Politikanėt, nė teatėr vetėm pėr xhenaze


Nga Stefan Ēapaliku
28-03-2007



Kurrė nė jetėn time nuk kam parė mė shumė politikanė nė hollin e Teatrit Kombėtar shqiptar sesa nė homazhet e organizuara me rastin e dy humbjeve tė mėdha tė ndodhura nė dy muajt e fundit, siē ishin ndarja nga jeta e aktorėve tė famshėm, Kadri Roshi dhe Sulejman Pitarka.

Shpesh, jo vetėm nė premierat e shfaqjeve tė mia, por nė tė gjitha tė tjerat, kam kthyer kokėn nga lozhat (sepse atyre ua ka qejfi lozhat) me shpresėn se mos vė re praninė e tyre tė shumėpritur, por mė kot. Atėherė mė kujtohej shprehja e Molierit pėr Luigjin e XIV, i cili "shkėlqente me mungesėn e vet" nė teatėr.

Edhe pse teatri ka lindur nė Greqinė e Vjetėr, si njė tribunė e jetės politike, ku shtroheshin dhe debatoheshim ēėshtjet mė tė rėndėsishme publike tė vendit, prapėseprapė ai ruajti dhe himnizoi karakterin festiv, hedonistik dhe dioniziak tė tij.

Nė Mesjetė ka ndodhur rėndom, qė princa dhe feudalė t'i merrnin peng trupėn e teatrit pėrgjatė udhėtimit njė princi a feudali tjetėr, me qėllim vėnien e kushteve politike.

Pas Rilindjes italiane, kur dhe u ndėrtua i pari teatėr me strehė, familjet fisnike strehuan arlekinon, duke e marrė nga mejhanet dhe duke i qepur kostum tė ri.

Nė kohėt moderne shoqėria civile, krijuese dhe mbėshtetėse e "teatrit tė palėvizshėm", mund tė shijojė ndjenjėn e krenarisė sė afirmimit e tė sigurisė nė vetvete. Prapė, si pėrherė, ėshtė ndjenja qytetare ajo qė e meriton teatrin e vet. Transformimi strukturor nė marrėdhėniet shoqėrore tė kėsaj periudhe ėshtė kaq depėrtues dhe i thellė, sa edhe funksioni i teatrit nė brendėsi tė shoqėrisė duhet tė lajmėrojė, dhe e lajmėron, kėtė transformim.

Nė fjalimin qė mban "i fundmi estet" Hans George Gadamer, me rastin e 175-vjetorit tė themelimit tė Teatrit tė Manheimit dhe nė tė cilin promovoi idenė e tij mbi "festivitetin e teatrit", thotė ndėr tė tjera, se: "Shoqėria moderne ėshtė demokraci e trafikut. Nėse dikur ekzistonin shoqėri aktorėsh qė quheshin "endacake", pėr faktin se lėviznin nėpėr qendrat e palėvizshme tė kulturave tė oborreve apo tė kulturave borgjeze, tashmė jemi bėrė tė gjithė, edhe ne, spektatorė dhe miq tė teatrit, endacakė qė mblidhen nėn ēatinė e palėvizshme dhe festive tė teatrit. Si do tė ishe e mundur qė, nė kėto kushte, teatri tė mbetej i njėjti dhe tė ndjehej i sigurt pėr tė ardhmen e vet, pa asnjė hije dyshimi?".

Mirėpo, nė njė vend si i yni, ku politika ka, mė shumė se kudo tjetėr, monopolin mbi ēdo qelizė tė jetės sė vendit, ku qė nė vitin 2000 ėshtė miratuar njė ligj i djathtė pėr teatrin nga njė maxhorancė e majtė dhe nė 2007 njė ligj i majtė nga njė maxhorancė e djathtė, kaosi i sistemit teatror nė varfėrinė e vet po lė nam.

Po le tė bėjmė njė hamendėsi: sikur kėto politikanė tė ishin edhe spektatorė tė teatrit, sikur ato tė mos vinin nė teatėr vetėm pėr xhenaze, po sikur ato tė mos rrinin vetėm nė holl, por tė fusnin paksa kokėn brenda, po sikur…?

Nuk e di... Mund edhe tė mos ndodhė asgjė. Edhe pse e mira do ishte ta provonin njėherė… Dhe duke qenė se shumica absolute e tyre janė edhe familjarė dhe prindėr, tė paktėn pėr hatėr tė tyre do bėnin mirė. Le ta provonin njėherė…

Le ta provonin pėr tė kėnaqur sedrėn e tyre dhe pėr tė kuptuar se "fatkeqėsisht kanė tė drejtė". Fatkeqėsisht gjendja nė tė cilėn ndodhet sistemi teatror, nuk tė lė tė hysh as nė holl e jo mė nė sallė, e prite Zot nė lozhė! Dhe kėtė ua thotė njė njeri i teatrit, qė i dhimbset palkoja aq sa dhe ju Parlamenti…

Sistemi teatror shqiptar ėshtė njė sistem monopolist dhe i ndyrė, qė s'ka asnjė lidhje me lirinė dhe tregun liberal tė ideve dhe vlerave. Ai ėshtė njė strukturė e mykur dhe kamikaze.

Asnjė licencė pėr nxitjen e tregut tė ri teatror nuk ekziston nė Shqipėri. Asnjė teatėr dhe kompani private, asnjė strukturė teatrore e financuar nga fondet publike nuk ekziston. Asnjė projekt i edukimit teatror ndėr shkolla. Shikoni se mos gjeni kund nė botė njė qytet njėmilionėsh, me njė teatėr. Jemi ekzemplarė nė mjerimin tonė kulturor.

Kultura e sotme teatrore, e monopolizuar prej njė teatri tė vetėm, ėshtė njė kulturė ripėrtypėse. Spektatorit tė mileniumit tė tretė vazhdojnė t'i serviren drama shqipe tė shkruara nė vitet e komunizmit dhe tė klonuara in vitro sipas teknologjisė sė deles Dolli (e cila, fatkeqėsisht vdiq shpejt dhe u varros pa asnjė homazh).
-----------------------------------------------
"Dr.Dituria"