Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 33
  1. #1
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454

    Rona Nishliu, primadonė vokali

    Nuk besoj se ndonjeri nga ju nuk ka degjuar te pakten ndonje kenge nga Rona.
    Kete na kane" imponuar" paraqitjet e saj te suksesshme dhe kenget me nota virtuoze,te kombinuar me zerin e saj te rralle.
    Debutimi ne "Ethet e se premtes" dhe kualifikimi ne dhjeteshen finaliste ishte nje sukses i vertete.
    Pasuan pjesemarrjet ne festivale dhe ajo hyri ne zemrat e adhurueseve.
    ArsGothicė

  2. #2
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Me pelqen shume vecanerisht kenga " Shenja " shum teper um pelqen.
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  3. #3
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Po kenga "Shenja" ka qendruar per nje kohe te gjate ne krye te toplistave shqiptare.
    Ia vlejne te degjohen edhe kenget e saj "A ka arsye", dhe "te lashe" pa e cenuar edhe estetiken artistike te kengeve tjera te Rones.
    Mezi presi te dal albumi.
    ArsGothicė

  4. #4
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    A ka ndonjeri fotot e saj qe ti postoje ne menyre q ete kemi imazhin e saj ne kete faqe?
    ArsGothicė

  5. #5
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Thumbs up

    Rrona Nishliu
    Nuk mė pėlqen promovimi nėpėr kafene!


    Realizimi i fundit i Rronės ėshtė kėnga “A ka arsye?”, qė ėshtė bėrė nė bashkėpunim me Bimin e grupit “NR”. Kjo kėngė nuk ka qenė e planifikuar nga Rrona. Ka qenė fushatė e planifikuar nga KS Kuper, dhėndri i Kosovės. Ai ka biseduar me Bimin dhe kanė zgjedhur pėr duet Rronėn.

    “Nė fillim jam frikėsuar se si dhe sa do tė pėrshtatem me Bimin, sepse ka qenė hera e parė, qė unė bėja duet me njė reper, por zėrat dhe interpretimet kanė fjetur shumė mirė”, tha Rrona. Tėrė qėllimi i kėsaj fushate ka qenė parandalimi i dhunės nė familje. “Para disa ditėsh disa qytetarė nė rrugė mė thanė se nė videoklip ka shumė dhunė. Unė u thashė se ky ka qenė qėllimi, tė jetė sa mė i vrazhdėt nė mėnyrė qė njerėzit ta kuptojnė sa e keqe ėshtė dhuna. Zakonisht, po shoh njerėz, tė cilėt pėrgatisin fushata kundėr dhunės nė familje etj., mirėpo mendoj qė ato duken shumė bukur, gjithēka ėshtė nė rregull brenda dhe nuk shoh asnjė ngjarje, nuk shoh aktivitet, prandaj janė shumė tė butė qė tė transmetojnė njė mesazh tė plotė. Prandaj, mendoj qė sado i vrazhdėt ėshtė videoklipi, ai ka arritur tė jetė neveritės pėr shikuesit dhe ata drejtpėrdrejt e kanė kuptuar ēka do tė thotė dhunė dhe se a ėshtė e nevojshme ajo”, shtoi ajo. Gjithashtu, tejet e suksesshme Rrona ėshtė treguar nė kėngėn “E tė lash”. “Kjo kėngė ka qenė shumė e suksesshme, edhe pse nuk e ka pasur tė realizuar videoklipin, kur kemi parasysh qė kėngėt pa klipe depėrtojnė me vėshtirėsi deri te publiku”, tha ajo, duke shtuar se e tėra varet nga fakti se sa je e dashur pėr media tė caktuara dhe sa kanė dėshirė ata tė tė promovojnė si kėngėtare. “Kėnga ėshtė mirėpritur, e kam vėrejtur edhe nė emisionin tim. Zakonisht ndihem keq kur unė duhet ta lėshoj kėngėn time, mirėpo edhe tė gjithė kolegėt e tjerė mė kanė lajmėruar se ka pasur interesim tė madh”, shtoi ajo. Pėrndryshe, ajo nuk planifikon, sė paku tani, tė realizojė balada dhe nė qoftė se e bėn, ajo theksoi se patjetėr ajo kėngė duhet tė ketė njė pėrcjellje vizuale, sepse ashtu ilustrohet mė mirė. “Kėnga ėshtė nė frymė e Ilir Tolajt, por kėndimi ėshtė plotėsisht imi. Fryma e Ilirit dhe fryma ime janė kombinuar dhe ėshtė krijuar diēka e re. Kjo kėngė dallon shumė nga kėngėt e tjera tė Ilirit”, theksoi ajo.

    Llojllojshmėria e zhanreve

    Rrona, tashmė e ka provuar veten nė shumė zhanre. “Nuk frikėsohem nga laramania e zhanreve, sepse ėshtė fillimi I karrierės dhe mė pėlqen eksperimentimi. Edhe pseja paraqitur nė zhanre tė ndryshme tė kėngėve, aty prapė shihet Rrona. Nėse jo nė instrumental nė kėndim gjithsesi jam unė. Nėse asgjė tjetėr, prapė se prapė ėshtė ngjyra e njėjtė e zėrit apo njė qasje e veēantė e tė kėnduarit”. Pavarėsisht se kėnga “A ka arsye”, ėshtė diēka mė bashkėkohore, kėnga “Tė lash” ėshtė etno-pop, sipas Rronės, ekziston shpirt i njėjtė i njeriut dhe kjo nuk ndryshon asgjė.

    Kurrė mė nė “Flakaresh”!

    Trioja “Flakaresha” do tė mbetet projekt muzikor shumė i shenjtė nė karrierėn e saj, pėr arsye se ka qenė debutim i madh sė bashku me Vesėn e Teutėn. “Menjėherė pas “Etheve” dhe shumė aktiviteteve kjo ka qenė paraqitja mė e madhe qė e kemi pasur, me qenė se dalim nė Sallėn e Kongreseve, sallė shumė e madhe, me shumė publik dhe pas dhjetė kėngėtarėve tė mėdhenj dhe sėrish kthehemi nė publik nga duartrokitjet e zjarrta tė tyre”, shtoi ajo. Megjithėse, qė tė tria shumė tė suksesshme, ato i kanė ndėrprerė planet pėr karrierė grupore. “Me vajzat kemi pasur plane tė punojmė mė intensivisht pėr karrierėn si grup, por pėr shkak tė disa mosmarrėveshjeve qė ndodhin zakonisht te ne, sepse mungon menaxheri, mungon kontrata e shkruar, mungon nėnshkrimi, mungojnė shumė gjėra, kjo, fatkeqėsisht, ka dėshtuar. U jemi drejtuar karrierave solo dhe ‘Flakaresha’, mė pėrbėrje dhe formacion tė tillė nuk do ketė mė asnjėherė. Mendoj me mua jo, e nėse ekziston dikush tjetėr, qė e plotėson treshen, pse jo, mund tė funksionojė”, shtoi ajo.

    Njė emision plus

    Nė realitet, muzika nuk ėshtė i vetmi aktivitet i Rronės. Ajo shkruan edhe tekste dhe tani ka filluar tė krijojė melodi. Gjithashtu, ajo ėshtė drejtuese e dy emisioneve nė radion “Blue Sky”. “Sa i pėrket radios, kam filluar tė merrem me tė qė nė moshėn 14-vjeēare, nė vitin e parė nė gjimnaz. Fillimisht nė Radio Plus, pastaj kam kaluar nė radion ‘Urban FM’, dhe tani nė ‘Blue Sky’. Zakonisht mė pėlqejnė ambientet ku mund tė shprehem lirshėm dhe mund ta them atė ēka e mendoj dhe nė tė njėjtėn kohė t’i argėtoj njerėzit me muzikė e informacione, siē bėj tani”, tha ajo. Ka punuar edhe si gazetare hulumtuese, se dhe dokumentare. Ajo ka filluar me njė emision, ndėrkaq tani i janė besuar dy orare. “Nė ‘Blue Sky’, kam filluar qė nga tetori i vitit 2004 me njė emision, mirėpo si duket puna ime aty po pėlqehet dhe si shpėrblim e kam fituar edhe njė emision tjetėr, qė transmetohet ēdo tė martė nga ora 23 deri nė 24. Ėshtė emisioni ‘Shprehu’”, tha ajo.

    Pos tjerash, Rrona, si studente e dalluar nė Universitetin Amerikan, ka pasur rastin tė zgjidhet pėrfaqėsuese e universitetit tonė nė universitetin partner nė Roqester, “Institute of technology” nė Nju-Jork. “Kam bėrė njė vizitė tė shkurtė atje, por qė ka qenė fantastike, me gjithė ato pritje e takime. Pėrndryshe, gjithēka dallon shumė nga Kosova, gjithēka ėshtė shumė e madhe, shumė e kontrolluar, shumė mė e organizuar dhe me tė vėrtetė qė nga atėherė jam duke u munduar mė shumė. Ata ankoheshin vetėm pse dallonte ngjyra e asfaltit tė njė rruge nga rrugėt e tjera. Unė nuk e kuptoj, se si ata kanė njė hapėsirė shumė tė madhe dhe gjithēka mund ta kontrollojnė, ndėrsa Kosova, kaq e vogėl, nuk mund tė jetė mė normale, mė e kontrolluar”, theksoi ajo.

    Aktivitetet

    Rrona, me gjithė angazhimet e shumta, arrin tė jetė shumė e hapur dhe e hareshme. “Jam person, qė i do sfidat. Gjatė ditės, nė universitet i kaloj 6 deri nė 8 orė, pastaj shkoj nė radio dhe nė aktivitete muzikore, por mė tė rralla, sepse unė nuk kam njė krijimtari tė madhe muzikore, andaj nuk paraqitem nė organizime, qė janė mė aktuale nė kafene. Edhe pse nuk mė pėlqen qė kultura jonė tė promovohet nė kafene, prapė ato janė tė vetmet vende ku ndodh diēka”, shtoi ajo. Rrona ėshtė duke u pėrgatitur edhe pėr disa pjesėmarrje nė festivale. “Tash ka shumė festivale dhe akoma nuk jam pėrcaktuar se nė cilat do tė angazhohem. Megjithėse pėr njėrin tashmė jam pėrcaktuar. Kam punuar diēka, mirėpo nuk do ta zbuloj, jo se i dua sekretet, por sepse festivalit, garės nuk i dihet, kėshtu qė mos tė flas para kohe. Ėshtė njė kėngė e orkestruar dhe e aranzhuar nga njė njeri i madh. Se kush ėshtė, do ta kuptoni nė momentin kur tė hapen gjėrat”, theksoi ajo. Ndėrkaq, nuk ėshtė duke menduar pėr album personal. “Pėr album nuk mendoj njėherė. E kam njė projekt timin, qė prapė prek njė temė sociale. Kam shkruar njė poezi, qė me tė vėrtetė, sa herė e lexoj, qaj. U dedikohet vajzave qė i fusin vetes probleme, pėr tė cilat duhet tė kenė shumė mė shumė kujdes. Prapė, nuk po zbuloj asgjė, sepse duhet t’i presim donatorėt e gjėrat tė tjera, qė kėrkojnė sė paku dy-tre muaj”, pėrfundoi ajo.

    Arlindė BYTYQI (IP)
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  6. #6
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Rona Nishliu qėllon nė shenjė

    Nė festivalin "Kėnga magjike", Rona Nishliu ishte fituese e ēmimit tė TV Klan. Gjithashtu ajo ka marrė ftesėn pėr tė bashkėpunuar me dy njerėz tė njohur tė Maqedonisė, Caliopi dhe Darko Dimitrov.


    Festivali i njohur nga Shqipėria, "Kėnga magjike" nuk do ta kishte suksesin tė cilin e ka sot, po tė mos ishin kėngėtarėt siē ėshtė Rona Nishliu. Rona Nishliu ėshtė vajza, e cila pėr tė dytėn herė la tė habitur publikun shqiptar, me zėrin dhe imazhin e veēantė qė ajo ka. Nėn duartrokitjen e madhe tė shikuesve tė shumtė, nė natėn finale tė festivalit te mbledhur nė Pallatin e Kongreseve, Rona kthehet disa herė nė skenė pėr ta pėrshėndetur publikun, i cili e kėrkon ēikėn nga Kosova. Rona nė festivalin "Kėnga magjike" mori ēmimin e TV Klan, pėr tė cilin ajo u gėzua dhe u befasua shumė. "U befasova shumė pėr pėrzgjedhjen e tyre, dhe nė tė njėjtėn kohė u gėzova shumė, mirėpo jo gjithmonė ēmimi flet gjithēka ose ka rėndėsinė mė tė madhe", thotė Rona. Nė mesin e shumė kėngėtarėve profesionalė dhe me njė bagazh tė krijimtarisė sė tyre, ajo ishte e nominuar edhe nė dy kategori nga juria profesionale, pėr ēmimin "Ēesk Zadeja" dhe "Interpretimi mė i mirė". Pėr kėngėn tani mė tė njohur pėr secilin qė veten e ndjen tė ri, kėngėn "Shenja" e ka punuar Armend Rexhepagiqi, tekstin Aida Baraku, dhe orkestrimin Xhevdet Gashi. "Jam shumė e lumtur qė kam pasur fatin tė kėndoj njė tekst tepėr tė bukur tė Aida Barakut dhe dua tė them haptazi qė ėshtė teksti i parė deri tani, i cili mė bėri tė interpretoj sipas tij, sepse zakonisht emocionin e interpretimit tim e pėrcakton melodia. Mirėpo, kėtė radhė ishte teksti i Aidės ai i cili " m'i drodhi gjunjėt e thau drunjtė", tha Rona simpatike. Shenja nuk mbeti brenda nė festival. Festivali "Kėnga Magjike" pėr kėngėn "Shenja" ishte vetėm njė rast i mirė pėr tė shpėrthyer, dhe ky shpėrthim e ka bėrė tė veten.
    Tanimė hitin e Rones "Shenja", pėrveē nė tė gjitha radiostacionet, ēdo skaj tė rrugės dhe CD shopa, melodia e mrekullueshme e kėsaj kėngė arrin ēdo natė nėpėr veshėt e adhuruesve tė jetės sė natės dhe lezetit tė limituar qė ofron Prishtina. "Jam kėnaqur shumė duke mėsuar gjėra tė reja nga profesionistėt e mėdhenj si Ardit Gjebrea, me tė gjithė ekipin e tij, pastaj u argėtova shumė me kolegė, prej tė cilėve arrita tė njoh njė numėr tė madh prej tyre, shumė prej tyre i kisha parė vetėm nė ekrane televizive, dhe krijova kontakte tė reja me njerėz, gjithashtu fitova oferta tė ndryshme pune", tregoi Rona. Ajo tregoi qė gjatė natės finale tė festivalit, "Kėnga magjike" ka marrė komplimente nga dy hit-makerat e njohur maqedonė pėr pėrformancėn dhe interpretimin e kėngės.

    "Shenja", duke ndenjur prapa skenės me prindėrit m'u afrua njė grua shume markante, e cila filloi tė mė japė komplimente dhe komente pozitive pėr performancėn time dhe interpretimin e kėngės. Fare nė fund ajo e prezantoi veten duke me thėnė vetėm: "I am Caliopi from Macedonia", tregoi ajo. Ēika tregoi se nė momentin kur ka dėgjuar emrin e saj, i ėshtė dukur sikur i gjithė Pallati i Kongreseve i ra nė kokė, ajo pranon se ka mbetur e shokuar dhe mė tepėr e kėnaqur nga komentet e saj, tė cilėt u plotėsuan me komente tė tjera tė njė hit-makeri tjetėr maqedon, Darko Mimitrov, dy persona kėta tė cilėt i dhanė Ronės shenjat e para pėr bashkėpunim. Edhe Rona, si gjithė estrada kosovare po i bėn pėrgatitjet rreth festave tė fundvitit, ajo gjithashtu po punon edhe pėr festivalin e ardhshėm qė pritet tė mbahet nė Tiranė, Top-fest, ku pretendon tė paraqitet me njė kėngė tė re dhe interesante.
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  7. #7
    * Yllėza e forumit *
    Anėtarėsuar
    02-10-2004
    Vendndodhja
    Gjilan
    Postime
    454
    Melaqja,si melaqja mė,perhere e kujdesshme.
    Falemnderit per kontributin tuaj ne kete teme dhe qofsh mire.
    Respekte,
    Ermel....
    ArsGothicė

  8. #8
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277
    Je e mireseardhur gjithmone...

    Qofsh e respektuar gjithmone...

    Melaqja
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  9. #9
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Thumbs up Rona Nishliu tani edhe autore tekstesh

    Kėnga ka qėllim pozitiv dhe nė asnjė mėnyrė nuk pretendon ta shkatėrrojė rininė tonė,e cila pėr momentin ėshtė e luhatshme dhe nė faza kritike, tha Rona Nishliu

    "IliriaPost":Sėfundikeni realizuarnjė kėngėme videoklip. Ēkamund tė na thuashrrethkėtij realizimi?

    Rona: Kėnga ėshtė kompozuar dhe orkestruar nga Darko Dimitrov, tekstin e kam shkruar vetė, edhe pse kam pasur dėshirė tė ishte tjetėr tekst, por kėnga mė ka motivuar shumė, kam dhėnė diēka timen aty. Kam vendosur tė shkruaj pėr njė tematikė, e cila ka qenė pjesė e kohės kur kam qenė tinejxhere. Pra, teksti sė bashku me kėngėn dhe melodinė janė kompozuar mirė dhe kjo mė ka ndihmuar shumė edhe nė interpretim, nė dhėnien e emocionit dhe gjithēka ka shkuar mirė. Jam shumė e kėnaqur me kompozitorin e kėngės. Mė ka njohur me njė Ronė tjetėr, mė dinamike.

    "IliriaPost":Sėrishkėngėnepushton njėdozėdyshimi mes pozitivizmit dhe anės negative. Ku ėshtė kufiri?

    Ronanė nė jetėn e pėrditshme jam shumė pozitive, por me kėngėt e mia nuk kam arritur ndoshta, sepse kam pasur tema pakėz mė serioze, si braktisje, p.sh: "Shenja", "Tė lash", etj. Nuk e di, ndoshta ka qenė gjendje momentale ose
    ka qenė rastėsi. Ndėrsa, kėtė radhė unė sjell njė femėr mė tė guximshme, e cila pėrfundimisht vendos t'i afrohet njė mashkulli ose tė paktėn njė vajzė, e cila mundohet t'i vetėdijesojė vajzat e tjera qė tė mos kenė paragjykime pėr ta thėnė
    mendimin e tyre tė sinqertė. Tė mos keqkuptohet kjo, sepse qėllimi nuk ka qenė qė tė vazhdohet degjenerimi i rinisė me kėngė tė cilat mund t'i shohim nėpėr televizione, t'i dėgjojmė nė radio e kėshtu me radhė. Kėnga ka qėllim pozitiv dhe nė asnjė mėnyrė nuk pretendon ta shkatėrrojė rininė tonė, e cila pėr momentin ėshtė e luhatshme dhe nė faza kritike.

    "IliriaPost":Nga jeni inspiruarpėr ta shkruar tekstin?

    Rona: Unė kam shkruar jo vetėm njė tekst, por edhe tre tė tjerė. E kam pasur problem ta zgjedh njėrėn, mirėpo pas shumė dilemave vendosa pėr kėtė, pasi mendoj se ėshtė teksti mė i kapshėm pėr tinejxherė. Inspirimi ka ardhur nga muzika. Muzika ka qenė shumė e gjallė, mė ka dhėnė shumė material dhe kam dashur tė bėj njė lloj interpretimi qė nuk e kam aplikuar nėpėr kėngė tė tjera. Natyrisht se unė e kam ditur fare mirė se cilat janė zanoret dhe cilat rrokjet, cilat
    janė fjalėt qė tingėllojnė mė bukur dhe thash me vete se unė duhet ta shkruaj kėtė tekst. Kėshtu vendosa ta shkruaj.

    "IliriaPost":Natyrishtqėkyrealizim ėshtė bėrė edhe falė pėrkrahjes sė tė tjerėve.Cilėt ishinmbėshtetėsit tuaj?

    Rona: Kam pasur mbėshtetės moralė dhe mbėshtetės financiarė, tė cilėt njėkohėsisht kanė qenė edhe mbėshtetės moralė. Financiarisht mė kanė ndihmuar
    kompania "Dukagjini"dhe Universiteti Amerikan, tė cilat i falėnderoj pėrzemėrsisht, sepse po tė mos ishin ata nuk do tė ishte as videoklipi, apo mbase mund tė pezullohej edhe pėr disa vjet tė tjerė, siē ėshtė pezulluar dhe siē u la komplet realizimi i videoklipit tė kėngės "Tė lash", nė mungesė tė sponsorėve. Gjithashtu, kam pasur pėrkrahje tė madhe nga e gjithė shoqėria ime, familja, pastaj nga i dashuri im, shoku im mė i mirė Arbrit, si dhe tė shokėve gazetarė, qė mė kanė ndihmuar pėr analizimin e tekstit me kėshilla tė ndryshme.

    "IliriaPost":Ado tė thotė seme kėtė kėngė dhe kėtė videoklip pėrfundon faza tinejxhere e Ronės?

    Rona: Rona asnjėherė nuk nis dhe nuk pėrfundon diēka me ndonjė qėllim tė caktuar. Ėshtė njė moment i veēantė qė mua mė bėn tė shkruaj njė tekst dhe e lė, pastaj e shikoj dhe e vlerėsoj kur tė vijė koha, e krijoj atė nė melodi. Nuk
    e di a do ta pėrmbyll me kaq fazėn tinejxhere, ndoshta kur t'i bėj 40 vjet prapė
    do tė mė marrė malli tė bėhem e tillė. Nuk shoh asgjė si tė pandryshueshme. Mendoj se sa herė i rikthehesh njė faze tė caktuar tė jetės, freskohesh, i jep vetes
    mė shumė energji, kthehesh te ato ēaste tė cilat ndoshta nuk i ke dhe i sheh
    nėpėrmes tjerėve qė jetojnė nė atė realitet. Pse jo, me njė videoklip t'i pėrjetosh edhe njėherė vetė. Pėrfundimisht, kur tė bėhem 40 vjet do tė punoj njė videoklip si tinejxhere.

    "IliriaPost":A do tė thotė se ngatanie tutje do tė jeni edhe tekstshkruese e kėngėve dhe ēka pritet pas kėsaj kėnge?

    Rona: Nuk mund tė jap pėrgjigje 100 pėr qind tė saktė. Vetėm mund tė tregoj se i kam tri kėngė tė cilat i kam bėrė vetė, si muzikė dhe si tekst. Njėra ėshtė shumė
    dinamike, kėngė qė ishte planifikuar pėr "Akordet e Kosovės", e qė fatkeqėsisht
    nuk po mbahet. Kėsaj kėnge shumė shpjet do t'iarealizoj edhe videoklipin.
    Kėnga titullohet "Trend simpatik", me orkestrim tė Ilir Bajrit. Ndėrkaq, i kam edhe dy balada tė tjera qė kanė ardhur nė njė fazė shumė kritike tė jetės sime. Janė tekste tė cilat kanė ardhur nga shpirti im dhe mendoj se do tė pėlqehen shumė. Tė dyja flasin pėr njė ēėshtje tė caktuar dhe do tė plasohen gjatė kėngėve tė tjera, qė gjithashtu planifikoj t'i realizoj vetė dhe t'i orkestroj te ndonjė orkestrues i njohur.

    "Iliria Post"e tėrė kėto realizime Ronavazhdontė jetėpa album.Ahyn
    nėplanettuajaedhenjėrealizimitillė?


    Rona: Po planifikoj tė bėj pėrmbledhjen e kėngėve tė cilat i kam realizuar deri tash. Pra, janė pesė kėngė tė realizuara dhe tri tė tjera qė presin tė realizohen.
    Gjithashtu, kam edhe njė kėngė tė realizuar me Trimor Dhomin, pra ėshtė kėngė e finalizuar dhe tash jemi nė bisedime pėr videoklip, me Petrit Domin. Ėshtė kėngė shumė interesante, pakėz e ēuditshme, me shumė kėrkesa vokale. Tekstin e kam shkruar vetė. Aty bėhet fjalė pėr fatkeqėsinė e njerėzve tė cilėt kanė shumė pėr tė ofruar nga vetja e tyre, por qė fatkeqėsisht janė tė shkelur nga njerėzit tė cilėt kanė mundėsi tė depėrtojnė. Si duket, viti 2007 do tė shėnohet me disa videoklipe tė mia. Gjithashtu, kam nė plan tė realizoj edhe njė videoklip pėr njė kėngė tjetėr. Shpresoj se tema nuk ėshtė konsumuar fare dhe ma merr mendja qė si baladė do tė jetė shumė e mirė.

    "IliriaPost"kstravaganca nė videoklipe?

    Rona: Unė prapėseprapė mendoj se qofshin ato ekstravagante, tė thjeshta, avangarde, ēfarėdo qofshin, ato tė pasqyrojnė ty si njeri, dhe unė kam shumė kujdes se si prezantohem para njerėzve. Nuk besoj nė atė qė shpesh kėngėtarėt thonė se dallon personaliteti yt nga ai nė skenė. Unė edhe nė skenė jap diēka timen. Do t'i kem edhe unė ato fazat ku gjėrat do tė jenė pak mė ekstreme
    nė kuptimin artistik dhe jo komercial. Nuk i kritikoj tė tjerėt, ėshtė shije dhe dėshirė e ēdokujt dhe i pėrgėzoj pėr guximin.

    "Iliria Post": Ngjyrat nė videoklip pėrveē estetikės, a kanė edhe ndonjė mesazh tjetėr?

    Rona: Ngjyrat secili sy i sheh dhe i percepton shumė ndryshe. Ngjyrat qė pėrmenden nė tekst janė blu, rozė, bardh e zi, mirėpo e kuqja ndoshta ėshtė ngjyrė shumė e nxehtė dhe e bukur, ngjyrė qė transmeton emocionin me tė vėrtetė pėr mua personalisht, domethėnė kostumi i kuq me tė bardhė ka qenė ide e imja, e nėnės dhe tezes sime. Unė e kam qepur njė tė tillė me qėllim qė tė vija pakėz mė ndryshe, por tė vijė thjeshtė dhe ta jap edhe Ronėn, kur ka qenė si tinejxhere. Prapė kėtė e definoj si gjendje momentale dhe nuk do tė thosha se nuk do tė veshė prapė ngjyra tė ndezura, tė fuqishme.

    "IliriaPost":Nėfund?

    Rona: Siē u pa mė lartė, nė kėtė fazė po premtoj shumė. Dėshiroj qė kėto tė mos mbesin vetėm premtime, por pėr diēka u siguroj; muzika gjithmonė do tė jetė nė nivel ēdo herė mė tė lartė, sepse nuk bėn tė mbesim pas kohės. Unė asnjėherė nuk them ēka kemi bėrė ne tash, jemi apo s'jemi shumė mirė. Unė gjithnjė mendoj se ēka po bėjnė ata qė janė larg nesh e ne askund. Krejt nė fund dėshiroj ta falėnderoj produksionin "Pixels", sepse jam ndarė shumė e kėnaqur me punėn e tyre nė videoklip. Pėr mua ka paraqitur vizuelisht atė ēka unė kam pasur dėshirė dhe gjithashtu pėrcjell mesazhin e kėngės, atmosferėn tė cilėn kam dashur tė mbretėrojė, ngjyrat qė kanė qenė shumė tė rėndėsishme si dhe pozitivitetin, pa tė cilin klipi nuk do tė kishte sukses. Krejt kjo ėshtė falė durimit, punės dhe pėrkushtimit tė tyre. Gjithashtu, do t'i falėnderoja adhuruesit dhe shpresoj qė nga fundi i korrikut dhe fillimi i gushtit do ta publikoj pėrmbledhjen time tė parė. E kam
    tė vėshtirė ta quaj album, sepse albumin kam dėshirė ta punoj si kontinuitet, i cili do ta ketė idenė dhe frymėn tjetėr.

    ilriapost
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  10. #10
    Bl3®i Maska e Bl3ri
    Anėtarėsuar
    06-01-2006
    Vendndodhja
    Tetove
    Postime
    1,277

    Rona Nishliu - Intervista

    Ndonjehere e kemi veshtire te vlersojme dike me titullin “Me i/e mira”, e ndonjehere na mjafton vetem nje moment.I tille ishte dhe rasti i Rona Nishliut.Sapo degjuam kengen e saj “Shko pastro pas saj” ishim te sigurte qe ajo ishte pretendentja kryesore dhe plotesuesja e te gjitha kushteve per tu cilesuar si “Kengetarja me e mire e 2007” nga Albaniac.Nje ze i mrekullueshem,nje kendim i perpikte i Rones,nje tekst shume i gjetur i Aida barakut dhe nje muzike super prej Armend Rexhepagiqit ben qe “Shko pastro pas saj” te nxjerr ne pah fuqine artistike te Rona Nishliut e cila kete vit nuk ka pasur shoqe per tu krahasuar.Nese nje dite do te shkruhet historia e muzikes se lehte shqiptare,”Shko pastro pas saj” do te ishte kolona zanore e 2007,si nje prej kengeve me te arrira profesionalisht ne muziken tone te lehte, jo vetem te viteve te fundit,por dhe te gjithe kohrave. Suksese Rones!

    Elbino:Pershendetje Rona! Ku gjendeni ne keto momente dhe me cfare jeni duke u marre?

    Rona Nishliu: Ne keto momente qe po shkruaj ora shenon 00:37, dhe pas nje dite dinamike me ligjerata ne universitet, emision ne radio dhe nje mbremje muzikore, me ne fund arrita qe te ulem prane PC-se sime dhe te pergjigjem ne pyetjet tua. Ajo qe po bej kohet e fundit eshte nje pune e paskajshme per studimet e mia, pune e paskajshme duke qene gjithnje kenaqesi e veqante ne radio, dhe kenaqesi shpirterore pjesemarrja shume e shpeshte, si kurre me pare, neper mbremje te ndryshme muzikore.

    Suksese per kengen tuaj te re “Shko pastro pas saj”.Personalisht mendoj qe eshte nje nder kenget me te mira te vitit dhe zeri juaj eshte fantastik!

    Pergjigja ime ne kete pyetje natyrisht qe do te duhej te niste me Falemnderit dhe blla blla, por e di si Elbino, “Shko pastro pas saj” do te mbetet per mua kenga me e dashur dhe me e arrire qe do te realizoj ndonjehere, pavaresisht qe gjithmone do te mundohem te sjell kenge edhe me profesionale. Pasi nuk e nisa me FALEMNDERIT, te them kete tani sepse natyrisht qe ndihem mire kur vleresohet kenga te cilen e kam dashuruar qe ne momentin e pare kur e degjova.

    Kam vene re se ne te gjitha kenget qe keni publikuar,jeni munduar te beni muziken qe ju preferoni dhe jo te beni dicka qe konsiderohet “trendy” per momentin. Cilat jane te mirat dhe te keqijat e kesaj zgjedhjeje?

    Pajtohem me kete qe po thua, por mendoj qe akoma nuk ka ardhur koha te bej muziken qe une e dua metevertete, apo te krijoj ne stilin muzikor ku une perkas. Imagjino, edhe kjo qe bej eshte e komplikuar per publikun, po cka do te ndodhte po te kultivoja Experimental Jazz hahaha, do perfundoja aty ku edhe nisa kendimin, ku tjeter perveq ne banjon time ku do tu kendoja mureve, lavamanit, lavatriqes etj etj. Ne anen tjeter edhe kenget qe kam kenduar deri sot nuk eshte se i kam zgjedhur duke kalkuluar ne suksesin e tyre sezonal, por gjithmone kam menduar sa gjate do ti rezistojne ato HITEVE aktuale. Dhe deri sot fale Zotit, gjithcka ka shkuar mire... Pergjithesisht mendoj qe ka pasur shume te mira dhe asnje te keqe ne kete zgjedhje, pasi qe kete si duket e ka konfirmuar edhe publiku

    Po ashtu si juve edhe Teuta,Vesa,Flaka, po sjellin ne muzike disa gjenre muzikor qe kane me shume vlera profesionale sesa komerciale.Kemi te bejme me nje “kryengritje” ndaj muzikes se dobet ne Shqipe apo eshte thjeshte koencidence.

    Ne fakt nuk di si ta komentoj kete... Nuk eshte kryengritje, por eshte thjesht shija qe kane percjellur prinderit tek une, posaqerisht nena, e cila me orientoi ne muzike shume mire. Ajo, per me shume me dhuroi CD-ne e pare, kur une isha 13 vjeq, dhe kjo CD permbante kenget me te bukura te kengetares revolucionare Janis Joplin. Elbino, une mendoj qe muzika qe ben nje kengetar eshte VETE KENGETARI, eshte jeta e tij, kultura qe ka, pergatitja profesionale dhe natyrisht ndikimi i shoqerise se ngushte. Eshte shume i pakapshem per mua justifikimi i nje artisti “po e bej kete muzike sepse eshte me fitimprurese, dhe pasi te vijn gjerat ne vendin e vet do te kaloj prap ne ate qe dua”... Eshte pikerisht ky justifikim qe per mua klasifikon kengetaret ne ARTISTE dhe PROFITER TE MOMENTIT.

    -Aida dhe Armendi jane jo vetem dy prej artisteve tane me cool,por edhe sic kam degjuar nga artiste te tjere, nje kenaqsi per te punuar-profesionalisht e shoqerisht.Si lindi bashkepunimi me ta dhe si ja kaluat ne studion e tyre?

    Tju them te verteten, qe e vogel kam adhuruar punen e tyre, edhe pse asnjehere nuk kam pas rastin ti shoh ne ndonje koncert. Pas periudhes se luftes, ne nje CD-shop ku kishte edhe CD te kengetareve shqipetar pash nje CD qe kishte nje mbeshtjelles te zi dhe mu ne mes shkruante “Tragjikomedia”. Brenda CD-se ishin kenget me te bukura te Armend Rexhepagiqit te cilat me rrembyen me mesazhet e teksteve te Aides dhe melodite e shkelqyera te Armendit. E keshtu pra, afersia ime e pare me Aiden dhe Armendin ishte imagjinative, une degjoja kenget dhe 1-2 here ne vit i shihja tek ecnin ne qytetin pa lum. I adhuroja per guximin dhe aftesine per te qene gjithmone 100% me te avansuar se te tjeret. Ndersa sot qe i njoh nga afer, mendoj qe jane dhe do te mbeten pike e referimit per cdo artist, do te mbeten trend dhe evergreen i muzikes shqiptare, dhe mbi te gjitha shembujt me te mire te personazheve ME ATRIBUTE NJEREZORE. Bashkepunimi ka filluar ne kengen Flakaresha, ndersa shpresoj shume te jete sa me jetegjate. Dua te permend qe incizimi I kenges eshte bere ne studion e Florent Boshnjakut, sepse ajo eshte studioja ku Aida dhe Armendi punojne me shpesh. Eksperienca ishte fantastike, pune e palodhshme dhe e pakursyer nga Aida e Armendi, humor i pazevendesueshem dhe mbi te gjitha privilegj i madh per mua.

    Nje interpretim aq i thelle sa ai i juaji ne “Shko pastro pas asaj” mund te krijohet ose nga nje dashuri ose nga nje dhimbje e madhe. Cila ka qene gjendja juaj shpirterore ne momentin e regjistrimit e cfare mendimesh ju kalonin ne mendje

    Gjendja ime shpirterore ishte nje kombinim i ndjenjes se frikes, pergjegjesise se madhe dhe deshires per ta interpretuar kengen ne menyren me te mire te mundshme. Per me teper une kerkova nje kenge te tille qe nga fillimi i karrieres sime, dhe ne momentin qe e kisha timen, duhej ta kendoja shume bukur ne menyre qe te percjell me 100% emocionin e nje femre te tradhetuar e cila ne mllef te madh kujton castet e bukura me te dashurin e saj. Nuk kam qene pjese e ndonje historie te tille, mirepo mendoj qe detyre e cdo artisti eshte ta ndjej kengen dhe ta interpretoj duke u bere pjese e tregimit te tekstit te kenges. Tek “Shko pastro pas saj” detyra ime ishte te qaj per ato qe u tradhetuan nga mbreterit e lumturise se tyre, te cilet u kthyen ne sherbetore te marrezise se vajzave fatkeqe, dhe shpresoj shume t’ja kem arritur...

    Ju pelqen Bjork? Ne video ndonjehere me kujtoni Bjork…nuk di perse…Videoja gjithashtu eshte shume interesante dhe e realizuar mjaft bukur…

    Bjork me pelqen shume, sepse per mua ajo eshte vete arti. Dhe natyrisht qe me vjen shume mire qe une te kujtoj ne te! Por te siguroj qe kjo nuk ka qene e qellimshme, sepse ishte artistja Rudina Xhaferi e cila me sajoi ne menyren si dukem ne video .

    Ndryshe nga heret e tjera,kjo video e prezanton Ronen ne anen dramatike te saj.E kishit te veshtire te pershtateshit me idene e klipit?

    Nuk e pata te veshtire fare, sepse gjithcka qe kam bere ka qene shume e natyrshme. Ajo qe shihni ne video eshte ndjenja dhe perjetimi im shume personal i kenges. Nese do ti pelqej ose jo publikut te respektuar, kjo varet nga shija dhe tendenca e gjerave te caktuara qe konsumon.

    I dashuri (apo i fejuari, te me falesh se nuk e di mire lol juaj ka realizuar videon e kenges.Eshte ai djali ne fotot qe varen ne peme ? Thjesht kurioz hihihihihi?

    Po pra, poooo ahaha ai eshte... Thjesht ishim te kufizuar ne kohe, dhe duke mos e patur mundesine te gjejme nje manekin, vendosem te bejme ca foto te Leopardit dhe te njejtat te mbeten rekuizita me rendesishme e videos.

    Zerin e vecante,kenget e vecanta,stilin ne paraqitje e keni gjithashtu shume te vecante. Kush ka qene influenca me e madhe ne procesin e formimit tuaj si artiste?

    E permenda me heret qe drejtuesja ime ne muzike ka qene nena, e cila qysh ne vegjeline time me kendonte kenge shume te bukura te cilat mbeten akoma kenget me te dashura per mua si “Summertime”, “Don’t Speak” etc... Natyrisht, une pata fatin te punoj ne nje radio 100% urbane ne Prishtine, URBAN FM, ku gjithashtu u njoftova me muzike shume te bukur dhe edhe sot vazhdoj te jeme shume e informuar per skenen mainstreem dhe underground, duke qene e ndihmuar nga vellau im Petriti dhe i dashuri im Leopardi.

    Do kete ndonje remix te kenges?OK, e di qe do cuditesh, POR kam parasysh fundin e kenges ku ka me shume ritem dhe serisht duket cool.Kjo mendoj se eshte e bukura e kesaj kenge;Dhe e kenduar vec nen ritmin e pianos, dhe e kenduar me ritem me te forte, serisht eshte shume e bukur.Ok se e bera lemsh pyetjen,por besoj me kupton ku dua te dal…
    Elbino, jemi ne vale te njejta si duket hahah ... Ne fakt kam menduar qe kenga ta kete remixin, dhe qellimisht doja qe kjo te ndodhte per xhirimet televizive te edicionit festiv te vitit te ri. Mirepo, si duket ky planifikim do te pezullohet, por te pakten ne albumin tim do te gjindet verzioni remix i “Shko pastro pas saj”.

    Ju keni transmetuar lajme rreth artisteve shqiptar ne radion “Blue Sky”,po kur degjoni te flitet per juve ne media si ju duket?

    Deri sot jame ndjere mire, sepse kryesisht eshte diskutuar per gjera te verteta me perjashtim te 2-3 thashethemeve te vockla qe u perfolen nga gazetare totalisht te painformuar. Sidoqetejete, eshte bukur kur degjon qe mesazhi yt percillet pa u deformuar

    Ju ndoqa ne programin “Koha Express” ku ju folet edhe per pavarsine e Kosoves.Me erdhi mire,sepse se fundmi artistet me rralle flasin per kete ceshtje, dhe kur e bejne eshte me teper per te promovuar vetveten,sesa ceshtjen.Nderkohe ju thate dicka te bukur “Dhe po te shpallet pavarsia e pjese te Kosoves te mbeten jashte,ajo nuk eshte pavarsi!”. Keni mundur te ktheheni serisht ne shtepine tuaj ne Mitrovice?

    Nuk me pelqen te shfrytezoj fatekeqesine time si mjet qe do ti bej te tjeret te ndjenje keqardhje per mua. Por e verteta eshte qe shtepia ime eshte e djegur dhe kam mundur ta vizitoj gjithsej 2 here, duke qene e percjellur nga trupat mbrojtese te KFOR-it, sepse liria e levizjes se Shqipetareve ne Mitrovicen Veriore eshte e kontrolluar, ose ne rastin tim qe nuk jam banore e Mitrovices edhe e pamundur.

    Duke shpresuar qe heren e ardheshme intervista te zhvillohet ne nje Kosove te lire,ju urojme suksese dhe le ta mbyllim kete interviste me lajmin se kur do te hidhet ne treg albumi juaj…

    Nuk qendroj mire me Timetables haha, por shpresoj shume qe albumin ta hedh ne treg aty nga fundi I qerekut te pare te vitit te ardhshem… Fare ne fund te falenderoj shume qe harxhove kohe per te formuluar pyetje me te vecanta, sepse u lodha duke u pergjegjur ne pyetje te rendomta!

    Pergatitit : Elbino©Albaniac 12/2007
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  
    Plumbi qe nuk vret, t'bon ma t'fort /

  11. #11
    Rona Nishliu: Enderroj te perfaqesoj Shqiperine e Madhe ne Eurosong

    Te gjithe e pame dhe e admiruam per kengen e saj "Zonja vdekje", interpretuar te "Kenga Magjike 2009" dhe nderuar me cmimin "Vokali me i mire". Mesa duket, pervojat jetesore, sikurse eshte edhe vdekja e nje njeriu te dashur; kur jane te verteta, dine ta prekin me shume publikun. Kengetarja me look tipik qe dikur ishte pjese e 10 me te mireve ne konkursin "Ethet e te premtes mbrema", ka krijuar me kohen nje imazh sa te vecante, aq edhe te dashur per publikun. Daljet muzikore te Rona Nishliut, jane jo shume te shpeshta, ndaj programohen me kujdes nga kengetarja qe me te vertete ka nje vokal te rralle. Tekstet e kengeve te saj, kujtojme ketu "Shko pastro pas saj", jane po ashtu shume origjinale. Ne intervisten e meposhtme dhene "KJ", 24-vjecarja qe vec te tjerash punon ne Prishtine edhe si moderatore ne dy programe radiofonike, shpjegon se edhe pse festivalet, sipas saj jane bere biznese, ajo enderron te fitoje e te perfaqesoje Shqiperine e Madhe ne Eurosong.

    Kenga juaj "Zonja vdekje" ishte njera nga kenget qe u duartrokit me shume te "Kenga Magjike 2009". E kenaqur qe u vleresuat me cmimin "Vokali me i mire", prisnit me shume, apo sipas jush verdiktin e jep publiku?

    Me vjen mire qe e keni vene re kete fakt. Isha shume e kenaqur me cmimin, sepse ma atribuoi nje juri shume profesoniste, ne mesin e shume emrave dhe profesionisteve qe konkurruan ne kete edicion te "Kenga Magjike". Por publiku mbetet gjithmone vleresuesi me i rendesishem, dhe edhe kesaj radhe ndjeva qe me vleresoi shume lart.

    Shume njerez identifikuan dhimbjen e tyre per dike te dashur, ne tekstin e kenges suaj. Cfare notash mendoni te sillni ne punimet e radhes, te trishta apo me alegri?

    Qellimi i kenges "Zonja Vdekje" ishte qe te ndaja dhimbjen time me te gjithe ata qe kane kaluar neper eksperienca te ngjashme sikurse edhe une, prandaj doja te qaja edhe per ata ne kete rast. Sa i perket materialeve te radhes qe pyesni ju, nuk do t'i zbuloj para kohe permes kesaj interviste, por besoj qe do te jene befasi te kendshme per publikun.

    Festivalet... cfare jane per ju keto kompeticione. Nje rast per t'u takuar me publikun, apo nje ambicie personale per vleresim e nje artisti? Ju daljet ne te tilla evente, ne fakt nuk i keni te shpeshta...


    Festivalet i konsideroj si vendin e vetem ku artisti duhet te beje ate qe ben me se miri, pra te shprehet ne kulmin artistik, por meqe keto kohe edhe festivalet jane bere biznes, tanime nuk me terheqin. Por kjo nuk do te thote qe nuk do te jem pjesemarrese ne festivale te ndryshem ne te ardhmen.

    Cila mbetet per ju kenga me e dashur, edhe pse thuhet se per kengetaret, kenget jane si femijet, qe nuk ndahen dot... Ju mund te na jepni nje emer nga repertori juaj?

    Mund te them "Zonja Vdekje". Eshte nje kenge autobiografike, tekstin e se ciles e kam shkruar vete, ndersa kompozimin e orkestrimin e ka bere kompozitori nga Kosova, Florent Boshnjaku.

    Eshte thene pak vite me pare, se nese do te shkruhej historia e muzikes shqiptare, kenga juaj "Shko pastro pas saj", do te ishte hiti i vitit. Te tilla vleresime ju sfidojne per te dhene me teper, apo vetem miklojne sedren tuaj?


    Keto vleresime jane shume te rendesishme per mua, madje jane shtytje te rendesishme per te ecur perpara dhe per te rritur kriterin artistik te punes.

    A interpreton Rona 100% ate stil muzikor qe deshiron, apo perpiqet te zgjedhe edhe ne raport me shijet e kohes e publikut?


    Kenget e mia nuk jane kerkesa tipike e publikut, por s'mund te them qe jane stili muzikor ku une perkoj shpirterisht.

    Permes kenges ju perpiqeni te transmetoni pervec vokalit te admirueshem, edhe pjese te karakterit e personalitetit tuaj, apo beni kompromise edhe me komercializmin, per hir te fames?

    Besoj qe kete nuk duhet ta shpjegoj, performancat e mia kam pershtypjen se flasin vete.

    Bashkepunetoret tuaj me te shpeshte jane Florent Boshnjaku dhe Aida Baraku. Perse keta emra?

    Sepse i pergjigjen mjaft mire kerkesave te mia.

    Mendoni se ka dallime mes muzikes se levruar ne Shqiperi dhe asaj ne Kosove?


    Kam pershtypjen se afersisht ne cdo rryme behet e njejta gje, si ne Shqiperi, ashtu edhe ne Kosove. Kam pershtypjen qe muzika Rock dhe Alternative eshte me pak e levruar tek ju ne Shqiperi, sikurse edhe muzika Hip-Hop.

    Jeni shprehur se enderroni te perfaqesoni shqiptaret ne Eurosong. Aspironi te perfaqesoni gjithe kombin shqiptar apo shtetin e Kosoves?

    Do ta perseris, enderroj te perfaqesoj Shqiperine e Madhe ne Eurosong.

    Me cfare eshte duke u marre aktualisht Rona?


    Aktualisht po punoj per disa materiale te reja muzikore, si edhe po bej punen e perditshme ne Radio Blue Sky ku drejtoj dy emisione, per te cilat jam dhe autore.

    Pra, merreni edhe me radio, pervec se me muzike. Serish brenda muzikes apo jo?

    Patjeter, gjithmone jam e rrethuar me muzike dhe shpresoj te jem keshtu deri ne ditet e fundit te jetes. Kam dy emisione autoriale ku trajtoj tema te shoe-biznesit boteror, realizoj intervista me te ftuar te fushave te ndryshme, si dhe komunikoj me degjuesit permes sms-ve porosi.

    Cili eshte personi qe ka ndikuar me shume ne personalitetin tuaj muzikor? Po nga artistet vendas dhe te huaj?


    Nena ime, e cila ka nje shije te sterholluar dhe eshte shume e informuar per muziken boterore, madje duhet te themi se shijet tone jane shume te peraferta me njera-tjetren. Po ju tregoj qe CD-ne e pare ma ka blere pikerisht ajo dhe ka qene permbledhja e hiteve me te medha te kengetares legjendare Janis Joplin. Nga artistet vendas me ka bere per vete me butesine e zerit te saj kengetarja nga Shkupi, e cila aktualisht nuk eshte me aktive ne muzike, Erzana Berisha. Nderkaq, nga muzika e huaj ka shume, kryesisht mbeten legjendat e muzikes Jazz, Ella Fitzgerald, Nina Simone, Billie Holiday etj.

    Se fundmi, dicka nga jeta personale dhe dashuria?


    E lumtur perhere me me te dashurit prane, familjen time te mrekullueshme, te dashurin dhe miqte e mi.

    Fjoralba Shahaj - Koha Jone


    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  12. #12
    “Zona Vdekje”
    Teksti : R Nishliu
    Muzika : F Boshnjaku


    Nje rreze s'na perpiu
    Me te zeza u vesh gjithe qyteti
    Te gjithe, perveē saj
    Folem ne heshtje
    Por heshtjen s'deshi ta prish askush
    U perulem, u gjunjezuam

    Ref:
    Zonja vdekje, kush te solli
    Trego kush te ftoi
    Pse ma more?!
    Zonja vdekje, a s'mund te prisje?!
    Pse s'mund te prisje
    Nje here tjeter

    Sa e ftoht ishte ndarja
    Me e ftoht se thellesite e oqeaneve
    Fundi pa skaj
    E vetmja gje qe s'ribehet
    Kur shpirti thehet ne copeza
    Nuk ngjitet, s'jan si me pare

    Ref:
    ……

    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  13. #13
    Eshte kengetare e mire por jo e paperseritshme si Adelina ta marrim

  14. #14
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    26-10-2008
    Vendndodhja
    Republic oF Kosovo
    Postime
    1,162
    ....muzika e saj nuk me pelqen ...., kurse stili i saj po....

  15. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    05-06-2009
    Postime
    352
    Rona ishte fantastike ne neten gjysmefinale te Eurovizionit. I deshiroj shume fat, na mallengjeu me performancen e saj, teksti dhe menyra se si kendoi me te vertete koincidoi me gjendjen emocionale te shqiptareve pas tragjedise se Himares.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e toni54
    Anėtarėsuar
    25-02-2010
    Postime
    3,776
    rona ishte shume bukur....uroj te kete suksese.......

  17. #17
    Rona Nishliu shkėlqen edhe nė Shėn Petėrburg, merr ēmimin e dytė

    Rona Nishliu pėrfaqėsoi Shqipėrinė nė Festivalin Ndėrkombėtar “Netėt e bardha tė Shėn Petersburgut”, ku garoi mes kėngėtarėve nga 17 shtete dhe fitoi ēmimin e dytė. Nishliu ka kėnduar kėngėn “Suus”, me tė cilėn u vlerėsua edhe si kėngėtarja mė e mirė e natės sė parė, pasi ka marrė votat maksimale, 39 pike. Nė natėn e dytė Rona ka performuar kėngėn ”Nutural Women”, nga Aretha Franklin, ndėrsa nė natėn e fundit Rona performoi pėrseri me kėngėn ”Suus” me tė cilin zuri vendin e dytė.
    Kėngėtarėt e shteteve si, Peruja, Irlanda, Anglia, Spanja, Turqia, Rusia, Franca, Italia, etj garuan nė 3 nete, nga 6 deri nė 8 korrik. Ēdo mbrėmje, njė juri profesioniste ka vlerėsuar ēdo kėngėtar pas performimit.
    Pėrveē 17 pėrfaqėsuesve nė festival performuan edhe emrat e mėdhenj tė muzikės boterores, si Joss Stone, Anastacia, Natalia Imbruglia, Mika, Michael Bolton, Simple Minds, Eros Ramazotti, etj. Ēmimin ”Grand prix” tė ketij festivali e fitoi kėngetari italian Gianni Fiorellino.

    Bota Sot
    Mos shkruaj gjė kur je me nerva, sepse, ndėrsa plaga e gjuhės ėshtė mė e keqe se e shpatės, mendo ē’ka mund tė jetė ajo e pendės

  18. #18
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Rona Nishliu, primadonė vokali

    E Magjishme RONA !!!


  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    martini1984 (03-05-2015)

  20. #19
    Omelsin me krip Maska e Busy Girl
    Anėtarėsuar
    04-02-2012
    Vendndodhja
    Here and there I'm everywhere
    Postime
    4,491

    Pėr: Rona Nishliu, primadonė vokali

    perse i mban floket si bishta miu kjo?
    "Mundohu te jesh i lumtur me ato qe ke dikush tjeter buzeqesh edhe pse ska asgje"

  21. #20
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,205

    Pėr: Rona Nishliu, primadonė vokali


  22. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar sirena_adria pėr postimin:

    martini1984 (03-05-2015)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •