėrgjithėsi ato tė pėrgjigjen qė i dinė dėmet por prapė vazhdojnė tė pijnė edhe duhan edhe alkool.

    Duhani gjatė djegies ēliron 4.000 lėndė, qė nga nikotina dhe monoksidi i karbonit (si pėrgjegjėset kryesore pėr varėsinė nga duhani dhe dėmtimin e aparatit kardiovaskular) dhe deri te katranet, substancat me pėrbėrje benzopireni, kobalti radioaktiv qė janė ndėr shkaktarėt e kancerit tė mushkėrive. Nė qoftė se do tė bėjmė njė listė tė dėmeve qė shkaktohen drejtpėrdrejt nga duhani, influencohen apo rėndohen prej tij ajo do tė jetė tepėr e gjatė, por le tė pėrqėndrohemi mbi dėmet kryesore. Duhani ėshtė pėrgjegjės pėr tė ashtuquajturėn epidemi tė kancerit tė mushkėrisė sidomos nė gjysmėn e dytė tė shekullit 20-tė, duke ēuar kėtė kancer nė numrin njė tė vdekshmėrisė sė kancerit te meshkujt. Te femrat kanceri i mushkėrisė nuk ka rol parėsor nė vdekshmėrinė, por rreziku prej tij, ėshtė rritur ēdo 10-vjeēar me rritjen e pėrdorimit tė tij prej femrave. Eshtė vėrtetuar se pėr ēdo 10 cigare tė pira rreziku pėr kancer pulmonar pesėfishohet dhe pėr ēdo 20 cigare reziku 15-fishohet. Kryesisht te pirėsit e duhanit, mosha kur ky shfaq simptomat e kancerit ėshtė rreth 50-60 vjeēare dhe prej saj njeriu mund tė pėrfundojė edhe nė njė ndėrhyrje tė mundshme kirurgjikale. Por siē e thamė edhe mė sipėr duhani shkakton njė listė tė gjatė dėmesh. I ashtuquajturi bronshit azmatik shpeshherė e ka pikėnisjen nga duhani. Persona, qė kur gdhihen nė mėngjes, puna e parė qė bėjnė fillojnė tė kolliten dhe nxjerrin nga goja gėlbazė nė sasira mesatare. Te personat qė nuk pijnė duhan mushkėria me anė tė sistemit ciliar (qelizat me "qime"), vetėpastrohet gjatė tė gjithė ditės, gjė qė duhanpirėsit nuk munden ta bėjnė kur sistemi i tyre ciliar ka dalė jashtė funksionit dhe mushkėria nuk ėshtė nė gjendje ta nxjerri gėlbazėn. Janė kėto persona qė sėmuren mė shpesh nga infeksionet pulmonare.

    Por dėmet mė tė mėdha duhani i shkakton nė sistemin kardiovaskular tė gjakut. Duhani mbahet si njė nga faktorėt kryesorė nė dėmet Arteriosklerotike tė vazove (ngushtimi i enėve tė gjakut) qė nė vetvete shkakton sėmundje iskemike tė zemrės, infarktin e zemrės, dėmtim tė Sistemit Nervor Qendror si edhe tė shumė organeve tė tjera. Eshtė vėrtetuar se sėmundjet iskemike janė tė pranishme 3.4 pėr mijė tek ato qė nuk pijnė duhan dhe 7.4 pėr mijė tek ato qė pijnė duhan. Tek ata qė pijnė 20 cigare ky rrezik trefishohet. Konsumi i duhanit shton rrezikun pėr vdekje tė papritur, kėshtu tek ata qė pijnė njė paketė cigare nė ditė rreziku pėr vdekje tė papritur pesėfishohet. Monooksidi i duhanit, njė nga pėrbėrėsit e tymit pakėson oksigjenin nė gjak, ndėrkohė qė nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit shton punėn e zemrės dhe tė dyja shpejtojnė formimin e trombit (mpiksje gjaku) qė ngushton dhe bllokon anėt e gjoksit.

    Ata qė janė konsumatorė tė duhanit, referojnė qė e kanė tė pamundur pėr ta lėnė atė. Kjo ėshtė pjesėrisht e vėrtetė. Nikotina njė nga pėrbėrėsit e duhanit zėvendėson Acetil Kolinėn, njė pėrbėrės qė ka rolin pėrcjellės tė impulsit nervor nė sinops (pjesė e Sistemi Nervor Qendror dhe atij Periferik). Organizmit pas lėnies sė duhanit i duhet njė periudhė prej 40 ditėsh qė tė prodhojė sasinė e duhur tė Acetil Kolinės. Gjatė kėsaj kohe ish-duhanpirėsi ėshtė i stresuar, nevrikoset edhe nga zhurma mė e vogėl, ka pagjumėsi etj. Por tė gjitha kėto vėshtirėsi kalohen me pak vullnet dhe kėmbėngulje.

    Pirja e duhanit i shkakton dėme edhe aparatit tretės. Kėshtu duhani jep rrezik tė lartė pėr Karcinomėn e ezofagut. Kur kombinohet me pirjen e alkoolit ky rrezik shkon 150/1 nė raport me popullsinė jo-duhanpirėse. Duhani, duke kontribuar nė vazokonstruksionin (ngushtimin) e enėve tė gjakut tė stomakut rrit pėrqindjen pėr ulēeran e stomakut, ndėrkohė qė rritet 2.7 herė rreziku pėr Kancer stomaku.

    Pėrveē duhanit njė ves tjetėr i dėmshėm ėshtė edhe alkooli. Edhe ky ves ėshtė shkaktar i njė vargu tė gjerė sėmundjesh duke filluar qė nga aparati tretės, mėlēia, pankreasi e deri nė dėmtime tė pakthyeshme tė Sistemit Nervor Qendror . Nė mėlēi alkooli i konsumuar shkakton dėmtime tė qelizave hepatike, dėmtim qė progreson nė kohė dhe qė varet nga doza e konsumuar pėr ditė dhe nga veēoritė fiziologjike tė individit. Kėshtu ėshtė vėrtetuar se sasi e rrezikshme alkooli ėshtė ajo prej 20-40 gr alkooli etilik (alkooli qė pėrmbajnė pijet dehėse), ndėrsa pėrdorimi i 100-150 gr alkool nė ditė, ēon brenda njė periudhe 10-vjeēare nė cerozė.

    Nga ana tjetėr ėshtė e vėrtetuar shkencėrisht se pėr shkak tė fiziologjisė sė tyre femrat dėmtohen shumė mė shpejt se meshkujt pėr tė njėjtėn sasi alkooli tė konsumuar. Njerėz qė pijnė prej vitesh alkool, qė nuk ndjejnė asgjė papritur njė ditė gjenden para njė fakti tė hidhur, mėlēia e tyre ka marrė fund, ėshtė kthyer nė njė mėlēi cerotike, ose kanė shqetėsime tė lehta qė nuk ja vėnė veshin, por bukur mirė ata/o bėjnė puthjen e parė me vdekjen. Edhe pankreasi pėson dėmtime nga alkooli. Pėrdorimi i zgjatur i alkoolit e dėmton nė mėnyrė kronike pankreasin deri nė atė shkallė sa ai nuk arrin tė sekretojė sasinė e duhur tė enzimave pėr tė kryer tė plotė procesin e tretjes sė ushqimeve. Eshtė vėrtetuar se konsumimi i 20-50 gr alkool etilik (rreth 100 ml raki) nė ditė predispozon pėr dėmtime, ndėrsa pirja e 100 gr alkool etilik ose mbi dopio raki (200 ml) apo 2 litra birrė pėr njė periudhė 6-12 vjet jep nė mėnyrė tė sigurtė dėmtime tė pankreasit. Konsumimi pėr njė kohė tė shkurtėr i njė sasie tė madhe pijesh alkoolike rrezikon pėr pankreatit akut qė mund tė ēojė deri nė rrezikimin e jetės sė personit nė fjalė. Alkooli shkakton gjithashtu gjendjen e tė dehurit, nė tė cilėn Sistemi Nervor Qendror nuk arrin tė kontrollojė veprimet e vullnetshme apo tė pavullnetshme tė personit nė fjalė. Por dėmi mė i madh vjen nga pėrdorimi afatgjatė. Eshtė vėrtetuar se pėr ēdo 1 litėr alkool, vdesin 1.000-2.000 qeliza, tė parikthyeshme tė trurit. Kėshtu qė pėrdorues kronikė tė alkoolit, me kohė e ēojnė personin drejt demencės (skizofreni, marrėzi), degjenerimit mendor (matufjepsjes) etj. Pra, alkooli dėmton pa pėrjashtim tė gjitha organet e trupit, po ashtu si edhe duhani.

    Sot bota aplikon lloj-lloj strategjish pėr tė luftuar pėrdorimin e duhanit dhe alkoolit. Shpenzojnė sasi tė mėdha parash pėr reklama kundra tyre, nxjerr ligje pėr mospėrdorimin e duhanit nė vende publike, apo pėr mospėrdorimin e alkoolit pėrpara moshės 21-vjeē, krijon tė ashtuquajturat Ditė Botėrore kundra duhanit siē ishte ajo e 31 majit, apo organizimi i kurseve kundra alkoolit etj. Por, ē`ndodh nė tė vėrtetė? Sa mė shumė shpenzohen para nėpėr reklama kundra duhanit, aq mė shumė rritet pėrdorimi i tij. Jo tė pakta janė rastet kur 21-vjeēarėt pėrfundojnė pas hekurave pėr pėrdorimin e alkoolit dhe anėtarėt e tė ashtuquajturave grupe kundra alkoolit, tė cilėt s'janė gjė tjetėr veēse alkolistė kronikė qė i kthehen herė pas here zakonit tė vjetėr sepse nuk arrijnė tė heqin dorė nga ai. Por duhani dhe alkooli nuk janė tė dėmshėm pėr shėndetin e pėrdoruesve por edhe pėr xhepin e tyre. Njė duhanpirės mund tė shpenzojė nga 15.000-50.000 lekė tė vjetra e mė tepėr nė muaj vetėm pėr tė blerė cigare. Po nėse mbledhim edhe lekėt e pėrdoruara pėr alkool?… Gjithashtu njė duhanpirės i sjell dėm edhe personave qė gjenden rreth tij. Bashkėshortja e njė duhanpirėsi ėshtė 30% mė e rrezikuar pėr kancer se ajo e njė duhanpirėsi etj. Ndėrsa femrat janė mė tė predispozuara qė t'u dėmtohen kordat zanore nga pėrdorimi i duhanit dhe i alkoolit, thėnė shkurt iu trashet zėri.

  12. #12
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Si mund ta le duhanin?

    Metoda per lenien e duhanit

    1. Metoda e ftohte turke
    Kjo eshte metoda me e preferuar dhe perdoret nga te ashtequajturit njerez ne ndryshim, eshte nje metode qe arrihet nga vete personat pa patur nevojen e perdorimit te zevendesuesve te nikotines ne forme cimcakezi, patch apo spray ne rruge nazale. Shume pak njihet rreth kesaj metodollogjie, dhe per vete faktin se studimet kerkimore mund te influencojne rezultatet dhe nuk mund te jete me nje proces spontan. Faktore te forte motivues mendohet te jene, kushtet e nje klime malore, te pasur me oksigjen, ambjent i pandotur, mjedis i qete, shoqeri e distancuar nga faktore riskante duhanpiresish; ne efekshmerine e kesaj metode.

    2. Terapia me zevendesuesit e nikotines
    (Patch, cimcakez, spray nazale)
    Ne kete metode, nikotina e tejcuar nepermjet cigares zevendesohet nga nikotina e trasmetuar apo tejcuar nepermjet lekures (nikotine transdermale ose patch nikotinik); mukozes se hundes (nikotina e dhene ne rruge nazale me spray) ose muzokes se gojes (nikotine e dhene nepermjet cimcakezeve).

    a. Patch Nikotinik Transdermal (i dhene nepermjet lekures)
    Patch-i nikotinik ne pergjithesi tolerohet, dhe arrin te siguroje sasine e kerkuar te nikotines ne gjak, dhe e mban ate ne nivele konstante gjate dites dhe gjate nates kur je veshur mire. Ato jane shume te thjeshta ne perdorim, ndihmojne ne parandalimin e mbipeshes, deshires per duhan si dhe simptomes se mbingarkeses me nikotine, dhe mbi te gjitha jane te pranueshem ne shoqeri.

    Efektet anesore te patch-eve
    Patch-et mund te shkaktojne reaksion lokal te lekures, pagjumesi si dhe endrra teper te frikshme. Nje mbidoze nikotinike eshte e mundur, vecanerisht kur personi pi ndersa ka vendosur ne lekure dhe patchin. Te pish duhan, ndersa ju keni vendosur patchin eshte teper e rrezikshme dhe mund te coje ne kriza apo infarkte miokardi. Perdorimi i patchit kerkon mungese totale te produkteve te duhanit, dmth: mos pirje cigaresh apo perdorim te cimcakezeve me duhan.

    Cmimi i tyre
    Patch-et kushtojne shume dhe arrin vleren e 100$ ne nje muaj perdorim.

    Tipe patch-esh nikotinike:
    - Nicotrol 15,10,5 mg 16 oreshe patch, teper efikase per personat qe kane pagjumesi me ndonjerin nga llojet e tjera te patcheve, per shkak te mungeses se tejcimit nikotinik gjate nates.
    - Habitrol 21,14,7 mg 24 oreshe patch
    - Prostep 22,11 mg 24 oreshe patch
    - Nicoderm 21,14,7 mg 24 oreshe patch


    b. Nikotine polacrilex nepermjet cimcakezeve
    Eshte nje metode teper e volitshme dhe efikase ne reduktimin e deshires per te pire duhan, si dhe ne lenien e tij, megjithate per fat te keq nuk eshte shume praktike, pasi kerkon qe nje person te mbaje cimcakezin ne nje kend te gojes, dhe ta kafshoje ate nje ose dy here per te ndalur nje deshire intensive per duhan. Disa institucione e rekomandojne perdorimin e tij ne mungese te patcheve ose mbas nderprerjes se patcheve individualisht nga persona te vecante per shkak te mos kontrollit gjithnje e ne rritje te kerkesave per duhan ne ta. Ka nje shije pak te hidhur dhe mund te shkaktoje dhe dhimbje stomaku. Eshte i mjaftueshem ne dozat 2 dhe 4 mg.

    c. Nikotine e dhene ne rruge nazale me spray
    Ka treguar te jete po aq efikase sa dhe perdorimi i cimcakezit ne reduktimin e deshires per te pire duhan si dhe ne lenien e tij, nese perdoret te pakten per nje periudhe me shume se 6 jave. Nje doze e vetme tejcohet nepermjet mukozes se hundes, kur fillon te shfaqet deshira per te pire.

    3. Terapia e sjelljes
    Strategjite e terapise te sjelljes per ndalimin e duhan pirjes:
    a. Ekzaminimi i faktoreve ambjentale qe predispozojne sjelljen e duhan pirjes:
    - Hiqni nga qarkullimi elemente riskante ( hi, shkrepse, postera, etj ) dhe vendos rregull qe ne shtepine tuaj te mos pihet duhan, ne makinen tuaj po ashtu, si dhe mbaj nje qendrim te rrepte ndaj atyre qe e pine.
    - identifikoni situata apo ndjenja qe riforcojne tek ju deshiren per te pire duhan ... orale, manuale, deshira respiratore ... shoqerizimi me persona duhan pires ose partner duhan pires.
    - matni dhe monitorizoni sjelljen tuaj prej duhan pirese, e cila do tju ndihmoje te identifikoni reagimin tuaj kur bini ne kontakt me faktore apo situata qe ju sjellin ne mend deshiren per te pire ... mbani nje bllok shenimesh lidhur mbi keto situata apo faktore!!!

    b. Tentoni ne gjetjen e menyrave per te ndryshuar sjelljen tuaj duhan pirese:
    - Taktika vonimi:
    . prisni nje kohe te gjate perpara se ta ndizni cakmakun apo shkrepsen, kini parasysh qe te mbani shenim, kur ju lindi deshira dhe sa kohe zgjati ajo, sa kohe arritet te duronit perpara se ta ndiznit shkrepsen apo cakmakun.
    . praktika te lenies se duhanit per 1 dite vetem.

    - Teknika venitjeje:
    . pakesoni sasine e nikotines duke perdorur patch, cimcakez ose duke realizuar nje ulje graduale te sasise se tar/nikotines ne cigaret qe pini, me kujdes qe te mos e alternoni me teknika duhan pirese, si thithje e tepruar e cigares, apo mbajtje e stergjatur e tymit brenda jush ... ndryshimi i vendbanimit gjithashtu jep nje reduktim te deshires per te pire duhan, dhe mund te jete ndihmese ...

    - Zevendesoni nje sjellje me nje tjeter:
    . hani karrota
    . cimcakeza, kokoshka
    . kruajtese dhembesh
    . stervitje, sport, palester

    Per te bere dicka nje zakon, beje ate
    Per te mos e bere nje zakon, mos e bej ate
    Per te cbere nje zakon, bej dicka tjeter ne vend te tij
    Epictetus 60-110 AD

    c. Situata neverie
    bazuar ne dhenien e stimujve negative (sjellje ose mendime) ne sjelljen te cilen personi do te ndryshoje ...
    - Pirje e shpeshte dhe e shpejte ne distanca te shkurtra e duhanit derisa tju vije per te vjelle...
    kjo eshte nje metode teper efikase, por duhet te perseritet derisa vetem ideja se deshironi te pini apo te vini duhan ne goje tu shkaktoje nauza, dhe te vjellat mund te jene te rrezikshme ne rast gjakderdhjesh apo aspirime.
    - Pirje duhani ne fokusim te plote
    ndersa pini ju imagjinoni efektet e keqija te duhani si probleme te renda ne gjendjen tuaj fizike dhe mendore, i beni keq te tjereve, hasni ne mosperkrahje shoqerore, ju ka kthyer ne nje skllav dhe vartes te tij, mendoni per duhanin si nje i barazvlefshem me vetvrasjen ...
    - Prova kohezgjatjesh
    beni nje marrveshje me veten tuaj per te arritur kohezgjatjen me te gjate te qenies suaj pa pire duhan, sa i afte jeni te duroni, ne kete sprove tuajen, vini perpara vetes suaj nje kusht, qe nese nuk arrini te duroni pa pire per nje periudhe kohe te paracaktuar nga ju, do te jeni te detyruar te beni dicka qe e keni shume inat, apo dicka qe ju ben qesharak ne syte e te tjereve.

    d. Mbeshtetje pozitive
    bazuar ne krahasimin e mendimeve apo sjelljeve pozitive me ate qe ju vertet deshironi te arrini.
    - Fokusohuni ne qellimin tuaj:
    . identifikoni dhe mbani shenim te gjitha perpjekjet tuaj per ta lene duhanin, fokusohuni dhe riprovojini ato sa me shume te jete e mundur!!!

    - Fokusohuni ne nje shperblim personal
    . Planifikoni se nese arrini ta lini duhanin ju mund te fitoni dicka, imagjinoni se cfare mund te beni me gjithe ato para te fituara ... mendoni rreth te mirave qe ka lenia e duhanit, si mund te jetoni me gjate, te merrni fryme me lireshem, etj...

    - Fokusohuni ne nje shperblim shoqeror
    . Mbeshtetja shoqerore; imagjinoni veten ndersa u thoni te tjereve qe nuk jeni duhan pires, te kerkoni nje tavoline apo ambjent jo duhanpires ne nje restorant, te ndihmoni te tjeret se si ta lene duhanin, enderroni momentet kur te tjeret do te cuditen nga aftesia dhe suksesi juaj ne lenien e duhanit, ne theniet e tyre UAU! Si arrite tja dalesh mbane? Si arrite te mos e vesh me ne goje! Si arrite ta mposhtes deshiren?!

    e. Pune aktive
    - Vetevleresim i aftesive tuaj konceptuale
    - Kopjoni stile trajnimi nga te tjeret, stile trajnimi shoqerore qe kane treguar efikasitet.
    - teknika relaksimi dhe qetesimi.

    Teknikat mbajtese mujoreshe, do tju ndihmojne ne konsolidimin e zakoneve te reja ... cfare do qe te te ndodhi, cfare do qe te behet, ju nuk duhet ne asnje menyre qe ta ribeni gabimin qe keni bere me pare ...

    4. Teknikat e terapise njohese
    Perdor konceptin e marrjes se pergjegjesive per mendimet personale, duke ndihmuar ne ndryshimin e menyres se si nje person mendon, duke shtuar shpresen dhe bindjen ne suksesin e kapercimit te barrierave, si dhe ne identifikimin e disa mendimeve irracionale dhe bindjeve te gabuara te brumosura ne mendjen e duhanpiresve.

    Njohja (sipas modeleve) mund te rimenaxhohet dhe te ristrukturohet ... se pari duhet kujdes ne analizimin e bindjeve te tanishme, sipas modeleve, dhe me pas te identifikohen ndjenjat dhe sjelljet qe i shoqerojne keto mendime ... se dyti eshte zevendesimi i mendimit me nje tjeter, duke prezantuar shembuj teper bindes, mundesisht nga eksperienca juaj personale.

    Per shembull, dikush qe thote "Une gjithmone kam deshtuar ..." shpesh fjala "gjithmone" eshte teper e forte dhe ul shpresen dhe bindjen tek personi qe mund tja dali, keshtu qe ne kete shembull, mendimi duhet zevendesuar me "Disa here kam deshtuar, ose me mire, Kam patur shume suksese ne jeten time!!!"

    a. Detyra shtepie
    Shkruani keto ne nje vend dhe mbajini me vete, dhe lexojini kur ju shfaqet deshira per te pire duhan...
    - rendisni 5 arsye perse ju duhet ta lini duhanin.
    - rendisni 5 arsye perse ju doni te pini duhan.
    - beni nje liste te te gjitha gjerave qe do beni kur ju lind deshira per te pire nje cigare.
    - prioritet dates suaj te lenies se cigares, shkruani cdo cigare qe ju keni pire, kohen dhe vendin ne te cilen e keni pire, ka qene thjesht qetesues stresi apo shuarje e nje deshire per qejf ...

    b. Shkalla e vetkontrollit, bindja dhe deshira
    Perdorni nje shkalle nga 1-10 ... shkruani nje numer nga 1 ne 10 duke reflektuar sesa jeni ne gjendje te kontrolloni ndjenjat dhe deshirat tuaja, sa bindes jeni per vetveten apo sa e madhe eshte deshira qe ju zoteron...

    kjo do tju ndihmoje per te fokusuar mendimet tuaja ne keto ceshtje, dhe ju mund te identifikoni ne kete menyre kohet ne te cilat ju jeni me shume apo me pak vulnerable (i dobet), dhe keto do te jene informacione teper te vlefshme per ecurine tuaj ... krijoni grafike ditore me keto te dhena, duke filluar nga dita prioritet i lenies deri disa jave mbas lenies.

    c. Prova njohese te riperseritjes
    ...psh: praktikoni te perballeni me situata te rrezikshme riperseritjesh te gjendjes tuaj te meparshme ...
    Per shembull, ju mund te perseritni se cfare do te thoni kur dikush ju ofron nje cigare ne nje ambjent shoqeror ...
    "Jo faleminderit, une nuk e pi duhanin!!!"

    d. Bindjet e zakonshme dhe barrierat:
    - "Do te dhjamosem ..." Perse mendime te tilla, kur mbipesha mund te kontrollet me dieta dhe aktivitete sportive.
    - "Une do te vdes nga nje gje ..." askush nuk e meriton te kete nje vdekje te parakoshme, duhanpiresit jane rreth 1 here e gjysem me shume te predispozuar per te vdekur vitin qe vjen ne krahasim me nje ish-duhanpires te se njejtes moshe apo gjini.
    - "Nuk arrij dot ta shijoj jeten pa pire duhan ..." me pak kolle, frymarrje me e qete, imunitet me i forte, jete me e gjate ... sdo tju ndihmonin per ta shijuar jeten me shume?
    - "Do ta le ..." nese ju mund ta beni ate, do tju ndihmoje, por perse te predispozoheni nga nje rrisk me i madh nga ai qe tashme e keni?
    - "Jo te gjithe duhanpiresit vdesin te rinj ..." e vertete, ka disa individe me fat, dhe jeni ju ai qe vendosni nese fati eshte me ju apo kunder jush.

    "Kam deshtuar ne te kaluaren ..." shumica e atyre qe kane arritur ta lene duhanin kane deshtuar 4 deri ne 5 here perpara se te arrinin sukses ne perpjekjet e tyre ...
    - "Eshte teper vone, tashme jam i semure ..." ka avantazhe ne lenien e duhanit ne cfaredolloj moshe. Mbas nje infarkti te miokardit, ata qe vazhdojne te pijne duhan jane 10 here me te predizpozuar te vdesin sesa ata qe kane qene duhanpires dhe e kane lene.
    - "Do ta le me vone, nese do te kem simptoma ..." rrisku grumbullohet dhe do disa vite qe te zhvillohet dhe te reduktohet mbas lenies.
    - "Une po demtoj veten time ..." GABIM!!! Personat e tjere qe nuk e pijne duhanin, por jane shoket apo shoqet tuaja, por ngaqe duan te te respektojne te rrine afer, e pijne duhani tuaj pasivisht, dhe jane te ekspozuar ndaj duhanit sikurse dhe ju, dhe do te influencoje ne shendetin dhe mireqenien e tyre.

    5. Metoda te tjera
    a. Akupunkture
    b. Hipnoza
    c. Suplementare famakologjik
    - clonidine
    Ky eshte nje ilac per presionin e gjakut, eshte perdorur ne trajtimin e mbidozes me heroine ne saje te veprimin te saj ne sistemin nervor qendror si pre-sinaptik alfa2 adrenergjik agonist. Me fjale te tjera, ai inhibon sistemin e adrenalines dhe redukton deshiren per pirje te duhanit ne disa individe.

    - bupropion
    Nje antidepresiv i perdorur per te reduktuar deshiren per te pire duhan dhe ne mbidoze dhe ka marre aprovimin e FDAs per tu perdorur si suplementar ne trajtimin e lenies se duhanit. Ai mund te ndihmoje ne rritjen e shkalles se qendrimit larg duhanit, me shume sesa perdorimi i patchit dhe ndihmon ne zbutjen e shqetesimit dhe simptomave te depresionit, te cilat jane te zakonshme ne personat qe jane ne procesin e lenies se duhanit. Doza fillestare eshte 75 mg dy here ne dite dhe me pas doza rritet gradualisht deri ne nivelet maksimale 300 mg ne dite ne doza te ndara.

    - Mecamylamine
    Kjo molekule vepron si nje antagonist i receptoreve nikotinike ne sistemin qendror nervor, dhe ekzistojne disa mendime me baza klinike qe sygjerojne se perdorimi i saj mund te coje ne lenien e duhanit, si pasoje e bllokimit te efekteve euforike te nikotines, ndersa perdoret i shoqeruar me patchin: Mecamylamine e kombinuar me patchin nikotinik e lehteson procesin e lenies se duhanit shume me teper sesa perdorimi i vetem i patch-it.

    6. Faktore te cilet influencojne ne shkallen e rifillimit
    Njohja e ketyre faktoreve mund tju ndihmojne qe te ndermerrni nje program ne parandalimin e rifillimit ... planifikimi dhe dhenia e disa mendimeve se si mund te perballeni me keto situata dhe leksione te cilat i keni mesuar nga e kaluara mund tju ndihmojne ne ndermarrjen e hapave te suksesshme ne nje lenie perfundimtare!!!

    - stresi dhe nje gjendje negative emocionale
    Identifikoni se cfare eshte stresuese ne jeten tuaj ... mendoni menyra se si perballeni me to duke perdorur strategjite e sjelljes njohese te mesiperme, duke u mbeshtetur dhe ne sukseset e meparshme tuajat ndaj stresit dhe te dini se cila eshte me efikase per ju. Dobesite qe ju mund te keni gjate periudhave te merzitjes, nevrikosjes, zhgenjimit, irritimit, qendrimeve tuaja "e kujt ju be vone", keto jane faktore te rrezikshem dhe teper riskant, qe mund te jene te perhereshem ose te perkohesshem, dhe nese ju gjeni menyra per ti shmangur apo per ti vene nen kontroll atehere do te ndieni me te vertete kenaqesine dhe suksesin e fitores ne kete lufte.

    - deshira per te pire duhan ndersa bini ne kontakt me objekte te tilla si: hi duhani, bishta cigaresh, shkrepse, paketa duhani, postera reklamimi duhani etj.
    Deshira per te pire mund te jete teper intensive nga kontakte me objekte te tilla apo ne situata te tjera ... nese ju arrini te kuptoni se jane pikerisht ato shkaktaret qe ju nxisin ne pirjen e duhanit atehere ju mund tja arrini te distancoheni nga to ..., per disa kjo gje ndodh kur jane te frikesuar, pas nje ushqimi, ose kur jeni te nxehur, ose kur jeni ne shoqerine e disa njerezve te vecante... punoni ne shmangien e situatave te ketilla dhe/ose mbani veten tuaj te zene me pune ndersa jeni mes tyre ...

    - simptoma te mbylljes ne vetvete, mbipesha
    Kjo ju ben qe ju te reflektoni ne ate sesa ju kushton lenia sesa shperblimi qe mund te fitoni nese e lini ... perpiquni ti kujtoni vetes se duhet lene, dhe se per kete gje do te shperbleheni!!!

    - partneri, shoqeria duhanpirese, presioni i turmes
    Nese arrihet mundohuni ta lini ne te njejten kohe me partnerin tuaj, dhe te shmangni situata ku presioni i shoqerise eshte i forte dhe rezistent ... mesoni te kundershtoni me miresjellje oferten e ndezjes se nje cigare te bere nga ndonje miku juaj, kerkoju miqve tuaj qe te perkrahin dhe te japin kurajo ne iniciativen tuaj te lenies se duhanit.

    - perdorim alkoli
    Pirja e alkolit eshte nje nga shkaqet me frekuente ne ecurine e riperseritjes ... ka shume arsyje perse kjo ndikon ne kete drejtim, por e fundit fare e tyre eshte qe ju duhet te keshilloheni qe te mos pini alkol te pakten gjate muajve te pare mbasi e keni lene duhanin ...

    7. Prezantimi i rasteve te sukssshme te lenies se duhanit
    - perpjekje te meparshme per ta lene
    dicka eshte mesuar nga cdo perpjekje e meparshme per ta lene duhanin ... sa me shume te mesoni prej tyre aq me te medhaja jane shanset per te qene te suksesshem heres tjeter!!!

    - vetbesimi ne aftesine per ta lene
    kjo reflekton motivacionin e personit ne arritjen e suksesit ... vetem pak me shume besim ne aftesite tuaja perbejne nje diference te madhe!!!

    - nje sistem te mire suportues
    ndersa perpiqeni ta lini, ju mund te mos jeni shume i shoqerueshem, por ta dini se kjo nuk eshte koha ne te cilen ju duhet te mendoni per kete gje ... nje grup i gjere miqsh e shokesh qe ju perkrahin, ju kurajojne, ju mbeshtesin me te gjithe forcat e tyre, ju bejne te ndiheni me te forte dhe me te bindur qe ajo qe po beni eshte e mire dhe eshte per te miren tuaj, ne kete menyre cdo dyshim dhe mosbesim humbet ne syte e se kaluares.

    Se fundi nga thellesia e zemres uroj qe ky material te kete qene sa me efikas dhe tju ndihmoje ne perpjekjen tuaj per ta lene duhanin

  13. #13
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Organizata Botėrore e Shėndetėsisė ka kryer njė studim mbi pasojat qė sjell tek njerėzit


    Duhani “vret” 3300 veta nė vit

    Studimi: Nė Shqipėri 196000 janė femra konsumatore


    Aulona Kadillari
    Duan tė duken tė pavarur nga prindėrit e mė tė rritur dhe tė bėhen anėtarė tė njė shoqėrie ku pihet duhan.

    Kėto janė dėshirat e tė gjithė adoleshentėve qė i shtyjnė tė fillojnė duhanin. Ky studim ėshtė bėrė nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė. Sipas tij, kurioziteti, si dhe kėnaqėsia pėr tė krijuar njė identitet i shtyjnė adoleshentėt tė provojnė dhe mė pas tė pijnė rregullisht duhanin. Duke ju referuar shifrave tė nxjerra nga kjo organizatė, nė Shqipėri vdesin nė njė vit, nga sėmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit, 3300 persona, ose nė njė ditė vdesin 9 veta. Sėmundjet qė shkakton pirja e duhanit janė, infarkti i miokardit, insultė cerebrale, (dėmtimi i arterieve cerebrale), neuropatia optike, kanceri polmonar, si dhe tė tjera sėmundje. Po sipas studimit, procesi i tė bėrit duhanpirės kalon nė katėr faza, si joshja, fillimi, formimi i zakonit, vazhdimi ose varėsia. Kėto faza, mė pas ndikohen nga faktorėt kulturorė dhe shoqėror, faktor vetjak, si dhe ambiental ku ndikimi i tyre mund tė ndryshojė nė kohė.

    Mosha e pirjes sė duhanit
    Sipas studimit tė Organizatės Botėrore tė Shėndetėsisė, mosha mė e prirur pėr tė nisur duhanin ėshtė adoleshenca. Por, sipas saj, ėshtė kjo mosha mė e lehtė pėr ta lėnė atė. Tė dhėnat e kėtij studimi tregojnė se mosha 18 deri nė 49 vjeē ėshtė mė e pėrshtatshme pėr tė lėnė duhanin. Ndėrkohė qė nė Shqipėri rezulton se mosha mė e mirė pėr lėnien e duhanit ėshtė nga 15 deri nė 54 vjeē.

    Numri i duhanpirėsve
    Tė dhėnat e studimit tregojnė se, nė Shqipėri nė ēdo katėr persona duhanpirės, tre prej tyre janė prindėr qė pijnė duhanin rregullisht. Kjo tregon se njė adoleshent ėshtė i prirur tė pijė duhan. Ndėrkohė nga studimet nė vendin tonė numrin mė tė madh tė duhanpirėsve e zėnė meshkujt me 674000, por nuk lėmė pa pėrmendur edhe femrat qė janė 196000, e qė ky numėr ėshtė drejt rritjes.



    Mjeku: Si mund tė ndėrpritet duhani

    Tė fillosh tė pish duhan ėshtė shumė e lehtė, por pėr ta lėnė atė ėshtė e vėshtirė. Sipas mjekut pneumolog tė Spitalit Ushtarak, Rushan Muhameti, mjekėt kanė potencial tė fuqishėm sė ēdo grup tjetėr pėr tė nxitur dhe realizuar uljen e minimumit tė pėrdorimit tė pirjes sė duhanit. “Lėnia e duhanit ėshtė njė veprim i ndėrlikuar, por plotėsisht i realizueshėm”, shprehet pneumologu. Sipas tij, mjeku duhet tė inkurajojė pėr tė lėnė pėrfundimisht duhanin, jo vetėm duke i pėrmendur pacientit shqetėsimet dhe sėmundjet nga duhani, por edhe duke i treguar se si zhduken njė e nga njė shqetėsimet duke e ndėrprerė atė. “Nė rast se nė tė gjitha mėnyrat e pėrdorura duhanpirėsi nuk ka vullnetin e duhur pėr ta lėnė, atėherė mjeku i sugjeron duhanpirėsit mjekim me barna qė e ndėrpresin duhanin”, tregon mjeku pneumolog, Rushan Muhameti.



    Sėmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit

    Infarkti i miokardit
    Insultė cerebrale (dėmtimi i arterieve cerebrale)
    Neuropatia optike ishemike
    Kanceri polmonar
    Kanceri i lanringistė dhe i gojės etj.


    196000 ėshtė numri i femrave nė Shqipėri qė pijnė duhan. Sipas studimit nga Organizata Botėrore e Shėndetėsisė, ky numėr ėshtė nė rritje
    674000, sipas studimit tė organizatės, ėshtė numri i meshkujve qė pijnė duhan. Pra, raporti femra meshkuj ėshtė i barabartė me 0,231
    3300 persona vdesin nė Shqipėri nė vit nga sėmundjet e shkaktuara nga pirja e duhanit. Sipas studimit, nė njė ditė vdesin 9 veta
    20 deri nė 54 vjeē, sipas studimit tė organizatės, ėshtė mosha mė e mirė nė Shqipėri qė njė person mund tė lėrė pirjen e duhanit

  14. #14
    http://www.ganoweb.com Maska e Shpirt Njeriu
    Anėtarėsuar
    30-09-2002
    Vendndodhja
    Ne toke sepse ne HENE per fat te keq nuk arrita dot
    Postime
    1,890
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Duhani dhe ligji!!

    Marrėveshja e parė botėrore kundėr duhanit ka hyrė nė fuqi pas disa vjet negociatash dhe kundėrshtimesh nga industria e duhanit.
    E njohur me emrin Konventa Kornizė pėr Kontrollin e Duhanit, ajo synon tė parandalojė rreth pesė milion vdekje ēdo vit qė shkaktohen nga sėmundje qė kanė lidhje me duhanin.

    Traktati ėshtė nėnshkruar nga 168 vende, por ėshtė ratifikuar vetėm nga 57 prej tyre.

    Kėto vende duhet tė ndalojnė reklamat, promovimin dhe sponsorizimin e industrisė sė duhanit si dhe ta ndalojnė dunanin nė vendet publike.

    Pėr kėtė qėllim nė disa vende tė rajonit tė Ballkanit, si nė Maqedoni e Mal tė Zi janė miratuar ligje pėrkatėse, ndėrkohė qė nė Shqipėri e Kosovė kjo pritet tė bėhet sė shpejti.

    Tė dhėnat flasin se Ballkani, ėshtė ndėr rajonet qė ka numrin mė tė madh tė duhanpirėsve nė raport me numrin e popullsisė.

    Ēfarė mendoni, a mund tė ndalet duhani me ligj; pėrse nė vendet ku ka ligj, ai nuk respektohet, ndėrsa nė ato ku nuk ka, pėrse nuk ėshtė bėrė kjo; a ka reklama cigaresh aty ku jetoni dhe si e shikoni pėrdorimin e tyre?

    Na shkruani!

  15. #15
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Mosha
    30
    Postime
    1,045
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Ketu ne Itali ku jetoj une nga fillimi janarit duhani u ndalohet me ligj te pihet ne cdo ambient publik lokale,disco,salla pritjesh vende publike dhe gjobaat shkojne nga 40-400 euro per personat dhe deri ne 15.000 euro dhe mbyllje me afat 2-3 jave per pronaret ku kapet abuzuesi ,pra goxha hap perpara.Dhe kto gjoba shmefishohen deri ne 10-fish kur ne afersi te abuzuesit ka gra shtatzane ose femije te vegjel.

    Qe te hapesh psh nje lokal ku duhani te lejohet pronari duhet te paguaje nje takse extra 15-20 mije euro qe nuk i nxjerr as1here dhe nuk i merr njeri persiper.Ky eshte nje hap goxha perpara megjithese une e pi vete duhanin por duhen respektuar te drejtat e te tjereve, se ka qene burr me men ai qe ka than se ne cdo vend nje njeri edhe me pak kulture ose kulture minimale duhet te kuptoje se e drejta jone mbaron atje ku fillon e drejta tjetrit.

    ehh...na myti korupsioni...

  16. #16
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,821
    Faleminderit
    0
    3 falenderime nė 3 postime
    Kjo qe thuhet eshte e vertete sepse ma konfirmoi nje kliente italiane qe kishte ardhur me pushime ne Shqiperi! Ne Itali, ne asnje ambjent publik nuk lejohet pirja e duhanit! As ne trena nuk ka me vagona duhanpiresish! Nuk eshte e veshtire te vendoset ligj edhe ne Shqiperi por jam e bindur se ketu, do te funksionoje si me policet e trafikut qe gjuajne ndonje shkelje ne semafor per te kapur ndonje 500 leksh per vete! Si te kesh rroge te vogel zor se i bindesh urdhereses se qeverise!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  17. #17
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Mosha
    31
    Postime
    6,870
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime
    Shkencetaret italiane e preferojne kantarionin e verdhe, per te zvogeluar urine nikotinore. Sipas mjekeve ne kete menyre shume lehte mund t`i leni cigaret, mjafton ai qe pin te kete kete deshire.

    Prof. Fabio Firenzuoli, i cili udheheq Qendren per medicine natyrore ne Empoli, Toskana, ka kryer nje seri eksperimentesh ne kafshe per te studiuar efektet e kantarionit. Ai deshiron te filloj me eksperimente edhe tek njerezit, qe te konstatoj ate qe ka zbuluar. Kantarioni i verdhe eshte i njohur si antidepresant, ndersa me pare ishte i njohur edhe si "vijagra natyrore".
    Fakt eshte se permban flavonoide dhe materie qe i ndihmojne njerezve te i kundershtojne deshires per te ndezur cigare.

    Ne foto Kantarioni i verdhe

    Pergatiti: Mirsad Asani
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  18. #18
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim

    Rreth 65% tė tė rinjve nė Kosovė janė konsumues tė duhanit

    Nė Ditėn botėrore tė kundėr duhanit, u tha se nė bazė tė disa hulumtmeve tė bėra nga organizatat joqeveritare nė Kosovė rreth 65 pėr qind tė tė rinjve tė moshės 20 35 vjeēare janė konsumues tė duhanit. Po ashtu duhani ėshtė shkaktar i shumė sėmundjeve, si karcinoma bronkiale qė nė shumicėn e rasteve ėshtė vdekjeprurėse. Nė Kosovė brenda njė viti janė tė pėrfshirė rreth 500 pacientė me kėtė sėmundje, thotė Skėnder Bacaj, pulmolog.

    "Te 87% tė ata qė pinė duhan zhvillohet karcinom abronkiale. Ky ėshtė njė numėr aq enorm sa qė karcinoma bronkiale ėshtė shpallė sėmundje tragjike, sėmundje qė varet drejtpėrdrejt prej duhanpirėsit", thotė dr.Bacaj.
    Sipas analizave, moshat e reja nėn ndikimin e reklamės fillojnė ta konsumojnė mė shumė duhanin. Pėr 2 vjet prej 4% numri i duhanpirėsve ėshtė rritur deri nė 6.5%.

    Brenda dite nė Kosovė shpenzohen diku rreth 250.000 euro pėr duhan, qė do tė thotė kosovarėt ēdo ditė e djegin nga njė shkollė ose nga njė shtėpi tė vogėl.Ndėrkaq mjekėt thonė se duhanpirėsit jo vetėm qė rrezikojnė shėndetin e tyre, por ata venė nė rrezik edhe atė tė shoqėrisė, sepse duhanpirėsit pasiv nganjėherė mund ta pėsojnė me keq se ata aktivė.
    My silence doesn't mean I am gone!

  19. #19
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Mosha
    31
    Postime
    11,981
    Faleminderit
    0
    Falenderuar 1 herė nė 1 postim
    Hmmmmmm, une kisha thene se me shume se 65% jane konsumues te duhanit ne Kosove sepse ne vendet ku rijne te rinjet dmth ne lokalet ne cdo lokal pihet duhan, ne cdo tavoline dhe une mendoj se te rinjet qe zakonisht pjesen me te madhe te dites e kalojne jashta baneses/shtepise kjo shifer eshte mbi 90%, sepse te ralle jane ato te rinje qe nuk pijne duhan kur dalin ne kaffe ose ne ndonje vend tjeter publik...
    My silence doesn't mean I am gone!

  20. #20
    ................
    Anėtarėsuar
    19-11-2004
    Postime
    1,112
    Faleminderit
    0
    0 falenderime nė 0 postime

    Si mund tė lihet cigarja ?

    Si mund tė lihet cigarja, duke pėrjashtuar vullnetin e pamjftueshėm pėr kėtė.
    Cilat janė kurat mė efikase dhe pa probleme anėsore ??
    Kam provuar mė parė dhe e kam lėnė, por si duket kam qenė nė "hėnė" tė mirė pėr kėtė gjė...tani mundohem e mundohem dhe s'po e heq dot...pėrkundrazi e kam shtuar.
    Ju qė studjoni pėr mjeksi apo mjekė tė diplomuar, ēfarė sugjeroni ??

Faqja 1 prej 7 123 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Duhani dhe demet qe ai shkakton...!!!
    Nga new-man nė forumin Shkenca dhe jeta
    Pėrgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 16-06-2009, 06:42
  2. Duhani dhe ndikimi i tij
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 16-04-2007, 12:55
  3. A duhet te ndalohet duhani ne vende publike?
    Nga ganoid nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 19-02-2005, 20:02
  4. Ndalohet duhani nė vende publike nė Shqipėri
    Nga Larsus nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 03-06-2004, 13:03
  5. Aborti, Kush ka te drejten e jetes?
    Nga Estella nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 99
    Postimi i Fundit: 05-02-2003, 06:25

Ruaj Lidhjet

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •