Nuk e di nese e keni lexuar kete artikull te revistes "Java" ne kosove?! Por ndersa deri tani kane qene politikanet nga shteti shqiptar qe e kane penguar me sa kane pasur mundesi ceshtjen kombetare tani po dalin dhe nga kosova te tille(duke mos perjashtuar qe ka pasur dhe me pare si psh rasti i Fadil Hoxhes) por kjo e sotmja eshte ne nje kuader tjeter dhe shume me rrezikshem se me pare.
Kur pashe kete artikull jam deshperuar me te vertete jasht mase dhe te them te drejeten nuk e kam lexuar te gjithe sepse nuk mundja te lexoja ato gjera edhe se e di se cili eshte bastardi Migjen Kelmendi qe e ka kete reviste, por perseri akti i Rugoves me deshperon


Artikull i Migjen Kelmendit: http://www.gazetajava.com/23flamuri.html

Tue e pėrmbyllė fushatėn e sivjeme pėr zgjedhjet lokale 2002 nė Prishtinė, Presidenti Rugova prezentoi para stadiumit tė qytetit tė mbushun plot e pėrplot me simpatizantė tė LDKs, propozimin e tij pėr himnin e Kosovės. Na e kujtoi nji kangė tė moēme kryengritėsish tė Kosovės qė kishin nis luftėn pėr ēlirim qysh me 1910. Kanga titullohej: “Kur ka ra kushtrimi n’Kosovė”. Nė stadium u kėndue nga Xeni Jetishi. Kangė e hatashme! Tue u bazue n’ovacionet e publikut, duel se ata e pranojnė dhe e pėlqejnė propozimin e zotit Rugova, si gjithēka deri sot qė u propozue e kėrkue tij.

Me himnin e propozuem dhe me flamurin e tij, Flamurin e Dardanisė, qė ishte nde e shtre mbrapa tij nė binė, Presidenti Rugova po pėrfundonte mobilimin dhe ikonografimin e nji utopie, nji vizioni tė tij, qė ai e quen – Kosova e Pamvarun.

Me propozimin pėr flamur tė Kosovės, me propozimin pėr himn tė Kosovės, me programin e partisės sė tij LDK, Ibrahim Rugova asht i pari shqiptar prej Kosove, i cili ēeltas dhe me za merr guximin qė ende s’asht kah e gjen kush n’Kosovė, me thanė se: ideja e nji Shqipnie Etnike asht e dekun: Rrnoftė Kosova, Zoti e bekoftė Kosovėn. Tė tjerėt ndoshta e thonė Rrnoftė Kosova, por se ideja pėr nji Bashkim Kombėtar ka vdekė, kėte nuk e kanė guximin me e thanė. Prandaj, ndoshta edhe po i hupin zgjedhjet.

Zoti Rugova asht i bindun se nuk asht kah ban kurrfarė gabimi sepse, realisht, historikisht, ideja dhe koncepti i nji Bashkimi Kombėtar asht i dekun qėmoti, e ma sė shumti asht vdekė kjo ide nė vetė Shqipninė shtet, gjatė atij eksperimenti historik me komunizėm.

Nga hini i kėtij koncepti tė dekun Rugova nxuer idenė e nji Kosove tė re, tė pamvarun dhe tė hapun ndaj tė gjithėve. Nuk mundemi me thanė se asht Rugova ideatori i vetėm i nji Kosove tė pamvarun, por ajo qė mundet me u thanė me siguri asht se Rugova asht politikani kosovar i vetėm i cili sinqerisht i beson kėsaj ideje pėr Kosovėn si tė ndame prej Andrrės pėr Bashkimin dhe asht i vetmi qė po e merr guximin me e thanė hapun se - Shqipnia Etnike ka dekė. Argumente pėr kėtė konstatim tė tijin janė propozimet qė zoti Rugova i ban pėr me e vesh e me e mobilue kėte Utopi tė re shqiptare me simbole e me pėrfaqėsime, me prodhime speciale, me festa kombėtare si Darka e Lamės, me flamur e me himn, me kerrin Lincoln, me Zojėn e Parė… Ka mbet vetėm edhe Shpija e Bardhė dhe gjithēka ka pėrfundue. Zoti Rugova asht i bindun se ma nė fund, mbas nji rruge tė gjatė e tė mundimshme, mbėrritėm…qe Kosova e Pamvarun….si n’ate thanien popullore ‘qe Skivijani, qe xhamija…’

Kur e ke parasysh lehtėsinė e padurueshme me tė cilėn zoti Rugova ia jep vedi tė drejtėn pėr me i propozue e me i shpallė simbolet e nji vendi si tė qena, pa debat publik, pa konsenzus politik, pa pėlqimin ndėrkombėtar, pa pėlqimin e etniteteve tjera tė Kosovės, e kupton se sa i shituem utopie asht zoti Rugova.

Por, cila asht Utopia e zotit Rugova? Dhe, pse ai i thotė Kosovė?

Le tė ndalemi shkurt e ta analizojmė vizionin qė e ka shitue zotin Rugova.

Edhe pse u qesh e u pėrqesh, u tall e u stėrtall programi i LDK dhe disa propozime tė zotit Rugova gjatė fushatės presidenciale 2000, ku ai flitte pėr “tambėl me borė”, pėr “dardha turshi”, pėr “kultivimin e qenit tė sharrit”, pėr “Darkėn e Lamės”… tana ato propozime dhe kėto pėr flamur dhe himn vėrtetojnė se zoti Rugova ndoshta s’asht kah e kupton mirė kontekstin politik tė Kosovės por, asht plotėsisht koshient pėr nevojėn e hetimit dhe artikulimit tė nji identiteti specifik kosovar. Po u shikuen vetėm nė kontekstin e nji pragmatizmi apo nėse doni edhe bizantinizmi politik kėto propozime tė zotit Rugova, ndoshta edhe mundet me u mendue se ai s’asht koshientė pėr peshėn e konsekuencave qė munden me i shkaktue kėto propozime atij vetė po edhe partisė sė tij. Mirėpo, kur tana kėto propozime i kupton dhe i percepton nė dritėn e nji nevoje pėr identifikimin e veēantive kosovare, pėr nevojėn e nji identitet tė veēantė shtetnor, pėr nevojėn imanente tė Kosovės pėr nji identitet specifik kulturor, e kupton se sa afėr tė vėrtetės dhe nevojės po aq pragmatike e politike tė Kosovės sot asht zoti Rugova.

Shumėēka zotit Rugova asht kah i ikė e shumėēka asht tue huq, por nji gja e di dhe e kupton mirė zoti Rugova: Kosova e udhėhequn nga ndonji Qeveri nė Hije prej Shqipnije s’asht e mundun ma. Kosova i ka njerėzit dhe pėrfaqėsuesit e saj legjitimė, ka identitetin e saj tė veēantė edhe kulturor edhe territorial, ndėrkaq ate shtetnor edhe mos e pastė, asht Rugova qė ka nis me e dizajnue e me e reklamue si tė veēantė: Identitet shtetnor i Kosovės: me himn e me flamur; me President e me Zojė t’Parė; me Shpi t’Bardhė e me Lincoln. Ai asht tue e ndėrtue Lego Kosovėn e tij. Mos ju pėlqeftė, jepeni propozimin tuej.

E keqja e kėsaj pune asht se zoti Rugova kėtė Lego Kosovė nuk po e kupton vetėm si nji propozim tė mundshėm pėr nji Kosovė tė nesėrme. Ai asht i bindun se kjo Kosovė, kjo Lego Kosovė e tij, ka fitue dhe asht ba realitet. Zgjedhjet nė Kosovė e bindin pėrfundimisht se Kosova, si po e sheh e jeton ai vetė, nuk asht Utopi po asht Pėrnime.

Kur merr dhe e dekonstrukton kėte Lego Kosovė tė zotit Rugova e kupton se vizioni i tij asht nji vizion bukolik, asht nji vizion baritor, i mobiluem me kafshė shtėpiake, me qen, me tambėl, me oriz, me darka t’Lamės…asht nji vizion naiv i nji njeriu dashamirės i cili ia don dhe ia mendon tė mirėn Kosovės. Aq sa din e mundet.

Por, sado bukolike e baritore qė munden me u dokė kėto propozime, a mos po mendoni se Kosova ka shans me diēka tjetėr me konkurue nė tregun e pėrbashkėt tė nesėrm evropian? Mos ndoshta po mendoni se Kosova ka me prodhue naj Space Shuttle apo far chip’ash kompjuteri. Asnji nga kėto propozime nuk janė pėr mos me u shqyrtue me seriozitetin ma tė madh nga ndonji biznismen me inicijativė e me ambicie participimi nė tregun evropian. As kultivimi i qenit tė Sharrit, as prodhimi i nji pekmezi tė veēantė kosovar, as dardhat turshi, as xehet e Kosovės…Kuptojini kėto vetėm si ide. Asht tregu i lirė sovrani qė ka me vendos pėr utilitaritetin e kėtyne ideve. Natyrisht, me kaq nuk pėrfundojnė as idetė e as inicijativat. Por, ajo qė duhet ekstraktue e mbajt mend nga ky vizion bukolik i zotit Rugova asht ideja se vetėm koshient pėr veēantitė tona, pėr identitetin tonė specifik na e ēel rrugėn drejt integrimeve ma sė pari shqiptare, e mandej edhe atyne evropiane.

Ndoshta kjo Lego Kosovė e zotit Rugova duket naļve, por hiē ma pak naļve s’asht as Kosova e kuptueme si nji provincė edhe kulturore edhe territoriale e Shqipnisė (sic!). Ata qė s’kanė vizione pėr Kosovėn e Pamvarun, qė nuk munden me e imagjinue Kosovėn me identitet tė sajin tė veēantė edhe kulturor edhe shtetnor edhe territorial, qė nuk kanė ide se me ēka mundet Kosova me konkurue nė tregun evropian e me qenė ekonomikisht e pamvarun, mendoj se janė shumė ma larg tė vėrtetės se zoti Rugova dhe shumė ma larg shanseve qė ka Kosova me i nxanė standardet evropiane e me qenė kompatibile me to.

E nė nji ndamje tė pėrgjithshme tė punėve n’Evropė kemi me mujt me marr pjesė vetėm atėhere kur kemi me u mėsue me i diktue e me i hetue pasunitė dhe pėrvojėn qė sot ka Kosova dhe njerėzit e saj dhe natyrisht, kur kemi me i mėsue e me i zaptue standardet dhe etalonet e kėtij civilizimi qė po dojmė me i takue.