Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 12
  1. #1
    Vajze e mire
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Andej Kendej Gjitheandej
    Postime
    21

    Me dhembin veshkat

    Doktorresha

    Kam nje problem sa here kthehem anash kur fle gjume me dhembin ijet ose me duket sikur me dhembin veshkat.Mund te me jepni nje pergjigje dhe mua .Ju dua shume se te beni gjilperen ju. cakkkkkkkkkkkkkkkk .
    Gladiola_2005@hotmail.com

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anëtarësuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Ikju lengjeve te gazuara,
    Mos rri ne vende ku fryn ere shume.
    Mos mbaj stomakun e lakuriqur
    Tjeter nuk di,
    Edhe e fundit,nese kjo nuk ndihmon
    Shko ne mjek.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Bej analize per te pare mos ke gure ose rere,mund te jete dhe infeksion ne rruget urinale.
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  4. #4
    komjuter expert
    Anëtarësuar
    21-07-2004
    Vendndodhja
    skandinavi
    Postime
    94

    përgjigje nga suedia

    Citim Postuar më parë nga Adiola
    Doktorresha

    Kam nje problem sa here kthehem anash kur fle gjume me dhembin ijet ose me duket sikur me dhembin veshkat.Mund te me jepni nje pergjigje dhe mua .Ju dua shume se te beni gjilperen ju. cakkkkkkkkkkkkkkkk .
    përgjigje nga fejzi suedia

    mos përdorni krypën kontrolloni mos keni gur në veshkë gur i cili ritet barna ma e mirrë për gurë ësht bira provnja te mjeku një kontroll në rontgen.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-03-2003
    Vendndodhja
    Bruksel
    Postime
    256
    kush me shpjegon pak per infeksionin ne veshkaundefined
    "E mira vjen nga Zoti,e keqja eshte kusht i egzistences se krijeses"

  6. #6
    In God I Trust! Maska e MisCongeniality
    Anëtarësuar
    02-05-2003
    Vendndodhja
    QHC
    Postime
    417
    Pak vone per ankesen tende sepse tani do ta kesh gjetur pergjigjen, por:
    1) Ke dhimbje kur i godet veshkat me dore ne anen kurrizore?
    2) Ke ndryshim ngjyre ne urine?
    3) Ke burning gjate urinimit?
    4) Sa kohe ke qe e ke kete dhimbje ne veshka?

    Nese eshte pune ditesh apo javesh, atehere ka shume mundesi qe e ke infeksion urinar (acute pyelonephritis). Shkaqet mund te ti coj ne MP po te duash.

    Nese u be shume kohe qe e ke kete, mund te kesh gure ne veshka. Uji eshte nje mundesi nga mund te te kete ardhur, sidomos nese pin uje cezme qe eshte i mbushur me minerale qe akumulohen ne veshka. Por per kete, mund te besh nje grafi tek mjeku.

    Ne te gjitha rastet, pacienti duhet te konsultohet vete me mjekun sepse analizat e urines apo dhe grafia jane ato qe te japin nje diagnoze me te qarte.

    Kjo eshte thjesht bote virtuale dhe ne s'jemi mjeke profesionale. Dhe sikur te ishim, prape duhet nje egzaminim fizik.

    Sherim te shpejte.
    Misi!
    What bond is there between me and the world? I am like a rider on a summer day who takes shelter to rest under the shade of a tree, then goes on his way. ~ Profeti Muhamed Salallahu Alayhi Wa Salam

  7. #7
    Vajze e mire
    Anëtarësuar
    11-05-2004
    Vendndodhja
    Andej Kendej Gjitheandej
    Postime
    21
    Stormangel dhe fejzi suedia
    Me rene ne dore te juaj si mjek qenka si me hyre ne kampet e Aushvicit ose gjygjet e Nurebergut.


    Pak vone per ankesen tende sepse tani do ta kesh gjetur pergjigjen, por:
    1) Ke dhimbje kur i godet veshkat me dore ne anen kurrizore?
    2) Ke ndryshim ngjyre ne urine?
    3) Ke burning gjate urinimit?
    4) Sa kohe ke qe e ke kete dhimbje ne veshka?

    Nese eshte pune ditesh apo javesh, atehere ka shume mundesi qe e ke infeksion urinar (acute pyelonephritis). Shkaqet mund te ti coj ne MP po te duash.

    Nese u be shume kohe qe e ke kete, mund te kesh gure ne veshka. Uji eshte nje mundesi nga mund te te kete ardhur, sidomos nese pin uje cezme qe eshte i mbushur me minerale qe akumulohen ne veshka. Por per kete, mund te besh nje grafi tek mjeku.

    Ne te gjitha rastet, pacienti duhet te konsultohet vete me mjekun sepse analizat e urines apo dhe grafia jane ato qe te japin nje diagnoze me te qarte.

    Kjo eshte thjesht bote virtuale dhe ne s'jemi mjeke profesionale. Dhe sikur te ishim, prape duhet nje egzaminim fizik.

    Sherim te shpejte.
    Misi!
    Misi pergjigjen e kishe per mua ti motla apo per Abriden.
    Gjithsesi duket pergjigja profesioniste. Per egzaminimin fizik ne c'ore i prisni vizitat juve.
    Ju falenderoj te gjitheve per pergjigjet. Tani jam me mire.
    Gladiola_2005@hotmail.com

  8. #8
    ish- Ballisti_Tetove Maska e Cimo
    Anëtarësuar
    11-12-2004
    Postime
    2,443

    Veshkat! Si të kujdeseni ….

    Guri në veshkë është një masë e fortë, që ndodh kur përbërësit e kalciumit ose kimikate të tjera në urinë, formojnë kristale që ngjiten së bashku. Këto kristale, rriten dhe formojnë gurë, të cilët luhaten nga një kokërr gruri në një top golfi. Disa milionë amerikanë, shumica mes moshës 20 dhe 40, trajtohen çdo vit për gurë në veshka. Gurët në veshka janë më të zakonshme tek burrat, dhe më saktësisht, katër në pesë raste, kanë gurë në veshka. Normalisht, urina përmban substanca që parandalojnë formimin e kristaleve. Megjithatë, kjo nuk funksionon për të gjithë. Disa nga faktorët që kontribuojnë në formimin e gurëve tek njerëzit e prekshëm janë: marrja e pakët e lëngjeve, infeksione kronike në rrugët urinare, keqpërdorim i disa mjekimeve, bllokim i rrugëve urinare, aktivitet i kufizuar për disa javë, disa sëmundje të caktuara gjenetike dhe metabolike.
    Simptomat
    Disa njerëz, mund të mos kenë simptoma, por jo gjithmonë të pakuptueshme, si: dhimbje të mëdha në veshka apo në barkun poshtë dhe ndihen në ije. Dhimbja mund të zgjasë nga minuta në orë, e ndjekur nga periudha qetësie; të vjella, temperaturë, ethe dhe dobësi, urinë e turbullt apo me erë të keqe, bllokim i daljes së urinës. Prezencën e gurëve në veshka e identifikojnë rrezet X. Teknikat e specializuara të rrezeve X (ndonjëherë edhe me injeksione me ngjyrë) apo me ultratinguj, mund të përdoren për të identifikuar më me saktësi masën dhe vendndodhjen e gurëve dhe për të identifikuar funksionimin e veshkave. Testet e gjakut dhe urinës mund ta ndihmojnë një doktor për të gjetur se çfarë po e shkakton gurin dhe të planifikojë trajtimin më të mirë.
    Kurimi
    Pjesa më e madhe e gurëve në veshka mund të trajtohet duke rritur sasinë e marrë të lëngjeve, ndryshime në dietë dhe mjekime. Rreth 90% e gurëve, kalojnë vetë brenda 3 deri 6 javëve. Disa tipa gurësh mund të shpërbëhen me anë të mjekimeve; megjithatë, gurët me përbërje kalciumi (tipi më i zakonshëm), nuk mund të shpërbëhet. Gurët gjithmonë duhet të hiqen kur ka infeksione, bllokime dhe dëmtime në veshka. Kur heqja e tyre bëhet e domosdoshme, ekzistojnë disa metoda të ndryshme për ta bërë këtë. Metoda më e mirë varet nga masa, vendndodhja dhe tipi i gurit. Disa gurë hiqen duke kaluar një instrument teleskopik tek fshikëza apo tek veshka, për ta nxjerrë gurin ose për ta copëtuar në fragmente të vogla me rreze lazeri apo valë tronditëse. Instrumenti teleskopik mund të futet drejtpërdrejtë në veshkë përmes një çarje të vogël në anën e pacientit për ta nxjerrë gurin të tërë ose atëherë kur duhet thyer në fragmente të vogla. Metoda më e re për ta hequr quhet “litotripsia e valëve të goditjes jashtë trupit” (ESËL). Në këtë teknikë, gurët thyhen në fragmente të vogla me anë të tronditjes me energji të lartë nga një mekanizëm jashtë trupit.
    Parandalimi
    Trajtimet që mund të parandalojnë formimin e gurëve në veshka janë të mundshme në çdo rast. Prova të qëndrueshme sugjerojnë se marrja e lëngjeve në sasi të madhe mund të ulë rrezikun e gurëve. Përveç kësaj, sapo të zbulohet shkaku i formimit të gurit, mund të përdoren mjekime të ndryshme apo ndryshime në dietë për të parandaluar gurët e rinj. Tipi i mjekimit, varet nga gjaku dhe testet e urinës. Përveç se zbrazni mbeturinat dhe lëngjet nga trupi juaj, veshkat tuaja luajnë edhe këto role të rëndësishme: rregullojnë ujin në trup dhe përbërës të tjerë kimikë në gjak si: sodiumin, potasin, fosforin dhe kalciumin; largojnë mjekimet dhe helmimet nga trupi juaj; çlirojnë hormonet në gjak për të ndihmuar trupin; rregullojnë presionin e gjakut; krijojnë qelizat e kuqe; nxisin kockat e forta.

    Gurët në veshka, jo gjithmonë të trashëguar
    Specialistët që merren me sëmundjen e veshkave, deklarojnë se shfaqja e shqetësimeve nuk është gjithmonë e trashëguar. Madje ata kanë vënë re se pjesa më e madhe e personave që kanë probleme me veshkat dhe kryesisht me gurët në veshka, vijnë nga prindër që kurrë nuk i kanë ndjerë shqetësimet, madje pavarësisht moshës në të cilën ndodhen, veshkën e kanë organin më të shëndetshëm. Ajo çfarë specialistët u rekomandojnë të gjithë prindërve, në këtë rast është një dietë e ekuilibruar që në ditët e para të lindjes së fëmijës, madje ajo duhet të nisë që në barkun e nënës. Pikërisht në këtë kohë nis edhe dëshira e fëmijës për kripë, lëngje, ëmbëlsira etj. Nisur nga kjo, specialistët e nefrologjisë (mjekë të sëmundjes së veshkave), rekomandojnë që në ushqimin e përditshëm të ketë sa më shumë lëngje, supëra dhe fruta.

    Shkenca

    Transplantimi, zëvendëson veshkën e vjetër
    Në të gjitha rastet, vetëm zëvendësimi i veshkës së dëmtuar me një të re mund ta kthente funksionimin e tyre në normal. Sipas shkencëtarëve, dëmtimi i veshkave dhe më pas kryerja e procesit të dializës, shërben vetëm për të zgjatur pak mbijetesën, por jo për më shumë.

    Tumoret në veshka, si dallohen ato
    Rreth 80% e kancereve të veshkës janë karcinoma qelizore renale, ky tip kanceri mendohet të ketë lidhje me moshën. Tumoret beninje të veshkave mund të rrinë në trup si të padëmshme. Tumoret malinje shpesh janë në stad të avancuar kur ne i zbulojmë e në përgjithësi nuk i përgjigjen mirë trajtimit mjekësor.

    Veshkat, biopsi edhe për këtë organ
    Nëse biopsia e veshkave bëhet në kushte sterile, biopsia si ndërhyrje është e parrezikshme për jetën e pacientit. Në këtë rast hiqet një pjesë shumë e vogël e indit të organit pavarësisht cilit, dhe kjo nuk pengon në funksionimin e rregullt të cilitdo organ që është në “vështirësi”.

    gazeta-albania

  9. #9
    femmedecarriere Maska e Visage
    Anëtarësuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    LarG ... aty ke veriu i veriut
    Postime
    588
    Qe te eliminojme toksikat dhe kriperat e teperta qe akumulohen ne trup eshte mire qe njeriu te beje nje dite ne muaj detoksifikim te trupit, dmth nje dite ku ai vetem pi uje me bollek dhe gjithashtu pi dhe lengje frutash natyrale.

    Gjithashtu, personat qe e dine se jane ne risk me te larte per formimin e gurit te veshkave, duhet te kene kujdes me marrjen e kokrrave/shurupeve antiacidit te stomakut, pasi keto antiacide shkaktojne mbajtjen e extra Calcium ne organizem, i cili ndihmon ne formimin e gureve te veshkave.

    Personat me diabet jane ne risk te rritur per formimin e gureve ne veshka ndaj dhe duhet te kene kujdes akoma me te madh persa i perket lengjeve qe marrin.

  10. #10
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anëtarësuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Pijeni nga nje birre ne mengjes' te ben mire per veshket edhe doktori do t'ju a rekomandon kete.

  11. #11
    Per veshket me se mire eshte me perdorur vaj ulliri ne mengjes pa ngren asgje,dhe do te ndihmoj shume.Dhe kurr nuk do te kishe problem me.

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anëtarësuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Aman se po te kapen dhimjet e veshkave ,ste bon derman as birra dhe as vaji i ullinit

    Un per vete nuk kam vujt me perpara ndonjeher nga veshkat por ne familjen time ka vuajtur mami dhe vellai me veshkat, dhe kte vit me kapen dhe mua dhe kam vajtur 2 here ne spital me gure ne veshka,por me e keqja eshte se dhe vajza ime e ka kte problem ,dhe ajo eshte shtruar nja 3 here ne spital .Njehere i than ke rere ,pastaj gure ,dhe ne fund i than ke infeksjon ne veshke ,por vetem ne nje krah,por shyqyr tani eshte mire,dhe kemi ren pak ne qetsi nga veshkat ,po nganjeher kur me dhemb mesi ,them o zot vetem veshkat mos te me kapin se nuk ka dhimbje me te keqija se veshkat.....por dua te them se guret ne veshka apo semundjet ne veshka jan te trashigume ..sepse dhe kur jam shtruar ne spital menjeher mjeku me pyeti ,a ka ndonje nga familja jote po kte semundje???un i thash po dhe ai me tha qe eshte e trasheguar nga familja
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

Tema të Ngjashme

  1. Si të ushqehemi ??
    Nga dardajan në forumin Kuzhina shqiptare dhe e huaj
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-12-2015, 20:27
  2. Hipertensioni: tensioni i larte i gjakut
    Nga Mimi_1 në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 01-04-2013, 21:23

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •