Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17

    Krerët e opozitës në garë të bashkëpunojnë me pozitën për reformën zgjedhore

    Rama letër Berishës: Tryezë për reformat ose zgjedhje

    Kreu i PS, Edi Rama


    Shefi i opozitës i dërgon një letër publike kryeministrit, Sali Berisha, për një ofertë bashkëpunimi

    TIRANË- Opozita i bëri një tjetër ofertë bashkëpunimi shumicës qeverisëse, për një tryezë për reforma të thella me përparësitë e secilës prej palëve. Opozita i bëri thirrje për bashkëpunim shumicës dhe i vuri përballë zgjedhjet e parakohshme, nëse ajo nuk do të reflektonte dhe nuk do të ishte e gatshme për reformat tërësore. Propozimi është bërë nëpërmjet një letre që kryetari i opozitës Edi Rama i dërgoi kryetarit të PD-së, njëherit kryeministër, Sali Berisha duke u nisur gjithashtu nga analiza e zhvillimeve të 18 shkurtit. Rama i shkruan Berishës, se propozimi konkret i PS-së është ngritja pa humbur kohë e një tryeze të përbashkët me ekspertë të të dy palëve, e cila do të duhet të hartojë një draft të hollësishëm me temat themelore. Kryetari i PS-së i bëri thirrje Berishës, duke lidhur zhvillimet me proceset integruese të vendit që, sipas tij, janë në thelb procese demokratizuese të shoqërisë dhe modernizimit të shtetit dhe me "shqetësim të thellë", sikurse shkruan, që "të mos humbasim tjetër kohë të çmuar për ndërtimin e një fryme dhe angazhimi bipartizan për reformat e mëdha". Rama i shkroi Berishës, duke i kujtuar nevojën që deklaratat e ndërsjella për përkushtim dhe gatishmëri bashkëpunuese janë të pamjaftueshme dhe po kështu se kanë lodhur qytetarët. Rama ishte konkret në ofertën e radhës ndaj Berishës, i cili nuk ka kthyer përgjigje në të njëjtin nivel pas propozimit për 5 reformat e mëdha: Zgjedhore, në Drejtësi, Decentralizimin e Pushtetit Vendor, të Territorit dhe në Administratën Publike. Rama thotë se tryeza qeveri-opozitë do të trajtojë çështjet dhe mekanizmat e mundshëm të punës së përbashkët, si dhe përcaktimin e një vije punuese. Sipas Edi Ramës, PS, për sa i takon, është e gatshme të paraqesë menjëherë përfaqësuesit e saj dhe të diskutojë për rendin e punës. Po kështu Rama thekson në letër, se PS ka qenë dhe mbetet e vendosur me opozitën bashkërish për të shkuar në zgjedhje të parakohshme, nëse nga ana e shumicës qeverisëse nuk do të ketë mirëkuptim apo reflektim konkret, si dhe vullnet të mirë për të realizuar dhe hapur rrugë të shpallurave "reforma të mëdha", si objektiva të këtij bashkëpunimi. Rama po kështu kujton, se mes reformave mund të jenë edhe të tjera, të cilat shumica në pushtet dëshiron t'i kthejë në objektiva të punës bashkërisht me opozitën. Por, Rama i kujton pa hezitim Berishës ato që opozita i quan "politika të vjetra", në nivelin e vlerësimin e qeverisjes si "bilanc dëshpërues" dhe në marrëdhëniet ndërpartiake "të dhunës verbale ndaj kundërshtarit". "Më lejoni të nënvizoj se çdo vonesë në udhën e shpresuar prej shqiptarëve, të neveritur prej politikës së vjetër të barrikadave partiake, të dhunës verbale ndaj kundërshtarit dhe të bilancit dëshpërues qeverisës, do të ishte një zhgënjim i ri për bashkëqytetarët tanë dhe një tjetër vit i dështuar për reformat e mëdha. Këtë vonesë, e cila padyshim do ta bënte të paarritshme NATO-n vitin e ardhshëm dhe do ta zgjaste edhe më shumë rrugën drejt Bashkimit Europian, ne socialistët shqiptarë nuk e dëshirojmë",- shkruan Rama, për ta përfunduar letrën me frazën se "është e qartë, se interesat e vendit, përcaktojnë udhën tonë".


    Shekulli

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    Berisha: Letrat e Rames, si te Enver Hoxhes me ‘67

    E Merkure, 28 Mars 2007

    Kreu i ekzekutivit, pavaresisht notave ironike, i ka dhene pergjigje pozitive letres se kryetarit socialist per fillimin e reformes zgjedhore. Per te nuk ka asnje pengese reale qe te mireprese vullnetin e sinqerte per te bashkepunuar ne reforma, ne te gjitha fushat: “Pavaresisht formes arkaike qe kreu i pakices ka perdorur edhe me kryeministra te tjere, duhet analizuar ftesa e tij”

    Edlira PRENDI

    Kryeministri Berisha deklaron se mirepret ftesen e kreut te opozites per te bashkepunuar, ndersa e cileson komunikim arkaik letren e hapur te Rames. Ne nje prononcim per mediat, shefi i mazhorances eshte shprehur se mirepret ftesen e opozites per bashkepunim te sinqerte. Sipas tij, e rendesishme eshte qe fryma e dialogut dhe e sensit te pergjegjesise per te bashkepunuar ne fushen e reformave te rendesishme, te predominoje ne klasen politike. Madje, kryeministri nuk ka munguar te paralelizoje metoden e kreut te opozites, Edi Rama, me kohen e Enver Hoxhes.

    “Ne sirtaret e mi kam gjetur letra te shumta, qe zoti Rama i dergonte zotit Nano dhe zotit Meta, dhe do ta keshilloja qe, forma me letra te hapura komunikimi eshte jo e ndaluar, por arkaike sa vete letra e Enver Hoxhes ne 1967, qe ua drejtonte shqiptareve”, pohoi Berisha. Sipas te cilit, nuk ka asnje pengese reale qe te mireprese vullnetin e sinqerte per te bashkepunuar ne reforma, ne te gjitha fushat. Pasi kjo qeveri procedon me reforma te gjithanshme sipas tij. “Jemi dhe do te jemi te ndjeshem, - shtoi ai, - ndaj interesave te vecanta te opozites”. Shefi i ekzekutivit pohoi se eshte i vetedijshem qe opozita ka qellim interesat e vendit, por ka edhe interesa specifike me te theksuara. Ndaj, pavaresisht formes arkaike qe kreu i pakices ka perdorur edhe me kryeministra te tjere, duhet analizuar ftesa e tij. Megjithate, numri nje i qeverise ka shprehur gatishmerine e plote per sistemin elektoral proporcional dhe per te gjitha proceset e tjera qe jane te dobishme per vendin. Kryetari i opozites, Edi Rama, para pak javesh i ofroi kryeministrit Berisha nje platforme me pese pika, qe fillonin me reformen zgjedhore, reformen ne gjyqesor, reformen territoriale qe parasheh bashkimin e bashkive dhe komunave, gjithashtu dhe reduktimin e numrit te tyre dhe perfundonin me zgjidhjen e Presidentit ne vere te ketij viti. Nderkaq, ne intervisten e perbashket ne Tirane te komisionerit te BE-se per Zgjerimin e Evropes Juglindore Oli Rehn, Berisha u shpreh i gatshem per te bashkepunuar me Ramen per ceshtjet e rendesishme te vendit. E ndersa te gjithe besuan ne nje takim te mundshem, deklarata e nje dite me vone e shefit te mazhorances, ishte e kunderta e asaj qe u prit. Vetem nje dite me pas, Berisha e cilesoi platformen si nje “trakt” te Rames, madje u argumentua edhe si nje ftese jo e sinqerte bere vetem nje dite para vizites se Rehn ne Shqiperi. Mirepo pas pak ditesh Rama do ta konkretizonte oferten e tij, duke i derguar nje leter bashkepunimi kreut te mazhorances, permes se ciles kerkonte bashkepunim pozite-opozite per ceshtje madhore ne vend.

    Korrieri

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,122
    Postimet në Bllog
    17
    LSI, si PS, platforme per reformen zgjedhore

    E Merkure, 28 Mars 2007

    Levizja Socialiste per Integrim ka organizuar diten e djeshme nje tryeze te rrumbullaket me perfaqesuesit me te spikatur te shoqerise civile dhe te medias, te ngjashme me ate te nje muaji me pare ne PS. Ne kete takim eshte diskutuar per platformen e propozuar nga LSI-ja per ndryshimin e sistemit zgjedhor. “Nxitja per kete tryeze per te diskutuar per Reformen Zgjedhore, vjen si pasoje e defekteve te konstatuara si ne zgjedhjet e fundit vendore te 18 shkurtit, ashtu edhe ne ato te pjesshme parlamentare, sikurse ishte Shijakut”, ka qene deklarata e Metes. Ai ka shprehur bindjen per ndryshimin e sistemit zgjedhor ne vend, pasi mangesi te sistemit aktual jane vene re edhe nga monitoruesit nderkombetare. Ne kete platforme propozohet nje kufizim i numrit te mandateve ne 100 ose ne 120 deputete, te cilet nuk do te sillnin renie e perfaqesimit ne raport me numrin popullsise. Nje element tjeter i platformes se LSI-se, eshte dhe rritja e pragut te hyrjes ne Parlament, ku sipas Kushtetutes, kufiri minimal per hyrjen ne Parlament aktualisht eshte 2.5 per qind dhe ku LSI-ja ka kerkuar qe pragu minimal te jete jo me pak se 4 per qind. Tjeter pike e rendesishme ne kete platforme eshte dhe reforma territorialo- administrative, pergatitja e regjistrit te zgjedhjeve dhe zgjidhja e ceshtjes se dokumenteve te identifikimit per votim. Synohet zgjidhja e problemit te pergatitjes, te drejtimit te procesit zgjedhor dhe perfaqesimit ne komisionet zgjedhore. Sipas kesaj platforme, kerkohet dhe nje ndryshim i procedurave te votimit, te numerimit te votave dhe kufizimin e qendrave te votimit, gjithashtu dhe garantimi i votimit per emigrantet dhe perfaqesimin e grave ne nje te treten e Kuvendit. F.B

    Korrieri

  4. #4
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipëri
    Postime
    974

    .....

    Zgjedhjet e ardhshme nuk eshte e thene te mbahen ne vitin 2009. Ato mund te mbahen edhe nga vjeshta e ketij viti.

    Ne keto rrethana, opozita duhet tu jape gaz perpjekjeve te veta per te iniciuar aksionin e ndertimit dhe te plotesimit te infrastruktures elektorale.

    Zgjedhjet e parakohshme, jane me shume nje shans per te mbyllur kapitullin "Berisha" te librit te tranzicionit shqiptar.


    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

Tema të Ngjashme

  1. Opozita e majtë, protesta në mbarë vendin
    Nga Albo në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 101
    Postimi i Fundit: 03-09-2006, 05:07
  2. LSI i bashkohet koalicionit të majtë
    Nga iliria e para në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 25-06-2006, 13:19
  3. Berisha: Largohem nga politika nëse PD humb zgjedhjet
    Nga Qerim në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 20
    Postimi i Fundit: 19-05-2005, 04:41
  4. Privatizimet ne Shqiperi
    Nga ganoid në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 04-03-2004, 08:47
  5. Lesi: Berisha te mbledhi te djathten
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 68
    Postimi i Fundit: 22-01-2004, 06:06

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •