Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 39
  1. #1
    Perjashtuar Maska e Sabriu
    Anėtarėsuar
    29-12-2005
    Postime
    1,283

    Masakra e Tivarit-1945

    Masakra e Tivarit -1945



    Nga: Azem Hajdini

    Hyrje

    Pse u masakruan 3.760 Shqiptarė partizanė tė grupit tė dytė, nė fillim tė vitit 1945 nė Tivarė tė Jugosllavisė ?
    - Poqese i bėjmė njė retrospektivė historisė do tė shohim se Sėrbija qėllim kryesor gjatė shekujve ka pasė dhe ende ka ēfarosjen fizike tė Shqiptarėve. Kėtu duhet kėrkuar edhe pėrgjigjen nė rastin e Tivarit. Ky rrėfim imi kėtė e deshmon padyshim.
    I Mobilizimi i Shqiptarėve te moshes 16 deri nė 65 vjeē nė fillim tė vitit 1945 dhe dėrgimi i tyre nga Kosova nė frontin e Sremit e tė Trieshtės kishte qėllim kryesor largimin e popullatės sė aftė Shqiptare nga kjo trevė pėr t' ua lėnė brigadave serbe e malazeze duart e lira tė veprimit nė Kosovėn e ēliruar. Nė kėtė mėnyrė iu lehtėsua realizimi i planit tė ndyrė tė masakrit ndaj popullatės sė pambrojtur, siē ndodhi nė Skenderaj polac Gllogovc Gjilan e shumė vise tjera tė Kosovés.
    II Synimi tjetėr i kėsaj tradhtie ishte pengimi i realizimit tė vendimeve tė Konferences sė Bunjajt tė Gjakovės ku siē dihet mė 31 dhjetor 1943 dhe 1 e 2 janar 1944 u miratua rezoluta e cila u mundėson Shqiptarėve tė Kosovés pas luftės vetėvendosjen deri nė shkėputje. Pėr kėtė, u tha, garancia ėshtė Ushtria Nacional - Ēlirimtare e Jugosllavisė e ajo e Shqipérisė. Pėrveē kėtyre, kėtė e garntojnė edhe aleatėt e mėdhenj - Bashkimi Sovjetik, Anglia e Amerika ( Karta e Atlantikut, Konferenca e Moskės dhe e Teheranit ).
    III Populli thot: << Nėse ėshtė ngrėnė pitja, tepsia ka mbetur >>. Pėr kėtė ( ekzistojnė ) dokumentet zyrtare tė botuara nė libėr tė veēantė tė tė Kėshillit populluer tė Krahinės sė Kosovė - Metohisė 1943 - 1953 i shtypur nė Prishtinė mė 1955.
    IV Dhe nė fund, Tivari ishte zgjedhur si vend mė i pėrshtatshėm pėr masakrėn e madhe tė Shqipatarėve nga se nė njė anė ishte i rrethuar nga deti, nė tjetrėn nga shkėmbinjtė e poashtu edhe ishte atėbotė i izoluar nga komunikimet e opinionit.
    Pikėrisht pėr shkak tė dėshirės qe kjo ēeshtje tė mos mbetet nė harresė, vendosa publikisht ta njohtoj opinionin.




    TRAGJEDIA E TIVARIT


    Qė nė fillim po ceku se unė - luftėtar i gjallė dhe pėrjetues i kėsaj tragjedie, pėrkundėr klimės gjithnjė tė pavolitshme qė po mbretėron nė Kosovė me dekada nėn sundimin bolshevik monist tė regjimit serb, qysh nė nėntorin e vitit 1966 lidhur me kėtė vepėr mizore e tė papresedencė nė histori, kam kėrkuar ndriēimin e saj nė parashtresen qė ua kam bėrė Komitetit Qendror tė LKJ, KQ, LKS, KK, LK tė Kosovės dhe Komitetit komunal tė LK tė Mitrovicės, me ē' rast kam kerkuar zbulimin dhe demaskimin e atyre qė ndėrmorrėn kėtė masakėr.
    Lidhur me pėrgjegjet e marra do tė ndalem mė gjėrsisht nė fund tė kétij shkrimi.

    * * *
    Siē dihet, Proklamatės sė Partisė Komuniste tė Shqipėrisė dhe PKJ me tė cilėn ftoheshin shtresat e gjera popullore nė kryengritje kundėr fashizmit, unanimisht iu pėrgjegjen edhe shqiptarėt e Kosovės, tė cilėt rrokėn armét dhe krah pėr krah me kombet dhe kombėsitė e tjera luftuan kundėr pushtuesve tė pėrbashkėt deri nė fitoren definitive dhe ēlirimin e vendit.
    Nė fillim tė vitit 1945, kur fashizmit duhej dhėnė grushtin vendimtar dhe tė arrihej fitorja mbi armikun, njė numėr i madh i Shqiptaréve pjestarė tė aradhave partizane me pėrvojė nga vitet 1943 / 45 si dhe njė numėr vullnetarėsh tė tjerė qė u mobilizuan atėbotė, u caktuan tė shkojnė nga Kosova nė vijėn e Frontit tė Trieshtės pėr dy qellime themelore:
    --- Qė t" ia presin vijėn e frontit armikut tė fortifikuar nė frontin e Sremit, pėrkatėsisht t' u bėhet e pamundur forcave naziste tė tėrhiqen nė Austri apo Itali dhe.
    --- Tė marrin pjesė nė ēlirimin e Trieshtės dhe tė Istrisė, sė bashku me njėsité e tjera tė UNĒ - sė para se tė hynin nė kéto troje njėsitė anglo - amerikane, nė mėnyrė qė kėto territore t' i bashkangjiten shtetit amė - Jugosllavisė. Pėr kėtė qéllim nuk duhej kursyer asgjė e as numri i viktimave. Pėr arritjen e kėtij qéllimi janė nevoitur edhe forca tė mėdha si pér nga numri ashtu edhe pėr nga cilėsia luftarake.
    Tė bindur nė idealet e larta qė shtronte para nesh fakti se shkonim nė front pėr tė ēliruar vendin, nė asnjė moment nuk na shkonte mendja se ndaj nesh pėrgaditej njė kurth monstruoz e djallézor. Pėrkundrazi, nga tė gjitha viset e Kosovės u tubuam mė se 4.600 veta, mė se 99 pėr qind shqipatarė, pėr tė marrė rrugėn e Tivarit.
    Ē' ėshtė e vėrteta, ne kishim dėgjuar se edhe njé grup i ngjajshėm ėshtė nisur po nė kėtė rrugė para nesh, edhe ata pa ditur se ishin destinuar tė bėhen viktima tė njė masakri tė paskrupullt qė pėr nga monstruoziteti nuk ka edhe njė shembull nė historinė e njerėzimit. Jemi tė bindur se as << Oshvienēini >> i Polonisė e << Mathauzeni >> i Austrisė nuk kanė qenė me siguri mė tė rėnda, aq mė parė kur dihet se nė llogoret e lartėcaktuara kanė pėsuar kundėrshtarét e nacizmit, kurse nė Tivar masakri ėshtė bėrė pikrisht ndaj bashkė - luftėtarėve dhe popullit duarthatė.
    Piknisje e kėtyre forcave ushtarake nė grupe ishin qendrat e rretheve dhe ato komunale tė Kosovės. Nė njėrėn nga kėto ku isha edhe unė e pėrbėnin ushtarėt e aradhave partizane tė rrethit tė Mitrovicės, tė Shalės sė Bajgorės dhe tė Drenicės, vullnetarė dhe shumė tė mobilizuar nga kėto anė nė njė numėr tė pėrgjithshem qė arrinte nė 1. 1oo - 1. 2oo luftėtarė.
    Nė rrugė e sipér drejt Prizrenit ky numėr gjithnjė rritej, kėshtuqė me numrin e luftėtarėve qė na u bashkuan nga qendrat e rretheve dhe komunave tė Vushtrisė, Besjanės, Prishtinės, Kaēanikut, Gjilanit, Lipjanit, Shtimjes, Therandės, Burimit, Pejsė Gjakovės, Rahovecit, Dragashit, Prizrenit e viseve tė tjera u bėmė mbi 4.6oo veta. Ėshtė interesant pėr theksuar se nė nismė qė nga Mitrovica e deri nė Prizren kemi qenė tė organizuar nė njėsi ushtarake formacionesh tė ndryshme gjithnjė nėn komandėn e oficerėve ushtarakė shqiptarė dhe se komandohej nė gjuhėn Shqipe.
    Mirpo, nė vendtubimin qendror nė Prizren u bė riorganizimi i pėrgjithėshem dhe nė fjalėn e rastit qė na e mbajten dy oficerė tė lartė dhe dy civilė, na u tha ndėr tė tjera nė gjuhėn shqipe dhe serbokroate se nė pjestarėt e kėtyre njėsive llogaritet shumė dhe se duhet tė mburremi me misionin qė na ėshtė besuar sepse do tė japim kontributin tonė nė ēlirimin e Istrisė dhe Trieshtės, tė popujve qė aq shumė kanė vujtur nėn okupimin e huaj si dhe t' ia prejmė vijėn e frontit tė Sremit , me ē' gje do ta shpetojmė ēlirimin e vendit dhe kapitullimin e nacizmit.
    Poashtu na u komunikua se :
    a )- Nė kėtė marshutė janė nisur 4.580 luftėtarė
    b )- pér shkak tė rrugės sė gjatė deri nė Tivar, rrugė kjo e cila do tė kalohet nėpėr territorin e Shqipėrisė kėmbė, tė gjithė ata qė posedojnė armė t' i dorėzojnė e mos t' i bajnė pėr sė rėndi. U theksua se kjo vlen edhe pér oficerėt dhe nėnoficerėt Shqipatrė sepse, siē u tha, ata mbajnė armė hetorogjene si gjermane, italiane, bullgare etj., kurse porsa tė mbėrrijnė ne Kroaci do tė armatosen tė gjithė me armė mė moderne angleze.
    Pėrcjelljen tonė, thanė ata, tash e tutje do ta sigurojnė oficerėt dhe ushtarėt e rryer serbė e malazezė, kinse pėr tė na mbrojtur mė mirė prej ēfardo rreziku nė rrugė.
    c )- Posa tė mbėrrihet nė Kroaci, do tė bėhet riorganizimi i kėtyre njėsive nė brigada, batalone, ēeta e togje, kurse udhėheqjen me to do ta rimarrin oficėret e ē' armatosur shqiptarė.
    Duke qenė tė sinqertė, tė ēiltėr e tė pastėr nė shpirt, sikurse e ka zakon shqipatri, e tė bindur se Partia komuniste nuk do ta ndjek politiken e shfarosjes sė Shqiptarėve siē ishte nė Jugosllavinė e Vjetėr, urdhėrat qė na i dhanė kėtu i respektuam e mandje i vlersuam si humane dhe shprehje kujdesi ndaj nesh. Askush nuk dyshonte se pas kėsaj fshehej njė dramė e vertetė pėr popullin Shqiptar, e pa shenuar nė histori. Fjalėt dhe parullat se po shkojmė nė front si dhe lėnja e armėve kinse pėr tė na kursyer nga mundimet e rrugės sė gjatė, ishin vetėm mashtrim pėr te realizuar mė lehtė qėllimin, nga se duarthatė s' ka rezistencė, ndėrkaq Tivari ishte zgjedhur si skuta mė e izoluar e Malit tė Zi, ku largė prej tė gjitha lidhjeve komunikative, nė mėnyre mė tė padiktueshme do tė ekzekutohej krimi i paparė nė Histori. Konfiguracioni i terrenit me shkambinjė kanjone e det te gjerė ofronin mundėsi ideale qė tė pėrbinin pa gjurmė te gjitha viktimat dhe kufomat e masakrit dhe keshtu krejt kėtė krim ta mbulojė terri dhe heshtja, pa depėrtua asnjė fjalė dhe e dhėnė nė opinion, e mos te flasim mė pér ndonjė jehonė mė tė madhe ne vend apo jashtė tij.
    Planifikuesit e kėtij masakri nuk ka mundur madje t' i kėnaqė as dėrgimi i kétyre 4.6oo Shqipatarvė nė frontin e Treshtės, qė atje tė vriten nga armiku fashist. Tė pėrshkuar deri nė palc me urrejtje shoviniste antishqiptare, ata donin qė vet, nė mėnyrė ekzeltative tė shfryhen e kėnaqen me sadizmin e vet shtazarak.
    Nė Prizren qėndruan dy ditė, derisa u tubuam tė gjithė dhe derisa u bė riorganizimi nė njėsi. Nga Prizreni, kolona e jonė e gjatė u nis nė drejtim tė territorit tė Shqipėrisė, e pėrcjellė tash nga pjestarėt e brigadave serbe e malazeze tė armatosur deri nė dhėmbė, e qė kishin pėr qėllim gjoja ta sigurojnė marshutėn.
    Me tė kaluar tė kufirit tė Kosovės, sjelljet e mėparshme sadopak korrekte tė pėrcjellėsve tanė tė cilėt prej Mitrovicės e deri ne Kukės, megjithate i ngjanin sjelljeve te bashkėlutetarėve, kėtu e tutje tashmė u shėndrruan nė sjellje tė armiqėve tė paskrupullt, si tė bishave tė egra. Tani ata nuk na konsideronin, lere mė si bashkélutėtarė tė tyre, por as si robėr tė luftės, ndaj te cilėve edhe robėruesit mė gjakatarė e mė tė pacivilizuar konventat ndėrkomtare i obligojnė qė tė sillen nė mėnyrė sadopak humane. Madje, ata s' na konsideronin as si kope bagėtish, sepse ėshtė e ditur se barinjtė kujdesen qė kopenė ta shpijnė deri nė vendin e caktuar, kurse pėr pėrcjellsit tanė ishte krejt njė se a do tė vdesim gjatė rrugės apo kėtė gjė do ta bėjnė atje nė Tivar, nė vendin e caktuar pėr kryrjen e masakrit masiv ndaj Shqipatrėve. Na grahnin si tė denuarėve me vdekje, kur i shpiejnė nė vendin e ekzekutimit. Sipas deshirės, ndoshta edhe tė ushtarit mė tė thjeshtė, qė ndodhej nė percjelljen tonė, nėse i tekej, mund tė na ndante cilindo prej nesh nga kolona, ta bante shoshė me automatik, apo ta therte pa rreshtur me bajonetė e kufomėn ta shtyente me majen e ēizmes ushtarake nė hendek, pėr t' ua lėnė korbave si ushqim. Kėtė e bėnin pa kurrfarė droje se dikush do t' i merrte nė pėrgjegjsi pėr njė krim tė tillė.
    Sa mė shumė qė largoheshim nga Kosova, pėrcjellsit tanė gjithėnjė e mė shumė e tregonin ftyrėn e vėrtetė tė bishės gjakpirėse. Nė ēdo hap drejt Tivarit, ata i shtonin torturat dhe represaljet ndaj nesh, dhe siē dukej, kėto u shérbenin si uvertyrė para shfaqjes sė madhe << Tė natės sė Bartolomeut >> qė do ta realizonin nė Tivar. Duke konsideruar se u ėshtė ofruar njė rast shumė i volitshėm pėr ta shprehur shkallėn << Patriotizmit >>, pėrcjellėsit tanė, serbė e malazezė, bėnin gara nė mes vedi sekush do t' ia kalojė tjetrit pėr nga egėrsia dhe pashpirtėsia. Pėrveē qė na mundonin me uri, duke mos na dhėne fare ushqim, akoma mė shumė na na mundonin me etje, duke na penguar tė afrohemi te ndonjė burim apo prrockė e kthjellėt pėr t' u freskuar, apo shuar etjen.
    Poashtu, pėr ne nuk kishte strehim as kur binte shi e as kur bėnte tė ftohtė. Natėn e kalonim nėn qiellin e hapté e pėrcjellsit tanė flenin e pushonin nė objekte tė mbuluara.
    Rrugės, pėrcjellsit tanė vazhdimisht ndėrroheshin. Derisa njė numér sish marshonte krahas kolonés, tė tjerėt pushonin nė kuaj ose nė qerre. Kėshtu ata ndėrroheshin, ndėrsa ne tė uritur, tė etur e tė rraskapitur duhej tė ecnim me atė tempo qė na e diktonin pėrcjellsit tanė tė ngopur e tė pushueshėm. Kėshtu marshonim tėrė ditėn, me pėrjashtim tė disa pushimeve nga gjysėm ore, jo aq pėr pushimin tonė, por mė tepér pėr t' u ngopur ata me tė mirat qė i kishin marrė me vetė. Gjatė kėtij pushimi duhej t' i kryenim nevojat tona fizologjike, nga se ato gjatė marshimit mund t' i bėnim vetėm nė brekė.
    Disa prej nesh fizikisht mė tė dobėt nuk mundeshim me iu pėrballua mundimeve. Kishte raste qė tė sėmurėshin, e ndodhte tė vdesnin rrugės. Disa qė nuk mundeshin me ecė, pėrcjellėsit tanė i shpallnin simulant, andaj i pushkatonin aty pėr aty. Plumbin nė kokė apo bajonetėn nė gjoks e merrte edhe ai qė pėr njė hap sado tė vogėl ménjanohej nga rreshti pėr ta zbathur kėpucėn qė ia kishte vrarė kėmbėn, ose ai qe me kapele donte tė merrte ujė nė prrockė dhe pėr raste tė ngjashme. Sa ėshtė numri i atyre viktimave qė u mbetėn eshtrat rrugės pa arritur fare nė Tivar, askush nuk e di saktsisht, por pa dyshim ai ėshtė i madh. E them kėshtu, sepse nė kolonen e gjatė qė e pėrbėnin mbi 4.500 veta ai qė ishte nė krye tė saj nuk kishte mundėsi ta dij se ē' po ndodhė nė mes apo nė fund te kolonės, e poashtu ai i fundit nuk kishte mundėsi ta dinte se ē' po ngjet nė krye tė kolonės.
    Nė kéto rrethana, ditėn e parė tė marshimit tonė, rreth ores 20 arritém nė Kukės, kurse lumin e atyshėm e kaluem pėrmes njė vigu pasi qė ura kishte qenė e shkatrruar. Atė natė mbetėm nėn qiellin e hapur, nė reshje tė imta shiu. Ishim tė rrethuar nga Drini i bardhė, e nėn mbikqyrjen e vazhdueshme tė forcave ushtarake serbo - malazeze. Diku kah mesnata filluan tė ftohen nė shtab njerézit mė autoritativ tė radhave tona, sidomos ata tė cilét kishin rėnė nė sy mė parė si eprorė tanė ushtarak rrugės pér nė Prizren, siē u tha, kinse pér konsulltime pėr rrugėn e mėtejme. Aty kah ora 01 pas mesnate dėgjuam disa tė shtėna me pushkė automatike dhe britma te tmerrshme tė cilat na habitėn dhe frikasuan, por ende besonim se nuk éshtė fjala pėr ndonjė tradhti tė pėrcjellsve tanė.
    Ėshtė interesant rrėfimi i dy shokėve tanė qė kishin qenė tė ftuar, por edhe qė kishin pasur fatin qė nė errésirė tė ikin nėn rrebeshin e plumbave. Fjala ėshtė pér Bajram Zukėn dhe Rrustem Ahmetin nga Likoshani i Gllogovcit, tė cilėt na treguan se tė gjithė ata qė ishin ftuar kinse pėr konsultime nė shtab, i kishin ndarė nė grupe nė drejtime tė ndryshme dhe pastaj ua kishin pėrgaditur pusinė dhe boshatisur me plumba nga automatiku. Ky rrėfim i tyre tashmé na e bėri me dije se ndaj nesh megjithate po pėrgaditet diēka shumė e keqe, por s' kishim paragjykime se mund tė ndodhė ajo qė ndodhi mė vonė.
    Pas késaj ngjarje tragjike, tė prirė nga Bajram Zuka dhe disa shokė tė tjerė, nė fshehtsinė ma tė madhe e kemi informuar pjesėn ma tė madhe tė kolonės pėr atė ēka ndodhi atė natė dhe jemi organizuar nė kuadėr té mundėsive qė kishim pėr té marrė masa tė duhura:
    a ) - ua kemi bėrė me dije se jemi té rrethuar dhe tė pércjellė nga forcat serbe dhe malazeze dhe se nuk na konsiderojnė bashkėluftetarė e madje as si robėr lufte.
    b ) - askush tė mos i pérgjigjet thirrjeve eventuale tė shtabit dhe
    c ) - askush tė mos largohet madje as pėr nevoja fiziologjike nga vendi, kurse nė mėngjes tė kérkojmė sqarime pėr fatin e shokéve qė na i morėn dhe tė informojmė kėshillin krahinor nė Prizren pér trajtimin tonė.
    Masat qė i ndérmorrėm dhanė fryt, sepse mė askush nuk largohej nga vendi dhe se askush nuk iu pėrgjigjej thirrjeve tė shtabit. Pėrjashtim béjnė Bajram Zuka dhe Ferat Dani nga Likoshani tė cilėt ishin tronditur thellė dhe pasiqė kishin kuptuar tradhtinė pas asaj qė kishin parė nė shtab, vetėm kérkonin rastin mė tė volitshėm qė tė kthehen nė Kosovė.
    Lidhur me sqarimet qė i kérkuam nė méngjes pėr zhdukjen e shokėve tanė, pėrcjellsit u pėrpoqėn t' i demantojnė pohimet tona duke thėnė se fjala ishte pėr dezertorė. Mirėpo, duke parė vendosmerinė tonė, na premtuan se do tė kemi trajtim tė njejté me pėrcjellėsit dhe se tash e tutje gjatė rrugės nuk do tė na gjej asnjė e keqe. Poashtu na thanė se pėr rrugėn tonė ėshtė nė dijeni shtabi kryesor i LNĒ -sė nė Kosovė dhe se vazhdimisht janė nė kontakt me Fadil Hoxhėn.
    Nė mėngjes njė numér i shokėve tanė tė rraskapitur nuk mundi tė léviz"vendit e tė nisej nė rrugė. edhepse kėrkuan qė tė sigurohen mjetet Transportuese pėr ta e tė dėrgohen nė ndonjė spital tė afėrt, kjo kérkesė jona nuk u plotėsua. Pėrkundarzi, mbi ta u vėrsulen ushtarėt porsi bishat e egra dhe i rrahėn me shkopinj druri. Ata qė edhe pas dajakut nuk mundėn tė lėviznin vendit i shpallén simulanta dhe para syve tanė i pushkatuan.
    Para se tė vazhdonim rrugėn na dhanė njėfar mishi tė terur e shumė te kripur dhe me erė tė rėndė. edhe pse e dinim se ėshtė i prishur, shumė prej nesh tė uritur e ngreném, mirėpo, s' kaluan as dy orė dhe shumica e sėmurėm. Kishin dhimbje stomaku, barkqitje, vjellje e temperturė tė lartė. Nė kėtė situatė ishim tė detyruar qė tė largoheshim prej kolone pėr tė kryer nevojat fiziologjike. Mirėpo, edhe pse gjelatet tanė e dinin se jemi tė helmuar dhe se kemi nevojė veēmas pėr ujė, ēdo pėrpjekje e jona pėr t' iu afruar burimit me ujė, prrockės apo ndonjė ujvarje, kėrcnohej me vdekje. Qė mė parė ushtarakét i rrethonin burimet dhe vazhdimisht shtinin me armė drejt tyre.
    Mirėpo, as rrebeshet nuk i ndalonin njerézit t' ia mėsyjnė burimeve tė ujit pėr ta shuar etjen dhe helmimin, kėshtuqė njė numėr sidh gjeti vdekjen nė prag té arritjes deri te burimi. Edhe sot e kam tė freskėt vrasjen e njė tė riu nga Krasmirovci i Drenicės, i cili gjeti vdekjen me kokė nė burimtė njė kroni.
    Kėshtu tė rraskapitur kemi vazhduar rrugėn pėr nė Pukė, ku atė ditė kemi arritur rreth orės 19.oo dhe na kanė vendosur nė njė luginė tė rrethuar me pyje, kurse mbi ne vazhdimisht binte shi si rrėke. Nė kėto kushte, nė periferi tė Pukės e kemi kaluar natėn. Tė nesėrmen shumė veta nuk kenė mundur ta vazhdojne rrugėn kurse mbi dhjetra sish, mėngjesi i gjeti tė vdekur.
    Kėsisoji, radhét tona vazhdimisht zvogloheshin, sepse njė numėr i shokėve tanė nuk mund t' iu pėrballonte torturave, helmimit, urisė, veshmbathjes sė dobėt e sidomos frigės nga likuidimi fizik. Aq sa shtohej numri i tė sėmuarve, njėkohsisht rritej edhe numri i tė vdekurve sepse edhe ne, tė rraskapitur, nuk ishim nė gjendje mė t' i mbajmė pėr krihėsh, sikurse vepruam njė ditė mė parė.
    Prej Puke, nė rrethana si ato tė deritashmet, vazhduam rrugėn kurse kah ora 20.oo arritėm nė vendin e ashtuqujtur << Ura e Zogut >>, te njė kanion i thellė nėpėr tė cilin rridhte ujė fare pak. Meqė urėn e kishin shkatrruar fashistėt Italian, transportimin tonė nė anėn tjetėr tė kanionit perpiqeshin ta organizojnė pėrmes njė vigu dhe njėlloj vagonete. Nė atė vagonet me qellim i ngarkuan mėse 50 veta dhe natyrisht teleferiku i improvizuar u kėput, kėshtuqė tė gjithė ranė nė atė greminė tė thellė. Disa prej tyre vdiqėn kurse njė numėr sish u lėnduan rėndė e lehtė. Tentuam menjėherė t' u ndihmojmė, por na penguan pércjellsit duke na thėnė se atyre do t' u ndihmojé ushtria, kurse ne ne duhet tė vazhdojmė kalimin népér atė vig tė improvizuar. Mirpo, duke e ditur fatin qė na priste, refuzuam tė vendosemi nė atė vagonetė té ndrequr dhe pas shumė bindjesh e rezistencash u detyruan té na dergojnė kembe nėpėr kanion pér tė dalė nė anėn tjeter tė tij. Mirpo, posa kaluam kanionin, sėrish na urdhėruan tė kthehemi poshtė dhe natėn ta kalojmė nėn qiellin e hapur.
    Edhe pse ishim tė rraskapitur dhe qullė nga shiu, tėrė natėn jemi pėrpjekur t' u ndihmojmé shokėve qė mbetėn gjallė e tė lenduar nga rėnja prej vigu. Poashtu kujdeseshim edhe pėr disa shokė qė i kishim bartur tėrė ditėn nė lese tė improvizuara, pėr krihėsh apo nė supe.
    Dikur kah mesnata na e kanė kumtuar urdhėrin se duhet t' i identifikojmė tė gjithė tė sėmurėt dhe tė barten nja 50 metra largė gjoja pér t' i dėrguar nė ndonjė spital tė Shqipėrisė pėr shėrim. Mirėpo, tė udhėhequr nga pėrvoja e hidhur qė e patėm gjatė térė rrugės, ne kėtė urdhėr tė shtabit e refuzuam kategorisht.
    Nė mėngjes vrejtem se njė numėr i shokėve qė i kishim bartur dhe shumica e atyre qė kishin pėsuar lėndime pas rėnjes nga vigu kishin mbetur tė vdekur, kurse na u pamundésua bartja edhe tė disave qė lėngonin nga semundjet. Posa u larguam nga ai vend ata i mblodhėn nė qerre dhe i ēuan nė drejtim tė panjohur. Ne tė tjerėt vazhduam rrugėn dhe arritėm nė njė vend afėr Shkodrės ku duhej kaluar tė ashtuquajturin << Vau i Spasės >>.
    Edhe kėtu, meqė ura ishte e shkatrruar, filloi transportimi ynė me njė anije tė improvizuar. Tė mésuar nga pėrvoja me kėso improvizimesh refuzuam tė hipim nė atė anije pa prezencen e ndonjė oficiri dhe tė sė paku dy - tre ushtarėve qe na pėrcillnin. Shtabi, i cili ende nuk kishte kaluar << Vaun e Spasės >> pranoi kėrkesat e parashtruara kėshtu qė transportimi u bė pa ndonjė vėshtirsi tė madhe. Mirpo, edhe kėtu nė anėn tjeter mbetėn disa shokė tė sėmurė rėndė, pėr fatin e tė cilėve kurrė nuk jemi informuar.
    Nė Shkodėr arritėm rreth orės 16.oo me datėn 30 mars 1945. Nė tė anėt e rrugėve na pritėn mijra njerėz, shumica prej tė cilėve duke na pėrshendetur qanin, duke pėshperitur << ku jeni duke shkuar >>, << me siguri nė ndonjė vend pakthim >>.!? Shumė prej tyre na ofruan bukė e veēmas ujė dhe kėtu pėr herė tė parė shuam etjen. Kjo nuk zgjati shumė pasi qė shpejtė e shpejtė na vendosėn nė kazerma nė njė kodėr bukur tė lartė, emri i te cilės nuk mė kujtohet por e dij se aty nuk kishte pasur ujė pėr pije. Por, pėr ēudi, ne kėtu veten e ndienim pak mė tė sigurtė. Mirėpo, pėr fat tė keq, kėtu nuk na lanė tė qėndrojmė gjatė.
    Dikur pas mesnate u nisėm nė drejtim tė Ulqinit duke i lėnė tė sėmurėt nė mėshirėn e ushtarėve serbė e malazezė. Nė rrugė e sipėr, jo forte larg Shkodrés, kolona jonė aty kah ora 3 pas mesnatės ka hasur nė njė eksploziv qė shtrihej mjedisit tė rrugės, nė njė gjatsi prej 10 deri 20 metrash. Me tė ndezur tė explozivit mes nesh u krijua njė panik shumė i madh, por pėrnjėherė pasoi urdhėri qė tė mos lėvizim nga vendi. Mirėpo, nga frika shumė prej nesh u rrokullisén nė tė dy anėt e rrugės e mė pastaj filluan tė shtėnat e ushtarakėve me ē' rast u vranė dhe u plagosėn shumė shokė tanė, kurse nė mesin e tyre kam njohur Tafil Shabanin nga Kozhica.
    Pas nja 30 minutash na kumtuan se jeta e jonė mė nuk ashtė nė rrezik, duke thėnė se << kjo qė ndodhi ėshtė vepėr e reakcionarėve apo e diverzantėve shqiptarė tė Shqiprisė, tė cilėt hakmerreshin ndaj shqiptarėve kosovarė pėr masakrat dhe torturat qė kinse paska bėre Xhafer Deva dhe regjimenti i ashtuqujtur kosovar >>. Krejt kjo u bė sigurisht pėr fshehur qéllimin e vet dhe pėr tė nxitur urrejtjen véllavrasėse nė mes tė shqiptarėve.
    Pas shumė kėrcnimeve pėr ta heshtur kėtė situatė jemi detyruar tė nisemi dhe tė vazhdojmė rrugėn. Pos tre te plagosurve qė na lanė t' i bartim, tė sėmuerėt dhe tė plagosurit e tjerė nuk lejuan t' i marrim me vete, por i ngarkuan nė mjete tė ndryshme transportuese dhe i dėrguan nė drejtim tė Tivarit me qėllim qė tė mos biejnė nė sy. Shokėt e plagosur i kemi bartur mbi supe deri nė njė fshat, emri i tė cilit nuk mė kujtohet, por ishte me pullaze prej guri dhe me pak tokė tė plleshme. Aty fshatrėt na kanė dhėnė kanata qerresh tė punuara prej thuprave pėr t' i bartur tė plagosurit dhe té sėmurėt.
    Nga kėto tortura dhe reprezalje qė na bėheshin gjatė rrugės, sigurisht me sė véshtiri e kanė pasur ata qė ndodheshin nė fund tė kolonės. Ata edhe kanė pasur mundėsi tė numrojnė mė saktsisht viktimat e rrugės, por sigurisht se nė kėto rrethana pak kujt i ka shkuar ndėrmend ta bénte kėtė, nga se nė ēdo moment ekzistonte mundėsia qė edhe vet té bėhej viktimė e pėrcjellėsve tė tėrbuar. Instinkti i vetėekzistencės dhe rreziku qė nė ēdo moment mund tė likudohej, nuk lejonte tjetėr tė mendohej por vetem si tė shpėtohet jeta. Kėtė gjendje psiqike e bėnte edhe mė tė tmerrshme hasja gjatė rrugės nė kufomat qė binin nė krye apo nga mesi i kolonės. Nė kėtė pjesė tė rrugės sharjet dhe ofendimet si << viste zarobljeni, vodiqemo vas u llogor na prinudni rad >>, << shoptarsku vam majku >>, << osvetiqese crnogorska omladina >>, e tj. ishin << pėrshendetjet >> mė tė shpeshta qė na i drejtonte masa dhe pėrcjellsit tanė, duke na provokuar vazhdimisht dhe duke na i shtuar reprezaljet. Edhe nėse ndonjeri ishte i gatshėm qė nga revolti tė reagojė duke ditur se ndoshta do ta paguaj me kokė, kėtė nuk e bėnte, sepse e dinte se pos tij do tė pėsojnė edhe shumė tė tjerė. Zatėn ushtarėt serbė e malazez mezi pritnin reagimin tonė mė té vogėl pér tė shtiré nė neve.
    Késhtu tė lodhur e tė rraskapitur nga rruga, uria e etja, e mė tepėr nga pasiguria, nė gjendje tė tensionit té lartė psiqik, e kaluam rrugėn nėpėr tėrė territorin e shqiprisė.
    Me tė hyrė nė kufirin e Jugosllavisė, afėr Ulqinit na kanė urdhėruar qė tė ndalet kolona gjoja pėr pushim, kurse tė gjthė tė sėmurėt dhe tė plagosurit qė ishin me ne, tė ndahen nė njė vend tė caktuar, gjoja pėr tė evituar ndonjė epidemi tė mundshme. Thanė poashtu se ata tė transportohen nė ndonjė spital tė Malit te Zi pėr shėrim, por sipas tė gjitha gjasave edhe ata i gjeti fati i njajtė si shokėt tanė tė mėparshėm, kurse ne vazhdim rrugėn pėr né Tivar.
    Me té arritur nė Tivar, dikund nė mes tė orės 12 - 13.oo nė ēdo skutė té qytetit diktohej njė mobilizim i madh i ushtrisė dhe popullsisė tė cilét me armė né doré té drejtuar kah ne, na shikonin me pérbuzje tė madhe. Diktuam qartė komplotin dhe grackėn qė na ishte pérgaditur. Shpirtrat tona virgjėresha u gjetėn nė shenjester tė pushkéve dhe mitrolozėve qė ishin vendosur nė ēdo qoshe tė rrugėve, dritare dhe tarracė tė shtėpive e shkambinjtė nė kodrat pėrreth. Fitohej pėrshtypja se nga kjo bllokadė as zogu s' do tė mund tė fluturonte gjallė.
    Nė qendėr tė Tivarit tė ri, na kanė urdhėruar tė ndalemi dhe tė ulemi midis rrugės, gjoja pėr pushim. Nė afėrsi tė rrugės kishte qenė njė krua nga i cili ujė rridhte pa ndėrprerė. Pasi qė ishim shumė tė etur, u muarėm vesh qė tre shokė tanė tė prirė nga Sylė Gllobari tė ngriten nė kėmbė dhe té apelojnė te njė oficir qė ishte afėr ēesmes pėr tė na lejuar tė pijmė ujė. Mirėpo, me tė paraqitur te apelit, pėrnjėherė diktuam se oficeri u mėrdhez dhe filloi piskamėn e kėrcnimin me fjalė ofenduese << shiptarsku vam majku >> etj. Nė momentin kur Syla me shokė u pėrpoq tė arsytojė kėrkesen, pėrnjehere oficiri ka urdhėruar ushtarét té versulen mbi tė dhe tė shtijnė me armė tė zjarrta. Pos vrasjes sė tyre, nga plumbat qė kishin bredhur anash, u plagosėn disa shokė tanė dhe njė ushtar malazez.
    Pas késaj tragjedie, ne mbetėm té shtangur nė mes tė rrugės, pa patur guxim tė lévizim apo tė bisedojmė dhe me frigė pritnim se ēdo tė ndodhė me ne, pasi qė na ishin drejtuar shumė tyta te armėve dhe bajoneta. Pėr njė ēast ushtria u tėrhoq nja 50 metra largė nesh dhe zurėn pozita mė tė sigurta - dikush pas shkambinjėve, dikush pas shtėpive e disa sish edhe brenda tyre. Dhjetė apo pesėmbdhjetė minuta mė vonė nga komanda e vendit arritėn tre oficirė tė lartė dhe shumė oficirė e ushtarė tė tjerė. Ardhjen e tyre ne e pritėm me njė fije shprese se nė mesin e tyre do tė gjendet ndonje revollucionar apo komunist qė do t' i jep fund kėtyre torturave tona
    Mirėpo, shpresa ishte e kotė, sepse njėri prej tyre zuri pozitė nė njė lartėsi dhe filloi tė na sulmoi e kėrcnohet me fjalet << shiptarsku vam majku >>, << sve qemo vas ubiti >>, << samo minuti su u pitanju >> e tj.
    Nuk vonoi shumė dhe pérmes altoparlanti na u komunikua se gjoja dikush prej nesh ka tentuar t' ia grabis ushtarit té plagosur malazez revolen, andej kjo dhe kėrkesa e organizuar pėr ujė u shérbeu si preteksti pėr ta kualifikuar si tentim kryengritje, pėr ēka u kėrcnuan me masa hakmarrje mė drastike. Mirėpo, ne tė gjithė mirė e dinim se ky ėshtė vetėm njė trillim si bazė pėr njė masakér me pėrmasa mė té mėdha.
    Pas disa ēastesh té heshtjes se varrit u ngrit nė kėmbė njeri nga shokėt tanė pėr te cilin mė vonė mėsuam se ishte njė i ri nga fashati Kozhicė, i cili pas konsultimeve me shokė ishte drejtuar kah oficieret me kėrkesė dhe apel qe t' u japin fund kėtyre vrasjeve, maltretimeve dhe sjelljeve barbare. Por, pa u ofruar mirė, nė tė u vėrsulen ushtarėt malazezė, dhe me armė dhe bajoneta qė i kishin vu nė pushkė e coptuan por si lakėr.
    Tė shtrénguar dhe tė tronditur nga kjo skenė e tmerrshme patologjike, ne nuk dinim me ēka te bėjmė, tė flasim apo si tė veprojmė. Tė hutuar e me sy tė zgurdulluar, vetėm shikonim para vetes dhe pritnim se ēka do tė sjellė secili ēast e minut i ardhshėm. Kur mė nuk ngrihej askush nė kėmbė dhe nuk bėnte zė, oficierėt filluan té kėrcnohen se njė nga njė do tė na likuidojné tė gjithėve.
    Heshtjes sonė tė mėtejme filluan t' u pėrgjigjen me terbim. Urdhruan qė nga mesi i kolonés tė ndahen 80 veta, te cilėt i lidhėn duarsh dhe i dėrguan pas njė ndėrtese, e mėpastaj vetėm dėgjuam refallet dhe britmat e klithjet e tyre qė u masakruan.
    Ndėr shokėt qė unė i kam njohur, e qė u pushkatuan nė mesin e kėtyre 80 vetve, ishte edhe Abdyl Bislimi nga Kryshevci i Drenicės.
    Me tė pėrfunduar tė kétij akti mizor, meqé ne ishim nė kolonė pėr katėr, nė gjatsi prej 5 - 6 kilometrash, e mundsia pėr shfarosje masive ishte mė e vogėl, na kanė urdhéruar té ngritemi nė kėmbė dhe tė qėndrojmė nė vend me duar té lidhura mbi kokė. Pas pak na kanė urdhėruar té ecim drejtė njė ndertese tė madhe trikatshe, me njė siperfaqe prej afro 300 metra katrore dhe me oborr tė rrethuar rreth dhjete ari. Ndértesa ishte e rrethuar nga tė tri anėt me kodra shkémbore, kurse oborri ishte me muri tė lartė me rrethojė tė hekurt, me maje tė prehta, gjė qė krijonte kushte shumė tė volitshme pėr likuidimin e tė gjithė neve pa marr parasysh a gjendeshim nė oborr apo nė ndėrtesė.
    Nė tė hyrė tė oborrit tė ndėrtesės ishin vendosur nga 10 - 15 ushtarė nė tė dy anėt e hyrjes tė pérgaditur me shufra hekuri nė dorė. Secili prej nesh qė hynim nėpér atė hyrje merrte goditje nė kokė, gjoks apo shpinė me shufėr hekuri dhe vaj halli pėr atė qė nuk mund t' iu bėnte ballė tė rénave, sepse akzistonte mundėsia ēdo herė qė tė mbetet nė vend. Ai qė mbetej i shtrirė nga tė rėnat shkilej pa mėshirė nga turma qė kalonte nėpér atė hyrje, pa pasur mundėsi askush t' iu ndihmojė.
    Ishte e pamundur tė kalojshe nėpėr ate hyrje tė ngushtė e tė mos marrésh goditje. Vetėm gjatė kėtij akti, kétu nė hyrje tė oborrit, mbetėn tė shtrirė rreth 100 apo 150 veta. Shumica prej tyre edhe tė vdekur.
    Ashtu tė pėrgjakur dhe té rraskapitur nja 1000 veta qė ishim nė ballé té kolonės, na futėn por si lopét nė atė ndėrtesė. Pasi qė ndėrtesa u mbush pėrplot, nė oborr sipas njė vlersimi ngelén mbi 2200 - 2500, kurse nė rrugė tė gjerė 7 - 8 metra e te gjate 80 - 100 metra, kanė ngelur tė rrethuar 1.000 - 1.100 veta, por tani jo te rreshtuar, por grumbull. Kjo u bė pėr shkak se nė kėtė mėnyrė bėhej likuidimi mė i lehtė i tyre. Me tė pėrfunduar tė kėtij aksioni, ushtarėt e kapėn Milazim Haxhiun nga fshati tėrnavc, me pretekst se ai qenka njėri prej atyre qė ka tentuar t' ia marrė revolen oficierit malazez qė u plagos ashtu siē pėrshkruam mė heret. Edhe pse ky refuzoi akuzat, mbi trupin e tij para syve tanė u zbraz njė shanzher i revoles.
    Edhe pse e dinim se xhelatet e pashpirtė po pėrgatitin masakėr tė paskrupullt ndaj nesh, i riu 17 vjeēar Ibrahim Koca nga fshati Polac i Drenicés se bashku me 7 shokė shkoi te komanda e shtabit, e cila ishte e vendosur nė oborr dhe urdhėronte << udari majku vam shiptarsku neka znaju da je ovde Cerna Gora i da qemo sve do jednog zaklati...>>>, Pér dy qéllime:
    a ) - tė apelojė tė ndėrpritet masakri i mėtejme, sjlelljet brutale, rrahjet ne hyrje me shufra hekuri, dhe
    b ) - t ' u lejojnė t' u ndihmojnė shokėve tė lėnduar qė kishin mbetur nė hyrje tė ndėrteses nga tė rėnat qė kishin pėsuar.
    Para se Ibrahim Koca ta kryente paraqitjen e kėrkesave tė pėrmendura, me urdhėrin e komandantit, nė tė janė vérsulur shumė ushtarė, e kanė ngulur nė bajoneta, e kanė ngritur lartė e pastaj e kanė gjuajtur nė njė shkamb pėr t' a parė mė lehtė. Pastaj, me njė fjalė nė mėnyrė mizore ia kanė pre hundėn, veshėt, krihėt, e kanė bėrė copa - copa.
    Pas kėtij akti shtazarak, shtabi dhe ushtarėt janė tėrhequr anash 100 deri 150 metra. Pas dhėnjes sė sinjalit me njė armė tė rėndė tė kalibrit tė madh, pėrnjėherė nga tė gjitha anėt janė dėgjuar krisma. Rebeshet e armve tė ndryshme vinin drejtė nesh nga ēdo skutė, oborr, shtepi, shkėmbė,dritare e pullaze tė shtėpive. Shtihej me armė tė zjarrit, si pushkė, automatik, mortaj dore, revole e ēka tjetėr jo. Kėsisoji, brenda njė ore, asnjė nga grumbulli i njerėzve, pėrafersisht mbi 3 mijė veta qe ishin vendosur ne oborr dhe shesh, nuk mbet nė kėmbė, kėshtu qė rrethi i ndėrteses, oborri dhe sheshi u shendrruan nė lumė gjaku qė i pėrgjante njė kataklizme tė vertetė.




    Krahas sulmit nė oborr dhe shesh, me armė tė njejta dhe intesitet te njejtė sulmuan edhe brenda ndėrtesės. Nga tė shtėnat e armve dhe bombat, plafonet e ndertesės filluan tė bijnė mbi kokat e njerėzve, kurse dyshemeja e shendrrua nė liqe gjaku. Nė njėrin prej kateve, nga tė shtėnat u rrėnua krejt pllafoni dhe sė bashku me te, njė pjesė e madhe e njerėzve tė gjallė dhe te vdekur ranė mbi kokat e atyre qė ishin njė kat mė poshtė.
    Gjatė sulmit, ne qė ishim nė dhoma tė paplagosur, apelonim te shokėt;
    a ) qė tė mos ngriteshin nė kėmbė, sepse ishin nė shėnjestėr tė armėve tė kurdisura nė shkėmbinjė rreth dritareve,
    b ) qė bombat e hedhura nė dhomė tė grabiten pa exploduar dhe tė kthehen jashtė,
    c ) tė pengohet dalja e secilit nga dhoma dhe levizja nga vendi ku ėshtė gjetur, sepse secili qė iamėsynte me dalė automatikisht goditej me armė tė zjarrta nga dritaret,
    ē ) nė rast se xhelatėt tentojnė tė hyjnė brenda ndėrteses tė pėrgaditen pér kundėrsulm gjer nė vdekje dhe
    d ) tė pengohet kėrcimi nga dritarja
    --- vetėvrasja e t' u ndimohet tė plagosurve dhe atyre qė pėsuan psiqikisht.
    Nuk dij si ta pérshkruaj, por mė kujtohet se njė pjesé e atyre qė u sėmurėn psiqikisht, por edhe tė tjerė, nga friga e madhe, pérnjėherė ranė né njėfarė kome
    --- gjumė té thellė dhe mė nuk dijshin asgjė. Nė kėtė mėnyrė u lehtsuam sado - pak, sepse nuk kishim nevojė tė angazhohemi rreth shpėtimit tė tyre, kurse nė anėn tjetėr kishim mundėsi mė tė mėdha tė merremi me vetorganizim pėr kundėrsulm eventual. ndėr ata qė kontribuan mė sė shumti nė qetsimin e situates brenda ndėrtesės dhe ofrimin e ndihmės mė kujtohen: Ismail Ramadani nga Lubovci, Nasuf Bajrami dhe Selman Shabani nga Baksi,Riza Hajdini e Rrustem Ahmeti nga Likoshani e tė tjerė.
    Pėr shfarosjen tonė kanė qenė tė angazhuar jo vetėm ushtarėt, por mendoi tė gjithė qytetarėt e Tivarit; burra dhe gra, mantilbardhė, pjestarė tė institucioneve te ndryshme tė Tivarit, me njė fjalė, nė ne kanė shtėnė tė gjithė qytetarėt qė atė ditė me ose pa qellim janė gjendur aty dhe atė nga tė gjitha llojet e arméve. Tė shtėnat kanė zgjatur gjersa nuk ėshtė ngritur askush nė kėmbė dhe derisa s' kena dhėnė ndonjė shenjė gjallėrie. Kėtė e vėrteton edhe njė raport zyrtar i shtabit operativ; ku mes tjerash thuhet:
    ***************************************
    <<...padalle su bombe sa svih strana, pucalo se od svih oruzhja, a u pucnjavu su se umesali odbornici, bolniēarke - jednom reēju, svak ko se trefio u tom momentu i ko je posedovao oruzhje. Pucnjava je prestala onda kada se nije niko vise od gomile podizao niti micao. Svemu ovome prisustvovali su komandant i komesar X brigade i sve skoro vojne i civilne ustanove koje se nalaze u Baru. Mnogo od njih su aktivno uēestvovali u tom pushkaranju na ljude >>.
    ****************************************
    E gjithė kjo na bėnė tė ditur se pėr shfarosjen tonė ishin pėrgaditur si mos mė mirė. Sikur fitohej pėrshtypja se janė vėnė nė gare cili prej tyre do tė vret mė shumė shqiptarė. Sulmi nga tė gjitha anėt dhe nga tė gjitha llojet e armėve sikur breshėri ka zgjatur pa ndérprerė rreth njė orė e gjysmė, prej ores 14.oo deri ne ora 15.45, porse mė - pastaj me intesitet mė tė dobėt, tė shtėnat kanė vazhduar ndaj atyre qė janė pérpjekur tė ikin kėmba - dorės si dhe ndaj tė plagosurve qe janė strehuar nėpėr shtėpi, plivica, kotarė tė derrave, ahėr tė kafshėve, zgavrat e trupave tė ullirit, nė gypat e kanalizimit e gjetiu.
    Nė disa raste, ( mė vonė kemi marrur vesh ) , disa familje i kanė strehuar dhe ua kanė shpétuar jetėn tė plagosurve tė ikur, por pėr fat tė keq, nė tė shumtėn e herave, ata qė janė zėnė duke u strehuar, janė likuiduar nė ményrė mė mizore. Mė duket se edhe sot mė dalin para sysh kufomat e masakruara nė oborrin e njė shtépie - Brahim Syla e Behram Ajeti nga ternavci, dy tė rinjėnga Krasmirovci dhe njéri nga Kopiliqi.
    Pas kėtij akti mizor, i cili siē thamė zgjati mbi njė orė e gjysmė, tė shténat u ndėrprenė, me pėrjashtim tė ndonjė pushke e cila aty - kėtu shtinte mbi ata tė cilėt kishin tentuar tė largohen nga kjo kasaphane. Pas nja 10 - 15 minutash pasoi proklamata e re e shtabit, nė tė cilėn thuhej:
    a ) informohen tė gjithė ata qė kanė mbetur gjallė ose tė plagosur se komandanti suprem i UNĒ, shoku Tito ka urdhėruar ndėrprerjen e zjarrit dhe tė gjithė i ka falur - pavarsisht prej gabimeve qė kanė béré,
    b ) tė gjithė tė plagosurve do t' u ipet ndihma mjekėsore dhe sipas nevojės do tė dėrgohen nė shérim kurse tė plagosurit lehtė tė ngriten nė kémbé dhe té skajohen.
    c ) Nė fund kėrkonin nga tė gjallét tė brohoritnin parullat: << Rrnoft shoku Tito, >> << rrnoftė bashkim - vllazėrimi >> dhe << Rrnoftė ushtria nacionalēlirimtare >>.
    Duke menduar se thirrjet e proklamatés ishin tė sinqerta, shumica e tė plagosurve filluan tė ngritėn e té kérkojnė ndihmė mjeksore. Mirėpo, posa u zbuluan shumica e tė gjallėve, mbi ta prap u vėrsulėn ushtarėt dhe banorét dhe i masakruan sėrish. Pastaj vazhdoi aksioni i hulumtimit dhe asgjėsimit tė atyre qė ende jepnin shenjė gjallėrie. Ky lloj gjurmimi dhe asgjėsimi zgjati pėrafersisht deri pak para mbrėmjes.
    Nė proklamatėn qė u shpall ndérkohė, sėrish té gjith tė plagosurve iu premtua ndihma mjekėsore nėpėr spitalet e Tivarit, Dubrovnikut, Splitit e gjetiu, kurse nga tė plagosurit lehté u kérkua qė tė skajoheshin me qellim té hapjes sė rrugés pėr t' iu ndihmuar té plagosurve réndé.
    Mirėpo, tė mashtruar tash disa herė, askush nga turma nuk lėvizi vendit. Pas pak, aty arritén njė grup oficieresh qė deri atėherė nuk i kishim parė. Pasoi njė bisedė mes tyre dhe shtabit, herė - herė e pėrcjellur me zhurmė dhe tone polemizuese. Pėrmbajtjen ne s' ishim nė gjendje ta dijmė, por nga gjestikulacionet kuptohej se habiteshin me kėtė qė kishte ndodhur.
    Pasi u informuam se masaker ėshtė bérė edhe ndaj njerėzve qė kishin hyrė nė ndértesė, nga dritaret dėgjuam apelin qė tė dalim jashtė, me premtime se nuk do tė na ndodhė asgjė e keqe. Pėrsėri na u tha se ndėrprerjen e zjarrit e ka urdhėruar vet Titoja i cili, siē thoshin, na ka falur jetėn.
    Nė ndėrtesė brenda u hamendém njė kohė té gjatė se a duhet dalur apo jo. Nė kėtė ndikoi pėrvoja e hidhur qė e kishim gjetė tėrė rrugės dhe me té drejtė dyshonim nė kėtė apel. Pasi nja 20 - 30 veta u konsultuan se si t' ia bejmė, Isuf Halili nga Radisheva u deklarua se ai do tė dal i pari pér tė kontaktuar me njėrzit qė apelonin pėr té dalė.
    Ashtu edhe u bė. Pas kontaktit qė vunė ky me y shokėt tjerė me shtabin dhe oficiret, tė prezentuar si dalmatin, si dhe pas premtimeve qė morėm se nuk do tė ketė vrasje, edhe ne tė tjerėt vendosėm ta léshojmė ndėrtesėn. Para se tė fillojė dalja, nė ndėrkohė serbet dhe malazezét vunė roje nė ēdo kat tė ndėrteses dhe askush s' mund ta lėshonte atė pa u kontrolluar detajisht. Prej nesh kanė konfiskuar ēdo gjė tė vlefshme, si unaza ari, orė dore ose xhepi, tė holla e tj.
    Kur dolém jashtė, vėrejtėm se oficeret qé na kishin pėrcjellur dhe ata tė paraqitur si dalmatin, edhe mė tutje diskutonin me tone tė larta dhe plot nervozizém. Mésuam se tė parėt pėrpiqeshin ta arsytojnėmasakrin andaj prej ushtarėve dhe oficiravė tė ardhur kerkonin qė tė largoheshin prej vendit tė ngjarjes. Nuk vonoi edhe ata u tėrhoqėn, sigurisht nė aradhat e veta e neve na lanė prap nė mėshirėn e gjakatarėve. Derisa dilnim nga ndertesa, pas nesh mbeteshin njė numėr i madh i tė plagosurve, duke qarė e kėrkuar ndihmė.
    Me tė dalur nė oborr, vėrejtėm njė rrethim tė madh nga ushtarėt serbė e malazezė, por edhe njė skenė tė llahtarshme para nesh, ku shtriheshin me mijra tė vrarė e tė plagosur. Pamje trishtuese ofronim sidomos gjėsendet e mprehta si bajonetat, sépatat,tėrfurqit shkopinjtė, qė kishin mbetur tė ngulitura nė gjoks, stomak apo gjymtyrė tė tjerė trupit. Nė atė grumbull njerėzish tė kryqzuar si kubiku i druve njė mbi njė, nuk mund tė dallohej se kush ėshtė kush, ku e ka kokėn e ku kėmbėt apo trupin. Kishte shumė tė plagosur qė vuanin duke vajtuar, kėrkonin ndihmė, klithnin e ēka jo tjetėr. Ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet gjithė ajo skenė e tmerrshme, kur tė plagosurit qė u shkonte gjaku rrėke, kėrkonin ndihmė e nuk ishin nė gjendje t' u ndihmojmė. Ishte shumė i vėshtirė pėr ne qė mbetėm gjallė detyrimi tė qéndrojmė nė kėmbė mbi kufoma. Edhe ne qanim sė bashku me tė plagosurit tė cilėt shpesh klithnin: << ... ndihmom vėlla, e mos shkel mbi varrėn time >>, << vėlla, ma jep njė pikė ujė >>, << ma hiq sopatėn >> tėrfurkun, thikėn nga gjoksi, << mė nxirrė prej kufomave e tj, e tj >>. Nuk ishin tė rralla edhe lutjet: << vėllazėr, mos na leni nė duar tė kėtyre xhelatėve >>. << na mytni ju >> <>
    Tė shtėrnguar nga tė gjitha kėto kėrkesa, edhepse ishim tė rrethuar nga qindra ushtarė tė armatosur, ne megjithatė u pėrpoqėm qé sado - pak t' u japim ndihmė duke i nxjerrur tė plagosurit nga kufomat. Por, atė moment kur na kane diktuar se po u ndihmojmé, ushtarakėt dhanė urdhėr tė ri kėrcnues se ēdokush qė tenton t' ju ndihmojė ose qė shmanget nga turma qė qéndronim nė kémbė, do ta zé plumbi. Poashtu dėnohet me vdekje ēdo i plagosur qė tenton t' u bashkangjitet atyre qė kanė mbetur gjallė nė ndértesė. Po ceku se tė plagosur e duke kėrkuar ndihme njoha Asllan Mustafen nga Tėrnavci, Bislim Pajazitin nga Krasimovci, Bejtė Bislimin nga Kryshefci e disa tė tjerė emrat e tė cilėve tani nuk mė kujtohen.
    Ndėr kufomat nė oborr njoha Sinan Avdiun nga Tėrnavci, Hysen Zeqėn nga Kuēica, njė djal tė ri nga Rakinica, tre tė tjerė nga Kopiliqi, dy shokė nga Prekazi e tė tjerė.
    Nė njė situatė tė tillė kur kudo rreth nesh por edhe nėn kémbét tona dėgjoheshin vaje, ofshime edhe klithje tė té plagosurve qė kėrkonin ndihmė, xhelatėt tanė mbanin fjalim pėr rrolin e levizjes nacionalēlirimtare me Titon ne krye, per bashkim - vėllazėrim e tj. Nevė na detyronin tė bėrtasim: << Rrnoftė shoku Tito >>, << Rrnoftė vėllazerim - bashkimi >>, << Rrnoft UNĒ - ja >>, duke thėnė se e tėrė kjo qė ėshtė bėrė kėtu nuk ėshtė e rastit, por me urdhėrin e komandantit suprem, shokut Tito me ērast edhe cituan fjalėt, siē thanė, nga urdhėresa qé e kishte dhėnė. Njėkohsisht, edhe pėr pėr nderprerjen e kėtij masakri thanė se ka urdhėruar vet Titoja dhe kinse citonin atė atė urdhėresé. Na thanė se duhet t' i jemi mirėnjohės, sepse neve qė kemi mbetur gjallė ai na ka falur jetėn. Pėr tė shprehur mllefin e vet shtazarak, fjalimi i tyre zgjati plot 60 minuta, derisa u pastrua sheshi para oborrit nga viktimat dhe gjaku qė ecte si prrockė. Mė kot tė plagosurit kėrkonin ndihmė prej nesh, sepse me qindra ushtarė pérreth vėshtronin ēdo levizje tonėn, kurse ēdo pėrpjekje pėr ndihmė e dėnonin me vdekje.
    Nė spastrimin e oborrit dhe tė sheshit, pėrnjeherė u mobilizuan banorėt; gra, pleqé, tė rinjė e ushtarė, si dhe punėtorėt e ndryshém, sigurisht me qėllim qė sa mė shpejtė tė fshihen gjurmėt e kėsaj vepre mizore. Pėr kėtė qéllim u angazhuan, cisternat, kamionėt, kovat e fshisat e tė gjthė Tivarit. Nė kumtesėn qė e dhanė mė parė e qė dėgjohej fortė mirė, u tha :
    1 . -- Tė gjitha njėsitė ushtarake nė qytet, e tė gjithė qytetarėt dhe punėtorėt me tė gjitha mjetet qė disponojnė tė mobilizohen pėr pastrimin e qytetit nga stėrvinat e banditėve shqiptarė.
    2 . -- Nė mjetet transportuese si kamionė, vagoneta, qerre e tė tjera, tė ngarkohen bashkarisht njė mbi njė tė vdekurit dhe tė plagosurit.
    3 . -- Pas transportimit tė viktimave tė pastrohen rrugėt, sheshi dhe oborri i ndėrtesės, edhe gjaku e rrobat e banditėve.
    Zbatimi i kėsaj urdhérese filloi menjėherė, kėshtu qė nė mjetet transportuese vėrtetė ngarkoheshin bashkarisht té vdekurit dhe tė plagosurit. Tė kota ishin kundėrshtimet dhe tentimet e tė plagosurve qė t' i ikin kėtij transporti tė papresedan, sepse ata qé rezistonin masakroheshin aty per aty me armė tė ftohta e diku - diku edhe me pushkė.
    Edhe pse ishin tė shtėrnguar dhe tė rrethuar nė ēdo anė, njė grup prej 3 shokėsh tanė tė gjallė qė u printe Elez Murta nga Llausha u nda nga turma jonė dhe shkuan tė komandanti qė ishte largė nja 20 - 25 metra me kėrkesė qė tė ndėrpritet masakri dhe tortura ndaj nesh, tė kenė mėshirė ndaj tė plagosurve, nė mėnyrė qė tė plagosurve, nė mėnyrė qė tė mos transportoheshin sė bashku me tė vdekurit dhe qė tė na lejonin neve qė nėn mbikqyrjen tė perkujdesemi pėr shėrimin e tyre ose dérgimin nė ndonjė spital.
    Kėrkesen e tyre xhelatėt e dėnuan me vdekje. Por nuk u knaqėn me kaq. Nga turma e jonė morėn edhe nja 5 - 6 veta me motivacion se edhe ata ishin nė grup me protestuesit dhe qė tė gjithė i likuaduan, kurse neve na u kėrcnuan se po qe se na dégjohet vetėm edhe njė zė do tė na gjej fati i njejtė.
    Pra, pėrkundėr kerkesave tona, me mobilizim tė shtuar vazhduan transportimin e tė vdekurve dhe tė plagosurve dhe pastrimin e sheshit dhe tė oborrit nga rrobat dhe gjaku nė mėnyrė qė tė mos mbetet asnjė gjurmė e masakrit. Derisa zhvillohej ky aksion nga masa e qytetarėve dėgjohej kėnga << Druze Tito mi smo ti obeqali da qemo sve shiptare zaklati, osim devojaka i mladih nevesta s kojima qemo kolo zaigrati >> e tj.
    Pasi qė ushtria, puntorėt, grat, burrat dhe fėmijtė, pastruan pjesėn mė tė madhe tė sheshit dhe tė rrugės pėrreth nga kufomat dhe tė plagosurit, nga rrobat dhe mbeturinat e tjera tė masakrit, rradha i erdhi oborrit ku ishim ne tė vendosur mbi kufoma. Derisa neve na urdhėruan ta lėshonim oborrin, pas nesh mbetėn klithma tė plagosurve, duke dėshiruar tė vinin me ne. Ata qanin dhe bėrtitnin: << Vėllezėr, ku po na leni neve, mos na leni nė mesin e kėtyre gjelatve >> etj. Ky ishte njė trishtim i madh pėr ne qė kishin mbetur gjallė e nuk kishim mundėsi t' u ndihmojmė. Prej kėtu na kanė dėrguar nė njė plazh, i cili prej kasaphanes ishte largė 200 deri 300 metra. Prej atje shiqonim se si pastronin oborrin dhe ndėrtesen nga kufomat dhe tė plagosurit tė vazhdonin tė transportoheshin njė mbi njė, nė drejtim tė Tivarit tė Vjetėr kah do shkembinjė apo humnerė e pafund.
    Nė plazh kemi kaluar natėn tė rrethuar nė njė anė nga deti i hapur, ndėrsa nė anėn tjetėr nga qindra ushtarė me armė tė drejtura prej nesh qė ishim tė zbehur, tė lodhur e tė torturuar, tė friksuar e tė uritur. Tė gjithė kishim frigė se gjatė natės do t' na kidnapojnė apo do tė na likudiojnė njė nga njė dhe vazhdimisht e kėrkonim mjedisin e turmės.
    Nė mėngjes vėrejtem se si mbi ujė notonin plisat e bardhė, shokat, japangjet dhe kufomat e shokėve tanė. Nė plazh kemi qėndruar plot 18 orė pa ngrėnė, kurse etjen pėrpiqeshim ta shuejmė me ujė tė detit. Pas kėsaj kohe tė qėndrimit na kanė urdhėruar tė pregaditemi pėr ndėrrimin e vendit. Sėrish na kanė sjellur nė oborrin e ndėrteses sė masakrit, porse tash tė pastruar nga kufomat. Atė ditė, pėr herė tė parė prej marshutės nė Kosovė na kane pėrgaditur gjellė tė ngrohtė - groshė. Pas tė gjithė atyre vuajtjeve na kanė urdhėruar tė rreshtohemi pėr tė marrė racionin e ushqimit. Por, pėrsėri u deshpruam, sepse na urdhėruan tė shėrbehemi me enėt e shokėve tanė tė vrarė tė cilat ishin tė lara me gjak. Tė mllefosur deri nė fund, kemi refuzuar urdhėrin duke mos pranuar tė hamė nė ato enė tė pėrgjakura. Xhelatėt na u kėrcnuan sėrish duke i pėrforcuar radhėt se , po qe se nuk i marrim ato enė, s' do tė na japin ushqim. Mirėpo, edhe pėrkundėr kėsaj, e tė vetėdijshem edhe pėr pasojat e mundshme, kemi refuzuar t' i marrim ato enė. Dėnimi qė pasoi nė shenjė hakmarrje pėr refuzim tonė ishte shtyrja e dhėnjes sė ushqimit pėr 12 orėt e ardhshme.
    Kėshtu tė uritur dhe tė rraskapitur na kanė urdhėruar qė tė hyjmė nė atė ndėrtesen famoze. Mirėpo, me t' u ofruar hyrjes kryesore, disa shokė tanė si Nasuf Bajrami, njėfarė Haki nga Vushtria, Riza Hajdini nga fshati Baks, dy shokė nga Llapi, Smajl Ramadani nga Luboveci, njė nga Gjilani e disa tė tjerė, njėzėrit kanė refuzuar tė hyjnė nė ndėrtesė pa u pėrpiluar regjistri me emėr e mbiemer dhe adresa tė sakta pėr secilin prej nesh qė kemi ngelur ende gjallė dhe tė na ipej kopja, pastaj tė tregohet regjistri i atyre qė janė nisur nga Kosova dhe tė dihet numri i tė vrarėve.
    Kėtė kėrkesė tonėn, oficerėt kategorisht e refuzuan, duke na u kėrcnuar se do t" na likuidojnė tė gjithėve. Menjėherė i pėrforcuan radhet dhe i drejtuan tytat. U bėnė pérpjekje pėr t' i veēuar udhėheqsit pėrkatsisht ata mė tė zéshmit nė kėrkesa, me nė krye Hakiun nga Vushtria, gjoja pėr bisedime, por ishte i ditur qellimi i ndarjes sė tyre. Tė mėsuar nga pėrvoja e hidhur, nuk lejuam kurrfar ndarjesh, por njérzit kėrkuam qė tė bisedohet nė prezencėn e tė gjthėve. Me kėtė rast u betuam se nuk do tė lejojmė mė vrasjen e shokėve tanė qė i caktuam pėr ta ngritur zėrin nė emėr tė tė gjthėve pa u vra tė gjithė ne.
    Mė nė fund, pas shumė kėrcnimesh dhe tė njė dialogu tė gjatė, qė u zhvillua para hyrjes sė ndėrteses, oficeret pranuan tė numrohemi para se tė hyjmė dhe pėr kėtė qėllim caktuan njė oficer tė tyre. Kėtė propozim sėrish e kemi refuzuar, duke kėrkuar qė numrimin ta bėjė njeriu unė e pastaj tė na komunikoj se sa kishim mbetur gjallė, kurse oficerėt tė na thonė numrin e atyre qė janė vrarė.
    Pas shumė peripitive, presionesh e kėrcnimesh me likuidim tė pėrgjithshėm, ėshtė arritur marrėveshja qė tė caktohen dy shokė tanė dhe njė oficier e njė ushtar nga ana e atyre pėr numrim. Nga ana e jonė, nė emėr te shokėve, qysh mė parė qe caktuar Hakia nga Vushtria dhe Smajl Luboveci. Pas numrimit njė nga njė gjatė hyrjes nė ndėrtesė ėshtė konstatuar se gjallė kemi mbetur vetem 810 persona, kurse sa i pėrket numrit qė janė nisur nga Kosova oficeri me regjistér nė dorė na ka komunikuar se nga Kosova jemi nisur 4.580 veta, gjė qė do tė thotė se gjatė rruges dhe nė masakrin e Tivarit janė mbytur dhe janė zhdukur 3.760 shqiptarė.
    Nga personat tė cilėt kanė mbetur gjallė nga kjo tragjedi dhe asaj qė kam vėrejtur vet, mbi 90 per qind kanė shpėtuar ata qė kanė qenė brenda nė ndertesė, sepse mundėsitė pėr shpetim nė oborr dhe shesh kanė qenė minimale. I gjallė ka mbetur aty - kėtu ndonjeri qė ėshtė fshehur ndėr kufoma dhe ate vetėm pse nuk kanė arritur t' i transportojnė para terri. Natėn, ata qé kanė qenė tė plagosur, kanė mundur mė lehtė tė nxirren nga kufomat dhe tė ikin nė drejtime tė ndryshme. Ka raste qė edhe nė shesh kanė shpėtuar, por ato janė shumė mė tė rralla.
    Sipas vlersimit tė shokėve tanė, nga 60 pėr qind tė atyre qė i kishte marrė plumbi e ende tregonin shenja tė jetės, sikur t' ju ofrohej ndihma perkatse, do tė shpėtonin nga vdekja. Mirėpo, siē thamė, kjo ishte e pamundshme, sepse ata transportoheshin sė bashku me tė vdekurit.
    Nė ndėrtesė na pritėn telashe tė reja. Nė njė anė ishin tė rrethuar kurse njėkohsisht na u komunikua urdhėri se askush nuk mund tė dal jashtė ndėrtese madje as pėr nevoja fizeologjike.
    Mosrrespektimi i kėsaj urdhėrese dėnohej me vdekje. Nė kėto kushte u detyruam qė nevojat fiziologjike t'i kryenim po aty ku qėndronim nė dhomė. Fitohej pėrshtypja sikur xhelatet i pengonte fakti se ne kishim mbetur gjallė, dhe se nuk ishin ngopur as me krimin qė bėnė, torturat dhe zullumi qė na u bė tėrė kohėn, masakėr ky i paparė nė histori. Nė mėnyrė mė perfide provokonin dhe kėrkonin shkak qė tė shtinin nė neve dhe tė na likuidojnė. Njė nga kėto provokime ishte lėnja e bombave dhe revoleve nė ndėrtesėn nė tė cilin ishin vendosur, por tė cilave mė parė ua kishin hequr gjilpėrat dhe eksplozivin. Sigurisht se kjo ishte bėrė me qėllim qė dikush prej nesh tė provojė tė hedhė ndonjė bombė tė prishur dhe t' iu jap rast pėr tė intervenuar. Mirėpo, kėtė lojė tė tyre ne e kuptuam menjėherė, dhe qė tė gjitha ato i tubuam nė njė vend pėr t' i vėnė nėn kontroll.
    Fatkeqsisht, kjo nuk ishte e tėra. Né disa kėnde tė ndėrteses xhelatet kishin vendosur disa eksplozive tė vėrteta, tė cilat nė njė ēast u aktivizuan. Nga eksplodimi i fortė u dėmtua dyshemeja e dhomės ku gjendesha unė me ē' rast lehtė apo rėndė u lėnduan disa shokė tanė. Mėpastaj u shkaktuan edhe dy eksplodime mė tė lehta tė cilat pėr fat nuk shkaktuan viktima.
    Nė kėtė gjendje kaotike, frige dhe pasigurie aty e kemi kaluar natėn.
    Nė mėngjes kemi kėrkuar sqarim pėr eksplozivine vėnė. Kėrkesave tona iu kanė pėrgjegjur disa oficier, kinse ekspertė, me ē' rast na komunikuan se dyshohet se ato kanė mbetur pas tėrheqjes sė gjermanėve. Poashtu edhe armėt janė mbeturina tė ēetnikėve dhe gjermanėve qė kanė mbetur pas tėrheqjes nga ajo ndėrtesė. Oficierėt na shprehen gjoja keqardhje pėr kėtė incident.
    Pas 22 orė qėndrimi nė atė ndėrtesė kur gjendja u bė e padeshirueshme nga kundėrmimet, njė grup shokėsh nga Llapi protestuan dhe kėrkuan tė na lejohet dalja nga ndėrtesa, tė na ipet ushqim dhe tė gjendet njė strehim mė i pėrshtashem. Vetėm ditėn e dytė tė qėndrimit kėtu na kanė urdhėruar tė dalim nga ndėrtesa dhe tė rreshtohemi. Ashtu tė rreshtuar na kanė dėrguar nė njė vend tjetėr tė izoluar me njė ndėrtesė tė vjetėr, me njė oborr pėrafersisht 0, 10 hektarė, i rrethuar me tela tė xhembuar tė lartė mbi dy metra. Kjo s' ishte asgje tjetėr pos sipas tė gjitha gjasave llogor gjerman me kushte tė kqija, por me njė pėrparsi se nevojat fiziologjike i kryenim nė oborr. Nė kėtė llogor kemi kėrkuar tė na ipet ushqimi dhe tė na mundėsohet kontakti me udhėheqsit tanė nė Kosovė, si Fadil Hoxhėn, Xhavit Nimanin, Rifat Berishėn, Mehmet Hoxhen, Ismet Shaqirin, apo me udheheqsit e Shqiprisė. Mirpo, tė gjtha kėto ishin tė kota sepse kėrkesat tona nuk i pėrfillnin, pėrkundrazi vazhdimisht shtonin masat e sigurisė. Njė oficier i lartė madje na u kėrcnua se po qe se vazhdojmė me kėrkesa tė tilla, do tė na likuidojnė tė gjithve. << Shihni atė tym te zi nė atė shkėmbė ? Aty po digjen shokėt tuaj, mos dėshironi edhe ju tė pėsoni si ata ? >>.
    Pas nja tri dite qėndrimi kėtu, na kanė urdhėruar qė tė pėrgatitemi pėr tė shkuar nė njė vend tjetėr, nė Bokėn e Kotorit, me qėllim tė largimit tonė sado pak nga kufiri i Shqiprisė dhe pėr tė mos e parė kėtė llogor Shqipatarėt e Tivarit dhe rrethinės. Ne kemi refuzuar njė urdhėr té tillė gjer sa tė mos na plotėsohen kėrkesat qė i cekėm mė lartė. Kemi kėrkuar qė sėrish tė pėrpilohet regjistri i atyre qė janė likuiduar dhe tė atyre qė mbetėn gjallė dhe t' u dorėzohen udhėheqėsve nė Kosovė dhe nė Shqipri. Pėrveē kėsaj kemi kėrkaur qė aty pėr aty udhėheqjen ta marrė pėrsiper kuadri i oficierėve Shqipatrė sė bashku me ata serbė e malazezė. Kėrkesat tona menjėherė u refuzuan, por edhe ne mbetėm kategorik qė pa plotsimin e tyre tė mos e vazhdojmė rrugėn tutje.
    Pas dy - tre ditėsh arriti njė grup oficierėsh shumica prej tė cilėve u prezentuan si malazezė, kurse dy ishin Dalmatinė. Ata na kominikuan se gjoja pėr tė gjitha kėrkesat tona ėshtė informuar udhėheqsia e Kosovės dhe se gjoja prej andej ka arritur njė porosi e cila na u lexua nė gjuhen shqipe dhe sėrbokroatishte. Nga kjo mė kujtohet vetėm ky tekst:
    << Me keqardhje kemi marrė lajmin pėr incidentin dhe tragjedin qė ndodhi nė Tivar, pėr ēka ju vet ishit fajtorė.Kemi marrė tė gjitha masat pėr sigurimin e jetės suaj dhe kushteve mė tė mira jetėsore. Tash e tutje pėr nė front pėrveē udhėheqsve serbė e malazezė do t' u shoqėrojnė edhe oficierėt kroatė e sllovenė, si dhe disa oficierė shqiptarė >>.
    Pas shumė kėrcnimeve u detyruam tė pajtohemi me fat. Njė lehtėsim e kishim se tash e tutje, nė kroaci pos oficerėve serbė e malazezė, nė udhėheqje do tė kishim edhe kroatė e sllovenė si dhe disa shqiptarė.
    Nė llogor qėndruam edhe nja 10 - 12 ditė. Meqenése ishte afėr njė rruge qarkullueshme, kurse kushtet ishin mizerie, vrenim se si popullata e atyshme kur afroheshin afėr llogorit, nga qelbja e tij, vinin faculetat nė gojė dhe hundė kurse duke kthyer kokėn anash shanin: << Majku vam shiptarsku, lipshite tu kao stoka >> ! ( Nėnėn e juve shqiptare, ngordhni aty si kafshėt ).
    Pasi qė ishim mbushur pėrplot morra nga papastėrtia dhe kushtet tejet tė vėshtira nga tė cilat kėrcėnohej epidemija e tifos apo ndonjė sėmundje tjetėr, pėrcjellsit tanė nė njė luginė tė Tivarit tė vjetėr organizuan njė punkt pėr pėrvlimin e rrobave tona. Duke i bartur rrobat pėr nė kėtė punkt, unė, Nasuf Bajrami nga Baksi, Sylė Ferizi nga Radisheva e disa tė tjerė u ngulfatėm nga kundėrmimi i rėndė qe vinte nga shkėmbinjtė e afėrt nė formė tymi apo mjegulle. Nga dy qytetarė mėsuam se kjo erė e rėndė vinte nga kufomat e Shqiptarėve qė digjeshin nė humnerat e atyre shkėmbinjėve tė Tivarit tė Vjetėr.





    Nė pėrfundim tė kėtij operacioni, do tė thotė pas 10 - 12 ditė qėndrimi nė kėtė llogor, mė nė fund na kanė futur nė njė anije dhe kemi filluar rrugėn pėr nė vijėn e frontit, gjė qė na gėzoi shumė sepse menzi pritnim largimin nga ky vend mizorik. Natėn e parė jemi ndalur nė Spital por edhe tani pa ujė dhe ushqim, te mbėshtetur pėr disa shkėmbinjėve disi e kemi pritur mėngjesin. Por, jo tė gjithė.
    Tė rraskapitur nga uria, lodhja dhe sėmundjet e ndryshme, njė numėr shokėsh kanė ngelur nė vend, kurse pėr fatin e tyre mė s' kemi mėsuar asgjė. Prej aty kemi vazhduar rrugėn pér ne Shibenik, Trogir e pastaj nė Biograd na moru. Para se tė vendosemi nė disa ndėrtesa, jemi pastruar me ujė deti, jemi rruar, veshur mirė dhe armatosur me armė angleze. Nė kėtė mėnyrė jemi pėrgatitur pėr front. Pér herė tė parė kėtu kemi marrė ushqim tė ngrohtė si griz, ēaj, ngapak bukė dhe pastaj na kanė ndarė nė njėsi mė tė vogla. Pėr udhėheqje i caktuam njerėzit tanė mė tė aftsi si tetar, rreshter, nėntoger e toger. Poashtu i pėrpiluam regjistrat me emėr e mbiemėr dhe adresė tė tė gjithė neve qė kishim mbetur gjallė. Pėr fat tė keq ky numėr ishte shumė i vogėl - gjithsejt 786 veta. Mė kujtohet se prej kėtu prap filluam ta ndiejmė vehten Shqipatrė sepse tani kishim eprorėt tanė tė cilėt na i mundėsonin ushtrimet dhe komandėn nė gjuhėn shqipe qė i udhėheqte eprori Riza Hajdini e disa tė tjerė dhe njėkohėsisht ishim mė tė sigurt sepse tani s' ishim duerthatė.
    Prej kėtu vazhduam rrugen pėr ne Zarė, Cėkvenicė dhe nė fund arritėm nė Rijekė e pastaj prej aty nė Lublanė. Kétu sérish na kane shpérndarė nėpėr njėsi
    ----brigada sėrbe e malazeze dhe mė pak nė ato sllovene e kroate. Kėtu pėr herė tė parė u hodhėm nė luftė kundėr armikut, pėrkatsisht mbeturinave ēetnike, ustashe, domobrane e tė tjera qė pėrpiqeshin tė rezistojnė ose té ikin nė Itali dhe Austri pėr tė mos rėnė nė duart e partizanėve.
    Eshtė pér t' u habitur, por edhe kėtu vrehej njė mosbesim ndaj njėsive ku shumicėn e pérbénin Shqiptarėt. Edhepse nė betejė hudheshim tė parėt, nė vend mirėnjohje pėr sukseset qė i arritshim nė front, pas ēdo aksioni luftarak dhe pas ēdo pozite tė re qė zinim, ende pa u ēlodhur na kontrollonin detalisht dhe na konfiskonin ēdo gjė qė e kishim grabitur nga armiku. Kėtė e bėnin duke na rreshtuar nė ndonjė fushė dy nga dy, njėri pėrballė tjetrit, pasi qė parė na detyronin t'i lėmė armėt disa metra larg. Kontrolli detal bėhej nė atė mėnyrė qė s' na lėnin vend pa kontrolluar si nė ēanta qė i bartnim ashtu edhe nė trup, nė xhepa e ku jo se. Ishte e pamundur tė fshehnim ēdo gjė qė konfiskonim nga armiku sikurse setrat, kėmishat, lapsat, ndonjė orė apo diē tjetėr. Nė kėtė ményrė veprohej vetėm ndaj Shqipatrėve, andej kjo na vinte shumė rėndė.
    Krahas betejave tė herėpashershėme, edhepse tė lodhur dhe rraskapitur nga uria, kushtet e vėshtira tė jetės dhe padrejtėsive qė s' na u ndanė kurrė, ēdo pauzė apo moment sado pak tė volitshėm e shfrytėzonim pėr tė kėrkaur nga eproret sqarime lidhur me tragjedinė e Tivarit, pėrkatsisht pėr tėrė atė qė pérjetuam prej Prizrenit e deri nė masakrin masiv. Pas shumė pėrpjekjeve dhe tentimeve Pér pranimin tek oficerėt e lartė, mė nė fund tre shokė arritėm tė hyjnė nė Shtab nė njė fshat afėr Rijekės. Nė bisedė kishin qėnė tre oficerė tė lartė ( dy tė brigadés dhe njė i Divizionit XV << Matija Gubec >> ). Me atė i informuam hollėsisht kėta eprorė pėr tėrė qė na ka ngjarė e posaēarisht pėr masakrin e Tivarit.
    Pas rrėfimit ta parė, kėta eprorė na u kėrcnuan se po merrem me propaganda armiqésore duke mohuar tė gjitha ato qė i thamė si tė pavėrteta. Madje pasuan edhe kėrcnime dhe kėrkesa pér distancim prej pohimeve tė tilla. Por duke parė se ne qėndrojmė stoikisht pas thėnive tona dhe kėrkesės pėr ndriēimin e tėrė tragjedisė, mė nė fund u pajtuan tė dégjojnė deri nė fund argumentet tona dhe na urdhėruan qė pėr gjithė kėto tė epim deklaratė me shkrim. Pasi qė e bėmė kėtė, na premtuan se pėr tė njėjtėn gjė do tė kérkojnė deklartė me shkrim prej tė gjithė atyre qė kishim mbetur gjallė.
    Posa ne kemi arritur nė njėsitė tona, pas nesh ka ardhė njė delegacion e Shtabit i pėrbėrė prej tre oficerėve dhe njė daktilografi. Prej ēdonjėrit qė ka pasė guxim i kanė marrė deklaratat pėr gjithė atė qė kanė pėrjetuar gjatė marshutės vdekjeprėse prej Kosove e deri nė Tivar. Tri ditė mė vonė sėrish na kanė ftuar nė Shtab tė Brigadės nė njė bisedė plotėsuese pėr sqarimin e disa detaleve. Me kėtė rast na ėshtė thėnė se janė shumė tė interesuar pėr kėtė ngjarje e veēanarisht pėr ate qė ka ndodhur nė Tivar dhe se po bėjnė pėrpjekje pėr ndriēimin e plotė tė sajė. Pér kėtė do tė informojnė edhe organet mė tė larta shtetėrore, ushtarake dhe partiake pėr tė marrė qėndrim lidhur me kėtė. Njėkosisht na bėnė me dije se nė njėsi e as jasht saj nuk guxon askush prej nesh tė llafosė pėr rastin e Tivarit. Nė tė kundėrtėn, na u kėrcnuan se po poqese zihet nė gojė kjo ngjarje, do tė thotė nėse merr dhenė, secili prej nesh do tė nxirret para gjyqit ushtarak nėn akuzė pėr pėrhapjen e propagandės armiqėsore.
    Se a i kanė dėrguar me tė vėrtetė matrialet dhe dėshmitė e mbledhura per kėtė rast prej nesh instancave mė tė larta, cilat ishin ato, ēfarė pėrmbajtje kanė pasur dhe nė ē' masė janė ndriēuar, ne kurrė nuk mundėm tė marrim vesh.
    Pas demobilizimit ( pas pėrfundimit tė luftės ) dhe ardhjes sonė nė shtėpi, u informuam se ngjarja kishte marrė dhenė. I tėrė opinioni kosovar dhe mė gjerė gojė pas goje dhe pėrmes kanaleve tė fshehta ishte informuar pėr masakrin e Tivarit dhe pėr tėrė atė qė kishte ndodhur prej Kosove e deri nė Tivar, pėrkatsisht nė vijėn e frontit. Kuptuam po ashtu se askush nuk guxonte te bisedonte haptas pėr atė qė kishte ndodhur nė Tivar, nė Liqenin e Shkoderės e gjetiu. Pér numrin e viktimave silleshin verzione tė ndryshme, por numri mė i shpeshtė pėrmendej prej 4.500 deri nė 6.000 viktima tė turmės sė dytė, nė tė cilėn ishim edhe ne qė mbetėm gjallė, ndėrkaq nė dy turmat e tjera, numri i viktimave sillej prej 1.000 deri nė 1.500 veta.
    Nė rrethanat jashtzakonisht tė vėshtira qė u krijuan me administrimin ushtarak nė Kosovė nė pėrfundim tė luftės e edhe mė vonė, Shqipatrėve iu bė e pamundshme tė kėrkojnė ndriēimin e kėsaj tragjedie. Ai qė kishte guxim vetėm t' ia rrėfejė dikujt ngjarjen, ndiqej dhe persekutohej pa masė. Nė mėnyrė mė mizore janė torturuar dhe maltretuar edhe prindėrit dhe fėmijėt ose tė afėrmit e atyre qė pėsuan nė Tivar, duke i konsideruar si armiq tė rrezikshem tė shtetit.
    Mirėpo, pa marrė parasysh kushtet e vėshtira politike, torturat dhe rrethanat e tjera, ne, luftėtaret e gjallė, nė mėnyrė sekrete jemi pėrpjekur ta informojmė popullin nėpėr tubime ( oda e mbledhime rasti ) pėr gjithė ate qė e kemi pėrjetuar, gjė qė pati efekt tė informimit tė drejtė.
    Pėrkundėr rrethanave gjithnjė tė pavolitshme, nė tė cilat jetuan dhe sot po jetojnė nė jugosllavinė bolshevike Shqiptarėt, pavarsisht nga pasojat politike, fizike dhe psiqike personale dhe tė familjes sime, por i vetėdijshem se askush prej zyrtarėve nuk dėshiron tė ndriēon rastin e Tivarit, nga shkaku se krimi i bėrė s' kishte analog nė histori, mė datėn 9.11.1966 vendosa t' u shkruaj publikisht tė gjitha forumeve mė tė larta partiake dhe shtetėrore nė vend me kėrkesė pėr zgjedhjen e plotė tė kėsaj ēėshtje dhe gjykimin e fajtorėve pėr tė.
    Nė letrėn time drejtuar organeve shtetrore dhe partiake tė Jugosllavisė, Sėrbisė dhe Kosovės nė 15 faqe tė shkruara me makinė, pėrveē pėrshkrimit nė hollėsi tė ngjarjes, nga organet mė tė larta partiake kam kėrkuar qė patjetėr publikisht:




    1. -- Tė informohet opinioni i gjerė pėr MASAKRIN e TIVARIT
    2. -- Tė bėhet evidenca e plotė e ushtarėve tė masakruar
    3. -- Tė indetifikohen kryerėsit e kėsaj vepre mizore
    4. -- Tė informohet opinioni pėr masat qė janė marrė ndaj tyre dhe
    5. -- T" u bėhet e mundshme prindėrve, tė vejave dhe fėmijėve prindėrit e tė cilėve janė mbetur nė kėtė masakėr tė gėzojnė tė gjitha tė drejtat e invaliditetit familjar ushtarak dhe tė drejtat e tjera.
    Lidhur me letrėn time, me inciativen e KQ LKJ mė 18.11.1966 nė lokalet e Komitetit Komunal tė LK tė Mitrovicės u caktua njė bisedė nė pėrbėrje prej dy pėrfaqsuesve tė KQ LKJ, dy pėrfaqsuesve tė KQ tė LK tė Sėrbisė, Sekretarit tė KK LK tė Mitrovicės, Zharko Kuzeleviqit, anėtarit tė KK tė LK tė Kosovės, Hysen Prekazit, sekretarit organizativ tė KK tė LK té Mitrovicės Basri Hasanit si dhe dy personave tjerė tė cilėve nuk ua mėsova funkcionet. Nė bisedė me kishin ftuar edhe mua, pėr ēka edhe e kam si dėshmi ftesėn e nėnshkruar nga Zharko Kuzeleviq.
    Nė bisedė qė u organizua mė 19.11.1966 duke filluar nė orėn o8.oo sekretari i KK LK tė Mitrovicės, Zharko Kuzeleviq qė nė fillim m' u kėrcnua me masa administrative kinse pėr tė pavertetat qė i kam theksuar nė parashtresen time forumeve mė tė larta partiake e shtetrore duke i konsideruar si propagandė armiqėsore me qėllim tė kompromitimit tė sistemit tonė socialist - vetqeverisės, tė drejtuara kundėr vėllazėrimbashkimit pėr ēka do tė pėrgjigjem para gjygjit. Njėkohsisht mė propozoi qė tė tėrhiqem nga thėnjet nė letėr. Pastaj njėri nga pėrfaqsuesit e KQ LKJ ma tėrhoqi vėrjetjen se kjo ėshtė vepėr e rėndė armiqėsore prapa sė cilės fshihet edhe ndonjė grup armiqėsor e jo vetėm Azemi, prandaj ky duhet tė deklarohet se kush fshehet prapa kėsaj letre. Mėpastaj edhe ky mė propozoi qė tė tėrhiqem dhe tė harrohet kjo ēėshtje. Rrugėn e tyre e ndoqėn edhe tė pranishmit e tjerė duke m' u kėrcnuar dhe njėkohėsisht duke kėrkuar térheqjen time ose deklarimin se kush fshehet pas kėsaj.
    Shiquar realisht gjėrat, thuja se as qė kam pritur ndonjė ēasje tjetėr kėtij problemi nga ata qė e kishin kurdisur kėtė tragjedi. Por, e imja ishte ta them tė vėrteten e pastaj le tė del ku tė del.
    Pasi e mora fjalėn, qė nė fillim u thash se ēasja e juaj kėtij problemi nuk ėshtė me vend. Kétu mė keni thirrur vetėm tė mė friksoni qė tė tėrhiqem nga ajo qė kam th"ėnė edhepse qė tė gjithė e dini se ashtu edhe ka ndodhur nė tė vertetė. U thashė se hiē mė lehtė s' janė ndarė Shqipatarėt nga ky masakėr se sa popujt qė e pėrjetuan Aushvicin e Polonisė. Pėrkundrazi, krimi ėshtė mė i rėndė kur dihet se gjermanet tortuaruan armiqėt, ndėrkaq fatkeqsisht serbėt dhe malazezėt vranė dhe masakruan bashkėluftetaret e vet - Shqipatrė duarėthatė. Me kėtė rast ua bėra me dije se kategorisht mbetėm pranė kėrkesave tė parashtruara nė letėr. Madje kėrkova qė ajo tė plotėsohet me fakte tė reja, me dėshmitė e qytetarėve tjerė qė kishin marrė pjesė nė marshuten prej Prizrenit e deri nė Tivar.
    Me disa pauza tė vogla biseda ka zgjatur prej orės o8.oo deri nė oren 16.oo. Gjatė bisedės mė janė shtruar pyetje provokuese por edhe pyetje tė arsyeshme. Kah fundi, Hysen Prekazi dhe Basri Hasani pranuan se kanė dėgjuar diē pėr kėtė ngjarje, por jo edhe pėr masakėr me pėrmasa tė tilla. Me njė rast, Hysen Prekazi mė tha nė gjuhėn Shqipe qė tė rrefej tėrė ngjarjen realisht pavarsisht nga nervoziteti qė e kaplon dike.
    Pasi qė u bindėn se unė nuk do tė tėrhiqem nga ajo qė kam thėnė nė letėr dhe se kėrkoj kategorikisht qė tė ndriēohet i tėrė rasti e tė shpallet publikisht para opinionit, biseda u zhvillua nė frymė pak mė konstruktive. Pasi rrėfeva edhe njė herė tėrė ngjarjen dhe ēdo gjė qė argumentova kėrkova tė shėnohet nė procesverbal, njėri prej pėrfaqsuesve tė KQ LKJ, nė mes tjerash tha : << Problemi tė cilin e parashtroi Azemi ėshtė shumė delikat dhe me peshė shumė tė madhe. Si i tillė del nga kompetencat e kėtij grupi punues, prandaj edhe marrja e ēfardo mase ėsht
    "e nė kompetencė vetėm tė forumeve mė tė larta partiake e shterore. Andaj, propozoj qė i tėrė matriali i prezentuar, ky procesverbal i nėnshkruar nga Azem Hajdini dhe faktet e tjera tė dėrgohen nė adresė tė KQ tė LK tė jugosllavisė pėr tė marré qėndrim lidhur me te, kurse pas marrjes sė vendimit tė informohet opinioni dhe Azemi pėr kėtė. Njėkosishtė Azemi duhet tė pėroiloi njė matrial komplet pėr kėtė problem si dhe pėr tė gjitha qė deklaroi kėtu dhe nė njė bisedė tjetėr tė na i prezentoi tė gjitha. >>
    Pér njė solucion tė tillė u pajtuan tė gjithė.
    Pas kėsaj bisede mendova se mė nė fund e vėrteta do tė del nė shesh dhe se bashkėbiseduesit do ta mbajnė fjalėn. Unė e pėrgadita matrialin ashtu siē u morėm vesh.
    Mirėpo, njėzet ditė mė vonė, nga KQ i LKJ mora njė letėr e cila mban numrin 2029/1 datė 9.12.1966, me tė cilėn u informova se lėnda ime e ėshtė dėrguar nė tėrėsi KK tė LK tė Kosovės nė shqyrtim dhe kompetencė.
    Edhepse sėrish pas njė kohe kėrkova pėrgjigje nga KK i KK tė Kosovės dhe KQ i LKJ - sė pėr kėtė ēėshtje, sot e ksaj dite nuk di pėr fatin e matrialit nė fjalė.Madje, madje, edhepse gjatė bisedės nė Komitetet Komunale tė Lidhjes sė komunistėve nė Mitrovicė me 19.11.1966 pjesėmarrsit patėn thėnė se << Azemin duhet ta kuptojmė si shok dhe perjetues tė kėsaj ngjarje tragjike, e jo si armik >>, menjėherė pas kėsaj bisede ndaj meje u shtrua njė terror i vėrtetė, hiē mė i lehtė ae ai i viteve tė luftės. pasojat i hetuan edhe antarėt e familjes sime, shokėt e punės e tė jetės.
    Me qindra herė kam qenė i thirrur nė komitet komunal e Sekretariat tė punėve tė brendshme nė Mitrovicė pėr t' u marrė nė pyetje pėr ēdo lėvizje qė kam bėrė, pėr ēdo fjalė tė thėnė nė ndeja, tubime formale e jo formale si dhe pėr ēdo deklaratė qė kam dhėnė. Qėndrimi armiqėsor ndaj meje ėshtė shprehur publikisht atėherė kur klasa punėtore nė fabrika, qytetarėt e ndershėm dhe fshatarét filluan tė mė kandidojnė pėr kėshilltar tė kuvendit komunal dhe deputet republikan nė vitin 1968. Me tė arritur propozimi, konferenca komunale e Lidhjes socialiste tė Mitrovicés ka caktuar mbledhje te posēme me qėllim tė marrjes sė qėndrimit pėr pengimin e kandidaturės sime. Aksionin e diskualifikimit tim e kanė udhėhequr disa shokė tė nxitur nga pushtetmbajtėsit me nė krye Mustafa Osmanagiqin, deputet i Dhomes sė kombeve, pastaj Ismajl Jahiqin dhe Mon Monin nga Vllaha, tė cilėt zhvilluan njė fushatė tė gjerė nė popull pėr mos votuar nė favor timin. Kėta dhe tė tjerėt iu kanė kėrcnuar edhe me burg votuesve qė do tė votonin pėr mua, << armikun e socializmit vetėqeverisės dhe mbarė sistemit jugosllav >>. Edhepse populli nuk u frikėsua , por pėrgjithėsisht ma dha votėn , pushtetėmbajtsit stalinist e konstatuan zgjedhjen time dhe ma bėnė tė pamundėshme kryerjen e funkcionit.
    Torturat dhe malltertimet ndaj meje zgjaten gjithėnjė deri nė vitin 1978 kur u bėnė ndryshime tė konsiderueshme kuadrosh nė udhėheqjen e Mitrovicės dhe Krahinės, e sidomos nė KE krahinor.
    I mllefosur gjithėnjė pėr qėndrimin heshtak tė tė gjitha forumeve rreth rastit tė Tivarit, 14 vjet pas bisedės qė pata nė Komitetin komunal tė Lidhjes sė komunistėve tė Mitrovicės, vendosa sėrish tė aktualizoi ndriēimin e kėsaj ēeshtėje dhe me letėr e matrial iu drejtova udhėheqjes aktuale tė Kosovės dhe Jugosllavisė me 15.12.1980. Mirėpo, edhepse mora premtime se do tė ftohem nė bisedė dhe se Mé nė fund do tė fillojė realizimi i kėrkesés sime, ngjarjet e '81 - shit edhe njė herė e ngulfaten tė vėrtetem pėr kėtė tragjedi.
    Shpresoj se njė ditė, megjithatė bota do ta kuptojė ndytėsirėn ndoshta mė tė madhe tė Jugosllavisė tė bėrė gjatė LNĒ - sė ndaj Shqiptarėve tė cilėn populli e kėndoi si << VARR TĖ TIVARIT >>


    Paraqiti:Sabri Selmani-Gjermani

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Masakra e Tivarit, nėn “hetim” ish-zyrtarė. Gati lista e dėshmitarėve
    Komisioni kėrkon akses nė arkivėn e shtetit. Bojkoton opozita


    Kuvendi bėn gati listėn e tė gjithė personave, qė do tė thirren pėr dėshmi dhe dokumentacioneve plotėsuese dhe sqaruese pėr tė zbardhur masakrėn e Tivarit tė vitit 1945. Nė mbledhjen e dytė tė Komisionit Hetimor pėr hetimin e fakteve, rrethanave dhe pėrgjegjėsive tė Masakrės sė Tivarit, 1945, u miratua dje, lista e plotė qė do tė shėrbejė pėr hetimin dhe zbardhjen e kėsaj masakre. Kėshtu, anėtarėt e maxhorancės nė komision, vendosėn qė tė thėrrasin pėr tė dėshmuar, tė gjithė ata persona qė mund tė kenė qenė dėshmitarė tė drejtpėrdrejtė tė kėtyre ngjarjeve, por edhe persona qė kanė pasur lidhje tė tėrthortė. Lista e dėshmitarėve, vijon me funksionarėt e lartė tė shtetit shqiptar tė asaj kohe, tė kryesuar nga Ramiz Alia apo ish-zyrtarė tė tjerė qė kanė qenė nė dijeni tė ngjarjeve.

    Ndėrkohė qė Kryetari i Komisionit Hetimor, Fatos Beja, tha dje se veprimet hetimore qė do tė ndėrmerren pėr prova dokumentare, do tė jenė mbledhja e informacioneve nėpėrmjet hetimit tė fakteve dhe dėshmive tė kohės. Sipas tij, anėtarėt e komisionit do tė fokusojnė punėn e tyre pėrmes hetimit nė Arkivin Qendror tė Shtetit pėr materiale tė mundshme qė do tė ndihmonin komisionin hetimor nė punėn e tij. Po ashtu, hetimi do tė shtrihet edhe nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Jashtme si dhe arkiva tė tjera tė mundshme, qė nga rrethanat dhe faktet e dala mund tė bėjnė tė nevojshėm kėrkimin nė kėto arkiva. “Nė Shqipėri ka pasur njė informacion pėr kėta mijėra trupa qė kalonin nė territor. A ka pasur dijeni Tirana zyrtare pėr to? Madje, nė disa raste ka faksimile tė dokumenteve, tė cilat provojnė pėr mėnyrėn se si janė masakruar kėta shqiptarė gjatė kalimit tė tyre nėpėr Shqipėri dhe nė territorin e ish Jugosllavisė. Po ajo qė ėshtė mė e turpshme pėr Shqipėrinė zyrtare nė atė kohė, ėshtė se si ka mundėsi qė nė territorin shqiptar, kalimi i disa mijėra kosovarėve tė rezultojė me vdekje tė qindra kosovarėve”, tha Beja.

    Anėtarėt e maxhorancės nė komision, shprehėn bindjen se nė arkivėn e shtetit dhe atė tė Ministrisė sė Brendshme, pritet tė gjendet pėrgjigjja pėr bashkautorėsinė e krerėve tė kohės sė shtetit shqiptar nė vrasjen e mbi 5000 kosovarėve. Tė gjithė emrat e lakuar nė dokumentet sekrete, por dhe dėshmitarė okularė tė ngjarjes, ndėr to dhe ish presidenti Alia, do tė merren nė pyetje nga komisioni.

    Nė mbledhjen e djeshme, maxhoranca miratoi e vetme rregulloren e punės njėvjeēare tė komisionit, ndėrkohė qė i bėnė thirrje deputetėve tė opozitės, tė bėhen pjesė e kėtij komisioni duke dhėnė kontributin e tyre nė zbardhjen e plotė tė ngjarjeve dhe pėrgjegjėsve tė njė prej masakrave mė tė rėnda tė kombit shqiptar.

    Ku do tė shtrihet hetimi

    Seanca dėgjimore me dėshmitarė tė drejtpėrdrejtė tė ngjarjeve,
    pėrfshirė ish Presidentin, Ramiz Alia
    Seanca dėgjimore me dėshmitarė qė kanė lidhje nė mėnyrė tė tėrthortė me ngjarjen
    Persona tė cilėt pėr shkak tė funksioneve tė tyre zyrtare, duhet tė ishin apo janė nė dijeni tė ngjarjeve, objekt hetimi
    Marrja nė dorėzim e provave dokumentare, mbledhja e informacioneve, nėpėrmjet hetimit tė fakteve dhe dėshmive tė kohės.
    Hetim nė Arkivin Qendror tė Shtetit pėr materiale tė mundshme
    qė do tė ndihmonin komisionin hetimor nė punėn e tij
    Hetim edhe nė Arkivin e Ministrisė sė Brendshme, Ministrisė
    sė Mbrojtjes, Ministrisė sė Jashtme si dhe arkiva tė tjera tė
    mundshme, qė nga rrethanat dhe faktet e dala mund tė bėjnė tė
    nevojshėm kėrkimin nė kėto arkiva.

    k.j

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Mesila Doda: Shteti shqiptar kishte dijeni pėr masakrėn

    Deputetja e PD-sė, thirrje opozitės tė distancohet nga e kaluara


    Ndonėse ėshtė mbledhur vetėm dy herė, nė Komisionin Hetimor pėr hetimin e fakteve, rrethanave dhe pėrgjegjėsive tė Masakrės sė Tivarit, 1945, kanė nisur tė vijnė informacionet e para. Njė prej anėtarėve tė kėtij komisioni, deputetja demokrate, Mesila Doda, tha dje se nė komision ka ardhur njė telegram i cili tregon se pėr masakrėn e Tivarit 1945, janė vėnė nė dijeni funksionarė tė lartė tė shtetit shqiptar tė asaj kohe. “Sipas telegramit, nė dijeni pėr masakrėn janė vėnė
    Enver Hoxha, Ramiz Alia si dhe Koēi Xoxe. Pra shteti shqiptar i asaj kohe kishte dijeni pėr masakrėn por nuk reagoi pėr lidhjet me ish-Jugosllavinė”, tha Doda. Ish Presidenti, Alia pėr rrjedhojė do tė jetė njė prej dėshmitarėve i thirrur pėr tė dhėnė shpjegime dhe informacion nė lidhje me kėtė ēėshtje dhe dijeninė e tij pėr tė. Ndaj ai renditet nė listėn e personave tė thirrur pėr tė dėshmuar para kėtij komisioni.

    Nga ana tjetėr, Doda nė fjalėn e saj para grupit hetimor, i bėri thirrje opozitės qė tė jetė pjesė e kėtij hetimi, duke qenė se opozita deklaroi qė nė nisje tė punės se nuk ėshtė dakord me kėtė hetim dhe nuk merr pjesė nė komision. Madje socialistėt nuk kanė caktuar as emrat e anėtarėve nė kėtė komision, ndonėse asaj nė bazė tė ligjit i takojnė gjashtė anėtarė. “Unė ftoj kolegėt opozitarė, qė tė shkėputen njė herė e pėrgjithmonė nga e shkuara e saj dhe tė jenė pjesė e kėtij
    hetimi tė rėndėsishėm”, tha Doda. Ngritja e kėtij komisioni hetimor, u propozua fillimisht nga Kryeministri Sali Berisha nė mbledhjet e grupit parlamentar demokrat dhe u konkretizua mė pas si nismė nga deputetėt e po kėtij grupi.

    k.l

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e llamarina
    Anėtarėsuar
    13-05-2009
    Postime
    28
    I lumte qeverise shqiptare ,e zgjidhi tragjedine e 97,gerdecin ,shitjen e JONIT,ngritjen e varrezave te djajve grek me kufomat e shqiptareve,vellavrasjet,,,,,,,e iiii ai eshte nje gjak i thare ,qe sigurishte qe zdo harruar,por per kete gjak te njom qe akoma nuke eshte, thare kushe do pergjigjet ???? mose valle duhet pritur edhe 50 vjet??????

  5. #5
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Masakra e Tivarit – tre fakte bashkėfajėsie, tė ndodhura brenda shtetit shqiptar sovran
    26-09-2010 / Nga Ramiz Lushaj


    Nė burgun e qytetit tė Shkodrės, nė prill tė vitit 1945, i sollėn dy tė rinj shtatlartė, tė pashėm, energjik. Ishin nga Kabashi i Prizrenit. Njėri po shkonte pėr 19 vjeē e tjetri po kapte 20 vjeē.Ishin arratisur nga kolonat e shqiptarėve tė Kosovės, qė serbėt po i ēonin drejt Tivarit. Forcat e ndjekjes i kapėn dhe i futėn nė burg, duke i trajtuar si “dezertorė”, armiqė” etj. Mė afrohet ky djali mė i rritshėm nė moshė, qė kishte pak ditė i martuar, e mė lenė njė amanet: “Nuk i dihet punės e jetės sonė...po ke me shkue nė shtėpinė time nė Kabash e ke me m’iu thanė qė ta lanė tė lirė nusen time pėr me shkue nė shtėpinė e vet, me pa fatin e jetės sė vet, se unė...”. Ky rrėfim i njė kuksiani tė thyer nė moshė mė ka prekė thellė nė shpirt, pasi ky amanet mė ngjan si nė ato legjendat shqiptare, si nė kėngėt epike historike, ku “luftonim me shtatė krajli”...
    Pas dy a tri ditėsh, e vazhdon bisedėn ky kuksian, vijnė nė burg dy oficerė jugosllavė. Nuk e mora vesh a ishin serbė apo malazezė, po tė palėt janė njėsoj nė qėndrimet shoviniste ndaj shqiptarėve. Ata shoqėroheshin nga njė gardian i burgut tė Shkodrės...Nxorėn njė letėr. I thirrėn emrat atyne dy djemve tė rinj e ua lėshuan do fjalė kėrcenuese nė serbisht, tuj i vu pėrpara si tė ishin berra. Kushedi se nga i ēuan e ku ua hodhėn trupat e pajetė: nė ndonjė skaj rruge, rrjedhė lumi apo gropė mali. Askush nuk diti gja pėr fatin e tyre. Pas tre muajsh dola edhe unė nga burgu, po ia kisha harrue emnin atij djali tė martuem. Amaneti mė ka mbetė peng nė zemėr pėr tanė jetėn...
    Kjo m’u kujtue tani qė po flitet pėr Masakren e Tivarit 1945. Ky fakt pėrbėn njė nga tragjeditė e shumta tė shqiptarėve tė Kosovės e tė trevave tė tjera etnike shqiptare nė ish-Jugosllavi, qė pėrjetuan brenda kufijve tė shtetit amė, nė Shqipėrinė Londineze tė 1913-tės. Ende, sot e gjithė jetėn, mbetem i befasuar e indinjuar se si mund tė ndodhin kėshtu nė Shqipėrinė time, shtet sovran prej 33 vjetėsh, mbi katėr muaj i ēliruar nga gjermanėt (nėntor 1944), me qeveri tė krijuar njė vit mė parė (maj 1944), qė tė hyjnė oficerėt e OZNA-s (Sigurimit Jugosllav) deri nė birucat e errta tė burgjeve shqiptare e tė marrin prej andej shqiptarėt si tė ishin “plaēkė tregu”. Nuk ėshtė aq e rėndė burgosja e tyre sa ē’ėshtė e pafalshme pėrjetėsisht dorėzimi i tyre nė kėtė mėnyrė tek jugosllavėt, tė cilėt i vrasin pa mėshirė, pa ligje, nė tokėn shqiptare (!). Shtohet pyetja: A kishin kaēik e pelēik ta bėnin njė veprim tė tillė komunistat shqiptarė, fjala vjen, ēifti i R.Alisė, komisar politik i Divizionit V-S tė UNĒSh nė Kosovė? Jo. Atėherė, pse e si ndodhte kjonė territorin shqiptar, nė burgun e Shkodrės?! Mjafton vetėm ky fakt pėr tė dėshmue se PKSH, nga lideri i parė i saj E. Hoxha e deri te lideri mė i fundit, R.Alia, kėta vasal tė gjunjėzuem tė Titos e emisraėve tė tij, kanė gishtin e shpirtin tė ngjyem nė Masakrėn e Tivarit, qė ende kullon gjak...
    2. Mė 30 mars 1945 kolona e dytė, rreth orės 14.00, kanė hyrė nė qytetin e Shkodrės, ku nė tė dy anėt e rrugės janė pėrshendet nga mijėra qytetarė shkodranė. Gjatė kėsaj kohe, shkodranėt sollėn ushqime dhe ujė pėr vėllezėrit e tyre nga Kosova tė lodhur, tė etur e tė uritur, por, xhelatėt serbo-malazezė, tė ndihmuar edhe nga forcat e ndjekjes e sigurimit shqiptar, e ndaluan njė gjė tė tillė dhe me shpejtėsi kolona e tė mobilizuarve u vendos nė njė kazermė aty nė kodrėn e lartė nė Rozafat. Nga kėta shqiptarė, mbi 1.700 prej tyre, u masakruan tė pasnesermen nė Monopolin e Duhanit nė Tivarin e Ri.(!) e K. Xoxe, pas kėsaj tragjedie tė pashembull deklaronte: “u vranė ca kosovarė”, “mirė ua bėjnė” etj. Ende, sot e tanė jeten, indinjohem se si mund ta lejonin kėtė paturpėsi E. Hoxha. K.Xoxe, (qė kėto ditė ndodhej nė Shkodėr) etj., qė nė tokėn shqiptare tė mos mundej shqiptari me ia dhanė dorėn shqiptarit, qė tė mos mundej shqiptari me ia dhanė njė gotė ujė e njė copė bukė shqiptarit?!!! Ndryshe, krejt ndryshe, ndodhi nė Raguzė tė Kroacisė, porsa e kapėrcen kufinin e Malit tė Zi, ku u helmuan 800 shqiptarė tė viseve shqitare nė Maqedoni (FYROM), tė cilėt ishin tė kolonės sė tretė, tė nisun mė 27 mars 1945 nga prizreni, kryeqendra e Kosovės.Askush nuk e dinė saktėsisht se sa shqiptarė e humbėn jetėn nė kėtė tragjedi, po numri i tyre, sipas disa burimeve tė besueshme, shkon deri nė 650 shqiptarė. Disa pėrjetues e mbijetues tė kėsaj tragjedie, (pos asaj tė Tivarit), nga fshatrat Debreshi e Vranjevci tė Gostivarit pohojnė se kur u helmuan populli i Raguzės, masivisht, iu ēoi qumėsht, vezė, etj. edhe nė spitalet e qytetit kroat, ēka, kjo bujari, shumė prej tyne edhe ua shpėtoi jetėn.
    Pėrballė kėtyre realiteteve tė kundėrta, tė ndodhunė nė tė njėjtėn kohė, nė Kroaci, republikė e Jugosllavisė Avnojiste dhe nė shtetin shqiptar, nė shtetin amė, lind prapė pyetja tjetėr: A i akuzon Masakra e Tivarit shtetin komunist tė Shqipėrisė, liderėt e saj: E. Hoxha, R. Alia, H.Lleshi, Koēi Xoxe etj?
    Patjetėr e botėrisht. Mjafton vetėm ky fakt pėr tė dėshmue bashkėfajėsinė e PKSH e liderve tė saj tė shitun tek Tito e PKJ, qė sot mbeten tė damkuar e tė turpėruar pėrballė historisė shqiptare nė bashkėkryerjen e Masakres sė Tivarit.
    3. Pikėrisht nė Kukėsin e Vjetėr, sot tė mbuluar nga liqeni i Fierzės, kur mbrrini kolona e parė e shqiptarėve tė Kosovės, e nisur mė 24 mars 1945 nga Prizreni, sipas raportit tė Shtabit tė Kolonės sė Armatės IV Jugosllave, ndodhi njė “rrėmujė”, ku “njė grup prej dhjetė syresh arriti tė ikte...”. Ku shkuan? U futen nė zabelin e sotėm tė qytetit tė Kukėsit, ku iu vėrsulen forcat e ndjekjes sė shtetit shqiptar duke i gjuajtė me breshėri plumbash e fyer me etiketimet “tradhtarė”, “armiqė” etj., pavarėisht se u thoshin “jemi vllazėn”, “kena ikė prej shkaut (serbit), “a keni besė”, etj. Kjo masakėr e zabelit edhe sot ka gjurmė... Kėtė tragjedi shqiptare (me elementė tė luftės civile) e dėshmojnė edhe dokumentat serbe: kėta 10 shqiptarė tė kolonės sė parė “do tė ndeshen me partizanėt shqiptarė”. (Burimi arkivor: AVII, K-1411, 1-6, Strogo pov. 53, 08.04.1945 dhe AVII, K-1411, 1-5, 08.04.1945). Kėsaj tė vėrtete i shtojmė edhe faktin tjetėr se nė raportet serbe e malazeze kėta 10 shqiptarė figurojnė tė “ē’rregjistruar”, kur iu dorėzue kolona e parė e shqiptarėve Divizionit tė IX-tė tė Armatės sė IV Jugosllave. Ky rast tragjik, ndonėse i veēuar si masakėr e kryer nga vet shqiptarėt, ėshtė njė tjetėr akt-akuzė e rėndė pėr udhėheqjen komuniste shqiptare si bashkėfajtore nė Masakrėn e Tivarit.
    4. Kėto tre fakte e rrėzojnė alibinė e hedhur nga R.Alia e Co. se “me kėtė ēėshtje tė merren kosovarėt, tė pėrgjigjen vetė ata (shqiptarėt e Kosovės etj.)” etj. dhe nuk mund ta largojnė atė nga vendi i krimit nė Tivar, pasi ishte njė nga kuadrot kryesorė qė kontriboi aktivisht nė mobilizimin e nisjen e shqiptarėve tė Kosovės, Maqedonisė, Luginės sė Preshevės, etj. drejt varrit mė tė madh tė shqiptarėve nė Ballkan. Nė rast se politika e drejtėsia shqiptare nė Republikėn e Shqipėrisė nuk i shkon deri nė fund tė vėrtetės pėr zbardhjen e Masakrės sė Tivarit duke nxjerrė pėrgjgjegjėsitė politike, historike e juridike pėr udhėheqjen komuniste tė kohės, pavarėisht nga ikjet nga vendi i krimit qė synojnė e organizojnė R.Alia e Co., atėherė tė dy palėt do tė jenė njėsoj bashkėfajtorė pėrballė historisė e pėrgjatė brezave shqiptarė nė tė gjitha viset etnike shqiptare nė Ballkan.
    G 55
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  6. #6
    Mire ėshte puna mire Maska e PLAKU
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Postime
    2,443
    Tivari, shprehės i antishqiptarizmit tė Enverit, Ramizit e Nexhmijes
    26-09-2010 / Nga Kostaq Xoxa


    Drama e madhe e ekzekutimit pa gjyq tė shqiptarėve nėn thundrėn e Tito-Rankoviēit, ėshtė njė tregues i pashlyeshėm i tradhtisė kombėtare tė Enver Hoxhės. Ėshtė, njėherėsh, njė njollė antikombėtare e titullarit mė tė lartė tė forcave partizane nė veri tė kufijve zyrtarė tė Shqipėrisė, Ramiz Alisė. Ėshtė njė pėrnjollosės i paskrupullt i orvatjes demagogjike tė Nexhmije Hoxhės pėr ta paraqitur nė mėnyrė tė falsifikuar historinė shqiptare tė luftės dhe tė pasluftės, pėrmes kujtimeve tė falsifikuara dhe propagandistike tė saj.
    Kjo faqe e zezė e panegjirizmit komunist nė libra si ai i Hysni Milloshit pėr Shefqet Peēin, qė flet pėr 500 tė vrarė tė pafajshėm nga bandat e antishqiptare tė armiqve shekullorė tė vendit tonė, ndėrsa u vranė dhjetė herė mė shumė, duhet t’i shqetėsonte enveristėt tanė, nėse u ka mbetur nė shpirt ndonjė fije atdhedashurie. Pėr tė larė e shpėlarė terrorizmin komunist, majtistėt e skajshėm tė vendit tonė, quajnė atentat njė vdekje aksidentale automobilistike tė tė ndjerit K. Trebicka, nė njė fushė krejtėsisht tė hapur ku atentatori nuk mund tė mund tė gjente dot vrimė pėr t’u fshehur. Ngrenė versione tė paqena pėr jetėn e njė njeriu, kur vrasja me prapamendim e 5000 shqiptarėve, kėrkojnė qė tė mbetet edhe sot e kėsaj dite nėn hijen e misterit, qė tė mos preken pėrgjegjėsit komunistė tė kėsaj kasaphane tė pėrbindshme.
    Ramiz Alia, ishte ngarkuar qė tė tejkalonte kufijtė veriorė jo pėr t’u ardhur nė ndihmė forcave jugosllave kundėr gjermanėve, - se kėta tė fundit ishin nė tėrheqje, - por pėr tė nėnshtruar shqiptarėt e Kosovės e tė Malit tė Zi, tė cilėt nuk pranonin t’u nėnshtroheshin kolonizatorėve serbo-malazezė. Kėta shqiptarė paralizoheshin vetėm kur gjendeshin para flamurit shqiptar, paēka se me yll nė krye tė shqiponjės. . .
    Ish-nacionalēlirimtari Preng Gruda, (qė u shndėrrua nė antikomunist) shkruan nė “Ditarin e nji zemre tė lėndueme”:
    Tuz, 7.02.’45: (Mbledhje e madhe, shumė e randėsishme, pėr tė gjithė krahinėn, nė Tuz: Nė tribunė: ushtarakė tė Tiranės “tė nėnshtruem Beogradit” dhe ushtarakė tė Malit tė Zi).
    Mbledhjen e hapi gjen. Gjokė Mirashoviēi, “si zot shtėpie nė shtėpi tė huej”. Foli sėrbisht. Kundėrshtimet tona pėr pėrkthimin nė shqip shkuen kot. Tė tre (bashkė me Millosh Rashoviēin dhe me Vasi Popoviēin) vulosėn mandatin se kjo krahinė shqiptare ishte ba prap pjesė e pandashme e Jugosllavisė.
    Ma pas e muer fjalėn gjen. Shefqet Peēi. Krejt i zhburrnuem, forcoi fjalėt e shokėve malazezė nė dam tė kombit tė vet. Lajmoi cakun e kufinit dhunues nė Han tė Hotit dhe i urdhnoi malsorėt me ua dorėzue armėt, aty pėr aty, malazezėve! Mandej, ky tradhtar faqezi, u tha malazezėve:
    -Merrini kėta derra reaksionarė e bėjini terbijet, se Shqipėrisė nuk i duhen gjė prej gjėje. Ja ku e keni dajakun qė t’i rrihni; ja edhe litarin qė t’i varni, po qé se nuk ju duan dhe nuk e vijojnė, me ju, ndėrtimin e socializmit!
    ***
    Vetėm kjo thėnie, qė sapo lexuam sė bashku, e pėrmbys kryesėprapthi librin panegjirik tė Hysni Milloshit, “Gjenerali legjendar”(2001), me recenzentė Xhemil Frashėrin dhe Sevo Tarifėn. Ky libėr pėr Sh. Peēin ėshtė kuintesenca e mashtrimit dhe e falsifikimit. Ka dhjetėra episode qė e vėrtetojnė, por po jap vetėm njė rast: Nė faqen 450, pas elozheve jashtėkohore pėr Miladinin, shkruan: “Fjalėt e Miladinit ishin tė ngrohta e miqėsore. Nuk mund t’i shkonte nė mendje se ky njeri i shquar, komunist i ndershėm, mik i sinqertė i shqiptarėve, do tė vritej pas pak kohėsh pikėrisht prej njėfarė Haki Tafa (nė tė vėrtetė: Taha) qė e kishte njohur nė Normalen e Elbasanit; bile ky Hakiu kishte dashur ta vriste edhe Sheqetin”. Pas 27 faqesh, Hysni Milloshi harron ēka shkruar nė f. 450 dhe nė f. 477 na thotė se nė nėntorin e vitit 1989, - nė njė kohė kur komunizmi kishte marrė fund kudo dhe nė Shqipėri po i tundeshin themelet pėr ta pėrmbysur edhe kėtu, - pėrmend Sh.Peēin “qė nisi ta shkruajė, si njeri i letrave, pėr ta deklaruar nė shtypin e kohės njė letėr. Ja ēfarė shkruan...” Mua m’u ngarkua detyra qė t’u flisja kosovarėve pėr Luftėn Antifashiste... (E pamė sesi fliste pėr dorėzim armėsh e pėr t’i bėrė terbijet derrat kosovarė,). “Nė mars tė vitit 1945 nja 500 (!) djem tė rinj kosovarė (nja dhjetė herė mė shumė! – nė tė vėrtetė) i prunė jugosllavėt nga Kosova pėr nė Shkodėr pėr tė kaluar nė Mal tė Zi (para syve tė komandave e tė partizanėve shqiptarė!) dhe, kur kosovarėt po hanin drekėn, komanda serbe qė shoqėronte kolonėn (kėta “shoqėrues” vrastarė, a nuk u panė nga komanda shqiptare nė Shkodėr?), komanda serbe qė shoqėronte kolonėn zuri pozicione rreth e rrotull njė kodre, ku u bė njė masakėr e vėrtetė, me urdhėr tė Rankoviēit”. Nė rreshtat qė pasojnė Sh.Peēi thotė se “tė nesėrmen, kur po vinte nga Mali i Zi njė sekretar i KQ, i cili qe transferuar si sekretar politik pėr Kosovėn nė vend tė Miladin Popoviēit, qė ishte vrarė nga banda Tito-Rankoviē ...”.
    Si mjegullohen gjėrat dhe tani na del se Miladinin e paska vrarė banada Tito-Rankoviē, kur kjo bandė, nė tė vėrtetė, kishte vrarė aty pėr aty Haki Tahėn, nė hakmarrjen e menjėhershme ndaj vrasjes sė kėtij serbomadhi, me emrin Miladin Popoviē! Pėrse Miladini shihet me syrin e superlativave tė hershme tė E. Hoxhės ndaj Miladinit, kur vetė diktatori, nė plen. e Beratit (nėntor 1944), duke iu bashkuar, tashmė, Velimir Stojniēit, e quajti Miladinin terrorist? (Vrasjen e Mustafa Gjinishit e kishte pohuar se kjo kishte autorėsinė e Miladinit + atij vetė, Enverit!). Pastaj pėrse Shefqeti nuk pipėtiu pėr kėtė masakėr 5000 kosovarėsh (qė ai e thjeshtėson nė 500), nė kohėn e Enverit, por nė nėntor tė 1989-s? Pėrse na kėrkohet tė na kallet pėrshtypja se pėr kėto ēėshtje mund tė flitej nė kohėn e E. Hoxhės, kur ky i kishte thėnė deshifrantit Islam Kadesha, - nė fonogramin e deshifruar qė ky i ēoi nė zyrė, - qė ta mbante gojėn tė qepur mirė, se i ikte koka?
    Nė pėrfundim tė kėsaj ndėrhyrjeje mė duhet tė pėrsėris (dhe ia vlen tė pėrsėritet ēdo ditė) se historiografia e komunistėve ėshtė fund e krye e pėrdhosur. Nga Hysni Milloshi e nga Xhemil Frashėri nuk mund tė presėsh vėrtetėsi. Mė vjen keq vetėm se Dritėro Agolli, tė cilit s’mund t’i mohohet talenti, hyn shpesh nė kėto hulli tė pabesueshme, jo vetėm nė vjershėn e tij prej 11 strofash qė hap faqet e librit mashtrues“Gjenerali legjendar”, por edhe nė parathėnien apologjetike ndaj Haxhi Lleshit, apo edhe nė protestėn pėr vėnien e emrit tė njė cope tė bulevardit, qė u quajt “Zogu I”. Pėrse nuk protestoi kur kishte pasur emėrtimin “Bulevardi Stalin”?
    E, meqė e pėrmendėm poezinė e tij, le tė riprodhojmė strofėn e fundit:
    Dhe naganti nuk na ngeci
    Qė nė Kuē e Vishegrad;
    Mgriti kėngė Shefqet Peēi
    Komandanti ynė lab...
    Historia e vėrtetė e brigadave tona pėrtej kufirit zyrtar verior, shformohet edhe nė vargje: tani mund tė vėrtetohet nė mėnyrė tė pakontestueshme se pėrse E.H.-a i ēoi partizanėt tanė pėrtej kufijve tanė veriorė, pėr interesa tė klikės titiste.
    Kėtu del njė problem i mprehtė: se historiografinė e vėrtetė s’mund ta bėjnė historianė tė vetėquajtur si tė tillė, tė tipit Paskal Milo me shokė, qė mėtojnė t’i japin leksione sesi tė bėhet historia, kryetarit tė ekzekutivit tonė, njėrit prej prekursorėve tė parė tė rrėzimit tė komunizmit nė vendin tonė! Se cilėt janė komunistė dhe cilėt janė antikomunistė, pėr kėtė nuk mund tė na japin mend as ata qė e vunė Enverin sa njė faqe muri nė ministrinė e Jashtme tė pas ’97-s, as ata tė ekzaltimit tė figurės sė E. Hoxhės nė Pezėn e tradhtuar, as ata mercenarė qė bėjnė politikėn e populistėve tė E.Ramės, pasi ia drodhėn demokracisė pėr t’u majmur, as tė pavotuarit arrivistė qė s’kanė ē’i duhen as Edvinit!
    Ėshtė e qartė se tanimė enveristėt e kamufluar dhe tė hapur nuk duan as lustracionin, as zbardhjen e Masakrės sė Tivarit.
    Mos t’i rrejė mendja se Rezolucioni i AP-se sė KE-sė, pėr dėnimin e krimeve tė diktaturave ėshtė formuluar qė tė tallen komunistėt tanė me tė. Koha nuk do tė ecė pėr ta! Tivari do tė zbardhet plotėsisht! – siē ka deklaruar Sali Berisha.
    G55
    Pa Kosovė e Ēamėri nuk ka Shqipėri

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    "Masakra e Tivarit", Mesila Doda: Ja si do tė hetohet

    TIRANĖ- Nismėtarja e komisionit hetimor pėr Masakrėn e Tivarit, Mesila Doda, ka shpjeguar dje se si do tė funksionojė ky komision dhe mėnyrėn se si do tė veprohet nėse zbulohen pėrgjegjės konkretė. Nė njė intervistė pėr "Shekullin" ajo ka pohuar se pėr secilin person qė rezultoi i implikuar, do tė bėhet kallėzim penal nė prokurori. Sipas deputetes demokrate, faktet nga zbardhja e drejtė dhe e paanshme e kėsaj ngjarjeje tė ndodhur 65 vjet mė parė nė tė cilėn janė vrarė mijėra shqiptarė tė Kosovės do i kalojė historisė. Lidhur me kundėrshtitė e opozitės pėr tė qenė pjesėmarrėse nė kėtė komision hetimor, deputetja Doda i bėn thirrje kolegėve tė saj socialistė qė tė shkėputen nga e kaluara. Ajo theksoi se shteti shqiptar, ka gjithė tė drejtėn dhe detyrimin moral dhe ligjor tė hetojė kėtė ngjarje.


    Zonja Doda. Ju jeni njė nga nismėtaret e komisionit hetimor pėr Masakrėn e Tivarit. Pėrse ėshtė i nevojshėm njė hetim i tillė nė njė kohė kur kanė kaluar 45 vjet nga kjo ngjarje?
    Besoj se Shqiptarėt kanė nevojė tė dinė mirė tė vėrtetat e tyre. Kjo ėshtė njė ngjarje, e cila pėr nga madhėsia ėshtė nė pėrngjasim tė llahtarėve tė mėdha njerėzore si Sebrenica, Katyn-i, apo Aushvici. Pėr nga njohja bėn pjesė ne misteret me mėdha tė historisė sė Shqipėrisė. Asnjė fjalė e thėnė, asnjė pėrmendje as rastėsore nė librat tanė, asgjė prej gjėje. Duket se regjimi komunist e kish dėnuar me heshtje masakrėn mė tė madhe e tė pamėshirshme qė ishte bėrė mbi burrat shqiptar fill pas mbarimit tė Luftės se II Botėrore. Nė kėtė optikė e gjej jo vetėm me vend, por detyrė njerėzore tė sillet nė dritėn e diellit ajo pabesi e madhe, ajo shfarosje e paramenduar nga ana e komunistėve serb, tė cilėt arritėn tė zhduknin njė armatė tė tėrė burrash numri i tė cilėve nga tė dhėnat e para shkon nga 3700-4200 vetė, tė cilėt edhe sot nuk kanė as varr e as dinjitet nė historinė e kėtij kombi. Komunizmi shqiptar, pėrpos gjithė poshtėrsive tė tjera, ish i shėnjuar me njė vulė tė fortė antishqiptarizmi. Heshti dhe ndihmoi kur pa mijėra burra shqiptar tė shuheshin, heshti dhe ndihmoi nė harresėn e plotė tė kėtij fakti ēnjerėzor. Kėtė realitet do duhet ta ndryshojė puna e komisionit hetimor tė Tivarit; tė sjellė tė vėrtetat nė dritėn e diellit, tė zbulojė pėrpara shqiptarėve pėrgjegjėsitė historike e penale tė drejtuesve komunistė tė shtetit shqiptar.


    Komisioni qė do tė zhvillojė kėtė hetim parlamentar do e shtrijė verifikimin edhe jashtė Shqipėrisė me anė tė mbledhjes sė dėshmive edhe nga personat me qėndrim jashtė Shqipėrisė. Si do tė realizohet kjo?
    Tashmė ju keni nė duar planin hetimor tė miratuar nga ana e komisionit tė Tivarit. Nė tė pėrcaktohen gjithė hapat procedural qė do tė ndiqen. Do tė thėrriten pėr tė dhėnė dėshminė e tyre gjithė personat qė kanė dijeni mbi ngjarjen, qė kanė marrė pjesė apo qė janė tė pėrfshirė nė kėtė hetim. Komisioni dhe ekspertėt e tij do tė pėrdorin ēdo dėshmi, dokument apo arkiv, pėr tė zbardhur ēėshtjen. Besoj se do kemi njė punė tė vėshtirė por do dalin nė dritė dokumente dhe dėshmi unikale pėr nga rėndėsia nė zbardhjen e ēėshtjes.


    Socialistėt kanė refuzuar tė jenė pjesė e kėtij hetimi. Gjatė seancės ku u miratua ngritja e komisionit, deputeti Ruēi nė emėr tė grupit socialist kundėrshtoi ngritjen e njė komisioni hetimor nga parlamenti shqiptar dhe u kėrkoi deputetėve tė mazhorancės qė tė mos bėjnė politikė me jetėn e personave tė masakruar. Sipas tij ngjarja e 65 viteve mė parė ka ndodhur jashtė territorit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe i takon autoriteteve tė shtetit tė ri tė Kosovės qė nisin njė proces hetimi. Cili ėshtė komenti juaj?
    E kuptoj deputetin Ruēi i cili ende nuk ka bėrė ndarje shpirtėrore nga Partia mėmė qė e lindi dhe e rriti. Nuk kuptoj ata dhjetėra deputet tė tjerė qė janė rritur nė njė kohė tjetėr dhe mė sė paku do duhej tė bashkėpunonin pėr hir tė madhėsisė dhe gravitetit tė ngjarjes. Kuptoj mirė qė njerėzit, prindėrit e tė cilėve kanė qenė tė pėrzier nė mėnyrė direkte dhe eksponenciale nė regjimin e atėhershėm nuk munden tė pranojnė njė fajėsi tė tillė kriminale, por ky mund tė ish rasti qė tė fillonin njė "Mea Culpa", qė do lehtėsonte shpirtrat e vrasėsve e tė vrarėve. Por me sa duket kolegėve tanė i mungon kurajė tė vejnė gishtin mbi plagė. Ėshtė gjithsesi zgjedhja e tyre! Shteti shqiptar, ka gjithė tė drejtėn dhe detyrimin moral dhe ligjor tė hetojė kėtė masakėr, ku humbėn jetėn mijėra shqiptar tė tjerė tė pafajshėm. Argumenti pėr mos hetim nga ana e shtetit shqiptar pasi nuk ėshtė as vend i masakrės dhe as shteti i Kosovės, nuk kanė bazė logjike, as njerėzore apo historike. Duhet tė rikujtojmė se Kosova nuk ishte shtet nė vitin 1945, dhe i vetmi shtet shqiptar i implikuar drejtpėrdrejt nė kėtė masakėr, pėrgjegjėsia dhe bashkėfajėsia e tė cilit duhet tė ndriēohet, ishte shteti shqiptar qė drejtohej nga klika komuniste e Enver Hoxhės. Nga ana tjetėr, mė duhet t'i kujtoj zotit Ruēi se pėrveē faktit qė armata e tėrė e viktimave kaluan nė territorin shqiptar, njė numėr qė shkon deri nė 1300 burra janė ekzekutuar e hedhur nė hone e gremina pikėrisht nė veri tė Shqipėrisė. I helmuan si kafshė, e nuk i linin ti afroheshin as krojeve pėr ujė, i thernin se nuk ecnin aq shpejt sa ēetnikėt mbi kuaj, i mbysnin se dilnin nga rreshtat e vdekjes....e kjo ndodhi nė territorin tonė, nė shtetin amė, pėrpara syve tanė. Kjo punė qė kemi nisur ėshtė pėr tė nderuar viktimat dhe historinė e kombit tonė, ėshtė tė tregojmė fajin e fajtorėt e jo pėr tė bėrė politikė me masakrėn. Zoti Ruēi e di mirė ēdo tė thotė tė bėsh politikė mė vdekjen dhe e ka parė dhe rezultatin e thellė humbės e dėshpėrues qė sjell politika dhe loja me tė vdekurit.


    Ju, mazhoranca, keni akuzuar pėr kėtė ngjarje ish-presidentin Ramiz Alia. Ku i bazoni kėto akuza?
    Ramiz Alia ka qenė komisar i divizionit tė pestė, divizion i cili u caktua pėr tė ndjekur armikun nė terrorin e Kosovės, dhe qė qėndronte nė atė kohė nė terrorin e Kosovės. Me kėtė detyre ai ishte pėrgjegjėsi kryesor politik i forcave tė armatosura shqiptare dhe plotėsisht nė dijeni pėr pėrmasat e gjenocidit qė vėllezėrit komunist serb, po kryenin mbi shqiptarėt qė i kishin ēarmatosur. Nėse lexoni veprėn e Azem Hajdinit, i cili ka shkruar mijėra faqe dėshmi, aty do tė keni mundėsi tė shihni gjithė informacionin qė kishin krerėt e shtetit shqiptar. Nga ana tjetėr arkivat e shtetit shqiptar flasin pėr heshtjen qė aplikuan si standard pėr ngjarjen, dhe pėr veprime akoma mė tė rėnda, viktimat qė u dorėzuan nė shtetin amė, komunistėt i rikthenin nė duart e serbėve.


    Nėse ndonjė dėshmitar refuzon tė vijė nė komision, si do tė veprohet?
    Komisioni punon mbi bazėn e njė rregulloreje. Mund t'i drejtoheni dhe tė shihni se mbi ēfarė bazash ligjore thirren dėshmitarėt dhe aty mund tė kuptoni se si veprohet nė raste refuzimi.


    Nėse gjenden, evidentohen persona pėrgjegjės pėr kėtė ngjarje, ēfarė pasojash do tė kenė?
    Ligji pėr komisionet hetimore e pėrcakton qartė. Provat e fajėsisė penale i kalojnė organeve tė drejtėsisė, zbardhja e drejtė dhe e paanshme e ngjarjes i kalon historisė.


    Komisioni Hetimor i Kuvendit pėr hetimin e fakteve, rrethanave dhe pėrgjegjėsive tė Masakrės sė Tivarit tė vitit 1945, nė mbledhjen e tij tė dytė ka miratuar planin paraprak tė hetimit. Sipas njoftimit pėr shtyp tė Kuvendit nė qendėr tė hetimit do tė jetė zbardhja e plotė e ngjarjes, gjetja e ideatorėve, ekzekutorėve dhe bashkėpunėtorėve tė masakrės.
    "Puna e komisionit do tė fokusohet nė hetimin e ngjarjeve qė paraprinė masakrėn e Tivarit dhe roli i individėve tė pėrfshirė nė secilėn prej tyre, ku nė fokus do tė jetė nxjerrja e pėrgjegjėsive shtetėrore dhe individuale e personave qė me veprimet apo mosveprimet e tyre lejuan dhe ndihmuan nė kryerjen e kėsaj masakre"- u shpreh Beja

    shekull
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  8. #8
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Qesharake, shume qesharake ky hetim. Jo se s`duhet hetuar. Perkundrazi. Por sa gjyqe politike e vrasje pa gjyq jane bere ne Shqiperi, pa fakte apo me fakte te sajuara dhe deri me sot nuk ka nisur asnje hetim, por meren me vrasjen e shqiptareve jashte atdheut.
    Edhe njehere! Jo se s`duhet hetuar kjo "masaker".
    Por ne rradhe te pare masakra eshte brenda kufijve shteteror te Shqiperise, dhe per shqiptaret brenda ketyre kufijve, ...pastaj mund te shihet edhe jashte.

    Qesharake ..vertet..! Nuk ka asnje cudi. Gjenocidin 45 vjecar nuk duan te hetojne (ose nuk i lejojne qe te hetojne), prandaj e kane zhvendosur hetimin jashte kufijve, ne nje kohe kur mijera shqiptare nuk gjejne dot eshtrat e te afermve te tyre.
    Ramiz Alia ( i vetmi i mbetur), nderkohe boton libra se bashku me N. Hoxhen, jeton mes lluksit dhe a e di se i i thote ketyre "hetimeve":
    "Qente le te lehin, karvani shkon perpara".

    Nuk jam per hakmarrje dhe as per burgime e lincime. Jam vetem qe e drejta te vihet ne vend (gje qe s`mund te ndodhe se pushtetin e kane po ata qe kane pasur) dhe evropa nuk lejon venjen e drejtesise.
    Se paku nese e kane mbylluar ate kapitull, s`ka pse ngacmojne me shqiptaret me krijimin e ketyre komisioneve dhe t`i kujtojne ata qe bene thirrje per gjak (dhe gjakosen kufijte) jo me larg por 20 vjet te shkuara. Por ceshtja duket te jete me e thelle....

    Vazhdon tallja me shqiptaret...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 27-09-2010 mė 08:19
    Duaje te afermin tend si veten

  9. #9
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Ilija,

    nuk eshte e nevojshme te kerkosh "falje" per mendimin tend. Nuk kam menduar me pare ne kete qe thua, por ne shikim te pare me duket e kuptueshme, cfare thua. Nje pyetje ngelet gjithesesi: Ka vertet nevoje te renditen "hulumtimet" sipas prioritetit? Sipas cileve kriterie te perpilohet lista e prioriteteve? Sipas perkatesise kombetare te masakrueseve? Shqiptaret se pari, pastaj tjeret? Pse? Pastaj: Mos ndoshta mjaftojne kapacitetet per te hulumtuar te gjitha njeherit apo mos eshte nevoja te hulumtohen ato qe jane me lehte te hulumtueshme? Mos ndoshta mund te jete qe nuk jane pjekur kushtet per te hulumtuar ndonje nga masakrat e shqiptareve (komuniste) ndaj shqiptareve? Kjo e fundit eshte pyetje e drejte. Sepse e dime qe ka mjaft masakra shqiptaresh ndaj shqiptareve qe jane hulumtuar deri sot, edhe pse jo te gjitha. E nese disa jane hulumtuar, disa jo, kjo me jep te drejte te them se ndoshta per disa masakra nuk jane pjekur kushtet.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    4000 te vram. Ka ndonji masaker tjeter me keto permasa?
    Tjeter kund e ka hallin ilias spiros kur flet per "masakra jashte kufive"
    Leqi nji pjese e ekzekutimeve jane ba mrenda territorit te shtetit shqiptar

  11. #11
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anėtarėsuar
    02-02-2009
    Postime
    3,453
    Postimet nė Bllog
    1
    Nuk e di Chino, nese deri me sot eshte hetur mbi ndonje masaker apo gjyq falls. Me duket se jo. A duhet hetuar apo jo kjo eshte nje ceshtje edhe me karakter juridik.
    Moralisht une them se duhet hetuar per te vene ne vend "te drejten" dhe "te verteten" historike, por nuk jam per asnje veprim qe do te sillte pasoja juridike me denime penale per urdherdhenesit apo zbatuesit e ketyre masakrave apo gjyqeve fallco.
    Tjesht desheroja hetim per te verteten dhe publikim te emrave te autoreve dhe ekzektuesve te ketij genocidi. Pra desha diskreditim publik per xhelatet, perndryshe ata do te shfaqen serish. Kete e deshiroja per ata qe kane vepruar edhe ne kundershtim me vete ligjet e kohes se tyre, me akuza fallco dhe per denimet pa gjyq. Kjo eshte plotesisht e mundur te behet, por nuk i intereson politikes qe te behet...dhe as evropes
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga ilia spiro : 27-09-2010 mė 09:44
    Duaje te afermin tend si veten

  12. #12
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Fahri Balliu dhe Salicevici jane duke bere gjykaten e Partise Demokratike per hallin e tyre . Ku eshte pare qe nje parti poltike te krijoje gjykata te partise se vet ? Vetem ne kohen e Hitlerit ! Edhe diktatori Enver formalisht ceshtjet i conte ne gjykate institucionale , i bente gjyqet edhe neper kinema me altoparlanta jashte !

    Salicevici po ka b.ythe dhe do vertete qe t'i shkohet deri ne fund Tivarit le te beje kallzim penal ne institucionet perkatese kunder Ramiz Halese per krime kunder njerezimit qe nuk falen kurre juridikisht dhe ta coje ne burg perjete ate dhe te tjere !

    Por jo te krijoje gjykata te Partise Demokratike dhe te beje gjyqe sipas qejfit te vet dhe te perdore Balli G55 si flete akuze te partise se vet .

    Ju me te verete besoni se Saliu dhe PD-ja jane te interesuar per te verteten ? Dhe a mundet te beje gjyq nje parti politike dhe te jape vendime ?

    Lerini mo keto ! Ben nje pordhe Salicevici dhe me vrap ju fusni hundet per ta shijuar !

    Po te ishte i intersuar Salicevici per Tivarin do t'i kishte kerkuar ndonje dokument Miloshevicit kur e takoi fshehtas ne Oher . Megjithese ndoshta e ka bere , prandaj e mban sekret akoma takimin . Zhduku dhe Remziun e shkret per mos t'i dale era .
    Saliu te mos beje kakerdhira dhe gjykata partiake , por te beje denoncim ne Prokurori dhe le ta fshije me race dhe fare pastaj Ramizin dhe te gjithe te tjeret duke i futur ne burg !

    Posi pra ngre gjykata te Partise Demokratike , kujt do t'ia hedhi ?

  13. #13
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Lexo ktu se nuk ta ka shpjegu mire xhaxhi veterani
    Nėse gjenden, evidentohen persona pėrgjegjės pėr kėtė ngjarje, ēfarė pasojash do tė kenė?
    Ligji pėr komisionet hetimore e pėrcakton qartė. Provat e fajėsisė penale i kalojnė organeve tė drejtėsisė, zbardhja e drejtė dhe e paanshme e ngjarjes i kalon historisė.

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Po pra po , por juve ketu , po na i jepni si te verteta gallatat e ketyre karagjozve te gjykates se partise , qe kujtojne dhe bejne "shakara" me gjera te tilla !

    Se , mire keta debile partiake nuk kane ndjenje respekti per popullin shqiptar , por nuk kane asnje te drejte te hedhin helme ne aambientin e shoqerise shqiptare "me hetime partiake" .

    Prandaj thashe se po ta kishin seriozisht te shkojne dhe te bejne kallezmin ne Prokurori , ku autoret te marrin denimin dhe te mos na bejne propogande partie duke percare shqiptaret me "gallata" partiake .

  15. #15
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    MASAKRA E TMERRSHME E TIVARIT



    Dhe femijet ne barkun e nenes u drodhen,

    Kur bajoneta ju ngulej ne gjoks,

    Kur tradhetija e eger komuniste,

    Bashk me UDBne vriste dhe priste.



    1_ Radiogrami i diktatorit per masakren e Tivarit.

    2_ Si u dorezuan Kosovaret tek UDBja

    3_Alibija e Shefjet Pecit per te shfaqesuar Ramiz Aline.



    Mė kėrkonin t'u hiqja bajonetėn nga gjoksi




    Rrėfimi i Azem Hajdinit-Xani, i mbijetuari i Masakrės sė Tivarit. Njė rrėfim tronditės do tė kujtonte Azem Hajdini shumė vite pas Masakrės sė Tivarit, nga ku ai falė fatit i mbijetoi. Ja se si i kujton i ndjeri Hajdini ato ēaste dramatike e tmerri tė natės sė 31 marsit nė Tivar, tė cilat shėnuan masakrėn mė tė tmerrshme tė bėrė ndaj shqiptarėve nė historinė e kombit tonė.

    Dėshmia e Plotė

    Pas njė tė shtėne me top tė kalibrit tė madh, tė forcave ushtarake, njėsive paramilitare, institucioneve ushtarake, shtetėrore, civile dhe qytetarėve serbo-malazez tė Tivarit, dhe tė lokaliteteve pėrreth u shėrbeu si sinjal pėr ta filluar sulmin masiv mbi rekrutėt shqiptarė, shpėrtheu njė zjarr i menjėhershėm nga tė gjitha anėt dhe nga tė gjitha llojet e armėve. Unė, isha bashkė me qindra rekrutė tė tjerė shqiptarė, njė grumbull i dendur nė njė kėnd, brenda nė oborr tė ndėrtesės famkeqe tė monopolit tė duhanit (aty ku ndodhi masakra masive). Nė fillim mendoja se u bė tėrmet me pėrmasa katastrofale apo se, erdhi vetė kiameti. Nga bubullima e armėve tė zjarrta, toka na dridhej nėn kėmbė. Pluhuri, flaka, tymi qė ishte krijuar nga tė shtėnat e armėve e kishin mjegulluar vendin dhe mezi mund ta shihnin njeri-tjetrin.

    Mė dukej se bjeshkėt dhe kodrat pėrreth u bėnė rafsh dhe ranė mbi ne.....

    Breshėria e armėve tė zjarrta ishte aq tronditėse sa qė shumė prej nesh, edhe pa u goditur fare nga plumbat ranė nė depresion psikik dhe silleshin si tė ēmendur.

    Nė kėtė situatė dramatike e tmerri, nuk di as vetė se si jam rrėzuar pėrtokė, por mė vonė kuptova qė pėr njė kohė kisha qenė pa vetėdije. Kur mė ėshtė kthyer vetėdija, vėrejta se trupin e kisha tė mbuluar me kufoma dhe me trupa tė plagosur, rrobat mė ishin qullur me gjak.

    Pėr njė ēast, mendova se isha plagosur. Fillova ta prekja trupin, por, pėr fat tė mirė, plumbat mė kishin kaluar vetėm nėpėr rroba. Papritmas pranė meje shpėrthyen disa granata, tė cilat goditėn kufomat dhe tė plagosurit, ku kufomat, gjymtyrėt e kėputura dhe copat e mishit fluturonin disa metra nė lartėsi dhe mbi ēati tė shtėpive. E di se, prapė pėr njė kohė kisha qenė pa vetėdije...

    Kur m'u kthye vetėdija, dėgjova britma, vaje, ofshama, klithje tė tė plagosurve qė kėrkonin ndihmė. Kėto i dėgjoja nga tė gjitha anėt.

    Nuk guxoja tė jepja shenjė qė isha gjallė.

    Derisa qėndroja nėn kufoma dhe nėn trupa tė plagosurish, vėreja se si ushtarakėt dhe civilėt serbo-malazez, hulumtonin kufomat pėr tė vėrtetuar mos kishte shpėtuar ndonjė i gjallė, tė cilėt nė duar mbanin thika e bajoneta tė futura nė pushkė, sėpata dhe mjete tė tjera tė mprehta me tė cilat thernin tė plagosurit, apo i bėnin shoshė me armė kudo qė i gjenin.

    Madje edhe i plaēkisnin dhe u merrnin ēka gjenin nė trupin e xhepat e tyre.

    E pata tė vėshtirė pėrjetimin, kur pranė meje zbuluan Asllan Mustafėn nga Tėrnavci, Bislim Pajazitin nga Krasmirovci e disa tė tjerė, emrat e tė cilėve nuk mė kujtohen, dhe iu drejtuan me fjalė ofenduese: "Shiptarsku t'i majku, josh si zhiv" dhe ua futėn bajonetat nė kraharor dhe gjymtyrėt e tjera tė trupit.

    Pėr tė kėnaqur sadizmin e vet shtazarak, nė shenjė kėnaqėsie, ngrinin thikėn apo bajonetėn lartė nga maja e sė cilės rridhte gjak deri nė tokė. I tronditur nga kėto skena patologjike, humba vetėdijen pėr njė kohė. Pastaj, mė erdhi vetėdija dhe vėrejta se nuk mė kishin zbuluar dhe se ende isha gjallė. I shtyrė nga pėrvoja e mėparshme, edhe pas proklamatės sė shtabit pėr amnisti nuk lėvizja nga vendi duke mos dhėnė asnjė shenjė qė isha gjallė, vetėm prisja se ēfarė do tė sillte ēdo minutė apo sekondė e ardhshme.

    Mė nė fund, kur e humba shpresėn dhe mendoja se do tė mė zbulonin, do mė masakronin dhe do mė ngarkonin nė mjetet transportuese, sė bashku me tė vdekurit e tjerė, veten e mendoja tė vdekur, mendoja: A do tė shpėtojė ndonjėri i gjallė pėr t'u treguar shqiptarėve nė Kosovė pėr kobin e zi qė pėrjetuan djemtė e tyre nė Tivar?

    Kėtė heshtje mortore timen, e theu momenti kur i sollėn ata pak rekrutė shqiptarė, tė cilėt kishin shpėtuar tė gjallė nė katet e epėrme tė Monopolit tė Duhanit dhe i vendosėn mbi qindra trupa tė vdekur dhe tė plagosur nė oborr tė kėsaj ndėrtese, mu nė kėndin ku unė me dhjetėra tė tjera isha fshehur nėn kufoma dhe tė plagosur.

    Derisa xhelatėt mbanin fjalim pėr Titon, pėr UNĒJ-nė dhe pėr Bashkim-Vėllazėrimin, me ndihmėn e Riza Hajdinit dhe Selim Sinanit nga Baksi, qė qėndronin nė kėmbė mbi trupin tim dhe tė shumė tė tjerėve, pa treguar askush, ia arrita tė dalė disi nga kufomat, ata tė dy mė ngritėn nė kėmbė dhe iu bashkėngjita atyre rekrutėve shqiptarė qė pėr momentin ishin tė vendosur mbi qindra trupa tė rekrutėve shqiptarė tė vdekur e tė gjallė, nė oborrin e ndėrtesės sė mallkuar tė Monopolit tė Duhanit.

    Shpėtimi i tyre, ishte dhe shpėtimi im. Ndėrsa shpėtimi i atyre pak rekrutėve shqiptarė qė shpėtuan tė gjallė nga kjo masakėr, ishte njė xhip me vėzhgues amerikanė i vėrejtur nga xhelatėt, aty pranė vendit tė ngjarjes.

    Pasi mė nxorrėn nga kufomat dhe iu bashkova tė gjallėve, vėrejta njė skenė tė llahtarshme pėrreth nesh, por edhe nė kėmbėt tona, ku shtriheshin me mijėra tė vrarė e tė plagosur. Pamje trishtuese ofronin sidomos sendet e mreshta, si bajonetat, thikat, sėpatat, shkopinjtė qė kishin mbetur tė ngulitura nė gjokse, stomakė, nė shpina e nėpėr gjymtyrė tė tjera tė trupit tė njerėzve. Nė atė grumbull njerėzish tė kryqėzuar, si kubik drurėsh, njė mbi njė, nuk mund tė dallohej se kush ishte kush, ku e kishte kokėn, e ku kėmbėt apo trupin. Kishte shumė tė plagosur qė klithnin, vuanin, vajtonin fatin, kėrkonin ndihmė, qanin....

    Ėshtė vėshtirė tė pėrshkruhet gjithė ajo skenė e tmerrshme, kur tė plagosurit qė u shkonte gjaku rrėke kėrkonin ndihmė, dhe ne, nuk ishin nė gjendje t'i ndihmonim. Pėr ne qė mbetėm gjallė ishte shumė i vėshtirė detyrimi tė qėndronim nė kėmbė mbi kufoma dhe tė plagosur tė vėllezėrve tanė. Edhe ne qanim sė bashku me tė plagosurit, tė cilėt shpesh klithnin: "Ndihmomė vėlla e mos shkel mbi varrin tim". "Vėlla ma jep njė pikė ujė", "Ma hiq sėpatėn, thikėn, sfurkun, nga shpina, gjoksi, barku". "Mė nxir prej kufomave" etj. Nuk ishin tė rralla as lutjet: "Vėllezėr, mos na lini nė duar tė kėtyre xhelatėve", "Na mbytni ju", "Na mbuloni me diēka", "Na ndalni gjakun" etj. Nė njė situatė tė tillė ku kudo rreth nesh, por edhe nėn kėmbėt tona dėgjoheshin vaje, ofshama dhe klithje tė tė plagosurve, qė kėrkonin ndihmė, xhelatėt neve na detyronin tė bėrtisnim: "Roftė Shoku Tito", "Rroftė UNĒ-ja", duke thėnė se duhet t'i jemi mirėnjohės, sepse neve qė kemi mbetur gjallė, ai na e fali jetėn.

    Pėr tė shprehur mllefin e vet shtazarak, fjalimi i tyre zgjati plot 80 minuta, derisa u pastrua nga viktimat sheshi para oborrit dhe gjaku shkonte rrėke si ujė pas shtrėngatės dhe derisa ra terri i natės qė mos tė na vėrente nė rrugė ndonjė vėzhgues anglo-amerikan.

    z.sh

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Dokumentet e formosura nga Enver Hoxha; "Tė arratisurit dėrgojani divizionit serb"

    Radiograma e diktatorit Hoxha pėr Masakrėn e Tivarit

    Gjenocidi i ekzekutimit tė mbi 5000 mijė kosovarėve nė periudhėn shtator 1944 e deri qershor 1945 nga Ushtria Nacional Ēlirimtare jugosllave e ndihmuar nga divizionet shqiptare vazhdoi edhe pas masakrės famėkeqe tė 31 marsit nė Tivar. Pasi tė mobilizuarit kosovarė kishin pikasur qėllimin e vėrtetė tė mbledhjes sė tyre, i cili nuk ishte aspak ndjekja e fashistėve pėr tė ēliruar Kosovėn, por eliminimi fizik i tyre, ata filluan qė tė dezertonin nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit. Njė mbėshtetje pėr tė mobilizuarit e traumatizuar nė kėtė periudhė nga dhuna sistematike e kryer nga UDB-ja, ishin divizionet V dhe VI shqiptare, tė cilat kryenin misionin e caktuar nga diktatori Hoxha. Por si duket, skema e rekrutimit tė kosovarėve nga divizionet shqiptare dhe dorėzimi mė pas i tyre nė radhėt e ushtrisė jugosllave filloi tė zbulohej nga kosovarėt, tė cilėt po dezertonin edhe nga divizionet shqiptare. Ky shqetėsim vė nė lėvizje krerėt drejtues tė divizionit V, pjesė e tė cilit ishte edhe Ramiz Alia, ku i kėrkojnė njė mendim urgjent komandės sė pėrgjithshme pėr tė vepruar sa mė shpejt. Kjo vėrtetohet nga letėrkėmbimi qė Komisari Politik i divizionit V, Gafur Cuci, bėrė nė datėn 28 maj 1945. "Ata qė gjer dje kanė dezertuar nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit dhe sot janė dorėzuar nė reshtat tona, fillojnė tė dezertojnė se ėshtė hapur parrulla qė ne do tė shkojmė nė kufirin grek. Dezertimet po ngjasin nga kėta tė fundit dhe prej atyre qė pėr tė mos u hedhur nė ushtrinė jugosllave nga frika ardhėn me ne, ndėrsa pjesa tjetėr qėndron mirė. Nė rast lėvizjeje pėr nė njė tjetėr sektor tė gjithė ata qė kanė dezertuar nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit mund tė na dezertojnė. Mejtoni dhe na lajmėroni", shkruan Cuci pėr komandėn e pėrgjithshme tė UNĒSH. Nė Arkivin Qendror tė ėshtė gjetur edhe njė dokument tjetėr, i cili implikon divizionet shqiptare nė dorėzimin e kosovarėve nė ushtrinė jugosllave. Nė kėtė dokument dėrguar nga Divizioni V pėr komandėn e pėrgjithshme, ku udhėheqės ishte Enver Hoxha, i kėrkohej kėtij tė fundit si tė vepronin me kosovarėt e kapur, pasi Shtabi Operativ i Kosmetit i urdhėronte qė t'i dorėzonin tė mobilizuarit nė Divizionin 52 serb. "Shtabi Operativ i Kosmetit prapė na i kėrkon tė gjithė tė dorėzuarit ose tė kapurit, qė sot janė nė divizionin tonė, t'ia dorėzojmė Divizionit 52. Me kėta tė Shtabit Operativ tė Kosmetit mezi merremi vesh se bėjnė gjithsecili pas kokės, ēdo pėrgjegjės zyre. Pėr shembull, oficeri i artilerisė na dėrgoi njė urdhėr", thuhet nė letrėn e datės 30 maj 1945. Po nė kėtė datė, diktatori Enver Hoxha, udhėheqėsi i komandės sė pėrgjithshme, i kthen njė pėrgjigje, me anė tė sė cilės i kėrkon krerėve tė Divizionit V ta informojnė rreth numrit tė kosovarėve qė ky divizion ka mobilizuar nė terren. "Na lajmėroni sa bėhet numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė divizionin tuaj dhe sa bėhet numri i kosovarėve qė keni mobilizuar nė terren", shkruan Enver Hoxha. Divizioni V informon Enver Hoxhėn nėpėrmjet njė letėrkėmbimi njė ditė mė vonė, nė 1 qershor 1945, ku i jep numrin e tė arratisurve dhe tė tė mobilizuarve kosovarė. "Numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė repartet tona arrin deri nė 155 veta, me pėrjashtim tė disa kriminelėve qė ja kemi dorėzuar M.P sipas kėrkesės sė tyre. Numri i kosovarėve qė janė mobilizuar ėshtė 1398", shkruan sekretari politik i divizionit tė V, Gafur Cuci. Ajo e cila do ta faktojė mė sė miri bashkėpunimin e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare shqiptare dhe asaj jugosllave nė dorėzimin e kosovarėve nėn komandėn e jugosllavėve dhe mė pas eliminimin fizik tė tyre, ėshtė radiograma e dėrguar nga Enver Hoxha. Nė pėrgjigje tė urdhrit jugosllav pėr t'iu dorėzuar atyre kosovarėt e divizionit tė V, diktatori Hoxha jep miratimin e kėsaj lėvizjeje. "Tė arratisurit e dorėzuar nė divizionin tuaj dėrgojani Divizionit 52", urdhėron Hoxha. Regjimi komunist dhe drejtuesit e tij nė Shqipėri heshtėn dhe nuk pranuan asnjėherė qė kishin bashkėpunim apo dijeni nė kėtė masakėr. Por letėrkėmbimet e zbardhura nė gazetėn tonė hedhin poshtė mosdijeninė, ndėrsa faktojnė diēka mė shumė qė jo vetėm kanė qenė nė dijeni, por edhe qė kanė patur gisht nė gatimin e masakrės mė famėkeqe tė kombit shqiptar.

    Dėshmitė e Shefqet Peēit dhe Arif Haskos pėr masakrėn

    Xoxe: E mo, Shefqet, ē'bėhesh merak pėr ca tė vrarė tė Kosovės... Mirė t'iu bėhet!


    Lidhjen mes komunistėve serbė dhe atyre shqiptarė pėr Masakrėn e Tivarit e vėrtetojnė edhe dėshmitė e dy prej njerėzve qė kanė qenė pjesė e divizioneve shqiptare V dhe VI me mision nė Kosovė. Nė librin "Dėshmi dhe udhėkryqe tė historisė", ku ėshtė edhe Masakra e Tivarit, shkrimtari dhe publicisti Apostol Duka jep dėshmitė e Shefqet Peēit dhe Arif Haskos, tė cilėt shprehen pėr kėtė ngjarje. I pari qė ka hedhur dritė mbi kėtė masakėr ka qenė Shefqet Peēi, i cili pasi informon Koēi Xoxen pėr situatėn dhe veprimet midis divizioneve shqiptare dhe serbe, vetė Xoxe i kthehet duke i thėnė tė mos merakoset pėr ca tė vrarė tė Kosovės. "I bėra njėmbėdhjetė faqe informacion Komitetit Qendror, qė nė Tiranė t'a mėsonin si qe puna dhe tė ankoheshin te Titua. Kur u ktheva nė Tiranė, u poqa me Koēi Xoxen dhe e pyeta se ē'ishte bėrė me atė informacionin tim dhe ai mė tha qetėsisht: 'E mo, Shefqet, ē'bėhesh merak pėr ca tė vrarė tė Kosovės...' Por ata nuk ishin ca, po mijėra tė rinj, o shoku Koēi, iu ktheva me zemėrim. Mijėra, mijėra, por tė gjithė ishin bashkėpunėtorė tė Rexhep Mitrovicės dhe Xhemė Gostivarit, qė i kishin lyer duart me gjak partizanėsh jugosllavė dhe e patėn me hak gjysmėn e lekut, e mbylli bisedėn Koēi", shprehet Peēi. Ndėrsa Arif Hasko, nė atė kohė komisar i Divizionit tė Dytė Sulmues tė Ushtrisė Nacional Ēlirimtare, pohon me shumė pėrgjegjėsi se, "Nė ditėt e fundit tė marsit tė vitit 1945, ndodhesha rastėsisht nė Shkodėr, ku mė ndodhi edhe njė incident me partizanėt e Brigadės sė 22-tė Sulmuese, tė cilėt nuk mė njihnin dhe mė arrestuan, nga qė mė panė tė veshur bukur dhe menduan se mund tė isha ndonjė ballist ose kolaboracionist i maskuar. Nė ato ēaste mėrzie, mė lajmėruan nga Tirana me fonogram se aty do tė vinin ca kosovarė (vullnetarė), tė cilėve ishte mirė t'iu flisja pėr luftėn kundėr fashizmit, pėr vėllazėrimin midis shqiptarėve dhe popujve tė Jugosllavisė etj", shprehet Hasko nė librin e Apostol Dukės. Gjithashtu, komisari i Divizionit tė Dytė Sulmues tė Ushtrisė Nacionalēlirimtare tregon edhe pėr keqtrajtimet dhe torturat qė kryheshin pėr kosovarėt nga ushtritė jugosllave. "Interesohem dhe mėsoj se njė kolonė tė madhe kosovarėsh e kishin rrasur nė Tebojė, nė ca kazerma tė braktisura. Ishte paraditja e 31 marsit. Shkoj dhe i gjej tė rrahur, tė masakruar, disa edhe tė lidhur nga duart. Sa hyra mes tyre, ata ulėn kokat, asnjėri nuk deshi tė mė shihte nė sy. Rrethoheshin nga shoqėrues malazez, tė armatosur mirė, anash ishin ngritur mitralozėt. I pyes shoqėruesit se ku po i ēonin dhe mė thonė se janė rekrutė qė do tė plotėsojnė formacionet e Armatės sė Katėrt Jugosllave. Pyes se pėrse nuk kanė armė, pėrderisa janė rekrutė dhe mė thonė se do t'i marrin kur tė shkojnė nė vend, kėrkoj shpjegime se pėrse shumė prej tyre janė tė keqtrajtuar dhe mė thonė se ata kanė dashur tė arratisen. Nė kėto kushte, nuk kam ē'tė flas, thashė dhe u largova i revoltuar", shprehet Hasko. Pėr tė forcuar dėshminė e dhėnė nga Shefqet Peēi, ne po iu publikojmė edhe rrėfimin qė ka dhėnė Hasko pėrsa i pėrket dijenisė sė udhėheqjes sė UNĒSH pėr kėtė masakėr. Sipas tij, jo vetėm qė ata ishin nė dijeni, por edhe se pėr krerėt e UNĒSH kjo masakėr nuk pėrbėnte asgjė. "Pasdite, ata i nisėn me ngut pėr nė Malin e Zi, ndėrsa tė nesėrmen a tė pasnesėrmen, u pėrhap me shpejtėsi lajmi se i kishin vrarė e masakruar tė gjithė nė qytetin e Tivarit. Kur u ktheva nė Tiranė, ia tregova ndodhinė Koēi Xoxes dhe ai nuk shfaqi asnjė shenjė shqetėsimi. "Mirė t'iu bėhet! - mė tha. - Janė tė gjithė pasues tė Xhemė Gostivarit e Rexhep Mitrovicės… E di mirė kėtė problem, mė ka shkruar edhe Shefqet Peēi…", thekson Hasko pėr shkrimtarin Duka. Ish-Presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia, ka hedhur poshtė akuzat e Kryeministrit Sali Berisha pėr implikimin e tij dhe komunistėve nė Masakrėn e Tivarit, tė ndodhur nė mars tė vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhėzimeve tė qeverisė sė saj nė Beograd, ekzekutoi mbi 5000 kosovarė tė pafajshėm. Por nga dėshmitė e dhėna dhe nga letėrkėmbimet e publikuara nga gazeta jonė, vėrtetohet se Enver Hoxha dhe Ramiz Alia kanė qenė pjesė e gatimit tė masakrės famėkeqe nė historinė e kombit shqiptar.

    Divizioni V, datė 28.5.1945

    Komandės sė pėrgjithshme.

    Nė lidhje me telin tonė N,exrtra rez datė 22.5.1945. Ata qė gjer dje kanė dezertuar nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit dhe sot janė dorėzuar nė reshtat tona, fillojnė tė dezertojnė se ėshtė hapur parrulla qė ne do shkojmė nė kufirin grek. Dezertimet po ngjasin nga kėta tė fundit dhe prej atyre qė pėr tė mos u hedhur nė ushtrinė jugosllave nga frika ardhėn me ne, ndėrsa pjesa tjetėr qėndron mirė. Nė rast lėvizjeje pėr nė njė tjetėr sektor tė gjithė ata qė kanė dezertuar nga radhėt e ushtrisė sė Kosmetit mund tė na dezertojnė. Mejtoni dhe na lajmėroni.

    Pėr shtabin e Divizionit V.

    Komisari Polititk Gafur Cuci.

    Divizioni V, 30.5.1945

    Komandės sė Pėrgjithshme

    Shtabi Operativ i Kosmetit prapė na i kėrkon tė gjithė tė dorėzuarit ose tė kapurit qė sot janė nė divizionin tonė t'ia dorėzojmė Divizionit 52. Me kėta tė Shtabit Operativ tė Kosmetit mezi merremi vesh se bėjnė gjithsecili pas kokės ēdo pėrgjegjės zyre. Pėr shembull, oficeri i artilerisė na dėrgoi njė urdhėr.

    RADIOGRAMĖ

    Divizionit V

    Na lajmėroni sa bėhet numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė divizionin tuaj dhe sa bėhet numri i kosovarėve qė keni mobilizuar nė terren.

    ENVER

    Divizioni V, 1.6.1945

    Komandės sė Pėrgjithshme

    Numri i tė arratisurve qė janė dorėzuar nė repartet tona arrin deri nė 155 veta, me pėrjashtim tė disa kriminelėve qė ia kemi dorėzuar M.P sipas kėrkesės sė tyre. Numri i kosovarėve qė janė mobilizuar ėshtė 1398.

    Gafur Cuci

    Radiogramė 5 qershor 1945



    Divizionit V

    Tė arratisurit e dorėzuar nė Divizionin tuaj dėrgojani divizionit 52.

    Enver

    z.sh

  17. #17
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Bie alibia e Alisė, provohet se gjatė masakrės ishte nė Kosovė dhe jo nė Bosnje. Dėshmia-provė e Shefqet Peēit



    Letėrkėmbimi i Alisė, si i dorėzoi kosovarėt tek UDB-ja


    Ish-Presidenti i fundit komunist, Ramiz Alia ka hedhur poshtė akuzat pėr implikimin e tij nė masakrėn e Tivarit, tė ndodhur nė mars tė vitit 1945, kur UDB-ja jugosllave, sipas udhėzimeve tė qeverisė sė saj nė Beograd, ekzekutoi mbi 5 mijė kosovarė tė pafajshėm. Koha kur ka ndodhur masakra i pėrket fundit tė Luftės sė Dytė Botėrore, kur ushtria partizane shqiptare kishte shkuar nė ndihmė tė popujve tė ish-Jugosllavisė pėr t'u ēliruar nga ushtria gjermane. "Tivari ėshtė nė Mal tė Zi dhe kur ka ndodhur ngjarja ne kemi qenė nė Bosnjė. Ėshtė njė ngjarje e rėndė pėr kosovarėt dhe le tė pėrgjigjen vetė ata ose mė mirė serbėt qė e organizuan", kjo ka qenė alibia e ish-diktatorit Ramiz Alia rreth dijenisė sė tij pėr Masakrėn e Tivarit, ku u ndėrmor gjenocidi mė famėkeq kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Ramiz Alia ėshtė treguar i kujdesshėm nė eliminimin e dokumenteve komprometuese pėrgjatė 50 viteve diktaturė nga ai dhe regjimi komunist i kohės. Terri i informacioneve pėr periudhėn mars-prill nė arkivat qendrore tė shtetit nuk ndihmon shumė nė zbardhjen e kėsaj ngjarjeje. Por gjatė njė interviste dhėnė pėr gazetarėt me Blerim Shalėn dhe Llukman Hallili, mė pas tė botuar nė librin e tij "Unė, Ramiz Alia Dėshmoj pėr Historinė" botuar nė vitin 1993, Ramiz Alia konfirmon faktin se nė datėn 13 mars 1945 ka qenė nė Prishtinė.

    o o o

    Nė Arkivin e Shtetit shqiptar njė tjetėr dokument qė implikon Ramiz Alinė nė gjenocidin kundėr shqiptarėve tė Kosovės. Ekziston njė letėrkėmbim ku nė datėn 7, prill njė javė pas Masakrės sė Tivarit, ai i bėn tė ditur Shtabit Operativ pėr Kosovė e Metohi listėn emėrore tė dorėzuar dhe tė vullnetarėve kosovarė tė ardhur nė radhėt e kėtij divizioni, ku fatin e tyre e priste ekzekutimi fizik si ai i njė jave mė parė nė Tivar. Nga koka e letrės cilėsohet qartė se Ramiz Alia nuk ndodhej nė Bosnje me misionin e tij tė caktuar ashtu sikundėr ėshtė alibia e tij pas 65 vitesh nga Masakra e Tivarit. Si pėr ēudi nga ato qė pretendon Alia nė dy data, 3 javė para masakrės dhe 1 javė pas saj, ai ndodhet nė Kosovė e jo nė Bosnjė.

    Misioni i divizioneve shqiptare pėr tė mobilizuar kosovarėt

    Por, a ka patur lidhje mes komunistėve serbė dhe atyre shqiptarė pėr Masakrėn e Tivarit? Kėsaj pyetjeje ėshtė munduar t'i pėrgjigjet edhe shkrimtari dhe publicisti Apostol Duka nė librin "Dėshmi dhe udhėkryqe tė historisė", ku ėshtė edhe Masakra e Tivarit. Nė librin e tij jepen dėshmitė e Shefqet Peēit pėr ato ditė tė marsit 1945, ku sipas rrėfimit tė tij, duket qartė se kosovarėt i kishin mobilizuar me zor, me gėnjeshtra dhe po i keqtrajtonin. "Gjatė rrugės sė kthimit nė Shqipėri, kujton Shefqet Peēi, u ndodha nė Prizren. Ishte fundi i marsit tė vitit 1945. Mė thonė se, me porosi 'nga lart', duhej tė shkoja e t'iu flisja disa rekrutėve kosovarė, tė mobilizuar nė ushtrinė jugosllave. T'iu flisja pėr bashkim-vėllazėrimin, t'iu thoja se mė nė fund edhe ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhej nė mėnyrė 'internacionaliste' e kėshtu me radhė. Mua, pėrherė se si mė janė dukur kėto porositė 'nga lart', kur nuk tė thonė se kush i ka dhėnė, kur unė i merrja urdhrat vetėm nga komanda dhe udhėheqja ime. Nuk shkoj, thashė, ata s'e kuptojnė labēen time, le tė flasė mė mirė Esat Ndreu, qė ėshtė nga Dibra. Dhe vajti e foli Esati. Se kisha hiē hallin tek labēja, qė kosovarėt e kuptonin qė ē'ke me tė, po kisha dėgjuar se kosovarėt e kishin mobilizuar me zor, me gėnjeshtra dhe po i keqtrajtonin, naj nuk doja tė bėja lojėn e tė tjerėve. Dhe dolli ashtu siē e menoja, ata u pushkatuan tė gjithė nė Tivar pas disa ditėsh", ky ėshtė rrėfimi i Shefqet Peēit, i cili edhe pse ishte bashkėpunėtor nė kėtė mision nuk ka nguruar tė hedhė dritė mbi disa tė vėrteta tė gatimit tė Masakrės sė Tivarit.

    Divizionet V dhe VI rekrutonin shqiptarė dhe ia dėrgonin UNĒJ

    Nė vjeshtėn e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė i drejtuar nga Josip Broz Tito, nė emėr tė internacionalizmit, do tė bėjė marrėveshje me ushtrinė e kuqe ruse, mė pastaj me forcat bullgare dhe mė 2 shtator 1944 edhe me SHP tė UNĒ tė Shqipėrisė, pėr tė zhvilluar operacione tė pėrbashkėta ushtarake kundėr forcave gjermane nė Jugosllavi. Por nga faktet e nxjerra deri tani, qėllimi real nuk ka qenė ndjekja e forcave gjermane. Kjo vėrtetohet fare lehtė nėpėrmjet letrės qė Miladin Popoviēi i dėrgonte komandės sė pėrgjithshme jugosllave. "Edhe pse Kosovė-Metohia janė pa pushtues, ne nuk sundojmė nė gjithė terrenin. Pengesa janė bandat e armatosura qė pėrhapin shovinizėm. Tash kemi detyrė tė patjetėrsueshme spastrimin e Kosovės dhe tė Metohisė nga kėto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mėshirė". Pėr t'ia arritur qėllimit tė sundimit nė Kosovė, Ushtrisė Nacional Ēlirimtare Jugosllave do t'i duhej ndihma e Divizionit V dhe VI tė UNĒSH, mision qė sipas dokumenteve tė zbuluara nga ne, nė Arkivin Qendror tė Shtetit, Ramiz Alia dhe drejtues tė tjerė tė Divizioneve V dhe VI e kanė kryer mė sė miri pėrgjatė qėndrimit tė tyre nė Kosovė, si para edhe pas Masakrės sė Tivarit. Nė tre letėrkėmbimet e gjetura nė Arkivat e Shtetit, duket qartė ky veprim. Njė nga kėto letra ėshtė dėrguar nga ish-Presidenti i fundit i regjimit komunist, Ramiz Alia, nė tė cilėn dėrgohen emrat e tė rekrutuarve kosovarė (banditėve, sipas Miladin Popoviē, tė cituar mė lart). Nė letrėn e datės 21 maj 1945 pas Masakrės sė Tivarit, Sekretari Politik i Divizionit V, Gafur Cuci e informon pėr ecurinė e misionit Komandėn e Pėrgjithshme se ata po i dorėzojnė kosovarėt e dezertuar nga radhėt e ushtrisė jugosllave drejt shtabit operativ tė Kosmetit. Ai kėrkon njė mendim pėr kėtė lėvizje. Dezertimi i tė mobilizuarve kosovarė nga radhėt e ushtrisė jugosllave tregon edhe shqetėsimin e tyre pėr njė fund tė hidhur si ai i shqiptarėve tė ekzekutuar nė Masakrėn e Tivarit natėn e 31 marsit.

    Pyetje e gazetarit: Ku keni qenė atė ditė kur u vra Miladin Popoviēi?

    Ramiz Alia: Po, po… Unė bashkė me Gjin Markun komandantin e divizionit tė gjashtė atė ditė udhėtuam nga Mitrovica pėr nė Prishtinė. Kishim takim me shtabin e Kosmetit, si thuhej atėherė. Ky shtab ishte pas administrimit ushtarak. Mė duket se Fadil Hoxha ishte zėvendėskomandant. Ishim nė njė kafene kur morėm vesh se atė mėngjes kishin vrarė Miladinin. Nuk dua tė hyj nė detaje tė ēėshtjes, por pėr mendimin tim nga mėnyra se si na e shpjeguan Dushan Mugasha dhe Fadili ngjarjen, vrasjen e Miladinit…

    Pyetje e gazetarit: Ju shkuat nė vend tė ngjarjes, apo…?

    Ramiz Alia: Po, po ne shkuam nė vendin ku kishte ndodhur ngjarja. Ne pamė dhomėn e punės sė Miladinit ku rrinte, plumbat tė cilėt i kishin rėnė, madje njėri kishte thyer dorezėn e telefonit. Plumbat ishin koncentruar nė njė trekėndėsh shumė tė vogėl, gjė qė tregonte se vrasėsi kishte qėlluar me njė qetėsi shumė tė madhe nė njė kohė kur nė tė njėjtėn ndėrtesė nė katin e poshtėm gjendeshin dymbėdhjetė partizanė si roje.

    Marrė nga: "Unė, Ramiz Alia dėshmoj pėr historinė"

    * * *

    Mitrovicė 7.4.1945

    Shtabit Operativ pėr Kosovė e Metohi

    Bashkangjitur po iu dėrgojmė listėn emėrore tė dorėzuarve dhe tė vullnetarėve kosovarė tė ardhur nė radhėt e kėtij divizioni.

    Komisari Politik (Ramiz Alia), Komandanti (Rahman Parllaku)

    Nė kėtė letėr Ramiz Alia duket qartė se ndodhet akoma nė Kosovė dhe jo nė misionin e tij pėr tė ndjekur forcat nazi-fashiste nė Bosnjė, ashtu sikur ai ka ngritur nė alibinė e tij pėr t'u shpėtuar akuzave se ėshtė bashkautor nė Masakrėn e Tivarit. Kėto fakte rrėzojnė alibinė e Ramiz Alisė pėr mospraninė e tij nė Kosovė gjatė gatimit tė gjenocidit mė tė madh tė shqiptarėve deri nė atė kohė, e cila u krye nga forcat e Ushtrisė Nacional Ēlirimtare tė Jugosllavisė me mbėshtetjen e forcave partizane shqiptare, gjenocid i cili nuk pėrfundoi vetėm me ekzekutimin e pamėshirshėm tė shqiptarėve nė mesnatėn e 31 marsit 1945 nė Tivar.

    * * *

    Ushtria NĒLSH-Shtabi i BRIG III Divizioni i V

    Shtabit tė Divizionit tė V Mitrovicė 10.4.1945

    Bashkangjitur po iu paraqesim edhe njė listė tjetėr tė vullnetarėve dhe tė dorėzuemve pranė Shtabit tė Batalionit tė I-rė e tė II-tė tė kėsaj brigade pėr t'ia u shtu listave qė kemi dėrguar mė parė.

    Komandanti (Saliko Sulo)

    Divizioni i V datė 21.5.1945

    Komandės sė Pėrgjithshme

    Partizanėt e Kosmetit qė janė nė brigadėn e ushtrisė jugosllave kanė dezertuar nga ata deri mė sot janė kapur e dorėzuar nėpėr repartet tona nė kėto ditė po ia dorėzojmė shtabit operativ tė Kosmetit. Ky ėshtė mejtimi ynė, ju ēmejtoni? Na lajmėroni me lidhjen e parė.

    (Gafur Cuci)

    z.sh

  18. #18
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    Si u dorėzuan nga Enver Hoxha tek brigadat serbe mijėra shqiptarė tė Kosovės

    Masakra e Tivarit, zbardhen dokumentet mbi Ramiz Alinė


    Mbi 5000 shqiptarė tė vrarė ėshtė bilanci i masakrės mė tė tmerrshme nė historinė e kombit shqiptar. Mė e tmerrshme dhe pa u dėnuar asnjėherė nga pushtetarėt e asaj kohe si nga pala jugosllave po ashtu edhe ajo shqiptare. E pėrmendim shtetin dhe udhėheqėsit e saj shqiptar pasi kjo masakėr nė njė farė mėnyre, megjithėse janė fshehur shumė tė dhėna qė faktojnė bashkautorėsinė e tyre nė vrasjen e mbi 5000 mijė shqiptarėve, pėrsėri historia i nxjerr zbuluar ata. Po cili ėshtė roli i udhėheqėsve shqiptarė tė vitit 1945 nė ekzekutimin makabėr tė vėllezėrve tanė kosovarė? Nėpėrmjet disa fakteve duhet tė ndezim njė shkėndijė tė vogėl, e cila do tė ndezi pėrgjithnjė dritėn e madhe tė sė vėrtetės sė genocidit shqiptar tė muajve mars-prill 1945.

    Si nisi kjo ngjarje

    Shtabi Operativ i "Kosmetit" i urdhėruar nga Shėrbimi Sekret i Ushtrisė Nacional Ēlirimtare tė Jugosllavisė, me qėllim tė shpėrbėrjes sė bėrthamės sė qėndresės shqiptare nė Kosovė, gjatė muajve mars-prill, por edhe mė tej tė vitit 1945, mobilizon me dhunė shqiptarėt pėr t'i dėrguar nė frontin e dytė tė ashtuquajtur tė "Adriatikut" nė veriperėndim tė Jugosllavisė. Skenaristėt e Masakrės sė Tivarit, pėr dėrgimin e mobilizuesve shqiptarė nė pjesėt veriperėndimore tė Jugosllavisė, kishin zgjedhur rrugėn Prizren - Kukės - Shkodėr - Tivar - Dubrovnik - Rijekė. Pėr kėtė front mobilizuan shqiptarėt nga Vushtrria, Besiana (ish-Podujeva), Prishtina, Kaēaniku, Ferizaji, Gjilani, Lipjani, Shtimja, Theranda, Burimi, Peja, Gjakova, Rahoveci, Sharri, Prizreni. Intervali i mobilizimit do tė prekte edhe territorin e Shqipėrisė dhe pėr kėtė forcat e UNĒJ duhet tė bashkpunonin me UNĒ shqiptare, tė cilat do tė lejonin kordonin e gjatė tė "kosovarėve fatkeqė" nėn drejtimin e udhėheqėsve jugosllavė, pa u cenuar nė territorin shqiptar. Deri nė kėtė moment historia tregon se udhėheqėsit shqiptarė me nė krye Enver Hoxhėn, nuk do tė ishin drejtpėrdrejtė bashkautorė nė masakrėn e shfarosjes sė burrave tė rezistencės kosovare. Por marrėveshja e bėrė midis UNĒJ me ushtrinė e kuqe ruse, me forcat bullgare dhe me Shtabin e Pėrgjithshėm tė UNĒ tė Shqipėrisė nė 2 shtator tė vitit 1944 do tė faktojnė tė kundėrtėn.

    Ēfarė synonte marrėveshja?

    Nė vjeshtėn e vitit 1944, Shtabi Suprem i UNĒJ-sė i drejtuar nga Josip Broz Tito, nė emėr tė internacionalizmit, do tė bėjė marrėveshje me ushtrinė e kuqe ruse, pastaj me forcat bullgare dhe mė 2 shtator 1944 edhe me SHP tė UNĒ tė Shqipėrisė, pėr tė zhvilluar operacione tė pėrbashkėta ushtarake kundėr forcave gjermane nė Jugosllavi. Kjo marrėveshje, e cila kishte synimin parėsor luftėn kundėr fashizmit, devijoi nė njė plan tjetėr ku do tė eliminoheshin tė gjithė kosovarėt, tė cilėt do t'i bėnin rezistencė forcave jugosllave. Luftimet mė tė ashpra nė Kosovė brigadat sllavokomuniste, do t'i zhvillojnė gjoja "kundėr Forcave tė Mbrojtjes Kombėtare tė Shqipėrisė Etnike dhe bandave shqiptare qė po mbretėrojnė nė Kosovė". Pėr tė argumentuar kėtė qėndrim, letra e Miladin Popoviēit, tė cilėn nė emėr tė KK tė PKJ-sė ua dėrgoi tė gjithė komisarėve politikė nė Kosovė, e shpjegon mė sė miri qėllimin e marrėveshjes sė 2 shtatorit 1944. Nė letėr ndėr tė tjera, M.Popoviē shkruan: "Edhe pse Kosovė-Metohia janė pa pushtues, ne nuk sundojmė nė gjithė terrenin. Pengesa janė bandat e armatosura qė pėrhapin shovinizėm. Tash kemi detyrė tė patjetėrsueshme spastrimin e Kosovės dhe tė Metohisė nga kėto banda. Bandat duhen likuiduar energjikisht dhe pa mėshirė. Tokat e atyre qė nuk dorėzohen deri nė afatin e caktuar do tė konsiderohen tė shtetit e kėtė (konfiskim - vėrejtja ime Sh.B) do ta bėjnė shtabet (e UNĒJ-sė-vėrejtja ime Sh.B). Nė fshatrat qė ėshtė bėrė rezistencė duhen gjetur organizatorėt dhe duhet dorėzuar gjyqit ushtarak, qė do t'i gjykojė menjėherė e fshatarėt t'i ēarmatosė…". Sipas marrėveshjes, UNĒJ-UNĒSH, nė fillim tė tetorit 1944 nė Kosovė do tė futen Brigadat III dhe V tė Korparmatės I tė UNĒ tė Shqipėrisė. Marrėveshja UNĒ jugosllave-UNĒ shqiptare: Brigada e III dhe e V nga Shqipėria pėr spastrimin e Kosovės nga ēetat qė bėjnė rezistencė. Kėtu do tė dilte fare hapur emri i mė tė pėrfolurit pėr pjesėmarrje nė genocidin kundėr shqiptarėve, Ramiz Alisė.

    Si e mori urdhrin Ramiz Alia pėr tė qenė pjesė e forcave tė UNCSH nė mobilizimin e shqiptarėve qė do tė bėnin rezistencė kundėr pushtimit jugosllav nė Kosovė


    Pėr shumė vite me radhė Ramiz Alia e ka mohuar prezencėn e tij nė mobilizimin dhe ekzekutimin e mijėra shqiptarėve, tė cilėt u bėnė pengesė e ushtrisė jugosllave nė pushtimin e Kosovės. Kjo pėr shkak tė regjimit 50-vjeēar tė diktaturės mė tė egėr nė historinė komuniste botėrore. Duke u mbrojtur nga komoditeti qė jepte regjimi komunist nė fshehjen e shumė krimeve makabre tė bėra nga udhėheqėsit politikė gjatė Luftės sė Dytė Botėrore dhe eleminimin e dokumenteve, Ramiz Alia nuk ėshtė prononcuar asnjėherė pėr ēka ndodhi netėt e fundit tė marsit 1945. Komisari politik Ramiz Alia, i dyshuari kryesor nė vrasjen e mijėra shqiptarėve nė librin e tij tė botuar sė fundmi ėshtė munduar tė shtrembėrojė tė vėrtetėn, por gjithsesi nė mes rreshtash ku Alia tregon pėr momentet e caktimit tė tij nė krye tė Divizionit V nga komisari i Shtabit tė Pėrgjithshėm, Enver Hoxha, shumė njerėz do tė zbulojnė misionin e fshehtė qė do tė kishte Divizioni V dhe VI nė mobilizimin dhe ekzekutimin e kryengritėsve kosovarė. Ndėr tė tjera, nė librin e tij "Jeta ime", Alia shkruan se urdhri i erdhi nga Enver Hoxha, ku i kėrkoi qė tė kryente mė sė miri kėtė detyrė pasi ky mision kishte njė rėndėsi tė veēantė politike. Ēfarė ka dashur tė nėnkuptonte Enver Hoxha me "rėndėsinė e veēantė politike"? A mos vallė ky mision ishte njė ndėr nderet e diktatorit Hoxha nė shėrbimin ndaj Jugosllavisė? Kėto pėrgjigje duhet t'i japė Ramiz Alia, i cili refuzon gjithmonė tė hedhė dritė nė prapaskenat e miqėsisė sė udhėheqėsve shqiptarė dhe atyre jugosllavė.

    Njė pjesė e bisedės midis Enver Hoxhės dhe Ramiz Alisė e shkruar nga ky i fundit nė librin "Jeta ime"

    Enver Hoxha:

    Ti je caktuar si Komisar Politik i Divizionit V, qė bashkė me divizionin VI do tė vazhdojnė ndjekjen e ushtrisė fashiste nė territorin jugosllav.

    Ramiz Alia:

    Puna si Komisar Politik mė trembte pėr mungesė pėrvoje dhe pėr moshėn e re qė kisha nė atė kohė.

    Enver Hoxha:

    Partia ka besim tek ti se do ta kryesh mė sė miri kėtė detyrė. Mbėshtetu tek shokėt dhe bashkė me to, qė komandat dhe shtabet tė kryejnė me nder misionin e madh qė u ėshtė besuar. Vendimi pėr dėrgimin e dy divizioneve tona pėr tė ndjekur ushtrinė gjermane edhe nė Jugosllavi ka rėndėsi tė veēantė politike. Kėshtu ne ndihmojmė popujt vėllezėr tė Jugosllavisė pėr ēlirimin e tyre nga fashizmi.

    Pse u zgjodh Ramiz Alia?

    Shumė pikėpyetje janė ngritur se pėrse Ramiz Alia do tė ishte njeriu adapt pėr kryerjen e kėtij misioni. Pa asnjė hamendėsim, por bazuar nė tė vėrteta historike, Ramiz Alia nuk ėshtė shqiptar nė gjak. Nga pema gjenealogjike atėrore konstatohet se Ramiz Alia ka atėsi serbo-boshnjake. E ėma erdhi nė Shkodėr nė fillim dekadėn e dytė tė shekullit tė kaluar. Gjithashtu, Ramiz Alia kurrė nė jetė nuk pėrmend origjinėn e vet, tė familjes, farefisit nė kujtimet e shumta. Pra, as ardhja dhe as hapat sistematike tė Ramiz Alisė nė jetė nuk janė njė okazion human, por njė program i cipuar i shėrbimeve jugosllave tė asaj kohe. Si pinjoll besnik i gatuar qė nė embrion me antishqiptari, agjenti serb Alia i infiltruar pėrmes lėvizjes komuniste, antinazifashiste u bė promotor i deshqiptarizmit tė Kosovės dhe ndihmėtar i instalimit tė kolonėve serbo-boshnjak.

    Faktet qė dėshmojnė se Ramiz Alia ka qenė bashkautor i ngjarjeve tė marsit 1945

    Ramiz Alia mohon tė ketė dijeni se ē'ka ndodhur natėn e 31 marsit 1945, duke mohuar kėshtu edhe se ishte nė dijeni qė kosovarėt e mobilizuar nga ēetat partizane shqiptare iu dorėzoheshin atyre jugosllave, ku i priste fundi i hidhur i eliminimit fizik. Duke kėrkuar nė arkivėn qendrore tė Shqipėrisė rreth ngjarjeve tė vitit 1945 vihet re eliminimi i dokumenteve zyrtare qė kompromentonin udhėheqėsit shqiptarė tė kohės pėrgjatė regjimit komunist. Nė arkivėn qendrore tė Shqipėrisė ėshtė njė terr informacioni pėrsa i pėrket periudhės shkurt-qershor tė vitit 1945 pėr letėrkėmbimet midis Shtabit tė Pėrgjithshėm dhe dy divizioneve V dhe VI tė forcave UNĒSH tė dėrguara nė Kosovė. Nga kėrkimi i gjatė nė kėto arkiva, Gazeta "Rilindja Demokratike" ka bėrė tė mundur gjetjen e disa dokumenteve ku tregojnė urdhrat qė vinin nga Shqipėria pėr nė Kosovė dhe anasjelltas.

    Menjėherė pas marrjes sė detyrės si Komisar Politik i Divizionit V, i cili u ēua me misionin "politik" tė Enver Hoxhės, Ramiz Alia filloi tė kėrkonte mendime nga Shtabi i Pėrgjithshėm pėr mėnyrėn e kryerjes nė pėrpikmėri tė detyrave tė ngarkuara nė kryerjen e misionit si dhe tė jepte informacione pėr ngjarjet e ditės gjatė qėndrimit tė tij nė Kosovė. Nė letrėn drejtuar Shtabit tė Pėrgjithshėm nė datėn 3 mars 1945, Alia informon udhėheqėsin e UNĒSH, Enver Hoxhėn se nė datėn 7 tė po kėtij muaji, ai dhe forcat e divizionit tė tij do tė niseshin drejt Novi Pazar-it dhe Mitrovicės. Por ai nuk shkruan se sa do tė zgjasė misioni i tij nė Mitrovicė. Kjo mbetet e vetmja letėr qė ekziston nė arkivat e shtetit pėr muajin mars tė vitit 1945 nga tė tjerat qė janė eliminuar nga regjimi komunist pėr tė zhdukur ēdo provė qė konpromenton lidhjen e Masakrės sė Tivarit me udhėheqėsit e Partisė Komuniste shqiptare.

    Letra dėrguar Shtabit tė Pėrgjithshėm nga Ramiz Alia dhe Rahman Parllaku (Komandant i Divizionit V) 3 mars 1945

    Komandės sė Pėrgjithshme

    Sipas urdhėrit tė Komandės sė Pėrgjithshme jugosllave pėrcjellė me anė tė korpusit tė II jugosllav, forcat e divizionit tonė po lėvizin nė drejtim Novi Pazar, Mitrovicė. Lėvizja do tė fillojė nė datėn 7.3.1945 nė mėngjes. Pėr lėvizjen e forcave tona u morėm vesh me mjekėt dhe ramė dakord me qenė se nuk lėvizjen Tonė??, jemi marė vesh edhe me Divizionin VI, i cili do tė vendoset nė Vuēiternė e rrethe.

    Nga divizioni i V Rahman e Ramis.

    z.sh

  19. #19
    i/e regjistruar Maska e bamatat
    Anėtarėsuar
    07-01-2010
    Vendndodhja
    Ne malet e Laberise atje ku Dielli dhe Shqiponja rrine bashke
    Postime
    1,070
    Enveri pranon vete se iu ka dhene urdher serbeve qe te vrisnin kosovaret ne Tivar[SIZE="6"][/SIZE]

    I mbijetuari i Byrose Politike Dulle Baxhaja tregon :

    "Ne vitin 1945 , daten nuk e mbaj mend , Enveri me thirri ne zyren e tij . Kur une isha futur ne tualetin e zyres se Enverit , per nevoja personale , ne zyren e tij hyri Titua . Aty degjova qe Enveri i dha urdher Titos qe te vriste te gjithe Kosovaret qe banonin ne Kosove dhe sidomos ata qe i kishin mobilizuar ne Tivar ."

    Pohimi trondites del nga goja e bashkepunetorit me te ngushte te Hoxhes dhe te mbiejtuarit te vetem te Birose Politike Dulle Baxhase .

    Lajmi eshte botuar nga revista prestigjoze Gazeta 55 .

  20. #20
    i/e regjistruar Maska e puroshkodran
    Anėtarėsuar
    07-02-2008
    Postime
    3,635
    moderatore
    a ka mundsi me i fshi mesazhet e ktyne humoristave te teatrit kinez prej temes qi flet per nji ngjarje tragjike?
    mundojuni sa t'doni po nuk mundeni me i mshe masakrat e baballarve t'tuj. rrace e ndyte

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  2. Masakra E Tivarit - 1 Prill 1945
    Nga Nertili nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 06-04-2007, 05:55
  3. Si u vranė 4300 shqiptarė mė 1945
    Nga ~Geri~ nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 17-12-2006, 14:13
  4. Masakra nė Kazakistan
    Nga ~Geri~ nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-07-2005, 06:32
  5. 50 vjet nga masakra e Tivarit
    Nga Irfan nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 13-05-2005, 09:18

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •