Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 2
  1. #1
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049

    SHBA dhe Evropë më afër në fluturime

    (Marre nga BBC Shqip)

    Ministrat evropianë të Transporteve takohen në Bruksel për të votuar marrëveshjen "Qiejt e Hapur" mes SHBA-së dhe Evropës.

    Në bazë të rregullave, konsumatorët pritet që të përfitojnë nga aksesi i përmirësuar në aeroportet evropiane dhe ato amerikane.

    Por kufizimet do të mbeten për avionët e BE-së që ofrojnë shërbime brenda SHBA-së, përsa i takon marrjes së aksioneve kontrolluese në kompanitë amerikane.

    Pas katër vjetësh dhe 11 raundesh bisedimesh, fluturimet mes SHBA-së dhe Evropës duket se do të kalojnë një periudhë ndryshimesh radikale.

    Marrëveshja "Qiejt e Hapur", e hedh tutje marrëveshjen e vjetër bilaterale, për të lejuar çdo kompani të udhëtojë nga çdo qytet evropian në atë amerikan.

    Komisioni evropian, beson se kjo do të thotë mbi 26 milion njerëz do të fluturojnë përtej Atlantikut, duke përfituar nga kostoja e ulët e biletave,

    British Airways ka qënë kundër marrëveshjes.

    Ajo ka frikë se mos humb kontrollin mbi aeroportin më me lëvizje të Evropës, Heathrow, dhe ka bërë fushatë që qeveria ta bllokojë këtë marrëveshje.

    Britania është i vetmi vend i BE-së që duhet ta mbështesë marrëveshjen "Qiejt e Hapur".

    Ajo ka ushtruar presion mbi vendet anëtare, që ta shtyjnë hapjen e konkurencës për aeroportin Heathrow, për aq kohë sa amerikanët tu lejojnë evropianëve të marrin në kontrollon kompanitë me bazë në SHBA.

  2. #2
    .... ...
    Anëtarësuar
    30-01-2005
    Postime
    4,049
    Dy probleme ne lidhje me keto zhvillime:

    E para, nuk perfitojne te gjitha palet njesoj. Pasi kompanite amerikane kane akses ne te gjitha aeroportet europiane, por kompanite europiane nuk kane akses ne rruget domestike ne US. Kuptohet, kemi te bejme me nje marreveshje midis nje shteti, dhe 26 shteteve.

    Problemi i dyte eshte ai i ndotjes, me shume kompeticion, cmime me te ulta, me shume fluturime, dhe per rrjedhoje me shume ndotje. Ne nje kohe qe BE nenshkroi marreveshje, kuota te reja per mjedisin, nga ana tjeter pasojat e kesaj manovre per mjedisin do jene negative.

Tema të Ngjashme

  1. Islami: Feja që përhapet më së shpejti në Evropë
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 18
    Postimi i Fundit: 30-01-2009, 21:03
  2. Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 18:06
  3. "BRIGEL IK" - Është koha për ndryshime.
    Nga Qerim në forumin Sporti nëpër botë
    Përgjigje: 140
    Postimi i Fundit: 22-03-2006, 16:42
  4. Muhamedi, Nje Perpjekje Perendimore Per Te Kuptuar Islamin
    Nga forum126 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2006, 10:44
  5. Evropa dhe Islami: Perspektiva dhe e ardhmja
    Nga ~Geri~ në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 07-08-2005, 13:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •