(Marre nga BBC Shqip)
Ministrat evropianë të Transporteve takohen në Bruksel për të votuar marrëveshjen "Qiejt e Hapur" mes SHBA-së dhe Evropës.
Në bazë të rregullave, konsumatorët pritet që të përfitojnë nga aksesi i përmirësuar në aeroportet evropiane dhe ato amerikane.
Por kufizimet do të mbeten për avionët e BE-së që ofrojnë shërbime brenda SHBA-së, përsa i takon marrjes së aksioneve kontrolluese në kompanitë amerikane.
Pas katër vjetësh dhe 11 raundesh bisedimesh, fluturimet mes SHBA-së dhe Evropës duket se do të kalojnë një periudhë ndryshimesh radikale.
Marrëveshja "Qiejt e Hapur", e hedh tutje marrëveshjen e vjetër bilaterale, për të lejuar çdo kompani të udhëtojë nga çdo qytet evropian në atë amerikan.
Komisioni evropian, beson se kjo do të thotë mbi 26 milion njerëz do të fluturojnë përtej Atlantikut, duke përfituar nga kostoja e ulët e biletave,
British Airways ka qënë kundër marrëveshjes.
Ajo ka frikë se mos humb kontrollin mbi aeroportin më me lëvizje të Evropës, Heathrow, dhe ka bërë fushatë që qeveria ta bllokojë këtë marrëveshje.
Britania është i vetmi vend i BE-së që duhet ta mbështesë marrëveshjen "Qiejt e Hapur".
Ajo ka ushtruar presion mbi vendet anëtare, që ta shtyjnë hapjen e konkurencës për aeroportin Heathrow, për aq kohë sa amerikanët tu lejojnë evropianëve të marrin në kontrollon kompanitë me bazë në SHBA.
Krijoni Kontakt