Nuk ka strukturė apo qelizė tė shoqėrisė shqiptare aktualisht mė tė kėrcėnuar, mė tė drobitur, mė tė rrezikuar se familja.Nuk janė vetėm pronat publike, pyjet, lumenjtė, deti, toka, rrugėt, institucionet zyrtare e qytetare tė nėpėrkėmbura dhe ende tė palegalizuara e tė pastabilizuara, samėska tė hallakatura, mall pa zot, qė po i nėnėshtrohen me hir e pahir shkatėrrimit tė kahershėm e tė ēdoēastshėm, sipas parimit arnauto-ballkanik hyrjabyrja, rrėnimit tė pėrditshėm, ēbėrjes totale me inercinė e parimit tėdalėkutėdalė i cili, herėt a vonė, do apo nuk do, tė nxjerr nga funksioni dhe nga normaliteti. Shėmbja e familjes nuk ėshtė si shėmbja e njė ndėrtese pa lejė.Efektet e kėtij rrėnimi janė afatgjatė, ato zor se mund tė riparohen, vėshtirė tė kapėrxehen.
Familja shqiptare prej dy dekadash ka rėnė nė krizė e nė udhėkryq. Asnjėherė nuk ka pas qėnė nė njė kolaps e nė njė hall tė tillė sa absurd, aq edhe tė pazgjidhshėm.Asgjė tjetėr nuk e ka pėsuar dhe paguar mė shtrenjt se familja kėtė tranzicion kaq marrok e pa asnjė lloj rregulli qė ecėn vetėm rrokapjekthi. Krimi qė tashmė ka hyrė mu nė zemėr tė familjes po bėn kėrdinė, po tjetėrson jo vetėm fytyrėn, po edhe strukturėn e familjes e rrjedhimisht edhe tė mbarė shoqėrisė.Ndonėse tė gjithė e kanė nga njė familje dhe shqiptarėt ngjajnė sikur janė nga mė familjarėt e mė tė lidhurit me rrėnjėt e familjes, ēuditėrisht familja shqiptare mund tė thuhet se ndjehet njė jetime e gjorė, e mbetur pa jetimore, pa strehė a pa ēati, pa imunitet e, ē’ka ėshtė edhe mė e keqja, pa identitet.
E kanė pėsuar veēanėrisht ato familje qė ende nuk kanė mundur tė pėrshtaten me ndryshimet e thikta qė solli befas sistemi demokratik, ato familje tė zhvendosura nga zonat rurale, dikur tė qeta dhe tradicionale, nė ato urbane, kryekrejt tė paqeta e tė pasigurta; ato familje dikur me hierarki patriarkale tė cilat, jo pėr faj tė tyre nuk po pėrshtaten dot me thyerjen e paimagjinueshme e tė papėrballueshme tė sjelljes, tė mėnyrės sė jetesės, tė moralit dhe moralitetit, tė vlerės dhe antivlerės, tė kulteve dhe riteve shekullore, pasi kanė mbetur tė trallisur mu nė kufi tė asaj qė lejohet e tė asaj qė nuk lejohet. Humbella dhe katastrofa morale e familjes shqiptare sa vjen e po bėhet mė dramatike, pėr tė mos thėnė shpesh edhe mė tragjike.Nėnė e bijė para ca ditėsh u hodhėn nga kati i njėmbėdhjetė nė Tiranė.Shpėtoi pa u hedhur vajza tjetėr.Pardje njė vajzė tjetėr u hodh nga njė urė pėr tė njėjtat arsye, tė cilat sė jashtmi duken si arsye pa arsye. Shoqėrisė shqiptare,fatkeqėsisht,duket sikur nuk i bėjnė mė pėrshtypje kėto ububura familjare.
Familja shqiptare e ka thikėn nė fyt sepse pėr jastėk nuk ka harmoninė dhe mirėkuptimin, por mbi krye ka grindjen, sherrin, pėrplasjen e pashmangėshme, konfliktin e papajtueshėm etėr dhe bij, mungesat ekonomike, kėto sfida cfilitėse tė pėrditėshme e zor tė kapėrdishme.Ēdo shtėpi shqiptare, pa asnjė pėrjashtim, ēati ka kėrcėnimin e parreshtur tė rrugės, tė vitrinės, tė sfilatave, tė ofertave qė nuk mund tė realizohen pa u djegur dhe pa u pėrvėluar. Fatkeqėsisht familja ėshtė nėn njė mbidozė shkatėrruese qė asaj i jepet pa e kuptuar, pas atij shpėrpjestimi fatal qė gjallon ndėr mė tė shumtėt e shqiptarėve prej energjisė negative qė buron nga lufta e pakuptimtė mes gjithė anėtarėve tė familjes, e qė nė fakt ėshtė luftė mes mundėsisė me pamundėsisė, mes joshjes dhe mos-it, mes ekranit tė televizorit me ekranin e shtėpisė, vitrinės me xhepin, nepsit me ligjin, psikės sė babait kanunor me atė tė djalit qė jetėn e quan disko, tė nėnės loke qė thurr ēorape leshi me vajzėn e hazdisur qė vesh minifund e nxjerr kėrthizėn jashtė edhe nė pikė tė dimrit...Nėn njė ēati e mbi njė jatak nuk mund tė bashkėjetojnė dot gjatė e nė mirėkuptim firma Gabi me firmėn Versaēe, droga me kėrbaēin, diskoja me haurin e bagėtive, rrepi me kėngėt e majekrahit...Nuk ka ngjarė kurrė, as kur ishim fise primitive e as kooperativa tė organizuara herė me Kanun e herė me luftė klasash, qė vėllai tė vrasė vėllanė pėr borxhe, nipi gjyshen, nėna tė shesė pėr prostitutė vajzėn, babai tė pėrdhunojė tė bijėn, fqinji shekullor tė vrasė fqinjin pėr qenin e fyer qė leh “pa lejė”, njė vėlla tė shėtisė me Hamer e tjetri tė shesė banane…
Nuk ka ngjarė kurrė mė parė qė Hiēi mė i spikatur i fisit, i katundit e i familjes, ai qė nuk e mbaronte dot as shtatėvjeēaren, tė shkojė nė Tiranė e pėr pak vite tė bėhet jo vetėm pasunar, po edhe deputet, kryetar partie, zėdhėnės, Vip, madje edhe ministėr! Ky ėshtė modeli i suksesit qė i ofrohet rinisė shqiptare nė cdo cep tė Shqipėrisė! Ėshtė kjo trysni e papėrballueshme qė nė ēdo ēast e kėrcėnon dhe e rrezikon familjen me oferta pa asnjė shans pėr t’u realizuar, me shėmbuj negativė, mė sak, me ca palo shėmbėlltyra, me iluzione qė as ėndėrrat e pėrrallat e Ali Babait nuk mund tė t’i ofrojnė dot, me modele absurdė “suksesesh tė kollajėshme” biznesmenėsh, artistėsh e politikanėsh, emra qė i ofrohen familjes si model tė cilėt, do s’do, mund tė nxjerrin njė ditė nga fiqiri edhe njė njeri normal. Sepse gruaja i thotė burrit, vajza nėnės, vėllai vėllait: Po ti, o ditėzi, ē’bėn, pse je kaq i paaftė?Hidhu edhe ti nė det, apo je njė humbameno?
Familja shqiptare nuk ka asnjė model pėrsėmbari.Ajo nuk ėshtė as konservatore, as liberale, as patriarkale, as europiane, as e shenjtė, as e pėrdalė, as e braktisur dhe as strukturuar.Ajo ėshtė njė qėnie e shfytyruar qė as vetė nuk e di se pėr ku ėshtė nisur e ku po shkon.As institucionet fetare, as klerikėt e lartė, mjerisht, nuk po luajnė ndonjė rol dobisjellės pėr kultivimin e njė modeli tė gjithėpranuar qė do tė mund tė ndihmonte mėkėmbjen morale tė familjes. Pėr kėtė arsye, as modeli i Krishtit dhe as i Muhametit nuk po ndikojnė e nuk po e ndihmojnė dot familjen shqiptare, aq mė pak rininė, qė tė dalin nga ky qorrsokak mjeran, sė pari nė kuptimin moral, pėr nė rrugėn e sigurtė tė mbrothėsisė e tė sigurisė sociale.
E ndoshta pikėrisht kėtu “fle lepuri”: familjes i ofrohen orėeēast modele qė mbjellin vetėm vetėshkatėrrim tė pashmangshėm.
***
Asnjė luftė nuk do tė kishte shkaktuar kaq shumė tė vrarė, viktima, tė traumatizuar, tė lajthitur nga hallet ekonomike qė transformohen lehtėsisht nė drama e nė tragjedi tė rėnda familjare krejt pa zgjidhje; po shtohen pėrditė njerėz qė flasin rrugėve me vetveten, tė mjerė e tė shkatėrruar pėrfundimisht.Sa i ka shkaktuar familjes shqiptare ky lloj tranzicioni i ēoroditur dhe i hallakatur qė mė sė pari ka synuar tė rrėnojė e tė degradojė deri nė palcė familjen shqiptare, askush nuk e di.Askush nuk e thotė! Asnjė emigracion i detyruar nė kohė epidemish apo pushtimesh, nuk do ta kishte shpartalluar familjen nė kėtė farė feje, e, rrjedhimisht, edhe kombin. Nė cdo cep tė Shqipėrisė, nė ēdo kilometėr do tė gjesh jo vetėm fshatra e pleq tė braktisur, po do tė shohėsh lule artificiale tė varreve pa emėr, lapidarė pėrkujtimorė pėr tė rinj tė vrarė nga aksidentet, nga dalldia, nga anarkia, nga marrėzia e ndėrsjellė e njė “lirie” qė mbjell mė shumė vdekje, se ringjallje…Nuk ka ditė pa kronika tė zeza qė dėshmojnė pėr aksidente dhe vrasje, tė cilat ndonjėherė janė mė shumė nė numur edhe se tė vrarėt e njė dite nė Irak…
Plumba dhe ogure tė zeza bien pėrditė mbi trupin e familjes.Tė pambrojtur nuk janė vetėm familjet e varfėra,por po aq edhe pasunarėt. Nėpėr varreza, nė ēdo qytet a fshat shqiptar qė tė shkelėsh, varret e tė rinjve janė mė tė shumtė se varret e pleqve qė i kanė larė borxhet e kėsaj jete.Tashmė kronika e zezė ėshtė shamia e zezė nė ballin e familjes shqiptare qė nuk hiqet as natėn as ditėn, as pėr Bajram e as pėr Pashkė, as te familjet e kėputura e as te ato jetojnė ne luks...Kurse politikanėt, baballarėt e kombit, duken aq tė vetėkėnaqur, aq tė ngopur me vetveten!Atyre nuk u interesojnė kronikat e zeza qė kanė lidhje me familjen, po vetėm kronikat e lajmeve ku dalin ata vetė. Vetėvrasje nuk bėjnė kurrė politikanėt tanė, as biznesmenėt, si ndodh nė botė, kur falimentojnė, ose kur bien nė ndonjė skandal publik, pasi kėta kurrė nuk falimentojnė, nuk e njohin turpin, nuk kanė as sedėr, andaj edhe nuk falimentojnė si njerėzit e thjeshtė qė vetėhelmohen pėr ditė me fotoksinė, ose vetėvaren me litar….
Nuk teprohet po tė thuhet se familjes shqiptare i ėshtė injektuar mbidozė me njė lloj droge sociale tė panjohur mė parė, me drogėn qė e ka emrin anarki, kuturu, dalldisje, marrėzi, pasiguri, disekuilibėr moral.Nė kėtė rropamė, familja shqiptare e ka patur shumė tė vėshtirė tė rezistojė pa u infektuar, pasi ka qėnė dhe ka mbetur nėn njė trysni tė egėr e tė papėrballueshme tė ardhur nga disa drejtime. Ajo gjendet prej vitesh nėn trysninė e pamėshirėshme mė sė pari prej politikės, pastaj tė rrugės, tė shkollės e, pse jo, edhe tė medias.
Krejt e pafuqishme, e pambrojtur dhe e papėrgatitur pėr t’i bėrė ballė ndryshimit tė imponuar prej tyre, asaj nuk i mbetet gjė tjetėr veē tė dorėzohet pa kushte, tamam si njė vajzė malėsore e padalė, e paparė, e virgjėr e pa asnjė mbėshtetje qė rrėmbehet teksa kullot delet e ēohet pėr t’u trafikuar nė semaforet e Perėndimit…Familja shqiptare tashmė ėshtė vendosur nė semaforin e njė udhėkryqi ku pret, pa e ditur as vetė se ē’pret e, pėr mė tepėr, as se ē’farė e pret nesėr...
Familja dhe politika
Asnjėherė nuk kemi dėgjuar prej politikės tė bėjė sikur ka ndonjė platformė profilaksie pėr tė kuruar e mbrojtur sadopak shėndetin e familjes.Politika asnjėherė nuk ka marrė masa serioze pėr ta shpėtuar atė nga rrėnimi, nga erozioni, nga ēbėrja e ēthurrja morale, pėrkundrazi, me veprimet dhe mosveprimet e saj, lėngimi i familjes ėshtė kultivuar e stimuluar edhe mė. Madje as pėr mijėra familjet e ngujuara nuk kujtohet kush, paēka se ne shtiremi se ja, pėr pak, jemi gati tė futemi nė NATO dhe nė Europė. Do tė na futin pra nė Europė me mbi tre mijė e ca fėmijė tė ngujuar, a thua se BE-ja e dėshiron ta ketė njė muze tė tillė kaq origjinal me njerėz tė ngujuar!
Jo, nuk ėshtė vetėm konfliktualiteti dhe agresiviteti qė politika mbjell pėrditė nė shoqėrinė shqiptare qė automatikisht transferohet, qoftė edhe padashje, brenda familjes, pasi shqiptarėt janė aq tė menēur sa tė mos e transferojnė atė brenda familjes, nė atė shkallė qė ajo ta rrėnojė e deformojė...Nuk ka ndonjė ndikim as militantizmi e as politizimi nė familjen shqiptare, pasi nuk ka sherre, rrahje, konflikte, vrasje e vetėvrasje nė familjet tona pėr shkaqet e mėsipėrme se sa ka prej mungesės sė plotė tė njė profilaksie kombėtare qė na mbron nga epidemitė morale, nga krizat sociale dhe sidomos nga ato ekonomike, qofshin kombėtare, qofshin globale. Kėtė profilaksi, afėrmendsh, nuk e siguron dot nėpėr metropole dhe qėndra urbane as individi, as vetė familja e as fisi, pasi e ka pėr detyrė politika t’i garantojė rregullat nė komunitet,pėrndryshe nuk ka pse tė ketė fare politikė e politikėbėrės.
Kėshtu,liria e lėvizjes pas viteve 90-tė e krye me njė kuturu tė frikėshme, tė paparė, tė pangjarė tjetėrkund e kryekrejt tė pasigurt. Familjet e ardhura nga periferia u detyruan tė bathorizohen, dmth tė zaptojnė ku e si tė mundin toka qė nuk u takojnė, tė ngrenė shtėpi nė tė zezė, tė mos kenė as ujė, as rrugė, as punė, as shkolla pėr fėmijėt, as dritė elektrike, as ambulancė, as pushtet, as kanalizime pėr ujėrat e zeza, as tė parin e katundit, as kishė, as xhami, as komshinj tė njohur…Tė gjitha kėto, o burra, hidhuni e sigurojini vetė, nėse doni tė mbijetoni nė kėtė det tė nakatosur antivlerash dhe allishverishesh! Por ama pa ditur se toka e tyre nė tė vėrtetė do tė jetė pasiguria.
Kėshtu, nė vend tė shkollės e librave, fėmijėve iu dhanė cigare e ēakmakė pėr tė shitur rrugėve. Analfabetizmi, jo pėr faj tė banorėve, u bė sunduesi absolut i shumicės. Tani ata qė lindėn nė vitin 1990 janė 17 vjeēarė, tė rinj qė nuk kanė parė as shkollė e as mėsues me sy.Kėta tė rinj duket sikur janė kushėrinj tė parė me tė rinjtė e lindur e tė rritur nė luftė, nė vijėn e zjarrit mes Izraelit dhe Palestinės. Ndryshimi mes tyre ndoshta ėshtė se kėta tanėt, nė vend tė shtegut tė dhive, papritur u doli jo lufta pėr shpėtimin e atdheut apo fesė, po semafori dhe vijat e bardha. Nė vend tė haurit tė bagėtive, doli diskoja. Nė vend tė dhallės, u shfaq droga. Nė vend tė shajakut, xhinsi, kėrthiza, tatuazhi dhe minifundi. Nė vend tė abetares, duhani dhe alkooli. Nė vend tė gomarit e kaut, Benci. Nė vend tė dajakut e babait despot, tė drejtat e njeriut, liria e pakufizuar, demokracia pa rregulla, qejf o qejf pa kufi! Nė vend tė nderit e namuzit, seksi, pėrdhunimi e prostitucioni. Nė vend tė misrit, mė mirė mbill kanabis. Nė vend tė punės, vjedhja e makutėria. Nė vend tė fytyrės, maskat me ēorape nė kokė. Nė vend tė Kanunit, emisione me misse, shougėrle shalėjashtė e “pulla tė kuqe”...Nė vend tė besės, pabesia. Nė vend tė marrėveshjes e mirėkuptimit, kallashi…Nė vend qė tė mbarosh universitetin, ndoshta, o bir, ėshtė mė mirė tė bėhesh polic trafiku, apo polic tatimor…
Kėto janė nė tė vėrtetė mundėsitė qė ka prodhuar dhe ofruar politika pėr rininė e pėr familjen shqiptare nė kėto dy dhjetėvjeēarėt e fundit. Pėr hir tė sė vėrtetės duhet thėnė se kėtė “liri” vrastare as nuk e solli e as nuk e donte familja, atė e solli dhe e mbolli politika e papėrgjegjshme dhe e ēoroditur shqiptare. Pas politikės, apo, mė sak, prej politikės, edhe rruga dhe mė pas edhe shkolla u bėnė sjellės tė dhunshėm e tė harbuar tė fatkeqėsive e tė rreziqeve pėr familjen, armiq e jo aleatė tė saj. Edhe po ta izolosh nga kėrcėnimi i rrugės dhe i shkollės sė ēoroditur shtėpinė e ngritur me aq mund e ndoshta edhe pa lejė, brenda familjes do tė tė hyjė njė tjetėr armik i papėrballueshėm: televizori, ai qė, me njė ēelės, menjėherė i hedh nė erė tė gjitha moralizimet e prindėrve, tabutė, klishetė, ritet, regullat, hierarkinė, si dhe ngjalljen e frikės instiktive nga infeksionet morale qė gjenden me shumicė jashtė mureve tė familjes...Nuk ka familje qė mund tė pėrballojė tundimin e rrezikun, sado e izoluar, apo patriarkale tė jetė ajo.Madje, tė tillat, e paguajnė ku e ku mė shtrenjt.Tashmė nuk dihet se cila ėshtė e keqe mė e madhe: ta izolosh familjen apo ta hapėsh.
Sepse politika ka qėnė e po sillet si njė armike e palodhur e tekahyte me familjen shqiptare.Pavarėsisht kush ka qėnė nė pushtet, politika ka punuar dhe po punon, me veprimet dhe mosveprimet e saj, jo pėr shpėtimin, as pėr shėndetin, po pėr rrėnimin e mėtutejmė tė saj.Ky ėshtė ndoshta dėmi mė i madh i saj nė kėto vite tė pluralizmit e tė lirisė sonė gjasme demokratike.

balkanweb