Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 8
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet nė Bllog
    17

    Gjendrat tiroide

    Kėshilla nga specialistėt pėr tė kuruar gjėndrat problematike

    Tiroidet, 7 simptomat e para


    Sėmundja e mbitiroidizmit qė mund tė njihet edhe si: tiroidet, hipertirozė, thyrotoxicosis, hyperthyroidism, mund tė japė simptoma tė ndryshme. Shqetėsimet mund tė vijnė tinėz dhe shumė vetė mendojnė se shkaktohen nga stresi, mbingarkimi nė punė apo lodhja e zakonshme. Shpeshherė kemi tė bėjmė me njė gjėndėr tė shkatėrruar tiroidale. Tek mė tė rinjtė shihen shpesh shqetėsime si: tė djersitura, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ndjenjė tė nxehti, tė shkaktuara nga njė prodhim i shtuar nxehtėsie, ē'rregullime tė tė pėrmuajshmeve tė grave (menstruacioneve), pėr shkak tė ē'rregullimit tė balancės hormonale, dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės, gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė, drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor, bark, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės, nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t'i shtohet rėnia e flokėve. Tek mė tė vjetrit mund tė mbizotėrojė njėra apo dy prej simptomave, p.sh. rėnie nė peshė apo gulēim. Gjėndra tiroidale, qė ndryshe quhet edhe tyreoidea, ndodhet nė pjesėn e pėrparme tė qafės menjėherė nėn gurmaz. Detyra kryesore e kėsaj gjėndre ėshtė ngacmimi i metabolizmit nė trup. Ngacmimi ngjet pėrmes hormonesh qė krijohen nė gjėndrėn tiroidale dhe qė quhen tiroksinė, T4 dhe trijodtironinė, T3. Funksioni i gjėndrės tiroidale ngacmohet nga ana e tij nga hormoni TSH, hormon tiroidostimulues, qė krijohet nė gjėndrėn e hipofizės. Qė tė ketė balancė nė trup duhet qė hormonet tė prodhohen me masė.

    Struma
    Ėshtė kur gjėndra tiroidale ėshtė zmadhuar. Struma ėshtė kur njeriu ka njė gjėndėr tė zmadhuar tiroidale pavarėsisht se nga ēfarė e ka shkaktuar. Koncepti strumė pėrshkruan kėshtu dukjen dhe nuk ėshtė ndonjė sėmundje e caktuar. Zmadhimi i gjėndrės tiroidale mund tė ketė shkaqe tė ndryshme dhe duhet hetuar nga mjeku.

    Ēfarė ėshtė mbitiroidizmi?
    Mbitiroidizėm kemi kur nė trup ka mė tepėr tiroksinė se normalisht. Atėherė shtohet metabolizmi dhe trupi kalon nė superxhiro. Mbitiroidizmi njihet edhe si hipertirozė dhe mė parė njihej edhe si tireotoksikozė. Mbifunksionimi i gjėndrės tiroidale ėshtė shkaku mė i zakonshėm qė ka mė tepėr tiroksinė nė trup. Tepėr tiroksinė nė trup mund tė ketė edhe nė rastin e tiroiditit i cili ėshtė infektim kohėshkurtėr i gjėndrės tiroidale. Kurse kur gjėndra tiroidale prodhon mė pak tiroksinė kemi hipoterozė. Nė kėtė rast ka njė metabolizėm tė ulėt dhe trupi ndodhet nė njė gjendje xhiroje tė ulėt. Tek disa njerėz djersitja ėshtė jonormale dhe tregon pėr njė problem shėndeti, ē'ka do tė thotė se kjo djersitje e madhe shkaktohet nga tiroidet. Duhet gjithmonė qė pacientėt me tiroide tė trajtohen tek mjeku specialist pasi sa mė shumė kalon koha aq mė shumė probleme tė tjera shėndeti dalin qė do kėrkojnė mė shumė kohė pėr t'u kuruar krahasuar me rastin kur kėrkohet ndihmė nga doktori qė nė rastin mė tė parė kur djersitja ėshtė e madhe.

    Shqetėsimet

    1- Dobėsi muskulore, shkaktuar nga njė konsumim nė rritje tė energjisė dhe degjenerim tė muskulaturės
    2- Gulēimė zemre dhe rritje tė pulsit
    3- Rėnie nga pesha, pėr shkak tė konsumimit nė rritje tė energjisė
    4- Drithėrima, pėr shkak se shtohet ndjeshmėria pėr disa lėndė nė sistemin nervor
    5- Bark, pėr shkak se ushqimi kalon mė shpejt pėrmes zorrės
    6- Nervozizėm, gjumė tė keq, lodhje dhe shqetėsim
    7- Problem me lėkurėn, midis tė tjerash thonjtė mund tė shkėputen nga shtrati i thonjve dhe njeriut mund t'i shtohet rėnia e flokėve.

    Tiroidet

    Prekje nga shqetėsime sysh

    Disa qė kapen nga mbitiroidizmi i kanė sytė tė hapur sa njė ēarēaf, ndėrsa shikimin e kanė mė tepėr tė ngulėt. Sytė janė mė tepėr tė kėrcyer. Pothuajse gjysma e atyre qė i kap mbitiroidizmi mund tė kenė kėtė lloj shqetėsimi. Nė raste tė jashtėzakonshme simptomat e syve mund tė kthehen nė serioze. Atėherė njeriu mund tė preket nga tė parėt e dyfishtė, tė turbullt, tė kuqtė, djegie sysh dhe keqėsim i tė parit.

    Mbitiroidizmi mund tė zbulohet me vėshtirėsi
    Simptomat qė shkaktohen nga teprica e tiroksinės shpesh mund tė jenė tė paqarta dhe tė vėshtira pėr t'u veēuar nga shqetėsimet e tjera. Kėshtu qė mjeku duhet ta ketė gjithnjė ndėrmend sėmundjen e gjėndrės tiroidale nėse dikush nuk ndihet mirė pėr ndonjė shkak. Mjeku duhet tė jetė dorėlėshuar me bėrjen e analizave pėr tė kontrolluar metabolizmin.

    Tiroidet, si kurohen nė pyje dhe bregdet
    Sėmundjet e kėtyre gjėndrave janė tė lidhura me funksionin e prishur tė tyre nga shumė faktorė. Sėmundja qė do mjekim klimaterik ėshtė tireotoksikoza e gradės sė mesme dhe tė rėndė, por pa ē'rregullime tė thella. Kanė efekt tė mirė vendet klimaterike nė pyje dhe bregdet.

    Pėrgatiti: Blerina KACA

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Linda5
    Anėtarėsuar
    03-10-2007
    Postime
    7,276
    Kam nje pytje rreth gjėndrave tiroide


    Ne qoftese ke qen me gjėndra tiroide me perpara dhe jan kuruar me medikamente, nuk ke me shqetsime , mjeku thot qe je shum mire, dhe pytja esht..... a ėsht e mundur qe mbas disa viteve te perseriten perseri gjendrat tiroide(p.sh.m.mbas 12 ose15 vjetve)



    Faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Linda5 : 26-10-2009 mė 14:08
    Wir leben alle unter dem gleichen Himmel, aber wir haben nicht alle den gleichen Horizont.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e milena123
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    101
    Citim Postuar mė parė nga Linda5 Lexo Postimin
    Kam nje pytje rreth gjėndrave tiroide


    Ne qoftese ke qen me gjėndra tiroide me perpara dhe jan kuruar me medikamente, nuk ke me shqetsime , mjeku thot qe je shum mire, dhe pytja esht..... a ėsht e mundur qe mbas disa viteve te perseriten perseri gjendrat tiroide(p.sh.m.mbas 12 ose15 vjetve)



    Faleminderit
    Linda, me hamendje nuk mund te shkosh keshtu qe patjeter duhet te kontrollosh TSH, T3 dhe T4. Gjithashtu do te keshilloja te kontrolloje dhe (Mikrosomale AK (Anti- TPO), Thyreoglobulin Antikörper).
    Tiroidet te shkaktojne shume shqetesime dhe ne organet e tjera dhe eshte e veshtire per tu diagnostikuar (mjeket e quajne dhe semundje kameleon)..
    Megjithate nese diagnostikohet mund te mbahet fare mire nen kontroll me medikamentet perkatese.
    Gjithesesi ne net ka shume informacione per te, si dhe forume te ndryshme ku shume te prekur nga kjo semundje ndajne informacione me njeri -tjetrin.
    If you love something, set it free. If it comes back to you, it's yours. If it doesn't, it never was

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Colomba
    Anėtarėsuar
    06-04-2009
    Vendndodhja
    IT
    Postime
    659
    Pervec mbiteroizimit ose sic quhet ndryshe hiperteroizmi kemi dhe hipoteroizmin qe eshte nje mosfunksionim i rregullt i gjendrrave teroide ,ne shumicen e rasteve kjo ka natyre gjenetike e cila varet nga pakesimi i sekrecioneve te hormoneve teroidike ,tiroxina dhe triodotironina.
    Efektet e pranise se paket te ketyte hormoneve cojne ne nje c'rregullim te metabolizmit.
    Si rrjedhoje personat qe vuajne nga hipoteroizmi (mosfunksionimi i rregullt i teroides)
    Kane keto shqetesime:
    Debolese dhe shume gjume ,arrijne deri 12-14 ore gjume.
    Tendosje te muskujve .
    Ulje te frekuences se zemres.
    Ne disa raste kemi nje hipoglicemi (renie te glicemise ,me simtoma te gjumit dhe ankthit)
    Gjithashtu ka dhe rritje te fluksit te mestruacioneve (menorragjia) ose shtim te frekuences se mestruacioneve (polimenorrea).
    Dhe nje metabolizem te ngadalesuar te gjendrrave endokrine.
    Shtim te peshesh deri ne obezitet.
    Ankth.
    Nese kjo patologji lind gjate femirise mund te ndikoje ne zhvillim e femijes,ne menyre te vecante ne celulat cerebrale.Nese nuk kurohet me shpejtesi mund te coje ne probleme te degjimit ,te te shprehurit ,ne obezitet,ne mosrritje te femijes ngeljes(xhuxh) si dhe ne mangesi mendore.
    Kurse tek te rriturit me e perhapur eshte hipoteroizmi i shkaktuar nga prodhimi i antitrupave nga sistemi himunitar qe shkaterrojne teroidet.
    Kurimi i tyre ne pergjithsi behet me ane te nje hormoni sintetik levotiroxina sodike ,qe zakonisht duhet te merret nga i semuri per gjithe jeten.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gjendrat tiroide, mjekimi dhe simptomat

    Shėndeti i Tiroides – Zbuloni Ushqimet mė tė Mira qė ju Duhen Patjetėr

    Gjendra e tiroides ndodhet nė pjesėn e pėrparme tė qafės dhe prodhon hormone tė tiroides tė cilat kanė njė ndikim nė zhvillimin fizik dhe mendor, zhvillimin e qelizave dhe metabolizmin.

    Sėmundjet ose ērrregullimet shėndetsore mund tė ndikojnė funksionin e gjendrės tiroide duke shkaktuar njė veprimtari hiperaktive ose tė ulėt tė saj.

    Ekuilibrat e gjendrės tiroide janė tė rėndėsishme pėr tė parandaluar dėmet nė shėndet ose procesin e plakjes.

    Kėto ekuilibra mund tė kthehen nėpėrmjet konsumit tė disa frutave dhe perimeve tė cilat arrijnė tė ruajnė shėndetin e gjendrės tiroide.

    Boronicat

    Boronicat janė tė pasura me antioksidantė qė ndihmojnė nė pakėsimin e hipotiroidizmit ose veprimtarisė sė ulėt tė tiroides.

    Studimet kanė treguar se boronicat janė tė parat pėrsa i pėrket sasisė sė antioksidantėve nė krahasim me 40 fruta dhe perime tė tjera.

    Boronicat pėrmbajnė shumė vitamina dhe minerale dhe ndihmojnė nė ruajtjen e shėndetit tė trupit dhe shmangies sė sėmundjeve.

    Qershitė

    Qershitė janė tė pasura me antioksidantė dhe vitamina dhe i japin trupit njė nivel tė lartė mbrojtjeje ndaj sėmundjeve. Qershitė janė njė frut i jashtėzakonshėm pėr ruajtjen e funksionit tė tiroideve.

    Domatet

    Domatet janė njė burim i jashtėzakonshėm i seleniumit. Ai mendohet tė jetė i mirė pėr gjendjen tiroide duke rregulluar funksionin e saj dhe pėrmirėsuar funksionet imunitare tė organizmit.

    Seleniumi ndihmon nė rregullimin e aktivitetit tė hormonit tė tiroides dhe neutralizon molekulat e paqėndrueshme nė organizėm, thonė ekspertėt e AgroWeb.org

    Kungulli

    Kungulli ėshtė njė perime e pasur me antioksidantė. Tė dhėnat e AgroWeb.org tregojnė se kungulli ėshtė shumė i mirė pėr gjendjen tiroide pėr shkak tė nivelit tė lartė tė jodit qė gjendet nė tė.

    Gjendra tiroide ka nevojė pėr jod qė tė funksionojė siē duhet. Nėse keni mungesė jodi, atėherė gjendra tiroide nuk ka fuqinė e duhur tė prodhojė hormonin e tiroides.

    Lakrat e Vogla tė Brukselit

    Kėto lakra tė vogla janė thjesht tė mrekullueshme pėr sa i pėrket aftėsive tė tyre pėr tė ndihmuar shėndetin e mirė tė tiroides.

    Bizelet

    Zinku ėshtė i rėndėsishėm pėr gjendrėn tiroide dhe gjendet me bollėk tek bizelet.

    Pamjaftueshmėria e zinkut vihet re shpesh tek femrat qė janė tė prekura nga hipertioridizmi ose shtimi i prodhimit tė hormoneve tė tiroides.

    Kjo sepse hormone e tepėrta nė trup eleminojnė zinkun.


    / AgroWeb.org

    https://agroweb.org/shendet/shendeti...a-qe-ju-duhen/

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gjendrat tiroide, mjekimi dhe simptomat

    Ushqimet qė pėrmirėsojnė funksionin e tiroides

    Gjėndra tiroide, njė gjėndėr e vogėl e vendosur nė pjesėn e pėrparme tė qafės, luan njė rol vendimtar nė rregullimin e metabolizmit, rritjen dhe zhvillimin.

    Fatkeqėsisht, shumė njerėz vuajnė nga problemet e tiroides, si hipotiroidizmi ose hipertiroidizmi, tė cilat mund tė ndikojnė nė cilėsinė e jetės sė tyre.

    Pėr fat tė mirė, ka ushqime qė mund tė mbėshtesin funksionin e tiroides dhe tė nxisin mirėqenien e pėrgjithshme.

    Algat – Nėse vuani nga hipotiroidizmi, algat e detit janė njė aleat i shkėlqyeshėm sepse janė ushqime natyrale tė pasura me jod, njė element i nevojshėm pėr funksionimin normal tė tiroides.

    Arra tė kripura – Njė tjetėr ushqim qė mund tė ndihmojė tiroidet janė arrat. Arrat braziliane, arrat makadamia dhe lajthitė janė burime tė mira tė selenit, i cili ndihmon nė mbėshtetjen e funksionit tė shėndetshėm tė tiroides.

    Peshku – E njėjta gjė vlen edhe pėr peshkun, i cili ėshtė i pasur me acide yndyrore omega-3 dhe selen, tė cilat tė dyja ndihmojnė nė uljen e inflamacionit. Salmoni, merluci, levreku janė disa nga peshqit e rekomanduar.

    Produktet e qumėshtit – Ndėr ushqimet e rekomanduara pėr tė reduktuar inflamacionin e tiroides janė produktet e qumėshtit si kosi, akullorja dhe qumėshti pėrmbajnė jod, i cili i nevojitet tiroides pėr tė parandaluar ėnjtjen e gjėndrave tė saj.

    Vezėt – Vezėt e freskėta pėrmbajnė shumė selen dhe jod, lėndė ushqyese qė janė tė dobishme pėr shėndetin e tiroides.


    / Shqip.com / Express.com

    https://www.gazetaexpress.com/ushqim...in-e-tiroides/

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,202

    Pėr: Gjendrat tiroide, mjekimi dhe simptomat

    Tema tė Ndėrlidhura


    https://www.forumishqiptar.com/threa...Bndrat-tiroide

    Bimėt qė kurojnė gjėndrat tiroide

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    19-06-2004
    Postime
    5,895

    Pėr: Gjendrat tiroide, mjekimi dhe simptomat

    Gjėndrat tiroide janė ndėr problemet mė tė zakonshme tė sistemit endokrin. Ka disa lloje tė ndryshme tė gjėndrave tiroide, tė cilat pėrfshijnė hipotiroizmin, hipertiroizmin, gurėt tiroide, dhe kancerin e tiroideve. Ėshtė e rėndėsishme tė konsultoheni me njė specialist tiroide pėr tė marrė diagnostifikimin dhe trajtimin e duhur pėr gjendrat tiroide.

    Kėtu janė disa kėshilla tė pėrgjithshme nga specialistėt pėr tė kuruar gjėndrat problematike tiroide:

    1. Konsultohuni me njė specialist tiroide: Njė endokrinolog ėshtė mjeku i specializuar pėr trajtimin e problemeve tiroide. Ata mund tė kryejnė ekzaminime dhe teste tė nevojshme pėr tė vlerėsuar funksionin e tiroideve dhe pėr tė pėrcaktuar trajtimin e duhur.

    2. Terapia me ilaēe: Shumica e gjėndrave tiroide trajtohen me ilaēe. Nėse keni hipotiroizėm (prodhim tė ulėt tė hormoneve tiroide), do t'ju jepet hormon tiroide sintetik pėr tė rregulluar nivelet e tyre nė organizėm. Nė raste tė tjera, ilaēet anti-tiroide mund tė pėrdoren pėr tė kontrolluar prodhimin e tepėrt tė hormoneve tiroide nė rastet e hipertiroizmit.

    3. Terapia me radiojod: Nė disa raste tė hipertiroizmit, trajtimi me radiojod mund tė jetė njė opsion. Ky trajtim pėrfshin pėrdorimin e njė doze tė vogėl tė radioaktivitetit pėr tė shkatėrruar qelizat tiroide tė tepėrta qė prodhojnė hormone tiroide.

    4. Kirurgjia: Nė raste tė caktuara, siē ėshtė kanceri i tiroideve ose gurėt tiroide tė mėdhenj, kirurgjia mund tė jetė e nevojshme. Kirurgu do tė hiqet pjesa e gjėndrės tiroide qė ka ndryshime patologjike ose tumorale.

    5. Ndėrhyrja me tiroide tė radiofrekuencės: Ky ėshtė njė procedurė e re minimale invazive qė pėrdor energjinė e radiofrekuencės pėr tė shkatėrruar qelizat tiroide tė tepėrta. Kjo ndėrhyrje mund tė pėrdoret pėr trajtimin e gurėve tiroide tė vogla ose cisteve tiroide.

    6. Ndėrhyrja kirurgjikale me laparoskopi: Nė disa raste tė caktuara, kirurgjia me laparoskopi mund tė pėrdoret pėr tė hequr gjėndrėn tiroide tė prekur nga kanceri ose ndryshimet tjera patologjike.

    Kujdesi mjekėsor individual dhe trajtimi varet nga lloji dhe shkalla e problematikės tiroide. Ėshtė e rėndėsishme tė konsultoheni me njė specialist tiroide pėr tė vendosur trajtimin mė tė mirė pėr ju.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •