Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 68
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Question A duhet rivendosur denimi me vdekje ne Shqiperi?

    ”U vra nga babai dhe njerka - Zbulohet, 11 vjet e fshehur nen toke”, apo “Babai: Nuk jam penduar, qe vrava vajzen se vura nderin ne vend”, ”Ekzekutohet me 6 plumba pas nje sheri banal futbollisti i Kastriotit…”, “Vret gruan, dyshonte se shtatzanine e kishte me nje tjeter” e shume e shume kallzime te krimeve te renda, qe ndodhin ne familjet shqiptare.

    Lajme te tilla nuk mungojne pothuaj asnjehere ne shtypin e dites e ne media. Ne qofte se do te analizojme pamjen tjeter, ate te vrasjeve te panumerta qe bandite, kusare, mafioze bejne shpesh per arsye shfrytezimi te femrave, te grabitjes, te hakmarrjes personale, te rivalitetit apo perplasje te interesave kriminale, te vjedhjes se parave, pasurive, te trashigimise apo te zhdukjes se gjurmeve te krimeve te meparshme …..

    Po te vazhdonim me renditje arsyesh dhe shkaqesh te krimeve te zbuluara, te denuara apo jo do te vazhdonim me nje liste te gjate. Ne finale, krimet te te gjitha llojeve jane shtuar shume, ne menyre te frikshme. Kriminelet apo vrasesit vrasin pa ju dridhur dora dhe bejne, ne rastin me te keq, pak vite burg e dalin shendoshe e mire. Krimi brenda familjes eshte tregues i nje shoqerie te tronditur, pa rrugedalje dhe te coroditur.

    Besoj se ka ardhur koha, qe duhet te ngrihet fuqishem pyetja:

    A nevojitet rikthimi i denimit me vdekje si dikur !?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ingenuous : 26-03-2007 mė 16:59
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Absolutisht jo.Shteti nuk mund te ekzekutoje asnje njeri sado "moster" qe te jete.Shteti nuk mund te vendose mbi jeten tende ,ska fuqi mbi jeten tende per vete faktin se nuk eshte ai qe ta ka dhene,eshte absurde,askush nuk mund te te heqe diēka qe nuk te ka dhene!
    E vetmja rruge eshte te ndryshojme mentalitetin e popullit tone idiot debil koktrashe...sa inat i kam shqiptaret...
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  3. #3
    .... ...
    Anėtarėsuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    Kriminelet apo vrasesit vrasin pa ju dridhur dora dhe bejne, ne rastin me te keq, pak vite burg e dalin shendoshe e mire. Krimi brenda familjes eshte tregues i nje shoqerie te tronditur, pa rrugedalje dhe te coroditur.
    E ke thene vete Ingenuous, ne rastin me te keq "pak vite." Sikur te zbatoheshin ligjet pike e presje, dhe te vuanin denimin e plote, atehere do te kemi te bejme me tjeter situate.

    Persa i perket krimit ne familje ne raport me shoqerine, teme tjeter.

  4. #4
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Pse t'a denosh me vdekje, kur mund t'a denosh me burgim te perjetshem dhe t'a lesh te vuash avash avash nje vdekje te sigurte. Mua do me pelqente te paguaja taksa per kete alternative me shume sesa per t'u bere edhe vrasese vete duke e ekzekutuar ate.
    As qe du me dit!

  5. #5
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar mė parė nga Diesel Industry
    Absolutisht jo.Shteti nuk mund te ekzekutoje asnje njeri sado "moster" qe te jete.Shteti nuk mund te vendose mbi jeten tende ,ska fuqi mbi jeten tende per vete faktin se nuk eshte ai qe ta ka dhene,eshte absurde,askush nuk mund te te heqe diēka qe nuk te ka dhene!
    E vetmja rruge eshte te ndryshojme mentalitetin e popullit tone idiot debil koktrashe...sa inat i kam shqiptaret...
    Meqe i ke inat shqiptaret atehere mos i thuaj me vetes shqiptar. Dhe te uroj te jetosh ne nje pallat plot me vrases, perdhunues, pedofile e monstra te tjera, besoj do t'ia kalosh mire !?

  6. #6
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    Citim Postuar mė parė nga Edvin83
    Meqe i ke inat shqiptaret atehere mos i thuaj me vetes shqiptar. Dhe te uroj te jetosh ne nje pallat plot me vrases, perdhunues, pedofile e monstra te tjera, besoj do t'ia kalosh mire !?
    ore mos kalo ne ekstrem se batute ishte pastaj nuk eshte denimi me vdekje qe do te shpetoje nga vrases perdhunues pedofile... shikoje pak me gjere kete teme... eshte problem qe nuk e ka zgjidhjen kaq te lehte,vendos denimin me vdekje dhe mori fund,te ishte keshtu ehuuu... Prandaj mos u nxeh kot ok? pershendetje
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  7. #7
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anėtarėsuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    U nxeha se kishe shkruar "keta shqiptare idiota e koketrashe" --edhe une jam shqiptar prandaj si mendon qe ndjehem kur dikush thote shqiptare idiota...

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e King_Arthur
    Anėtarėsuar
    27-04-2006
    Vendndodhja
    Detroit U.S.A por me zemer dhe shpirt ne elbasanin tim.
    Postime
    2,411
    une jam per denim me vdekje le te rikthehet .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e semilian
    Anėtarėsuar
    09-03-2007
    Postime
    79
    Sipas Meje Po

  10. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Lioness

    Denimi me vdekje, nuk jepet per te ulur krimin, por per te vendosur drejtesi!
    Nuk mund te mbash me buke dike, qe i ka marre jeten tjetrit! Mendoj, qe referendumi eshte pergjigja me e mire qe mund te jape populli yne ndaj ketij problemi. Perndryshe, ate drejtesi qe supozohet ta beje shteti, do vazhdojne ta bejne njerezit!

    Ligjet nuk behen per ti bere qejfin botes, por per te vene ne vend drejtesine!
    Nuk mund te ngushellohet shoqeria me futjen ne burg te nje krimineli, ngushellohet, kur krimineli merr ate qe ka dhene! Kjo eshte baza e bashkejeteses njerezore!

    Ne qofte se Shqiptaret nuk e duan denimin me vdekje, atehere ne vendin tone do vazhdoje hakmarrja edhe per ndonja 500-vjet. Njerezit e kerkojne drejtesine ne kete bote , jo ne ate tjetren!

    Mirulexofshim.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  11. #11
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Kundra denimit me vdekje.

    Nuk arrihet drejtesia duke kryer te njejtin akt qe kryen vrasesi!

    Me ata qe vuajne nga depresione nervore kerkohet me teper perkrahja dhe ndihma e shoqerise,familjes etj.Te semurit mentale e kane vendin ne psiciatri ndersa kriminelet qe kryejne ne menyre te vetedijeshme nje krim e kane vendin ne burg.Askush nuk duhet te kete forcen absolute te vendose mbi marrjen e jetes se dikujt.
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  12. #12
    Socialist Maska e Genti
    Anėtarėsuar
    06-11-2002
    Vendndodhja
    Britani
    Postime
    140
    Jam plotesisht me denim me vdekje per vrasesit sidomos kriminelat ka ardhur koha po vrave je i vrar..

    P.S Zeri i mirdites ne qofte se dikush vuan nga depresioni ta haj un sipas teje?
    I Dont Care If Im Hated On The Net.
    Because I Have A Real Life.

  13. #13
    progress Maska e BvizioN
    Anėtarėsuar
    18-03-2005
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    3,119
    Genti....

    Njerezit qe vuajne nga depresioni tentojne te vrasin veten dhe jo te tjeret,sidocofte dhe kjo quhet vrasje.

    Vrases quhet si krimineli dhe autoriteti qe kryen vrasjen ne emer te denimit.Akti ngelet i njejte,vetem motivet ndryshojne.Ne nje shoqeri ideale askush nuk duhet te kete te drejten te vrase.Ka plot forma dhe metoda per te evituar krimin.Njerzit qe paracesin rrezik potencial per shoqerine meritojne te izolohen perjetesisht ne burg (edhe pse shpenzimet do rendojne mbi shoqerine)

    Duke denuar dike me vdekje nuk e kthen aktin kriminal te tij ne te pabere!Dikush do thoje se ja vlen per nga mesazhi qe percillet ne shoqeri "Nese vret do vrasesh" por perseri mendoj qe eshte gabim.Dikujt mund ti mohosh lirine per arsye te carta por jo jeten.

    I vetmi rast kur vrasja mund te shikohet nga nje kendveshtrim tjeter eshte rasti i vetmbrojtjes! Eshte instikt nga natyra qe te gjitha krijesat e gjalla bejne gjithcka eshte e mundur kur jeta e tyre eshte ne rrezik.

    Pastaj dhe dicka tjeter.Sa njerez ka qe jane denuar padrejtesisht mbi krime teper te renda qe me nje ligj te tille ne force mbase do ishin te vdekur,dhe pas 20 apo 30 vitesh me anen e hetimeve te rikthyera eshte arritur ne perfundim se jane te pafajshem? Ka plot! Shembull teper i fresket ketu ne Angli dhe histori teper e trishtueshme! Nje burre ne moshe 30 vjecare denohet me burg te perjeteshem per vrasjen e nje vajze 7 vjecare,pasi sipas hetimeve te atehereshme,evidencave dhe fakteve gjithcka shpiente ne perfundim se vrasja ishe kryer nga ky.Pas 25 vitesh,fale avancimit ne teknologji dhe perdorimit te DNA,qeshtja eshte rihapur me hetime te reja dhe eshte shpallur i pafajshem.Nje muaj pas daljes nga Burgu vdiq,dhe nje muaj me pas vdiq dhe mamaja e tij qe ish i vetmi person qe krrsesi nuk besonte qe djali i saj mund te kish kryer kete krim.


    Gjithsekush ka mendimet e tija,personalisht mendoj se asnjeri ne bote nuk duhet te kete te drejte ti marre jeten tjetrit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga BvizioN : 27-03-2007 mė 16:13
    Bukuria eshte ngado, varet se nga cfare kendi e shikon.

  14. #14
    automotive Maska e ClaY_MorE
    Anėtarėsuar
    16-05-2004
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    4,456
    Nuk eshte e vetmja alternative per te ulur krimin ne familje apo krimin ne shoqeri.
    Jeta ime, mban emrin e saj..

  15. #15
    Dhe per disa vite te tjera me rradh duhej te ekzistonte, sidomos ne kohen e rrezimit te sistemit....
    populli shqiptar eshte mesuar t'i mbaj vetem grindja e dhembeve per 50 vjet me radh dhe si pasoj e kesaj kan ndodhur, ndodhin dhe do vazhdojn te ndodhin derisa te vij nje berez me i ri se ne qe jemi sot.

    Pro denimit me vdekje qe te mos vuajn me nena, gra e femij.
    Kristal...
    ..E bardhė...
    ..Qė mė mban gjall!

  16. #16
    Denim Division Maska e Diesel Industry
    Anėtarėsuar
    05-05-2005
    Vendndodhja
    Rome
    Postime
    901
    nje keshille nga une:shikoni filmin "The life of David Gale" me Kevin spacey dhe do e kuptoni me ne fund se c'do te thote denimi me vdekje dhe si do te ndryshoje kendveshtrimi juaj ... ju a siguroj.
    Nqs nje dite zgjohesh dhe nuk e sheh diellin, ose dielli je ti vete ose ke vdekur (Jim Morrison)

  17. #17
    Aq me plas... Maska e Sa Kot
    Anėtarėsuar
    19-12-2005
    Postime
    1,044

    Smile

    Per mua te gjithe ata qe duan denimin me vdekje jane njerez te frikshem. Vetem fakti qe jane ne gjendje te rekomandojne vrasjen e nje njeriu tjeter eshte i frikshem, eshte njelloj sikur t'a bejne vrasjen vete me duart e tyre, biles me keq sepse predikojne vrasje ne shkalle masive!

    Njeriu nuk e ka krijuar jeten, prandaj ai nuk mund t'ja heqi ate dikujt tjeter pa qene absolutisht e nevojshme (si per shembull vetembrojtje.)

    Ai qe denohet me burgim te perjetshem, pikerisht per kete arsye denohet, sepse nuk ka te drejte qe te eliminoje nje jete tjeter. Atehere me c'te drejte ne lejojme eliminimin e jetes se tij, sado difektive qe ajo mund te kete qene?

    Vrasja nuk zgjidhet me vrasje sepse nuk ka arsye konkrete per kete. Eshte thjeshte nje satisfaksion psiqik qe reflekton prapambetje.
    As qe du me dit!

  18. #18
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Taman si shtet Makiavelist do beheshte Shqiperia.

    Ka nje problem tek vendosja e denimit me vdekje. Eshte problemi se dikush thjeshte vendos se kush dhe kur do denohet me vdekje.
    E tash, shumica e atyre qe vendosin per kete, jane po te paret qe duhet te vuajne kete denim.
    Kto jane ato sende per cilat duhet menduar.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  19. #19
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    ....

    Shumkush mendon se denimi me vdekje nuk eshte nje mjet per te dale nga situata qe joligji ( i ligjit ) ka krijuar keta 16 vjetet e fundit!

    Apo, ēdo i vdekur nuk ringjall nje te vdekur tjeter apo cben nje gje qe ka ndodhur!

    Por, familjaret e viktimave kerkojne nje gje fare te thjeshte, drejtesi! Kur kete nuk e kane marre nga shteti, kane kaluar ne vetegjygjesi!
    Mos harroni, se denimi me vdekje ja mbyll rrugen hakmarrjes dhe vetegjygjesise!
    Njeriu duhet te marre ate qe jep!

    Po te uleni me kembe ne toke do shihni, se familjaret e viktimave kane pritur mbarimin e viteteve te burgut te kriminelit, qe te hakmerren, dhe ne pamundesi per ta bere kete, jane marre me njerezit me te afert te tij.

    Jemi kther ne "Perendimin e eger". Nuk ka vend ne Ballkan dhe Europe qe ka vrasje me shume se ne Shqiperi.
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  20. #20
    ► ☆☆☆ ◄
    Anėtarėsuar
    26-10-2005
    Vendndodhja
    Mėmėdhe
    Postime
    4,834
    Citim Postuar mė parė nga Ingenuous
    Por, familjaret e viktimave kerkojne nje gje fare te thjeshte, drejtesi! Kur kete nuk e kane marre nga shteti, kane kaluar ne vetegjygjesi!
    Mos harroni, se denimi me vdekje ja mbyll rrugen hakmarrjes dhe vetegjygjesise!
    Ja nje arsye e forte per te rikthyer denimin me vdekje ne Shqiperi.

    Eshte e vertete qe ky denim mbyll hakmarrjen sepse tani nuk respektohen me as ligjet e kanunit pasi nuk lahet gjaku "vetem me nje" (gje qe e kam pare dhe degjuar vete.)

    Per mendimin tim duhet kthyer ky lloj denimi.

    Lindi

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kėshtu foli Tahir Zemaj
    Nga Nice_Boy nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 123
    Postimi i Fundit: 01-01-2014, 18:52
  2. Pėrgjigje: 33
    Postimi i Fundit: 17-01-2013, 12:29
  3. Historia e formave tė likuidimit tė tė dėnuarve
    Nga Davius nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 12-03-2007, 11:11
  4. Shėrbesa dhe lutje kishtare
    Nga Kryeengjelli nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 23-12-2006, 17:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •